Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë bisedojnë për lehtësimin e qarkullimit të mallrave” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë bisedojnë për lehtësimin e qarkullimit të mallrave” plus 9 more Ekonomia Online


Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë bisedojnë për lehtësimin e qarkullimit të mallrave

Posted: 15 Sep 2016 08:28 AM PDT

Drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor takoi drejtoreshën e përgjithshme të Doganës së Maqedonisë Natasha Radeska Krstevska.

Ky takim është me rendësi të veçant për dy arsye ku fillimisht angazhimi i dy administratave për avancimin e shkëmbimin të të dhënave përmes sistemit elektorinik mes te dy administratave me qellim te luftimit te evazionit fiskal dhe kontrabandës si dhe krijimin e lehtësirave të mëtejme në qarkullimin e mallrave në mes t dy vendeve tona.

Po ashtu është bërë një vlerësim i implementimit të marrëveshjeve aktuale të lidhura mes shtetit të Kosovës dhe republikës së Maqedonisë. Në këtë aspekt konkludimet e përgjithshme ishin se nuk kemi asnjë çështje të hapur apo e cila ka mbetur e pazgjidhur në aspektin e funksionimit të Doganave të dy vendeve.

Të dy drejtorët arritën në konkluzion që të vazhdohet puna e përbashkët ekipore në nivel operativ ashtu që të ndihmohet biznesi në lehtësimin e qarkullimit të mallrave në mes të dy vendeve tona dhe njëkohësisht të shkëmbejmë edhe më tej përvojat e dyanshme.

dogana shkup 1

The post Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë bisedojnë për lehtësimin e qarkullimit të mallrave appeared first on Ekonomia Online.

Stafi i UBT-së do të ndjekë studimet e doktoraturës në Budapest

Posted: 15 Sep 2016 08:08 AM PDT

Falë raporteve të ngushta profesionale me universitete të rajonit, Evropës e më gjerë, një pjesë e stafit të UBT-së ka arritur të regjistrohet për t'i ndjekur studimet e doktoratës, në Doctoral School of Information and Communication Technologies – Corvinus University, në Budapest.

Studimet e doktoratës në universitetin në fjalë, do t'i ndjekin Albnora Hoti, Blerton Abazi, Muhamet Gërvalla dhe Besnik Qehaja. Albnora, Muhameti dhe Besniku i kanë përfunduar studimet e dy niveleve në UBT, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, ndërsa aktualisht kryejnë detyrat e koordinatorëve dhe të asistentëve në fakultete të ndryshme.

Blertoni, ndërkaq, është drejtues i ICT- Akademisë në UBT.

"UBT na ka përkrahur dhe motivuar vazhdimisht, rreth procedurave të aplikimit dhe mënjanimin e sfidave të tjera që na janë paraqitur", ka thënë Phd – kandiditatja, Albnora Hoti, teksa ka shtuar se e tëra kjo është arritur falë marrëdhënieve të mira që rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, i ka krijuar me dhjetëra universitete të njohura ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen që ka me "Corvinus University" në Budapest.

Do theksuar se ky është grupi i parë i kosovar që i ndjek studimet e doktoratës në këtë universitet të Hungarisë, në Budapest.

The post Stafi i UBT-së do të ndjekë studimet e doktoraturës në Budapest appeared first on Ekonomia Online.

Gjërat që e bëjnë lidhjen të zgjasë përgjithmonë

Posted: 15 Sep 2016 08:00 AM PDT

Psikologu Gerald Rogers ka shkruar një letër të hapur në Facebook rreth divorcit të tij. Ai i ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit e tij shumë thjesht: "Pasi që e humba gruan që e dashuroja dhe një martesë prej thuajse 16 viteve, këto janë këshillat të cilat do të doja t'i kisha ndjekur…"

Telegrafi e sjell shkrimin e tij të plotë dhe do ta shihni se këshillat e tij do t'jua shpëtojnë lidhjen një ditë.

Asnjëherë mos u ndaloni duke u ballafaquar. Gjithmonë dilni në takime!

Asnjëherë, asnjëherë mos e merrni si të garantuar një grua. Kur i keni kërkuar të martohet, ju i keni premtuar se do të jeni mashkulli që e zotëron zemrën e saj, prandaj do ta mbroni atë. Kjo është ndër thesaret më të rëndësishme dhe më të shenjta që do t'ju besohet ndonjëherë.

Ajo të ka zgjedhur ty për këtë! Asnjëherë mos e harro këtë dhe asnjëherë mos u bëj dembel kur jeni të dashuruar.

Ruajeni zemrën tuaj

Njëjtë siç jeni të angazhuar për të qenë gardiani i zemrës së saj, duhet ta ruani edhe tuajën me të njëjtën vigjilencë. Dashuro-jeni veten, dashuro-jeni botën, por lëreni një vend të veçantë në zemër në të cilin askush nuk mund të hyjë përveç gruas.

Bini në dashuri çdo ditë…

Vazhdimisht do të ndryshoni. Nuk do të jeni të njëjtat persona që jeni pas pesë viteve martesë. Ndryshimi do të vjen dhe me këtë ndryshim që vjen, ju duhet ta zgjidhni njëri-tjetrin çdo ditë. Ajo nuk e ka obligim të jetë e juaja përgjithmonë, prandaj nëse nuk kujdeseni për zemrën e saj, ajo do t'ia dhurojë atë dikujt tjetër.

Gjithmonë shiheni më të mirën në të

Përqendrohuni vetëm në atë që e dashuroni. Ajo në të cilën përqendroheni, vetëm sa do të zgjerohet. Nëse fokusoheni në të metat e saj, ju nuk do të mund të jeni të lumtur.

Nuk është punë e juaja ta ndryshoni apo "rregulloni" atë

Puna juaj është ta dashuroni dhe të mos pritni që ajo do të ndryshojë. Nëse ajo ndryshon, dashuro-jeni për personin që është bërë, qoftë nëse ju pëlqen apo jo.

 

The post Gjërat që e bëjnë lidhjen të zgjasë përgjithmonë appeared first on Ekonomia Online.

Metoda më e lehtë dhe më e sigurt për heqjen e dyllit në vesh

Posted: 15 Sep 2016 07:55 AM PDT

Dylli është substancë që në mënyrë natyrale gjendet në brendësi të veshit dhe e mbron atë nga bakteret dhe grimcat apo organizmat tjerë që mund ta dëmtojnë këtë zonë delikate.

Rrjedhimisht, dylli vepron si lubrifikues natyral për veshin dhe kanalin e veshit. Por, shpeshherë akumulohet në sasi të mëdha – sasi të cilat shkaktojnë mungesë komforti, rritim, marramendje, probleme me dëgjim etj.

Pra, kjo është koha kur duhet t'i pastroni veshët dhe ta largoni dyllin e tepërt.

Por, për ta bërë këtë, duhet shumë kujdes. Heqja e dyllit me shkopinj pambuku mund ta dëmtojë veshin më shumë sesa që bën mirë.

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se metoda e lartcekur për heqjen e dyllit e dëmton timpanin e veshit dhe mund të shkaktojë probleme me dëgjim në të ardhmen.

Prandaj, është mirë që heqjen e dyllit të tepërt nga veshi ta bëni përmes metodave më të lehta, e që në këtë artikull do t'jua prezantojmë një metodë të lehtë natyrale.

Përbërësit: Një lugë gjelle kripë në një gjysmë gote ujë (100 ml).

Krejt çfarë duhet të bëni është ta hidhni kripën në gotën e mbushur me ujë dhe ta futni në të një copë pambuku. Pastaj, pambukun e afroni afër veshit dhe i shtrydhni disa pika të bien në vesh.

Kërceni duke e mbajtur kokën në njërën anë dhe e mbani kokën në pozitë që lëngu të penetroj në kanalin e veshit dhe ta zbutë dyllin.

Pas kësaj e mbani kokën në anën tjetër dhe e përdorni një letër higjienike për ta hequr dyllin.

The post Metoda më e lehtë dhe më e sigurt për heqjen e dyllit në vesh appeared first on Ekonomia Online.

Futbollistin shqiptar e mashtruan me lejen e punës

Posted: 15 Sep 2016 07:50 AM PDT

Mund të tingëllojë si ngjarje e zakonshme në futbollin shqiptar, por në fakt ka ndodhur në Maltë, edhe pse ka si protagonist një lojtar nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Ervin Kurtin, ish-portierin e Gudja United në kampionatin maltez, i cili ka paditur klubin me pretendimin se nuk aplikoi për lejen e tij të punës megjithëse i kërkoi të paguante 280 euro për këtë.

Sipas padisë të regjistruar të mërkurën në Gjykatën Civile, Kurti mbërriti në shtetin ishullor më 27 qershor 2015 për t'iu bashkuar Gudjas. Që prej asaj kohe portieri është stërvitur me këtë skuadër, raporton Panorama.

Në momentin që nënshkroi me klubin, atij iu kërkua të paguante 280 euro për aplikimin për lejen e punës. Por sipas lojtarit, leja iu ndërpre për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë të pësuar në korrik 2016 gjatë një seance stërvitore dhe ai u detyrua të largohej nga vendi pasi klubi nuk kishte aplikuar për lejen e tij të punës.

Kurti kërkon që klubi t'ia kthejë mbrapsht 280 eurot e paguara, si dhe ta dëmshpërblejë me rrogat mujore për periudhën kur ai ka qenë në ekip.

The post Futbollistin shqiptar e mashtruan me lejen e punës appeared first on Ekonomia Online.

Iniciohet projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në Podujevë

Posted: 15 Sep 2016 07:50 AM PDT

Gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës është e qetë dhe stabile. Kështu ka vlerësuar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në takimin e sotëm, kur është shqyrtuar edhe mundësia e vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet dhe informata për intervenimet kundër zjarreve.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka analizuar gjendjen e sigurisë dhe ka shqyrtuar mundësinë për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet si dhe është informuar për intervenimet kundër zjarreve në territorin e komunës.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, kapiteni Bekim Bislimi, gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës për periudhën raportuese dymujore, gusht-shtator, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile.

Kapiteni Bislimi tha se krahas aktiviteteve të rregullta të policisë për një mjedis të sigurt edhe gjatë kësaj vere është zbatuar plani operativ në parandalimin e të shtënave më armë në ahengje "Festo me zemër e jo me armë", duke thënë se sivjet ka pasur më pak të shtëna krahasuar me vitin e kaluar.

Komandanti i Policisë si problem shqetësues përmendi rrezikun që paraqesin qentë endacakë për qytetarët e në veçanti për nxënësit.

Lidhur me këtë çështje kryetari Veliu potencoi dy probleme lidhur me zgjidhjen e problemit të qenve endacakë: rregullativën ligjore dhe koston buxhetore për trajtimin e qenve endacakë.

Edhe përfaqësuesi i KFOR-it gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës e ka vlerësuar të qetë dhe stabile.

Kapiteni Bislimi në takimin e KKSB prezantoi edhe projekt-propozimin e vendosjes së kamerave sigurisë në qytet, duke thënë se realizimi i këtij projekti ka për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët dhe parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale.

Lidhur me këtë çështje KKSB rekomandoi që të bëhen përgatitjet dhe ndërmerren veprimet e nevojshme për realizimin e propozim-projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet.

Në mbledhjen e sotme Faik Muçiqi – drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve, Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, informuan anëtarët e KKSB-së lidhur me intervenimet e zjarrfikësve, numrin e zjarreve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret.

Sipas raportit për periudhën janar – shtator 2016, Shërbimi i Zjarrfikësve ka pasur gjithsej 293 intervenime, ose 28.5 % më pak sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë regjistruar 217 raste të zjarreve (63 raste djegie të pyjeve dhe 56 raste djegie të fushave, hamulloreve…)

Gjatë raportimit u tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes zjarrfikësve dhe policisë ka qenë në nivel të mire, kurse për shkak të motit me te reshura të shpeshta të shiut gjatë kësaj vere ka pasur më pak zjarre, si në pyje ashtu edhe në fusha

The post Iniciohet projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në Podujevë appeared first on Ekonomia Online.

Noizy me një mesazh në rrjetet sociale

Posted: 15 Sep 2016 07:37 AM PDT

Reperi nga Shqipëria, Noizy, ishte i përfshirë në një përleshje me Cozman që eskaloi deri në gjuajte me armë, me ç’rast mbetën të plagosur Rigels Rajku dhe Varrosi.

Këngëtari ka bërë një postim në rrjetet sociale që duket të jetë dedikimi pikërisht për këtë çështje.

"Dikush do të mbajë përgjegjësi. Shihemi", shkruan reperi në postimin e tij.

Në ndërkohë, pritet që gjykata të marrë vendim për dy të përfshirët që ndodhen në mbajtje, Cozman dhe Albert Krasniqi.

 

The post Noizy me një mesazh në rrjetet sociale appeared first on Ekonomia Online.

Shala e Daviet diskutojnë për trashëgiminë natyrore

Posted: 15 Sep 2016 07:35 AM PDT

Mbrëmë në ambientet e Restaurant "Trofta" ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, me bashkëpunëtorë, zhvilloi takim lamtumirës me Ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë Maryse Daviet, e cila përfundon misionin e saj në vendin tonë.

Në një takim tejet miqësorë u diskutua lidhur me projektet e Qeverisë franceze në Kosovë, me theks të veçantë në Komunën e Prishtinës dhe projektet tjera të cilat ndërlidhen me trashëgiminë natyrore.

Me këtë rast Shala shprehu falënderimin dhe konsideratën e lartë për kontributin e Qeverisë franceze në përkrahje të Kosovës me projekte të ndryshme, veçmas MMPH-në, si dhe çmoi lartë rolin përkrahës dhe konstruktiv të Ambasadores Daviet gjatë kohës sa shërbeu në Kosovë.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që projektet në vazhdim të realizohen në frymën e njëjtë, si dhe bashkëpunimi të vazhdojë si deri më tani.

The post Shala e Daviet diskutojnë për trashëgiminë natyrore appeared first on Ekonomia Online.

“Bomba” te banesa e Sejdi Hoxhës ishte dhuratë për lindjen e djalit

Posted: 15 Sep 2016 07:29 AM PDT

Alarmi se një mjet shpërthyes është gjetur në banesën e drejtorit të Postës së Kosovës Sejdi Hoxha në lagjen "Arbëria" në kryeqytet ka dalë të jetë i rrejshëm.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online vet kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Ai ka thënë se nuk ka të bëjë me bombë, por me një dhuratë për lindjen e djalit.

"S'ka pasur bombë, por një dhuratë e mbështjellë. Kishim një shqetësim për një pako, e cila u gjend para derës së banesës ku unë jetoj me gruan dhe fëmijët, kjo pako doli të ishte një dhuratë nga fqinjtë tanë të cilët e kanë sjellë për lindjen e djalit”.

“Ndërsa dikush e ka lajmëruar Policinë për një mjet të dyshimtë, se gjoja ka një bombë. Më janë shqetësuar familjarët nga pjesëtarët e Policisë duke mos ditur se çfarë ka ndodhur", ka thënë Hoxha për Ekonomia Online.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për një mjet të dyshuar ka dalë që të jetë i rrejshëm.

The post “Bomba” te banesa e Sejdi Hoxhës ishte dhuratë për lindjen e djalit appeared first on Ekonomia Online.

Facebook mund të sjellë ‘Rooms’ në Messenger, për bisedat publike

Posted: 15 Sep 2016 07:28 AM PDT

Në 2014, Facebook prezantoi një aplikacion të quajtur Rooms, i cili i lejonte njerëzit të merrnin pjesë në biseda të përbashkëta publike duke përdorur një pseudonim. Sidoqoftë ai nuk mori shumë popullaritet dhe u mbyll vetëm një vit më vonë.

Por një raport tregon se kodi është i ruajtur në Messenger iOS app dhe ekziston akoma një cilësi e tillë me po të njëjtin emër. Përshkrimi për veçorinë e fshehur 'Rooms' jepet si:

Rooms është për bisedat mbi temat dhe interesat publike. Secila 'dhomë' ka një link i cili mund të shpërndahet, kështu që çdo kush në Messenger mund të marrë pjesë në bisedë. Pra mund të filloni një bisedë në një nga 'dhomat' si dhe të ftoni njerëz të tjerë të marrin pjesë duke e shpërndarë linkun në Facebook.

Facebook ka qëndruar në heshtje për sa i përket cilësisë së re duke thënë që herë pas here ajo bën 'teste të vogla'.

Aplikacioni është akoma një pretendent i mirë për të ardhur në Messenger, i cili i lejon njerëzit të përfshihen në biseda masive mbi interesa të përbashkëta. Por edhe nëse Facebook vendos të lan-çojë Rooms publikisht, do të duhet pak derisa ta bëjë këtë, pasi kompania po punon aktualisht mbi përmirësimin e shërbimit të videove.

Në Maj ajo nxori Live Video Graph, pastaj Instant Video në Messenger, ndërsa tani ka planifikuar të sjellë Facebook Live për desktop.

 

The post Facebook mund të sjellë 'Rooms' në Messenger, për bisedat publike appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :