Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dorëheqjen e Ferid Aganit e kërkojnë 18 degë të PD-së?” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Dorëheqjen e Ferid Aganit e kërkojnë 18 degë të PD-së?” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Dorëheqjen e Ferid Aganit e kërkojnë 18 degë të PD-së?

Posted: 25 Sep 2016 03:47 PM PDT

Këshilli organizativ për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor njofton anëtarësinë e Partisë së Drejtësisë dhe opinionin publik se iniciativës për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor janë duke iu bashkuar mbi 80 për qind e degëve të PD-së, thuhet në një njoftim.

"Shumica dërrmuese e degëve të PD-së, përkatësisht 18 prej 23 sa ka gjithsej PD, kanë vendosur të marrin pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Partisë që do të mbahet të mërkurën. Në të njëjtën kohë të gjitha këto degë kërkojnë prej z. Aganit, që të tërhiqet prej kreut të Partisë dhe mos ta sfidojë edhe më tutje anëtarësinë e PD-së me manipulime, mashtrime, shantazhime, kërcënime e joshje", vazhdon njoftimi ku ju bëhet thirrje strukturave të Partisë për shpalljen e kandidaturave për kryetar partie. /Telegrafi/

The post Dorëheqjen e Ferid Aganit e kërkojnë 18 degë të PD-së? appeared first on Telegrafi.

Dokumentet sekrete arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë: Shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen në çështjen shqiptare

Posted: 25 Sep 2016 03:13 PM PDT

Zënkat dhe mosmarrëveshjet diplomatike dhe ndërshtetërore përbrenda kampit socialist, të Lindjes, ishin paraqitur menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe veçmas pas përcaktimit definitiv të sferave të ndikimit të bllokun të Perëndimit dhe të Lindjes. Bashkimi Sovjetik, i dalë nga Lufta e Dytë Botërore si fuqia e tretë botërore fituese, i kishte intensifikuar pretendimet e saj që të imponojë modelin e saj socialit në tërë kampin e Lindjes. Në këtë aspekt, pra të pretendimeve hegjemoniste sovjetike, duhet parë edhe pozicionimet e para diplomatike të BRSS-së dhe të Jugosllavisë karshi çështjes së ndikimit të tyre në Shqipërinë e pasluftës. Studiuesit modernë të atyre zhvillimeve, jashtëzakonisht dramatike për shtetin shqiptar dhe në përgjithësi për kombin tonë të ndarë, me të drejtë do të konstatojnë se Shqipëria si zonë interesi dhe ndikimi për sovjetikët dhe jugosllavët ishte, në kuptimin e plotë, një mollë sherri, sepse shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen pikërisht në çështjen shqiptare e jo në çështjet ideologjike siç është menduar dhe shkruar deri më sot. Në vazhdim Telegrafi ju sjell pjesë nga dokumentet arkivore nga takimet e 27-28 majit të vitit 1946, të udhëheqësve jugosllavë dhe bullgarë me Stalinin, ku temë bosht ishte edhe çështja shqiptare, përkatësisht plani për konfederatën Jugosllavi-Shqipëri-Bullgari. Përgatitja është bërë nga historiani Agim Zogaj.

Kur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!? Kur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!?

VIZITA E PARALAJMËRUAR E TITOS NË MOSKË DHE KËRKESA SOVJETIKE PËR TRAKTATIN E MIQËSISË JUGOSLLAVO-SHQIPTARE

Më 18 prill 1946 Tito pranon ambasadorin sovjetik dhe deklaron se në të ardhmen e afërt ai vetë do të shkojë në Moskë me qëllim që të nënshkruajë marrëveshjen për kooperim ekonomik. Në të njëjtin takim me Anatoli Lavrentevin, Tito ka thënë se kooperimi i projektuar ekonomik duhet po ashtu të përfshijë sektorin ushtarako-industrial, që nënkupton ndihmën sovjetike "në ndërmarrje dhe në infrastrukturën për prodhimin ushtarak". Kjo ndihmë pjesërisht ka qenë e dhënë në të kaluarën, por Tito donte që ajo të vazhdonte dhe të zgjerohet më tej. Dhe, kur më herët – në fillim të janarit 1946 – ai ka biseduar për këtë çështje me ambasadorin e mëparshëm të BRSS-së në Beograd, Ivan Sadçikov, në veçanti ka theksuar mundësinë e përdorimit të ndërmarrjeve të përbashkëta sovjetiko-jugosllave për ndërtimin e industrisë ushtarake jugosllave.

Ishte një plan për të dërguar delegacionin special në BRSS për të diskutuar këto çështje. Kandidatët për këtë delegacion janë përmendur në takimin e Politbyrosë më 9 prill. Tashti, në bisedën e tij me Lavrentevin, më 18 prill, Tito deklaron qëllimet e tij për të zhvilluar vetë bisedat me qeverinë sovjetike për këtë çështje, gjatë vizitës së tij në Moskë.

Më 29 prill, Lavrentev informon Titon për përgjigjen pozitive të Qeverisë sovjetike ndaj vizitës së propozuar në Moskë, me qëllim të diskutimit të çështjeve të sipërpërmendura. Qeveria sovjetike menjëherë shtron datën e vizitës: më 7 maj, ambasadori informon Titon se vizita duhet të bëhet gjatë gjysmës së dytë të majit dhe se përveç kësaj, Qeveria sovjetike dëshiron të diskutojë me të çështjen e Traktatit të Miqësisë Jugosllavo-Shqiptare, përmbushja e të cilit është planifikuar nga Beogradi.

Traktati i planifikuar nga Jugosllavia dhe marrëveshjet shoqëruese për kooperimin më të afërt ekonomik, ushtarak dhe kufitar, që synonin integrimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, tërhoqën seriozisht vëmendjen në Moskë, ku mundësia e përfshirjes së Shqipërisë në federatën jugosllave, si rezultat i bisedimeve jugosllavo-shqiptare, nuk është përjashtuar. Përderisa nuk kundërshtonte prerazi patronazhin e veçantë të Beogradit mbi Tiranën, pala sovjetike megjithatë preferonte të mposhte zhvillimin e çfarëdo takimi tjetër, në veçanti duke ngadalësuar, së paku për të ardhmen e afërt, përmbushjen e marrëveshjes sekrete ushtarake jugosllavo-shqiptare, të planifikuar nga Beogradi, dhe çfarëdo vendimi për të përfshirë Shqipërinë në federatën jugosllave.

MOSKA KRITIKON BEOGRADIN NË LIDHJE ME PRETENDIMET E SAJ NË SHQIPËRI

Në raportin "Çështja e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare", i përpiluar nga shefi i Sektorit ballkanik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të BRSS-së, Aleksandër Lavrishçev, për përgatitjet e vizitës së Titos në Moskë, ky pozicion është bazuar në nevojën për të shmangur reagimet e mundshme nga Perëndimi, i cili mund të komplikonte pozicionet e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Nëse kjo ishte apo nuk ishte arsyeja e vërtetë për qëndrimin sovjetik, është e qartë se lidershipi sovjetik kishte vendosur ta nxitonte vizitën e Titos, me qëllim që ta lëkundte atë drejtë pozicionit të dëshiruar të Kremlinit, përkitazi me raportet jugosllavo-shqiptare.

Një javë para vizitës së tij, Tito i tha Lavrentevit se përveç çështjeve të përmendura më lart, agjenda për bisedimet e Moskës duhet po ashtu të përfshijnë "çështjet e përgjithshme të politikës së jashtme", përfshirë ato që i përkasin konferencës pasuese të paqes në Paris dhe çështjeve të Jugosllavisë me Bullgarinë. Thjesht, ai e vlerësonte si të rëndësishme trajtimin, me lidershipin sovjetik, të aspekteve e rëndësishme të gjendjes ndërkombëtare, përfshirë këtu koordinimin e akteve në mes të BRSS-së, Jugosllavisë dhe shteteve tjera të bllokut sovjetik. Natyrisht, lideri jugosllav duhej doemos të ishte i turbulluar nga këto probleme ndërkombëtare, të cilat drejtpërdrejt ndikonin në Jugosllavi: në veçanti ato që kishin të bëjnë me Ballkanin dhe rajonin Mesdhe-Adriatik.

Sa i përket raporteve jugosllavo-bullgare, ajo që është nënkuptuar ishte përmbushja e Traktatit të Miqësisë, i pasuar nga unioni i dy shteteve në federatë, e cila do të bëhej temë e bisedimeve mes Moskës, Beogradit dhe Sofjes në fund të vitit 1944 dhe fillim të vitit 1945. Në atë kohë, as plani për instalimin e federatës e as dëshira për të nënshkruar traktatin e aleancës në mes të Jugosllavisë dhe Bullgarisë, nuk mund të implementohej. Arsyeja për këtë ishte vetoja e vënë te këto synime nga Londra dhe Uashingtoni, si pjesëmarrës në kontrollin aleat mbi Bullgarinë, si dhe mosmarrëveshjet mbi strukturën e unionit të ardhshëm federativ: Jugosllavia donte që Bullgaria ta kishte të njëjtin status sikur gjashtë njësitë federative të Jugosllavisë, pra që në thelb më në fund t'i nënshtrohet, ndërsa Bullgaria, e përkrahur nga Stalini, ishte në favor të "federatës së dyfishtë", me status të barabartë mes Jugosllavisë dhe Bullgarisë.

Më vonë, interesi i Titos për federatën me Bullgarinë u venit me të madhe. Ai reagoi negativisht ndaj propozimit bullgar për ta kthyer çështjen e traktatit dhe të federatës, të shtruar në prill 1946, nga i dërguari bullgar në Beograd, Petro Todorov, duke theksuar se në rrethanat e tashme hapat e tillë mund të jenë ende të pavend, në veçanti para se të rregullohet pozicioni internacional i Bullgarisë së pasluftës. Tito ia bëri me dije Lavrentevit pozicionin e tij dhe kërkoi mendimin e Moskës në këtë aspekt.

STALINI INSISTONTE NË KRIJIMIN E FEDERATËS JUGOSLLAVO-BULLGARE

Është e qartë, nga dosjet sovjetike dhe jugosllave të takimit në mes të Stalinit dhe Titos në Kremlin më 27 maj 1946, se diskutimet përqendroheshin kryesisht në çështjet e ndihmës ekonomike sovjetike për Jugosllavinë, përmes krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta, në ndihmën e instalimit të industrisë ushtarake jugosllave dhe pajisjen e forcave të armatosura, si dhe të raporteve jugosllavo-shqiptare dhe jugosllavo-bullgare.

Përkitazi me raportet jugosllavo-shqiptare, Stalini, sipas dosjeve të takimit, deklaroi miratimin e tij për aleancën më të afërt të mundshme në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe madje patronazhin e Beogradit ndaj Tiranës, por haptazi u përpoq që të shmangë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në federatën jugosllave.

Dokumentet arkivore të siguruara deri tash nuk i përgjigjen saktë pyetjes nëse argumentet e saj për shtyrjen e unifikimit deri te Rezoluta e Triestes ishin pasqyrë reale e pozicionit rus apo thjesht një mashtrim taktik, në realitetin e fshehur për të bllokuar tërësisht unifikimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në cilindo rast, si rezultat i negociatave të Moskës, çështja e unifikimit ishte atëherë e mënjanuar nga agjenda. Përveç kësaj, pala sovjetike, duke dhënë pëlqimin e saj për Traktatin e Paqes dhe Ndihmës Reciproke dhe ndaj marrëveshjes për kooperim të afërt ekonomik në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ia bëri me dije qeverisë shqiptare përkrahjen e saj për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe "për orientimin e Shqipërisë drejt lidhjeve më të ngushta me Jugosllavinë" dhe lehtësoi nënshkrimin e dokumenteve të sipërpërmendura jugosllavo-shqiptare.

Dosjet sovjetike dhe jugosllave vërtetojnë se gjatë takimit me Stalinin Tito mbronte qëndrimin e tij kundër federatës me Bullgarinë. Por, dosjet jugosllave nuk përmbajnë mospëlqimin e Stalinit me qëndrimin e Titos, përderisa dosjet sovjetike konstatojnë drejtpërdrejtë se Stalini insistonte në rëndësinë e federatës së tillë, ndonëse ai besonte fillimisht te kufizimet e Traktatit të Miqësisë dhe Ndihmës reciproke.

SHQIPËRIA DHE KONFLIKTET JUGOSLLAVO-SOVJETIKE

Sidoqoftë, mbetet mister se pse Stalini refuzoi vërejtjet e Molotovit në takim se është më mirë që të shtyhet traktati jugosllavo-bullgar derisa të nënshkruhet traktati i paqes me Bullgarinë. Në të vërtetë, vërejtja e Molotovit ishte pa dyshim qëndrimi rus para dhe pas takimit. Ndoshta përgjigja në këtë mister do të gjendet në hulumtimet tjera.

Sa i përket takimit sovjetiko-jugosllavo-bullgar të 10 shkurtit 1948, kjo është mbajtur vetëm në bazë të kërkesave të Moskës. Arsyet ishin te pakënaqësia e Stalinit me hapat e politikës së jashtme të Sofjes dhe të Beogradit, të ndërmarra pa lejen sovjetike apo kundër direktivave të Kremlinit. Ishin tre hapa të tillë. Së pari ishte deklarata publike e qeverive të Bullgarisë dhe Jugosllavisë në fillim të gushtit 1947 se ata janë pajtuar për traktatin e miqësisë, kooperimit dhe ndihmës reciproke (pra se ishin në prag të nënshkrimit). Kjo është bërë në kundërshtim me urdhrat e Stalinit të cilat specifikonin se traktati bullgaro-jugosllav duhet të presë derisa traktati i paqes me Bullgarinë të tregojë rezultate. Ndonëse jo publikisht, protesta nga Kremlini, bëri që Dimitrov dhe Tito, me shpalosjen e nënshtrimit të disiplinuar, të kenë pranuar gabimet e tyre. Sidoqoftë, në janar 1948, dy lëvizje tjera janë ndërmarrë pa përqimin e Moskës. E para ishte deklarata për shtyp e Dimitrovit përkitazi me mundësinë e federatës dhe unionit doganor të "demokracive të popujve" evro-lindorë, përfshirë këtu edhe Greqinë, ku një regjimi i tillë do të instalohet. Hapi tjetër ishte kërkesa e Titos ndaj Enver Hoxhës për pajtim të pozicionimit të divizionit jugosllav në Shqipëri. Në këtë kërkesë, ndaj të cilës Hoxha përgjigjet pozitivisht, lideri jugosllav bëri me dije përkrahjen perëndimore ndaj invazionit grek të Shqipërisë, por Millovan Gjilasi më vonë pohon se në fakt Tito dëshironte të përdorte pozicionimin e forcave për të përforcuar pozicionin jugosllav në Shqipëri, duke pasur frikë nga humbja e territorit si rezultat i shtimit të pjesëmarrjes sovjetike në çështjet e Shqipërisë.

Për më tepër, hapi jugosllav është ndërmarrë pa konsultimin e lidershipit sovjetik, i cili, duke marrë vesh për planet e dërgimit të divizionit në Shqipëri, ashpër dënoi aktet e tilla përmes telegrameve të Molotovit te Tito. /Telegrafi/

The post Dokumentet sekrete arkivore të takimit të Stalinit me komunistët jugosllavë: Shtizat e mosmarrëveshjeve Stalin-Tito u thyen në çështjen shqiptare appeared first on Telegrafi.

Kundërshtimet për kishën, në nivel fjalësh (Video)

Posted: 25 Sep 2016 01:56 PM PDT

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ani pse kishte reaguar shumë herë kundër Kishës ortodokse serbe brenda kampusit universitar në Prishtinë, nuk posedon ndonjë dokument të arkivuar për këtë gjë.

Ky ishte qëndrimi i ish-presidentit Rugova për Kishën në oborrin e UP-së Ky ishte qëndrimi i ish-presidentit Rugova për Kishën në oborrin e UP-së

Shala thotë se me këtë kishë, që ai e quan politike, serbët kanë dashur të bëjnë serbizimin e kësaj hapësire.

Kundër ndërtimit të kësaj kishe, qysh në vitet e '90 kishin dalë studentë e profesorë të shumtë.

A e keni ditur se Kisha kur shikohet nga pjesa para Rektoratit ka një detaj specifik? (Foto) A e keni ditur se Kisha kur shikohet nga pjesa para Rektoratit ka një detaj specifik? (Foto)

Reagime për mos funksionalizimin e saj ka pasur edhe këto ditë nga studentë edhe nga vetë Rektorati i Prishtinës. Mirëpo, Shala, këtë reagim të rektoratit e ka quajtur të vonshëm dhe të butë. /Gazeta Tribuna/

The post Kundërshtimet për kishën, në nivel fjalësh (Video) appeared first on Telegrafi.

Nga të gjitha vendet e rajonit, Kosova është më afër Koresë së Veriut!?

Posted: 25 Sep 2016 01:04 PM PDT

Është publikuar Indeksi i Ri i pasaportave, që tregon se cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë, pra ato që qytetarëve u mundësojnë të udhëtojnë në shumë vende bote pa pasur nevojë për vizë.

Si çdo vit, pasaportat më të vlefshme janë ato të shteteve të Evropës.

Në vendin e parë radhiten Gjermania e Suedia, qytetarët e të cilave shtete mund të udhëtojnë në 158 vende pa vizë, transmeton Telegrafi.

Në vendin e dytë (157 shtete) janë Finlanda, Franca, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe.

Në vendin e tretë (156 shtete) janë Danimarka, Italia, Holanda, Belgjika, Koreja e Jugut dhe Norvegjia.

Në të katërtin (155 shtete) janë Singapori, Luksemburgu, Austria, Portugalia dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, në të pestin (154 shtete) janë Greqia, Irlanda dhe Japonia.

Gjendja me pasaportat në shtetet e rajonit është kështu: Shqipëria (94 shtete pa vizë), Serbia (112), Kroacia (143), Maqedonia (107), Mali i Zi (103) dhe Bosnja e Hercegovina (98).

Pasaportat më të pavlefshme janë ato të: Sirisë (31), Somalisë (31), Irakut (29), Pakistanit (27) dhe Afganistanit (24).

Kosova qëndron më keq se shumë shtete të Afrikës, si Nigeria, Kongo, Liberia e Burundi, apo të Azisë si India e Birmania.

Kosova është në nivelin e 85-të, bashkë me Korenë e Veriut, meqë banorët e të dy këtyre shteteve mund të udhëtojnë në 41 vende pa viza.

Për detaje, dhe krahasime tjera, mund të klikoni: KËTU. /Telegrafi/

 

The post Nga të gjitha vendet e rajonit, Kosova është më afër Koresë së Veriut!? appeared first on Telegrafi.

U kthyen nga Haxhi, tash presin e përcjellin mysafirë (Video)

Posted: 25 Sep 2016 12:30 PM PDT

860 kosovarë panë nga afër vendin e shenjtë të besimtarëve myslimanë. Me t'u kthyer nga Haxhi, rendi e do që haxhinjtë të presin mysafirë.

Këta të fundit nuk janë të pakët që po vizitojnë Ramiz Sopjanin në Hajvali, pas udhëtimit që thotë se është më i rëndësishmi në jetën e tij.

Derisa ky qëndroi në Mekë, shprehet se nuk harroi familjarët e miqtë e tij, e madje se u lut edhe për shtetin e Kosovës.

Fqinjët e Ramiz Sopjanit në konak i shkuan edhe Kadri Makollit.

Ashtu siç e do zakoni, asnjë vizitor nuk kthehet duarthatë. Atyre u jepen dhurata simbolike, si tespi e parfume të sjella nga Arabia Saudite. /Klan Kosova/

The post U kthyen nga Haxhi, tash presin e përcjellin mysafirë (Video) appeared first on Telegrafi.

Specialja pritet të ndjek zyrtarë të lartë të shtetit (Video)

Posted: 25 Sep 2016 11:26 AM PDT

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mund të akuzohen nga Gjykata Speciale, nuk pritet të dalin para drejtësisë deri kah fundi i këtij viti apo fillimi i vitit 2017. Kjo të paktën është konfirmuar nga kryeprokurori David Schwendiman, raporton RTV21.

Aktualisht është hapur konkursi për të përzgjedhur prokurorë e gjykatës që do të punojnë në këtë gjykatë e të cilët do të merren me rastet e krimeve të pretenduara që kanë kryer ish-pjesëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

Avokati Tahir Rrecaj, duke mos dashur të përmend emra, thotë se nuk përjashtohet mundësia që akuzat e para të ngrihen ndaj zyrtarëve të lartë të skenës politike në vend.

Schwendiman ka thënë më parë se do të bisedojë me prokurorë të shteteve të rajonit, e edhe me ata serbë për të mbledhur informata në lidhje me dyshimet për krimet e kryera nga ish-ushtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo, avokati Tomë Gashi thotë se prokurorët serbë mund të ndikojnë në proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas dy avokatëve, të gjitha krimet e pretenduara që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, do të duhej të trajtoheshin nga gjykatat e Kosovës.

The post Specialja pritet të ndjek zyrtarë të lartë të shtetit (Video) appeared first on Telegrafi.

Puseta e hapur, rrezikon kalimtarët në “Matin 1”

Posted: 25 Sep 2016 10:52 AM PDT

Nëse kaloni në rrugën "Ahmet Korenica", në lagjen Mati 1 në Prishtinë, duhet të keni shumë kujdes për shkak se në mes të rrugës ndodhet e hapur një pusetë e kanalizimit.

Aty mund ta pësoni qoftë si këmbësor apo edhe me veturë, nëse nuk keni shumë kujdes. Ndërsa, më të rrezikuarit janë fëmijët.

Fatkeqësisht, kjo gjendje, për ndërmarrë masa për ta rregulluar, vazhdon kështu prej disa javësh.

The post Puseta e hapur, rrezikon kalimtarët në "Matin 1" appeared first on Telegrafi.

Edhe një lajm i keq për politikën: Shqiptarët nuk janë më në mesin e optimistëve (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 09:26 AM PDT

Për një vend të vogël, me një numër të madh të të rinjve, shpeshherë thuhej se është shteti me popullin më optimist në botë. Por, në një publikim të ri, Kosova nuk është askund ndër vendet optimiste.

Kina është vendi që ka dalë para, ku – sipas një studimi – 41 për qind e respondentëve kanë thënë se bota për çdo ditë po bëhet më mirë.

Në këtë studim janë anketuar mbi 18 mijë njerëz.

Pas Kinës renditet Indonezia me 23 për qind dhe si e treta pozicionohet Arabia Saudite.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të vendeve më optimiste në botë, ku nuk shihet as Shqipëria!

optims

The post Edhe një lajm i keq për politikën: Shqiptarët nuk janë më në mesin e optimistëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Në vend të Xhamisë së Ibrit po ndërtohet një fushë tenisi!?

Posted: 25 Sep 2016 09:20 AM PDT

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se sot ishte për të parë punimet në Urën e Ibrit, ku ka parë se po ndërtohet një fushë tenisi në tokën e Xhamisë së Ibrit.

Xhamia e Ibrit ishte më e vjetra në Mitrovicë, që u dogj dhe u rrënua nga forcat serbe në prill 1999.

"Çdo popull normal për këtë akt do t'i dënonte me burg të përjetshëm, Isa Mustafën, Edita Tahirin, Blerim Shalën, Naim Tërnavën, për tradhti të lartë ndaj atdheut, për shkatërrim të kulturës etj.", thuhet në një letër që Spahiu ua ka dërguar mediave. /Telegrafi/

The post Në vend të Xhamisë së Ibrit po ndërtohet një fushë tenisi!? appeared first on Telegrafi.

Kryeministri Isa Mustafa takoi sekretarin e OKB-së,

Posted: 25 Sep 2016 07:58 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar në New York sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit dhe përfaqësues të vendeve tjera.

Gjatë takimit me sekretarin Ban, në selinë e Kombeve të Bashkuara, Mustafa e njoftoi atë për zhvillimet në Kosovë, ndërsa i kërkoi mbështetje të mëtejme për Kosovën, duke e informuar për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare – përfshirë agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, gjatë takimit me presidentin Nishani, Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që Republika e Shqipërisë dhe ai personalisht po japin për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.

Mustafa u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah, nga i cili kërkoi përkrahje të mëtejme për njohjet e reja të Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Kryeministri Isa Mustafa takoi sekretarin e OKB-së, appeared first on Telegrafi.

Related Posts :