Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dy aksidente në Librazhd, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Dy aksidente në Librazhd, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur” plus 9 more - Gazeta Dita


Dy aksidente në Librazhd, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Posted: 01 Sep 2016 01:55 AM PDT

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në dy aksidente të ndryshme rrugore në Librazhd.

Në aksidentin e parë, policia ka arrestuar Besnik Çelën 37 vjeç pasi "duke drejtuar mjetin  tip "Benz" kamion me targa PG 2549 B, në aksin rrugor Qukës-Stravaj, në afërsi të fshatit Manastrec, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor, shtetasin H.P, 48 vjeç banues në fshatin Stravaj."

Ndërkohë në një tjetër aksident, mbetën të plagosur dy persona. "Miger Leka 27 vjeç u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin motorr tip "Yamaha" pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi, në afërsi të fshatit Kotodesh, ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit  dhe këmbësori shtetasi M.M, 26 vjeç, banues në fshatin Kotodesh.Të dy shtetasit, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor"  dhe "Drejtimi i automjetit pa dëshmi" në rastin e aksidentit të dytë.

Gjenden 50 koktej molotovi, dyshohet se do hidheshin në protestë

Posted: 01 Sep 2016 01:52 AM PDT

Policia e Kosovës ka gjetur rreth 50 çanta me koktej molotovi në një depo të Lëvizjes Vetëvendosje, me lokacion te Termokosi në lagjen "Dardania" në Prishtinë, raporton Express .

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë se policia është në proces të kërkimit, mirëpo ka konfirmuar se kanë gjetur rreth 50 çanta të mbushura me koktej molotovi dhe shishe të benzinës.

FMN miraton kestin e radhës prej 35.9 mln euro për Shqipërinë

Posted: 01 Sep 2016 01:51 AM PDT

FMN miraton kestin e radhes prej 35.9 milione euro për Shqipërinë.

Bordi ekzekutiv i fondit në Uashington ka dhënë aprovimin për lëvrimin e kestit, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare të nënshkruar rreth 3 vite më parë.

Ne total, deri më tani janë disbursuar 298 mln euro. Por edhe pse ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme.

FMN le disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksen e pronës.

'Reformat fiskale strukturore qe mundesojne tatimin e prones sipas vleres se tregut do te forcojne menaxhimin e financave publike. Politikat e autoriteteve duhet te vazhdojnë të përqendrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nepermjet lehtesimit monetar' theksohet ne njoftimin per shtyp të FMN.

Fondi monetar vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadalte, duke u kufizuar nga kreditë e keqija.

Video/ Formojnë një kullë 15 metra, por…

Posted: 01 Sep 2016 01:50 AM PDT

Disa nga performuesit në festivalin spanjoll "St Felix Day", përjetuan disa momente marramendëse kur formuan sëbashku kullën e tyre njerëzore në lartësinë 15 metra- derisa e u shemb e gjitha, vetëm nga një lëvizje e gabuar.

Mijëra vetë u mblodhën në Villafranca del Penedes në Katalonia për të ndjekur skuadrat që konkuronin për të ndërtuar kullën më të lartë, njohur ndryshe si "castell".

Video shokuese tregon se si vepra e artit një prej ekipeve u shkatërrua para të gjithë spektatorëve pasi nuk arriti të ruante ekuilibrin.

Festivali është një traditë spanjolle që daton që nga shekulli i 18.

 

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesha e Papës do të ndiqet live në Tiranë

Posted: 01 Sep 2016 01:48 AM PDT

Duke filluar që nga dita e nesërme, 2 shtator dhe deri në datën 7 shtator në Tiranë do të zhvillohen aktivitete për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën, e cila fillon nesër në orën 10:00 me një vizitë në shtëpinë e Motrave "Nënë Tereza", ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin "Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës"

Po ashtu në datën  4 shtator në orën 10:00 do të zhvillohet një lidhje Live nga Vatikani, për të ndjekur meshën e Papës.

Axhenda

2 Shtator 2016, ora 10:00  Vizitë në shtëpinë e Motrave "Nënë Tereza", ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin "Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës"

4 Shtator 2016, ora 09:15    Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi "Nënë Tereza"
ora 09:30   Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks. TOB)
ora 10:00   Lidhje live me sheshin "Shën Pjetër" në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut

6 Shtator 2016, ora 11:00  Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të Qytetit me portretin e Nënë Terezës

7 Shtator 2016, ora 19:00   Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te "Reja"

Lapidari i Saukut, pika ‘strategjike’ e shpërndarjes së drogës

Posted: 01 Sep 2016 01:47 AM PDT

Lapidari i Saukut në Tiranë është kthyer në bazë për shpërndarjen e drogës. Pesë shpërndarës droge janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës, tre të parët në grup dhe dy të tjerë si "biznes më vete".

Konkretisht, policia tha se më datë 31.08.2016, u arrestuan: Ferit Malaj, 19 vjeç; Aldo Lusha, 20 vjeç dhe Arbion Malaj, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata u kontrolluan në trup nga policia ndërsa qendronin tek lapidari në Sauk dhe Ferit Malajt iu gjet një dozë me kokainë.

Ndërsa dy të tjerëve, Arbion Malaj dhe Aldo Lusha iu sekuestrua shuma prej 3300 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve nakotike.

Po dje, policia, në të njëjtin vend,  arrestoi Marvin B., 22 vjeç dhe Rigers D. 22 vjeç, banues në Tiranë. Të dy, tek lapidari i Saukut u gjetën me nga një dozë me kanabis.

Qeni noton 6 milje për të gjetur familjen e tij

Posted: 01 Sep 2016 01:46 AM PDT

Një qen ka notuar më shumë se 6 milje pasi ra nga varka në mes të liqenit të Miçiganit,dhe ka ecur 12 milje të tjera deri në një kamping për të gjetur familjen e tij.

Edward Casas tha për ABC News se ishte duke lundruar sëbashku me bashkëshorten e tij Kristin këtë të dielë, kur u ndeshën me një problem teknik.

46 vjeçari tha se beson se "djali i tyre", qenushi 10 muajsh, Rylee, mund të ketë rënë nga varka kur ai ishte në dhomën e motorit ndërkohë që gruaja ishte duke drejtuar mjetin.

"Zemrat tona u mbytën" u shpreh Edward. "U larguam vetëm për 10 minuta, e më pas nuk mund ta gjenim askund në varkë apo në ujë".

Një nga peshkataret që iu përgjigj telefonatës së Z.Casas, e cila drejton një grup vullnetar të zonës "Skuadra e Kërkimit të Qenve të Humbur", tha se kur mësoi se Rylee po trajnohej për tu bërë një qen shpëtimi dhe se ishte Belgian Malinois – rracë e njohur për inteligjencën dhe atletizmin- nuk kishte asnjë dyshim që ai do e  gjente rrugën për tu kthyer.

131436725-13957474-d3f7-41ce-98c7-e8cdd7a7392d131436696-eba66e29-c693-4442-ba34-282567307c16131436722-a55914b0-2766-472f-9711-cf93c164e5b9

Pellgu i Mesdheut, ja pse është më i goditur nga tërmetet…

Posted: 01 Sep 2016 01:45 AM PDT

Pellgu i Mesdheut është historikisht ndër më të goditurit prej tërmeteve në shkallë botërore, pasi ndodhet në pikën e bashkimit të dy pllakave të mëdha tektonike.

Historikisht aktiviteti sizmik përreth Kretës ka ngritur breshëri tërmetesh dhe kjo mund të rrisë rrezikun e ardhshëm të tërmeteve dhe tsunami në këtë rajon, thuhet në një njoftim të botuar në Nature World News.

Disa pllaka tektonike që ndodhen në pellgun e Mesdheut, shkaktohen nga përplasja e pllaka afrikane dhe euroaziatike. Ndërsa shkencëtarët kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm se përplasja mes dy pllakave mund të bëjë pjesën lindore të këtij detit dhe tokës zonë të ndjeshëm ndaj tërmeteve.

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se në 50.000 vitet e fundit, pjesa perëndimore dhe lindore e  Kretës kanë lëvizur me rreth 328 këmbë mbi nivelin e detit, duke rritur atje numrin e tërmeteve.

Shqipëria është goditur nga disa tërmete shkatërrimtare gjatë shekullit të shkuar. Më i fuqishmi mbetet tërmeti i vitit 1905 në Shkodër, prej 6,6 sipas shkallës rihter, i cili la 200 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.

Ballë për ballë me perëndimin

Posted: 01 Sep 2016 01:40 AM PDT

Maska e demokratit është thërrmuar përfundimisht dhe Sali Berisha, "sjellësi i demokracisë" (në të vërtetë i fatkeqësisë) ka dalë me fytyrën e tij të vërtetë antieuropiane për të kundërshtuar ndërkombëtarët për reformën në drejtësi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kishte 25 vjet që vazhdonte kjo lojë kukamçefthi. Berisha bënte si demokrat dhe ndërkombëtarët refuzonin, pavarësisht zërave kritikë në Shqipëri si dhe vetë bëmave e gjëmave të Berishës, të shikonin brirët prej autokrati që i kishin mbirë mbi kokë që ditën e parë.

Sepse qe një periudhë kur ndërkombëtarët kishin ca përparësi të tjera, më gjeostrategjike dhe rajonale përballë të cilave, në Shqipëri i nevojitej, momentalisht, më shumë stabiliteti sesa një përparim konfliktual i demokracisë. Një periudhë që e la në stanjacion përparimin e institucioneve të demokracisë liberale edhe pse Berisha, duke luajtur rolin prej sharlatani të kryeliderit mbarëshqiptar në Ballkan, manovroi me dinakëri me nevojën e ndërkombëtarëve për stabilitet në hapësirat shqiptare për të avancuar projektin autokratik të përqëndrimit të të gjithë pushteteve në grushtin e tij, nën maskën e një "demokracie" që po progreson drejt Europës por që në fakt, kish llocur në vend dhe po degradonte. Gjendja e shtetit dhe e sistemit sot, që ka bërë urgjente reformën në drejtësi si themel i lënë pas dore i këtij sistemi, e provon këtë.

Kundërshtimi që i bën Berisha reformës në drejtësi, edhe me mos votimin e “vetingut”, është qartazi rezistenca e një autokrati të korruptuar dhe e klanit të tij, që nuk mund të pajtohet me krijimin në Shqipëri të pushteteve të pavarura nga ai vetë. Aq më shumë të pushtetit të drejtësisë. Është groteske të shikosh sesi ky sharlatan, i ngritur në kult nga injoranca, fanatizmi i të gjitha ngjyrave dhe deri mafia, që nuk ka lënë dy gurë bashkë për rrënimin e drejtësisë ankohet se ndërkombëtarët (SHBA dhe BE) dashkan t'ia japin pushtetin e drejtësisë Edi Ramës dhe se i mbetet atij, Saliut, ta mbrojë reformën në drejtësi nga rreziku euro-amerikan!!

 Është saktësisht një ribotim i përballjes së diktatorit të djeshëm Enver Hoxha me "imperializmin amerikan". Madje edhe tezat e Hoxhës ka huazuar, kur ankohet se, e dirigjuar nga ndërkombëtarët, reforma cënon sovranitetin e shtetit. Një shembull tjetër i "patriotizmit" si strehë e fundit e horrit politik. Një tjetër nga treguesit e shumtë se berishizmi është një praktikë vulgare neo-enveriste në kushtet e post diktaturës.

Berisha u tolerua nga ndërkombëtarët në një tjetër situatë rajonale. Sot është një tjetër që, për fatin e shqiptarëve, ka harmonizuar interesat rajonale të Perëndimit me ato të avancimit thelbësor të procesit të demokracisë liberale në Shqipëri. Ambiciet e zgjuara hegjemoniste të Rusisë drejt Ballkanit, luhatjet e Serbisë, por edhe ca të tjerëve në rajon, për orientim mes Lindjes apo Perëndimit, e kanë shndërruar Shqipërinë thuajse në skajin më të avancuar dhe më pa ekuivok të NATO-s në rajon. Një pozicion i tillë i avancuar nuk mund të ruhet, përballë edhe rreziqeve të terrorizmit, mafies dhe krimit të organizuar, nëse nuk mbështetet nga institucione të konsoliduara të demokracisë dhe lirisë që nuk tolerojnë kapjen e pushtetit nga politikanë me prirje për të hyrë në pazare korruptive me të tilla forca kriminale apo me regjime autokratike. Perëndimi dhe NATO i janë rikthyer përsëri biznesit të demokracisë në Shqipëri aq të neglizhuar, për fat të keq, kohë më parë.

Këtë nuk ka kuptuar Berisha. Por edhe nëse e ka kuptuar, nuk mund të bëjë ndryshe nga ç'po bën. Ai është skllav jo vetëm i karakterit të tij prej autokrati, por edhe i korrupsionit dhe krimeve që ka mbi kurriz. Ai nuk mund të mos dalë dot kundër një drejtësie që, për nga natyra e vet, nuk mund të mos ndëshkojë krimet dhe pasurimin e tij të paligjshëm. Qoftë edhe duke kundërshtuar Perëndimin!

Çfarë shansesh ka t'ja dalë? S'ka dyshim që në kokën e tij ëndërron për lloj-lloj rrethanash që mund të ishin fatlume për të. Nga më ata apokaliptikë si shthurja e BE, degradimi trumpist i demokracisë në SHBA dhe rikthimi i saj te një politikë izolacioniste pa vëmendje për fatin e demokracisë në botë dhe, aq më pak, në Shqipëri. Dhe padyshim nuk mund të heqë dorë edhe nga vënia në lëvizje e ca figurave politike në BE dhe SHBA, që është provuar tashmë prej vitesh në shumë raste, i ka shndërruar në lobistë të synimeve të tij që mund të kenë të bëjnë me gjithçka por aspak me qëllimin e shpallur në fillim të viteve '90 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa! Edhe "kritikat" për reformën apo vetingun si gjoja antikushtetues, i bën sot që t'i ketë si material për nesër nëse situata ndërron, për ta zhbërë reformën dhe drejtësinë e pavarur nën maskën e rivendosjes së kushtetueshmërisë. Por të gjitha kanë pak shanse për sukses sepse qëndrimi ndaj Shqipërisë, këtë herë, nuk është rrjedhojë lobimesh apo konjukturë e çastit, por përqasje strategjike e Perëndimit. Që të ketë sukses Berisha duhet të ndryshojë strategjinë e Perëndimit në Ballkan. Atëherë ç'i mbetet? Ai arsenali i zakonshëm i destabilizimit të jetës politike me protesta, bojkot të Parlamentit e deri edhe eksplozivët në shtylla tensioni. Një arsenal ky i konsumuar aq shumë në këto 25 vjet, sa as nuk tremb dhe as nuk mobilizon më njeri në mbështetje të atij që e përdor.

Pse u ekzekutua Elton Çiça në mes të Bllokut

Posted: 01 Sep 2016 01:40 AM PDT

Sipas prokurorisë dy nga pistat e vrasjes janë hakmarrja për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të viktimës, si dhe konflikti në burgun grek me autorin e dyshuar Jani Aliaj.

Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga kjo ngjarje, policia nuk ka mundur të arrestojë ende të dyshuarit ndaj të cilëve ka një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Elton Çiça sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës.

Kjo është arsyeja përse ai u ekzekutua me plumb në kokë në një nga zonat më të populluara të Tiranës teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Për fshehjen e armës së viktimës policia arrestoi oficerin e policisë dhe mjekun, por ata u lanë të lirë nga gjykata pak kohë më parë.

Prokuroria thotë se ka zbardhur tërësisht këtë ngjarjen, madje disa nga provat e krimit sipas prokurorisë janë gjetur në një automjet tip "BMË X6" që përdorte Jani Aliaj dhe në shtëpinë me qira të të dashurës së tij në Tiranë. Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se 36-vjeçari nga Tepelena është ekzekutuar me dy plumba ndërsa lidhur me personalitetin e tij prokuroria e dyshohen atë si autor ose porositës i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Zanafilla e këtyre ngjarjeve është dhunimi dhe grabitja e prindërve të Çiçës në Tepelenë më 30 mars të vitit 2015. Disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre u kanë vjedhur një sasi prej 5000 Eurosh dhe janë larguar. Gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, Sokol dhe Arben Jella.

Pas kësaj ngjarje dyshohet se shtetasi Elton Çiça ka nisur të hakmerret ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij. Më 08.06.2015, rreth orës 20:00, në lagjen nr.17/1 të qytetit të Durrësit është vrarë me armë zjarri Robert Rama. Më 12.07.2015, në automjetin e markës "Fiat", model Cinquecento, me targa "AA 021 HD", në përdorim të shtetasit Ervis Imeri është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t'u shpërthyer. Aktivizimi i lëndës plasëse nuk është kryer sepse Ervisi Imeri e ka diktuar lëndën shpërthyese.

Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i markës "Ëolksvagen", model "Golf", me targa "AA 880 BX", ku brenda ishte pronari, Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët.

Sipas prokurorisë dyshohet që këto ngjarje të rënda kriminale e kanë pikënisjen nga ngjarja e datës 30.03.2015 e ndodhur në qytetin e Tepelenës, dhe se sipas tyre është hakmarrja e Elton Çiçës. Në vijim të hetimeve policia ka njoftuar që viktima ka pasur një konflikt serioz me shtetasin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga Çiça.

Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër. Sipas informacionit të policisë autori i vrasjes së Elton Çiçës, ka zbritur nga një automjet Ford Focus, ngjyrë e errët, me targa të palexueshme. Në parkingun e kompleksit të pallateve te ish-Parku është konstatuar e braktisur autovetura Ford Focus me targa AA560NX, për të cilën nuk interesohet njeri.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Renato Milloshit, person i cili ka transportuar autorin e vrasjes së Çiçës. Këto prova janë konfirmuar edhe nga analizat e AND-së së një bishti cigareje të gjetur pranë vendit të ngjarjes si dhe nga qelizat e antenave telefonike. Por pavarësisht prove, policia nuk ka mundur të gjejë ende autorët e dyshuar të vrasjes se Elton Çiçës./Mapo

Related Posts :