Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dybala: Kam kaluar momente të vështira” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Dybala: Kam kaluar momente të vështira” plus 9 more Telegrafi Futboll


Dybala: Kam kaluar momente të vështira

Posted: 27 Sep 2016 02:50 PM PDT

Paulo Dybala ka pranuar se ka kaluar momente të vështira në këtë fillimsezoni, pasi nuk kishte arritur të shënonte gola.

Sulmuesi i Juventusit realizoi golin e parë sezonal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.

"Është vështirë kur nuk shënon, por sonte (e martë) e gjeta rrjetin dhe shkoi mirë".

Vjen goli i parë i Dybalas, por çfarë goli! (Video) Vjen goli i parë i Dybalas, por çfarë goli! (Video)

"Mendoj se kam luajtur mirë derisa skuadra po fitonte, edhe pse nuk shënoja, gjithçka ishte në rregull".

"Unë po vazhdoj të luaj në të njëjtën mënyrë dhe unë bëj atë që më thotë trajneri", ka deklaruar Dybala për Mediaset Premium. /Telegrafi/

The post Dybala: Kam kaluar momente të vështira appeared first on Telegrafi.

“Turp që barazojmë në tri ndeshje radhazi”

Posted: 27 Sep 2016 02:47 PM PDT

Zinedine Zidane ka folur pas ndeshjes me Borussia Dortmundit duke thënë se barazimi është rezultat i pranueshëm.

Ai ka thënë se barazimi i tretë në tri ndeshje radhazi është paska i turpshëm.

"Lojtarët luajtën shumë mirë, rezultati është i vështirë për t'u pranuar sepse merituam më shumë, por nuk është keq".

"Mendoj se në pjesën e parë vuajtëm sepse na vunë në presion dhe e dija se do të ishte e vështirë, por jam shumë krenar me lojën tonë. Ishte e kompletuar në çdo aspekt, por është turp që në tri ndeshje rresht barazojmë", ka thënë Zidane pas takimit.

The post "Turp që barazojmë në tri ndeshje radhazi" appeared first on Telegrafi.

Tuchel: I lumtur që u rikthyem

Posted: 27 Sep 2016 02:41 PM PDT

Thomas Tuchel ka thënë se skuadra e tij tregoi karakter duke barazuar me Real Madridin edhe pse ishte dy herë duke humbur.

Borussia Dortmund barazoi 2-2 me Real Madridin.

"Sigurisht se jam i lumtur. Ishte shumë e vështirë të kthehemi dy herë nga disavantazhi kundër një ekipi me klas si ky".

"Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe patëm më shumë shanse. Në pjesën e dytë, pas pesë minutave e humbëm kontrollin. Jemi të lumtur që treguam karakter", ka deklaruar Tuchel pas takimit.

The post Tuchel: I lumtur që u rikthyem appeared first on Telegrafi.

Allegri: Fitorja ishte e nevojshme

Posted: 27 Sep 2016 02:36 PM PDT

Massimiliano Allegri ka folur pas fitores me Dinamo Zagrebin me rezultat 4-0.

Ai tha se fitoja e parë ishte e domosdoshëm, dhe djelmoshat u paraqitën mirë.

"Ishte shumë e rëndësishme të marrim fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. Ekipi bëri veprimet e duhura".

"Bëmë disa gabime në pjesën e dytë dhe duhet akoma të përmirësohemi. Jemi duke punuar. Duhet pak kohë që të unifikohemi si ekip, por kemi pasur fillim të mbarë", ka thënë italiani pas takimit.

The post Allegri: Fitorja ishte e nevojshme appeared first on Telegrafi.

Borussia Dortmund – Real Madrid, ky është lojtari i ndeshjes (Foto)

Posted: 27 Sep 2016 02:24 PM PDT

Borussia Dortmundi ka barazuar me Real Madridin (2-2).

Cristiano Ronaldo është notuar me notën më të mirën në ndeshje me Borussia Dortmundin.

Ai ka marr notën 8.3, ndërsa Pierre Erick –Aubameyang u notua më lartë nga gjermanët (7.7).

Lojtarët më të dobët në këtë ndeshje ishin Schmelzer dhe Dembele (6.2). /Telegrafi/

notat 66

notat 66

The post Borussia Dortmund – Real Madrid, ky është lojtari i ndeshjes (Foto) appeared first on Telegrafi.

Anglia pranon dorëheqjen e Allardyce, gjendet zëvendësuesi

Posted: 27 Sep 2016 01:58 PM PDT

Fillimisht, Federata Angleze ka kërkuar kohë për të parë regjistrimet, por Sam Allardyce ofroi dorëheqjen në mbrëmje, dhe tani erdhi njoftimi zyrtar i Federatës.

"Sam Allardyce dhe Federata Angleze kanë mbyllur kontratën me marrëveshje të përbashkët. Sjellja e tij ishte e papërshtatshme për një trajner që drejton Anglinë".

"Ai e pranon që gaboi dhe ka kërkuar falje, por bazuar në natyrën delikate dhe serioze të veprimeve të tij, palët kanë vendosur që marrëdhënia të marrë fund menjëherë".

Allardyce jep dorëheqje nga Anglia Allardyce jep dorëheqje nga Anglia

"Ku nuk është një vendim i marrë lehtë, por Federata Angleze ka prioritet mbrojtjen e interesave të futbollit dhe ka standarde të larta sjelljeje".

Ndërkaq, në sitin e Federatës Angleze njoftohet se trajneri i Anglisë U21, Gareth Southgate, do të marrë drejtimin e Anglisë për 4 ndeshjet e ardhshme, kundër Maltës, Sllovenisë, Skocisë e Spanjës, ndërsa Federata do të kërkojë trajnerin e ri.

The post Anglia pranon dorëheqjen e Allardyce, gjendet zëvendësuesi appeared first on Telegrafi.

Dinamo-Juve, vlerësimi i lojtarëve (Foto)

Posted: 27 Sep 2016 01:57 PM PDT

Juventusi ishte bindës në triumfin prej 4-0 kundër Dinamo Zagrebit.

Bianconerët e dominuan sfidën, në të cilën shënuan nga dy gola në secilën pjesë.

Ashtu siç pritej, Juve pa telashe në Zagreb (Video) Ashtu siç pritej, Juve pa telashe në Zagreb (Video)

Paulo Dybala, Dani Alves dhe Miralme Pjanic janë vlerësuar me notat më të larta.

Më poshtë mund t'i shihni vlerësimet e të gjithë lojtarëve. /Telegrafi/

juvwe

The post Dinamo-Juve, vlerësimi i lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Dortmundi dhe Reali ndahen në paqe (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:38 PM PDT

Borussia Dortmund dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja ishte mjaftë interesante dhe me shumë raste në të dyja anët.

Fillimisht ishin mbretërit që kaluan në epërsi me një gol të Cristiano Ronaldos.

Ishte minuta e 17-të kur Gareth Bale asistoi te CR7 që shënoi gol të bukur.

Milonerët barazuan me autogolin e Varane që shënoi në portën e tij në minutën e 43-të.

Edhe në pjesën e dytë un shënuan dy gola.

Fillimisht Varane përmirësoi gabim duke shënuar për 2-1.

Kur të gjithë pritën që Reali të fitojë në skenë doli Schurrle që shënoi për 2-2.

Të dy skuadrat kanë nga 4 pikë në grupin F. /Telegrafi/

 

The post Dortmundi dhe Reali ndahen në paqe (Video) appeared first on Telegrafi.

Ashtu siç pritej, Juve pa telashe në Zagreb (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:34 PM PDT

Juventusi ka regjistruar fitore bindëse prej 4-0 kundër Dinamo Zagrebit në ndeshjen e vlefshme për Grupin H, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër e dominoi këtë sfidë që nga minuta e parë, ndërsa rezultatin e zhbllokoi Miralem Pjanic (24').

Nuk kaluan shumë minuta dhe Gonzalo Higuain e dyfishoi epërsinë (31'). Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë erdhi goli i parë sezonal i Paulo Dybalas, i cili me një supergoditje e shënoi golin e tretë në këtë sfidë (57').

Rezultatin përfundimtar e vendosi Dani Alves me një goditje nga gjuajtja e lirë që u regjistrua si autogol i Adrian Semper (85').

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ndërmjet Sevillas dhe Lyonit, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të andaluzianëve.

Kështu pas xhiros së dytë, Juventusi dhe Sevilla janë në krye të Grupit H me nga katër pikë. /Telegrafi/

The post Ashtu siç pritej, Juve pa telashe në Zagreb (Video) appeared first on Telegrafi.

Varane përmirëson gabimin, Reali kthen epërsinë (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:16 PM PDT

Real Madridi ka kthyer epërsinë përballë Borussia Dortmundit (2-1).

Rafael Varane ka shënuar për 2-1 pas nj topi të kthyer nga shtylla.

Mbretërit po luajnë mirë dhe po kërkojnë golin. /Telegrafi/

The post Varane përmirëson gabimin, Reali kthen epërsinë (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :