Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dyndja e refugjatëve në Francë, Hollandë: Britania të luajë rolin e saj në menaxhimin e krizës” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Dyndja e refugjatëve në Francë, Hollandë: Britania të luajë rolin e saj në menaxhimin e krizës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Dyndja e refugjatëve në Francë, Hollandë: Britania të luajë rolin e saj në menaxhimin e krizës

Posted: 26 Sep 2016 02:47 AM PDT

_91376520_035444584Presidenti francez Francois Hollande, gjatë një vizite në kampin e emigrantëve “Calais” theksoi se ai do të shkatërrohet plotësisht.

Gjithashtu ai i bëri thirrje Britanisë së Madhe që të luajë edhe ajo rolin e saj në menaxhimin e krizës, pasi pjesa më e madhe e emigrantëve që vijnë në Francë tentojnë të shkojnë drejt Anglisë.

Ndër të tjera Hollande deklaroi se ndonëse Britania bëri referendum për të lënë BE-në, ende nuk i ka përmbushur detyrimet ndaj Francës.

Fati i 10 mijë personave që jetojnë atje është në qendër të fushatës presidenciale në Francë. Hollande nuk ka deklaruar ende nëse do të kandidojë sërish, por ai është vendosur nën presion nga kundërshtarët republikanë, të cilët e kanë përqendruar fushatën e tyre tek interesi dhe siguria kombëtare.

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Në Japoni varret janë hi-tech: ja funksionimi i pabesueshëm

Posted: 26 Sep 2016 02:18 AM PDT

varrezat-3Teknologjia është një nga sektorët që lëviz ekonominë japoneze, një vend ku rregullat janë shumë të ndryshme nga ato për të cilat ne jemi mësuar. Madje edhe varrezat janë të prekur nga teknologjia.  Një varrezë teknologjike  sot, do të ishte e papërfytyrueshme në një vend konservator si i yni, të paktën në lidhje me të vdekurit. Por në Japoni, një vend ku edhe uji është shumë teknologjik, nuk mund të kumbisnin mundësinë që të transformonin edhe varrezat në diçka që duket më shumë si një klub nate, për mënyrën tonë të të parit të gjërave. Çështja më e mahnitshme është  se i gjithë sistemi respekton të vdekurit dhe të afërmit e tyre ende pas humbjes sw jetws.

Le të shohim se si funksionon

varrezat-hi-techJaponia është një vend që ka një sërë problemesh  me popullsinë, veçanërisht në lidhje me lindjet. Fëmijët janë më pak në numër dhe të moshuarit më të shumtë.  Më herët për varret e paraardhësve kujdeseshin fëmijët, por kur nuk janë atje,  për fat të keq, ata mbulohen nga barërat e këqija.  Por ky problem nuk  ishte vetmi. Shpesh pasardhësit nuk kanë para mjaftueshëm që të paguajnë njerëz të posatshëm që të kujdesen për varret.

Në kuadër të kësaj lindi ideja e krijimit të varrezave hi-tech, diçka që është vërtetë e pabesueshme. Personat zgjedhin që të varrosen në një nga këta vendet, të cilat në thelb janë mure të pafundme, të mbuluara nga statujat e Budës dhe ngjyrat e ndryshme. Nuk kanë emër të vdekurish, nuk ka data, por vetëm dija se në njërën pas këtyre statujave është hiri i të dashurit tënd.

Po si gjendet i vdekuri?

varrezat-hi-tech-2Në kohën e vdekjes dhe varrimit,  të afërmeve iu jepet një kartë magnetike, të cilwn duhet ta mbajnë me vete kur të shkojnë që ta vizitojnë të afërmin e vdekur. Në momentin që fut kartën ngjyra e dhomës ndryshon dhe një statujë e veçantë do të dalë duke u dalluar nga të tjerat dhe ky është pikërisht i dashuri juaj. Kështu do të keni mundësinë edhe që të luteni për të vdekurin. Ky është një sistem që kursen hapësirën dhe kushton pak, për të përkujtuar një të dashur edhe për ata të cilët  më parë nuk kishin mundësinë që të udhëtonin larg  tek varrezat tradicionale për ta kujtuar.  Gjëja me e pabesueshme është se ndërkohë që një sistem i tillë duket vetëm për të varfrit, përkundrazi  familja që kanë më shumë të ardhura financiare, janë të lumtur që ekzistojnë vende të tilla.

S.Muça

Integrimi në BE, hapet Shkolla Verore Europiane

Posted: 26 Sep 2016 02:11 AM PDT

1474878853keshËshtë mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ceremonia për çeljen e ‘Shkollës Verore Europiane’, e ngritur me nismë të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Kryetarja e këtij këshilli, Majlinda Bregu ka deklaruar në hapje të ceremonisë se aplikimet për në këtë shkollë kanë arritur në 2010.

I pranishëm në këtë aktivitet kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur se, kjo shkollë ka një rëndësi të mirëfilltë dhe është një "gur i çmuar" për avancimin e procesit të integrimit.

"Shkolla europiane do t’i shërbejë integrimit. Pas kësaj shkolle të hidhen themelet për institucion të mirë në të ardhmen. Duhet rritur roli i Kuvendit në kuadër të hapjes së negociatave, duhen forcuar kapacitete profesionale në administratë. Monitorim të kuadrit ligjor për çështjet e integrimit. Çështja e integrimit shkon përtej axhendave partiake. Në kuadër të Drejtësisë, kryefjala duhet të mbetet dialogu e bashkëpunimi. Për integrimin, dua të inkurajoj këshillin e integrimit, duhet gjithpërfshirje e transparencë për vendimmarrjen. Organizimi i shkollës verore është një gur i çmuar për axhendën tonë evropiane", deklaroi Meta.

Ndërsa ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duke vlerësuar gjithashtu rëndësinë e kësaj shkolle ka deklaruar se: "integrimi është një proces modernizimi që ndryshon bërthamën e komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve".

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Bruklin

Posted: 26 Sep 2016 01:51 AM PDT

513Në ditën e fundit të vizitës së tij zyrtare në Nju Jork, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i ftuar në Kishën e Saint Athanasiusit në Bruklin, ku mori pjesë në meshën e shenjtë duke falënderuar klerikët dhe veprimtarët shqiptarë që kontribuuan në ngritjen e shtatores për nismën e tyre fisnike dhe atdhetare si dhe më pas, në veprimtarinë kulturore të organizuar nga Imzot David Cassato dhe nga Shoqata "Rrënjët Shqiptare".

Në prani të Imzot David Cassatos dhe klerikëve të tjerë, përfaqësuesve dhe drejtuesve të komuniteteve të ndryshme fetare, drejtuesit Marko Kepi dhe anëtarëve të shoqatës "Rrënjët Shqiptare (Albanian Roots), Senatorit të Distriktit 22 të Shtetit të Nju Jorkut Martin J. Golden, Asambleistit Mark Gjonaj si dhe shumë bashkëatdhetarëve e besimtarëve bruklinezë, Kreu i Shtetit përuroi shtatoren e bamirëses me famë botërore shqiptare Nënë Terezës, tashmë të shpallur Shenjtore Tereza nga Papa Françesku disa javë më parë në Vatikan.

Nishani theksoi në fjalën e rastit: "Sot është dita e fundit e vizitës sime disaditore në qytetin e mrekullueshëm që nuk fle kurrë, në qytetin që për ne shqiptarët jo rrallëherë është personifikuar me zërin e mrekullueshëm të këngës së të paharrueshmit Frank Sinatra, "Nju Jork – Nju Jork".

Si dhe çdo herë tjetër kur kam pasur rastin dhe mundësinë ta vizitoj këtë qytet mahnitës, momenti i largimit gjithmonë shoqërohet nga një ndjenjë keqardhjeje personale duke uruar që të kisha akoma më shumë mundësi qëndrimi, për të parë, vizituar vende mbresëlënëse dhe takuar sa më shumë njerëz të mirë, si ju.

Por, sot, dita është më e veçantë dhe realisht ndihem jo vetëm i emocionuar, por dhe i privilegjuar, sepse jam mes miqsh të nderuar, mes vëllezërve dhe motrave të mia për një arsye që zemrën na e ngre peshë.

Me ne sot është dhe nëna jonë e dashur, e lumja Terezë, dhe të gjithë ne vetëm pak ditë më parë patëm fatin e papërsëritshëm në brezin tonë të përjetojmë shenjtërimin e Saj me një ceremoni historike që preku zemrat dhe u rrënjos përjetësisht në mendjet e gjithë botës.

Nga ky moment Shenjtorja Terezë e Kalkutës do të lartësohet krenare këtu, për të pritur dhe përcjellë qindra dhe mijëra fëmijë, burra dhe gra që çdo javë vijnë në Kishën tuaj të Shën Athanasit, mijëra njerëz që do kalojnë çdo ditë do kenë mundësinë ta shohin, të komunikojnë pak me të, gjithsecili në mënyrën e vet, të kujtojnë dhjetëra shprehje dhe mesazhe që ajo me aq urtësi dhe guxim i dha botës mbarë dhe që janë domethënëse dhe në ditët që jetojmë”.

Jam i bindur që të gjithë ju dhe kushdo tjetër që banon në Bruklin, do të frymëzohet dhe marrë shembull nga jeta dhe vepra e kësaj Shenjtoreje shqiptare!

Ne kemi fatin e madh si komb që tek kjo grua, e papërsëritshme në llojin e vet, të rridhte gjak shqiptari. Janë jo të pakta rastet, jam i sigurt se dhe ju sot mund ta vini re e ta pohoni një gjë të tillë, që kur shumë qytetarë në botë flasin për shqiptarët, menjëherë mendja shkon tek Nënë Tereza.

Sepse, Nëna e gjithë botës, me veprën e Saj të pavdekshme, me vullnetin e Saj të hekurt, me dashurinë e saj të pakufishme, u kthye në një nënë përkujdesëse universale sa shqiptare, aq edhe botërore, sa tokësore aq edhe qiellore.

422 343 15626 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përplasja me vdekje e efektivit, Basha: Siguria dhe rendi, shthurje totale

Posted: 26 Sep 2016 01:44 AM PDT

lulzim-bashaKreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar si mjaft tronditëse aksidentin e një nate me parë në Kamzë, ku humbi jetën në detyre efektivi i policisë Ervin Haxhiaj dhe u plagosën dy të tjerë. Në një deklaratë për mediat, Basha ngushëlloi familjarët e viktimës dhe iu uroi shërim të shpejtë dy efektivëve të tjerë Besmir Voi dhe Neil Hoxha, të cilët u plagosën në krye të detyrës.

"Ngjarje jashtë  mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamzë, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në çdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri", tha Basha.

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente: Në Siri po kryhen krime lufte

Posted: 26 Sep 2016 01:36 AM PDT

_91372793_035421251-1Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zhvilluar një mbledhje urgjente dje, ku në fokus kryesor ishin sulmet në Aleppo. Sesioni i emergjencës u thirr nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, për të ushtruar presion ndaj Rusisë që të vendosë nën kontroll aleaten e saj Sirinë dhe për t'i dhënë fund sulmeve ndaj qytetit ku gjenden të bllokuar 275 mijë persona.

Ambasadorja e SHBA-së, Samantha Powers tha se mbi 150 sulme ajrore kanë goditur qytetin gjatë tre ditëve të fundit, duke akuzuar kështu Rusinë dhe Sirinë se po ndërmarrin një ofensivë të përgjithshme ndaj qytetit Aleppo. Ambasadori britanik, Mattheë Rycroft tha se kjo po ndodh pikërisht atëherë kur mendohej se gjërat nuk mund të bëheshin më keq se ç'ishin.

Ambasadori francez, Francois Delattre pohoi se në Aleppo po kryhen krime lufte, që nuk duhen lënë pa u ndëshkuar.

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dibër, kërcënoi me çifte kryeplakun e fshatit, arrestohet 66-vjeçari

Posted: 26 Sep 2016 01:34 AM PDT

ciftePolicia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë gjahu  për motive pronësie, mes kryeplakut të fshatit Hurdhë Muhurr dhe një personi tjetër. Blutë arrestuan shtetasin Hakik Prençi, 66 vjeç,  lindur e banues në fshatin Hurdhë Muhurr të Njësisë Administrative Muhurr, Dibër, për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë.

Prençi rreth orës 17.30 të datës  së dielës,  në vendin e quajtur "Fusha e lopës", rreth 1 km sipër fshatit Hurdhë Muhurr, i ka dalë në rrugë shtetasit S. H. 29 vjeç,  lindur e banues në Hurdh Muhurr, i cili është edhe kryeplak i fshatit Hurdhë Muhurr  dhe i ka  drejtuar  një armë gjahu çifte "teke"  të mbushur me një fishek në gojë  duke e kërcënuar.

Shtetasi S. H, ka njoftuar menjëherë  policinë  dhe më pas  ka tentuar për t'i marrë armën e gjahut ku nga përleshja mes tyre,  nga shtetasi Hakik Prençi është shkrehur arma e gjahut,  e cila nuk ka dëmtuar asnjërin nga personat e përfshirë në konflikt. Në vendngjarje shkoi menjëherë policia e cila ka bërë bllokimin e armës së gjahut, si dhe shoqërimin e palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Hakik Prençi u gjet edhe një armë tjetër gjahu çifte dhe fishekë. Në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar Prokurori i gatshëm për të gjitha veprimet e kryera nga Policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kamzë, godet më levë 50-vjeçarin, arrestohet agresori

Posted: 26 Sep 2016 01:26 AM PDT

pranga 22Goditi me levë 50-vjeçarin, arrestohet shtetasi Feriz Dragjoshi, 60 vjeç, banues në Kamzë.

Sipas policisë ky i fundit një ditë më parë, rreth  orës 13:00, në Kamzë, në rrugën “Argjinatura”, ka goditur me sende të forta (levë), shtetasin D. C., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Debati i parë Clinton-Trump; të pranishëm ish e dashura e BiIl dhe armiku i miliarderit

Posted: 26 Sep 2016 01:25 AM PDT

_91333735_us_elections_graphic_21092016_624Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Donald Trump do të përballen sonte për herë të parë në një debat televiziv.

Mirëpo, duket se do të ketë shumë të papritura pasi ish e dashura e Bill Clintonit, Gennifer Floëers thotë se do të marrë pjesë si e ftuar e Donald Trumpit në debatin televiziv. Ndërsa kampi i Clintonit konfirmoi këtë javë se do të ftojë një armik të përbetuar të Trumpit, miliarderin Mark Cuban.

Sherret mes dy pasanikëve këto vitet e fundit kanë qenë një fenomen i zakonshëm. Edhe të shtunën, Cuban nuk la pa e tallur Trumpin në Twitter. “Sapo sigurova një vend në radhën e parë”, shkruante ai.

Debati i sotëm do të nisë në orën 21:00, sipas kohës lokale, në kanalin NBC dhe do të moderohet nga Lester Holt. Ai pritet të hapë një varg të gjerë temash, nisur nga siguria kombëtare deri te rritja ekonomike.

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, qëlluan me armë në afërsi të një lokali në Sauk, pranga 2 personave

Posted: 26 Sep 2016 01:20 AM PDT

 

largea_gezhoja1371570004

Tiranë, qëlluan me armë në afërsi të një lokali në Sauk, pranga 2 personave

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët një ditë më parë qëlluan me armë në afërsi të një lokali në Sauk.

Blutë e kryeqytetit bënë të mundur arrestimin e Elson Doçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Përparim Gaxhaj, 27 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër, ndërsa i sekuestruan edhe makinën "Mercedez" me targa angleze.

"Ndërmjet këtyre  shtetasve ka lindur  një konflikt banal  me truprojat  e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin  e tyre, shtetasi Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja pistoletë 9 mm si dhe një automjet i  markës "Mercedez " me targa Angleze FY 61 XFB", sqaron policia.

Këta shtetas kanë konsumuar  veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", "Prishja e Qetësisë Publike" dhe "Mos kallëzim krimi".

26 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :