Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“E fajësoi për krime lufte në Kosovë, ish-gazetari zviceran e padit ish-oficerin” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“E fajësoi për krime lufte në Kosovë, ish-gazetari zviceran e padit ish-oficerin” plus 9 more Telegrafi Kosovë


E fajësoi për krime lufte në Kosovë, ish-gazetari zviceran e padit ish-oficerin

Posted: 21 Sep 2016 03:28 PM PDT

Një proces gjyqësor interesant dhe i pazakonshëm ka filluar të zhvillohet sot në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut. Ish gazetari i televizionit zviceran, tash në pension, Stefan Tabacznik, ka paditur për shpifje dhe shantazh një arkitekt dhe ish oficer, me të cilin kanë shërbyer për një kohë në misionin zviceran në Kosovë, Swisscoy, shkruan nzz.ch.

Siç mund të merret me mend, gazetari Tabcznik ka shërbyer si oficer i shtypit dhe kjo ka ndodhur në vitin relativisht të largët, 2000.

Ky shërbim në vete nuk do të përbënte problem për ish gazetarin, sikur ai, në vitin 2013 të mos implikohej në një polemikë që kishte të bënte me një sharje që ish ministri zviceran i mbrojtje, Ueli Mauerer i kishte drejtuar një kameramani, duke e quajtur "Majmun".

Tabazcnik kishte ndërhyrë, duke përkujtuar (në një artikull në gazetën Blick) se përvoja të tilla me Maurerin ai kishte edhe vetë, nga një vizitë që ministri u kishte bërë trupave zvicerane në Kosovë, në vitin 2010, transmeton albinfo.ch.

Në atë rast, Maurer, sipas gazetarit veteran e kishte sharë madje kameramanin me fyerje më të rënda dhe i kishte thënë veç tjerash "Thyej qafën". Përgjegjësi për komunikim i Maurerit e kishte mohuar kategorikisht këtë pohim të Tabazcnik-ut.

Ndërsa të nesërmen pas botimit të artikullit në fjalë, gazetari sot 67 vjeçar e në pension kishte marrë një e-mail anonim me tone kërcënuese e shantazhuese nga një person që i ishte drejtuar si "ish shok i luftës" dhe "luftëtar i Sëiscoy"-t.

Ai e kishte "këshilluar" që duke ditur se çfarë shërbimi katastrofal kishte bërë në Kosovë, gazetarit më mirë do t`i binte "të rrinte urtë". Kjo sepse, sipas tij, ai kishte material të mjaftueshëm mbi "veprimet ekstreme" të gazetarit sa ka qenë në Kosovë, sa për t`i bërë atij një "demontazh total publik në të gjitha mediat.

Ky material, sipas tij bazohej në "takimet sekrete politike me harxhime të shtetit", "tregti me drogë dhe me gjak, me armë dhe me fëmijë", që Tabazcnik i paska bërë gjatë periudhës së tij "kosovare". Adresa prej nga i kishte ardhur ish gazetarit emaili, i takonte një arkitekti sot 61 vjeçar me të cilin kishin shërbyer në të njëjtën kohë në Kosovë.

Sipas prokurores së lëndës, arkitekti më vonë qe përjashtuar nga shërbimet në KFOR për shkak të një kërcënimi të bërë. Ajo ka ngritur ndaj tij akuzë për detyrim dhe ka kërkuar dënim me gjobë, 60 njësi ditore nga 150 franga me kusht.

I akuzuari gjatë procedurës kishte thënë se ka mundësi të ishte vetë autor i e-mailit ndërsa në procesin e sotëm gjyqësor ai e ka hedhur poshtë këtë në mënyrë kategorike. Po ky arkitekt, vite më parë ka qenë subjekt i një afere, pasi që akuzohej se e kishte falsifikuar titullin e doktoratës.

Sipas tij, Tabazcnik është "shef i një armate sekrete të cilës i përket edhe ish ministri i njohur federal, Adolf Ogi dhe si i këtillë përbën rrezik për Zvicrën.

Nga ana e tij ish gazetari ka kërkuar një dëmshpërblim prej 2,848 frangash dhe kompensim prej 1000 frangash. Ndërsa avokati i arkitektit ka kërkuar lirim nga akuza për klientin e tij dhe ka kërkuar një ekspertizë të jashtme pasi që prokuroren e lëndës e konsideronte si "të kapur" dhe që nga fillimi po ja mbante anën Tabazcnik-ut.

Gjyqtarja e ka ndërprerë procesin ndërsa do të jetë Gjykata e Lartë e Kantonit e cila do të vendosë nëse do të ketë ekspertizë të jashtme.

The post E fajësoi për krime lufte në Kosovë, ish-gazetari zviceran e padit ish-oficerin appeared first on Telegrafi.

Kadaj- Bujupi: Kisha në kampusin e UP-së, memorial i krimit (Video)

Posted: 21 Sep 2016 02:13 PM PDT

Në kohën kur janë shtuar zërat që shumë shpejt do të mbahet një tryezë për çështjen e demarkacionit, të thirrur nga vetë kryeministri Mustafa, Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshja aktuale e demarkacionit është e vdekur dhe duhet të rikthehet në pikën zero.

"Duhet të fillohet një proces i ri, duhet të bëhet shkarkimi i komisionit dhe të këtë një llogaridhënie nga ata që i shkaktuan dëm kaq të madh republikës për më shumë se një vit dhe tek pastaj të nis procesi i ri ku duhet të këtë një konsensus", ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi në emisionin "Kontakt" në Tribuna Channel.

Ndërsa duke folur për kishën ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, deputetja thotë se ajo në realitet nuk është kishë, por është një betonim që ka ndodhur në periudhat më të errëta te vendit.

"Është ndërtuar jo për qëllim që të mbledhë komunitetin fetar, por është ndërtuar për qëllim të kundërt. Gjatë luftës ai objekt është përdorur edhe për të ushtruar dhunë nga paramilitarët serb", ka thënë ajo, duke shtuar se ai objekt është dashur që shumë më herët të hiqet nga aty sepse nuk e ka vendin aty dhe aq më pak nuk e ka vendin që në kujtesën tonë të qëndrojë si memorial i krimit.

Ajo ka komentuar edhe deklaratat e deputetit Albin Kurti, i cili mbrëmë kishte deklaruar në një media se demarkacioni aktual mund të sjell trazira në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka folur edhe për punën e Kuvendit të Kosovës si dhe për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje./Tribuna/

The post Kadaj- Bujupi: Kisha në kampusin e UP-së, memorial i krimit (Video) appeared first on Telegrafi.

Fusnota s’e ndihmon Kosovën në përfaqësim (Video)

Posted: 21 Sep 2016 01:50 PM PDT

Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 1244 në nismën ministrore të Procesit të Pragës, e cila po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, ka nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili ka lëshuar konferencën.
Sllovakia ka refuzuar që Kosova të përfaqësohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës përfaqësuesit e Kosovës, në takime rajonale përfaqësohen me fusnotë.

Profesorët e së drejtës ndërkombëtare e shohin këtë si rast eklatant i shkeljes së marrëveshjes së Brukselit.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se ky është argument shumë i fuqishëm që mund të përdoret nga pala kosovare për të denoncuar palën tjetër para Brukselit zyrtar.

Ai thotë se ky rast duhet të skandalizohet.

The post Fusnota s'e ndihmon Kosovën në përfaqësim (Video) appeared first on Telegrafi.

Gecaj: Vetëvendosje, e keqja më e madhe e vendit (Video)

Posted: 21 Sep 2016 12:54 PM PDT

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se ai nuk merret me disiplinimin e asnjë anëtari të LDK-së.

Ai në emisionin 'Rrokum Roll' ka thënë se vetëm ka dhënë mendimin e tij për deputetin Shpejtim Bulliqi, i cili sipas tij, ka tejkaluar kompetencat e tij.

"Ka njerëz që kanë hezitime sa i përket votimit të Demarkacionit", ka thënë Gecaj, duke iu referuar deputetëve të LDK-së që janë kundër Demarkacionit.

Ai tha se po mbahen takime me ekspertë, për të qartësuar punën e Demarkacionit.

"Departamenti i Shtetit Amerikan thotë se i ka lexuar të gjitha dokumentet, qysh nga viti 1940, duke përfshirë edhe dokumentacionin e Komisionit Shtetëror", thotë Gecaj, duke shprehur bindjen e tij se Demarkacioni është në rregull.

Gecaj ka demantuar Listën Serbe, të cilët kanë thënë se nuk ka pasur kushte të sigurisë dhe se nuk kanë pasur takim me Qeverinë.

"Ne kemi pas takime edhe me Liste Serbe", ka sqaruar Gecaj.

Ai në vazhdim ka thënë qeveria nuk është e interesuar me i falë tokë askujt, dhe nëse eventualisht gjendet ndonjë fakt që prek tokën e Kosovës, atëherë kemi me rishikua këtë marrëveshje, pasi që edhe liderët e Malit të Zi janë të interesuar për këtë, gjithnjë nëse gjendet ndonjë parregullsi.

Gecaj ka komentuar deklaratën e fundit të ish- liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit i cili përmendi luftën.

"Kurti me atë deklaratë ka ndjellë luftë, dhe nëse është i përgjegjshëm duhet me i kërkua falje popullit dhe Malit të Zi, si shtet mik që e kemi", ka thënë Gecaj, duke shtuar se, me 500 veta nuk ka luftë, duke ju referuar njerëzve që sipas tij kanë dalë në protesta të thirrura nga VV-ja.

Ai ka deklaruar se personi që ia ka djeg veturën bashkëshortes së tij është aktivist i VV-së.

Gecaj i ka quajtur "rrugaçë" ata që bëjnë thirrje se nëse vijnë në pushtet do t'i ngrehin "zhag" njerëzit, megjithëse ai thotë se ata kurrë nuk kanë me fitua pushtetin.

"E keqja më e madhe e këtij vendi është Vetëvendosja, dhe këta nëse marrin pushtetin instalojnë diktaturë dhe janë të rrezikshëm".

Gecaj ka thënë se Demarkacioni do të kthehet në Kuvend, atëherë kur "na besojmë që kalon", sepse ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës, sa i përket liberalizimit të vizave.

The post Gecaj: Vetëvendosje, e keqja më e madhe e vendit (Video) appeared first on Telegrafi.

Jabllanoviq kërkon arrestimin e Albin Kurtit!

Posted: 21 Sep 2016 12:51 PM PDT

Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq i ka quajtur të papranueshme deklaratat e deputetit të Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, ku ky i fundit ka paralajmëruar luftë në Kosovë nëse kalon versioni aktual i Demarkacionit me Malin e Zi.

Jaballanoviq, në një prononcim për "Indeksonline", ka thënë se KFOR-i dhe Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX-i, duhet të angazhohen maksimalisht pas kësaj deklarate të Kurtit.

"Lufta për të cilën flet Albin Kurti nuk do ti gjej të papërgatitur serbët, dhe në vend se ta arrestojnë Kurtin dhe ta ndalojnë "organizatën radikale" , ata polemizojnë me të nëse do të ketë apo nuk do të ketë luftë", është shprehur ai.

Më tej, Jabllanoviq thotë se këto deklaratat e ish-liderit të LVV-së janë luftënxitëse. "Kërcënimet e hapura për luftë në Kosovë do të rezultojë me vetë-organizimin e serbëve edhe të një nivel më të lartë të vigjilencës në të ardhmen.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, insiston se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, sipas Murat Mehës, është formulë e luftës. "Unë mendoj që demarkacioni i Murat Mehës bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi".

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë një interviste për gazetën "Zëri", duke shtuar se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, siç thotë ai, lufta ndodh ku është kontesti kufitar e territorial.

"Mos harroni se në vitin 1998 në Kosovë ka pasur luftë, por në Prishtinë ka mundur të mos ketë. E mbaj mend shumë mirë se në Prishtinë ka pasur paqe, por në Drenicë, Dukagjin e Llap ka pasur luftë. Kur po them luftë, nuk po them se lufta vjen në Prishtinë, por ajo ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial", ka theksuar Kurti.

The post Jabllanoviq kërkon arrestimin e Albin Kurtit! appeared first on Telegrafi.

Kryeprokurori Beka tregon se çka do të ndermerret ndaj Vetëvendosjes (Video)

Posted: 21 Sep 2016 12:17 PM PDT

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini, ka folur për protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat shpesh po kalojnë në protesta të dhunshme.

Në lidhje me aktet e dhunshme që anëtaret e VV-së kryejnë ndaj Policisë së Kosovës dhe mosrespektimit që i bëjnë haptas Prokurorisë, Kryeprokurori ka thënë se "shteti ynë ka të gjitha elementet për të qenë shtet dhe si i tillë duhet të pranohet. Protestat janë te lejueshme por nuk duhet ta rrezikojnë qenësinë e shtetit”.

Beka ka theksuar se "Prokuroria zbaton Kodin Penal, i cili është aprovuar nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, dhe ky Kod Penal ndalon të gjitha metodat e dhunshme që Vetëvendosja po përdor në protestat e saj.

Në rastin e arrestimit të gjashtë anëtarëve te VV-së për terrorizëm dhe dënimit me arrest shtëpiak të tre prej tyre, Kryeprokurori ka thënë se nuk e di arsyen për marrjen e vendimit për arrest shtëpiak, por që ekzistojnë disa faza deri tek sanksionimi dhe anëtarët e VV-së do të kalojnë në këto faza për secilën lëndë të hapur ndaj tyre.

The post Kryeprokurori Beka tregon se çka do të ndermerret ndaj Vetëvendosjes (Video) appeared first on Telegrafi.

Ia shohin sherrin videos, ndërprehet përkohësisht jeta në çift e dy të miturve nga Malisheva (Video)

Posted: 21 Sep 2016 12:11 PM PDT

Në Malishevë me vendim të prokurorit është ndërprerë jeta në çift e dy të miturve,Fitimit nga Malisheva dhe Zelfijes nga Rahoveci, që u martuan duke bërë një dasmë të madhe.

Prindërit kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni se ligji e ndalon martesën e tyre.

Martesa e dy të rinjve nga Malisheva, Fitimit dhe Zelfijes bëri bujë në mediat tona.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë një muaj më parë, në një ceremoni ku pati shumë të ftuar dhe atmosfera nuk mungoi.

Një ditë pas ndarjes së 15 vjeçarëve, në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë, pas intervistimit të dy familjeve, u mësua se martesa ndodhi si pasojë e mos dijes.

The post Ia shohin sherrin videos, ndërprehet përkohësisht jeta në çift e dy të miturve nga Malisheva (Video) appeared first on Telegrafi.

Rashiq zbulon të fshehtat e koalicionit PDK-LDK, për demarkacionin (Video)

Posted: 21 Sep 2016 11:57 AM PDT

Nëse deputetët e Listës serbe do të takoheshin me partnerët e tyre të koalicionit për votimin e demarkacionit, ata do votonin pro ratifikimit pa asnjë kusht të vetëm.

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar në emisionin Republika të Tribuna Channel se do të votonin pro demarkacionit pa asnjë kusht. Mmirëpo partnerët e tyre të koalicionit nuk i kanë takuar asnjëherë ata dhe nuk i kanë pyetur kurrë se si do votonin, ose a do vinin në seancë.

“Partnerët e koalicionit nga LDK e PDK nuk janë takuar me deputetët e Listës Serbe që gjashtë muaj, kur ishin takuar për zgjedhjen e Thaçit president”,tha Rashiq.

Rashiq ka thënë se mos takimet mes tyre kanë qenë të organizuara në mënyrë që Lista Serbe të lihet fajtore për mos mundësin e votimit të kësaj pike në Kuvend.

Sipas tij, LDK e PDK po kërkonin një fajtor për ta tërhequr pikën dhe e kishin gjetur pikërisht listën serbe./GazetaTribuna/

The post Rashiq zbulon të fshehtat e koalicionit PDK-LDK, për demarkacionin (Video) appeared first on Telegrafi.

Mustafa: Përjetësisht falënderues SHBA-ve dhe presidentit Obama

Posted: 21 Sep 2016 11:45 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u prit nga Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, të cilët i falënderoi përzemërsisht për përkrahjen që SHBA-të po japin në vazhdimësi për Kosovën.

Takimi me Presidentin Obama u bë pas pritjes e organizuar nga Presidenti i SHBA, Barack Obama, për liderët botërorë që ndodhen në New York, me rastin e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pas kësaj pritjeje, kryeministri Mustafa ka bërë një postim në facebook, përmes të cilit ja falënderuar SHBA-të dhe Presidentin Obama.

"Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.
Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen!", ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

mustafa obama

The post Mustafa: Përjetësisht falënderues SHBA-ve dhe presidentit Obama appeared first on Telegrafi.

Ligji i ri për trafikun, i rëndë për qytetarët

Posted: 21 Sep 2016 11:32 AM PDT

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku në gjysmën e parë të vitit, flasin shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës, ndërkohë që një numër aksidentesh kanë shënuar posaçërisht periudhën e verës.

Autoritetet e rendit thonë se kanë shqiptuar mijëra dënime me gjobë, por shkeljet e rregullave në trafik dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shëndërruar në 'tragjedi për shumë familje'.

Por, kaosit në trafik që ka mbretëruar viteve të fundit në të gjitha rrugët e Kosovës, autoritetet e vendit kësaj jave i janë përgjigjur me një plotësim-ndryshim të një Ligji, që sipas njohësve të rrethanave, nuk ka sjellë rezultate.

Me Ligjin e ri, që parasheh dënime shumë të rënda për shkelësit e rregullave, autoritetet e rendit në Kosovë thonë se aksidentet, sidomos ato me fatalitet, pritet të zvogëlohen.

Megjithëkëtë, pikërisht në ditën e futjes në fuqi të ligjit, bazuar në shënimet zyrtare të Policisë së Kosovës, mbi 50 aksidente, një pjesë e të cilave me të lënduar janë shënuar në gjithë Kosovën, policia thotë se ka shqiptuar sërish qindra dënime.

Sipas autoriteteve të rendit, qëllimi i ligjit të ri, shumë më të rreptë, është të rris sigurinë në trafikun rrugor dhe të mundësojë zhvillimin i rrjedhës normale të tij.

Jeton Rexhepi, drejtor i Departamenti Rrugor në Policinë e Kosovës tha për Radion Evropa e lire se me ligjin e ri janë përcaktuar rregullat e reja që, sipas tij, do të sjellin 'etikë në trafik'.

“Synohet që të disiplinohen kundërvajtësit në trafik, në të njëjtën kohë të krijohet një sjellje dhe etikë më e madhe në trafikun rrugor dhe në fund edhe pjesa e trajtimit të ambientit”, tha Rexhepi.

Janë mbi 300 mijë makina të regjistruara në Kosovë, nga të cilat vetëm në Prishtinë afro 100 mijë, në një infrastrukturë rrugore që, siç thonë ekspertë të fushës, nuk mund ta mbajë këtë kapacitet.

Por, mekanizmat e sigurisë thonë se me ligjin e ri, përveç shqiptimit të pikëve negative, dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut do të sillen nga 300 deri në 900 euro, dhe në raste të caktuara edhe me marrjen e patentshoferit.

Dënimet e parapara me Ligjin për trafikun, sado që thuhet se do të mund të rregullojnë "kaosin në trafik" dhe do t'i bëjnë ngasësit e makinave "më të disiplinuar", megjithatë nga një pjesë e qytetarëve janë parë si "në shpërputhje me standardin jetësor në Kosovë".

Për organizatat për të drejtat e njeriut, megjtihatë ligji i ri me dënime të larta, nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë thotë se nuk cenohet e drejta e qytetarëve me këtë ligj.

Dënimet prej 900 eurosh, thonë disa shoferë, janë të papërballueshme për qytetarët.

Kaltrina është një qytetare e cila është shofere dhe konsideron se në komunikacion shoferët duhet të jenë të kujdesshme, por dënimet janë të larta.

“Varet nga gabimi që bënë. Por nëse një dënim sillet deri në 900 euro… është shumë i madh. Është i madh për shkak të standardit tonë jetësor”, tha ajo.

Të shumtë janë ata që e kanë parë ligjin në shpërputhje me mundësitë e qytetarëve, sado që thonë se ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për të rregulluar "kaosin që po mbretëron".

Kryetari i Federatës së Auto shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, thotë se duhet të shihet në praktikë nëse ligji do të zbatohet …

“Sa do të zbatohet dhe sa do të jenë kompetenten gjykatat,me i përfunduar këto lëndë mbetet për diskutim…Nga ana tjetër dënimet për xhepin e qytetareve është i madh. Por ngasësit e vetuarave duhet te kenë kujdes sepse 900 euro një nga dënimet për dike janë 3 paga mujore”, tha Cakolli.

Nga ana tjetër, Muhamet Krasniqi, ekspert për çështje të komunikacionit, nga Kolegji i shkencave të aplikuara teknike ‘Tempulli’, tha për Radion Evropa e Lirë se ​Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor sikurse edhe ligjet tjera të kësaj fushe, janë duke u ballafaquar me mungesë të punës të përbashkët paraprake dhe të koordinimit të mirëfilltë institucional sidomos në fazën e përgatitjes dhe hartimit të tyre.

Megjithatë, Krasniqi mendon se ligji do të ndikojë pozitivisht për sigurinë e qytetareve në rruge. Ai tha po ashtu se në raport me standardin e jetës në Kosovë kundërvajtjet mund të jenë të larta, por aspak në raport me jetën e njeriut.

“Unë mendoj se bashkërisht duhet të zhvendosim fokusin te një tjetër dukuri, asaj të vështirësisë së respektimit të ligjit, sidomos për kategoritë e caktuara të ngasësve. Këto vështirësi mund të varirojne prej mosbindjes se qytetarëve ndaj autoritetit policor, deri te shkelja e mundshme e ligjit nga ana e vet zyrtareve policorë, nëse ta zëme kuptohet se kundërvajtësi (i dënuari) ka lidhje të ndryshme me zyrtarin policor dhe jo vetëm”, tha Krasniqi.

Në krahasim me vendet në rajon Kosova thuhet se po shndërrohet aktualisht në vendin me dënimet më të larta në trafik. Sa për ilustrim, në Maqedoni dënimi më i lartë është deri në 400 euro, me mundësinë e marrjes së patentshoferit, varësisht nga shkelja në trafik.

Që nga e marta [20 shtator],ka hyrë në fuqi ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, përmes të cilit ligj Ministria e Infrastrukturës (MI), ka përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik. /rel/

The post Ligji i ri për trafikun, i rëndë për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Related Posts :