Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip” plus 1 more Telegrafi Te Tjera

loading...

“Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip” plus 1 more Telegrafi Te Tjera


Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Posted: 19 Sep 2016 01:38 PM PDT

Rreth ditës së 14 të ciklit kur pjelloria është në kulm, femrat janë më të prira për të bërë zgjedhje të gabuara.

Shkencëtarët britanikë pohojnë se femrat duhet t'i planifikojnë takimet në bazë të cikleve të tyre menstruale.

Ne fakt, femrat në ditët para menstruacioneve, gjatë tyre dhe disa ditë më pas, janë në një kaos total hormonal, gjë që ndikon në vlerësime, vendime, e madje edhe në kriteret për zgjedhjen e partnerit.

Cikli menstrual nuk ndikon vetëm në disponim ose në dukje fizike, por edhe në faktin se si do t’ju pëlqejnë meshkujt, se çfarë do të vishnit, transmeton Telegrafi.

de4339889d73b5170b5dcdd2a3713b77

Shkencëtarët pohojnë se erupsioni hormonal që ndodh në organizëm gjatë ciklit krejtësisht e ndryshon femrën.

Ata kanë dëshmuar që zgjedhjet e partnerëve potencialë janë më të këqijat gjatë ovulacionit, sepse rreth ditës së 14 të ciklit kur pjelloria është në kulm, femrat janë më të prira për të bërë zgjedhje të gabuara.

Atëherë ju duken tërheqës "djemtë e këqij", e jo ata që janë të besueshëm, ndërsa një eksperiment ka dëshmuar që femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një "madho" tip.

Gjithashtu, në atë kohë femrat vishen në mënyrë më provokuese dhe vendosin më shumë stoli, derisa vajzat dhe femra të cilat janë në fazën e ciklit janë më të qeta dhe më të vendosura, vlerësojnë më mirë karakteret dhe mbështeten më shumë në intuitë dhe në shqisat e tyre.

Por gjatë ciklit zërin e kanë shumë më pak tërheqës, në fakt më të çjerrët, ndërsa një hulumtim ka zbuluar se ato ngjyra të zërit u pëlqejnë më së paku meshkujve, gjë që është pasojë e hormoneve. /Telegrafi/

The post Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një "macho" tip appeared first on Telegrafi.

Tri mënyra për heqjen e qimeve në veshë

Posted: 19 Sep 2016 02:01 AM PDT

Shumica e meshkujve as që e dinë se kanë qime në vesh. Mirëpo, përderisa ata nuk e dinë, të gjithë të tjerët e dinë.

Pra, është e rëndësishme që për t'u dukur higjienik, t'i hiqni këto qime rregullisht, transmeton Telegrafi.

Për t'i hequr qimet, ekzistojnë tri mënyra të lehta, të cilat i gjeni në vijim:

Shkëputja e qimeve

Plani i parë i "sulmit" përfshinë pincetë apo piskatore dhe një pasqyre.

Pasqyrën e vogël e përdorni për të pasur një pamje më të mirë të brendësisë së veshit, ndërsa me piskatore i hiqni qimet një nga një.

Pasi që piskatorja i heq qimet nga rrënja, ju nuk do të jeni të detyrueshëm ta përsëritni procedurën aq shpesh.

Depilimi

Po pra, depilomi. Mund të shkoni në një sallon të thonjve dhe t'i kërkoni zonjës t'ua depilojë veshin.

Mund t'ju duket dramatike, por kjo procedurë funksionon shumë lehtë.

E mira e kësaj është se nuk mbetet asnjë qime pa u hequr, përderisa i tërë procesi merr më pak se 5 minuta kohë.

Heqja me makinë rroje të veshëve

Kjo është ndër mënyrat më të lehta për t'i hequr qimet e veshit, por kërkon më shumë vëmendje dhe më shumë kohë.

E mira e kësaj metode është se shkakton më pak dhimbje sesa dy metodat tjera të lartcekura, dhe mund të performohet pa ndihmën e pasqyrës. /Telegrafi/

The post Tri mënyra për heqjen e qimeve në veshë appeared first on Telegrafi.

Related Posts :