Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

““Feniks” dhe “ELI-AB” nisin edhe një shtëpi humanitare” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

““Feniks” dhe “ELI-AB” nisin edhe një shtëpi humanitare” plus 9 more Ferizaj Press


“Feniks” dhe “ELI-AB” nisin edhe një shtëpi humanitare

Posted: 24 Sep 2016 09:31 AM PDT

Feniks ka  vënë  edhe një gurë themel të shtëpisë së re për familjen e  Bajram Xhokli  nga  Ferizaj .
Të dy familjarët janë me aftësi të kufizuara, të cilët deri më tani pos  problemeve shëndetësore kanë jetuar edhe në kushte të rënda banimi.
“Po falë z.Basri Sopa me vëllezër ELI-AB ata kishin vendosur që shtëpia e gjashtë për këtë vit në bashkëpunim me shoqatën “Feniks”  të jetë e familjes Xhokli” ka thënë Milaim Jashari

Kryesia e shoqatës “Feniks” falënderon z.Bsari Sopën me vëllezër .pronarë të kompanisë “ELI-AB” që ka nda mjete të gatshme financiare për këtë familje.

Shoqata humanitare "Feniks", që nga themelimi i saj ka ndërtuar afër 200 shtëpi, ndërsa për ''Eli-Ab''-in kjo është shtëpia e gjashtë.

14462828_1810796599166859_1349117942315567866_n 14462859_1810796569166862_4512382188173401730_n

Mbi 140 mijë punëkërkues të regjistruar në Zyrat për punësim

Posted: 24 Sep 2016 09:12 AM PDT

Ilustrim

Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovë thuhet se është 32.9 për qind, kurse sipas shifrave të përfaqësuesve të punëtorëve, thuhet se niveli i papunësisë është 45 për qind.

Për të përmirësuar tregun e punës në Kosovë, autoritetet kompetente vazhdimisht kanë kërkuar nga të papunët që të paraqiten në zyrat e punësimit, të cilat funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Numri i përgjithshëm i të regjistruarve në këto zyra, është rreth një qind e dyzet mijë punëkërkues.

Rreth tetë mijë është numri i punëkërkuesve me nivel të lartë të arsimimit.

Por, të dekurajuar nga mundësia e gjetjes së një vendi të lirë të punës nga regjistrimi në këto zyra, jo të gjithë të papunët kanë vendosur emrat në këto lista.

Arbeni, 27-vjeçar është i papunë dhe para dy vjetësh thotë se ka qenë i regjistruar në zyrtar e punësimit. Por, ai tregon se është çregjistruar për shkak se nuk ka arritur të sigurojë ndonjë vend pune nëpërmjet këtij departamenti.

"Kam qenë i regjistruar në zyrat për punësim, por ishte e pamundur për të gjetur një punë dhe më vonë jam çregjistruar nga ajo zyre, sepse është e kotë. Tash nuk kam punë të qëndrueshme. Punoj herë pas here në sektorin privat, çka ka nevojë", thotë Arbeni.

 

Kurse, i riu tjetër, Besnik Thaçi, student në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe i Sportit, tregon se edhe gjatë studimeve ka kërkuar punë jashtë profesionit të tij, por nuk ka arritur të sigurojë.

Ai thotë se nëse arrin të gjejë ndonjë punë, pas përfundimit të studimeve, do të regjistrohet në këto zyre.

"Punë kam kërkuar, jo në profesionin tim. Pasi dëshiroj të punoj edhe për përvojë pune, por edhe për mjete financiare", tregon Besniku.

Edhe nënkryetari në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) Alush Sejdiu, për Radion Evropa e Lirë, thotë se jo të gjithë të papunët janë të regjistruar në zyrat e punësimit.

"Për arsye se edhe pritjet janë të gjata dhe zgjidhja e kërkesave të tyre. Kështu që njerëzit janë demotivuar nga pritjet dhe nuk janë regjistruar. Por, duhet të tregojmë edhe çështjet pozitive, zyra e punësimit ka bërë një avancim, ka një program të avancuar të evidentimit me financim të Bashkimit Evropian", thotë Sejdiu.

Sidoqoftë, sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, thuhet se numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të ndërmjetësuar në punësim të rregullt përmes Zyrave të Punësimit për vitin 2016 është rreth 3.000 – prej tyre mbi 1.000 janë femra.

Kjo ministri, ndërkaq, bën të ditur se vitin e kaluar ka arritur të punësojë mbi 17 mijë persona.

Ndryshe, sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore për vitin 2015, publikuar në muajin qershor të këtij viti, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se dy të tretat e popullsisë së Kosovës nga 15 deri në 64 vjeç, është në moshë pune, por rreth 150 mijë persona të kësaj moshe vitin e kaluar kanë qenë të papunë.

Ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se shifrat zyrtare të punësimit nuk janë reale. Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, shifrat e papunësisë në Kosovë i quan shifra kabinetike.

Rexhepi thotë për Radion Evropa e Lirë se ulja e papunësisë nuk mund të bëhet pa ndonjë zhvillim ekonomik, e në Kosovë nuk ka pasur ndonjë përmirësim që reflekton në uljen e shkallës së papunësisë.

"Prandaj, nëse kjo qeveri apo cilado qeveri tjetër, nuk nxit cikël investiv, nuk krijon ambient për një rritje shumë më të madhe ekonomike, atëherë problemet do të mbesin të njëjtat dhe ndoshta premtimet do të jenë të njëjta, meqenëse nuk po shoh dhe nuk po vërej një veprim konkret apo një vizion të qartë se si të nxitet zhvillimi ekonomik", thotë Rexhepi.

Ai thotë se kohëve të fundit institucionet e Kosovës, kanë anashkaluar problemet ekonomike, duke u fokusuar në problemet politike.

"Mund të zgjidhet edhe problemi i demarkacionit, edhe problemi i Asociacionit të Komunave, dhe çfarëdo problemi tjetër mund të tejkalohet. Por, problemi i zhvillimit ekonomik dhe problemi i punësimit do të mbesin probleme akute që kërkojnë një konsensus dhe një fokusim afatgjatë, meqenëse nuk janë çështje që mund të përfundojnë me një vit pune apo me një mandat", vlerëson për Radion Evropa e Lirë, Ibrahim Rexhepi.

Po, sipas anketës së Agjencisë se Statistikave të Kosovës, pjesa më e madhe e të papunëve u përket personave të moshës 15 deri në 34 vjeç, që përbëjnë 62 për qind të të papunëve.

Shkalla më e lartë e papunësisë paraqitet te personat me nivel të ulët të arsimimit, me rreth 74 për qind.

Po, gjatë vitit 2015, rreth 14 për qind e të papunëve, nuk kanë kërkuar punë, sepse nuk besonin se kishte punë në dispozicion dhe janë dekurajuar nga kjo çështje.

Papunësia, e vlerësuar nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare si problem kryesor për shoqërinë, për çdo fushatë elektorale, nga partitë politike është shfrytëzuar si premtim kryesor.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë politike kishin premtuar krijimin e 120, eventualisht 200 mijë vendeve të reja të punës. (REL)

Stoltenberg flet për NATO-n në Harvard, përmend Kosovën si rast suksesi (VIDEO)

Posted: 24 Sep 2016 09:12 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka thënë se me ndërhyrje të suksesshme si në Kosovë, NATO ka treguar se mund të marrë një rol shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Stoltenberg, këto komente i ka bërë në një fjalim të tij në Universitetin e Harvard-it në Boston.

Ai tha para të pranishmëve se rrugëtimi i NATO-s ndahet në tri faza dhe momenti kur kishte marrë situatën në dorë në Bosnje dhe në Kosovë kishte hyrë në epokën e dytë të saj, atë të angazhimit kolektiv dhe rezultatit si bashkësi e organizuar.

"Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta ishin brutale dhe të përgjakshme. Kërcënimi për një tjetër gjenocid vetëm një gjysmëshekulli nga Holokausti ishte reale. Kështu që NATO ndërhyri dhe u futëm në epokën tonë të dytë, duke lëvizur nga një mbrojtje e dobët kolektive në një NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve duke mundësuar kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë ndalimin e një gjenocidi potencial në Kosovë", ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij.

"Ky ishte një rol i ri për NATO-n, një rol që ne provuam se jemi të aftë ta luajmë. Prandaj nuk ishte surprizë se me 11 shtator 2001, NATO ndërmori sulmet në Afganistan gjithashtu. Trupa ushtarake nga të gjitha vendet e NATO-s u bashkuan për ta mposhtur Al-Qaedan të luftojmë talibanët dhe të sjellim stabilitet në Afganistan".

Por, ish-kryeministri norvegjez pohoi se nga viti 2014, kur Rusia atakoi dhe ndërmori aksione në Krime, bota dhe vet NATO kanë hyrë në një fazë të re, në një fazë të tretë, ku bashkëpunimi është edhe më i domosdoshëm.

Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro, shënon rritje për 14%

Posted: 24 Sep 2016 09:12 AM PDT

Dogana

Deri dje Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar që ishin 658 milionë.

"Gjithashtu edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për viti 2016 (dogana për këtë vit duhet të mbledh 1 miliard e 40 milion euro) pra ne jemi 22 milion euro apo 3.2% më shumë. Sipas trendit momental ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit", thuhet në njoftimin e Doganës.

"Kjo rritje e të hyrave bëhet edhe më domethënëse kur dihet fakti se gjatë këtij viti kemi pasur ndryshime në politikat fiskale si dhe ka filluar marrëveshja e Stabilizim Asocimit që kanë reflektuar direkt në të hyrat e mbledhura nga Dogana".

"Si rezultat i MSA duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, kemi liruar mallra me vlerë të  taksës doganore prej 13 milion euro, pra efekti kryesor ishte në taksën e Doganës por edhe në mbledhje e TVSH-së".

"Derisa shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjeve prodhuese dhe teknologjinë informative kanë ndikuar direkt uljen e mbledhjes së TVSH-së me total prej 15 milion euro më pak".

Dialogu Kosovë – Serbi, përmbyllet me integrim në BE apo njohje reciproke?

Posted: 24 Sep 2016 09:12 AM PDT

Edita Tahiri

Sipas analistëve, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë deri në përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, sipas përfaqësuesve qeveritar, ky proces nuk mund të zgjasë deri në atë fazë, por duhet të dinamizohet dhe përmbyllet më shpejt.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se bisedimet duhet të intensifikohen në mënyrë që të hapet edhe kapitulli me temat përmbyllëse.

"Duhet të dinamizohet dialogu dhe të jetë më i shkurtë, në mënyrë që të përfundojë më shpejt dhe jo të përfundojë siç e mendojnë disa, në kohën kur të dyja shtetet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian".

"Pra, ne mendojmë që dialogu mund të ketë sukses vetëm në qoftë se do të jetë i dinamizuar dhe të rrumbullakohet me një proces të njohjes reciproke mes dy shteteve", thekson Tahiri.

Ndërkohë, në opinionet e tyre, analistët politikë presin që bisedimet do të sjellin si rezultat edhe disa marrëveshje.

Për faktin se Serbia është një hap përpara Kosovës në procesin e integrimit evropian, besohet se nëse jo njohja e Kosovës, të paktën arritja e një marrëveshjeje me Kosovën për normalizim të plotë të marrëdhënieve, mund të jetë një nga obligimet e fundit që do ta ketë Serbia para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, paralajmërohet se do të përmbajë edhe klauzolën, përmes së cilës, Serbia do të zotohet se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Analisti i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është i interesuar që tash për tash të mbyllen temat që kanë dalë si rezultat i Marrëveshjes së parë të prillit të vitit 2013. Kurse, deri te mbyllja e dialogut, Rashiti thotë se do të dalin si nevojë edhe disa marrëveshje tjera.

"Këtë proces që e ka ndërtuar BE-ja po mendon që të zgjasë deri në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Është shumë i zgjatur. Pjesa e parë e marrëveshjes kryesisht është për integrimin e serbëve, që është me rëndësi për Kosovën, por me të nuk normalizohen raportet me Serbinë".

"Kështu që, marrëveshja e dytë mund të ketë fusha tjera, kombinim i çështjeve teknike dhe ndoshta si të respektohen legjislacionet e njërit dhe tjetrit shtet, por nuk do të jetë fazë e përmbylljes. Do të shohim marrëveshjen e parë, të dytë, të tretë,të katërt e kështu me radhë", thotë Rashiti.

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se që nga viti 2014, Prishtina i ka dorëzuar Brukselit një dokument ku përfshihen temat dhe parimet e rrumbullakimit të dialogut. Ajo i përmend disa nga kërkesat e Prishtinës për finalizimin e dialogut, ndonëse i gjithë procesi aktualisht po udhëhiqet dhe lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

"Ky dokument përfshin disa parime. Së pari që të realizohet demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pastaj vendosja e parimit të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe mos ndërhyrjes në sovranitetit e njëra tjetrës, sipas të Drejtës Ndërkombëtare".

"Një parim tjetër është që të dyja shtetet të mos e pengojnë njëra-tjetrën në integrimet ndërkombëtare, pra këtu kemi të bëjmë me mospendimin, nga ana e Serbisë, që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara", thotë Tahiri.

Ndër parimet tjera që i kërkon Prishtina, sipas Edita Tahirit, janë shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, reparacionet e luftës dhe dëmshpërblimi që Serbia duhet t'i paguajë Kosovës, pastaj njohja reciproke e deri te diskutimet për sukcesion në mënyrë që Kosova të marrë hisen e vet si një prej ish-njësive federale të ish-Jugosllavisë.

Ndërkohë, Naim Rashiti thotë se kohëve të fundit, po vërehet një interesim i Serbisë për bisedime teknike në mënyrë që të përshpejtojë hapat e saj drejt hapjes së kapitullit 35 të përcaktuar nga Bashkimi Evropian, ku flitet për raportet me Kosovën. Por, këto zhvillime, sipas tij, ndërlidhen me këtë fazë të dialogut dhe jo me përmbylljen e procesit.

"Në këtë fazë, e besoj edhe në vitet e ardhshme do të flasim vetëm për zbatimin e marrëveshjes së parë, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Po ashtu, dialog në nivel liderësh do të ketë shumë pak deri në fund të vitit".

"Serbia këta muaj është shumë aktive për të treguar gatishmëri në zbatimin e marrëveshjeve për faktin se është duke pritur raportin e kapitullin 35 për hapjen e dy kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian", thekson Rashiti.

Analisti Rashiti pret që në pranverën e vitit të ardhshëm, të ketë edhe një tjetër ngadalësim të dialogut, për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij dialogu është thënë se është normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, si kusht që do t'i paraprijë integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.(REL)

Arsim Bajrami sqarohet për fjalimin në Kuvend

Posted: 24 Sep 2016 09:12 AM PDT

Arsim Bajrami

Sqarimi ndaj kësaj deklarate vjen pasi sot Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) reagoi ashpër ndaj ministrit Bajrami, duke thënë se këto deklarime të pamatura, nga një ministër që kohë më parë pati deklaruar të kundërtën për ata që punuan gjatë viteve të regjimit serb në Kosovë, i kanë revoltuar mjaftë mësimdhënësit.

Më poshtë lexojeni të plotë reagimin:

Për hir te së vërtetës dhe në funksion të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me deklaratën e Ministrit Bajrami , ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me ç statusin e mësimdhënësve te arsimit shqip te viteve 90/99, pas deklaratave te kryetarit te SBASHK-ut , z. Rrahman Jashari dhe keqkuptimeve e keqinterpretimeve të fjalës së Ministrit Bajrami, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron se ky Projektligj vitin e kaluar, me angazhimin e Ministrit Bajrami, është hartuar dhe dërguar ne Ministrinë e Financave për vlerësim te kostos financiare.

MASHT siguron mësimdhënësit se prapa këtij Projektligji, mbetet si sponzorizues deri ne Kuvendin e Kosovës dhe te jeni te sigurt se Ministri Bajrami, se bashku me akter të tjerë institucional do te angazhohet pa rreshtur, deri ne gjetjen e një zgjidhjeje ne interesin me te mirë te mësimdhënësve qe përfshin ky Projektligj.

Për fund, MASHT vlerëson se, sikurse janë realizuar, vetëm vitin e kaluar, disa kërkesa sindikale nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës, pagesa dhe njohja e përvojës se punës (1990/99), kontrata e përhershme e mësimdhënësve, akoma me shumë do te angazhohet ne përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve tanë duke investuar ne nevojat e tyre dhe duke ruajtur e respektuar dinjitetin dhe punën e secilit mësimdhënës ,kontribuues te organizimit te mbajtjes se arsimit ne vitet e vështira te rezistencës gjithpopullore.

VV kundërshton referendumin në Bosnje e Hercegovnë

Posted: 24 Sep 2016 07:42 AM PDT

Vetëvendosje

Sipas Vetëvendosjes, referendumi në Bosnjë po bëhet  duke shkelur viktimat e luftës kriminale të Milloshevicit.

Lexojeni të plotë reagimin e Vetëvendosjes

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bashkohet zërave që e kundërshtojnë fuqishëm referendumin jolegjitim që planifikohet të mbahet në datën 25 shtator nga Milorad Dodiku, Presidenti i "Republika Srpska" në Bosnjë dhe Hercegovinë. "Republika Srpska", sipas vetë gjykimeve që kanë ndodhur në Tribunalin e Hagës, është një entitet politik i ndërtuar mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve. Nuk mund të pretendohet asnjë mbrojte e vlerave të demokracisë përmes mbajtjes së referendumit në një vend ku janë shfarosur njerëzit prej atyre që sot po e organizojnë këtë referendum. Ky referendum që ka si gurthemel krimin ndaj njerëzimit është zgjatim i këtij krimi në Bosnjë e Hercegovinë.

Referendumi po organizohet me synimin për legjitimimin e datës 9 janar si "Dita e Republikës" së "Republika Srpska", e cila pati shpallur pavarësinë prej Bosnjës me 9 janar të vitit 1992. Kjo pavarësi, e kjo "republikë", u shpallën në mes të zbatimit të politikave serbomadhe të Milosheviçit që çuan drejt qindra mijëra të vrarëve, gjenocidin në Srebenicë, dhjetëra mijëra përdhunimeve dhe në shpërnguljen e dhunshme të mbi dy milion njerëzve.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje Hercegovinës tashmë e ka marrë një vendim që e shpall këtë referendum të jashtëligjshëm dhe diskriminues ndaj popujve joserbë të Bosnje Hercegovinës, por Milorad Dodiku nuk është zmbrapsur. Ai ka marrë mbështetje të plotë për këtë akt të vazhdimit të krimit përmes retorikës boshe për "demokraci" nga Putini, që ka vendosur të hapë edhe qendra votimi për këtë referendum për serbët që jetojnë në Rusi. Njëkohësisht, Dodiku ka marrë përkrahjen edhe nga Vuçiçi dhe Beogradi zyrtar, që jo vetëm nuk e ka kundërshtuar këtë referendum por edhe e mbështet hapur legjitimitetin e datës 9 janar, si shënjues politik kundër projektit të Bosnje Hercegovinës si shtet sovran, funksional dhe i zhvilluar.

Referendumi i Dodikut, i ngritur mbi krimin ndaj njerëzimit, është dëshmia më e fundit e mungesës së procesit të "denazifikimit" të Serbisë, duke mos e ballafaquar atë me të kaluarën e saj kriminale. Mosndëshkimi i kriminelëve të luftës në Serbi, i ka sjell ata ne krye të Qeverisë dhe brenda Parlamentit të Serbisë duke nxitur pareshtur provokime të rrezikshme në disa vende të Ballkanit. Përmes këtij referendumi, Serbia po vërteton sërish se nuk ka hequr dorë nga projekti serbomadh dhe pretendimet aneksuese hegjemonike në rajon, e mbështetur edhe nga Rusia.

Ky referendum shkon në drejtim të kundërt të zhvillimit shtetëror të Bosnje Hercegovinës. Sakaq, degradimi i sovranitetit të Bosnje Hercegovinës, dhe rikthimi i politikave ekspansioniste të Serbisë, përbëjnë një kërcënim direkt për sigurinë në të gjitha vendet e Ballkanit. Kjo ngjarje është kambanë alarmi për mbarë Evropën. Prandaj, mbajtja e këtij referendumi duhet kundërshtuar me çdo kusht.

Prizrenasja rrëfen ngacmimet që përjetoi teksa shkonte në shtëpi

Posted: 24 Sep 2016 07:42 AM PDT

Ngacmim/Foto Ilustrim

Nuk është veshja provokuese ajo që "detyron" këta meshkuj t'i ngacmojnë femrat rrugës. Ky trend vazhdon edhe kur je  e veshur në një gjendje krejtësisht të zakonshme, pa asgjë për të provokuar.

Rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe qytetares nga Prizreni, fatkeqësisht jo të vetmes, Tringa Kelmendit. Ajo e ka shprehur shqetësimin e saj përmes facebook-ut, se si rrugëve të atij qyteti, ngacmimet drejtuar asaj nuk kishin të ndalur../Lajmi.net

Lëxo rrëfimin e saj në Facebook:

Tahiri: I kërkuari për shkelje në trafik, foto me Bashën

Posted: 24 Sep 2016 07:42 AM PDT

Ministri ka publikuar një foto të hershme të Lulzim Bashës. Fotoja është e 4 nëntorit të vitit 2012 dhe në të, sipas Tahirit është kreu aktual i Partisë Demokratike me të shpallurin në kërkim nga policia për drogën e sekuestruar mbrëmjen e së premtes në Portin e Durrësit, transmeton tch.

Postimi i plotë i ministrit Tahiri:

Meqë PD sot bëri ritualin ditor te baltosjes ndaj meje dhe Policisë, me pretekstin e hashashit, po i përgjigjem me këtë foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në foto është Lulzim Basha me personin e shpallur në kërkim për trafikimin e 130 kg drogë dje në darkë në Portin e Durrësit.

Unë nuk e di nëse këtë foto apo të tjera të tilla, ose miqësinë e ngushtë historike me Lulzim Bashën, ky trafikant i ka përdorur si pasaportë paprekshmërie apo kredibiliteti në të kaluarën a qoftë edhe tani.

Por këtu bëjmë dallimin, ne që sot luftojmë trafikun dhe qeveria e shkuar, që dje jo vetëm që nuk e luftonin, por më keq akoma, mëkatet që bënin vetë dje, na i lexojnë ne sot.

Unë nuk kam ndërmend të akuzoj Lulzim Bashën si trafikant apo pronar të drogës që iu kap mikut të tij dhe të partisë së tij. Kjo do ishte e tepërt dhe e padrejtë.

Nuk kam ndërmend as të them se me paratë e drogës që ky medemek biznesmeni kërkonte të trafikonte në Itali, financohet PD dhe tellallet e saj që recitojnë te foltorja.

Nuk kam ndërmend të them as se po ky biznesmen trafikant, mund të ketë qenë edhe pronari i parcelës ku shkonte bënte foto e video një nga Shqup-istat.

Por nuk kam sesi sot, që miku fotografik i Lulzim Bashës dhe PD u kap me presh në duar me plot 130 kg drogë që donte t'i trafikonte në Itali, t'i them Lulzim Bashës e Shqup-istave të tjerë: turpërohuni për baltën që keni hedhur, e mbyllni gojën!

Kriminelët e trafikantët janë vetëm kaq, kriminelë e trafikantë.

E mbi krimet e tyre, ne kemi zgjedhur të mos fitojmë vota duke sharë PD, por të fitojmë forcë me shumë për t'u bërë bashkë me qytetarët, për një Shqipëri më të denjë e më të drejtë.

Ndaj na besojnë qytetarët, akoma më shumë partnerët.

Nqs nuk e bëni këtë e doni të vazhdoni baltosjen ndaj meje, policisë e qeverisë, atëherë për barazi kushtesh, ju takon sot t'i dilni zot 130 kg drogë e trafikantit të fotos e partisë që u kap dje.

B

Hardinaj: PDK e LDK të tregojnë nëse AAK është e lidhur me krimin (Video)

Posted: 24 Sep 2016 07:42 AM PDT

Ramush Haradinaj

Haradinaj në një intervistë për KALLXO.com duke iu përgjigjur pyetjes për akuzat rreth haraçit që shpesh i bëhen AAK-së, tha se luftën kundër kësaj dukurie ua ka lënë në dorë PDK-së e LDK-së, partnerëve të koalicionit qeveritar.

"Ja u kemi dhënë pushtetin atyre që na akuzojshin, në këtë rast LDK-së dhe PDK-së edhe me siguri ata e dinë të vërtetën, ose i kanë dënuar njerëzit e haraçit e njerëzit e krimit. Pra, jau kemi jep pushtetin pikërisht atyre që na i atribuojshin këto. Janë që disa vite në pushtet, PDK është nga 2008, LDK disa herë e edhe tash, e ata le të na tregojnë se a kemi ne lidhje me krimin apo jo," tha Haradinaj.

Dy vjet më parë Haradinaj kishte deklaruar se në partinë e tij nuk do të ketë njerëz të lidhur me haraçin dhe krimin.

Related Posts :