Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Filipinasja zgjidhet sekretare e OKB-së, dështon Jeremiqi” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Filipinasja zgjidhet sekretare e OKB-së, dështon Jeremiqi” plus 9 more Ekonomia Online


Filipinasja zgjidhet sekretare e OKB-së, dështon Jeremiqi

Posted: 20 Sep 2016 09:45 AM PDT

Senatorja filipinase, Leila de Lima, është emëruar si sekretare e përgjithshme e OKB-së duke pasuar kështu Ban Ki-Moonin në këtë post.

Kjo është hera e parë që një femër emërohet në krye të këtij posti të rëndësishëm të OKB që nga themelimi i saj më 1945, shkruan "The Guardian".

Vet Ban Ki-Moon kishte thënë se tani është koha që një femër të marrë në drejtim këtë organizatë duke shtuar se femrave duhet tu jepen mundësi të barabartë.

Me këtë rast ka dështuar kandidatura e Vuk Jeremiçit për t'u zgjidhur në krye të këtij posti.

The post Filipinasja zgjidhet sekretare e OKB-së, dështon Jeremiqi appeared first on Ekonomia Online.

Dhurata Hoxha në Hew York për parandalimin e ekstremizmit

Posted: 20 Sep 2016 09:23 AM PDT

Në vazhdën e vizitës zyrtare ne New York, ministrja Dhurata Hoxha zhvilloi një takim me Aleksander Zuev, menaxher i Programit Global te UNDP për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ministrja Hoxha gjatë këtij takimi e njoftoi Zuevin për strategjinë e Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekstremizmit. Po ashtu, Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe për të kontribuar në bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ajo, gjithashtu, përmendi edhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punuar me Shërbimin Korrektues për de-radikalizmin e të burgosurve në burgjet e Kosovës dhe e njoftoi Zuevin për projektet që Ministria ka filluar në këtë drejtim.

Zuev konfirmoi se UNDP-ja çmon lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe konsideroi se Kosova është një shembull i mirë për rajonin.

Kosova e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën e ekstremizmit të dhunshëm  

The post Dhurata Hoxha në Hew York për parandalimin e ekstremizmit appeared first on Ekonomia Online.

Jolie kërkon divorcin nga Pitti

Posted: 20 Sep 2016 09:17 AM PDT

Angelina Jolie ka dorëzuar letrat për divorc nga Brad Pitt. Ky mund të konsiderohet edhe si divorci i shekullit.

Çifti kanë 12 vjet së bashku.

TMZ raporton se Jolie ka nisur procedurën e shkurorëzimit nga Brad Pitt të hënën, ndërsa ka kërkuar kujdestarinë për 6 fëmijët e tyre.

Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i aktores, Robert Offer. Ai ka pohuar se ky vendim është marrë për "të mirën e familjes".

Ky mund të konsiderohet edhe si divorci i shekullit, pasi bëhet fjalë për një ndër çiftet më të përfolura në Hollywood, e në mbarë botën.

Çifti në fjalë nisi të frekuentohej prej vitit 2004, ndërsa u martuan në gusht të vitit 2014.

Jolie nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore në procesin e divorcit. Wasser njihet për përfaqësimin që bëri së fundi të Johnny Depp në gjykatë, në procesin e ndarjes së tij nga këngëtarja Amber Heard.

Jolie e ka bërë publike edhe datën e ndarjes, duke përcaktuar 15 shtatorin e 2016 si ditën, për të cilën duket se nuk do të pendohet, edhe pse ishin një nga çiftet më të dashura në sytë e të gjithë botës.

Dyshja e aktorëve nuk janë parë së bashku gjatë muajve të fundit, teksa u shfaqen vetëm në nëntor të 2015-s bashkë në një event që promovonte filmin "By the Sea". Ky do të jetë divorci i tretë për Jolie, e cila ka qenë e martuar më herët me yllin e "Sherlock", Johnny Lee Miller, si dhe Billy Bob Thornton.

Ndërsa martesa e parë e Pitt ka qenë me aktoren Jennifer Aniston, e cila përfundoi në vitin 2005, pikërisht për shkak se u zbulua marrëdhënia e tij me Jolie, të cilën e takoi gjatë punimeve për filmin "Mr. dhe Mrs. Smith".

The post Jolie kërkon divorcin nga Pitti appeared first on Ekonomia Online.

Komisioni përkrah projektet e kompanive “Envidity” dhe “Sharr Cem”

Posted: 20 Sep 2016 09:11 AM PDT

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu dy vendime të Qeverisë: vendimin e saj të datës 25.8.2016, me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e kompanisë "Envidity Energy Kosova LLC", si dhe vendimin lidhur me projektin e kompanisë "Sharr Cem dhe Titan America".

Gjatë shqyrtimit të këtij vendimi, kryetari i Komisionit Mustafa, paraqiti rekomandimet, të cilat i adresohen Qeverisë dhe KPMM-së, ndërkaq, një ndër rekomandimet ishte edhe ai për Kuvendin, nëpërmjet të cilit kërkohet përkrahja e vendimit të Qeverisë lidhur me projektet e këtyre kompanive.

Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, ndonëse u shprehën në favor të rekomandimeve, një pjesë e tyre, përkatësisht përfaqësuesit e opozitës në komision, u shprehën se për mbështetjen e këtij vendimi, kanë nevojë për informata më të shumta, si dhe një studim më i thellë të projekteve, të cilat kompanitë i kanë paraqitur.
Pas kësaj, Komisioni me shumicë votash e përkrahu vendimin e Qeverisë, si dhe rekomandimet lidhur me të.

Në këtë mbledhje, komisioni po ashtu ka përkrahur edhe Raportin me amendamente të Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare, të cilin para komisionit e paraqiti deputeti Blerim Grainca, kryesues I grupit punues për amendamentimin e këtij projektligji.

Po ashtu, komisioni miratoi edhe plotësim-ndryshimin e Planit të punës për sesionin vjeshtor.

The post Komisioni përkrah projektet e kompanive "Envidity" dhe "Sharr Cem" appeared first on Ekonomia Online.

Mosha kur ne nisim të humbasim miqtë

Posted: 20 Sep 2016 09:10 AM PDT

Kur bëhen 25 vjeç si meshkujt ashtu edhe femrat janë në kulmin e marrëdhënieve miqësore, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Aalto-s në Finlandë dhe ai i Oxford-it në Angli.

Që të mbash miqësinë bëhet e vështirë, sidomos kur familjet dhe karriera nisin që të peshojnë dhe të kërkojnë një angazhim të madh.

Por kërkuesit i kanë dhënë një goditje të fortë moshës së saktë që përcakton se kur ne nisim që të takojmë më pak miqtë, e të zbehim marrëdhëniet shoqërore.

Dhe kjo moshë është më herët se sa mendohej. Kur bëhen 25 vjeç si meshkujt ashtu edhe femrat janë në kulmin e marrëdhënieve miqësore, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Aalto-së në Finlandë dhe ai i Oxford-it në Angli.

T'i përgjigjesh pyetjes se sa miq ka një individ, është e vështirë.

Shumica e njerëzve as që nuk e kanë idenë sesa shokë kanë. Kështu që studiuesit vendosën që të aplikonin një metodë duke përdorur telefonat celularë gjatë periudhave të caktuara të kohës, të cilat varionin nga një muaj deri në një vit.

Thirrjet telefonike u mblodhën nga operatorët telefonikë evropianë për 3.2 milionë përdorues, për të cilët mosha dhe gjinia u bënë të disponueshme.

Në moshën 25-vjeçare, njerëzit e të dyja gjinive telefononin më shumë persona të ndryshëm rregullisht, e kjo do të thotë të paktën një herë në muaj në moshën 25-vjeçare.

Kërkuesit vunë re se djemtë e rinj telefononin më shumë individë të ndryshëm sesa vajzat dhe ideja e tyre është se kjo sjellje e djemve ka të bëjë me kërkimin e tyre për partnere seksuale, gjë e cila ndryshon më vonë me rritjen e moshës.

Por në një moshë tjetër të rëndësishme, femrat fitojnë garën ndaj burrave sa i përket numrit më të madh të kontakteve sociale dhe kjo tendencë vazhdon deri në moshën 90-vjeçare.

Mosha ku femrat kanë më shumë shoqëri sesa burrat është 39. Gjatë kësaj kohe, shumica e personave thjesht telefonojnë një numër të pakët personash rregullisht, shkruan Shqip. Burrat telefonojnë rreth 12 persona të ndryshëm në muaj, kurse femrat rreth 15.

Rreth moshës 45 deri në 55 vjeç, nivelet e miqësisë nisin që të pakësohen për të dyja gjinitë, por gratë prapë kanë më shumë kontakte sesa burrat.

Është e kuptueshme që jo të gjithë ata që telefonohen nuk janë miq, por kërkuesit thonë se zbulimi i tyre ka lidhje të drejtpërdrejtë me studime të tjera, të cilat janë bërë nga kontaktet ballë për ballë.

Media sociale mund ta ketë ndryshuar konceptin për miqësinë, por tani për tani, një pjesë e mirë e njerëzve e kuptojnë miqësinë, duke telefonuar shokun e tyre dhe duke lënë një orar për të pirë një kafe.

 

The post Mosha kur ne nisim të humbasim miqtë appeared first on Ekonomia Online.

Gjykata: Vendimi për largimin e banorëve u mor më 2008

Posted: 20 Sep 2016 08:25 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në lagjen "Dardania" është vepruar në përputhje me aktgjykimin e plotfuqishëm të gjykatës në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara.

"Çështja për të cilën është vepruar dje, përkatësisht në datën 19.09.2016 në gjykata ka filluar të trajtohet që në vitin 2005. Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm (në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05) i cili ka formën e prerë që nga data 17.11.2008″, thuhet në një komunikatë për media të kësaj gjykate.

“Nga kjo rezulton se tani në vitin 2016 po ekzekutohet një vendim gjykata i plotfuqishëm që para 8 viteve".

Më tej, Gjykata thekson se të gjitha palët që i tangon ky vendim i plotfuqishëm kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se këto prona të uzurpuara duhet të lirohen.

"Për më tepër Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurë të ekzekutimi të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës ka treguar maturi, dhe kujdes të posaçëm dhe çdo pretendim se ka qoftë edhe një shkelje të drejtave të palëve është absolutisht i pa bazë. Për qartësim-mos ekzekutimi i vendimeve të plotfuqishme është vepër penale.
Prandaj gjykata është duke vepruar në aplikim të dispozitave ligjore në fuqi. Dhe ky është obligim ligjor për gjykatën", thuhet më tej në njoftim.

The post Gjykata: Vendimi për largimin e banorëve u mor më 2008 appeared first on Ekonomia Online.

Mike Jackson dekorohet me Medaljen për paqe dhe liri

Posted: 20 Sep 2016 08:14 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim gjeneralin Michael David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it, të cilin për kontributin e dhënë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, e ka dekoruar me Medalje Ushtarake për paqe dhe liri.

Presidenti Thaçi theksoi se Gjenerali Jackson është një nga njerëzit që ka arritur marrëveshjen e Kumanovës për futjen e trupave të NATO-së në Kosovë, prandaj është gjenerali i periudhës së luftës dhe i paqes për Kosovën.

"Kemi punuar në kohë sfidash bashkërisht në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre, të tranzicionit demokratik, në përkushtimet e përbashkëta me të gjitha organizata ndërkombëtare”.

"Prandaj roli i Gjeneralit Xhekson është i pazëvendësueshëm, është historik për paqen, stabilitetin në Kosovë dhe në  regjion për demokracinë dhe prosperitetin", ka thënë Thaçi.

The post Mike Jackson dekorohet me Medaljen për paqe dhe liri appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi: S’mund të lëvizim drejt Evropës duke rrënuar xhami e kisha

Posted: 20 Sep 2016 07:58 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar çështjen e kishës ortodokse serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, kur disa studentë të lëvizjes studentore "Studim, kritikë, Veprim" protestuan kundër funksionalizimit të saj.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në asnjë rrethanë nuk duhet të lejuar "që të kopjojmë format, metodat dhe stilet e Millosheviqit”.

Këto komente ai i bëri pas takimit me komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, Mike Jackson, i cili po qëndron në Prishtinë.

"Në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që nëse Millosheviqi ka rrënuar mbi 400 xhami, ka dëmtuar objekte të ndryshme të kishave katolike anekënd Kosovës, të teqeve të ndryshme. Ne njohim kushtet, rrethana e disfavorshme të Kosovës kur ka filluar ndërtimi i këtij objekti në Kompleksin Universitar. Unë kam protestuar dhe luftuar kundër regjimit të Millosheviqit dhe punës së tij, apo veprimeve të tij që ka bërë në Kosovë".

"Tash jemi në rrethana të tjera, jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Jemi në një situatë kur duhet të komunikojmë, të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe ky problem të zgjidhet përmes dialogut dhe përmes rrugëve institucionale dhe legale", ka thënë Thaçi.

"Nuk guxojmë të dërgojmë mesazhe që njerëzit e Kosovës mund të lëvizin drejt Evropës duke rrënuar xhamia dhe kisha. Prandaj duhet të reflektojnë të gjithë që përmes dialogut të rregullohet kjo çështje dhe përmes aspekteve legale dhe institucionale", ka theksuar presidenti Thaçi.

The post Thaçi: S'mund të lëvizim drejt Evropës duke rrënuar xhami e kisha appeared first on Ekonomia Online.

Komisioni për zhvillim ekonomik viziton KOSTT-in

Posted: 20 Sep 2016 07:47 AM PDT

Anëtarë të Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri të prirë nga kryetari Muhamet Mustafa, vizituan sot ndërmarrjen publike "Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut" (KOSTT).

Me këtë rast, ata u pritën nga Drita Kongjeli, kryesuese e Bordit, si dhe Mustafë Hasani, kryesues i Bordit ekzekutiv me bashkëpunëtorët e tij.

Kongjeli i falënderoi anëtarët e Komisionit për vizitën dhe i njoftoi ata se kjo ndërmarrje është ndër më të suksesshmet në vend.

Më pas, kryesuesi i Bordit ekzekutiv Hasani, prezantoi aktivitet dhe gjendjes në të cilën gjendet kjo ndërmarrje.

"Funksioni kryesor i ndërmarrjes është operimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit të transmisionit" tha Hasani. Ndër zhvillimet dhe aktivitetet me rëndësi ai përmendi ndërtimin e linjës interkonektive me Shqipërinë, ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve transmetuese dhe investimet në rrjetin e transmisionit, bashkëpunimin e ngushtë rajonal edhe me vendet e tjera eurokontinentale.

Ai i njoftoi anëtarët e Komisionit edhe me Planin e investimeve për pesë vitet e ardhshme. Lidhur me këtë, Hasani vuri në dukje se nga janari i këtij viti kanë filluar të inkasojmë të hyra edhe nga transiti i energjisë elektrike.

Si sfidë, ndërkaq, ai përmendi anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar të operatorëve të sistemit të transmisionit dhe funksionimin si transmetues i pavarur.

Nga ana, tjetër kryetari i Komisionit Muhamet Mustafa, falënderoi përfaqësuesit e KOSTT-it për pritjen, duke shtuar se kjo ndërmarrje është mjaft e rëndësishme, duke nënvizuar se nga efikasiteti i saj varet edhe stabiliteti energjetik në vend dhe kostoja e energjisë elektrike.

Ai po ashtu i inkurajoi ata për fuqizimin e qeverisjes korporatave të ndërmarrjes, realizimin e projekteve mbi bazën e studimeve, angazhimet për anëtarësim në mekanizmat rajonal e ndërkombëtar. Në këtë takim pyetje dhe komente bënë edhe deputetët e pranishëm Sala Berisha-Shala dhe Blerim Grainca.

Në fund të takimit deputetët i dhanë përkrahje përfaqësuesve të KOSTT-it në angazhimet e tyre për zhvillimin e ndërmarrjes, për pavarësinë e KOSTT-it dhe për anëtarësimin në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë".

The post Komisioni për zhvillim ekonomik viziton KOSTT-in appeared first on Ekonomia Online.

Tusk e Mogherini: Liberalizimi pas ratifikimit të Demarkacionit

Posted: 20 Sep 2016 07:36 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po zhvillon takime të shumta në kuadër të vizitës në Nju Jork.

Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në selinë e Kombeve të Bashkuara ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

"Kryeministri i njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Kosovës për proceset evropiane. Me këtë rast, Mustafa kërkoi përkrahjen e Tusk dhe Mogherinit në liberalizimin e vizave dhe proceset tjera.

Presidenti Tusk dhe zonja Mogherini theksuan përkrahjen e tyre për Kosovën në proceset eurointegruese", thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë takimit, u theksua se pas adresimit të çështjes së demarkacionit dhe duke u bazuar në progresin që po bëhet në fuqizimin e rendit dhe ligjit, pritet të finalizohet dhe procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.

Kryeministri Mustafa, gjatë ditës, ka zhvilluar takime të ndara edhe me kongresistin amerikan, Eliot Engel, si dhe përfaqësuesen e USAID-it për Evropën dhe Euroazinë, Margot Ellis.

Kongresisti Engel theksoi përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën.

"Kam kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Mustafa në Nju Jork. Kryeministri dhe unë jemi miq për shumë vite. Unë e admiroj punën e tij dhe sigurisht që e admiroj vendin e tij. Ne e dimë si amerikanë se nuk kemi miq më të mirë sesa miqtë tanë në Kosovë dhe ata nuk kanë miq më të mirë sesa miqtë e tyre në Amerikë", tha kongresisti Engel.

Mustafa e falënderoi kongresistin Endgel për përkrahjen e tij dhe të SHBA-së për Kosovën.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë krah nesh dhe ne duhet ta respektojmë atë përkrahje dhe të punojmë bashkërisht në këto procese. Unë jam shumë i kënaqur me vëmendjen e kongresistit por edhe me vëmendjen e politikës amerikane ndaj Kosovës", tha Mustafa.

Ndërkaq, gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të USAID-it, Margot Ellis, është biseduar për përkrahjen konkrete të USAID-it për Kosovën dhe mundësitë e mbështetjes së mëtejme në shumë fusha.

isa mustafa - elli isa mustafa - engell isa mustafa - mogherini

The post Tusk e Mogherini: Liberalizimi pas ratifikimit të Demarkacionit appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :