Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Fleckenstein: Mos pengoni reformat, rrezikoni bisedimet në BE” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Fleckenstein: Mos pengoni reformat, rrezikoni bisedimet në BE” plus 9 more - Gazeta Dita


Fleckenstein: Mos pengoni reformat, rrezikoni bisedimet në BE

Posted: 27 Sep 2016 02:15 AM PDT

Raporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian beson se dërgimi i ligjeve të reformës në Gjykatën Kushtetuese e vështirëson një vendimmarrje pozitive të Komisionit Europian në fund të tetorit për të rekomanduar nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

 Knut Flekenshtajn e dha këtë konsideratë të tijën në një seancë dëgjimore të Komisionit të Integrimit me ish-kancelarin gjerman Gerhard Shreder.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, por Top Channel mësoi se Knut Flekenshtajn e ka dhënë këtë përgjigjie duke mbrojtur tezën se Shqipëria duhet t'i japë Komisionit Europian prova të forta se ajo do ta zbatojë reformën në drejtësi, duke mos e penguar atë me sulmin ndaj ligjeve të reformës në Gjykatën Kushtetuese.

Flekenshtajn nuk e përmendi, por referenca duket se është e qartë për vendimin e Partisë Demokratike për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e  Vettingut.

Të njëjtën kërkesë, por për të tjera arsye, bëri të premten edhe ambasadori amerikan. Megjithatë, deri tani vendimi i opozitës është i pandryshuar për ta dërguar ligjin e Vettingut në Kushtetuese.

Paralelisht me këtë, opozita ka bojkotuar punën në Komisionin e Reformës në Drejtësi, i cili ka vendosur sërish të shtyjë miratimin e paketës me 6 ligje.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, 6 ligjet janë shtyrë për në 6 tetor, Por askush nuk konfirmon nëse ka përpjekje të reja për arritjen e ndonjë marrëveshjeje me opozitën.

Aktiviteti ushtarak në Shqipëri alarmon Rusinë: Dërgon vëzhgues

Posted: 27 Sep 2016 02:12 AM PDT

Një seri stërvitjesh ushtarake të organizuara nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me partnerët tanë duket se kanë alarmuar Rusinë.

Sipas agjencisë Sputnik, Rusia ka kërkuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), që të kryejë monitorime ushtarake në Shqipëri dhe Kroaci.

Sipas Sputnik, ekspertët rusë do të vizitojnë bazat ushtarake, do marrin infomacione për aktivitetet ushtarake, formacionet dhe njësitë në zonat specifike dhe do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake shqiptare.

"Inspektimi po kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në një zonë të caktuar ose për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak në një zonë ku duhet bërë deklarimi paraprak. Zona e monitoruar do jetë 12 mijë kilometër katror në Shqipëri dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci," tha Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

“Në një jetë tjetër? Do ta zhdukja”

Posted: 27 Sep 2016 02:11 AM PDT

Monika Lubonja, Drejtore e Teatrit Kombëtar të Kukullave, deklaroi në studion e Arian Çanit se aktorja që do donte ta zhdukte nga qarkullimi, ishte Shegushe Bebeti.

E ftuar në "Zonë e Lirë", ndonëse u përpoq të shpjegohej se si aktore, vartësja e saj është mjaft e mirë, shprehja e drejtoreshë Lubonjës, nuk tingëlloi mirë për publikun.

Por deklaratës së drejtoreshës i është përgjigjur vetë aktorja në fjalë, e cila e cilëson të mjerueshme deklaratën e shefes së saj.

"Duhej të dilte publikisht që publiku ta njohë dhe ta kuptojë se kush e drejton institucionin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, Teatrin e Kukullave. Mjerim!,"- deklaron Bebeti.

"Të them të drejtën nuk jam aspak e frikësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të titullares, sepse unë e kam bërë karrierën me talent, përkushtim dhe punë të palodhur. Edhe pse për momentin shtanga kur më thanë, pasi e pashë në ritransmetim, thashë me vete që zoti i rregullon gjërat me dorë. Duhej të dilte publikisht që publiku ta njohë dhe ta kuptojë se kush e drejton institucionin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, Teatrin e Kukullave. Mjerim!"– ka shkruar Bebeti.

Mosmarrëveshjet mes aktores dhe drejtoreshës kanë ekzistuar që prej ardhjes në krye të Lubonjës në Teatrin e Kukullave. Por, tashmë sulmi me sa duket mori përmasa publike.

Shegushe Bebeti ka 34 vite që punon në Teatrin e Kukullave.

Në korrik të këtij viti, aktorja u nderua nga Presidenti i Republikës me Titullin "Mjeshtër i madh" me motivacionin: "Për kontributin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe përkushtimin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e Teatrit të Kukullave, duke qenë aktive jo vetëm në skenë, por edhe duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë në nevojë e me sëmundje të rënda në vendin tonë dhe në Itali".

"Jam ndjerë shumë mirë dhe emocionuar për këtë vlerësim që më është bërë. Sigurisht është edhe një stimul për të bërë gjëra më të mira. Mbi të gjitha më vjen mirë kur njerëzit më thonë: Ne jemi rritur me rolet e tua"– ka thënë Bebeti.

Pinoku, është një nga rolet që i ka dhënë sukses qysh herët.

"Pinoku është një rol që unë e kam realizuar në dy kohë. Herën e parë në kohën e diktaturës, në fillimet e mia në teatër, në vitin 1987. Kanë qenë dy pinokë të ndryshëm. Ky rol më ngjiti dhe më ka pëlqyer shumë që në fillim dhe që për fatin tim të mirë e kam vazhduar për një periudhë të gjatë kohë. Mbi të gjitha është një figurë e dashur për fëmijë"- shprehet aktorja, për një nga rolet e saj më të spikatura.

Borëbardha është një nga rolet që ajo po ashtu e ka për zemër. Kësulëkuqen e do po njësoj.

Byreku nuk bëhet pa brumë. Si kudo, edhe Teatri i Kukullave e ndjenë mungesën e një dramaturgjie të mirëfilltë.

Bebeti thotë se suksesi i një shfaqjeje kuptohet shumë nga fëmijët.

"Nëse ata nuk e pëlqejnë reagojnë menjëherë. Pasi ikin, qajnë, bërtasin. Në të kundërt, kur e pëlqejnë, qëndrojnë aty, përqendrohen dhe mbajnë mend batutat duke i përsëritur ato. Sot Teatri i Kukullave mendoj se duhet të eci me hapa galopant dhe jo me këto hapet e breshkës siç ecim ne, pasi fëmijët janë shumë të zhvilluar. Teatri duhet të luftoj shumë për të sjell shfaqje cilësore. Tashmë ka ardhur koha që është më mirë të bësh pak e saktë se sa shumë e për lumë".

Teatri

Teatri Kombëtar për Fëmijë është krijuar si trupë profesioniste në vitin 1950. Teatri që prej krijimit ka realizuar rreth 300 premiera të autorëve të vendit dhe të huaj. Çdo vit jep rreth 500 shfaqje në të gjithë vendin.

Premiera e parë e Teatrit të Kukullave ishte "Fatbardha", e shkrimtarit rus Shnejdor. Ndërsa regjisori i parë ishte Xhemal Broja, i cili mblodhi aktorët e parë si: Marta Burda, Eleni Plasari, Ana Kçira, Myftar Armiri, Avni Resuli e Tiftire Keta, Qenan Toro, Enver Dauti, Melpomeni Çobani etj. Kukullat u përgatitën nga piktori Ndoc Kodheli, dekoret nga piktori Rrok Dabërdaku dhe kostumet nga Veta Stillu.

Teatri i parë profesionist i Kukullave, ishte i përbërë vetëm nga 12 persona nga të cilët: Një regjisor, një piktor për kukullat e skenat, pesë aktorë, një marangoz, një rrobaqepës, një elektricist, një mashinist dhe një llogaritar. Nga shfaqja në shfaqje trupa e teatrit punoi vazhdimisht për futjen e formave dhe teknikave të reja për t'ju përshtatur cilësive të kohës. Vit pas viti filluan të përdoren kukulla me tela, marioneta, maska, teatri i hijeve, pantonima dhe shfaqjet me aktorë. Në 65 vite numërohen 60 regjisorë shqiptarë dhe të huaj që kanë vënë premiera në Teatrin e Kukullave. Regjisorët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për konceptimin e shfaqjeve për fëmijë, gërshetimin e teknikave dhe lojës së aktorëve. Regjisorët e parë të Teatrit janë: Xhemal Broja, Llazar Verria, Pandi Stillu, Selman Vaqari, Xhavit Sallaku, Pleurat Armiri, etj.

Video/ Skandal në futbollin anglez, video korrupsioni e trajnerit të Kombëtares

Posted: 27 Sep 2016 01:50 AM PDT

Trajneri i Kombëtares së Anglisë Sem Allardaise është përfshirë në një skemë korrupsioni e cila do të trondisë themelet e futbollit në shtetin ishullor. Ka vetëm 67 ditë në krye të skuadrës së Kombëtares së "Tre Luanëve", është përfshirë në një video të fshehtë nga gazetarët investigativë të e "Telegraph". ”

Këta të fundit i janë shfaqur trajnerit si biznesmenë dhe kanë arritur të bien dakord duke e korruptuar atë për 400 mijë paund. Në këmbim të parave trajneri dpo t'i jepte informacion biznesmenit në fjalë, që ishte edhe menaxher lojtarësh se si t'i shmangej rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë, në lidhje me transferimet e futbollistëve.

Gjatë videos së filmuar shihet se si Allardaise tallet edhe me krerët e federatës, por edhe ish-trajnerin e Kombëtares, Roy Hoxhson. Pas këtij skandali priten edhe masat që do të marrë Federata e Futbollit të Anglisë, e cila mund të shkarkojë trajnerin.

Itali, asgjesohen 180 mijë rrënjë kanabis

Posted: 27 Sep 2016 01:43 AM PDT

Ndërsa në Shqipëri asgjesohen çdo ditë parcela pa fund me hashash, në shtetin fqinj, Itali, mediat raportojnë për 6 ha tokë të mbjellë me drogë. "Rekord marijuane, policia gjen 6 hektarë në Ordona", raporton portali "l'Immediato".

Policia vendore e Foggia-s ka arrestuar tre persona për mbjellje të marijuanës, të cilët u gjetën në plantacionin prej 6 hektarësh.

Janë 180,000 rrënjë kanabisi të mbjella në këtë zonë. Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të plantacioneve të marijuanës në nivel kombëtar", raporton media italiane e cila njofton se në orët në vijim policia do japë gjithe detajet e operacionit.

UEFA urdhëron FSHF-në të mbyllë “Loro Boriçin”

Posted: 27 Sep 2016 01:38 AM PDT

Stadiumi i rikonstruktuar së fundmi "Loro Boriçi", i cili është kthyer në një nga impiantet më modern në vend do të mbyllet për të gjitha ekipet shqiptare. Një vendim i tillë është marrë nga UEFA që ka dërguar inspektorët e saj në Shkodër, të cilët kanë marrë një vendim të prerë duke urdhëruar klubet FSHF-në që të mos lejojë asnjë ndeshje vendase apo stërvitje në tapetin e stadiumit.

Shkak për këtë është bërë fakti që në këtë impiant, Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Kroacisë, ndërsa në po të njëjtin stadium tre ditë më vonë do të luajnë kuqezinjtë ndaj Spanjës. Në një situatë të tillë, gjendja e fushës duhet të jetë optimale.

Ndërkohë, që Vllaznia ka arritur akordin me FSHF-në që në ndeshjen e fazës së parë ndaj Skënderbeut ta luajë në transfertë edhe pse ishte parashikuar që të luhej në Shkodër.

Video/ Ka pirë kokainë apo është ftohur? Trump masakrohet nga komentuesit

Posted: 27 Sep 2016 01:34 AM PDT

Pak pas nisjes së debatit presidencial midis kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump në SHBA, shikuesve iu ka rënë në sy një gjest, i përsëritur nga kandidati republikan gjatë gjithë mbrëmjes.

Trump është vënë re teksa rrufiste hundët gjatë gjithë kohës, ndërsa për këtë është vënë në shënjestër të kritikave nga shumë komentues në mediat sociale.

Disa prej tyre kanë vënë në pikëpyetje shëndetin e tij, duke shtuar se veç taksave Trump është duke i fshehur publikut edhe diçka tjetër.

Ndërkohë, Howard Dean, ish-kandidat për president, ngre pyetjen: "Vini re se si Tump rrufit hundët gjatë gjithë kohës. Përdorues kokaine ndoshta?"

Në debatin e parë mes kandidatëve presidencialë, u vu re një Donald Trump i tërhequr në mbrojtje, ndërsa kandidatja demokrate Hillary Clinton, pavarësisht problemeve dhe akuzave, arriti ta menaxhonte mjaft mirë debatin.

Banka Botërore: Shqipëria vijon rritjen ekonomike; Kujdes me kreditë e këqija

Posted: 27 Sep 2016 01:32 AM PDT

Sipas raportit të fundit të Rregullit Ekonomik për Europën Juglindore, rritja ekonomike parashikohet të forcohet për vitin 2016, duke i hapur rrugë rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet që të jetë 3.2%, krahasuar me nivelin 2.8% në vitin 2015, dhe të arrijë 3.5% në vitin 2018.

Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë 2.7% në 2016, nga 2.2% që ishte në 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet në vitet 2017 dhe 2018.

Por, për Bankën Botërore, shqetësuese mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme e cila po vazhdon të ngadalësojë rritjen e kreditimit veçanërisht për bizneset.

Për përfaqësuesen e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, Shqipëria duhet të zgjidhë sa më shpejt çështjen e kredive të këqija. Sipas saj duhet të nisë të zbatohet strategjia për uljen e kredive jo performuese, për të cilën po diskutohet edhe kuadri ligjor.

Çelësi, sipas znj.Sayed është që të trajtohen 35 kompanitë që konsiderohen si borxhlinjtë e mëdhenj. Përfaqësuesja e BB-së tha se duhet të analizohet përbërja e këtyre huave jo performuese (NPL) dhe të trajtohen rast pas rasti në mëhrë specifike.

Banka Botërore theksongjithashtu se rritja e NPL-ve lidhet me mungesën e likuiditetit nga ana e disa kompanive të mëdha dhe kjo ka bërë që bankat të jenë gjithnjë e më shumë risk-kundërshtuese.
Sipas Bankës Botërore huaja e dhënë ka qenë kryesisht për konsumatorët dhe jo për sipërmarrjet.

Një tjetër shqetësim i artikuluar nga Banka Botërore lidhet edhe me ekzekutimin e investimeve publike që mbetet i ulët. Shpenzimet nuk janë realizuar plotësisht ( shpenzimet korrekte me 91% dhe shpenzimet kapitle me 78%) Në gjysmën e parë të vitit, bilanci i qeverisë ishte në suficit ( 17.2 mld) lekë, por pritet të bjerë në 2.5% të PBB-së bë fund të vitit.

Sa i përket borxhit publik, Banka Botërore vlerëson se ai ka pësuar rënie ( 72.7%) dhe kjo tendenvë do të vazhdojë në periudhën afatmesme.

Banka Botërore vlerësoi gjithashtu se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat, si dhe të përmirësojë klimën e biznesit për të ecur drejt asaj që njihet si "gold class".

Po çfarë parashikon Banka Botërore?

Sipas saj ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare pritte të përshpejtohen gradualisht në tre vitet e ardhshme. Ato pritet ë konsolidohen nga projektet e mëdha infrastruktutore si TAP dhe hidrocentrali i Banjës në jug të Shqipërisë.

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe refromat për adresimin e nivelit të lartë të NPL-vemund të forcojnë më tej investimet dhe konsumin privat në periudhën afatmesme. Perspektiva e rritje sekonomike për Shqipërinë varet nga ajo se çfarë do të ndodh me reformat strukturore; rutjta e vrullit të reformave, vijimi i përpjekjeve për konsolidim fiskal, që do të kenë rëndësi jetike.

Prioritet mbetet përmirësimi i klimës së biznesit, adresimi i nivelit të lartë të NPL-ve, konsolidimi i administratës tatimore, reformimi i mëtjeshëm i sektorit të energjisë, menaxhimi më i mirë i investimeve publike dhe zbutja e rreziqeve fiskale.

Në lidhje me rajonin, Banka Botërore ka raportuar se Serbia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike, ndërsa Kosova, me rritjen më të shpejtë.

Mesazhet që ka përcjellë Banka Botërore:

  • Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të rriten, duke mbështetur punësimin dhe uljen e varfërisë
  • Konsumi si pasojë e situatës së përmirësuar të tregut të punës
  • Deficitet fiskale u ngushtuan dhe nivelet e borxhit pritet të bien
  • Mjedisi i ndërlikuar global kërkon angazhim për të adresuar zhbalancimet fiskale, si dhe zbatimin e reformave strukturore.

 

Banka Botërore ka listuar rreziqet dhe mundësitë e rajonit.

Të jashtmet:

  • Paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare financiare
  • Politika shtrënguese monetare nga Rezerva Federale e ShBA
  • Rritje më të ulët ekonomike se parashikimet në vendet kryesore partnere tregtare për eksportet e rajonit
  • Dobësia e vazhdueshme e Greqisë
  • Tensionet politike në Turqi

Të brendshmet:

  • Zgjedhjet dhe pasiguria politike
  • Por, cikli i ri politik ofron mundësi për progres/MONITOR

Bushati: Integrimi i vështirë për sa kohë nuk ka konsensus

Posted: 27 Sep 2016 01:19 AM PDT

Teksa ka folur në nismën për shkollën verore europiane, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se arritja e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është e vështirë për sa kohë nuk ka një konsensus në vend mes palëve.

"Problemet tona të brendshme politike në tryezën e Bashkimit Europian na kanë humbur kohë", tha ministri Bushati.

Ai theksoi se për arritjen e kësaj marrëveshje Shqipëria për këtë marrëveshje nuk ka bërë negociata sa duhet.

"Duhet të bëjmë dallim mes politikës së ditës dhe asaj që është pak më e gjerë, ndaj nuk arritëm të merrnim një marrëveshje Asociimi si Bullgaria dhe Rumania", tha ministri.

Bushati theksoi se është e rëndësishme që të kemi një koordinim shumë herë më të mirë të brendshëm.

"Është e rëndësishme të kemi koordinim më të mirë për së brendshme, një rol përcaktues të Parlamentit të Shqipërisë, posaçërisht Këshillit të Integrimit si një format bipartizan që do të duhet t'i japi bekimin kryetarit të delegacionit shtetëror, delegacionit negociator për qëndrimet që duhen mbajtur në raport me kapitujt e negocimit me BE", tha ministri.

Punëtori vdes pasi bie nga skela, arrestohet pronari dhe inxhinjeri i firmës

Posted: 27 Sep 2016 01:18 AM PDT

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën më 25 shtator në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi kishte rënë nga skela ku punonte një ditë më parë në lagjen "Lira". 56 vjeçari E.Gj. banues në lagjen "Kastriot në Fier", ka ndërruar jetë prej plagëve të shumta dhe për pasojë, Policia e Fierit, ka ndaluar dje sipërmarrësin e fasadave të pallateve në Fier, Agron Ramajn, 48 vjeç si dhe inxhinjerin Bledar Profka, 35 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh", i cili kishte nën kontroll punimet.

Materialet për veprime hetimore të mëtejshme për këta shtetas i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrotjes në punë".

Related Posts :