Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Forumi Shqiptar: “Zoja e keshillit te mire/cilesia” plus 13 more

loading...

Forumi Shqiptar: “Zoja e keshillit te mire/cilesia” plus 13 more


Zoja e keshillit te mire/cilesia

Posted: 23 Sep 2016 11:39 AM PDT

pershendetje , do doja te dija nga ata qe kane studiuar tek zoja ose qe kane info, sesi eshte cilesia en ate universitet, nese ke mundesi punesimi osejo, do jua dija per nder nese do te pergjigjeshit .. :)

PD: Deputeti socialist Paulin Sterkaj i përfshirë në trafik droge dhe prostitutash

Posted: 22 Sep 2016 09:57 AM PDT

Në parlament - Ristani tregon me dokument: "Paulin Sterkaj i përfshirë në trafik droge dhe prostitutash"



Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani nuk ndalon së akuzuari qeverinë për lidhjet e saj me bandat e drogës.

Në fjalën e sotme të tij gjatë seancës parlamentare, ai akuzoi deputetin e PS, Paulin Sterkaj se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe protitucioni në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.

Ristani tha se akuzat e tij bazoheshin në një dokument zyrtar me firmë e vulë të SHISH, të cilin e tregoi para parlamntit, që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta ku shkruheshin akuzat ndaj Sterkaj.

Arben Ristani: " Unë kam një dokument zyrtar me firmë dhe vulë që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm. Sipas këtij dokumenti thuhet që shefi i Komisariatit të policisë së Lezhës Paulin Sterkaj, merrej me trafik droge dhe prostitutash. Po e citoj dhe sdua të lexoj emrat e tjerë por është me firmë e me vulë. Merrej me trafik droge dhe prostuticion, me dokument".

Deputeti i PD tha se një gjë të tillë e tregoi "për të ilustruar se cfarë ka mbledhur Aleanca e cila mori pushtetin duke rrëzuar Sali Berishën"

ORA NEWS

Moda, si art i rikrijimit të vetvetes

Posted: 22 Sep 2016 09:54 AM PDT

Moda, si art i rikrijimit të vetvetes

Dizenjatorja e njohur Yllka Brada, nën përkujdesjen personale të së cilës janë këngëtarët Ledri Vula dhe Dren Abazi, por edhe zonja e parë e Kosovës, prezantoi koleksionin e saj të ri për vjeshtën 2016 të titulluar "Persona".

Emri:  Moda.jpg    Shikime: 84    Madhësia:  72.6 KB

Duke ndjekur nga afër veshjet e koleksionit "Persona" të dizenjatores Yllka Brada, që u prezantua në një sfilatë dhe performancë atipike – në ambientet e një reparti pune të një shtypshkronje të vjetër të kohës së komunizmit që enkas për këtë event ishte transformuar në një pistë mode ku defiluan modelet e shkollës artistike Model MNG si dhe disa aktorë teatri e filmi që enkas për këtë natë u transformuan në modele – në mendje më kalonte shprehja ikonë e asaj që përherë ishte në kundërshtim me të gjithë të tjerët, guximtares Tris nga trilogjia "Divergjentja": "Do të gjej shprehi, mendime e rregulla të reja. Do të bëhem një diçka ndryshe!"

Të gjithë ne jemi një lloj viktime e të rëndomtës të vetëpërsëritshme, që fatkeqësisht sot përcakton ritmin e të gjitha hapave tanë në jetë, por, Yllka Brada beson në atë se njeriu mund ta rikrijojë vetveten. Dhe atë disa herë brenda një dite të vetme. Me koleksionin e saj "Persona", Yllka na thotë se nëpërmjet veshjes njeriu mundet vërtet të gjejë shprehi, mendime e rregulla të reja për veten dhe mund ta përjetojë vetveten në një dritë tjetër, si një diçka ndryshe, pse jo edhe si diçka më tepër sesa percepsioni i rëndomtë që ka për vetveten. Nuk e kemi të vështirë ta kuptojmë se Yllka ka shumë të drejtë, sepse ndjenja kronike e monotonisë më së miri pasqyrohet nëpërmjet përtesës dhe mungesës së vullnetit që të ndryshojmë veshjet gjatë ditës.

Të gjithë e dimë se monotonia nënkupton një tip varfërie shpirtërore që ndjejmë, ndërkaq kjo varfëri më pas nxit një ndjesi apatie apo mungesë idesh e dëshire për të menduar për atë se çfarë mund të veshim, qoftë edhe për një shëtitje në bulevard. Me koleksionin e saj të ri, Yllka sugjeron se jo domosdoshmërisht duhet të jemi të ftuar në ndonjë ngjarje të rëndësishme në mënyrë që të kujdesemi për veshjen tonë. Dhe në psikologjinë e të gjithë kësaj ideje të Yllkës, qëndron besimi se duke u kujdesur për pamjen tonë të jashtme, ne ndikojmë edhe në mënyrën se si e ndjejmë dhe e përjetojmë veten tonë, pasi që të gjithë ne kemi nevojë urgjente që të bëjmë diçka në mënyrë për ta rritur dhe ushqyer ndjenjën e vetëvlerësimit pozitiv për veten. Kjo e fundit nënkupton pikërisht atë detaj kritik i vetë qenies sonë që edhe veshjes më ekstravagante ia shton apo ia humb vlerën.

Meqënëse "Persona" paraqet një lloj revolte kundër monotonisë dhe të rëndomtës sonë, nuk është për t'u habitur pse Yllka ka zgjedhur që të punojë veç me katër ngjyra: gri, bardhë, zi dhe blu. Këto katër ngjyra janë ngjyrat që më lehtësisht asociohen me monotoninë e të jetuarit, por në të njëjtën kohë janë edhe ngjyra themelore për vetë kuptimin e jetës. Ngjyra gri identifikohet me inteligjencën, por edhe me formalizmat në jetën tonë, prandaj Yllka e ka zgjedhur për veshjet e saj të parapara për ambiente pune. Gri më e lehtë për femrat dhe gri pak më e theksuar për meshkujt, në të dyja rastet sinonim për nevojën për vetësiguri e vetëvlerësim. Veshjet për kohë të lirë, ajo pjesa e pushimit pas punës, na vinë si ndërthurje e të bardhës me të zezën, si sinonim i bashkëdyzimit të natyrshëm të mirëkuptimit, qetësisë, mirësisë, forcës, vitalitetit dhe dëshirave të brendshme. Ato po ashtu vinë edhe në ndërthurje të ndryshme me blunë, sinonim i lirisë dhe imagjinatës. Ndërkaq për veshjet e darkave të vona, takimeve romantike dhe festave elegante, Yllka ka zgjedhur ngjyrën e zezë si sinonim të misteriozitetit dhe pasionit të fshehtë.

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/wp...-1-768x512.jpg

Në përputhje me trendet globale të vitit 2016, por edhe brenda frymës së konceptit të saj kreativ, Yllka i shkrin vijat dalluese mes veshjeve për femra dhe meshkuj, duke krijuar hibride kreative që i japin një ndjesi më të ngrohtë krijimeve të saj. Po ashtu Yllka eksperimenton me volumin, por tregohet më e përmbajtur se një pjesë e madhe e kreatorëve të tjerë, si dhe po ashtu me shumë masë i përdor palat, rruazat dhe elementet e qëndisura, por edhe detaje nga ato që rëndom njihen si uniformë pune, që të gjitha këto elemente të trendeve globale të këtij viti, por të përdorura me një shije unike brenda idesë së saj. Konsideroj se edhe përdorimi i materialeve si lesh 100% nga brendi Marzoni, pastaj pëlhura 100% kadife dhe mëndafsh ishin gjetje të qëlluara, sepse koleksionit i japin një shkëlqim të përmbajtur, diçka shumë komode për gjendje të ndryshme shpirtërore që mund të kemi. E veçanta e këtij koleksioni është se ajo bën një hap në të ardhmen duke funksionalizuar me shumë shije elementin "Wall street style", të meshkujve dhe femrave afariste, që pretendohet të jetë një nga shtyllat kreative globale të pranverës dhe verës 2017.

Parë në tërësi, si veshjet e meshkujve dhe ato të femrave, vërtet lënë shijen se kanë dal nga dollapi i një personi të vetëm që është i apasionuar pas idesë që të duket bukur dhe këndshëm në çdo pjesë të ditës. Ky person ka vetëvleresimin e duhur që ta respektojë veten dhe të tregojë kujdes për dukjen, me të njëjtin pasion dhe përkushtim, në të gjitha pjesët e ditës. "Persona" e Yllka Bradës, ashtu siç e përjetova unë, është një manual për artin e rikrijimit të vetvetes, shprehur me gjuhën e veçantë dhe shumë të bukur të modës.

Si artiste, Yllka është një guximtare e vërtetë, e denjë për grupin e atyre pak artistëve që natyrshëm janë në kundërshti me të përgjumurit, prandaj, në fund të prezantimit të saj, në çastin kur modelet dhe Yllka po parakalonin për të fundit herë, duke u përshëndetur me publikun, si mesazh intim, pikë reflektimi krejtësisht personal, sikur dëgjoja një shprehje tjetër ikonë nga "Divergjentja": kujt po i plas më për atë që të tjerët e vlerësojnë si e bukur, dua diçka që më dallon!

Dhe çfarë na bën të ndihemi të dalluar, qoftë edhe në mesin e turmave më të mëdha: ndjenja se imazhi ynë, veshjet dhe mënyra si dukemi, pasqyron faktin se vërtet po ndihemi mirë me veten.

Autori: Albatros Rexhaj
(Autori është shkrimtar, ky shënim është krejtësisht personal)

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Enver Hoxha ia shiti Kosovën Jugosllavisë pasi jugosllavët e dinin që ai ishte homoseksual

Posted: 22 Sep 2016 09:48 AM PDT

Dyshimet mbi homoseksualitetin e Enver Hoxhës

Studiuesi anglez Peter Morgan tregon anën e panjohur të ish dikatorit në Francë

Emri:  Enver-Hoxha.jpg    Shikime: 97    Madhësia:  40.2 KB

Peter Morgan, studiuesi I njohur anglez flet hapur në studimin e tij mbi veprën e Kadaresë, mbi dyshimet dhe thashemnajat e viteve më parë mbi homoseksualitetin e ish diktatorit Hoxha. Ai thotë se vetë shkrimtari Ismail Kadare dyshonte për homoseksualitetin e tij. Teksa flet mbi qëndrimet që Enver Hoxha mbajti me Kosovën ai shkruan se "Gjithsesi, dyshimi i Kadaresë mbi rolin e Enver Hoxhës në shitjen e Kosovës mbështetej edhe mbi një element tjetër të mbrapshtë".

"Kadareja ishte i bindur se elementë të rëndësishëm të udhëheqjes jugosllave ishin në dijeni të asaj që ai e quante "thashethemja supreme" mbi homoseksualitetin e Hoxhës dhe kishin dokumente që mund t'i përdornin kundër tij. Komunistët shqiptarë e jugosllavë ishin të lidhur ngushtë, qysh nga koha e ilegalitetit dhe luftës partizane. Çdo fjalë rreth aktiviteteve homoseksuale të Hoxhës në Francë e Belgjikë dënohej me egërsi në Shqipëri", shkruan Morgan. Sipas tij, mundësia e shantazhit ishte një tjetër arsye për Hoxhën, që të priste lidhjet me Jugosllavinë, sapo partia komuniste mori pushtetin dhe të arrestonte e ekzekutonte sa më shpejt fraksionin pro jugosllav me akuzën për tradhti.

"Agresiviteti mashkullor i kulturës partizane, puritanizmi dhe hipokrizia e regjimit komunist si edhe paranoja e Hoxhës ndaj jugosllavëve e bënte këtë një rrezik të madh. Kadareja habitej me pispillosjen e Hoxhës dhe përsëritja e vazhdueshme e "thashethemes supreme" pasqyron preokupimin e tij rreth këtyre aspekteve të karakterit të Hoxhës", shkruan Morgan. Sipas tij, lidhja midis kësaj thashethemeje dhe Kadaresë u bë nga shqiptaro-amerikani Arshi Pipa në fund të viteve 80- të, në një diskutim mbi librin Kronikë në Gur, ku bëhet një paralelizëm mes përmendjes së homoseksualitetit në roman dhe figurës së Enver Hoxhës".

Kjo krijoi një situatë tepër të rrezikshme për Kadarenë, në një kohë kur gjendja emocionale dhe veprimet e diktatorit të sëmurë e paranojak, ishin bërë krejt të paparashikueshme. Kadareja mendon, se qeveria jugosllave e kishte kërcënuar Hoxhën se do t`ia nxirrtë të fshehtën, nëse nuk do të heshtë rreth çështjes së Kosovës", shkruan Morgan. Sipas tij, trazirat etnike në Kosovë e thelluan interesin e Kadaresë për çështjet etnike. Në 1975, ai kishte shkruar një studim rreth traditës së këngëve epike tek Autobiografia e Popullit në Vargje. Ky ishte një material që ai do ta përdorte tek Dimri i Madh, Pallati i Ëndrrave dhe në parathënien e Librit të Këngëve Epike Shqiptare. Libri Doruntina, i shkruar në 1979, paraprin interesin e tij në çështjen e identitetit kosovar shqiptar. Krushqit e Ngrirë u shkrua në 1981 dhe për shkak të lidhjes së qartë me krizën kosovare u ndalua para botimit.Vepra tjetër e këtij viti, Dosja H, ka po ashtu lidhje të forta me Shqipërinë e Veriut dhe Kosovën, ku traditat e poezive epike kishin mbetur të gjalla.

Dosja H. u botua në dy numra të revistës Nëntori në 1982, por u ndalua të botohej si libër gjer në fund të viteve 80-të. Në 1979, Kadareja takoi në Ankara antropologun Albert Lord, i cili i foli atij rreth kërkimeve të Milman Parry-t rreth traditave të poezisë gojore, në vitin 1930, në Jugosllavi. Dosja H., një nga romanet më të mira të Kadaresë, rikrijon vizitën e dy antropologëve amerikano-irlandeze, në Shqipërinë e Veriut në vitet 30-të, në kërkim të pasardhësve të Homerit, për të regjistruar këngët e tyre epike. Ata u trajtuan me nderim e dyshim, si të huaj që po përpiqeshin të burgosnin poezinë e lirë të këtij vendi, në manjetofonët e tyre.

Shqip
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Dy re të zeza po i vijnë shqipnise...

Posted: 22 Sep 2016 04:49 AM PDT

Dy re të zeza po i vijnë shqipnis
Një vajtim në tel t’sharkis,
Plagë e randë është hap ndër ne
Komunizmi kur pat le.

Prishi kishë e prishi xhami
S’njofti ligje e as drejtësi,
Kurrë nuk diti me ba mirë
Në vorr e qoj fjalën e lirë.

Por nuk mujti në tokë me ul
Një burr bese e plot kultur,
Që Zotit i’a pat falë jetën
At Zef Pllumi e din të vërtetën.

Nëpër burgjet e diktaturës
Marinar përballë furtunës,
Kurrë se m’poshti Enveri
Këtë burrë origjinë Shkreli.

Kurrë Zef Pllumi s’ka me u harrue
Nderi i kombit është nderue,
Në dorëshkrimet që ka lanë
Me burrni diku ka thanë:

Duhet, duhet me jetue
Por “rrno vetëm për me tregue”.

(Besnik PALNIKAJ)

A e beson kte than'je...? . Unë : E besoj .

Posted: 22 Sep 2016 02:45 AM PDT

Emri:  BAHRI -.jpg    Shikime: 117    Madhësia:  39.9 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Nanë dhe bijë : Si engjuj qielli .

Posted: 22 Sep 2016 02:04 AM PDT

Emri:  SAHRI....jpg    Shikime: 152    Madhësia:  50.0 KB
përshndetje i nderuem lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sa mir është me ken : Shqiptar .

Posted: 22 Sep 2016 01:54 AM PDT

Emri:  BAHRI.................jpg    Shikime: 120    Madhësia:  74.1 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Shënjtëresha nënë terezë dhe shqiptarët

Posted: 22 Sep 2016 12:29 AM PDT

SHËNJTËRESHA NËNË TEREZË DHE SHQIPTARËT

Emri:  papa-nene-tereza-640x384.jpg    Shikime: 138    Madhësia:  44.1 KB

"Un nuk jam veçse një laps i vogël në duart' e Zotit. Është Ai që shkruan, është Ai që mendon, është Ai që vendos"
NËNË TEREZA E KALKUTËS

4 shtatori 2016 do të jetë një datë e skalitur me shkronja të ndritëshme në histori. Shënjtërimi i Nënë Terezës, në shekull Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, një bijë e popullit tonë, e lartësuar me hirin e Jezu Krishtit në botën e së vërtetës hyjnore, krahas gëzimit, entuziazmit, kënaqësisë deri në krenari për gjakun e saj shqiptar, mendoj se është edhe një shtysë përsiatjeje të thellë mbi të shkuarën tonë, veçanërisht në lidhje me Të.
Historia e Shenjtëve të Krishterimit është shumatorja e historive të njerëzve, burra e gra, të cilët Perëndia i përzgjodhi mes krijesave njerëzore, i pajisi me frymën e saj dhe i ngarkoi secilit misionin që të vinte në jetë mësimet e saj. Ato apo ata patën jetë të gjata apo të shkurtëra, në mundime, vuajtje e dhimbje, në shembëllim të Birit të Zotit, kaluan Kalvarin e tyre, duke vërtetuar çdo ditë se njeriu nuk është një qënie e përsosur, se në të bashkëjetojnë e mira dhe e keqja, se megjithë vështirësitë e mëdha të luftës brënda vetes, me frymën e Qielllit dhe vullnetin e tokës njerëzit mund të gjejnë rrugën e Zotit. Shënjtët janë modelet, shëmbujt, udhërrëfyesit, ata që lindin një në qindra milionë, përçues të dritës Hyjnore mes mëkatarëve e vdekëtarëve të thjeshtë.
Një e tillë ishte edhe Nënë Tereza e lumturia e jonë, si shqiptarë, qëndron në faktin se edhe në mes të popullit tonë, jo shumë i dalluar në historinë e tij për fuqinë dhe qëndrueshmërinë granitike të besimit fetar, Jezu Krishti dhe Virgjëresha Marie zgjodhën një vajzë të thjeshtë si "drita e tyre ndërmjet të varfërvet", duke e bërë këtë vajzë zëdhënësen e Tyre më besnike e më të ndritur në botën e shekullit më mizor të historisë së njerëzimit.
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ishte brumë i magjes shqiptare, i gatuar me miellin zero të grurit të fushave të Kosovës, e mbruajtur me respektin e fjalës së dhënë e me plotësimin, deri në vetmohim, të misionit të marrë përsipër. Ajo ishte pjellë e Shqipërisë së traditës, që njihej në dyshen e bashkangjitur "Fè e Atme", të kënduar nga poeti kombëtar At Gjergj Fishta. Por këtu mbaron roli i Shqipërisë në veprimtarinë e bijës së saj, edhe se ajo mbeti në zemrën e saj të përvëluar nga malli, aq sa të pohojë botërisht në ceremoninë më të rëndësishme të jetës së saj botërore, kur i u dha Ҫmimi Nobel : "Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare...."
Shqipëria, e dalë nga gati gjysmë mijëvjeçari pushtimi osman, së cilës, për të krijuar një ndërgjegje kombëtare, të domosdoshme për jetën e saj të pavarur, i duhej të ushqehej me mite heronjsh të vërtetë e të sajuar, me legjenda lashtësie e qëndrese mbijetese, e përcolli me një farë heshtjeje rrugën e murgeshës së re, që kishte zgjedhur Urdhërin e Loretos, në Hindinë e largët, për të vënë në jetë mësimet e Jezusit mbi mëshirën e krishterë. E shkëputur nga familja e atdheu, e kushtuar tërësisht për rreth pesëmbëdhjetë vjet arsimimit, jo vetëm të vajzave të familjeve të pasura të Kalkutës, por edhe fëmijëve të varfër të saj, murgesha Terezë kalonte jetën e saj misionare, në qetësinë e rreptësinë e Kuvendit dhe në intimitetin e lutjeve. Deri më 1948 Motra Terezë ishte një nga shërbyeset e heshtura të Jezusit, ndërmjet mijërave të tilla në të katër anët e botës. Jeta e saj e njohur shoqërore filloi me daljen nga Urdhëri e shtytur nga një vizion hyjnor i një bisede me Krishtin dhe Virgjëreshën, e me themelimin e shoqatave të saj të bamirësisë e të "Misionareve të Mëshirës".
Kjo jetë mbeti krejtësisht e panjohur për shqiptarët e republikës popullore, jo vetëm për zotimin kundër fetar skajor të regjimit, por edhe për mungesën e theksuar të njohurive dhe lajmeve e, ndoshta, edhe për një mospërputhje mendësie mes fakteve të kujdesit të murgeshës shqiptare për më të varfërit e të varfërvet të Hindisë, duke u pastruar me dorë krimbat nga mishi i "arixhinjve" dhe koncepteve të "burrërisë" e "trimërisë" shqiptare. Shqipëria zyrtare qe e ftohtë dhe mospërfillëse kundrejt veprës së saj madhore me përmasa planetare, deri sa Akademia Suedeze e Shkencavet, më 1979, do t'i jepte asaj Ҫmimin Nobel për "Mbrojtjen e Paqes". Mërgata shqiptare jashtë mbante lidhjet me murgeshën e madhe, por hendeku mes saj dhe regjimit të Vendit të saj të lindjes që, në gjysëm shekulli, qe shprehja më e përkryer e gjithshkaje t'errët e mizore, që ishte në gjëndje të prodhonte kombi shqiptar, u thellua e u zgjerua në përmasa katastrofale. Regjimi i Enver Hoxhës, me cinizmin karakteristik të huajtur nga OZNA serbe apo GPU-ja sovjetike, modelet e policive politike të admiruara e të përvehtësuara deri në përnjisim nga Sigurimi i Shtetit shqiptar e quajti murgeshën Terezë të Kalkutës si njeri që "përdorej gjërësisht nga Vatikani dhe Gjon Pali i II për aktivitete propagandistike kundër vendt tonë", "një agjente e rrezikëshme", "një armike" që duhej mbajtur në mbikqyrje edhe në Hindinë e largët, mbasi "rrezikonte" lirinë e Shqipërisë.
Si pasojë e kësaj mendësie u arrit në kulme të cinizmit kriminal, të shfaqur nga zyrtarë të lartë të rangjeve të ndryshme, që nga ambasadorët shqiptarë në Vende të huaja, deri tek znj. Vito Kapo në Meksikë, e cila lutjeve të nobelistes shqiptare, të veshur me sarin hindian, për të biseduar me të i u përgjigj me mospërfilljen dhe vrazhdësinë e spikatur të kastës së saj se"nuk kemi çfarë të bisedojmë bashkë". Ky qe çasti kulmor i i keqtrajtimit të hapur të Shënjtëreshës shqiptare, qe një thikë e ngulur në shpirtin e saj të madh, qe plaga më e thellë që mori "krenaria" për gjakun shqiptar që i rrihte në deje. Por dhimbja më therëse, e kthyer në një torturë të përherëshme, që shoqëroi pjesën e dyzuar të personalitetit të saj, atë të jetës intime, të kujtimeve të dashurive familjare të fëminisë e të rinisë së parë, e skalitur në kujtesën e saj prej tetëmbëdhjetë vjeçareje në figurat e nënës e motrës, qe pamundësia për t'i parë edhe njëherë ato. Janë të njohura përpjekjet e ndërhyrjet e drejtuesve kryesorë të botës së atëherëshme pranë autoriteteve shqiptare për të bërë të mundur bashkimin e Nënë Terezës me familjaret e saj, të mbetura në Shqipëri. Ato i përgjigjen emrave të një Xhon F. Kenedi, të një Sharl dë Goli, të një U Thant-i, të një Indira Gandi e sa e sa të tjerë. Por Shqipëria, që kishte patur, në të shkuarën e pushtimit nazifashist, burra shteti që kishin shpëtuar qindra jetë hebrenjsh me guximin dhe bujarinë shqiptare të tyre nuk gjeti, tek drejtuesit e saj komunistë, asnjë shkëndijë bujarie e shpirtmadhësie për të bashkuar, para fundit të jetës, një familje të ndarë të popullit të saj....
Të gjitha këto fakte e konsiderata i njohin mjaft shqiptarë, sigurisht i njohin mirë drejtuesit aktualë të shtetit, të pranishëm dukshëm në ceremoninë historike të 4 shtatorit 2016 në Vatikan. Por në fjalët, intervistat apo shkrimet e tyre nuk preken aspak veprimet e turpëshme që janë kryer kundrejt figurës më madhore të lindur në truallin shqiptar, ata anashkalohen sikur heshtja të kishte fuqinë e shlyerjes. Besoj se shumëkush në atë ditë të madhe, një nga ato që të detyrojnë t'i nënshtrohesh edhe kolektivisht provimit të ndërgjegjes, do të kenë pritur nje kërkim faljeje të sinqertë, zyrtare, të pamëdyshje të Shtetit shqiptar drejtuar Zotit dhe shpirtit të bardhë të Shënjtëreshës Terezë, për plagët e hapura të martirizimit të shërbyesve të fesë së Krishtit, madje të gjithë fevet. Drejtuesit e sotëm, kryetari i shtetit apo kryetarët e tjerë të institucioneve, në sajë të moshës së tyre mund të përligjin heshtjen prej struci ndaj të këqijave të parardhësve të tyre, por një qëndrim i tillë nuk nderon ata e nuk i shërben së vërtetës historike, e cila, edhe mbas gjysëm shekulli masakrimi, ende është tepër larg pohimit të saj.
Por nëse në simpoziumet studimore apo hipokrizitë politike mund të vazhdohet ende "t'i shitet sapuni për djathë" shqipfolësvet, në ditën e shënjtërimit të një bashkatdhetareje, ngjarje aq e rrallë sa, për të hasur një të ngjajshme, duhet të kthehemi 1500 vjet mbrapa, duhet të kishte qënë një farë "rrëfimi"kombëtar. Do të vlente një veprim i tillë edhe për të treguar se, më së fundi, e kemi përnjisuar mesazhin e jetës së Shënjtores tonë, se falënderojmë Zotin për dhuratën e saj e se jemi gati, të penduar për mëkatet tona të stërmëdha, të kërkojmë hirin e saj si "Mbrojtëse e Shqipërisë". Kjo gjë nuk ndodhi e besoj se të gjitha fjalët e bukura, të zbrazura pa kursim n'ato ditë, duhen shumëzuar me zero, mbasi e shkuara jonë kriminale vazhdon të jetojë ende e strukur në strofkat e fshehta të zemrave të politikanëve tanë.
E gjithë retorika mbi "kombin që i dhuroi botës një shërbëtore si Nënë Tereza, si kombi që ka brënda tij njerëz të cilët i përkasin pjesës së njerëzimit që është aq shumë e lidhur me dëshirën që të ndeshet me të keqen..." (Presidenti Bujar Nishani) është një demagogji bajate dhe e rëndomtë, në sintoni me atë të njohurën e së shkuarës, nëse nuk paditet me forcën e duhur e keqja, zotëruese e së kaluarës, e nuk gjen shprehjen e vet pendesa e thellë e sinqertë, jo hipokrizia e rradhës. Madje vetë koncepti për personazhin si "shërbëtore e botës" tregon se presidenti me gjithë vullnetin e tij, nuk arrin te shkëputet nga interpretimi laik i dukurisë. Shënjtëresha e Kalkutës nuk ishte një "shërbëtore e botës", por një shërbyese e Jezu Krishtit dhe Virgjëreshës Marie, të cilët i kishin ngarkuar asaj misionin e shërbimit ndaj të braktisurvet e të varfërvet të botës. Së treti, nuk ishte kombi që i dhuroi njerëzimit Nënë Terezën, por Shën Tereza që, me dritën e saj të bijës së Krishtit, të ngjitur në qiell me hirin e Zotit, i dha Shqipërisë mundësinë e afrimit me Perëndinë dhe brezave të ardhshëm shëmbullin më të shkëlqyer të një jete në përputhje me fjalën e Zotit dhe vlerat më të larta të moralit njerëzor.
Presidenti, si përfaqësuesi më i larë i Shtetit shqiptar, që edhe në ditën madhështore të 4 shtatorit, nuk ka ende një ambasador në Shtetin e Vatikanit, duhet të bënte një "mea culpa" të thellë, sepse është krejtësisht e papranueshme që, në më shumë se gjashtë muaj që ishte caktuar data e shënjtërimit të një shqiptareje, të mos ngriheshin marrëdhëniet me Vatikanin në rang ambasadash. Mos pranimi i presidentit për të emëruar dy përfaqësuesit e fundit të Shqipërisë në Vatikan, nga zgjedhjet më të mira të bëra nga Qeveria aktuale, si dy nga intelektualët më të spikatur të botës shqiptare, e ngarkon atë me një përgjegjësi tepër të madhe, para së cilës frazeologjia e intervistës dhënë Radio-Vatikanit, nuk ka asnjë vlerë. Fjalët e bukura për Shën Terezën zbehen krejtësisht kur Visar Zhitit, një të përndjekuri të ndritur të komunizmit, një poeti me përmasa botërore, i cili ka qënë i pari që ka shqipëruar e bërë të njohura lutjet dhe poezitë e Shën Terezës në kulturën shqiptare, për teka të pakuptueshme, nuk i jepet emërimi si ambasador në Shtetin e Vatikanit, për t'u paraqitur me atë titull të merituar tek Papa Françesku që, në një kohë tepër të shkurtër dekretoi Shënjtëreshën shqiptare.
Këto ishin disa nga përsiatjet vetiake të asaj dite të madhe, që nxori në pah edhe njëherë, mbas evropianit të futbollit, dëshirën dhe pasionin e shqiptarëve, kudo në botë, të festojnë të bashkuar vlerat e tyre kombëtare. Le t'i lutemi Shënjtëreshës Nënë Terezë e Kalkutës, që nga amëshimi në dritën e Zotit, të bekojë e ndriçojë popullin që e lindi, duke ndërmjetësuar tek i Plotfuqishmi për faljen e mëkateve të tij.


Shtator 2016 Eugjen Merlika
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Keq manaxhimi i Spitaleve përballë akuzave ndaj Mjekëve

Posted: 21 Sep 2016 07:41 AM PDT

Vdekja e nënës gravide është një ngjarje e rëndë e cila kërkon një sqarim të mëtejshëm të rastit, reagimi i publikut nëpërmjet mediave, dhe reagimi i vetë mjekëve, tregon se në shërbimin dhe kujdesin shëndetësor në Spitalet terciare universitare diçka nuk shkon duke shkaktuar që në sytë e të tretëve duke sikur fajin e kanë mjekët e spitalit dhe jo keqmanaxhimi spitalor madje dhe ministeror.
Problemi i vdekjes së nënës dhe fëmijës ngre disa problem të rëndësishme të cilat duhen korrigjuar sa më parë në vazhdim, pavarësisht disa arritjeve pozitive në sistemin parësor, sepse kujdesi mjekësor në shërbimin spitalor ka patur probleme të rënda qoftë në pacientët e shtruar me sëmundjet e rënda dhe komplikacionet e tyre, ashtu dhenë mungesën e medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe vështirësitë të tjera që do ti rreshtojmë më poshtë.
Problemet më të shpeshta që duhen korrigjuar sa më parë duke vlerësuar nga ana mjekësore vdekjen e nënës gravide në një spital universitar mund të jenë :
-gadishmëria jo e mirë e urgjencave bënda spitalit në drejtim të vonesave në kohë të marrjes, transportimit dhe pritjes së pacientit rëndë nga një spital në tjetrin,
-mos pasja në organikën e spitaleve e barrela-bartësve, karrrocave dhe shtrateve apo barrelave standarte që mund të futen lehtësisht në makinat e Urgjencave,
- mos respektimi i Rregulloreve për Konsultat Urgjente në të cilat duhet të marrin pjesë specialistë mjekësore që mund të mos gjënden në një spital por në spitale të ndryshme të Tiranës,
-mos gjetja në gadishmëri e mjekëve që janë në detyrrë 24 orëshe por që mund të jenë në shtëpi apo në pavion, pra dhe kjo një mos respektim i Rregulloreve brënda spitalore,
-mungesa e kontrolleve nga Drejtori dhe ekipi drejtues gjatë ditëve të javës por veçnërisht gjatë ditëve të premte pas turnit të parë, të shtunën dhe të djelën, duke krijuar kështu një gjëndje anarkie dhe pandëshkueshmërie,
-prania e reparteve p.sh., i spitalit obstetrik gjinekologjik të Tiranës që komunikojnë jo zyrtarisht me spitalin privat duke rritur koston e trajtimit mjekësor të pacientit por dhe rëndimin e barrës financiare të familjarëve,
- mos fuksionimi si duhet i mbulimit siç duhet nga ana e sigurimeve shëndetësore ndaj spitaleve, duke detyruar pacientët që janë të siguruar të trajtohen si pacientë të siguruar nga ana shëndetësore, dhe të pasiguruarit të paguajën sipas faturës,
- sorrollatja në bërjen e egzaminimeve dhe analizave në spitalet publike, duke shkaktuar në disa raste që pacientët rëndë të komplikohen gjatë sorrollatjes për të gjetur vëndin e shtrimit apo mjekimin e duhur urgjent; - gjithashtu, vonesat në kryerjen e analizave dhe egzaminimeve kanë dhe për qëllim që pacientët të drejtohen në klinikat private që të paguajnë në vënd që të bëjnë këto analiza dhe egzaminime në spitalin public ashtu si kërkohet,
-mospasja e medikamenteve dhe pajisjeve të ashtuquajtura `consumable` përkatëse në spitalet publike, në mjekimin e këtyre pacientëve , duke detyruar ata ti blejnë në farmacitë aty rrotull,
-mungesa e kontrollit nga ana e Drejtoria e Spitalit Publik se si realizohet kujdesi mjekësor ndaj pacientëve të shtruar sidomos gjatë orëve të natës dhe ditëve të pushimit, kontrolli gjatë ndërrimit të turneve,
- mungesa e përpjekjeve nga ana e Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për përfshirjen në skemën e tyre edhe të spitaleve private, për të lehtësuar kujdesin shëndetësor ndaj pacientit,
- futja e drejtuesve jo kompetentë në drejtimin e spitaleve universitare, dhe mungesën e drejtimit të spitaleve universitare me Bord Mjekësor.
-Keq-funksionimi i Urgjencave ndër-spitalore, dhe mos funksionimi i qëndrës së koordinimit të Urgjencave.
- problemi i fundit por jo më pak i rëndësishmi është rroga e ulët e mjekëve të Spitaleve dhe pagesa e ulët e shërbimeve jashtë orarit, si konsulta- urgjenca, realizimi i oeracioneve të mëdha, të cilat kanë shkaktuar një rritje të madhë të mitëmarrjes, pakënaqësi në popull për shkak të pagesës nën dorë.

Përsa i përket problemit të vetë mjekëve mund të konstatohen disa problem po aq të rënda të cilat indriekt shkaktojnë probleme të mëdha dhe vështirësi në kujdesin mjekësor ndaj pacientit që vjen e shtrohet në Spitalin public univesitar. Këto janë:
- Futja në punë në Spitalet Universitare e mjekëve specialiste pa konkurim dhe mungesa e provimeve periodike për të rritut nivelin professional të mjekëve, si dhe mungesa e një komisioni të përhershëm për këtë problem (përfshi dhe Urdhërin e Mjekut), si dhe futja e mjekëve me korrupsion, nepotizëm dhe militantizëm,
- Futja në punë në spitalet Universitare e infermjerëve dhe teknicienëve mjekësorë pa konkurim, por me korrupsion, nepotizëm dhe militantizëm,
- Prania e mjekëve të dypunësuar si në publik ashtu dhe në privat duke krijuar mungesë gadishmërie në spitalet universitare publike, si në trajtim mjekësor ashtu dhe në ralizimin e analizave dhe egzaminimeve mjekësore, duke detyruar pacientët e familjarët të paguajnë ë spitalet private më shumë duke qënë edhe të mbuluar nga siguracionet shëndetësore,
- vendosja e shefave të shërbimeve të spitaleve universitare pa konkurim duke qënë njëkohësisht dhe si përgjegjësa departamenti, duke i bërë këta shefa shërbimesh inegzistentë në dhënien e kujdesit mjekësor, në mbledhjen e konsultave të zakonshme dhe të emergjencës, duke i favorizuar të marrin rroga nga tre katër vënde pune por duke mos bërë asnjë punë siç duhet; kjo ka shkaktuar mos funksionimin dhe manaxhimin e mirë të pavieoneve spitalore sipas specialiteteve.
Gjëndja mbetet e rëndë, dhe duhet një reformë e mirë në Spitale dhe në Sigurimet shëndetësore.
Përsa i përket ngjarjes mendoj se edhe Prokuroria e ka rënduar problematikën e kujdesit mjekësor në spitale duke arrestuar mjekët, por në shumë raste, pedagogë, infermjerë, pa gjetur faktet përkatëse duke harruar se edhe këta njerëz mund të jenë të pafajshëm dhe deri sa të provohet fajësia e tyre ata nuk ka përse të futen në burg. Interesant dëshira e paepur e prokurorëve për të futur në burg njerëz pa përkrahje dhe të thjeshtë, kur në kohën që jetojmë shumë persona si kriminelë, hajdutë, të korruptuar nuk janë në burg.
Mjekët e akuzuar dhe reagimi i mjekëve ishte I shumë I mirë, por është edhe pasojë e moskuptimit nga ana e publikut, e punës së rëndë të mjekëve dhe infermjerëve, madje trajtimin e tyre sikur të jenë rrugaçë. Kjo është një ulje e dinjitetit të mjekëve dhe nënvlerësimi i punës së tyre.
Sidoqoftë, mungesa e profesionalizmit të ndonjë mjeku që e priti për herë të parë pacienten gravide, duke mos kuptuar gjëndjen e rëndë të pacientes, dhe sorrollatjen e saj për egzaminime dhe konsulta, në vënd që të ngrinin alarmin për gjëndjen e rëndë të saj duke i kërkuar konsultë urgjente në vënd dhe duke thirrur specialistët përkatës për ti dhënë ndihmën e parë, -duhet të mbajnë përgjegjësi, të paktën morale.

sot u urojm fest t'gzushme datlindjeve dat ..21 - 09 - 2016

Posted: 21 Sep 2016 06:42 AM PDT

juliano1,
embelsiraa,
ARTUR ALIBEAJ (46),
eni-on-21 (38),
Emri:  2.jpg    Shikime: 104    Madhësia:  58.0 KB
b-bala (38),
Nina78 (38),
Hanna (38),
labinotkabashi (37),
franc (37),
|HaCKeR| (36),
tonini (36),
lionnal (36),
robin007 (36),
beci (36),
J-B-GR (35),
Hi-Lighter (34),
erimetallica (33),
episodestory (31),
CHE_GUEVARA (31),
Besnik_f (30),
dita_pr,
Glamorous,
KiNg-AlBaNeR
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Omnix Albania: Tërhiqemi nga investimi $450M për resortin turistik, pasiguria në kulm

Posted: 20 Sep 2016 06:41 PM PDT

U dhunua, investitori libanez largohet nga Shqipëria



Dhjetë ditë pas dhunimit nga disa shqiptarë për investimin tek Gjiri i Lalzit, biznesmeni libanez Faad Mitri lë Shqipërinë.

Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane u dhunua nga disa persona me të cilët kishte një konflikt prone (tek Gjiri i Lalzit), ku ai pritej te investonte, çështje për të cilën Gjykata i dha të drejtë Mitrit.

Faad Mitri la spitalin e Traumës ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh dhe së bashku me familjen iu drejtua pasditen e sotme aeroportit të Rinasit duke u larguar me charter në Katar.

Shqiptarja.com ka siguruar fotot e biznesmenit libanez duke u larguar me barelë nga Shqipëria.

Emri:  249632.jpg    Shikime: 153    Madhësia:  41.0 KB

Emri:  249632.jpg    Shikime: 153    Madhësia:  41.0 KB

Emri:  249647.jpg    Shikime: 128    Madhësia:  23.8 KB
(Biznesmeni Faad Mitri largohet nga Shqipëria me çarter )


IKIN INVESTITORET E OMNIX ALBANIA
Pak para largimit te biznesmenit, largimin e deklaroi dhe kompania ku ai bente pjese. Shkak ka qene dhuna e ushtruar ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri në autostradën Tiranë-Durrës e cila ka bërë që kompania e ndërtimit Omnix Albania, të cilën ai përfaqëson, të tërhiqet nga investimi në Gjirin e Lalëzit.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë vendosur të largohen nga Shqipëria. Omnix Albania do ndërtonte një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit me vlerë 450 milionë euro, por presionet dhe dhuna e ushtruar 2 javë më parë ndaj biznesmenit libanezo-amerikan, Mitri, kanë bërë që kompania të marrë vendimin ekstrem duke u largua nga Shqipëria.

"Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalzit. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Omnix Albania.

Faad Mitri u dhunua fizikisht më 10 shtator të këtij viti, teksa ishte duke udhëtuar me makinë në autostradën Tiranë-Durrës. Për këtë rast, policia ka arrestuar një 26 vjeçar nga Sukthi, ndërsa shkak i dhunës dyshohet pikërisht konflikti për pronën ne Gjirin e Lalëzit ku biznesmeni do të ndërtonte një kompleks turistik.

Emri:  249648.jpg    Shikime: 106    Madhësia:  32.4 KB
( Biznesmeni Faad Mitri në spitali pasi u sulmua )

Deklarata e OMNIX Albania, ku njofton largimin nga Shqipëria

Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë.

Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalzit.

Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e një hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standardi më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.

Ky projekt gjigant synonte që të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do t'i jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan.

Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjell indinjatë për çdo shqiptar.

Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.

I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptarë, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.

Jamal Abu Issa, drejtues i OMNIX Group


Shqiptarja
Fotografitë e Bashkëngjitura
   

Itali: Në pranga gjithë rrjeti i drogës së Eskobarit të Qeverisë së Rilindjes!

Posted: 20 Sep 2016 06:26 PM PDT

Breshia, sekuestrohen 5 ton drogë shqiptarët lidhje me mafian italiane

Rreth 99 persona janë arrestuar nga policia italiane mes tyre shqiptarë, italianë dhe grekë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar ''New Ring'' u sekuestruan rreth 5 ton lëndë narkotike e llojit kokianë marihuanë, heroinë dhe hashash, 7 mjete lukzose, 5 peshore si dhe materiale me vlerë 1 milionë euro. Të arrestuarit janë në mesin e 196 personave të piketuar nga ''Guardia di Finanza''.

Mediat italiane shkruajnë se sipas Guardia di Finanza italiane, mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti, të njohur gjerësisht në media si, "Eskobarët e Ballkanit", të arrestuar më 13 Maj në Belgjikë.

Hetimet nxorrën në pah grupin shqiptarë të lidhur me grupet mafioze më në zë si Kamorra apo Ndrageta. Shqiptarët kryesisht merreshin me trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë ndërsa pjesa tjetër e grupit me shitjen e saj.

Hetimet kanë nisur që në maj të vitit 2012 nga policia e Breshias. Aksioni është shtrirë në disa shtete të ndryshme të Europës, si Holandë, Spanjë, Greqi, Belgjikë e Bullgari.



Emri:  249598.jpg    Shikime: 71    Madhësia:  54.9 KB

Emri:  249599.jpg    Shikime: 46    Madhësia:  59.2 KB

Emri:  249600.jpg    Shikime: 81    Madhësia:  34.7 KB

Emri:  249602.jpg    Shikime: 53    Madhësia:  51.9 KB

(Sasia e drogës së sekuestruar në Breshia)

Shqiptarja
Fotografitë e Bashkëngjitura
    

O 'plak inderuem...?

Posted: 20 Sep 2016 09:40 AM PDT

Emri:  BAHRI...........jpg    Shikime: 160    Madhësia:  28.7 KB
përshndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Related Posts :