Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gjirokastër, arrestohen dy femra; njëra për grabitje, tjetra për kultivim hashashi” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Gjirokastër, arrestohen dy femra; njëra për grabitje, tjetra për kultivim hashashi” plus 9 more Gazeta SHQIP


Gjirokastër, arrestohen dy femra; njëra për grabitje, tjetra për kultivim hashashi

Posted: 17 Sep 2016 02:09 AM PDT

Pranga boshPolicia e Gjirokastrës ka ndaluar dy femra; njërën për grabitje me dhunë dhe tjetrën për kultivim hashashi në Lazarat. Në pranga ka rënë shtetasja  M.Hasanaj , 26 vjeçe, banuese në Fratar , Mallakastër për akuzën e grabitjes me dhunë, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasja D.Nuri , 57 vjeçe, banuese në Lazarat u arrestua sepse në  oborrin e banesës së saj u gjetën të mbjella 40 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bibliotekari i varfër, që i la universitetit ku punoi 4 mln USD

Posted: 17 Sep 2016 02:00 AM PDT

robert-morinRobert Morin jetoi çdo ditë një jetë të thjeshtë dhe modeste. Ai pati gjithmonë një makinë të vjetër, hëngri ushqim të thjeshtë dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke lexuar.

"Ai mund të hante patatina për mëngjes, një sanduiç për drekë dhe në darkë ushqime të ngrira, sepse e vetmja gjë që kishte në shtëpi ishte një mikrovalë, – rrëfen konsulenti i tij financiar. – Ishte një njëri i pazakontë".

Morin punoi si bibliotekar në librarinë e universitetit të New Hampshire, në Britaninë e Madhe për më se 50 vjet, deri sa doli në pension në vitin 2014. Një vit më vonë ai ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare dhe trashëgiminë ia la universitetit ku punoi gjithë jetën… një shumë të pabesueshme prej 4 mln dollarësh.

Askush nuk dyshoi ndonjëherë se bibliotekari zotëronte një pasuri të tillë. Shumë njerëz në kampusin e universitetit e kishin njohur atë, pasi ishte një njeri i qeshur, që gjithmonë i shmangej intrigave dhe mosmarrëveshje dhe shpesh fliste me studentët ndërsa thithte llullën e tij përpara ndërtesës së bibliotekës. Morin ia kishte dhënë gjithçka kishte universitetit, besimplotë se paratë do të përdoreshin për të bërë gjënë e duhur. "Ata do të dinë si t'i përdorin paratë", – kishte thënë ai duke buzëqeshur.

rob

100 mijë dollarë nga pasuria e tij iu dha bibliotekës së universitetit, ku Morin kishte punuar gjithë jetën. Shuma do të përdoret për të mbështetur projektet akademike të punonjësve dhe studentëve të bibliotekës si dhe për riparimin e ambienteve të saj multimediale. Bibliotekari gjithashtu dhuruar 1 milion dollarë nga shuma e përgjithshme për rikonstruksionin e plotë  të stadiumit të futbollit të universitetit.

Drejtuesit e universitetit planifikojnë t'i përdorin paratë e mbetura për të hapur një qendër karriere për të diplomuarit. Sipas drejtorit të saj, Robert do të ishte i lumtur nëse do ta kishte ditur se do të mund të ndihmonte mijëra studentë të arrinin sukses në karrierën e tyre.

"Nuk mund ta besonin atë që Bob kishte bërë për ne kur e zbuluam, – shpjegon zëdhënësi i universitetit. – Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës këtu, ishte i devotshëm ndaj universitetit dhe studentëve. Ai dëshironte të bënte diçka vërtetë të veçantë për ta, ndaj ia la trashëgiminë universitetit".

S.M

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gratë e Marubit udhëtojnë drejt Holandës

Posted: 17 Sep 2016 01:36 AM PDT

"Dinastia Marubi -100 vite të studios fotografike shqiptare',  prezantohet në një ekspozitë në Amsterdam

14397991_10210525063953043_1123074895_nTë veshura thjesht, me fustanet shpesh të mbyllura në grykë, dhe vështrimet e ndrojtura, gratë që na vijnë përmes imazheve bardh e zi të Marubëve, flasin aq shumë me qëndrimet e tyre. Para fotografive që na ccojnë tej në histori, po ndalojnë këto ditë qindra vizitorë holandezë, për të kuptuar vështrimet e tyre.  Këto ditë në Amsterdam u hap ekspozita " Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare".

14389774_10210525066393104_295433450_nTë pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, drejtoresha e FOAM Marloes Krijnen, kuratorja e ekspozitës Kim Knoppers, drejtori i Muzeut Marubi Luçjan Bedeni, ambasadorja holandeze në Shqipëri, Dewi van de Weerd, ambasadorja shqiptare në Holandë Aida Sakiqi, ambasadorja e Kosovës në Holandë Vjosa Dobruna si dhe personalitete të tjera të njohura. Ekspozita me fotot e Marubit u prit me kureshtje dhe interes të veçantë nga publiku holandez, ndërsa në fjalën e saj Ministrja Kumbaro prezantoi një copëz të historisë 100 vjeçare të kësaj dinastie.

14349132_10210525066153098_240906024_n"Niseshin nga gjithë Shqipëria në Shkodër, në skajin verior të vendit, veç për atë fotografi, mbi kolltukun e pashmangshëm ku uleshin pa fund, personazhet e fillim-shekullit XX, gjithë shoqëria shqiptare kalonte në atë sfilatë, me po atë sfond floreal që imitonte kopshtin, dhe krahun e zonjave mbështetur. Një ritual elegant oksidental të kuruar deri në detaje, që alternonte portretet me veshje tradicionale, me vështrime befasuese, sidomos femërore që nga ezmerja deri te turçelesha, nga lypsarja deri te madama, duke e kthyer çdo portret në një arketip", tha Kumbaro. Sipas saj, kjo ekspozitë është jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore por mbi të gjitha një ftesë për të vizituar Shqipërinë. "Kemi sjellë këtu në zemër të Evropës një copëz të Historisë së Fotografisë Shqiptare si një faqe të pasaportës sonë kulturore, por edhe si një ftesë për të ardhur në Shqipëri, sepse pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur në vend", tha Kumbaro. Ministrja e Kulturës ndau me të pranishmit edhe detaje personale për rëndësinë dhe famën që kishte Marubi në Shqipërinë e varfër e të paurbanizuar të viteve 30, ku mungonin rrugët e makinat, e ku njerëz nga gjithë skajet e vendit niseshin enkas drejt Shkodrës veç për të pasur një foto nga studio e Marubit.

"Ishte një kohë, dicka më pak se një shekull më parë, kur në Shqipërinë pa rrugë, pa transport, pa teatër, pa ekspozita, kishte shqiptarë që merrnin rrugën, nga qoshe të tjera të vendit për të bërë një foto në studion Marubi – këtë më rrëfente gjyshja nga ime nga Gjirokastra në jug të Shqipërisë, tek më tregonte me krenari foton e saj e të gjyshit tim në fillim të viteve 30", tha Kumbaro, duke shtuar se  "sot është koha kur duhet marrë avioni, trageti, apo makina, për të vizituar Muzeun më të bukur të Fotografisë në Ballkan pa dyshim! – por edhe me krenari do të thoja, një muze dinjitoz evropian”. Gjatë qëndrimit në Holandë ministrja e Kulturës Kumbaro është pritur dhe ministrja hollandaze e Kulturës, arsimit dhe shkencës Jet Bussemaker. Ministret shkëmbyen eksperiencat e secilit vend mbi barazisë gjinore – pjesemarrjen e grave në ekonomi, politike dhe kulturë, etj.

Tentoi të trafikonte kokainë drejt Maqedonisë, në pranga 34-vjeçari

Posted: 17 Sep 2016 01:27 AM PDT

kokaine-ne-qesseTentoi të trafikonte kokainë nga kufiri i gjelbër, arrestohet në flagrancë nga policia poseduesi i lëndës. Në pranga ka rënë shtetasi  Isen Murtishi, 34 vjeç, banues në Strugë të Maqedonisë.  Shtetasi i mësipërm, u konstatua nga ana e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, tek vendi i quajtur “Pusi” në afërsi të kufirit Maqedonas.

Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e policisë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi  92, 5 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit  kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë",.

 

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, elektricisti bie në kontakt më rrymën; ndodhet në gjendje të rëndë

Posted: 17 Sep 2016 01:22 AM PDT

elektricisti-ne-shtylle-viktime-vlore-jpg-2Një elektricist i OSHEE-së, ka mbetur në shtyllë mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Sipas policisë  ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1, rruga “Koli Tupa”.

Shtetasi  N.D, 45 vjeç, banues në Lezhë, gjatë punës  dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e policisë dhe ambulanca të cilët pasi e zbritën nga shtylla, e transportuan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Roskovec, traktori përplaset me motoçikletën; plagoset 26-vjeçari

Posted: 17 Sep 2016 01:16 AM PDT

Aksidenti ne Lezhe-MilotNjë aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Strum-Fier, në fshatin Suk 1, duke drejtuar traktorin  tip “Fiat" pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi , është përplasur me motocikleten tip “Lonxia” pa targa, me drejtues shtetasin M.K, 26 vjeç, banues në fshatin Suk 1.

Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i dëmtuar 26-vjeçari, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, policia arrestoi drejtuesin e shoferit, shtetasin Ferrik Metushi, 57 vjeç, banues në fshatin Suk 1, Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pengu i shpëton ekzekutimit të ISIS dhe hap zjarr kundër tyre (Video)

Posted: 17 Sep 2016 01:11 AM PDT

isisTerroristët e ISIS shpesh publikojnë video  që tregojnë ekzekutimin e pengjeve, duke e konsideruar këtë gjë si një arritje të madhe. Por këtë herë 'suksesi", nuk ka qenë i garantuar për militantët e ISIS, pasi një prej pengjeve që ishte duke u ekzekutuar, ka arritur që të rrëmbejë armën dhe t'i vrasë ushtarët e ISIS.

Në video shfaqen 3 pengje, me duart e lidhura pas shpine dhe urdhërohen  që të ulen në gjunjë  nga një person që mbante në dorë një mitraloz. Por, sekonda para se të ekzekutohen, njëri nga pengjet shkon disa hapa mbrapa dhe duket se e godet me kokë njërin prej ekstremistëve.  Videoja pastaj tregon momentin kur pengu ia kap armën ekstremistit dhe hap zjarr ndaj ekstremistit tjetër. Sipas raportimeve në media e huaja, kjo video është bërë në Afganistan.

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nju Jorku përfshihet nga festa e kafes

Posted: 17 Sep 2016 12:58 AM PDT

5-genericnycoffee_print-8Nju Jorku është përfshirë nga festa e kafes. "Neë York Coffee Festival" ka zhvilluar edicionin e dytë dhe ky event që organizohet në "Regiment Armory" në Park Avenue ku  tërheq mijëra të apasionuar të kafesë që shijojnë një pafundësi përgatitjesh të shoqëruara edhe me pjata sipas temës.

ct-brooklyn15-4736FestivalI, që jo rastësisht është quajtur ndryshe "eventi kafeinato", do t'i dedikohet edhe muzikës, artit dhe eksperimentimeve.

coffee_3"Festivali është një event i vërtetë kulturor dhe është krijuar për personat që inspirohen nga kafeja dhe kultura e kafesë. Këtë vit presim rreth 12 mijë vizitorë, të gjithë me dëshirën për të mësuar çdo veçanti të magjisë së kafesë dhe origjinalitetit përveç se natyrisht shijimit të llojeve të ndryshme që vijnë nga gjithë bota ", thotë themeluesi, Jeffrey Young.

dd__9510Sipas tij, kultura për të shijuar këtë pijë sipas evropianëve dhe në veçanti sipas italianëve, pra duke u ulur në kafene, pa e tundur nëpër rrugë të mbyllur në mbajtëse plastike apo letre, përfundimisht ka pushtuar amerikanët".

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fiks Fare: Si riciklohen mishi dhe vaji në fast food-e

Posted: 17 Sep 2016 12:50 AM PDT

ushqimet-largeaSkandali me produktet ushqimore ka qenë tema e "Fiks Fare" edhe në këte mbrëmje, ku u trajtua një tjetër problem, pikërisht riciklimi i mishit dhe mbajtja e vajit të pandryshuar për disa ditë me radhë.

Emisioni investigativ, në natën e tretë radhazi të denoncimit të abuzimeve me produktet ushqimore, u ndal te fast food-et, një problematikë e ndjekur dhe herët e tjera.

Gazetarët realizuan një investigim në disa dyqane të tilla në Tiranë. Në një prej këtyre bizneseve, punonjëset thonë se mishin që u tepron në darkë e fusin në frigorifer dhe e vendosin sërish në mëngjes ta ngrohin e më pas t'ua shërbejnë klientëve.

Njëra prej tyre thotë se mishi reziston edhe 3-4 ditë. "E fut në frigorifer dhe nuk e gjen asgjë, nuk mban erë hiç", thotë punonjësja.

Përveç mishit, gazetarët pyetën edhe për vajin, sesa kohë mund të mbahet pa u ndërruar dhe çfarë vaji përdoret. Punonjësit përgjigjen se përdorin vaj palme. Ata thonë se ai është si gjalpë apo si dhjamë dhe reziston gjatë.

Ka punonjës që thonë se s'ka nevojë të ndërrohet fare derisa të mbarohet, thjesht duhet t’i hedhësh sipër sasi shtesë.

Siç dihet dhe nga ekspertët, të cilët kanë kryer studime të ndryshme, mishi i ricikluar dhe vaji i përdorur disa herë i palmës janë të rrezikshëm për shëndetin nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.

Mishi është produkt blegtoral që ka rrezikshmëri të lartë për organizmin nëse mbahet në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, pastaj ftohet dhe sërish mbahet në temperaturë të lartë. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për rritjen e mikroorganizmave, që janë të dëmshëm për shëndetin.

Kurse vaji i palmës, sipas studimeve të shumta, bën keq për zemrën sidomos kur përdoret shpesh. Ky vaj përdoret më së shumti nga industritë, sepse kushton më lirë se vajrat e tjerë. Por përdorimi i të njëjtit vaj disa herë sjellë një numër përbërësish që quhen "radikalë të lirë" dhe janë kancerogjenë.

Gjithsesi, duket se këto të dhëna për rrezikshmërinë e këtyre produkteve ndaj shëndetit nuk i ka shqetësuar pronarët e këtyre fast food-eve, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre të pa shqetësuar nga autoritetet përkatëse.

17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 17 shtator 2016

Posted: 17 Sep 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Ka gjasa që jeta juaj në çift të jetë delikate dhe problematike gjatë kësaj jave. Në planin financiar do jetë Plutoni planeti më i favorshëm.

DEMI

Partneri juaj do bëjë gjithçka gjatë kësaj dite, vetëm e vetëm që ju të ndiheni sa më mirë. Me financat duhet të ndiqni një strategji strikte në mënyrë që të mos keni probleme.

BINJAKËT

Jeta juaj në çift do jetë rutinë gjatë kësaj dite. Saturni do iu ndihmojë të tregohuni më të matur me shpenzimet dhe të kryeni disa transaksione të rëndësishme.

GAFORRJA

Do e shtoni komunikimin dhe bashkëpunimin në çift gjatë kësaj dite. Në planin financiar do keni fat. Shpenzoni me kursim dhe do e shihni që gjithçka do shkojë më së miri.

LUANI

Për pjesën më të madhe të çifteve nuk do ketë probleme sot. Partneri do i kuptojë prioritetet tuaja dhe do iu ndihmojë të arrini atje ku doni. Në planin financiar duhet të tregoheni më të matur se kurrë.

VIRGJERËSHA

Planetët do bëjnë çfarë të jetë e mundur gjatë kësaj dite që ju të afroheni më tepër me partnerin tuaj. Në planin financiar mendohuni dy herë para se të bëni ndonjë shpenzim.

PESHORJA

Dashuria do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Për financa të qëndrueshme duhet të pakësoni sa më shumë shpenzimet dhe t'i menaxhoni më me kujdes ato të ardhura që keni.

AKREPI

Ditë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për çiftet. Më në fund do arrini të sqaroheni me partnerin dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Situata financiare do jetë e qëndrueshme nëse vazhdoni të tregoni kujdes.

SHIGJETARI

Jeta sentimentale do përbëjë prioritet për çiftet gjatë kësaj dite. Mund t'iu duhet të bëni edhe sakrifica vetëm e vetëm që ta mbani pranë atë që dashuroni. Për sa iu përket financave, fati do jetë me ju.

BRICJAPI

Ata që janë në çift duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë kësaj dite. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi nuk rekomandohen shpenzime të konsiderueshme.

UJORI

Ata që janë në një lidhje do kalojnë momente më të këndshme gjatë kësaj dite. Në planin financiar duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në mënyrë që të stabilizoni situatën.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë t'i shprehni ndjenjat dhe do kuptoheni më mirë me partnerin. Në planin financiar do arrini të realizoni disa investime të rëndësishme dhe që do ua përmirësojnë ndjeshëm situatën.

Related Posts :