Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gjukanoviq: Pranimi i Kosovës nuk kishte për qëllim dëmtimin e Serbisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Gjukanoviq: Pranimi i Kosovës nuk kishte për qëllim dëmtimin e Serbisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Gjukanoviq: Pranimi i Kosovës nuk kishte për qëllim dëmtimin e Serbisë

Posted: 15 Sep 2016 09:29 AM PDT

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se askush në Mal të Zi nuk ka dëshiruar ta dëmtoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës, dhe se autoritetet ë Serbi duhet ta kuptojnë se Kosova ishte betejë e humbur më herët. "Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtoj Serbinë. Nuk i bëhet dëm atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju. Pra nuk është fjala për këtë, por ishte perceptim i yni i asaj që është dashur të bëhet në rregullimin e gjendjes në rajon dhe krijimin e parakushteve për vendosjen e stabilitetit më të madh dhe ripërtritjen e besimit", tha Gjukanoviq për televizionin B92. Ai theksoi se disa herë i kishte thënë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të tashëm, Aleksandar Vuçiq, se bindja e tij është se Serbia e tashme është në pozitë që ta pranoj faturën për betejën e humbur për çështjen e Kosovës, raporton agjencia Beta. "Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme të njerëzve, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye sugjerimi im për Tadiqin dhe Vuçiqin ishte se për shkak të betejes së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme", tha Gjukanoviq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptarët dhe serbët: Kosova pa demokraci të konsoliduar

Posted: 15 Sep 2016 09:12 AM PDT

Dita ndërkombëtare e Demokracisë e gjen Kosovën pa demokraci të konsoliduar vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ata thonë se Kosova është në fazën fillestare të këtij konsolidimi, i cili ka stagnuar dhe është sa për të mbijetuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Powell: Trumpi “racist”, ndërsa Clinton “arrogante”

Posted: 15 Sep 2016 09:07 AM PDT

Në emailat e ri që kanë rrjedhë në opinion, ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, e quan Donald Trumpin "turp kombëtar", "i braktisur" nga shoqëria, dhe "racist". Zoti Powell, po ashtu, e ka kritikuar edhe Hillary Clintonin, të cilën e akuzon për "grykëse" dhe "arrogante", por thotë se ende e konsideron mike. Këta emaila janë publikuar në faqen në Internet, DCLeaks.com, që është akuzuar se është kanal i hakerëve rusë. Këta janë emailat e fundit në serinë e rrjedhjeve, që duket se kanë për qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti. Colin Powell, që ka pranuar se emailat janë autentikë, është person shumë i respektuar dhe gjeneral armate në pension, i cili ka pasur plane për të garuar për Shtëpinë e Bardhë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump thotë se ndjehet si 30 vjeçar, derisa Clinton po ripërtrihet

Posted: 15 Sep 2016 08:37 AM PDT

Doktoresha Lisa Bardack, thotë se e nominuara demokrate për presdiente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, është "e shëndoshë dhe e aftë për të shërbyer" si presidente. "Ajo po ripërtrihet mirë me antibiotikë dhe pushim", tha Lisa Bardack, mjeke e zonjës Clinton, në një letër të publikuar sot nga fushata e saj. "Ajo vazhdon të mbetet e shëndoshë dhe e aftë të shërbej si presidente e Shteteve të Bashkuara", thuhet në letrën e saj. Hillary Clinton, 68 vjeçare, tha se kishte ndjerë trullosje dhe e kishte humbur drejtpeshimin në ceremoninë e përkujtimit më 11 shtator në Nju Jork. Ajo ishte diagnostikuar me pneumoni. Shëndeti i zonjës Clinton i kishte shtuar shqetësimet për aftësinë e saj për të qenë presidete amerikane. Kandidati republikan presidencial, Donald Trump, në programin televiziv "Doctor Oz Show", që është xhiruar dje, për gjendjen e tij shëndetësore, tha: "Unë jam pothuajse në moshë të njejtë si Ronald Reagan (kur ishte poresident) dhe Clinton është një vit pas meje. Nuk e di a ka kjo kuptim, por duke u bazuar në jetën time, do të thoja se ndjehem mirë sot ashtu sikur isha në moshën 30 vjeçare", tha Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SIGAR: SHBA i kontribuoi rritjes së korrupsionit në Afganistan

Posted: 15 Sep 2016 08:26 AM PDT

Një monitorues i qeverisë amerikane për Afganistanin, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar në rritjen e korrupsionit në këtë vend të përfshirë nga lufta dhe se me ritëm të ngadalshëm është kuptuar intensiteti i problemit. Në një raport të publikuar mbrëmë, Inspektori i përgjithshëm special për rikonstruktimin e Afganistanit (SIGAR), tha se "korrupsioni e ka shkatërruar misionin amerikan në Afganistan, duke i shtuar shqetësimet dhe duke e kanalizuar mbështetjen te kryengritja". "Sot në Afganistan, korrupsioni mbetet sfidë shumë e madhe për sigurinë, stabilitetin politik dhe zhvillimin" tha SIGAR, dhe ka shtuar se qëllimet ushtarake dhe politike të Shteteve të Bashkuara, "në mënyrë të vazhdueshme e kanë lënë anash" luftën undër korrupsionit në Afganistan. Përpjekjeve anti-korrupsion "u mungonte përkushtimi i qëndrueshëm politik dhe kanë arritur sukses të kufizuar", thotë ky monitorues. Afganistanit është njëri nga shtetet më të korruptuara në botë. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të vitit 2015 të organizatës Transparency International, Afganistani radhitet i 166-ti (i dyti nga fundi). 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FIFA: Argjentina e para, Kosova shënon përparim për 22 vende

Posted: 15 Sep 2016 08:06 AM PDT

Argjentina e ka shtuar epërsinë e saj në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), të publikuar sot, derisa Brazili ka përparuar për pesë vende dhe tash plasohet në vendin e katërt. Argjentina është e para në kategorinë e kombëtareve të futbollit me 1,646 pikë, Belgjika radhitet e dyta me 1,369, ndërsa kampioni botëror, Gjermania, është e treta me 1,347 pikë, raporton agjencia DPA. Prej federatave të reja që së fundit janë pranuar në FIFA, Kosova ka përparuar për 22 vende dhe radhitet e 168-ta, ndërsa Gjibraltari është në pozitën e fundit (205), së bashku me Anguillën, Bahamet, Xhibutin, Eritrenë dhe Somalinë. Kombëtarja e Kosovës këtë muaj e ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në histori në kualifikimet për Kampionatim Botëror 2018, kundër Finlandës dhe si mysafire ka barazuar me rezula1:1.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuzë për terrorizëm kundër pesë imamëve dhe hoxhallarëve

Posted: 15 Sep 2016 07:34 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve: B. R. ish imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, I. B. hoxhë nga Prizreni, E. G. kryeimam nga Peja, M. M. imam nga Prizreni dhe të pandehurit F. R. Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste. Kurse të pandehurit E. G. dhe M. M. po ashtu, sipas aktakuzës, kanë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik. Ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë. Ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, në mungesë të provave është marrë Aktvendim për pushimin e hetimeve.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia: Nuk kishte mjet shpërthyes në shtëpinë e drejtorit të Postës së Kosovës

Posted: 15 Sep 2016 06:36 AM PDT

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka gjetur mjet shpërthyes në shtëpinë e drejtorit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës. "Pas hetimeve, policia ka konstatuar se nuk ka pasur të bej me një mjet shpërthyes", tha Borovci. Gjatë ditës, Policia kishte marrë informacione se një mjet i dyshimtë gjendej në shtëpinë e Sejdi Hoxhës, por më pas u konstatua se nuk bëhej fjalë për ndonjë mjet shpërthyes. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia akuzon SHBA-në për shkelje të marrëveshjes për Sirinë

Posted: 15 Sep 2016 05:53 AM PDT

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për mospërmbushje të obligimeve në bazë të marrëveshjes për armëpushim në Siri. Zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov, tha se Uashingtoni përdor "perde verbale" për të fshehur hezitimin e tij për të frenuar grupet e opozitës që i mbështet. Armëpushimi është mbajtur në masë të madhe prejse ka hyrë në fuqi më 12 shtator. Armëpushimi është ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mbështesin palë të ndryshme në luftën e Sirisë. Kremlini mbështet presidentin Bashar al-Assad, ndërsa SHBA grupet rebele që kërkojnë rrëzimin e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Armëpushimi në Siri po mbahet; problem me ndihmat

Posted: 15 Sep 2016 05:17 AM PDT

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se "ka problem" në dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia. De Mistura tha se Qeveria siriane nuk ka siguruar të ashtuquajturat "dokumente lehtësuese", të cilat lejojnë hyrjen e kamionëve me ndihma. Mësohet se 40 kamionë me ushqime dhe furnizime të tjera presin në kufirin turk. Prioritet për ndihma është qyteti i Alepos në Siri, ku ndodhen të bllokuar rreth 250,000 banorë. De Mistura tha se armëpushimi, qysh të hënën, është mbajtur në mënyrë të konsiderueshme. "Reduktimi i dhunës – edhe pse do të kemi raporte të tjera gjatë ditës – ka ndodhur në masë të madhe", tha De Mistura. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të kërkojnë nga palët ndërluftuese në Siri të lejojnë kalimin e sigurt të ndihmave për civilët e rrethuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Schwendiman thotë se do të zhvillojë hetimet për krimet në Kosovë pa frikë dhe pa favore

Posted: 15 Sep 2016 05:07 AM PDT

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon dhe kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale, David Schwendiman, kanë sqaruar të enjten në Hagë, se Gjykata Speciale për krime lufte nuk është një gjykatë "klasike ndërkombëtare, por një dhomë e posaçme e gjykatave të Kosovës".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetet në Kosovë të mbipopulluara - Prishtina në kaos

Posted: 15 Sep 2016 04:59 AM PDT

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, e konsideruar si një nga qytetet më të populluara, në bazë të të dhënave të dala nga regjistrimi i popullsisë ka rreth 200 mijë banorë, por vlerësohet se numri i banorëve që jetojnë në qytet është shumë më i lartë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina e mbipopulluar

Posted: 15 Sep 2016 04:48 AM PDT

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, e konsideruar si një nga qytetet më të populluara, në bazë të dhënave të dala nga regjistrimi i popullsisë ka rreth 200 mijë banorë, por vlerësohet se numri i banorëve që jetojnë në qytet është shumë më i lartë. Jozyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, një pjesë e madhe e të cilëve kanë banime të përkohshme të tyre edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Finalja e Ligës së Kampionëve më 2018 do të mbahet në Kiev

Posted: 15 Sep 2016 03:58 AM PDT

Finalja e Ligës së Kampionëve në futboll, më 2018, do të mbahet në Kiev, bëri të ditur Federata Evropiane e Futbollit – UEFA. "Ukraina do të jetë nikoqire e finales së Ligës së Kampionëve më 26 maj, 2018", tha Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Finalja do të mbahet vetëm disa javë përpara se në Rusi të nisë Kampionati Botëror i Futbollit. Shqetësimet për sigurinë, megjithatë, mbeten, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë. Një tjetër shqetësim është racizmi. UEFA pati gjobitur klubin Dynamo Kiev për shkak të sjelljes raciste të tifozëve të tij. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obamës i kërkohet të falë Snowdenin

Posted: 15 Sep 2016 02:40 AM PDT

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që, përpara se të përfundojë mandatin në muajin janar, të falë ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, për publikim të sekreteve shtetërore. The American Civil Liberties Union (ACLU), Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë nisur një peticion online në mbështetje të Snowdenit, i cili jeton në mërgim në Rusi. Snowden, në vitin 2013, ka publikuar dokumente në lidhje me programin e mbikëqyrjes të Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA-së. "Rastet si Edward Snowden janë pikërisht arsyeja përse ekziston fuqia e faljes presidenciale", tha thënë drejtori ekzekutiv i ACLU, Anthony Romero. "Ka një konsensus të gjerë se veprimet e Edward Snowdenit kanë nxitur debat të paparë për kufijtë e mbikëqyrjes së qeverisë. Vepirmet e tij kanë rezultuar edhe me refoma të gjera në ligj dhe në teknologji, të cilat mbrojnë amerikanët dhe individët në gjithë globin", shtoi Romero. Snowden ka thënë se nuk ka kërkuar të falet. Ai po ashtu ka thënë se nuk beson në gjykim të drejtë në SHBA, pasi Akti i Spiunazhit i vitit 1917 nuk i lejon të shpjegojë arsyet për publikimin e dokumenteve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Mbi 9,600 të vrarë në Ukrainë

Posted: 15 Sep 2016 02:25 AM PDT

Kombet e Bashkuara thanë se numri i të vrarëve në konfliktin në lindje të Ukrainës ka kaluar 9,600. Zyra për të Drejta të Njeriut e OKB-së (OHCHR) tha se ka dokumentuar 9,640 vrasje të lidhura me konfliktin dhe 22,431 të plagosur. Viktimat përfshijnë forca të armatosura të Ukrainës, civilë dhe anëtarë të grupeve të armatosura. Konflikti në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, ka nisur qysh në mes të prillit 2014. Muaj më parë, palët kanë arritur marrëveshje për armëpushim, por ajo është shkelur vazhdimisht.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria Speciale ngre padi ndaj 21 zyrtarëve – partia e Gruevskit reagon

Posted: 15 Sep 2016 01:52 AM PDT

Partia më e madhe maqedonase, VMRO DPMNE, e udhëhequr nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, e kanë cilësuar paraqitjen e Prokurorisë Speciale Publike si "shembullin e punës me standarde të dyfishta". Në reagimin me shkrim të VPMRO DPMNE-së theksohet se Prokuroria Speciale Publike është "drejtuar kundër të gjithë qytetarëve". "Prokurorja Fatime Fetahu u nis hapur kundër të gjithë qytetarëve të cilët kishin vendosur të dalin në protestë kundër pengimit për ndërtimin e Kishës në Komunën Qendër, pasiqë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe shoqatës së qytetarëve Veritas kundërshtuan qëllimet e Andre Zhernovskit dhe këshilltarëve të LSDM-së për ta penguar ndërtimin e Kishës Shën Konstandini dhe Elena", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Prokuroria Speciale e Maqedonisë ngre padi ndaj 21 zyrtarëve shtetërorë Prokurorja Fatime Fetahu, në konferencën me gazetarë njoftoi se "lënda e dytë ka të bëjë demolimin në Komunën Qendër dhe porosinë për dhunë nga ana e një zyrtari të lartë të shtetit ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski gjatë mbledhjes së këshillit komunal për çka Prokuroria Speciale ka ngritur padi ndaj 14 personave. Prokurorja Speciale Publike e Maqedonisë, Katica Janeva sot i ka bërë thirrje Parlamentit të Maqedonisë që të miratojë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve për t'u hapur rruga e këtij institucioni për t'u marrë me lëndët e rasteve "Monstra", "Sopot" dhe atë të vrasjes së të riut Martin Neshkovski. "I bëj thirrje shtëpisë ligjdhënëse, që të miratojë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që t'i krijohet mundësi Prokurorisë Speciale të hyjë në palcën e lëndëve siç është rasti me vrasjen e të riut Martin Neshkoski dhe rastet Monstra dhe Sopot", tha Janeva. Prokurorja Lence Ristevska tha se tanimë ka filluar procedura para hetimore për këto raste, por se hetimet zhvillohen me vështirësi sepse Prokuroria Speciale Publike përballet me njerëz, të cilët kanë frikë për sigurinë e tyre. "Në këtë fazë Prokuroria Speciale Publike ajo që mund të bëj është vetëm t`ju sigurojë anonimitet dëshmitarëve gjë që e lehtëson procedurën parahetimore", tha Prokurorja Ristevska. Prokuroria Speciale e Maqedonisë në një vjetorin e themelimit të këtij institucioni ka zyrtarizuar dy paditë e para ndaj 21 zyrtarëve të lartë për shpërdorim detyre. Padia e parë përfshinë 7 persona dhe ka të bëjë me akuzën e asgjësimit të dokumenteve nga sistemet e përgjimit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit. "Rasti i parë është shumë i rëndësishëm dhelidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit gjatë përgjimeve në mënyrë jolegale. Për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë dëshmi se kush ka përgjuar, pse e ka bërë këtë dhe në çfarë forme ka realizuar përgjimet? I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje edhe pse në bazë të ligjeve i akuzuari i parë nuk ka të drejtë të formojë një komision të tillë". "Shkatërrimi i materialeve të përgjuara nga ana e komisionit i cili është formuar në mënyrë ilegale është bërë me qëllim që të shkatërrohen raportet e punës për rastin "Fortesa" dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona", ka bërë të ditur prokurorja Fatime Fetahu e Prokurorisë Speciale Publike. Zonja Fetahu tha se lënda e dytë ka të bëjë demolimin në Komunën Qendër dhe porosinë për dhunë nga ana e një zyrtari të lartë të shtetit ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski gjatë mbledhjes së këshillit komunal për çka Prokuroria Speciale ka ngritur padi ndaj 14 personave. "Është dhënë urdhër nga ana e një zyrtari të lartë të shtetit qëme dhunë të ndërpritet mbledhja e Këshillit Komunal për ndryshimet e ligjit për ndërtim në këtë komunë, nga ku persona të dërguar nga zyrtarë shtetërorë kanë kërkuar që kryetari i Komunës të dal jashtë dhe të qërohen hesapet", tha prokurorja Fatime Fetai duke mos publikuar emrat e zyrtarëve të akuzuar për këto vepra. Nga Prokuroria Speciale tha se kanë arritur të dëgjojnë vetëm 12 përqind të materialeve të përgjuara duke theksuar se mandati prej 18 muajve nuk është i mjaftueshëm për të hetuar të gjitha rastet për të cilat në bazë të bisedave të përgjuara ka indiciese zyrtarëtë lartë të shtetit kanë kanë keqpërdorë pozitat e tyre udhëheqëse. Prokuroria Speciale Publike ka bërë sot të ditur se që të dy paditë do të dorëzohen në Gjykatën penale me procedurë të përshpejtuar. Akuzat janë bazuar nga dëshmitë që kanë dalë nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe në bazë të bisedave të publikuara dhunën ndaj kryetarit të komunës e kishin porositur, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. ****  Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka zyrtarizuar dy paditë e para ndaj 21 zyrtarëve të lartë për shpërdorim detyre. Padia e parë përfshinë 7 persona dhe ka të bëjë me akuzën e asgjësimit të dokumenteve nga sistemet e përgjimit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit. Ndërsa padia e dytë ndaj 14 personave lidhur me porosinë për dhunë ndaj kryetarit të komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski gjatë një mbledhjeje të këshillit komunal. Dy paditë do të dorëzohen në Gjykatën penale me procedurë të përshpejtuar. Nga Prokuroria Speciale nuk publikuan emrat e zyrtarëve të akuzuar për këto vepra. Akuzat janë bazuar nga dëshmitë që kanë dalë nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe në bazë të bisedave të publikuara dhunën ndaj kryetarit të komunës e kishin porositur, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Zyrtarizimi i padive të para ndodhë në një vjetorin e themelimit të Prokurorisë Speciale. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjumi i gjatë gjatë ditës, “shenjë paralajmëruese” për diabet

Posted: 15 Sep 2016 01:31 AM PDT

Gjumi i ditës më gjatë se një orë mund të jetë shenjë paralajmëruese për diabetin e tipit 2, thonë hulumtuesit japonezë. Ata kanë gjetur këtë lidhje pas vëzhgimit të mbi 300,000 njerëzve. Ekspertët britanikë kanë thënë se njerëzit me sëmundje afatgjate dhe diabet të padiagnostikuar shpesh ndjehen të lodhur gjatë ditës. Por, ata kanë thënë se nuk ka prova se gjumi i ditës shkakton ose rrit rrezikun e diabetit, raporton BBC. Studimi i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Tokios, megjithatë, ka gjetur lidhje midis gjumit të gjatë gjatë ditës dhe rrezikut për 45% më të lartë për diabet tipi 2. Hulumtuesit kanë thënë se gjumi i gjatë gjatë ditës mund të jetë rezultat i gjumit të trazuar gjatë natës. Dhe, ky çrregullim i gjumit, sipas tyre, mund të rrisë rrezikun për sulme në zemër, probleme kardiovaskulare dhe çrregullime të tjera metabolike, përfshirë diabetin tipi 2.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova me adoleshencë të shëndetshme - adoleshentët flasin ndryshe

Posted: 15 Sep 2016 01:30 AM PDT

Adoleshentët në Kosovë, që përbëjnë njëzet për qind të popullatës së përgjithshme, janë më të shëndetshmit në Evropë, thuhet në hulumtimet e bëra nga Organziata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë dhe nga UNFPA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Miliona fëmijë refugjatë jashtë shkollave

Posted: 15 Sep 2016 12:45 AM PDT

Më shumë se gjysma e gjashtë milionë refugjatëve të moshës shkollore nuk i ndjekin mësimet, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se ky problem mund të çojë në konflikte të mëtejshme nëse nuk trajtohet. Shumica e këtyre 3.7 milionë fëmijëve, që nuk shkojnë në shkollë fillore ose të mesme, jetojnë në vendet në zhvillim. Rreth 900,000 prej tyre janë sirianë. Mungesa e shkollimit bazik ndikon shanset e refugjatëve, thuhet në raportin e UNHCR-së. Sipas të njëjtit, vetëm një në 100 refugjatë arrin të hyjë në universitet, krahasuar me një në tre të rinj të zakonshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :