Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Granit Metushi deputet në Parlamentin lokal  në Zhenevë të Zvicrës  ka dhuruar  pajisje për shëndetësinë  në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Granit Metushi deputet në Parlamentin lokal  në Zhenevë të Zvicrës  ka dhuruar  pajisje për shëndetësinë  në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Granit Metushi deputet në Parlamentin lokal  në Zhenevë të Zvicrës  ka dhuruar  pajisje për shëndetësinë  në Ferizaj

Posted: 20 Sep 2016 07:53 AM PDT

Granit Metushi i cili jeton dhe vepron në Zvicër e  që  është edhe deputet  në Parlamentin Lokal në Zhenev të Zvicrës këtë të marte ka sjellë një kontingjent ndihma për shëndetësinë ferizajase.

Metushi gjatë një vizite që i bëri Kosovës vitin e kaluar ishte interesuar  edhe për  gjendjen e shëndetësisë  në Kosovë e kryesisht për gjendjen në mjekësinë  ferizajase.  Por  fakti se mjekësia  primare dhe ajo sekondare kanë nevojë  për shumë mjete  e kishte  shtyrë Metushin që atëherë të premtoi  së do të shikoi të gjitha mundësit  që të ndihmoi  shëndetësinë dhe pacientët ferizajas.

Ai sot në  një takim që pati me  përfaqësuesit  e shëndetësisë ferizajase  e ku ishte prezent edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës  Elmi Reçica  i dorëzoi  shëndetësisë ferizajase një sasi të mjeteve dhe pajisjeve shëndetësore.

Metushi me këtë rast ka thënë se ky është vetëm hapi i parë i fillimit të ndihmës ndaj qytetarëve të Ferizajt

"Gjatë vizitave që  zakonisht i bëjë gjatë pushimeve vjetore në Kosovë kam pa se shëndetësia  ferizajase ka nevojë për shumë gjëra  prandaj në bashkëpunim me përgjegjësit komunal të shëndetësisë  dhe  nga Ministria  kam grumbulluar këto mjete që  janë  ndoshta një ndihmë e vogël  por  besoi bashkëpunimi nuk do të ndalet dhe   do të kemi edhe në të ardhmen këso aktivitete"  tha Granit Metushi.

Pranimin i këtyre mjeteve u bë nga Drejtori i Shëndetësisë së Ferizajt Burim Karameta i cili  ka falënderuar Metushin për këto ndihma.

" Jemi këtu, ku po bëjmë pranim-dorëzimin e një materiali  shëndetësorë   të cilin e ka sjellë  z. Granit Metushi, deputet në Parlamentin lokal  në  Zhenevë  të  Zvicrës. Kjo ka  ardhur si rezultat i dëshirës së Granit Metushit dhe  korrespodencës  sonë   dhe sot kjo është kurorëzuar me sjelljen e kësaj  ndihme që përbëhet nga aparatura   dhe materiale  shëndetësore. Këto ndihma do të sistemohen dhe do të shikohet që këto të shpërndahen  në mjekësinë primare dhe sekondare,pra aty ku këto mjete  janë më se të nevojshme" tha  Burim Karameta, Drejtor i  DSHMS-së në Ferizaj.

Këtë e ka  përshëndetë edhe  Imer Llabjani drejtor  i Infermierisë në Spitalin e Ferizajt

" Shëndetësia e Ferizajt ka nevoja të shumta por kjo ndihmë është e mirëseardhur për nevojat e qytetarëve dhe pacientëve të  këtij regjioni" tha Llabjani.

Granit Metushin  e ka  falënderuar  edhe deputeti  Elmi Reçica i cili tha se është  një shembull se si edhe gjeneratat  që po rriten në  mërgim nuk po e harrojnë Kosovën.

"Janë këto moment shumë të rëndësishme kur  gjeneratat që po rriten në  mërgim nuk po e harrojnë vendin e tyre. Granit Metushi i cili  u rrit në Zhenevë ,ka avancuar atje dhe  tani  ka një pozitë shumë të mirë atje, si deputet,  ai përmes këtyre aktiviteteve tregon se nuk ka harruar vendin e tij. Ai ka sjellë material të cilat janë shumë të nevojshme për pacientët e  Ferizajt"  ka thënë Reçica

Reçica ka falënderuar edhe të gjithë ata që kanë kontribuuar  dhe ndihmuar që këto mjete ti sjellin  në Ferizaj.

14408083_10208697980705234_839736425_o 14407865_10208697980625232_38433187_o 14423693_10208697979465203_2121654820_o 14424054_1132171206829791_1112382801_o

Nis zbatimi i ligjit të ri mbi rregullat e trafikut rrugor në Ferizaj

Posted: 20 Sep 2016 07:10 AM PDT

Nga sot ka hyrë në fuqi ligji i ri mbi rregullat e trafikut rrugor, që synon rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimin e rrjedhjes normale të trafikut, mbrojtjen e ambientit e të tjera.

Në Policinë Rajonale të Ferizaj, thonë se ky ligj nga sot ka filluar të zbatohet edhe në këtë qytet.  Brahim Shatrolli nga njësiti i trafikut rrugor, duke treguar për rregullat e reja të trafikut apeloi tek qytetarët që të jenë më të kujdesëshëm në komunikacion.

"Konkretisht mund të themi që janë bërë ndryshime tek tejkalimi i shpejtësisë, kemi gjoba që fillon nga 20 euro që më e larta është deri 900 euro, që ka një ndryshim me ligjin paraprak, gjithashtu një ndryshim më i theksuar është te drejtimi i mjetit pa patentë shofer qe gjoba është shumë më e lartë se me ligjin paraprak ku me këtë ligj është nga 500 deri në 150 euro. Qëllimi i jonë është vetëm të ngrisim sigurinë në komunikacion në mënyrë që ta arrijmë një efikasitet dhe mos të na ndodhin humbje të jetëve të qytetarëve në rrugë nga moskujdesja e tyre",tha Shatrolli.

Edhe shoferët e mirëpritën ligjin e ri të trafikut rrugor mirëpo u shprehën pesimistë për respektimin e rregullave që dalin nga ky ligj.

"Me këtë rast që gjobat kanë filluar të rriten është shumë e mirë për qytetarët e Kosovës, për shkak të aksidenteve që do të jenë më pak dhe për mua është shumë e mirë kjo", tha Sherif Ramuka.

"Me siguri që është më mirë për popull, për udhëtarë, për komunikacion dhe do të ndikoj shumë pasi që po ka shumë aksidente, shumë vdekje", tha Bajrush Mehmeti.

"Nëse  respektohet e realizohet është rregull që nuk ka më mirë.  Unë lutem që me u respektu ky ligj, me hy në fuqi, me u normalizu komunikacioni, mos me humb jetë", tha Asllan Aliu.

Në ligjin e ri të trafikut rrugor janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme, përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj. / TELEVIZIONI TEMA /

Ferizaj përgatitet për shënimin e 28 shtatorit-Ditës së Dëshmorëve

Posted: 20 Sep 2016 07:04 AM PDT

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim drejtuesit e Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta ne mesin e tyre ishte edhe çështja e shënimit të 28 shtatorit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt. Manifestimi për shënimin e Ditës së Dëshmorëve do të bëhet nën patronatin e kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa.

Përfundohen mbi 30 projekte infrastrukturore në Komunën e Ferizajt

Posted: 20 Sep 2016 05:30 AM PDT

Komuna e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve është në vlugun e përfundimit të shumë projekteve që janë duke u realizuar në qytet, por edhe në fshatrat.

Sipas drejtorit të infrastrukturës, Gafurr Ilazit30 projekte janë përfunduar, ndërsa edhe në 24 projekte është duke u punuar.

"Gjatë kësaj periudhe janë iniciuar 73 procedura të tenderimit, ndërsa janë nënshkruar 54 kontrata dhe 19 të tjera janë në fazën e tenderimit. Deri tash janë përfunduar 30 projekte, ndërsa 24 projekte të tjera janë duke u realizuar, kurse 19 të tjera janë në fazën e tenderimit", ka thënë drejtori Ilazi.

Projekte të cilat kanë përfunduar janë kryesisht projekte të asfaltimit të rrugëve, kanalizime, ujësjellësve dhe hartim të projekteve të ndryshme që janë bërë përmes kompanive të të rrugëve dhe kanalizimit të cilat janë bërë përmes kompanive që janë të kontraktuara për hartimin e projekteve detale.

"Presim që gjatë kësaj periudhe të realizojmë edhe projektet tjera në mënyrë që buxheti i planifikuar për projekte të shfrytëzohet dhe të mos kaloj në suficit", ka potencuar drejtori Ilazi.

U bë e ditur se Drejtoria e infrastrukturës për këtë vit për investime kapitale ka pasur të alokuara mbi 4 milion euro, kurse janë shpenzuar mbi 2 milion ose rreth 53 për qind e buxhetit.

14433184_1269396696428484_2887354370291062740_n

Kryetari Svarqa takohet me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha

Posted: 20 Sep 2016 05:16 AM PDT

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim zyrtarë, kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Me këtë rast kryetari Svarqa, këtë të fundit e ka njoftuar me shumë projekte që janë duke realizuar në qytetin e Ferizajt. Sipas tij vetëm gjatë këtij viti në realizmi e sipër janë mbi 96 projekte infrastrukture që po realizohen në qytet, por edhe në fshataret e komunës së Ferizajt.

Nga ana tjetër kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha ka falënderuar kryetari Svarqa, për mirëpritjen e bëri dhe ka përgëzuar për punën që po bën në realizmin e shumë projekteve për qytetarët.

Në fund të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim në mes Komunës së Ferizajt dhe asaj të Fushë Kosovës.

Arrestohet për vjedhje në xhami i riu nga Ferizaj

Posted: 20 Sep 2016 03:41 AM PDT

Një i mitur është arrestuar për vjedhjen në një xhami. Një 16 vjeç me inicialet A. Xh. është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen në xhaminë e fshatit Softaj të Ferizajt.

Lajmin e bëri të ditur  zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

"Pas një pune të suksesshme operative hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar personin  e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes të kryer ditë më parë në xhaminë e fshatit Softaj," tha Gashi.

Sipas policisë, A.Xh. kishte hyrë me forcë në xhaminë e Softajt dhe nga ajo dyshohet se ka vjedhur pajisje teknologjike dhe të zërimit.

Policia bën me dije se ka gjetur dhe konfiskuar pajisjet që dyshohen se janë vjedhur.

A. Xh. dyshohet se ka vjedhur "një zmadhues zëri, një megafon, një laptop, dy kabllo për mbushës-adaptera, tetë mikrofona, një karrocë dore, një indeks, disa fletushka dhe dy trekëndësha".

Aksident trafiku me fatalitet në Shtërpcë

Posted: 20 Sep 2016 03:16 AM PDT

Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:00 në Shtërpc, ka humbur jetën një person.

Rasti ka ndodhur në periferi të Shtërpcës, ku sipas raporteve të para, ngasësi i traktorit (S.Z. m/s/k 57 vjeç), humb kontrollin dhe me ate rast traktori rrokulliset dhe dy persona marrin lëndime serioze.

Të lënduarit dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 16:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se pasagjeri S.D.(m/s/k 62 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe

me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari,pas lirimit nga tretmani mjekësor,me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë.

Komuna e Ferizajt, bëhet me një bibliobus

Posted: 20 Sep 2016 03:14 AM PDT

Klubi Rotary, këtë të martë ka bërë pranim dorëzimin e një bibliobusi për komunën e Ferizajt.
Klubi Rotary i cili funksion që nga viti 2007 në mesin e shumë projekteve që ka pasur, e ka realizuar edhe projektin e bibliotekës lëvizëse ose bibliobusit. Por, këtë bibliobus klubi rotary sot edhe zyrtarisht ja dorëzoi komunës së Ferizajt.
Me këtë rast përfaqësuesi i klubit Rotary Hazir Gashi, është shprehur se ky bibliobusë është bërë në bashkëpunim me klubin Rotary nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"I tërë projekti ka kushtuar mbi 30 mijë euro me të cilat është blerë makina lëvizëse, dhe është bërë përshtatja për bibliobus dhe janë paguar derivatet dhe vozitësi që njëkohësisht ka qenë edhe bibliotekist i kësaj biblioteke. Brenda këtyre tri viteve sa ka funksionuar, janë shpërndarë dhe janë këmbyer 21 mijë libra, dhe ky bibliobusi është i pajisur me mbi 4 mijë libra që janë kryesisht lektyra për nxënësit e shkollave fillore. Por neve mbasi që na mbarun mjete dhe nuk kishim fonde të mëtutjeshme për realizmin e këtij projekti ne ju lutem komunës që të vazhdojë këtë projekt", ka thënë Gashi.
Ndërkaq numri një i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Ferati ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë për nxënësit, por edhe dashamiret e librit që janë në Ferizaj, por edhe nëpër fshatrat.
"Sot po bëhet pranim dorëzimi i një bibliobusit i cili është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i përkrahur edhe nga komuna dhe drejtoria për kulturë, rini dhe sport, sepse ne i dimë nevojat e të rinjve tanë. Ky projekt do të vazhdojë në kuadër të bibliotekës së qytetit, dhe do të shërbej për të gjithë nxënësit e shkollave në qytetin tonë", ka thënë drejtori Ferati, duke falënderuar klubin Rotray.
U bë e ditur se bashkëpunimi mes Komunës dhe klubit Rotary do të vazhdojë edhe në të ardhmën.
14374621_1132011566845755_78271839_o

14375259_1132011610179084_203904584_o

14393378_1132011550179090_61253065_o

14394059_1132011560179089_463835012_o

14375342_1132011540179091_1068646818_o

Arrestohet personi që vodhi 500 euro në pikën e derivateve në Shtime

Posted: 20 Sep 2016 02:12 AM PDT

Ngjarja ka ndodhur me  18.09.2016 rreth orës 03:10 minuta në pompën e derivateve në fshatin Gjurkovc, kur i dyshuari,  K.M. (m/ sh/k  24 vjeç) në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, kanë hyrë me forcë në pompën e derivateve  dhe  nën kërcënim të armës nga viktimat kishin marrë  500  Euro , ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor pas një kohe kanë gjetur veturën e të dyshuarave të cilën e kishin braktisur si dhe disa prova materiale lidhur me këtë rast.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Nënë Tereza vendoset në Kuvendin e Kosovë (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 02:12 AM PDT

Lajmi.net raporton se para se aty më parë ka qenë e vendosur një fotografi me Ujëvarën e Mirushës.

Pas renovimeve që po bëhen në Kuvendin e Kosovës, në hollin e tij, pamja ka ndryshuar. Aty ende nuk është asnjë nga portretet e figurave shqiptare që kanë qenë./ Lajmi.net

Related Posts :