Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Heshtje memece Poezi Shqip

loading...

Heshtje memece Poezi Shqip


Heshtje memece

Posted: 27 Sep 2016 12:40 PM PDT

Ashtu, në heshtje shkeli nata
Në heshtje të thellë mendimet vijn’,
Heshtje memece, me ”këmbë” të gjata,
Heshtje e stërgjatur, pa mbarim!

Ka dhe momente që do heshtje,
Pa arsye, ashtu kot,
Edhe heshtja sjell kurreshtje,
E kurreshtja, ënd’rra plot.

Ndjenja malli të çuditshme,
Seç më shtyjnë në fantazi,
Nata sonte është e frikshme,
Unë e dua, për çudi!

Nje dëshirë sa vjen e rritet,
Mes dëshirash triumfon,
Një dëshirë qe s’plakën vitet,
E dëshirë mbeti gjithmonë!

Ku është shkruar dashuria,
Në çfarë zemrash fshehur rri?
Nga një anë, doja ta dija,
E nga një anë, më mirë që s’di!

Ngrir bërë akull zemra ime,
Shkrin ngadalë në të tuat duar,
Hidhe poshtë, bëje thërrime,
Fundi, mos t’i vij, ”lënguar”!

Kur dëshpërimit i ikën heshtja,
Edhe “shpirti” ulërret,
At’herë zemra nga kureshtja,
Fillon prap të “hyj në jetë”.

Por zemra ime qëndron e heshtur,
E as shpirti s’ulërret,
Në kërkimin tënd pa rreshtur,
Ndoshta akoma ty të pret!

Ashtu, në heshtje shkeli nata,
Në heshtje të thellë humba dhe unë,
Heshtje memece, me ”këmbë” të gjata,
Si çdo natë më vër në gjumë!

 

Related Posts :