Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Hoxhaj e Hahn flasin për takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit (Video)” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Hoxhaj e Hahn flasin për takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit (Video)” plus 9 more Ferizaj Press


Hoxhaj e Hahn flasin për takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit (Video)

Posted: 12 Sep 2016 09:09 AM PDT

Hoxhaj - Hahn

Pas takimit, siç thuhet në njoftim të MPJ-së, Hoxhaj ka thënë ta ketë informuar Komisionerin Hahn për zhvillimet politike në Kosovë dhe angazhimin e Qeveirsë së Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit pas  hyrjes në fuqi të saj.

Sipas Hoxhajt, BE-ja edhe më tej është aspirata e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe liderët e zgjedhur të saj do të bëjnë cmos që të punojnë për të arritur këtë.

"Gjatë ditës së sotme kam takuar Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, zonjën Mogherini dhe Komisionierin për Zgjerim, zotin Hahn. Me të dy kam diskutuar për tema të rëndësishme por fokusi kryesor ka qenë në dy procese të mëdha. Së pari, sa i takon të ardhmes evropiane ku ne presim gjatë muajit tetor të mbahet Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, që do të jetë një hap i parë i rëndësishëm i zbatimit të marrëdhënies kontraktuale të Kosovës me BE-në. Dhe së dyti, kemi biseduar që BE-ja, zonja Mogherini dhe zoti Hahn të bëjnë presion mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve që Kosova i ka arritur deri më tani" ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe cështjet e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, vecmas demarkacioni me Malin e Zi dhe votimi.

Hoxhaj është takuar edhe me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, ndësa pritet të takohet edhe me Komisionerin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, dhe shumë eurodeputetë.

 

 

Nga atentatet te vrasja e mistershme: 50 fakte për jetën e Azem Hajdarit

Posted: 12 Sep 2016 09:09 AM PDT

Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Hajdari është nderuar me një sërë medaljesh presidenciale. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj.

Kjo vrasje, e cilësuar si "vrasja e shekullit" nga Ismail Kadare, është ende e mbuluar me mister. Ndërsa shumë njerëz ende pyesin: "Pse dhe kush e vrau Azem Hajdarin?" Tirana Observer sjell sot një speciale me 50 fakte për jetën e Azem Hajdarit.

1- Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Ai lindi më 1 mars 1963 dhe vdiq më 12 shtator 1998, ishte një politikan shqiptar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

2- Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

3- Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

4- Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

5- Në vitin 1993 Azem Hajdari diplomohet në degën e Filozofisë në universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 ai merr diplomën e dytë atë të jurisprudencës në po të njëjtin universitet.

6- Nga viti 1993-1994 studioi gjuhën angleze dhe filozofi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Në vitin 1996 ka studiuar për politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Garmish, Gjermani.

7- Aktiviteti i tij politik nuk ka qëndruar asnjëherë në heshtje. Nga shkurti i vitit 1991 deri në shtator të vitit 1993 deputet dhe kryetari Partisë Demokratike, anëtar komitetit drejtues.

8- Jeta e tij parlamentare ka qenë aktive. Kështu, për katër vite me radhë pas rënies së komunizmit Hajdari ishte kryetar i komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un. Ishte një ndër oratorët më të fuqishëm të Parlamentit shqiptar.

9- Në nëntor të vitit 1996 ka qenë President i Unionit Tregtar të pavarur. Në janar të 1997 u zgjodh kryetar i komisionit parlamentar të mbrojtjes.

10- Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate përpara se të vritej në shtatorin e vitit 1998.

11- Atentati i pari ndodhi në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit. Azem Hajdari tentohet të vritet me bombë, por atentati dështoi.

12- Dy muaj më vonë, atij iu zu pritë në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa në 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.

13- Më 14 shkurt 1998, iu organizua një pritë në Milot, ku makina e tij e blinduar u qëllua me breshëri. Së bashku me Azemin në makinë ishte edhe djali i tij 14-vjeçar në atë kohë, Kiri.

14- Atentati i fundit përpara se të vritej, Azemit iu bë më 3 qershor 1998 në Tropojë, ndërkohë që mbeti i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Bardhyl Pollo.

15- Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës. Por edhe pse kanë kaluar mjaft vite, vrasja e tij mbetet e ende e mistershme me shumë detaje të pazbardhura.

16- Sipas dosjes së akuzës, tre makina të pozicionuara në vende të ndryshme rreth selisë së Partisë Demokratike, kanë qenë gati për çdo të papritur të rastit. Pas dhënies së sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrë në selinë e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar që të takonte një grup tropojanësh, që po e priste jashtë selisë.

17- Deputeti Hajdari në mirëbesim, ka dalë nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinës. Pas tij kanë dalë Besim Çera e Zenel Neza. Në momentin që Hajdari është ekzekutuar, para selisë së PD-së ishte errësirë, për më tepër edhe kohë e vrenjtur e me shi. Azem Hajdari është afruar makinës nga kanë dalë fillimisht Fatmir Haklaj dhe më pas Jaho Mulosmani e Naim Çangu.

18- Sipas dosjes së akuzës, Hajdari dhe ekzekutorët e tij kanë shkëmbyer disa batuta. Menjëherë pas kësaj Fatmir Haklaj ka nxjerrë automatikun e ka hapur zjarr në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Jaho Mulosmani.

19- Deputeti Azem Hajdari vdes disa orë më pas nga plagët e shumta në trup. Njëkohësisht ka vdekur truproja Besim Çera, ndërsa Zenel Neza është plagosur rëndë. Plumbat e Haklajt kanë qëlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Çangun, i cili u dërgua disa orë më pas në spital nga Jano Mulosmani, e që nuk arriti të jetojë.

20- Më pas Haklaj u ka bërë thirrje bashkëpunëtorëve të tjerë që të largohen nga pozicionet e të drejtohen sërish për në Tropojë. Grupi i vrasësve ka arritur në Tropojë në orët e para të mëngjesit. Komunikata e para del nga Ministria e Rendit në të cilën thuhet se autorët janë larguar në rrugën nacionale nga veriu. Trupat dërgohen menjëherë në Spitalin Ushtarak i cili më pas rrethohet me policë.

21- Ndërkohë prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës Sokol Stojani dhe ekspertë të policisë së Tiranës mundohen të realizojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes por shiu i dënuar që binte dhe turma e njerëzve të irrituar e ka vështirësuar këtë. Një nga ekspertët i ka mbledhur nën fshehtësi gëzhojat e dala nga arma. Janë sekuestruar një automatik kallashnikov, një pistoletë Zastava me silenciator, gjashtë gëzhoja kallashnikovi dhe tre zastave. Nga ekspertiza rezultoi se me këto armë nuk ishte bërë qitje.

22- Të nesërmen, me datë 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij së bashku me shefin e rendit të Bajram Currit e me përfaqësuesit e Ministrisë së Rendit, mohon pjesëmarrjen në vrasje.

23- Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.

24- Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si "Vrasja e Shekullit".

25- Dosja "Hajdari" ka qenë një nga çështjet më të bujshme si dhe një dosje voluminoze. Vrasja e Azem Hajdarit, është cilësuar si vrasja e shekullit të '20. Një çështje që ka një vendim të kaluar në dy shkallët e gjykatave, nëpërmjet të cilit janë dënuar katër vetë.

26- Vrasja e Azem Hajdarit gjithnjë është cilësuar një vrasje politike. Jo sepse ai ka qenë deputet i Shqipërisë, për disa legjislatura, jo se ka qenë njeriu që ka kontribuar më shumë për rrëzimin e komunizmit dhe sjelljen e demokracisë, duke marrë dhe emrin Lideri i Dhjetorit, por se vrasja kishte motive politike. Pavarësisht se gjatë rrugës, për shkak dhe të aleancave fluide për hir të pushtetit, akuzat për vrasje politike të Azem Hajdarit u zbehën.

27- Për vrasjen e Hajdarit janë akuzuar mjaft persona, janë renditur shumë fakte, por provat e vërteta dhe njerëzit okularë në vendngjarje ende nuk janë bërë prezent. As Jaho Salihi dhe as vëllezërit Haxhia, nuk kanë pranuar të kenë qenë autorë të vrasjes, madje nuk kanë dhënë asnjë detaj për vrasjen e deputetit demokrat, duke ia veshur tërë fajin Fatmir Haklajt, i cili ishte eliminuar pas tre-katër tentativash më parë nga njerëz me uniformë, përmes një mine të komanduar.

28- Në një intervistë dhënë në fillim të këtij viti për Ylli Rakipin, Jaho Salihi ka rrëfyer momentin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Salihi tregon se, Hajdari ndërsa po vinte drejtë makinës ku ndodhej ai bashkë me Fatmir Haklajn, po montonte silenciatorin në pistoletë. Salihi thotë se mes Hajdarit dhe Haklajt nuk ka pasur asnjë shkëmbim fjalë por kanë qëlluar direkt me armë ndaj njëri-tjetrit.

29- Gjatë kësaj interviste, Mulosmani hodhi dyshime se Hajdarin e kanë futur në kurth duke e nxjerrë nga selia e PD-së. Sipas tij, nëse Azemi do e dinte se Fatmir Haklaj ishte para -së, nuk do të dilte nga selia. Sipas Mulosmanit, ata prisnin të takonin një financues të PD-së, por jo Azemin. "Kërkonim të takonim një mik, i cili sot e kësaj dite është afër PD-së. Nuk ishim aty për të vrarë Azemin. Nuk ishim aty për ngjarjen që ndodhi as për ndonjë të mundshme siç aludohet ndonjëherë. Po kërkonim të sqaronim diçka. 10 ditë para babai i Fatmirit kish taku Azemin me kërkesë të këtij të fundit. Babai i Fatmirit e ka regjistru të gjithë bisedën. Aty dëgjohet Azemi që ka lyp me ardh me jetu në Tropojë, dhe ka shfajësu veten për vrasjen e Shkëlqimit (vëllai i Fatmir Haklaj). Azemi në të gjitha mënyrat e mundshme ka shfajësu veten duke thënë se ai nuk kish lidhje me atë vrasje, dhe ka fol dhe disa gjëra të tjera për të cilat nuk është momenti me fol sepse kur nuk t'i merr askush për baze nuk kanë vlerë të thuhen…", ka thënë Jaho Mulosmani.

30- Jaho Mulosmani ka dhënë variantin e tij se pse u akuzua ai si vrasës i Azem Hajdarit dhe pse sipas tij nuk ishte ai personi që qëlloi: "E para njëherë, aty janë gjet vetëm një palë gëzhoja, që nënkupton se është përdorur vetëm një armë. Ato gëzhoja ose i ka qit Fatmiri ose i kam qit unë. Domethënë të dy nuk gjuajmë dot njëkohësisht. Gjuan njëri dhe ja kalon armët tjetrit, kjo është e pamundur të ndodh. Nëse do më ishte rreziku jeta dhe mua, normal që ashtu do kisha vepru. Plus që ata që njohin Fatmirin e dinë që aty ka ndodh diçka e çastit. Unë isha në timon dhe po flisja në telefon. Unë kam zbrit nga makina pasi ka ndodh ngjarja. Aty u desh të gjendej një fajtor, të dënohej dikush. U desh një kokë turku. Me Fatmirin nuk e bënin dot, se kishin frikë. Unë isha në marrëdhënie pune, shef i policisë, kë do akuzonin?", ka thënë Mulosmani.

Ndërsa Izet Haxhia, i arratisur në Turqi, në një intervistë për gazetën Dita ka dhënë edhe ai variantin e tij për vrasjen e Hajdarit. Duke mohuar se ka qenë ai që nxori Hajdarin në pritë, Haxhia ka thënë: "Pas ngjarjeve të 14 shtatorit, kam qëndruar një javë në Shkodër dhe më pas kam shkuar në Tropojë. Aty kam patur rastin të takoj Fatmirin. Ai ma ka sqarue. E kam pyetur: Pse e vrave Azem Hajdarin? Dhe çfarë lidhje kisha unë me atë punë, që më thirrët. – Të kërkoj falje unë, më tha. Nuk kam pas asnjë qëllim dhe nuk kam shkue me vra Azem Hajdarin.

Kjo është ajo që u betua ai para meje: "Unë po të kisha dash me e vra Azem Hajdarin, mund ta kisha bë. Gjatë kohës që ne kemi pritur këtë personin, s'ma tha emrin, por ma merr mendja mu ka qenë ai juristi i PD. Fatmiri më tregoi se gjatë asaj kohe Azemi ka qenë në kafe aty. E kemi pa dhe po të kisha dash me e vra e kisha ba. Jemi çudit kur ka ardh në drejtim tonë. Në kohë kur ka pa Azemin që vinte në drejtim të makinës, Fatmir ka pas një shprehje: – Po ky vjedullaku ça po don?

Është një shprehje nga Tropoja për një njeri të shëndoshë.

Azemi kur ka ardh drejt makinës, në njërën dorë ka qenë duke fol në telefon dhe në tjetrën mbante një pistoletë me silenciator. Shoqëruesi i tij, që ka qenë një djalë shumë i mirë dhe më ka ardh shumë keq, i ka ra xhamit të Jaho Salihit. Fatmiri ka dalë nga dera e pasme e makinës, ka qenë i veshur me uniformë, kanë qenë ato të ndërhyrjes së shpejtë. Nga mbrapa tij ka dalë edhe Naim Cangu. Dhe Fatmiri siç duket ka pa pistoletën e Azemit, nuk e di. Fatmiri e ka gjujt me breshëri Azem Hajdarin. Fillimisht ka gjujt një breshëri, është rrëzu në tokë dhe ka gjujt breshërinë e dytë mbi Azem Hajdarin dhe pastaj ka qëllu mbi Zenel Nezën.

Fatmiri tregonte se kur ka gjujt mbi këta të dy, ka pa një tytë automatiku dhe tyta ka qënë e shokut te tij Naim Çangu. Ai s'e ka parë dhe i ka dhënë një breshëri edhe atij. Fatmiri ka kthy kokën dhe ka parë shoqëruesin e Azemit që mbante shtrënguar Jaho Salihin, dhe Fatmiri tregon kështu, se ngaqë ata ishin të ngjitur trup për trup, dhe më duket ka pas një pistoletë beretë dhe ka futur mes tyre pistoletën dhe e ka qëllue atë. Pastaj me automatik i ka dhënë një breshëri edhe atij. Kjo është ajo historia".

32- Menjëherë pas vrasjes, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi strukturat shtetërore, ish-kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nano dhe ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosi, se ishin përgjegjës të ngjarjes.

33- Varrimi i Azemit u bë dy ditë më vonë, ku fillimisht u mbajt një miting në sheshin "Skënderbej". Më pas, turma e protestuesve u drejtua nga selia e Kryeministrisë duke u përplasur me armë me forcat e Gardës. Kjo ishte edhe arsyeja se përse në varrimin e Azemit në Sharrë kishte një pjesëmarrje të vogël, vetëm familjarët dhe disa miq të tij.

34- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se në Shqipëri ka patur një plan për vrasjen e Sali Berishës, në ngjarjet që pasuan ekzekutimin e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Të dhënat kanë dalë në dritë në vendimin e zbardhur të gjykatës, që u dha fund shpresave të të dënuarve për vrasjen e Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, të fitonin pafajësinë. Pikërisht, ekzistenca e një plani për vrasjen e Berishës gjykohet se është arsyeja kryesore për të cilën kryetari i Partisë Demokratike në atë kohë refuzoi të paraqitej si dëshmitar përpara gjykatave në Tiranë.

35- Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar edhe arsyet që e shtynë Berishën të mos u përgjigjej pozitivisht disa kërkesave të gjykatës së Tiranës për të qenë dëshmitar në gjykimin e të akuzuarve për vrasjen e Azem Hajdarit. "Arsyet e sigurisë shpjegonin mosparaqitjen e tij. Në dritën e përpjekjeve për të vrarë z. Berisha, siguria e tij personale nuk mund të garantohej në gjyq", thuhet në argumentimin e Gjykatës së Strasburgut. Ndonëse Gjykata e Strasburgut nuk dha detaje për ato që i cilëson "përpjekje për të vrarë z. Berisha", në shtypin shqiptar janë botuar raportime të ndryshme mbi një tentativë të mundshme për të ekzekutuar liderin demokrat. Njëri nga të dënuarit për vrasjen e Hajdarit ka përmendur edhe një implikim të shërbimeve sekrete, që ka patur si synim final vrasjen e Berishës. Vetë ish-kryeministri nuk udhëtoi për një kohë të gjatë në vendlindjen e tij, Tropojë, pas vrasjes së deputetit Hajdari.

36- Që prej vitit 1999, krerët e Partisë Demokratike kanë përkujtuar vrasjen e Azem Hajdarit në memorialin e ngritur pranë selisë së PD-së, në qendër të Tiranës. Gjithashtu, çdo vit janë zhvilluar edhe vizita në familjen e Azemit.

37- Gjatë kohës që Partia Demokratike ishte në opozitë, kryetari i saj premtoi rihapjen e dosjes së Azemit, por në tetë vite të qeverisjes së djathtë kjo çështje nuk u prek.

38- Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit". Edhe Presidenti Bujar Nishani dekoroi pas vdekjes zotin Azem Hajdari me Urdhërin e Flamurit Kombëtar për ndihmesë të shquar në shembjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit politik.

39- Ai ishte deputet i thjeshtë në 4 parlamente rresht; viti 1991, '92, viti 1996 dhe '97, derisa humbi jetën pas sulmit me armë zjarri. Në vitet 1995 – 1998, Azem Hajdari ka qenë edhe President i klubit të futbollit "Vllaznia" – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

40- Në 50-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari në një intervistë për mediat shqiptare ka treguar se ata u martuan bashkë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ai 17. Ndërsa e ëma e Azemit nuk i linte të flinin bashkë. "E ëma e Azemit nuk na la të flinim bashkë. I dukeshim dy fëmijë të vegjël, unë 15 vjeçe dhe Azemi 17 vjeç. Por, pas një muaji Azemi i thotë nënës së tij me të qeshur. "Nusen e kam marrë për ty apo për vete? Qeshëm të gjithë. Në vitin 1981 unë dhe Azemi vazhduam jetën familjare, së bashku me prindërit e Azemit. Një vit më pas unë bashkë me Azemin filluam gjimnazin në Bajram Curri. Për katër vite me radhë qëndruam në një bankë së bashku", ka treguar Fatmira.

41- Nurie Hajdari, motra e Azemit, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" ka treguar disa detaje interesante se si vëllai i saj "rrëmbeu" Fatmirën: "Ata ishin fare të vegjël kur u dashuruan. Ishin nxënës në shkollën e "mesme në Tiranë. Sapo janë njohur, më tregoi Azemi. Më mori te konvikti i Fatmirës që të më njihte me të. Sapo ajo doli, më tha: "Motër e dashur, kjo është gruaja e jetës sime". Azemi e ka rrëmbyer Fatmirën dhe atë e solli në Bajram Curri me djalin e xhaxhait tonë, ndërkohë që vetë erdhi më vonë nga Tirana në shtëpi. Familja dyshoi fillimisht se mos Azemi e ka marrë pa dëshirën e saj dhe u trembën disi, por kur folëm me Fatmirën, gjithçka ishte në rregull. Në qytet u hap fjalë se Azemi ka rrëmbyer një vajzë të mitur dhe kjo ishte e ndaluar në atë kohë. Babain e thirrën në Degën e Brendshme për të sqaruar situatën dhe ne u detyruam të thërrisnim dhe të atin e Fatmirës nga Librazhdi për të pohuar se vajza e ka dashur vetë që të martohej me Azemin pavarësisht se as familja e saj nuk kishte dijeni për ikjen nga shkolla. Në degën e Brendshme na thanë se nëse Azemi e ka rrëmbyer vajzën, do ta çojmë në internim, pasi ka konsumuar një krim. Ndaj na u desh që të mblidheshim të gjithë kur erdhi Azemi dhe i ati i Fatmirës dhe t'u thoshim në komisariat se ata duhen dhe janë bashkuar me pëlqimin e tyre. Fatmirën e pyetën dhe në shtëpi nëse ishte dëshira e saj dhe ajo u përgjigj: Unë kam ardhur që të jetoj dhe të vdes me Azemin".

42- Azemi la pas tre tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit.

43- Aktiviteti i politik i Azem Hajdarit

– Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

– Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

– 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike

– 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike për Shkodrën;

– 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike për Shijakun;

– 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike për Bulqizën;

– 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike për Tropojën;

– 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

– Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

– Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

44- Arsimi

Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

– Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;

-Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;

– Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;

– Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani.

45- Kosova

I rritur në Malësinë e Gjakovës, në kufirin që ndante shqiptarët në dysh që nga viti 1913, Azem Hadari njihte mirë padrejtësitë që iu kishin bërë historikisht shqiptarëve. Ishte njohës i mirë i rrethanave pushtuese të Kosovës nga Serbia dhe ishte ndër të parët deputetë që e ngriti problemin e madh të Kosovës. Në mes tjerash, në parlament ai ka deklaruar: "Duhet të rrëzohet muri që ndanë shqiptarët mes veti" dhe ishte gjithashtu ndër të parët që ngriti zërin kundër politikës hegjemoniste të Millosheviçit.

46- Arben Imami, gjatë ceremonisë të 50-vjetorit të lindjes së Azemit ka treguar bisedën me të pas themelimit të Partisë Demokratike. "Azemi ishte një atdhetar i madh, dhe këtu dua të përmend diçka që s'e kam thënë ndonjëherë. Ishte dhjetëditëshi i dytë i dhjetorit dhe ne flinim në katin e pestë në dhomën e Skënder Madanit, Aleksandrit, dhe kishim një javë në fakt që s'i kishim hequr këpucët nga këmbët. Flinim bashkë, drita s'kishte dhe ishim të dy të rinj. Azemi më thotë: 'Ben, tani u themelua kjo parti, po tani çfarë do të bëjmë?'. 'Me të thënë të drejtën, Azem, – i thashë, – ne s'kemi çfarë të bëjmë më shumë me këtë parti, kjo shyqyr që u themelua, të vijë ndonjë intelektual, Saliu ose Gramozi apo kushdo tjetër të vijë ta marrë e ne të shohim punën tonë'. Ai më tha: 'Beni, duhet të kesh parasysh një gjë, që ne nuk mund ta lëshojmë Partinë Demokratike pa u çliruar Kosova'", është shpreh Imami.

47- Në një intervistë bashkëshortja e Azemit, Fatmira Hajdari, ka treguar historinë e ditës së parë të tij në universitet. "Kur filloi shkollën e lartë, pas një muaji kthehet dhe e kishte marrë malli për fëmijët. Më tha se do më tregonte diçka të bukur. Ai ishte i martuar, me dy fëmijë, dhe vishej me kostum e kollare, ishte i rregullt nga ana e veshjes. Ditën e parë të shkollës më tha: 'Kishin hyrë studentët dhe unë shkova pas tyre. Isha veshur me kostum, kollare dhe këpucë. Në momentin që hapa derën, studentët u ngritën në këmbë. Menduan se mos isha pedagog. U thashë uluni se unë jam student si ju. Të gjithë filluan pastaj të më përqafonin'. Të gjithë e donin dhe e adhuronin Azemin se ai të bënte vetë për vete".

48- Azem Hajdari gjatë kohës kur Partia Demokratike ishte në pushtet nuk u emërua kurrë ministër, edhe pse ai e meritonte më shumë se kushdo tjetër në PD.

49- Azem Hajdari ka qenë ndër të vetmit demokratë që ka kundërshtuar shpesh herë Berishën. Madje midis tyre ka pasur edhe debate mediatike, por jo vetëm. Pavarësisht debateve miqësia mes Sali Berishës dhe Azem Hajdarit ka vazhduar gjatë me ulje dhe ngritje të shumta.

50- Azem Hajdari ka një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, duke qenë lideri i Lëvizjes së Dhjetorit. Pa Azem Hajdarin ndoshta Lëvizja e Dhjetorit do të ishte ndryshe.

Partia Socialiste fiton zgjedhjet në Dibër

Posted: 12 Sep 2016 09:09 AM PDT

Muharrem Rama

Ai është Muharrem Rama, kandidat i Partisë Socialiste, njofton Klan Kosova.

Deri tani janë numëruar 91 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.

Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 14.703 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 11.358, me një diferencë prej 3.345 votash.

Konkretisht, numërimi është mbyllur në 7 njësi administrative, në të cilat kryeson ndjeshëm kandidati i koalicionit qeverisës.

Basha pas humbjes në Dibër: Ditë e zezë për Shqipërinë

Posted: 12 Sep 2016 09:09 AM PDT

Lulzim Basha

"Jeta e tij ishte e shkurtër, përkujtimi i tij do të jetë i përjetshëm. Kujtimi i tij na jep kurajo dhe vendosmëri. E sotmja është ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh.

U bënë njësh sepse politika në aleancë me krimi u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi sulmin e madh ndaj vlerave të demokracisë, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasjen e heroit të demokracisë. Mos pajtohemi me inkriminimin e politikës. E sotmja është një ditë kushtrimi, një betejë me përmasa epike na pret në mejdanin e historisë", u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.

Kandidati i majtë në Dibër, Muharrem Rama po udhëheq me mbi 3500 vota ndaj demokratit Sherefedin Shehu për postin e kryebashkiakut të Dibrës.

Jevtiq viziton një familje shqiptare në Shtërpcë, kujton pllakën e thyer në Lipjan

Posted: 12 Sep 2016 09:09 AM PDT

Jevtiq ka uruar festën e sotme popullit të fesë islame në Kosovë dhe ka dërguar një mesazh të paqes, sepse, siç tha ai, vetëm me paqe, respekt të ndërsjellë mund të realizohen parakushtet të tjera për zhvillimin e shoqërisë.

"Ne jemi sot në komunën e Shtërpcës për të uruar qytetarët e besimit mysliman Kurban Bajramin, dhe me shembullin e Komunës së Shtërpcës të theksojmë mundësinë e një bashkëjetese të mirë në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Unë vetëm mund të uroj të jetë kudo ku jetojnë së bashku serbët dhe shqiptarët, që është një respekt reciprok, në çdo kuptim të fjalës. Çfarë ju shihni sot, ku serbët vijnë tek shqiptarët për të uruar festën është ajo që ne shohim kur është fjala edhe për festat ortodokse dhe festat myslimane, kjo është diçka që është normale në komunën e Shtërpcës", ka thënë Jevtiq.

Me këtë rast, ai ka komentuar edhe incidentin e thyerjes së pllakës përkujtimore të viktimave në Lipjan.

"Nga këtu ne dërgojmë një mesazh grupeve radikale që këto ditë në Kosovë kanë thyer pllakën përkujtimore për viktimat, ndizen zjarrin në vendet e shenjta se dënojmë aktet e dhunshëm ndaj paqes dhe tolerancës që shumë prej nesh duam bashkëjetesën mes kombeve në këtë rajon. Paqja, stabiliteti është parakusht për zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë për çdo qytetar. Mënyra në të cilën pushteti vendor trajton problemet e qytetarëve dhe se, për shembull, nuk janë harruar dhe banorët më të largët të fshatit është një shembull që duhet ndjekur nga te gjithë pushtetet lokale në Kosovë, veçanërisht ato në të cilat kombi jo-shumicë janë serbët. Sot uroi familjes Imeri Kurban Bajramin dhe kështu duam të dërgojmë një mesazh të paqes, bashkëjetesës dhe kjo është ajo që është mbi të gjitha që duhet në Kosovë", tha ministri Jevtiq, raporton Kosovapress.

Kryetari Nikoliq dhe zëvendësi i tij Fejzullahu i kanë porositur familjes Imeri dhe vendasit se komuna do të vazhdojë të ndihmojë me mbështetjen e nivelit qendror.

Me Ministrin Jevtiq dhe Kryetarin Nikoliq familjen Imeri e kanq vizituar edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Sasa Milosavljeviq, si dhe nënkryetari i komunës për komunitete Beqir Fejzullahu.

Zyrtarët fëmijëve te Ramë Imerit i dhuruan dhurata. Nënkryetari Beqir Fejzullahu ka thënë se niveli lokal në Shtërpcë është shumë i përkushtuar për të gjitha kombet që jetojnë në këtë komunë dhe se bashkëjetesa në mes serbëve dhe shqiptarëve është në një nivel shumë të lartë.

Ambasada e Kosovës në Riad: Haxhinjtë e Kosovës janë shëndosh e mirë

Posted: 12 Sep 2016 08:09 AM PDT

Ambasada e RKS-së në Rijad njofton opinionin e gjerë se haxhinjtë tanë të Kosovës që gjenden në vendet e shenjta janë shëndosh e mirë dhe po i kryejnë obligimet e haxhit konfrom axhendes së paraparë nga organizatorët e Haxhit.
Zyrtari nga ambasada e Republikës së Kosovës në Rijad, Vahid Haxhiu ia uroi myftiut Naim ef.Ternavës kurban bajramim dhe përcolli përshëndetjet e ambasadorit të Republikës së Kosovës dr. Rexhep Boja.Gjithashtu zyrtari nga ambasada u interesua edhe për gjendjen dhe kushtet e haxhinjve të cilat ishin standarde dhe mjaftë të larta. Organizimi nga BIRK ishte në nivel të duhur ku haxhinjtë ishin shumë të kënaqur me organizimin dhe mbarëvajtjen e Haxhit.

Vahid Haxhiu, Rijad
12.9.2016, Meke, Arabi Saudite

BE shqyrton heqjen e vizave për kosovarët në tetor

Posted: 12 Sep 2016 08:09 AM PDT

Ai shprehu dyshim se problemi i Ukrainës do të mund të zgjidhet në takimin e Luksemburgut.

"Çështja e heqjes së vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë, Kosovën e Turqinë do të ngritët në takimin e ministrave të brendshëm në Luksemburg në kuadër të takimit që do të mbahet më 13 dhe 14 tetor. Mjerisht, Ukraina do të përballet me shumë probleme", ka thënë ai për TASS, transmeton Express.

Komiteti i Parlamentit Europian për Liri Civile dhe Punë të Brendshme, diskutuan më 5 shtator situatën rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e këtyre vendeve, duke përfshirë edhe Kosovën. Komiteti vuri në dukje se për lehtësimin e procedurës së liberalizimit të vizave për Ukrainën, kjo e fundit duhet t'i zbatojë kushtet dhe kërkesat e nevojshme, ashtu siç i bëri Kosova dhe Gjeorgjia, shkruan TASS Agency, transmeton Gazeta Express.

Rrëfimi i 12 vjeçares: Mamaja na shihte kur ai kryente marrëdhënie me mua

Posted: 12 Sep 2016 08:09 AM PDT

Cifti qe perdhunuan 12 vjecaren

Skena të një imagjinate të shfrenuar dhe filmash horror sjellin detajet te dëshmisë që e mitura E.Y ka dhënë në polici.

E ndërsa ngjarja e ndodhur në fshatin Mbyet të Fierit shokoi gjithë opinionin publik, të tjera detaje edhe më të dhimbshme dalin në dritë.

Rimarrja në pyetje e vajzës së abuzuar seksualisht nga njerku Ilmi Hoxha ka bërë të njohur skena që tronditin edhe më shumë familjen.

Vajza E.Y. këtë herë duket se është shfaqur më e bindur se kurrë për ta thënë të vërtetën e saj të dhimbshme ashtu siç është.

Kur është marrë sërish në pyetje sot nga hetuesit në prani të psikologes, e mitura ka thënë se është e vërtetë që nëna e ka parë duke kryer seks me njerkun dhe nuk ka reaguar.

"Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: 'Hë, po ngroheni nga pak, ë?'. Ajo nuk më mbronte", mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj, raporton "Panorama".

Madje, hetuesit thonë që vajza, ditën e djeshme, ka folur më me shumë mllef ndaj tyre.Duke qenë se e mitura ka përmendur në fjalët e saj edhe dajën e saj, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, Policia e ka pyetur atë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Daja, me inicialet K.Y., ka thënë madje se rrëfimi i 12-vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e tyre. Ai ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.

"Ne e kishim braktisur Selvien se nuk na pëlqente se si jetonte. Kur ajo erdhi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes këtu në Aranitas, për vdekjen e vëllait tonë të madh, ne familjarisht e dëbuam, por i thamë që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Por vajza ato ditë që qëndroi nuk na tregoi gjë", mësohet të ketë thënë për Policinë vëllai i Selvies.

Ndërkohë po sipas dëshmive të familjes së saj, burime nga Policia tregojnë se qëndrimi disa ditë te dajat ka bërë që e mitura të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut, në fshatin Mbyet të Fierit.

Madje, sipas burimeve, vajza kishte dashur ta rrëfente këtë tmerr që një muaj më parë, kohë kur qëndroi te dajat, por daja i saj nuk arriti ta dëgjonte sepse kishte varrimin e të vëllait. Kur e mitura shkoi për të dyzetat e dajës së madh në Mallakastër, arriti të tregonte gjithçka, e nxitur edhe nga shoqet e saj bashkëmoshatare që kishte në fshatin Mbyet ku edhe jetonte.

Pas këtij rrëfimi, është bërë denoncimi i saj në polici, duke treguar historinë e rëndë disavjeçare brenda banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj. Ditën e shtunë, Policia e Fierit arrestoi për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura çiftin, Ylmi Hoxha, 52 vjeç, dhe Selvie Yzeiraj, 40 vjeçe.

Abuzimet janë kryer nga njerku i minorenes, ndërsa e ëma e saj nuk ka treguar, por sipas hetimeve të kryera, ka mbështetur në veprimet e tij bashkëjetuesin, edhe pse viktimë ishte e bija.

Sërish dridhet në Shkup

Posted: 12 Sep 2016 08:09 AM PDT

Shkupi

Termeti ishte me fuqi prej 3.7 shkallë të rihterit. Nga observatori sizmologjik njoftojnë edhe për qindra lëkundje të tjera, por me intensitet të dobët.

Ata kanë thënë se askush nuk mund të parashikoj nëse do të ketë tërmete të tjera.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë njoftuar se ë rajonin e Shkupit janë paraqitur dëme nga tërmeti, si tavane të shkatërruara, xhama të thyer në një shkollë fillore, si dhe dëme të tjera në disa shtëpi në Batincë, Draçevë, Gazi Babë, Bit Pazar dhe Qendër.

Panik në “City Mall” – Ja si e ndien edhe kosovarët tërmetin në Shkup (VIDEO)

Posted: 12 Sep 2016 08:09 AM PDT

Kjo qendër tregtare, përndryshe, është destinacion shumë i preferuar për vizitorët nga Kosova, sidomos gjatë fundjavës, kështu që ata në numër të madh u gjendën aty edhe në kohën e tërmetit të djeshëm në orën 15:10.

Mediat e Shkupit publikuan një video amatore që tregon se si i kapi paniku vizitorët e "City Mallit", pra edhe mysafirët nga Prishtina dhe qytetet tjera të Kosovës./GazetaExpress/

Related Posts :