Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Humb jetën në plazhin e Tales një pushues nga Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Humb jetën në plazhin e Tales një pushues nga Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Humb jetën në plazhin e Tales një pushues nga Ferizaj

Posted: 04 Sep 2016 05:42 AM PDT

Një 57 – vjeçar nga Ferizaj  ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Viktima është Myzafer Et'hemi, banues në Ferizaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 dhe sipas policisë, Et'hemi kishte ardhë për pushime dhe ishte i shoqëruar nga disa shokë të tij.

57 – vjeçari mësohet se ka humbur jetën sapo është futur në det dhe nga hetimet paraprake, si dhe nga ekspertiza mjeko – ligjore, dyshohet të ketë pësuar hemoragji cerebrale./tvklan.al

Kryeministrja e Britanisë thotë se BREXIT mund të sjellë vështirësi

Posted: 04 Sep 2016 05:39 AM PDT

Britania duhet të përgatitet për "kohë të vështira" përpara, kur po largohet nga Bashkimi Evropian, tha kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

May tha se bisedimet zyrtare me BE-në nuk do të fillojnë përpara vitit 2017, por u zotua se procesi nuk do të stërzgjatet.

Ajo gjithashtu përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të shpejta, duke thënë se Britania ka nevojë për "stabilitet, njofton rrjeti britanik BBC.

Ish sekretarja e brendshme u bë kryeministre pasi David Cameron dha dorëheqje pas publikimit të rezultateve të referendumit për BE-në – me procesin e BREXIT që me shumë gjasa do të dominojë vitet e para të kryeministrisë së saj.

Duke folur përpara se udhëtonte në Kinë për samitin e G20, zonja May tha se ajo nuk pretendon se largimi nga BE-ja do të jetë i "një lundrim i qetë".

Ajo insistoi se vendi do të "arrijë sukses" pas daljes nga BE-ja, duke thënë se është optimiste për mundësitë e reja për Britaninë jashtë BE-së.

Kryeministrja tha se e dëshiron një "Britani të pavarur, duke ndërtuar rrugën tonë në botë".

Përpara Samitit, ajo u takua me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Duke folur me gazetarët më vonë Presidenti Obama tha se SHBA-ja do të "konsultohet nga afër me Britaninë rreth negociatave të Brexit për të siguruar se nuk do të ketë "efekte kundërthënëse në raportet tregtare Britani e Madhe – SHBA./rel

Edhe Ferizaj shënon shenjtërimin e Nënë Terezës

Posted: 04 Sep 2016 04:02 AM PDT

Nëpër hapësirat e qytetit janë vendosur mbishkrime e foto të Nënë Terezës me porositë e saj për dashuri e paqe.

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, edhe Ferizaj në një mënyrë po merr pjesë në këtë ngjarje të përmasave botërore. Me urdhrin e kreut të Komunës, nëpër qytet janë vendosur mbishkrime e fotografi të Nënë Terezës me porositë e saj të njohura për dashuri, paqe e mirësi.

Kryetari Svarqa ka deklaruar me këtë rast se edhe ferizajasit ndihen krenarë që një bashkëkombëse e tyre e madhe, po vihet edhe një herë në qendër të vëmendjes së botës më të përparuar, si shpërblim ndaj shpirtit të madh dhe veprimtarisë së jashtëzakonshme humanitare të Gonxhe Bojaxhiut, me të cilën ndihemi mirë të gjithë ne.

14205943_1254191684615652_4252977264805640860_o 14107666_1254191711282316_4939972305134414868_o 14138747_1254192041282283_7078705072423616609_o

Nënë Tereza u shpall e shenjtë nga Papa Françesku

Posted: 04 Sep 2016 03:09 AM PDT

Murgesha katolike, e cila tërë jetën e saj ia kushtoi ndihmës njerëzve të varfër të Indisë, u shpall e shenjtë në një meshë kanonizimi të drejtuar nga kreu i Kishës Katolike, papa Françesku.

"E shpallim Terezën e bekuar të Kalkutës të shenjtë dhe e vendosim në mesin e të shenjtëve, duke kërkuar që  ajo të nderohet si e tillë nga e tërë Kisha", ka thënë papa Françesku duke e lexuar "formulën e shenjtërimit".

Papa argjentinas drejtoi sot meshën e shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Terezës.

Nga sot, laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, do të quhet Shën Tereza.

Mesha e shenjtërimit të Nënë Terezës ka filluar në ora 10:30 dhe është duke vazhduar edhe tani.

Rreth 100,000 njerëz nga e mbarë bota, përfshirë edhe delegacione të larta shtetërore, kanë marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të humanistes shqiptare në sheshin Shën Pjetri në Vatikan.

Vatikani pushtohet nga shqiptarët (foto)

Posted: 04 Sep 2016 01:43 AM PDT

Shumë shqiptarë qysh në orët e para ia kanë mërsyer sheshit të Vatikanit për të përcjellë nga afër shenjtërimin e Nënës Terezë. Ceremonia e cila do të filloj nga ora 11:00 si duke i janë bërë të gjitha përgatitjet. Dhe siç e shihni në këto foto sheshi vetëm sa është mbushur. /Zeri

Papa Françesku sërish pret presidentin Thaçi në një audiencë private

Posted: 04 Sep 2016 01:19 AM PDT

Para fillimit të ceremonisë për shenjtërimin e Nënës Terezë, mësohet se Papa Françesku, i cili para pak muajve kishte pritur Thaçin, ai sot sërish pret atë në një audiencë private.

Burime tw Gazetës Express tregojnë se nuk dihet nëse pjesë e kësaj pritje private te Papa Françesku do të jenë edhe liderët tjerë shqiptarë.

Kjo është hera e dytë që Papa brenda një kohe të shkurtë e pret presidentin

Nga nesër Agnesë Gonxhe Bojaxhiu do të thirret Shën Tereza

Posted: 03 Sep 2016 03:15 PM PDT

Nga nesër, Nënë Tereza do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve. Certifikimi i saj do të bëhet në Vatikan.
Ndërkohë, prej ditës së djeshme në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të humanistes shqiptare, ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë.

Është parashikuar se nesër, mbi 100 mijë persona do të jenë të pranishëm në Sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kanë konfirmuar praninë e tyre mjaft delegacione qeveritare nga e gjithë bota.

Ndërsa rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televiziv janë të akredituar për të ndjekur këtë event të rëndësishëm.

Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës si dhe mesha e Festës së Shënjtores Tereza, do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit si dhe nga 12o televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjithashtu ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës mund të ndiqet live streaming në kanalin youtube te qendrës televizive të Vatikanit.

Historiku i shkurtër i Nënës Terezë: Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë. Në vitin 1950, krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003.

Më 17.12. 2015, Papa Françesku njohumrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian të sëmurë me tumor në tru.

Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit: të dielën, më 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Historiku i shkurtër i Nënës Terezë:

Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë. Në vitin 1950, krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003.

Më 17.12. 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian të sëmurë me tumor në tru.

Vatikani flet shqip, yjet e trojeve shqiptare këndojnë për Nënë Terezën

Posted: 03 Sep 2016 02:31 PM PDT

Vatikani është shndërruar në qendrën shqiptare kur ka mbledhur yjet më të rëndësishëm të trojeve tona dhe elitën politike në koncertin e madh në "Basilica di San Paolo Fuori le mura". Në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë, njëkohësisht 19 vjetorit të shuarjes së saj.

Në fjalën e tij hyrëse, imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës dha një historik poetik për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.

Rita Ora dhe Lorik Cana zgjodhën që përshëndetjen e parë për të pranishmit ta bëjnë në shqip, në gjuhën që ushtoi në Bazilikën e Shën Palit.

"Ave Maria" me zërin e magjishëm të Inva Mulës ishte mirëseardhja muzikore. Baritoni Gëzim Myshketa interpretoi "Libera Me".

Një ndërthurje mes muzikës dhe narracionit të vargjeve të murgeshës së të varfërve solli më pas Andi Bajgorën me vargjet "Take Time". Virtuozi Shkëlzen Doli, solli në fillim tingujt "Meditation të Massenet".

Në këtë festim të madh nuk mund të mungonte edhe "Buka e Engjëjve, Panis Angelicus nën zërin e Ramë Lahaj. Lum Veseli përcolli magji me narracionin e tij sërish në gjuhën shqipe të vetë vargjeve "Gjithmonë kam në zemër" të vetë Nënës Terezë.

Rita Ora ishte shndërruar. Në pamjen e një katolikeje në një ndër bazilikat më të bukura artistikisht, ajo interpretoi simbolin "What Child is this". Nën orkestrimin e Shpëtim Saracit.

Producentja Dijana Toska ja doli të bënte bashkë më shumë shqiptarë se asnjëherë në selinë e shenjtë për një shenjtore.

Sërish, Inva Mula finalizon himnin e Nënë Terezës "Vals Hyjnor", me fjalët "Lamtumirë" që murgesha e të varfërve i shkroi në vitin 1928. Të ardhura nën kompozimin e Genc Tukiçit.

Kjo nuk ishte një lamtumirë, por një përkatësi më shumë, që Nënë Tereza, është e jona. Dhe kjo magji ishte e gjitha në Top Channel në transmetimin dhe mbështetjen mediatike.

/ Top Channel

Kosova e pafat, mposhtet ne fund nga Ukraina

Posted: 03 Sep 2016 01:05 PM PDT

Kosova është mposhtur nga Ukraina në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për "EuroBasket 2017".
Ndeshja që u zhvillua në palestrën "Minatori" në Mitrovicë përfundoi me rezultat 70:63 në të mirë të mysafirëve, transmeton Express.

Kjo është humbja e dytë rresht e Kosovës në eliminatoret për “Eurobasket 2017”

Ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë ndaj Bullgarisë, në Sofje më 7 shtator./Express/

SHENJTËRIMI I NËNËS SË PLANETIT

Posted: 03 Sep 2016 12:33 PM PDT

Shkruan: Hanife Salihu
Sot, sot po shenjtërohet bija e popullit tonë! Sot, sot po bekohet engjëlli i kësaj toke e cila u lumtura para trembëdhjetë viteve! Sot e më pas do të lutemi në emër të nënës së planetit tonë, sot e tutje njerëzit e këtij planeti pa dallim religjioni, pa dallim race, pa dallim kombësie, pa dallim ngjyre, pa dallim a është skamnor apo i pasur, do të ketë mundësi ti drejtohet me lutje bijës së popullit tonë, BIJËS SHQIPTARE!
Faleminderit nënë e botës, që përmes bamirësisë tënde, përmes vullnetit tënd të pashoq, përmes palodhshmërisë tënde, përmes hapave tu, përmes përqafimeve tua për njerëzit që i bëje t'iu jepje kurajo për jetë, përmes dashurisë tënde të pashoq e bëre popullin tënd të ndjehet krenar me veprën tënde, përmes emrit tënd i tregove dhe do të vazhdosh ti tregosh të gjithë atyre që do vijnë në jetë se sa bujar janë shqiptarët, sa madhështi ka dalur nga gjiri i tyre.
Për ti shërbyer të mirës, ti nënë e madhe e këtij planeti na mësove që duhet pasur vetëm vullnet, duhet pasur vetëm gatishmëri, duhet pasur shpirt çiltërsie.
Nënë Tereza, ke qenë dhe do të mbetesh shembulli më i mirë i dashurisë njerëzore.
Por, sikurse çdo qenie njerëzore të kishte shpirtin e NËNËS TEREZË, a do të kishte njerëz që vdesin për një kore bukë, për ujë, a do të kishte njerëz të vetmuar, njerëz të zdeshur, a do të kishte kaq vuajtje e mjerim?
Me gjithë bindje e them; Jo, jo nuk do të kishte!
Por, duhet pasur vetëm një shpirt të madh si të NËNË TEREZËS për t'a bë ketë jetë pa vuajtjeje për të gjithë qeniet njerëzore që jetojnë në ketë planet.
Ti nënë e madhe, faleminderit me gjithë shpirt që popullit tënd ia shtove edhe një madhështi, ia shtove edhe një epitet, përveç se identitetin kombëtar, kemi identitetin edhe bijtë e NËNËS SË MADHE, BIJTË E NËNËS SË BOTËS, BIJTË E NËNËS TEREZË. Faleminderit e dashur NËNË TEREZË!
Po cili popull nuk do të kishte dëshirë ta ketë një shpirt gjigant siç e patëm ne NËNËN tonë të madhe? Një shpirt i madh si i nënës Terezë!
Shenjtërimi po ndodh me fjalët e saj të dalura nga zemra e saj e madhe!
O Nënë e botës së njerëzve të këtij planeti, jo vetëm që i dhe nga shpirti yt i madh mbështetje njerëzisë, por i dhe edhe filozofi kuptimplote.
Vërtet, çdo fjalë e juaja o nëna jonë e madhe është për t'u studiuar, çdo fjalë e juaj është mburrje për popullin tënd!
Faleminderit o zot që na dhurove një shpirt kaq të madh, si të NËNËS TEREZËS.
Identiteti im tani e tutje si shqiptare do jete identiteti edhe si bija NËNË TEREZËS!
Faleminderit o NËNË E MADHE që po na bënë të ndjehem më krenar se kur, do ti lutëm zotit në emrin tënd të madh, NËNË TEREZA!

Related Posts :