Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Humbja e flokëve te gratë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Humbja e flokëve te gratë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Humbja e flokëve te gratë

Posted: 31 Aug 2016 05:54 AM PDT

Është e gabuar ideja se humbja e flokëve është një problem vetëm i meshkujve. Madje 40% e personave të cilët kanë problem të përkohshëm apo afatgjatë me humbjen e flokëve janë gratë. Te disa persona ky problem shfaqet në të gjithë kokën, te disa të tjerë vetëm në pjesën qendrore të kokës. Për çdo grua është stresues momenti kur shikon krehrin e flokëve me një numër më të madh flokësh të rënë. Kjo gjendje zakonisht shfaqet pas pushimeve vjetore, gjatë ndryshimeve të stinëve apo gjatë shtatzënisë. Rënia e flokëve ngjall frikë, për shkak se asnjë grua nuk mund ta imagjinojë veten pa flokë. Hulumtimet tregojnë se ky problem shfaqet te 1 nga 4 gra. Shumë shpesh floku është i pari që i vuan pasojat kur organizmi nuk funksionon siç duhet, kur duhet të përballet me sëmundje të caktuara, ose atëherë kur duhet të vërë në funksion rezervat për të cilat ka nevojë. Humbja e flokëve mund të jetë fiziologjike, por edhe patologjike, kur ajo shfaqet si shenjë e ndonjë sëmundjeje të caktuar. Gjatë përcaktimit të llojit të sëmundjes, e cila e shkakton apo mund të jetë e lidhur me rënien e flokëve, fillimisht udhëhiqemi nga pamja klinike apo me llojin e alopecisë që është e pranishme.
Kontrolli dhe trajtimi
Nëse vëreni se gjatë ditës ju bien më tepër se 100 fije floku, kjo do të thotë se është koha për të kryer kontroll te mjeku dermatolog. Nëse konstatohet se është rënia e flokut e tipit femër, përcaktohet shkalla e seriozitetit dhe jepet trajtimi apo terapia e duhur. Nëse vendoset diagnoza e vezoreve policistike me anë të ekos nga mjeku gjinekolog, dhe nëse bëhet statusi hormonal, si dhe kontrolli i gjendjes së hekurit dhe mineraleve dhe vitaminave të tjera, trajtimi kryhet fillimisht me preparate si minohidil, estrogjen lokal dhe shampo për stimulimin e rritjes së flokëve.
Mënyra natyrale
Mundësia e dytë është aplikimi PRP në lëkurën e kokës, nga plazma juaj e pastruar e pasur me trombocite. Plazma jonë e gjakut përmban faktorë aktivë të rritjes dhe bën të mundur stimulimin e rritjes së flokut. Kjo metodë është e përshtatshme si për meshkujt edhe për femrat të cilët duan të trajtohen në mënyrë natyrale dhe të kenë flokë të dendur pa ndërhyrje kirurgjikale. Aplikimi i PRP jo vetëm që përmirëson pamjen tuaj, por gjithashtu ju kthen vetëbesimin.
Metoda FUE
Mundësia e tretë është për rastet e avancuara të shkallës së tretë: përdoret metoda FUE për transplantimin e flokëve. Gjatë kryerjes së kësaj procedure, merren flokë në atë zonë ku keni më tepër dhe implimentohen fije për fije në zonën në të cilën nuk keni. Ky veprim kryhet me anë të anestezisë lokale, pa prerje operative dhe pa qepje. Flokët e implimentuar nuk mund të bien përsëri, pasi këta flokë nuk kanë receptorë reduktues alfa 5 të testosteronit, hormon i cili shkakton rënien e flokut. Rezultati përfundimtar i ndërhyrjes është rishpërndarja në mënyrë të barabartë e flokëve, si dhe pamja dhe volumi natyral, i cili bën të mundur që të mos dallohen flokët e rinj nga flokët e vjetër.

Eliona Pitarka te “Gabi”

Posted: 31 Aug 2016 05:53 AM PDT

Eliona Pitarka është konsideruar si femra me të pasmet më seksi në vendin tonë. Ajo publikon gjithnjë foto seksi dhe provokuese në rrjete sociale. Por kjo foto që faqja “Demaskime shqiptare” ka publikuar, me siguri nuk do t’i pëlqejë aktores së “Apartamentit 2XL”, Eliona Pitarka. Ajo është fotografuar në një treg rrobash të përdorura duke kontrolluar për rroba banje.

Pajtohen Nora dhe Roberti?

Posted: 31 Aug 2016 05:52 AM PDT

Janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Historia e Norës dhe Robertit është prekur shpesh në media. Asnjëri nga dy artistët nuk kanë pranuar të rrëfejnë diçka më shumë rreth kësaj historie, duke lënë edhe më shumë mister. Ditën e djeshme të dy u panë në këmbë rrugëve të Prishtinës. Nuk është e qartë nëse çifti e ka kaluar tashmë fazën e krizës dhe janë rikthyer, apo në të vërtetë nuk janë ndarë kurrë dhe gjithçka ka qenë një thashethem.

Ndryshohen moderatorët e “Portokallisë”?

Posted: 31 Aug 2016 05:52 AM PDT

Lëvizjet e ditëve të fundit në “Top Channel” janë duke bërë një zhurmë mediatike. Të gjitha mediat janë duke shkruar për Isli Islamin në “Wake Up”, për rikthimin e Elvis Pupës në vend të Ermalit, apo edhe për ndryshimin drastik në “Fiks Fare”. Megjithatë duket se ndryshimet nuk mbeten me kaq. Po thuhet se në një lajmërim për nisjen e audicioneve për aktorë të “Portokallisë”, kërkohen edhe moderatorë. Me sa duket, ndryshimet do të përfshijnë edhe këtë spektakël dhe do të ketë lëvizje të tjera. Do të na duhet të presim shtatorin për të parë nëse Salsano Rrapi, Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa do të jenë përsëri mikpritësit e këtij spektakli.

Kozeta Turishta poston videon në “Facebook”

Posted: 31 Aug 2016 05:51 AM PDT

Gazetarja e mirënjohur Kozeta Turishta ka postuar një video me Kim Kardashian. Ish-moderatorja e “Pasdite në TCH” ka çuditur ndjekësit e saj në “Facebook” me një postim, të cilin e komenton si më poshtë: “Kim Kardashian një pëllëmbë mbi tokë. I shoqi po ashtu. Dhe një mospërfillje e akullt për fansat e saj, se unë në atë moment që u gjenda aty, ajo po dilte nga një teatër në Manhatan. Ja goca ku e keni dhe Kanye West, burrin e Kimit. Adoleshentët këtu desh i la zemra kur e panë, por ça të them, çdo gjë qenka me moshë. Kimi, Kimi, Kardashian, ja ku është si morri i vogël”, shkruan Turishta.

“S’po zëvendësojmë njeri, ja si i kemi marrëdhëniet me ‘Doktorin’ dhe Fiorin”

Posted: 31 Aug 2016 05:50 AM PDT

Enida Himaj
Devis Muka dhe Dorian Ramaliu janë dy prezantuesit e rinj të “Fiks Fare”. Dyshja, që sezonin e shkuar ishin pjesë e “E diell”, do të vijnë që nga 5 shtatori në emisionin investigativ. Në këtë intervistë dy aktorët rrëfejnë se si e fituan besimin e Filip Çakulit për t’i besuar programin e mirënjohur. Me sa duket, nuk ka asnjë armiqësi mes tyre dhe dy prezantuesve të tjerë. Devisi dhe Dori vijojnë të mbeten miq të Fiorit dhe Gentit. Me batuta dhe shumë humor, djemtë na tregojnë se do të jenë më shumë se moderatorë në këtë format, duke ardhur me plot surpriza të reja.

Devisi dhe Dori te “Fiks Fare”; si ju erdhi ftesa?
Te “Fiksi” nuk është me ftesa, është me audicione. Midis 10 çifteve konkurruese u përzgjodh çifti ynë, pasi kemi 10 vjet ‘martuar’.
A e prisnit, kishit ambicie për këtë emision?
Ne në fakt menduam se po bëhej audicion për motin dhe donim të kishim fatin e Luanës, por qëlloi që fatin tonë e vendosi Filipi.
Si do t’ju shikojmë në këtë rol?
Unë si Dor do ta bëj pa brekë. Ndërsa unë si Devis pa sutjena. Do të thotë: do të vijmë të vërtetë, lakuriq, siç na ka bërë nëna.
Sa të vështirë e kanë dy aktorë të përshtaten në rolin e moderatorit?
“Fiksi” nuk kërkon moderatorë, por oratorë, njerëz të gojës dhe shpatës, njerëz pa limite.
Jemi mësuar t’ju shikojmë me nota humori; a do t’ju shohim me humor dhe te “Fiksi”, apo do ta ulni pak ritmin?
Do qajmë me hallet dhe do qeshim me fajtorët…
Vini në vend të ‘Doktorit’ dhe Fiorit; sa të vështirë do ta keni t’i zëvendësoni këta emra, sidomos ‘Doktorin’, që është një ikonë e këtij emisioni?
Ne nuk mendojmë se po zëvendësojmë njeri. Ne po përpiqemi të japim atë çfarë kemi përbrenda. Dashtë Zoti funksionon!
Ka hatërmbetje mes jush dhe ‘Doktorit’ e Fiorit?
Absolutisht jo, përkundrazi, respektojmë në maksimum gjithë punën e tyre.
A do jeni akoma miq me dyshen e vjetër të “Fiksit”?
Miq kemi qenë, miq jemi dhe miq do të jemi, asgjë nuk ka ndryshuar.
Përse mendoni se ju përzgjodhën ju?
Këtë gjë s’e dimë as ne vetë, ishim mirë, ishim qetë, tashmë kemi marrë një barrë të madhe, por që do ta lindim shumë shpejt.
Sa e vështirë është të bësh karrierë në televizionet e mëdha?
Ne vërtet jemi në një ndër mediat më të mëdha, por kemi gjetur edhe një familje të madhe që na e kanë bërë rrugën më të lehtë.
Si janë marrëdhëniet e Devisit dhe Dorit jashtë pune?
Kur jemi në punë, jemi si vëllezër; sapo dalim jashtë, jemi si dy motra.
Keni filluar të investigoni për padrejtësitë para “Fiksit”?
“Fiksi” nuk jemi vetëm ne, por ju sigurojmë që stafi ka përgatitur shumë ‘bomba’. Këto ‘bomba’ plasin në 5 shtator.
Si e shikojnë Devisi dhe Dori konkurrencën, “Sto-pin”?
Ne nuk kemi konkurrentë, por kemi kolegë. Gjithkush ka lirinë të shikojë kë të dojë.
Çfarë e diferencon “Fi-ksin”?
“Fiksi” tashmë e ka bërë diferencën me vite. Por këtë vit do të vijë akoma më ‘fiks’. Gjithçka do të jetë ndryshe.
E keni menduar dështimin, ju tremb?
Dështimin nuk e kemi menduar, se kemi qenë shumë të zënë me punë. Shihemi në datën 5, t’i ndajmë hallet bashkë e jo me komshiun.

Mavraj: Shiritin e meriton ai që i shërben grupit, jo publikut

Posted: 31 Aug 2016 05:48 AM PDT

Jeton Selimi
Euro 2016″ ishte ëndrra e madhe e realizuar për të gjithë shqiptarët, ndërsa tanimë lojtarët e Kombëtares kuqezi duhet të fokusohen në një tjetër realitet: ai i fushatës së rëndësishme eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”. Mërgim Mavraj, në konferencën për shtyp para miqësores me Marokun e pranon se në grupin kuqezi vazhdon të ndihet euforia e Europianit, por eksperienca e fituar në Francë do ta ndihmojë skuadrën t’i nisë me këmbë të mbarë kualifikueset e radhës. “Ne tani po i kthehemi realitetit pas ëndrrës që përjetuam në Europian. Është normale që të ndihet pak euforia, por ne jemi rritur si skuadër dhe kemi fituar më shumë eksperiencë. Për këtë arsye jemi më në avantazh se Maqedonia dhe Izraeli në grupin tonë”. Pas zyrtarizimit të tërheqjes së Lorik Canës, Kombëtarja shqiptare duhet të zgjedhë kapitenin e ri, çështje që sipas Mavrajt i përket stafit teknik. “Në përgjithësi kemi treguar jo vetëm në Europian, por edhe më herët, se zëvendësohet edhe Mërgimi, edhe Loriku. Kam pasur në krah Ajetin apo Gjimshitin, të cilët tanimë kanë fituar më shumë eksperiencë dhe gjithçka ka qenë OK. Për rolin e kapitenit nuk flasim fare, pasi nuk ka rëndësi kush e mban shiritin. Rëndësi ka që kapiteni t’u shërbejë çunave dhe jo publikut, të jetë një kapiten që mundohet e sakrifikon për grupin e jo për gjërat rreth skuadrës. Mavraj nuk do të votojë fare, le ta vendosë stafi”. 30-vjeçari e anashkaloi pyetjen për vendimin e disa lojtarëve për t’iu bashkuar Kosovës, duke theksuar se janë zgjedhje personale dhe se nuk mund të komentojë vendimet e kolegëve. Ditët e fundit mediat italiane kanë raportuar për një transferim të mundshëm të Mavrajt në Serinë A te Sampdoria, opsion të cilin vetë mbrojtësi e hedh poshtë. “Kolnin nuk e ndërroj kollaj. Është një qytet i shkëlqyer ku unë ndihem shumë mirë. Nuk do të lëviz nga kjo skuadër”. Ndërkaq, Memushaj kërkon përqendrim maksimal, duke nisur që nga miqësorja e nesërme: “Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë që kemi bërë në Francë. Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Marokun, që duhet të na shërbejë për eliminatoren me Maqedoninë. Grupi ynë është shumë i fortë, kemi kundërshtarë me emër si Spanja dhe Italia. Qëllimi ynë është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë çdo gjë”. Memushaj ka marrë një lajm të mirë sot, pasi Peskara ka fituar në tavolinë ndeshjen e fundjavës së shkuar ndaj Sasuolos, por ndërkohë kapiteni ngushëllon Manajn, pasi goli i tij tashmë nuk llogaritet më: “Rei është një djalë i shkëlqyer dhe një futbollist shumë i mirë. Ai është e ardhmja e Kombëtares, por nuk duhet ta ngarkojmë shumë me përgjegjësi, pasi është 18 vjeç. Më vjen keq që goli që shënoi ndaj Sasuolos nuk do t’i quhet, sepse e kemi fituar ndeshjen në tavolinë, por më mirë kështu”.

Peskara merr fitoren në tavolinë, Manajt i hiqet goli

Posted: 31 Aug 2016 05:48 AM PDT

Lajm i bujshëm nga Seria A italiane: Peskara e fiton 3-0 në tavolinë ndeshjen e luajtur të dielën ndaj Sasuolos. Sfida në fushë u fitua 2-1 nga Sasuolo, dhe në fundin e takimit shënoi Rei Manaj për Peskarën, por tashmë klubi abrucez merr një dhuratë të pabesueshme. Gjykatësi Sportiv ka dënuar Sasuolon për shkak se është aktivizuar Antonino Raguza, i blerë më 26 gusht nga Çezena, por që nuk mund të aktivizohej, pasi nuk ishte federuar në kohë në Ligën italiane të futbollit. Në bazë të rregullores, Sasuolo kishte dorëzuar një listë me 25 lojtarë për këtë sezon dhe për të futur Raguzën në të, duhej hequr dikush tjetër dhe duhej njoftuar Liga, por kjo e fundit deklaron se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar, edhe pse Sasuolo pretendon se e ka nisur. Tani Sasuolo do të apelojë me urgjencë, dhe nëse Apeli nuk anulon vendimin e Gjykatësit Sportiv, atëherë Peskara merr 3 pikë të arta si dhuratë dhe shkon në kuotën e 4 pikëve në dy ndeshje.

Runi: Pas Botërorit, tërhiqem nga Kombëtarja

Posted: 31 Aug 2016 05:47 AM PDT

Uejni Runi do t’i thotë lamtumirë Kombëtares së Anglisë pas finaleve të Botërorit “Rusi 2018”. Ishte vetë sulmuesi i Mançester Junajtid ai që e bëri publik vendimin e tij në një konferencë për shtyp. “Pas Botërorit të Rusisë, besoj se do të jetë momenti për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar. Kam luajtur në futbollin profesionist që kur isha 16 vjeç, ndërsa në nivel ndërkombëtar 17 vjeç. Vitet kalojnë; në botërorin e ardhshëm do të jem 34 vjeç. Kam pasur një karrierë fantastike, mjafton me kaq.” 32-vjeçari mban rekordin e golashënuesit më të mirë në histori te përfaqësuesja e “Tre Luanëve”, me 53 finalizime në 115 ndeshje. Të dielën ndaj Sllovakisë Runi do të thyejë rekordin e David Bekham për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në Kombëtare. “Në Rusi do të kem mundësinë e fundit për të bërë diçka me Anglinë. Do të përpiqem t’i shijoj dy vitet e ardhshme, dhe shpresoj ta mbyll në nivelet më të larta karrierën time në rang kombëtaresh.” Gjatë finaleve të “Francë 2016”, Runi u aktivizua nga Hodgson në mesfushë, por Allardajs mund ta kthejë në rolin e tij natyral. “Këtë e vendos trajneri. Nuk kemi folur akoma për këtë çështje, por do ta diskutojmë ditët në vazhdim. Unë jam gati të luaj kudo që trajneri e sheh të nevojshme.”

Po ‘avullojnë’ biletat për ndeshjen me FYROM-in

Posted: 31 Aug 2016 05:46 AM PDT

Interesim i jashtëzakonshëm për të qenë pranë Kombëtares, që këtë të mërkurë mat forcat në miqësoren me Marokun. Ndërsa mbetet edhe diçka më pak se një javë nga përballja e parë e kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018” me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në “Loro Boriçi”, interesimi i tifozëve për t’u pajisur me një biletë për të dyja ndeshjet është vërtet i madh. Për ndeshjen e 5 shtatorit me Maqedoninë, burime zyrtare pranë FSHF-së bëjnë të ditur se janë shitur mbi 11 mijë bileta, shifër kjo e destinuar të ndryshojë nga momenti në moment me kërkesat që vërshojnë nga të gjitha anët, si në biletaritë fizike, ashtu dhe nëpërmjet shitjeve online në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Një numër i konsiderueshëm i këtyre biletave janë shitur për shqiptarë të diasporës, apo nga Kosova e ish-FYROM-i me stadiumin “Loro Boriçi”, që është duke shkuar drejt shitjes së gjithë kapacitetit pak ditë para startit të ndeshjes. Po ashtu një interesim i madh dhe kërkesë në rritje po konstatohet edhe për miqësoren e kësaj të mërkure me Marokun. Biletat vijojnë të shiten ndërkohë me ritme të shpejta si në pikat zyrtare të shitjes në Tiranë, Shkodër e Prishtinë – një tjetër faktor ky që ka ndikuar në rritjen e interesimit, – ashtu dhe në biletarinë online në faqen zyrtare të FSHF-së.

Related Posts :