Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“India bën thirrje që Pakistani të izolohet” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“India bën thirrje që Pakistani të izolohet” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


India bën thirrje që Pakistani të izolohet

Posted: 26 Sep 2016 10:02 AM PDT

India thotë se është koha që komuniteti ndërkombëtar t'i indentifikojë shtetet që promovojnë terrorizmin dhe t'i izolojnë ato, duke iu referuar kështu shtetit të Pakistanit. Ministrja për Punë të Jashtme i Indisë Sushma Swaraj, duke folur në Asambenë e Përgjithshme të OKB-së, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të "bashkoj fuqitë për të krijuar një strategji efektive kundër terrorit". "Nëse ndodnjë shtet refuzon t'i bashkohet kësaj strategjie globale, duhet të izolohet", ka shtuar ajo. India e ka akuzuar Pakistanin se qëndron prapa sulmit të 18 shtatorit, në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India. Kryeminsitri indian, Narendra Modi më 24 shtator, ka kërkuar që të fillojë një fushatë globale për të izoluar Pakistanin. Nju Delhi që një kohë të gjatë akuzon Islamabadin se mbështetë grupet militante për të kryer sulme të dhunshme në Indi. Pakistani ka hedhur poshtë këto akuza.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kerry: Do ta rishikojmë çështjen e heqjes së Farc-ut nga lista e zezë

Posted: 26 Sep 2016 09:32 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se Shtetet e Bashkuara akoma nuk janë të gatshme që ta largojnë nga lista e organizatave terroriste, grupin rebel kolumbian Farc. Ai tha se SHBA do të rishikojë këtë çështje teksa marrëveshja e paqes në mes të qeverisë së Kolumbisë dhe Farc-ut të zbatohet, raporton Reuters. "Ne jemi të gatshëm ta rishikojmë këtë çështje dhe të marrim vendim pasi të kemi fakte", u tha Kerry gazetarëve, gjatë vizitës në Katraxhenë, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në mes të qeverisë kolumbiane dhe grupit rebel. Marrëveshja e paqes i jep fund luftës 52 vjeçare në Kolumbi. Kerry tha se procesi mund të lëviz shpejt nëse rebelët i përmbahen kushteve të marrëveshjes së paqes. Kerry tha se çështja e heqjes së Farc-ut nga lista e organizatave terroriste do të zgjidhet shumë shpejt duke shtuar se "ne nuk duam të vazhdojmë të kemi njerëz në listë nëse ata nuk i përkasin asaj liste".      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia ofron prova të reja për MH17

Posted: 26 Sep 2016 08:46 AM PDT

Rusia ka publikuar, në atë që pretendon se janë imazhe të radarit, që shfaqin se raketa që rrëzoi fluturimin e Malaysia Airlines, nuk është lëshuar nga territori që kontrollohet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Ky pretendim i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, vjen vetëm dy ditë para se ekipi hetues i udhëhequr nga Holanda, të publikojë një raport ku do të saktësohet se prej ku është lëshuar raketa e cila ka rrëzuar fluturimin MH17 më 17 korrik të vitit 2014, ku u vranë 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Ekipi i hetuesve ndërkombëtar po mbledh të dhëna për të ngritur aktakuzë ndaj përgjegjësve për rrëzimin e këtij avioni. "Fakti se Ukriana nuk ka publikuar informacioni nga stacioni i radarëve sugjeron se vendi prej ku është lëshuar raketa, ka qenë nga territori i kontrolluar nga forcat e Ukrainës", ka thënë komandanti rus, Andrei Koban. Ministria e mbrojtjes së Rusisë ka thënë se këto informacione do t'i ndajnë me hetuesit e këtij rasti. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për rrëzimin e MH17. Hetimi i kryer për 15 muaj nga autoritetet holandeze ka thënë se një raket e tipit Buk ka rrëzuar aeroplanin por nuk ka saktësuar se nga cila zonë është lëshuar raketa.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani liron nga burgu akademiken iraniano-kanadeze

Posted: 26 Sep 2016 08:20 AM PDT

Autoritetet në Iran kanë liruar nga burgu akademiken iraniano-kanadeze, Homa Hoodfar. Homa Hoodfar, një profesoresh në pension, që ka ligjëruar në Universitetin Concordia në Montreal, është dëbuar nga Irani. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, është cituar të ketë thënë se Hoodfar është liruar për shkaqe humanitare. "Homa Hoodfar, që ishte arrestuar në Iran, në bazë të disa akuzave është liruar sot për shkaqe humanitare, përfshirë këtu edhe sëmundje dhe është nisur nga Irani për në Kanada, përmes Omait", citohet të ketë thënë Bahram Qasemi. Hoodfar i ishte ndaluar që të largohej nga Irani në mars, pasi kishte udhëtuar për në republikën islamike për të vizituar familjarët e tij. Familja e saj ka thënë se ajo ka qenë në burgun Evin në Teheran që prej muajit qershor,        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rikthehen protestat në rrugë të “revolucionit shumëngjyrësh”

Posted: 26 Sep 2016 07:56 AM PDT

Organizatorët e "revolucionit shumëngjyrësh" kanë paralajmëruar se nga e hëna do të rikthehen në rrugë për të protestuar kundër politikave të Qeverisë së Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Budapest: Vazhdon kërkimi policor lidhur me eksplodimin

Posted: 26 Sep 2016 07:51 AM PDT

Autoritetet e Hungarisë e kanë vazhduar kërkimin masiv për personin e dyshuar, i cili e ka kryer një shpërthim me bombë të prodhimit shtëpiak në kryeqytetin Budapest. Nga ky eksplodim i fuqishëm në qendër të qytetit vonë në mbrëmje të 24 shtatorit, janë plagosur dy oficerë të policisë që patrullonin në këmbë. Policia sot e ka përshkruar të dyshuarin si mashkull, 20-25 vjeçar dhe i lartë 170 centimetra. Autoritetet hungareze thonë se policët ishin cak i qëllimshëm i sulmit. Policia ka shpallur një shpërblim prej 37 mijë dollarëve për informacione, që mund të çojnë në zënien e këtij personi të dyshuar. Nuk është e qartë se cilat ishin motivet e të dyshuarit. Raportohet se policja 23 vjeçare, e cila ishte plagosur seriozisht dhe ishte në rrezik për jetë, dhe kolegu i saj mashkull, 26 vjeçar, gjenden në kujdes intensiv pas operacionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria e Bosnjës thërret Dodikun në seancë dëgjimore për referendumin

Posted: 26 Sep 2016 07:13 AM PDT

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës i ka dërguar presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, thirrjen për seancë dëgjimore në cilësinë e të dyshuarit në lëndën që ndërlidhet me referendumin në këtë entitet, u ka konfirmuar mediave zëdhënësi i Prokurorisë së BeH, Boris Grubeshiq. Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk ka dashur që të spekulojë se 'çfarë do të ndodhë nëse Dodik e refuzon thirrjen dhe njëkohësisht as edhe sa gjatë do ta pres Prokuroria e BeH Dodikun që t'i përgjigjet thirrjes'. Në prokurorinë e BeH thonë se e kanë 'hartuar lëndën në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës'. Serbët e Bosnjës votuan me shumicë dërmuese për të shënuar 9 janarin si Ditën e Shtetësisë, në një referendum kundërthënës që u zhvillua më 25 shtator në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Referendumi u kundërshtua nga autoritetet në Sarajevë, që e cilësuan si anti-Dayton dhe një akt kundër kushtetues. Kundër referendumit janë shprehur edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia. (REL) Ju mund ta lexoni edhe këtë: Përfundon referendumi antikushtetues i serbëve të Bosnjës - vlerësohet i suksesshëm

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FIFA: Racizmi vazhdon të luftohet seriozisht

Posted: 26 Sep 2016 07:06 AM PDT

Sekretarja e përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të futbollit (FIFA), Fatma Samoura, ka insistuar se lufta kundër racizmit po merret seriozisht, përkundër faktit se është eliminuar një komision që e ka mbikëqyrë diskriminimin. Agjencia Associated Press ka zbuluar dje se kjo task forcë ishte shformuar, pasi FIFA u ka thënë vendeve anëtare se misioni ishte "kompletuar krejtësisht". Samoura tha se grupi kishte "një mandat shumë specifik" dhe rekomandimet e tij tash janë shndërruar në "program të fuqishëm" për luftimin e racizmit. Duke u përgjegjur ndaj kritikave për vendimin për eliminimin e këtij grupi, Samoura tha se "ne mund të jetojmë me perceptime, por ne e marrim shumë seriozisht rolin tonë si organ botëror i futbollit për ta luftuar racizmin". Fatma Samoura, në muajin maj të këtij viti është zgjdhur femra e parë dhe administratorja e parë e lartë nga Afrika në FIFA, në kuadër të reformave të kryera nga presidenti, Gianni Infantino.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moska: “Retorika” e disa zyrtarëve perëndimorë – e papranueshme

Posted: 26 Sep 2016 06:46 AM PDT

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se fuqitë perëndimore nuk "po merren" me obligimet e tyre lidhur me luftën civile në Siri. Mëtutje, duke folur sot në rrjetin televiziv rus, NTV, Lavrov e ka kritikuar mbajtjen e seancës së mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar si shkatërrim të panevojshëm. Lavrov, po ashtu, theksoi se Shtetet e Bashkuara më nuk janë bashkëkryesues i paanshëm i Grupit Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë. Sot, po ashtu, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin, tha se "tonet e retorikës nga disa zyrtarë britanikë dhe amerikanë ishte në përgjithësi të papranueshme" dhe mund ta dëmtojnë procesin e zgjidhjes në Siri dhe raportet bilaterale. Ai theksoi se Moska beson se situata në Siri "tash është realisht shumë amorfe" për një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar për këtë krizë. Mbrëmë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, në Këshillin e Sigurimit tha se Rusia është e angazhuar në "barbarizëm" në Siri. Ambasadori britanik, Matthew Rycroft, tha se "është vështirë të kundërshtohet se Rusia është partnere e regjimit të Sirisë në kryerje të krimeve të luftës".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklarata për Demarkacionin mund të finalizohet këtë javë

Posted: 26 Sep 2016 06:46 AM PDT

Me lehtësimin e Grupit Ballkanik për Politika, përfaqësuesit e partive kryesore në Kosovë pritet që gjatë javës të vazhdojnë takimet e përbashkëta, në përpjekje të harmonizimit të qëndrimeve rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Ajatollah Khamenei i sugjeron Ahmadinejadit të mos kandidoj

Posted: 26 Sep 2016 06:10 AM PDT

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, raportohet se i ka thënë ish-presidentit, Mahmud Ahmadinejad, që të mos garoj në zgjedhjet presidenciale të parapara për vitin e ardhshëm. Agjencia shtetërore iraniane, IRNA, ka raportuar sot se Khamenei i ka thënë Ahmadinejadit se "nuk është në interesin e tij e as të vendit" që ai të garoj përsëri për presidencë. Politikan i linjës së fuqishme konservatore, zoti Ahmadinejad së pari ishte zgjedhur president në vitin 2005, ndërsa në vitin 2009 është rizgjedhur në votimet që ishin cilësuar si shumë kundërthënëse. Gjatë muajve të fundit ai i ka bërë disa fjalime të profilit të lartë dhe kjo ka shkaktuar spekulime se ai përsëri mund ta synoj presidencën. Si kandidat tjetër i mundshëm në garën kundër presidentit aktual, Hassan Rohani, është përmendur komandanti i Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani. Por, zoti Soleimani më herët këtë muaj tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Referendumi i serbëve të Bosnjës me ‘efekte lokale’, pa ndikim në Kosovë

Posted: 26 Sep 2016 06:07 AM PDT

Zhvillimet politike në rajon, për shkak të specifikave të caktuara, shpesh ndërlidhen me implikime në shtete të ndryshme të Ballkanit por, thonë analistët politikë në Kosovë, 'rasti i referendumit në Republikën Serbe nuk pritet të ketë ndonjë jehonë apo ndikim të veçantë në Kosovë dhe posaçërisht jo në pjesët e banuara me shumicë serbe'.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kompania e ish-gjeneralit Clark pret votimin në Kuvend për licencë

Posted: 26 Sep 2016 05:30 AM PDT

Qeveria e sheh si interes publik projektin për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimin e gazit sintetik, diellit dhe kerozinës, kurse përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se 'teknologjia është jo adekuate dhe me këtë projekt ndotet mjedisi'.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Referendum kundërthënës në Azerbajxhan

Posted: 26 Sep 2016 05:23 AM PDT

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka qenë në mesin e votuesve të hershëm në referendumin për ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet pritet të forcojnë pushtetin e tij dhe të familjes së tij. Ato, pos tjerash, do të zgjasin mandatin e presidentit nga pesë vjet në shtatë. Grupet opozitare kanë organizuar protesta masive përpara referendumit. Ilham Aliyev ka udhëhequr Azerbajxhanin prejse babai i tij, Heydar Aliyev, ka vdekur në vitin 2003, pas një dekade në pushtet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndihmat arrijnë në qytetet e rrethuara të Sirisë

Posted: 26 Sep 2016 05:06 AM PDT

Kamionët me ndihma kanë arritur në katër qytete të rrethuara të Sirisë, për herë të parë në gati gjashtë muaj, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Shtatëdhjetenjë kamionë kanë arritur në qytetet Madaja dhe Zabadani, që kontrollohen nga rebelët, dhe në Foah dhe Kefraja, që janë nën kontrollin e qeverisë. Sipas Kryqit të Kuq, kamionët kanë dërguar ushqime, barna dhe mjete të higjienës për 60,000 njerëz. Ky zhvillim vjen pas përplasjave të ashpra për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli është mbledhur të dielën në një mbledhje urgjente, pasi fushata e bombardimeve në Alepo të Sirisë ka marrë hov të madh. "Ajo çfarë po bën Rusia nuk është anti-terrorizëm, është barbarizëm", tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Samantha Power. "Në vend se të ndihmojnë civilët të marrin ndihmat, Rusia dhe (presidenti sirian) Assadi bombardojnë konvojet humanitare, spitalet dhe ekipet që përpiqen të mbajnë gjallë njerëzit", tha Power. Regjimi sirian ka nisur javën e kaluar ofensivë të re në Alepo, qytetin ku vazhdojnë të jetojnë rreth 275,000 njerëz. Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se forcat siriane po bëjnë përpjekje të largojnë terroristët nga Alepo. Ai nuk përmendi përfshirjen e forcave ruse në bombardimet ajrore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina dhe Beogradi nisin bisedimet për kodin telefonik

Posted: 26 Sep 2016 05:06 AM PDT

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet në Bruksel, ku temë kryesore është paralajmëruar të jetë kodi telefonik i Kosovës. Sipas një komunikate të lëshuar për media nga zyra e ministres për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, delegacioni i Kosovës i kryesuar pikërisht nga ministrja Tahiri ka filluar takimet me palën serbe për telekomin, të cilat do të zgjasin deri më 29 shtator. "Tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit – ITU", thuhet në komunikatë. "Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin do të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët dhe se Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje palëve për zbatim të asaj çka janë marrë vesh në Bruksel", ka deklaruar me këtë rast, ministrja Edita Tahiri.  Bisedimet për telekomin, në bazë të procesit të deritashëm negociues, kanë si qëllim lëshimin e një kodi ndërkombëtar për Kosovën nga ana e ITU-së, si dhe rregullimin e funksionimit të operatorit telefonik në pjesën veriore të Kosovës, që për kah numri i banorëve dominohet nga komuniteti serb. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Referendumi në Republikën Sërpska është “jolegal”

Posted: 26 Sep 2016 04:09 AM PDT

Referendumi që është mbajtur të dielën në Republikën Sërpska është jolegal dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, sepse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka pezulluar vendimin për mbajtjen e tij, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. "I inkurajojmë institucionet shtetërore në Bosnje që ta zgjidhin këtë çështje me Republikën Sërpska, brenda kornizës ekzistuese kushtetuese, nëpërmjet dialogut konstruktiv", tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel. Në referendumin e së dielës, serbët e Bosnjës kanë votuar me shumicë dërrmuese për të shënuar 9 janarin si festë kombëtare. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar këtë datë si diskriminuese për myslimanët dhe kroatët e rajonit, pasi më 9 janar të vitit 1992, serbët kanë shpallur krijimin e shtetit të tyre brenda Bosnjës, duke nxitur konflikt etnik. Bosnja vazhdon të jetë e ndarë në dy entitete: Republika Sërpska dhe Federata Myslimane-Kroate. "Është e rëndësishme që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim", tha Kocijançiq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa ftohet në dy interpelanca para kuvendit, më 29 shtator

Posted: 26 Sep 2016 04:03 AM PDT

Me kërkesë të opozitës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet në dy interpelanca në seancën e radhës së kuvendit të caktuar për të enjten, më 29 shtator.  Seanca e radhës është caktuar nga Kryesia e Kuvendit.  Interpelanca e parë, është thirrur sipas kërkesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës. Kurse interpelanca e dytë, sipas kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë ritheksuar se Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare nuk do të jetë në rendin e ditës pasi që qeveria ende nuk e ka proceduar atë në kuvend. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Panairi i Artizanateve në Prishtinë

Posted: 26 Sep 2016 03:55 AM PDT

Në Prishtinë është hapur Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2016. Këtë panair e organizon Qendra e Gruas "Dera e Hapur" dhe është i dymbëdhjeti me radhë, që nga viti 2005. Panairi organizohet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë dhe ka për qëllim promovimin e vlerave. Pjesëmarrës në këtë panair janë edhe artizanë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyseni e Delawie flasin për bashkëpunimin në sundim të ligjit

Posted: 26 Sep 2016 03:23 AM PDT

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Në një njoftim për media thuhet se dy zyrtarët biseduan për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. "Në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar në shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithnjë kemi pasur mbështetjen e ShBA-së dhe për këtë gjithnjë do të jemi falënderues dhe mirënjohës", tha ministri Hyseni. Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të ruhet partneriteti strategjik me SHBA-në në luftimin e krimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore etj. Ambasadori Delawie, në anën tjetër, tha se SHBA është e përkushtuar për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e demokratizimit të vendit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :