Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Clinton dhe Trump gati për betejën historike të debatit” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Clinton dhe Trump gati për betejën historike të debatit” plus 19 more


Clinton dhe Trump gati për betejën historike të debatit

Posted: 26 Sep 2016 10:23 AM PDT

Dhe kjo vetëm nga republikanët. Krahasuar me ato të kaluarat, përballjet e Donald Trumpit me Hillary Clintonin do të jenë olimpike, thotë CNN. Po cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të të dy kandidatëve?

Donald Trump ka një zotësi të rrallë të manipulojë moderatorët. Është kritik i "status quo"-së, ankohet për çdo gjë nga Siria, Iraku, Libia e deri te tregtia me Kinën. E përdor mirë taktikën e frikës. Mund të jetë zbavitës në momente të caktuara. Armiqësitë i përballon mirë, sepse është mësuar dhe di t'u rrëshqasë pyetjeve. Por ka dhe disa dobësi të mëdha, që nisin me njohuritë politike.

Dy kandidatë në skenë dhe 90 minuta kohë për t'u mbushur nuk janë aspak pozitive, kur nis nga përsëritjet. Trumpi nuk i përballon mirë kritikat dhe, nëse e humbet durimin në këtë debat, siç ka bërë herë të tjera, do t'i ulë pikë vetes.

Hillari Clinton, nga ana tjetër, i ka me bollëk njohjet që i mungojnë rivalit të saj. Ajo e di mirë çfarë ndodh me ekonominë, të drejtat e njeriut, marrëdhëniet me Rusinë, luftën kunder terrorizmit. Edhe ata që s'janë dakord me të, nuk thonë dot që është e keqinformuar.

Është me këmbë në tokë dhe ka aftësinë të nxjerrë në pah kontrastet e thella mes propozimeve të saj dhe atyre të kundërshtarit. Shumë mendojnë se është pak e ngurtë e ka një sjellje prej roboti, e kjo konsiderohet dobësi, por së fundi është shfaqur shumë më e qetë.

Problemi më i madh i saj janë përgjigjet evazive, të cilave duhet t'ua gjejë ilaçin shpejt. /Insajderi.com

The post Clinton dhe Trump gati për betejën historike të debatit appeared first on INSAJDERI.

Ballina e gazetës “Bujku” për referendumin e vitit 1991

Posted: 26 Sep 2016 10:05 AM PDT

“Mbi 99 për qind e votuesve për sovranitet shtetëror”, ishte titulli i artikullit të “Bujkut”, një ditë pasi shqiptarët e Kosovës kishin votuar për ndarje nga Jugosllavia, më katër tetor 1991.

“Gazeta e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, "Bujku",  themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës me orientim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasi me dhunë ishte ndaluar gazeta tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisën edhe bashkëpunimet me ATSH-në, nga e cila merrnim e botonim informacione në gazetën "Buku" dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë”, thuhet në kumtesën e Behlul Jasharit. /Insajderi.com

bujku1

 

 

The post Ballina e gazetës “Bujku” për referendumin e vitit 1991 appeared first on INSAJDERI.

Ish këshilltari i Regan: Kosova është kthyer në një shtet “gangsterësh”

Posted: 26 Sep 2016 09:42 AM PDT

Për njeriun më të afërm të presidentit të 40-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1981-1989, aktorit dhe politikanit republikan Ronald Regan, kandidatja demokratike për presidente të 45-të, nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, është një zgjedhje e keqe.

Tash një nga drejtuesit e Institutit për politika publike të SHBA-së "Cato", Doug Bandow, në një analizë të gjatë të botuar në “Forbes” është fokusuar tek luftërat e dekadës së fundit që kanë intervenuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë, e në të cilat ka pasur ndikim të fuqishëm edhe Hillary Clinton.

"Hillary Clinton kurrë nuk doli kundër një lufte, në të cilën amerikanët duhej të merrnin pjesë", është titulli i shkrimit të "Forbes", sipas të cilit, Clinton ka kërkuar të intervenojë në secilën luftë që ka pasur mundësi, raporton Gazeta Online Insajderi.

wannabe

Për ish-këshilltarin e Regan, Clinton ishte shtysë e madhe për intervenimet në Bosnjë e Kosovë, gjatë kohës sa ajo ishte Zonja e Parë e Shtetit.

"Siç e ka theksuar edhe kolegu im nga Instituti Cato, Christopher Preble, 'Hillary Clinton mbështeti secilën nga shtatë luftërat e fundit që Ushtria e Shteteve Të Bashkuara ka intervenuar në botë, plus në dy të tjera në të cilat jemi ende duke luftuar'”, shkruan ai në Forbes.

“Për shembull, si Zonjë e parë ajo ishte shtysë për intervenimet në Ballkan – duke sulmuar serbët e Bosnjës e më pas edhe Serbinë. Ajo ishte një avokate entuziaste e luftës, duke shpjeguar: 'Unë e urdhërova atë [burrin e saj] që të bombardojë'".

shkruh

Bandow shkruan për stabilitetin e munguar në dy shtetet ballkanike që ka intervenuar SHBA-ja dhe NATO, duke e cilësuar Kosovën si "shtet gangsterësh" dhe Bosnjën si një “shtet të ndarë”.

"Kosova është kthyer në një shtet gangster, i cili sipas New York Times, është 'vatër e terrorizmit islamik'", shkruan Bandow, teksa i referohet edhe tekstit të publikuar rreth katër muaj më parë nga gazeta amerikane New York Times, rreth rritjes së terrorizmit islamik në Kosovë.

Në shkrimin e revistës amerikane Forbes, më tej shpjegohet se si Clinton ka marrë të njëjtën pozitë edhe gjatë bombardimeve në Irak.

Clinton është kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të zhvillohen në muajin nëntor. /Insajderi.com

 

The post Ish këshilltari i Regan: Kosova është kthyer në një shtet “gangsterësh” appeared first on INSAJDERI.

Tarashaj tregon përse refuzoi Kosovën, thotë se ndjehet zviceran

Posted: 26 Sep 2016 09:08 AM PDT

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Shani Tarashaj është shprehur se është i gatshëm për skuadrën e tij gjermane, Frankfurt, pasi u huazua nga Evertoni.

Ai u transferua në skuadrën gjermane për të pasur më shumë hapësirë. "Jam gati për të dhënë më të mirën. Jam i lumtur që jam gati dhe mund të japi kontributin tim në Frankfurt", thotë Tarashaj për mediat gjermane.

Sulmuesi shqiptar ishte i pafat, pasi ishte lënduar dy herë, duke mos arritur të japë maksimumin. Tashmë duhet të adaptohet në skuadrën e re.

"Në Zvicër shikohet shumë Bundesliga gjermane. Normalisht se e njoh mjaft mirë. Këtu është emocionuese të shikosh stadiume dhe tifozë të mrekullueshëm", theksoi ai.

Tarashaj vendosi të luajë për Zvicrën, derisa tifozët në Kosovë shpresuan që ai të luajë për përfaqësuesen kosovare.

"Unë kam shkuar në shkollë zvicerane, jam rritur atje dhe luaj për kombëtaren helvete. Zvicra më ka ndihmuar tej mase. Andaj ndjehem si zviceran. Por, është njerëzore, që të mos harrosh rrënjët tuaja. E gjithë familja ime vjen nga Kosova-Shqipëria. Zemra ime rreh për të dyja palët", u shpreh ndër të tjera Tarashaj.

Tarashaj është aktualisht në pronësi të skuadrës së njohur angleze Everton, por është i huazuar tek Eitracht Frankfurti në Bundesligën gjermane. /Insajderi.com

The post Tarashaj tregon përse refuzoi Kosovën, thotë se ndjehet zviceran appeared first on INSAJDERI.

Boksierja nga Kosova fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Posted: 26 Sep 2016 08:53 AM PDT

Kosovarja Sadiku që garon në 57 kg në finale ka mposhtur boksieren nga Ukraina, Maria Cherednichenko, njofton Klan Kosova.

Sadiku para se të udhëtonte për në Ordu të Turqisë, ku u zhvillua kampionati, pati premtuar se do të kthehet me të artën. /Insajderi.com

The post Boksierja nga Kosova fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian appeared first on INSAJDERI.

Deklarata për Demarkacionin mund të finalizohet këtë javë

Posted: 26 Sep 2016 08:40 AM PDT

Takimi pritet të lehtësohet nga Grupi Ballkanik për Politika, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë dhe përfaqësues diplomatik në Prishtinë.

Sipas ecurisë së deritashme të bisedimeve, kanë mbetur edhe tri – katër pika që presin të harmonizohen para se subjektet më të mëdha parlamentare të miratojnë, eventualisht, deklaratën e përbashkët. Deklarata është thënë se do të përmbajë edhe pika që nuk ndërlidhen vetëm me Demarkacionin, por edhe me aspektet e përgjithshme politike. Ndërkaq ,në lidhje me Demarkacionin, është thënë se ka një harmonizim që të mos procedohet në Kuvend pa një pajtim të përgjithshëm politik.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike,Kadri Veseli, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të përmbyllet sa më shpejt.

Ndonëse nuk është përqendruar në versionin aktual të Marrëveshjes së nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi apo në deklaratën e përbashkët që eventualisht pritet të nënshkruhet, Veseli ka thënë se Kosova nuk guxon që të rrezikojë rrugën e saj integruese evropiane dhe zotimin e saj për marrëdhënie të mira me fqinjët, siç është rasti me Malin e Zi.

"Demarkacioni duhet të kalojë për arsye se është interes strategjik i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duhet të dëmtohet perspektiva e së ardhmes euro-atlantike e Kosovës".

"Çdo veprim i cili destabilizon apo cenon faktorët e paqes, siç është partneriteti ynë me fqinjë, në këtë rast Republika e Malit të Zi, është cenim i sovranitetit dhe sigurisë së vendit tonë", ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, për opozitën, versioni i Marrëveshjes së nënshkruar në fund të gushtit të vitit të kaluar me Podgoricën është i dështuar.

Opozita pret që procesi të kthehet në pikën fillestare, duke korrigjuar, siç thuhet, gabimet që janë bërë në Marrëveshjen e parë, e cila sipas pretendimeve të tyre, i shkakton humbje territoriale prej mbi 8 mijë hektarë tokë, Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se me vet faktin që Qeveria nuk e ka proceduar sërish në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Demarkacionit, të cilin e kishte tërhequr në seancën e 1 shtatorit, nënkupton se ai version ka dështuar dhe tani gjërat duhet të kthehen në pikën zero.

"Procedura është ndjekur, por pa asnjë argument është tërheq ligji nga Kuvendi dhe unë nuk e di më pse i njëjti version të vijë në Kuvend".

"Ne nuk kemi kërkuar debat dhe nuk kërkojmë debat sa i përket kësaj çështje, sepse ne e shohim që ky version është i vdekur", ka theksuar Lekaj.

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është nënshkruar në javën e fundit të gushtit të vitit të kaluar në Vjenë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Podgoricës. Por, kjo marrëveshje më pas u cilësua e papranueshme nga opozita. Ndërkaq, nuk gjeti mbështetjen as të një grupi të deputetëve nga partitë në pushtet, me çka u rrezikua ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, ngase koalicioni nuk i kishte numrat e nevojshëm.

Zhvillime të tilla patën ngritur edhe tensionet politike në Kosovë. Andaj, nisur nga kjo gjendje, Grupi Ballkanik për Politik kishte ndërmarrë një nismë për t'i ulur në një tavolinë përfaqësuesit e partive politike në pushtet dhe opozitë në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje praktike dhe të pranueshme.

Në këtë drejtim, kjo javë pritet që të jetë mbase vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje politike, shkruan Radio Evropa e Lirë.

The post Deklarata për Demarkacionin mund të finalizohet këtë javë appeared first on INSAJDERI.

Lëndohet një person pas grabitjes së një bastoreje në Pejë

Posted: 26 Sep 2016 08:23 AM PDT

Policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar, i cili është i moshës 23 vjeçare me iniciale A.H, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arrati. Ky i fundit është i moshës 17 vjeçare.

“Ju informojmë se sot me datë 26.09.2016 rreth orës 08:30 në rr.' Mbretëresha Teutë'- Pejë, përkatësishtë në bastoren ' Euro-Live ' ka ndodhur një rast i veprës së 'Grabitjes'”, tregon Policia e Kosovës, raporton Insajderi.

Policia më pas tregon se si ka ndodhur ngjarja, duke bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore.

“Për deri sa viktima G.M. ishte në bastore, aty kanë hyr dy persona dhe njeri  nga ata papritmas e ka goditur një herë me grusht në fytyrë dhe nga viktima ka grabitur 300-euro, ku më pas të dyshuarit  kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim te panjohur me veturën ' Pasat' ngjyrë e kuqe. Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore, me ç'rast ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në kumtesën e PK-së.

Si rezultat i punës intensive të hetuesve policor dhe aktiviteteve të njësiteve policore në ketë rast,janë identifikuar dy persona të dyshuar, shtetasit A.H.(1993) dhe H.H.(1997), njofton Policia.

 

Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon te hetohet në sektorin e hetimeve në Pejë, ndërsa të dyshuarit të arrestuar prokurori shtetit i ka caktuar masën e ndalimit policor. /Insajderi.com

The post Lëndohet një person pas grabitjes së një bastoreje në Pejë appeared first on INSAJDERI.

SHBA-të do të bllokojnë Vuk Jeremiqin në garën e OKB-së

Posted: 26 Sep 2016 08:12 AM PDT

B92 e cila citon një shkrim të gazetës britanike “The Guardian”, thotë se Washingtoni nuk e ka harruar kundërshtimin që Jeremiq ka bërë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe konsideron se ai e kishte përdorur postin e Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si një platformë për retorikën nacionaliste.

Gara për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, do të zhvillohet në raundin e pestë të votimeve dhe për postin pasardhës të Ban Ki-Mun, Jeremiq është i treti.

Deri më tani garës pop i prinë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, portugezi Antonio Guterres, ndërsa pas tij është Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak. /Insajderi.com

The post SHBA-të do të bllokojnë Vuk Jeremiqin në garën e OKB-së appeared first on INSAJDERI.

Konfirmohen dy afrimet e reja në përfaqësuesen kosovare

Posted: 26 Sep 2016 08:03 AM PDT

Ai ka deklaruar se Arbër Zeneli dhe portieri Adis Nurkovic pritet të marrin lejen nga FIFA, dhe shpejtë do t’i bashkohen përfaqësueses.

 

"Arbër Zeneli dhe Adis Nurkovic pritet që gjatë kësaj jave të marrin lejen e FIFA's dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Kroacisë", tha menaxheri i përfaqësueses, Bajram Shala.

Ndeshja e Kosovës me Kroacinë zhvillohet më 6 tetor, në “Loro Boriqi”, ndërsa tre ditë më vonë “Dardanët” do të takohen me Ukrainën – ndeshje që do zhvillohet në Krakow të Polonisë, për arsye politike. /Insajderi.com

The post Konfirmohen dy afrimet e reja në përfaqësuesen kosovare appeared first on INSAJDERI.

Kompania e ish-gjeneralit Clark pret votimin në Kuvend për licencë

Posted: 26 Sep 2016 07:53 AM PDT

Përfaqësues të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë për Energji (KOSID), u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos përkrahin projektet për hulumtimin e mineraleve energjetike të Kosovës, me qëllim të, siç thonë, "ndalimit të degradimit mjedisor dhe social në vend".

Kërkesa drejtuar deputetëve u bë në kohën kur kompania kanadeze "Envidity Energy Kosova" është në pritje të votimit në Kuvendin e Kosovës, për të marrë licencën për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

Kompania thuhet se drejtohet nga gjenerali tashmë në pension, Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe në vitin 1999.

Projekti që ka të bëjë më gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimin e gazit sintetik, diellit dhe kerozinës,sipas zyrtarëve të qeverisë konsiderohet me interes publik dhe fitimprurës, përderisa përfaqësues të shoqërisë civile e vënë në dyshim projektin për shkak të, siç thuhet, " teknologjisë jo adekuate dhe ndotjes së ambientit".

Visar Azemi, nga Konsorciumi, ka thënë se asnjë vend evropian nuk përdorë teknologjinë për gazifikimin e qymyrit për të krijuar naftë sintetike dhe kerozinë. Kosova është vend i vogël, thotë ai,për të eksperimentuar me një projekt aq të kushtueshëm.

"Problemi tjetër që kemi has gjatë këtyre hulumtimeve është edhe teknologjia në fjalë, më ç'rast në shumë pak vende nëpër botë ka pasur një projekt të tillë. Ajo çka vlen të ceket është se Gjermania nuk ka lejuar as testimin e kësaj teknologjie, për shkak se nuk është teknologji e provuar, është diçka e re dhe nuk dihen ende pasojat e saj.”

“Në Australi, ka pasë një projekt ku pas pak javësh është revokuar licenca nga autoritetet atje, për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar këto shpime në ujërat nëntokësore dhe në helmimin e tokës", thotë Azemi.

Kompania "Envidity" në vitin 2013 kishte aplikuar për licencë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, (KPMM), për hulumtimin e sipërfaqes të mbi 3 mijë e 400 kilometrash.

Por, në këtë vit kanë ndodhur ndryshime edhe në Ligjin për Miniera dhe Minerale. Më këto ndryshime janë eliminuar procedurat konkurruese tenderuese. Në këtë mënyrë, licencat për hulumtim dhe eksploatim të mineraleve jepen pa ndonjë proces konkurrues, pasi projektet përbëjnë interes publik.

Ilir Rama, nga Departamenti Qendror për Partneritetin Publiko -Privat, që funksion në kuadër të Ministrisë se Financave, ka thënë se kompaniaplotëson kushtet për t'i shpallë interes publik.

Rama më tutje ka ripërsëritur qëndrimin qeveritar për përfitimet nga zbatimi i këtij projekti.

"Projekti ka vlerën kapitale prej jo më pak se 30 milionë euro dhe ka potencial që të krijojë 80 vende të reja të punës, pasi që fillon faza e shfrytëzimit të mineraleve energjetike. Projekti është në pajtim me standardet mjedisore të përcaktuara me ligjet e Kosovës. Projekti nuk është në kundërshtim me detyrimet e Republikës se Kosovës të përcaktuara me Konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare", thotë Rama.

Por, përfaqësues të shoqërisë civile pohojnë se edhe pse investimet do të jenë mbi 30 milionë euro, përfitimi i shtetit do të jetë minimal, pasi sipas tyre, me të "merren përsipër vetëm rreziqet pa asnjë përfitim real për publikun". Madje, ky projekt thuhet se do të shkaktojë zhvendosjen e qytetarëve.

Edhe në mbledhjen e së hënës të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar sqarime shtesë për dhënien e licencës për kompaninë e ish-gjeneralit Wesley Clark, ashtu siç kanë bërë edhe në mbledhjet e Komisionit Parlamentar pak ditë më parë.

Kuvendi i Kosovës, megjithatë, pritet të marr një vendim për këtë çështje brenda ditësh. (REL)

The post Kompania e ish-gjeneralit Clark pret votimin në Kuvend për licencë appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Planifikimit Hapësinor urdhëron ndaljen e punimeve në stadiumin e Prishtinës

Posted: 26 Sep 2016 07:44 AM PDT

Fadil Maxhuni, shef në Divizionin për komunikim me publikun në MMPH, ka thënë se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH, për arsyeje se, sipas tij, investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve.

Megjithëkëtë, gjatë ditës së hënë janë parë punëtorë të kompanisë "Al Trade" duke punuar në punishten e hapur të stadiumit në Prishtinë. Kjo kategori e ndërtimit, bije në kategorinë e III, për të cilat ndërtime është përgjegjës MMPH-ja, njofton lajmi.net.

"Konfirmoj se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërprerë përkohësisht nga MMPH. Arsyeja e ndërprerjes së përkohshme të punimeve është sepse investitorët kanë anashkaluar procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH-ja e që obligohen sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në ndërkohë më saktë me date 06.09.2016, Ministria e Kulturës ka aplikuar për leje të renovimit për stadiumin e Prishtinës. Tani MMPH është duke e trajtuar dokumentacionin përkatës", ka thënë Maxhuni.

?

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës, si bashkëfinancues në këtë projekt nuk kanë dashur të deklarohen lidhur më këtë rast.

Por, lajmi.net merr vesh se më 22 gusht, Syzana Pllana, u.d e shefit të sektorit të ndërtimit në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës i ka dërguar letër Inspektoratit të MMPH-së lidhur më rezultatet e insktimit që i kishte bërë, nga ku ka konstatuar se punët janë duke u kryer pa lejen e organit përkatës.

"Të nderuar, pas inspektimit në terren, nga Inspektorët e ndërtimit të Komunës së Prishtinës është evidentuar rekonstutrimi i stadiumit të qytetit. Punimet janë duke u kryer pa leje nga organi kompetent. Objekti në fjalë i takon kategorisë së III të ndërtimit, për shkak të kapacitetit për më pakë se 10 mijë spektator", thuhet në shkresën e Komunës drejtuar MMPH-së.

Ndërkaq, me datë 24.08.2015 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me renovinim tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës.

Memorandumi është nënshkruar në mes të ministrit Kujtim Shala dhe kryetarit, Shpend Ahmeti. Memorandumi parasheh një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së Stadiumit. Projekt në përgjithësi ka vlerën e rreth 3 milion eurosh, 75 për qind e të cilave janë investime të MKRS-së, ndërkaq 25 për qind të Komunës së Prishtinës dhe është planifikuar  që të realizohet gjatë vitit 2016 dhe 2017.

Vlera e përgjithshme e kontratës  është 3.843,715.42 euro, dhe fitues i tenderit ka qenë konsorciumi i kompanive "Al Trade& Izolimi", deri sa në garë për këtë tender kanë qenë 13 kompani. Kontrata në mes të MRKS-së dhe këtij konsorciumi ishte nënshkruar në fund të muajit maj 2016-09-26.

The post Ministria e Planifikimit Hapësinor urdhëron ndaljen e punimeve në stadiumin e Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Celina dhe Zeneli në garë për futbollistin e javës në Holandë

Posted: 26 Sep 2016 07:24 AM PDT

Të dy mesfushorët ofensivë kanë shënuar gola të rëndësishëm, ku Celina realizoi golin e fitores për Twenten 2:1 ndaj Vitesses, ndërsa Zeneli realizoi me Heereenvenin përballë Den Haagit 3:0.

Kosovarët kanë marrë nota të larta dhe kësisoj janë futur në garë për futbollistin më të mirë të javës në kampionatin holandez Eredivisie, shkruan Telegrafi.

Përveç Celinës dhe Zenelit në garë për futbollistin e javës janë edhe tre futbollistët nga Ajaxi, Lasse Schone, Davinson Sanchez dhe Kasper Dolberg.

Për të votuar dy yjet nga Kosova klikoni KËTU. /Insajderi.com

The post Celina dhe Zeneli në garë për futbollistin e javës në Holandë appeared first on INSAJDERI.

Kur Amerikës i sëmuren presidentët

Posted: 26 Sep 2016 07:20 AM PDT

Diagnostikimi me pneumoni i kandidates presidenciale Hillary Clinton, të sjell në mendje realitetin e sëmundjeve që kanë efekt mbi presidencën dhe praktikën normale të bërjes të të pamundurës, për ta fshehur atë nga publiku. Ka pasur shumë raste në historinë amerikane, me situata të tilla që janë mbajtur të fshehta dhe ideja e Zëvendëspresidentit që merr pushtetin është shmangur edhe në situata të rënda, qysh kur Amendamenti i 25-të (në vitin 1967) e mundësoi një "Acting President". Shembuj sëmundjesh presidenciale pa bërë asgjë nga pikëpamja ligjore kemi boll, nuk ka rëndësi sesa serioze ka qenë sëmundja.

Kur William Henry Harrison u sëmur nga pneumonia natën e Inaugurimit në vitin 1841, madje edhe kur ra në gjendje kome, nuk u bë asgjë për ta lejuar Zëvendëspresidentin John Tyler që t'i merrte detyrën. Edhe kur Harrison vdiq një muaj pas fillimit të mandatit, Partia Whig refuzoi që ta pranonte Tylerin si President dhe kjo shkaktoi një përplasje të madhe midis këtij të fundit dhe liderit whig Henry Clay, me Tylerin që e konsideronte veten si Presidenti në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kjo krijoi precedentin që zëvendëspresidentëve të cilët bëhen presidentë për shkak të vdekjes së titullarit u referohen gjithmonë si "Presidenti". Por Tylerit ju desh të luftonte për këtë status.

Në vitin 1857, Presidenti James Buchanan u sëmur keq me simptoma gripi të rëndë dhe pothuajse nuk qe në gjendje të mbante Fjalimin Inaugures, por e realizoi, megjithëse qëndroi 2 apo 3 javë i shtrirë për t'u shëruar. Nuk u dha asnjë mendim për Zëvendëspresidentin John C. Breckinridge që të merrte përkohësisht postin e tij.

Kur James A. Garfield u qëllua dhe u plagos për vdekje nga Charles J. Guiteau në vitin 1881 dhe qëndroi në shtratin e vdekjes në gjendje koma, për pjesën më të madhe të 79 ditëve të mbetura nga vdekja me 19 shtator të po atij viti, nuk u bë asnjë veprim për ta lejuar Zëvendëspresidentin Chester Alan Arthur që të merrte ndonjë përgjegjësi më shumë. (bota.al)

Dy situata serioze kanë ekzistuar nën presidentët Grover Cleveland dhe Woodrow Wilson, demokratët e vetëm në Shtëpinë e Bardhë midis Luftës Civile dhe Depresionit të Madh. Të dy patën kriza të rënda shëndetësore që i rrezikuan jetët e tyre, por të dy qëndruan në postin e Presidentit. Cleveland pati kancer në nofull, kurse Wilson pati një goditje të rëndë paralizuese dhe gjendja shëndetësore e tyre u mbajt sekret, nga refuzimet e tyre për t'u dhënë informacione mediave, që atëherë nuk ishin aq agresive sa sot.

Cleveland ishte në mandatin e tij të dytë jo në post (1893 – 1897) dhe zëvendësi i tij në këtë mandat ishte Adlai Stevenson i I-rë, gjyshi i kandidatit të ardhshëm presidencial Adlai Stevenson i II-të në 1952 dhe 1956. Në 1893, vitin e parë të mandatit të tij të dytë, Cleveland vërejti një masë në pjesën e sipërme të gojës të shoqëruar me një si shije të keqe dhe rregulloi një operacion, në bordin e një jahti që qëndronte në afërsi të Long Island, pa asnjë njoftim për mediat. E kaloi operacionin me sukses dhe më pas u tha se kishte hequr me sukses dy dhëmbë, kur aktualisht kishte hequr pjesë të nofullës së sipërme dhe masën në gojë, si dhe kishte vendosur një urë prej plastike të fortë, me një opercion të dytë, që i kish korrigjuar të folurën dhe paraqitjen.

Ndërsa kjo ngjarje është shqyrtuar sërish më vonë, pasi u mohua në atë kohë se ishte kancer, mendohet se ka mundësi që Clevelandi të ketë pasur një formë kanceri të nivelit të ulët, që ka gjasa se do të ishte zhvilluar në një formë serioze, por kjo ishte sërish një krizë shëndetësore e mbajtur në heshtje. Përderisa momenti delikat kaloi me sukses dhe Clevelandi jetoi deri në 1908, Zëvendëspresidenti Stevenson, i cili luajti një rol të parëndësishëm në këtë post, tipike në historinë amerikane deri në vitet 1940 e më pas, u harrua. Stevensoni kishte shërbyer për dy mandate si kongresmen i Illinoisit, në vitet 1870 dhe si Drejtor i Shërbimit Postar në mandatin e parë të Clevelandit. Do të mbahet mend më mirë në histori për faktin që nipi i tij garoi dy herë për President në vitet 1950. Gjithashtu, ai ka veçantinë që është emëruar sërish për Zëvendëspresident në 1900, duke garuar në dyshen humbëse me William Jennings Bryan, kritiku kryesor i Grover Clevelandit, kur Bryan garoi më parë për President për të pasuar Clevelandin në 1896.

Woodrow Wilsoni (1913 – 1921) pati krizën shëndetësore më të rëndë në historinë amerikane, një atak në tetor të 1919, që e paralizoi nga ana e majtë dhe e la vetëm më shikim të pjesshëm në syrin e tij rë djathtë. Lajmi i shëndetit të dobërt dhe i gjendjes serioze nuk u njoftua në publik dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Edith Bolling Galt Wilson, drejtoi mbledhjet e kabinetit sikur të ishte Zëvendëspresidente. Wilsonit ju desh që të përdorte një karrige me rrota dhe shkop, por u mbajt larg syrit të publikut.

Zëvendëspresidenti Thomas R. Marshall nuk u informua asnjëherë plotësisht për gjendjen e Presidentit dhe nuk e pa asnjëherë atë në 17 muajt e fundit të mandatit të tij, deri pak përpara inaugurimit të Warren G. Hardingut, në vitin 1921. Anëtarët e kabinetit të Wilsonit promovuan idenë se Marshalli e deklaronte veten si "Acting President", por nuk kishte asnjë normë kushtetuese të qartë për një gjë të tillë, deri gjysmë shekulli me vonë, me Amendamentin e 25-të. Marshalli nuk para pëlqehej shumë, apo nuk konsultohej nga Wilsoni në vitet e para të presidencës së tij. Zonja Wilson e kishte inat dhe Marshalli kurrë nuk u ndje rehat në mes të krizës shëndetësore.

Kështu Amerika pa dështimin e Traktatit të Versajës dhe të anëtarësimit amerikan në Lidhjen e Kombeve; zhvillimin e Kërcënimit të Kuq; rëniet masive ekonomike dhe tensionet raciale, duke mos patur një President në kushte ideale për ushtrimin e funksioneve të tij dhe një Zëvendëspresident ngurrues, që ta bënte problem shëndetin e Wilsonit. Shumë mendojnë se Marshalli do t'i kishte qetësuar streset dhe tensionet mbizotëruese në vend në një moment vendimtar, kur Woodrow Wilsoni nuk ishte në gjendje të qeveriste, por refuzonte që të dorëzonte pushtetin e tij presidencial dhe të dorëhiqej, gjë që do të kishte qenë gjëja e duhur për t'u bërë, po të marrësh parasysh rrethanat.

Kur Franklin D. Roosevelti po kryente mandatin e tij të tretë në presidencë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai pati disa sëmundje zemre, ra shumë në peshë dhe mjekët e dinin se ishte shëndetlig, bile ndoshta edhe në prag të vdekjes, por ideja qe Zëvendëspresidenti Henry A. Wallace ta merrte përkohësisht pushtetin apo që t'i jepej më shumë informacion rreth shëndetit të Presidentit, u refuzua. Kjo mund të ketë qenë e motivuar pjesërisht nga egoizmi i FDR, se vetëm ai mund ta bënte Presidentin dhe nga zhgënjimi në rritje me Wallace, si i dyti në radhë, që çoi në largimin e tij në zgjedhjet e 1944, duke e zëvendësuar me Harry Trumanin.

Dwight D. Eisenhower pati një infarkt të rëndë në 1955 dhe përpjekja e Shtëpisë së Bardhë qe që ta minimizonte krizën shëndetësore, por Ike e lejoi Zëvendëspresidentin Richard Nixon t'i merrte përsipër përgjegjësitë si President në një mënyrë tejet publike, të pazakontë dhe unike, por duke i shtuar kredencialeve të Nixonit, faktin që ishte plotësisht i kualifikuar për postin, bazuar në këtë përvojë dhe dy problemet shëndetësore më pak të lehta që Presidenti Eisenhower pati në 1956 dhe 1957.

Kur Ronald Reagani u qëllua në vitin 1981 nga John Hinckley, nuk u bë asnjë lëvizje e drejtpërdrejtë që të kërkohej Amendamenti i 25-të për ta lejuar George H. W. Bushin të kryente rolin e Presidentit. Dhe kur Reagani i shqetësoi disa nga njerëzit e stafit të tij lidhur me stabilitetin e tij mendor, Shefi i Administratës Presidenciale Howard Baker kërkoi disa mendime dhe vlerësime të rëndësishme rreth aftësisë së Presidentit për të ushtruar detyrën e tij, duke u arritur në përfundimin se Reagani ishte plotësisht i aftë, kështu që sërish nuk u përdor Amendamenti i 25-të. Megjithatë, kur Reagani pati një operacion tumori në zorrë në 1985, Zëvendëspresidentit George H. W. Bush iu dha autoritet i plotë për të vepruar sipas Amendamentit të 25-të. Ky qe rasti i parë. "Presidenca" e tij zgjati 7 orë e 50 minuta.

Presidenti George H. W. Bush pati një virus teksa ishte me një udhëtim diplomatik në Japoni, duke vjellë mbi Kryeministrin japonez në 1992, por incidenti u fshi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, teksa Bushi ishte në procesin e garimit për t'u rizgjedhur. Ai u shërua me shpejtësi dhe nuk u bë mor asnjëherë në konsideratë që Zëvendëspresidenti Dan Quayle ta zëvendësonte. Njëlloj u veprua edhe kur Bushi pati një incident të njohur si "atrial fibrillation", rrahje të çrregullta zemre, në vitin 1991.

Djali i tij, George W. Bush, bëri dy kolonoskopi në 2002 dhe në 2007, me Zëvendëspresidentin Dick Cheney që e mori pushtetin për pak orë secilën radhë, sipas Amendamentit të 25-të, që nuk ishte marrë asnjëherë në konsideratë seriozisht.

Fakti që Hillary Clintoni ka pneumoni nuk është shkak për histeri, pasi ajo është shumë e përhapur dhe lehtësisht e trajtueshme, por ajo çka bën ky lajm, është që fut në mendime njeriun për të parë se kush është Zëvendëspresidenti në mandatin e ardhshëm dhe, qartazi, ideja e një Tim Kaine që ngjitet në postin e Presidentit, është më pak e pranueshme dhe ngushëlluese, sesa sikur Mike Pence të ishte i dyti në radhë. Por asnjë President apo kandidat presidencial nuk ka gjasa që të japë me dëshirë më shumë informacion publikisht rreth shëndetit të tij apo të saj, veçanërisht nën presion mediatik. Mund të jemi të sigurtë se Donald Trumpi nuk do të ishte më shumë i gatshëm që të zbulonte ndonjë gjë rreth shëndetit të tij përveçse me kërkesë publike, që mund të ndodhë tani për të dy kandidatët, për shkak të historisë së Hillary Clintonit.

(Ronald L. Feinman është autor i librit "Assassinations, Threats, and the American Presidency: From Andrew Jackson to Barack Obama")/.bota.al

The post Kur Amerikës i sëmuren presidentët appeared first on INSAJDERI.

Moska: Retorika e disa zyrtarëve perëndimorë – e papranueshme

Posted: 26 Sep 2016 07:18 AM PDT

Mëtutje, duke folur sot në rrjetin televiziv rus, NTV, Lavrov e ka kritikuar mbajtjen e seancës së mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar si shkatërrim të panevojshëm.

Lavrov, po ashtu, theksoi se Shtetet e Bashkuara më nuk janë bashkëkryesues i paanshëm i Grupit Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë.

Sot, po ashtu, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin, tha se "tonet e retorikës nga disa zyrtarë britanikë dhe amerikanë ishte në përgjithësi të papranueshme" dhe mund ta dëmtojnë procesin e zgjidhjes në Siri dhe raportet bilaterale.

Ai theksoi se Moska beson se situata në Siri "tash është realisht shumë amorfe" për një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar për këtë krizë.

Mbrëmë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, në Këshillin e Sigurimit tha se Rusia është e angazhuar në "barbarizëm" në Siri.

Ambasadori britanik, Matthew Rycroft, tha se "është vështirë të kundërshtohet se Rusia është partnere e regjimit të Sirisë në kryerje të krimeve të luftës". /REL

The post Moska: Retorika e disa zyrtarëve perëndimorë – e papranueshme appeared first on INSAJDERI.

iPhone 7: Sa i mirë është një telefon bateria e të cilit nuk mban as një ditë të vetme?

Posted: 26 Sep 2016 07:15 AM PDT

Duke ndjekur hapat e iPhone 6, ndaj të cilit iPhone 6S qartësisht u gjunjëzua sa i përket shitjeve dhe entuziasmit të nxitur tek konsumatori, a do ja dalë mbanë iPhone 7 të fitojë zemrat e tyre duke qenë edhe iPhone më i shtrenjtë në histori?

I njëjti megjithatë rezistent ndaj ujit

Në pamje të jashtme iPhone 7 ngjason kaq shumë me iPhone 6 dhe 6S saqë u bën të mendoni se Apple ka ndërruar vetëm bojën. Telefoni i ri është i disponueshëm në dy ngjyra të reja, e zezë e shndritshme dhe e zezë mat.

Rripat e antenës janë më pak të dukshëm, xhami i ekranit është i njëjti dhe ndryshimi madhor është mungesa e portës 3.5 mm të kufjeve tradicionale. Është një dizajn që ka provuar të jetë sukses por tashmë i vjetër për syrin e konsumatorëve.

Ndërsa prodhuesit e tjerë po zmadhojnë ekranet e telefonëve për të qenë i vetmi komponent në pjesën frontale, iPhone ka qëndruar në vend. E kjo nuk do të thotë se i mungon cilësia e ndërtimit apo e materialeve përbërëse.

Modeli 4.7 inç është 7.1 mm i trashë dhe peshon 138 gram (5 gram më i lehtë sesa iPhone 6S), ndërsa rivali është Galaxy S7 është 5.1 inç, 7.9 mm i trashë dhe peshon 152 gram.

iPhone 7 është rezistent ndaj ujit falë standartit IP67. Praktikisht telefoni mund të qëndrojë 30 minuta nën 1 metër ujë dhe të mos pësojë asnjë dëm. Nuk është e rekomandueshme të notoni me iPhone 7 por që rënieve do tu rezistojë.

Për një teknologji si LCD-ja, ekrani i iPhone 7 është fantastik. Nuk është aq vibrant sa ekranet OLED të Samsung e as dendësia e pikselave nuk mjafton për të rivalizuar produktet e prodhuesit korean.

kart

Ekrani 4.7 inç është goxha i vogël për një telefon inteligjent të ditëve të sotme. Por është shumë më mirë sesa modeli 4 inç iPhone SE. Madhësia e vogël do të thotë më shumë portabilitet dhe lehtësi për tu mbajtur.

Bokset stereo janë risi e këtij viti njëri prej të cilëve lokalizohet afër boksit të telefonatave. Tjetri? Natyrisht në fund të telefonit ngjitur me vrimat boshe që zëvendësuan kufjet 3.5 mm.

Specifikat e harduerit

  • Ekrani: 7inç 1334×750 (326ppi)
  • Procesori: Apple A10 Fusion
  • RAM: 2GB RAM
  • Memorje e brendshme: 32/128/256GB
  • Sistemi Operativ: iOS 10
  • Kamera: 12MP e pasme, 7MP frontale
  • Konektiviteti: LTE, Wi-Fiac, NFC, IR, Bluetooth 4.2, Lightning dhe GPS
  • Përmasat: 3 x 67.1 x 7.1mm
  • Pesha: 138g

kartiu

Performancë e shkëlqyeshme

iPhone 7 fuqizohet nga procesori më i fundit i Apple, A10 Fusion, i cili numëron katër bërthama të ndara në dy çifte. Një çift është i performancës së lartë ndërsa dy bërthama e tjera janë me fuqi të ulët.

Kur përdoruesit luajnë aplikacione me kërkesë të lartë, si lojërat 3D apo editimi i imazheve, dy bërthamat e fuqishme hyjnë në aksion. Por nëse po dërgoni SMS apo e-mail, dy bërthama me fuqi të ulët mund ta përballojnë lehtësisht.

Ideja është shfrytëzimi i bërthamave me fuqi të ulët në pjesën më të madhe të aktivitetit të telefonit për të ulur konsumin e baterisë pa sakrifikuar performancën. Në terësi iPhone 7 të jep ndjesinë e një telefoni më të shpejtë sesa iPhone 6S. Disa procese si editimi i fotove në Prisma është një eksperiencë më e shpejtë.

Me fjalë të tjera procesori mund të përballojë pothuajse çdo përpunim informacioni apo grafikash. Në të njëtjën kohë iOS 10 është edhe më e shpejtë.

Akthi i baterisë

Jetëgjatësia e baterisë është zhgënjyese. Duke përdorur telefonin për plot 3 orë shfletim në ueb, duke lexuar qindra e-mail-e dhe njoftime, duke realizuar foto, duke dëgjuar 5 orë muzikë me kufje Bluetooth dhe 20 minuta lojë telefoni qëndron vetëm 14 orë me një karikim të vetëm.

Jetëgjatësia e baterisë së iPhone 7 rezultoi më e dobët sesa ajo e iPhone 6S. Modaliteti me konsum të ulët pothuajse nuk bënte punë fare.

Me fjalë të tjera ka një jetëgjatësi të dobët të baterisë dhe vonesa të shumta në karikim. Me një konektor 12 vat telefonit i duhen dy orë për tu karikuar plotësisht.

iOS 10

Tradicionalisht çdo vit që Apple hedh në treg një model të ri të iPhone, njëherazi prezanton edhe një version të ri të iOS. Versioni i këtij viti i sistemit operativ, iOS 10, sjell disa ndryshime madhore në përdorshmërinë e softuerit duke modernizuar qasjen ndaj njoftimeve të cilët janë edhe motori kryesor i një bote të ndërlidhur.

moli

Apple ka vendosur të adoptojë qasjen e Android duke i pasuruar njoftimet me paraqitje paraprake dhe replika të shpejta për të përmirësuar ndjeshëm e gjithë eksperiencën. Mjafton të klikoni mbi një njoftim për të lançuar një aplikacion, apo ta mbani të shtypur për të shfrytëzuar opsionet e replikës apo fshirjes së njoftimit.

Madje mund të fshini të gjitha njoftime me një buton të vetëm. "Widgets" janë edhe më të mëdha. Tashmë ato do të shfaqen kurdoherë që klikoni me forcë mbi një aplikacion dhe vijojnë të jenë prezent në panelin e njoftimeve.

Edhe pse eksperienca e iOS 10 është përmirësuar në terësi, kjo nuk vlen për cilësimet e shpejta. Për ti aksesuar duhet të qaseni në një Qendër Kontrolli me dy panele, një eksperiencë e cila në të kaluarën ishte brenda një paneli të vetëm.

Krahasuar me Android-in, iOS 10 ka filluar të bëjë hapa përpara drejt një ndërfaqe më moderne. Megjithatë nëse e keni pëlqyer gjithnjë iOS, edhe këtë version keni për ta pëlqyer madje edhe më shumë.

Touch ID, Butoni Home dhe Motori Taptik

Skaneri i shenjave të gishtërinjve është po ai i cili gjendet në iPhone 6S. Është i shpejtë, i saktë por jo më i miri në këtë industri. Ai që ka ndryshuar është butoni i vetëm fizik, "Home."

ilz

Tani nuk është më një buton fizik por një buton i ndjeshëm ndaj prekjes ngjashëm me Trackpad-et e laptopëve. Për ta aktivizuar duhet ta shtypni dhe jo ta prekni.

Nuk është njësoj sikur të shtypni një buton por si të ishte një maus magjik apo Trackpad. Apple e implementoi këtë teknologji fillimisht tek laptopët MacBook. Butoni i ri i iPhone 7 mund të urrehet nga disa, e mund të pëlqehet nga disa të tjerë e shumica prej tyre duhet të mësohen me të.

Motori Taptik, Prekja 3D ndërtuar nga Apple për të kryer funksione të ndryshme bazuar në sasinë e shtypjes së aplikuar, është një nga teknologjitë më të mira që ka ndërtuar kompania ndonjëherë.

Kamera

Është një nga komponentët me përmirësimet më të dukshme krahasuar me modelet e kaluara të iPhone. Kamera e iPhone me lente f/1.8 është më e shpejtë, më e shndritshme dhe stabilizimi optik i sjell imazhet e kapura nga sensori 12 megapiksel në një nivel tjetër.

kami

Imazhet e prodhuara në dritë të bollshme janë të detajuara duke mos qëndruar pas as në performancën në dritë të pakët. Kompania ka implementuar një efekt të ri të quajtur "bokeh" i cili nxjerr në pah portretet pa nevojën e softuerëve nga palët e treta.

Kamera e pasme është ndër më të mirat në treg, megjithatë jo më e mirë se ajo e Galaxy S7-tës. E njëjta vlen edhe për kameren frontale 7 megapiksel e cila krijon imazhe me ngjyra të plota dhe të sakta edhe në ambjente me dritë artificiale.

Çmimi

iPhone 7 kushton 649 dollar për modelin 32GB, 749 dollar për modelin 128GB dhe 849 dollar për modelin 256GB. Telefoni është i disponueshëm në pesë ngjyra: rozë të artë, të artë, të argjendtë, të zezë dhe të zezë e shndritshme.

Krahasuar me konkurrentët, HTC 10 kushton 649 dollar, Galaxy S7 499 dollar, LG G5 499 dollar, Huawei P9 449 dollar, iPhone SE 359 dollar dhe iPhone 6S 449 dollar.

Verdikti

iPhone 7 është mundësi e çuar dëm. Përtej një kamere të re, certifikimi IP67 dhe performancë të shtuar, dizajni i telefoni nuk ka ndryshuar dhe bateria është zhënjimi më i madh.

Nuk ka kufje 3.5 mm dhe është një vuajtje e vërtetë përdorimi i kufjeve EarPods. A është ky iPhone më i mirë? Mbase. A duhet ta blini? Jo nëse u intereson jetëgjatësia e baterisë. Në fund të fundit keni për ta blerë edhe pse nuk është iPhone që të gjithë meritoni.

Avantazhet: rezistent ndaj ujit, skaner të shenjave të gishtërinjve, ndërtim premium, motor taptik

Disavantazhet: kufje 3.5 mm, i shtrenjtë, bateri e dobët, karikim i ngadaltë, nuk ka kartë microSD, nuk mund të karkoni dhe dëgjoni muzikë në të njëjtën kohë. /PCWorld.al.

 

The post iPhone 7: Sa i mirë është një telefon bateria e të cilit nuk mban as një ditë të vetme? appeared first on INSAJDERI.

Ndeshja e dytë me Lazion, sërish vlerësime për Strakoshën

Posted: 26 Sep 2016 07:09 AM PDT

E përditshmja më e madhe sportive përtej Adriatikut, "Gazzetta dello Sport", e vlerëson 21-vjeçarin e Kombëtares shqiptare me notën 7, një ndër më të lartat e ndeshjes, sikurse "Corriere dello Sport" dhe "Il Messaggero". Ndëkohë "Sportmediaset" i vë notën 6.5, duke e cilësuar si pozitive ndeshjen e "gardianit".

Të njëjtën vlerësim i bën edhe portali "Calciomercato", me këtë koment: "Në ndeshjen e parë si titullar në shtëpi, impenjohet pak derisa Gilardino ia vë reflekset në provë. Për pak sa nuk gabon në një rivënie dhe bën një dalje të pamenduar, duke u kërkuar falje tifozëve. Tregohet vendimtar ndaj Puçarelit".

Derisa 6.5 është nota që i vë edhe portali "Tuttomercatoweb".

"E thyen akullin përballë Puçarelit, është i zoti dhe me fat kundër Gilardinos, duke fituar lotarinë në një rast që sulmuesi rrallë gabon nga ai pozicion. Emocionet bëjnë punën e tyre duke e detyruar të gabojë në fund të pjesës së parë, fatmirësisht pa pasoja. Në pjesën e dytë bën një dalje të gabuar dhe kërkon falje, por e korrigjon me një pritje vendimtare përballë Puçarelit. Rritet në detyrë", vlerëson “Tuttomercatoweb”. /Insajderi.com

The post Ndeshja e dytë me Lazion, sërish vlerësime për Strakoshën appeared first on INSAJDERI.

Gjykata ka marrë vendim 8 vjet më parë për lirimin e pronave në “Dardani”

Posted: 26 Sep 2016 07:04 AM PDT

Përmes një komunikate të lëshuar për medie, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se kërkesa për ekzekutimin e aktgjykimit për këto prona është bërë në vitin 2008.

“Gjykata Themelore në Prishtinë rikujton edhe njëherë për opinionin se në datën 19.09.2016 është vepruar në ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara. Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm ( në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05) i  cili ka formën e prerë që nga data  17.11.2008”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata ka thënë po ashtu se trajtimi i rastit të pronave të uzurpuara në lagjen “Dardania”, kishte filluar që nga viti 2005.

“Çështja për të cilën është vepruar dje, përkatësisht në datën 19.09.2016 në gjykata ka filluar të trajtohet që në vitin  2005”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata ka thënë se “të gjitha palët që ju takon ky vendim i plotfuqishëm kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se këto prona të uzurpuara duhet të lirohen”. /Insajderi.com

 

 

The post Gjykata ka marrë vendim 8 vjet më parë për lirimin e pronave në “Dardani” appeared first on INSAJDERI.

UBO Consulting: Vetëvendosje kontraktoi disa pyetje për sondazhin e partive politike

Posted: 26 Sep 2016 07:02 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje kishte "dorë" në sondazhin e publikuar para dita ditësh rreth renditjes së partive politike nëse do të mbaheshin zgjedhjet shumë shpejt, ku Albin Kurti doli si më i preferuari për postin e kryeministrit. Sondazhi ishte bërë nga agjencia UBO Consulting, përmes metodologjisë OMNIBUS.

Metodologjia e zhvillimit të OMNIBUS-it, është në linjë me standardet dhe parametrat statistikor, për matjen e perceptimit të qytetarëve mbi çështje të ndryshme socio-ekonomike dhe politike.

Agjencia UBO Consulting përmes një komunikate ka sqaruar Lëvizja Vetëvendosje kishte kontraktuar disa prej pyetjeve politike në këtë sondazh.

"Njëri nga klientët e përfshirë në këtë cikël të OMNIBUS-it ka qenë Lëvizja VETËVENDOSJE, e cila ka kontraktuar një numër të caktuar të pyetjeve", thuhet ndër tjera në komunikatën./Insajderi.com

The post UBO Consulting: Vetëvendosje kontraktoi disa pyetje për sondazhin e partive politike appeared first on INSAJDERI.

Aksionet e Twitter rriten me 22% pas raportimeve për një blerje nga Google

Posted: 26 Sep 2016 06:15 AM PDT

Sipas CNBC një marrëveshje mund të "materializohet" brenda fundit të vitit. Ky lajm duket se ka ndikuar për mirë në vlerën e aksioneve të kompanisë, shkruan pcworld.al.

Këta të fundit kanë qenë në rënie të vazhdueshme nga 69 dollar në 2014-tën në 14 dollar gjatë muajit Maj./Insajderi.com

 

The post Aksionet e Twitter rriten me 22% pas raportimeve për një blerje nga Google appeared first on INSAJDERI.

Manaj: Nuk jam Messi apo Cristiano Ronaldo

Posted: 26 Sep 2016 06:00 AM PDT

19-vjeçari po shijon momentin e mirë, por mbetet më këmbë në tokë dhe i vetëdijshëm sa me ekipin që i duhen për golat e tij, sulmuesit i nevojitet mbështetja e skuadrës.

"Jam i kënaqur që morëm një pikë në një fushë aspak të lehtë. Me grintën dhe dëshirën që shfaqëm në pjesën e dytë të ndeshjes, duhet të luajmë edhe në takimin e radhës, për ti dhuruar tifozëve tanë një fitore. Mund të kishim marrë maksimumin ndaj Genoa-s, megjithatë kënaqemi edhe me një pikë", deklaroi Manaj.

Sulmuesi shtoi se "megjithëse Pescarës i mungon fitorja, skuadra është e qetë", pasi në pesë ndeshjet e para të kampionatit janë përballur me 5 skuadra mjaft të forta.

Manaj foli edhe rreth faktit nëse luan titullar apo zëvendësues.

"Jam në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Nuk jam Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, që marrin topin dhe shënojnë pa ndihmën e lojtarëve të tjerë. Unë kam nevojë për shokët e ekipit", tha Manaj.

Huazimi i talentit shqiptar te Pescara cilësohet si vendimi më i mirë i Interit, me Manajn që në fund të sezonit pritet të kthehet te Interi, për t'u vendosur nën urdhërat e De Boer, një trajner që i pëlqen të promovojë lojtarët e rinj. /Insajderi.com

The post Manaj: Nuk jam Messi apo Cristiano Ronaldo appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :