Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “DiCaprio prezanton filmin dokumentar për ndryshimet klimatike” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “DiCaprio prezanton filmin dokumentar për ndryshimet klimatike” plus 19 more


DiCaprio prezanton filmin dokumentar për ndryshimet klimatike

Posted: 11 Sep 2016 09:43 AM PDT

“Kjo çështje varet nga edukimi i opinionit dhe evoluimi i llojit tonë në luftën kundër krizës më të madhe që jemi ballafaquar ndonjëherë”, tha DiCaprio, raporton Anadolu Agency..

Filmi i regjisorit Fisher Stevens, në të cilin janë paraqitur në mënyrë kronologjike përpjekjet e DiCaprio-s në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me ndryshimet klimatike.

The post DiCaprio prezanton filmin dokumentar për ndryshimet klimatike appeared first on INSAJDERI.

Obama: Amerikanët të mos jenë të ndarë

Posted: 11 Sep 2016 09:35 AM PDT

Në 15 vjetorin e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në tokën e Shteteve të Bashkuara, zoti Obama ka theksuar se vendi kurrë nuk do t'i harroj ata që u vranë në sulmet më 11 shtator 2001 dhe se është i inspiruar nga qëndrueshmëria e familjeve të viktimave.

Sulmet më 11 shtator 2001, në të cilat 19 terroristë të al-Kaidës i rrëmbyen katër aeroplanë komercialë, ishin sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane. Me këtë rast u vranë afro 3 mijë vetë.

Këto sulme çuan në invadimin e Afganstanit nga ana e Shteteve të Bashkuara, e më vonë edhe të Irakut. Të dy vendet, edhe pas 15 viteve, ende janë të përfshira nga kryengritjet, terrorizmi dhe lufta.

Në Memorialin Ground Zero, afër vendit ku është rindërtuar Qendra Tregtare Botërore në Nju Jork, janë lexuar emrat e të vrarëve.

Ka pasur edhe ceremoni përkujtimore në Pensilvani, ku kanë marrë pjesë qindra vetë. Në këtë lokalitet është rrëzuar njëri nga aeroplanët e rrëmbyer, pasi udhëtarët i mbizotëruan terroristën brenda në aeroplan.

The post Obama: Amerikanët të mos jenë të ndarë appeared first on INSAJDERI.

E shenjta

Posted: 11 Sep 2016 09:33 AM PDT

Opinion nga Alfred Lela

'E shenjta' është një tregim i Gabriel Garsia Markezit, pjesë e '12 tregime pelegrine'. Margarito Duarte, është një fshatar nga Andet të cilit i ka vdekur e shoqja gjatë lindjes së të bijës dhe 7 vjet më vone edhe fëmija. I mbetur vetëm, jeta do të kish vazhduar nën të njëjtin shkretim nëse nuk do të kish qenë për vendimin e zhvendosjes së varrezës së fshatit për shkak të ndërtimit të një dige. Ndër varret e hapura, e vetmja habi, e quajtur mrekulli më vonë nga fshatarët, është trupi i paprekur dhe i papeshë i së bijës së Margarito Duartesit.

Me bagazhin më të çuditshëm në botë, personazhi markezian mer avionin për në Romë me qëllim që t'i kërkojë Vatikanit shenjtërimin e së bijës. Përpjekjet e tij për t'i arritur kësaj zgjasin 22 vjet, gjatë të cilëve katër papë ndërrojnë jetë. Duarte nuk dorëzohet, edhe pse kanonizimi është zhvendosur nga sinoret e së mundshmes, ashtu si varreza në fshatin kolumbian të lënë pas.

Rrëfyesi, i cili e takon Duarten në një pensione në Romë, arrin në përfundimin se e gjithë kjo kohë e ai mundim i kaluar në një qytet të huaj, në përpjekje për 'njohjen e mrekullisë' së të bijës ishin në fakt shenja se i shenjti ishte ai: Margarito Duarte.

Kolumbia e Markezit dhe Duartesit është një vend tradicionalisht dhe thelbësisht katolik dhe numëron 6 shenjtorë të Kishës. Shqipëria është vend me rrënjë në krishtërim dhe aktualisht me një pakicë katolike, diku mbi 10 përqind, pas pushtimit osman dhe atij komunist. Por ajo ka, që prej së dielës, të shenjtën e saj, Shën Terezën.

Mund të debatohet, sigurisht, për konceptin 'Shqipëri', duke qenë se Gonxhe Bojaxhi vetëm pjesërisht i përket një konfiguracioni gjeografik apo politik që quhet Republikë e Shqipërisë. Ajo ka jetuar për pak kohë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku ka çuar jetën pjesa e mbetur e familjes së saj, nëna me dy motrat. E lindur në Shkup, në një familje katolike, nëse mund t'i refuzohet Shqipëria, asaj nuk mund t'i mohohet shqiptarësia.

Shqiptarësi, çka është edhe më e rëndësishme, të cilën e 'kanonizoi' edhe Selia e Shenjtë të dielën e shkuar gjatë ceremonisë bujare e madhështore të shenjtërimit të saj. Megjithëse e pagëzuar si Shën Tereza e Kalkutës, Vatikani e 'njohu' Nënë Terezën si shqiptare. Nëpërmjet të gjitha shenjave identitare, ndër to edhe praninë në cermoni të 'yjeve', jo të Shqipërisë, por të botës shqiptare, të cilët vinin nga Shqipëria, Kosova dhe Diáspora. Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Lorik Cana, Gëzim Myshketa ishin shkëndijime të talentit. Në fakt të një shkëndije apo të një 'thirrjeje', që edhe pse nuk qëllon e ngjashme me të Nënë Terezës, dëshmon atë grimcën hyjnore që i përshkon njerëzit. E cila del në pah në forma të ndryshme. Nëse Gonxhe Bojaxhi e dëshmonte me anë të shpirtit, Inva Mula le të themi, e bën me anë të zërit.

Ceremonia e shenjtërimit, pikëzuar me shenja shqiptare dhe përmbyllur me shenja të së krishterës, ishte megjithatë një shërbim që u bëhej shqiptarëve në të gjithë botën. Simboli i ri që u jep Kisha Katolike, ai i Shën Terezës, nuk mund të jetë një rast për mburrje e ngrefmonai. E kundërta. Rasti i Gonxhe Bojaxhi nuk është ai i Margarito Duartesit që endet nëpër Romë me trupin e së bijës, së cilë i do shenjtërimin. Kolumbiani nuk ka me vete vetëm korpsin e të bijës së vdekur në moshën e brishtë 7 vjeçare, megjithatë. Ai bart edhe amanetin e fshatit të vogël të Andeve kolumbiane, banorët e të cilit kanë mbledhur para për të dërguar në Romë bashkëfshtarin dhe bashkëvuajtësin e tyre. Me anë të Duartesit duan t'i bëjnë një shenjë botës se ekzistojnë edhe ata: ashtu të vegjël, të parëndësishëm, të humbur në një kënd të harruar, modestë e të përkorë në krishtërimin e përditësinë e tyre, ata e kanë megjithatë një kulm dhe një dritë. Një vajzë të vogël të vdekur, trupi i së cilës nuk prishet dhe as peshon. Ajo është jolëndore si grimca e Zotit që gjendet me gjasë te secili prej nesh. Vogëlushja Duarte është britma simbolike e të voglit dhe të papërfillurit për t'u ndjerë dhe kuptuar në botë. Për të thënë: unë ekzistoj! A nuk ishte e tillë, e vogël, një grusht njeri, thuajse e papeshë edhe Gonxhe Bojaxhi, alias Nënë Tereza?

Asnjë shqiptar nuk ishte në Romë, në ecejaken pension-Seli e Shenjtë, me trupin e Gonxhes duke kërkuar shenjtërimin e saj. Asnjë shqiptar, veç vetë katolikes shqiptare të lindur në Shkup, nuk ka meritë në këtë shenjtërim. Aq më pak mund të mendohet se të shenjtët jeni ju, ne, ata që e menduan apo e dëshiruan këtë shenjtërim. Le ta pranojmë: shumë nesh dinë pak ose apsak për Nënë Terezën, tashmë Shën Tereza e Kalkutës, dhe thuajse asnjë prej nesh nuk jeton sipas parimeve të saj. E përdorim, megjithatë, shpesh e më shpesh, si konvencion kombëtarist apo provincialist. Kështuqë, të shenjtët nuk jemi ne që kemi bartur trupin e dëshirës sonë për shenjtërimin e saj, që më pas të përkthejmë në konvencion utilitarist.

E shenjta vazhdon të jetë ajo. Megjithatë, 'kanonizimi' ynë fillon aty ku merr formë miti. Duke e bërë pjesë të mitologjisë kombëtare, duke e pranuar si shenjë identifikuese, si parim të së mirës, ne lumnohemi prej hirit të saj. /mapo.al

The post E shenjta appeared first on INSAJDERI.

Totti, shpëtimtari i Romës

Posted: 11 Sep 2016 09:03 AM PDT

Vendasit e filluan më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Salah, i cili shënoi në minutën e 8.

Sampdoria u kundërpërgjigj përmes Murielit, i cili shënoi në minutën e 18 për të barazuar shifrat, dhe më pas kaloi në epërsi përmes Quagliarellas që shënoi katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë ndeshja ishte ndërprerë për një kohë për shkak të reshjeve të shiut, por vazhdoi përsëri pas një pauze.

Me të rifilluar takimi Roma barazon shifrat përmes Dzekos, që shënoi në minutën e 61′, ndërsa Totti nga penalltia shënoi në minutën e 92′. /Insajderi.com

 

The post Totti, shpëtimtari i Romës appeared first on INSAJDERI.

Ka të lënduar nga tërmeti në Shkup

Posted: 11 Sep 2016 09:00 AM PDT

Nga ky tërmet ka pasur edhe të lënduar të cilët me urgjencë janë dërguar nëpër spitalet e Shkupit, më afër shtëpive të tyre, raporton Telegrafi, njofton Insajderi.

Përndryshe, sot është e dyta herë që tërmeti e dridh Maqedoninë. Në mëngjes e dridhi me 4.4 shkallë të rihterit kurse tani me 5.1 shkallë. /Insajderi.com

termi

The post Ka të lënduar nga tërmeti në Shkup appeared first on INSAJDERI.

Hart e fillon me një gabim trashanik aventurën tek Torino

Posted: 11 Sep 2016 08:43 AM PDT

Portieri anglez gaboi në debutimin e tij me klubin italian dhe fal një dalje të pasigurt nga ai, Atalanta barazoi rezultatin dhe në fund fitoi 2-1.

Me këtë rast Hart bëhet lojtari i parë këtë sezon në Serie A që gabimi i tij i mundësoi kundërshtarit gol.

The post Hart e fillon me një gabim trashanik aventurën tek Torino appeared first on INSAJDERI.

Kryeministria thotë se Daut Haradinaj prezantoi fakte pro Demarkacionit

Posted: 11 Sep 2016 08:39 AM PDT

Sipas Kryeministrisë, në shkrimin i cili pretendonte të sillte fakte të reja sipas të cilave "Mali i Zi, Çakorrin e konsideron si kufi në mes dy shteteve", deputeti Daut Haradinaj në fakt ka ofruar argumente që e mbështesin punën e komisionit shtetëror, i cili si i tillë mbështetet edhe nga institucionet shtetërore, ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike të BE-së.

 

"Deputeti Haradinaj, duke dashur t'i bind "të gjithë ata skeptikë të Demarkacionit se si vet Mali i Zi e konsideron Çakorrin kufi ndërmjet dy shteteve", në faqen e parafundit dhe të fundit të materialit të skanuar nga ai jep argumente për të kundërtën. Sipas materialit që ai servon, vërtetohet se Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi", thuhet në letrën e Kryeministrisë.

"Nga përshkrimi në librin e Branka Jokica për Veliken që është pjesë e Komunës së Plavës në Mal të Zi, në një titull të librit që është bashkangjitur në shkrimin e z. D. Haradinaj shkruan: 2 KUSH JANË PRONARËT NË BJELLUHE (KO SU VLASNICI IMOVINE U BJELUHI). Pas këtij titulli, shkrimi vazhdon: "Sipas të dhënave nga Drejtoria për pronën në Plavë, Shqiptarët nga Kosova, pronarë të pronave në Velikë dhe Bjelluhë janë": Lista me 34 pronarë me emra dhe mbiemra kryesisht të shqiptarëve nga Kosova me pronë në Mal të Zi. Këta 34 pronarë në listë janë qytetarëve të Kosovës por pronat e tyre i kishin dhe i kanë në Mal të Zi", shkruan në letrën e Kryeministrisë. "Pastaj, në shkrimin e z. Haradinaj vazhdon lista tjetër në fletën e fundit të skanuar të tij me 14 emra dhe mbiemra. Kjo listë sigurisht vazhdon me emra të pronarëve të cilët janë nga Velika në Komunën e Plavës, por siç shkruan në materialin e z. Haradinaj, ata janë shpërngulur e prona e tyre është e regjistruar në Plavë", shkruan më tej aty.

Listën e banorëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës për pronat e tyre në Bjelluhë mund t'i gjeni në ueb faqe të kryeministrisë, por mund të gjeni edhe shkrimin në media të datës 21 Gusht 2016 me titull: "Pronarët e brezit kufitar me kërkesat e tyre konfirmojnë shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi", thuhet në letër më tej.

"Në këtë dokumentacion, të ofruar kohë më parë për publikun, është Lista e pronarëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës me dokumentacionin personal e zyrtar. Pronarët janë me mbiemrat: Dautaj, Demukaj, Loshaj, Zekaj, Mazrekaj, Ukëhaxhaj, Balaj, Lokaj, Binakaj, Qorraj. Kjo mund të vërtetohet duke kontaktuar posaçërisht me kryetarin e Komunës së Deçanit dhe të Pejës, sepse kjo listë është në Deçan për këto prona në Bjelluhë- Plavë, Mal i Zi".

Pra, Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi, siç u konfirmua nga z. Haradinaj. Për këto prona, pronarët i kanë kryer trashëgimitë dhe i kanë dorëzuar në Plavë, thotë Kryeministria. "Prandaj, z. Haradinaj me këtë shkrim të ofruar për lexuesin, ka kontribuar dhe ka vërtetuar edhe vet, sikurse edhe pronarët e pronave mbiemrat e të cilëve janë në listë, se Bjelluha dhe Çakorri kanë qenë dhe janë në territorin e Malit të Zi".

The post Kryeministria thotë se Daut Haradinaj prezantoi fakte pro Demarkacionit appeared first on INSAJDERI.

Bebe Rexha këtë muaj me videoklip të ri

Posted: 11 Sep 2016 08:17 AM PDT

Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji do të lansojë videklipin e saj më të ri.

Rexha ka theksuar se sapo i ka përfunduar xhirimet për këtë videoklip, i cili, sipas saj, do të jetë gati pas dy javësh.

Për fansat e saj, Rexha ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë për publikun me një album të plotë.

"Gjithashtu po punoj për albumin tim, i cili do të ketë të gjitha këngët e mia e do të jetë gati në tetor. Titullin nuk po ua zbuloj, por po ju them se është një album shumë special për mua", është shprehur Bebe Rexha, në një intervistë për Top Channel.

Të premten Bebe Rexha mbajti një koncert në Tiranë ku morën pjesë rreth 20 mijë pjesëmarrës. Ajo është shprehur e lumtur që është shqiptare përderisa ka theksuar se ndjehet mirë kur fansat në Shqipëri, të cilët i ka të preferuar, e thërrasin emrin e saj në shqip.

Bebe Rexha, ndonëse vetëm 26 vjeç, është e njohur për bashkëpunimet e saj me emra të njohur të muzikës si Nicky Minaj e David Guetta.

The post Bebe Rexha këtë muaj me videoklip të ri appeared first on INSAJDERI.

Milani nuk këndellet

Posted: 11 Sep 2016 08:15 AM PDT

Rossonerët u mposhten me rezultat prej 1-0  në San Siro nga Udinese, e cila arriti t’i marrë tri pikë në Milano.

Përkundër posedimit të topit dhe më tepër rasteve të krijuara Milani nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Por, ishte Udinese ajo që shënoi në fund të takimit.

Ishte Perica ai që i siguroi pikët e plota Udineses, duke shënuar në minutën e 88′ të takimit. /Insajderi.com

 

The post Milani nuk këndellet appeared first on INSAJDERI.

Hillary Clinton i bie të fikët gjatë përkujtimit të 11 shtatorit

Posted: 11 Sep 2016 08:10 AM PDT

Sipas mediave ndërkombëtare, kandidatja demokrate për presidente në zgjedhjet e muajit nëntor, humbi ndjenjat gjatë ceremonisë.

Dëshmitarë, të cituar nga DailyMail dhe disa gazeta amerikane thanë se Hillaryt i ra të fikët në momentin kur po shoqërohej për në makinën e saj.

cilnu

Ajo u mor me shpejtësi nga shoqëruesit e vet, por nuk dihet se ku është transportuar.

Gjithçka raportohet se ka ndodhur në momentin që kandidatja demokrate për presidente ndodhej së bashku me rivalin e saj republikan, Donald Trump dhe politikanë të tjerë të lartë amerikanë në ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit 2011.

Në lidhje me raportimet e mësipërme, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga stafi i Clinton.

The post Hillary Clinton i bie të fikët gjatë përkujtimit të 11 shtatorit appeared first on INSAJDERI.

Dëmet që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në Shkup

Posted: 11 Sep 2016 08:07 AM PDT

Të gjithë shkupjanët janë të frikësuar të kthehen në shtëpi, njofton TetovaSot.Në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen edhe pamjet e para të dëmeve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shkupin.

 

Sot qytetarët e Shkupit për herë të dytë ndjen tërmetin e fortë – këtë mëngjes me magnitudë prej 4.4 shkallë, ndërsa ai i orës 15:10 ishte edhe më i fuqishëm, me intensitet prej 5.3 gradë.

Tërmeti u ndje në pothuajse të gjitha qytetet Maqedonisë dhe në Serbi, Kosovë, Bullgari.

shkupi

Për shkak të tërmetit të fortë ishte evakuuar qendra tregtare Capitol Mall në komunën Aerodrom. Epiqendra e tërmetit të dytë ishte gjithashtu zona e Shkupit.

Sipas Qendrës Sizmologjike mediterane Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 7 km në lindje të Shkupit.

Pas tërmetit të mëngjesit në Shkup u ndjenë dy tronditje të vogla 3.9 dhe 2.8 gradë të shkallës Rihter. /Insajderi.com

lupi

 

The post Dëmet që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në Shkup appeared first on INSAJDERI.

Besa frenon Prishtinën në derbi

Posted: 11 Sep 2016 08:02 AM PDT

Goli i minutës së 93′ nga Qemajl Elshani i ka mohuar fitoren skuadrës së Prishtinës, e cila kryesone 1-0 deri në fund të takimit.

Prishtina kishte kaluar në avantazh me anë të sulmuesit nga Kongo, Basid Khalil, i cili shënoi në minutën e 17′, pas një aksioni individual.

Prishtina edhe më tutje e mban pozitën e parë në tabelë me 10 pikë. /Insajderi.com

The post Besa frenon Prishtinën në derbi appeared first on INSAJDERI.

Ministri gjerman paralajmëron Serbinë rreth marrëdhënieve me Kosovën

Posted: 11 Sep 2016 07:39 AM PDT

Roth në një intervistë për gazetën serbe "Blic" pohoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të normalizohen ligjërisht para inkuadrimit në Bashkimin Europian, njofton klankosova.tv, transmeton Insajderi.

Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur se a duhet Serbia ta njohë Kosovën para se të futet në BE.

"Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet dhe nuk do të lejojmë të importohen konflikte në BE", ka thënë Roth.

I pyetur se kur është afati optimal për Serbinë që të bëhet anëtare e plotë e BE-së, ministri gjerman tha se kjo do të ndodhë kur të plotësohen të gjitha kushtet dhe se tani përgjegjëse për këtë është vet Serbia.

The post Ministri gjerman paralajmëron Serbinë rreth marrëdhënieve me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Ngjashmëri “vrastare” mes një Missi dhe trajneri

Posted: 11 Sep 2016 07:24 AM PDT

Është e vështirë për t'u besuar, por mjafton një foto krahasuese për ta bërë edhe më reale ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ekziston mes Rachele Risaliti dhe Antonio Conte. Duken si dy pika uji të ndara që në lindje.

Bukuroshja e re është zgjedhur Miss Italia vetëm mbrëmjen e së shtunës, në një event të transmetuar drejtpërdrejt në një televizion italian. Ajo la pas Paola Torrente dhe Silvia Lavarini, respektivisht e dyta dhe e treta.

Miss-i i ri italian është 1.77 e gjatë, brune me zgjatime të verdha, si dhe sy të gjelbër. Është lindur më 1 shkurt 1995 në Prato, por jeton në Firenze, aty ku studion për "Menaxhim e marketing Mode" në "Polimoda", një prej shkollave më të mira ndërkombëtare të modës

 

 

The post Ngjashmëri "vrastare" mes një Missi dhe trajneri appeared first on INSAJDERI.

Anëtari i ri i Kosovës shënon dy gola në superligën e Zvicrës

Posted: 11 Sep 2016 07:09 AM PDT

Kololli, i cili luan si mesfushor krahu me skuadrën e Laussane në superligën zvicerane, shënoi në minutën e parë të takimit që Laussane e fitoi ndaj Vaduzit 5-0, raporton Insajderi.

Golin e dytë, kosovari e shënoi në minutën e fundit të takimit.

24-vjeçari nuk u paraqit në ndeshjen e Kosovës ndaj Finlandës, derisa pret që të debutojë në sfidat e radha kualifikuese të “dardanëve”. /Insajderi.com

The post Anëtari i ri i Kosovës shënon dy gola në superligën e Zvicrës appeared first on INSAJDERI.

Rrahmani: Politika është përzier edhe në spitale

Posted: 11 Sep 2016 07:08 AM PDT

Rrahmani tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është problematik, pikërisht për faktin se nuk janë rregulluar punësimet në institucionet shëndetësore në përputhje me nevojat.

Ministri Rrahmani tha se Kosova ka numrin më të vogël të mjekëve në Evropë për kokë banori dhe njëkohësisht ka edhe profile të ndryshme të mjekëve që presin punësim.

"Kemi një numër të madh të specialistëve të papunë dhe kemi spitale që kanë mungesë të specialistëve të profileve të caktuara", tha Rrahmani në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

 

The post Rrahmani: Politika është përzier edhe në spitale appeared first on INSAJDERI.

Kjo ishte epiqendra e tërmetit që dridhi Kosovën

Posted: 11 Sep 2016 07:02 AM PDT

Epiqendra e këtij tërmeti është në mes Chentos dhe Indzhikovos, 9 kilometra nga Shkupi dhe 3 kilometra nga Haraqina.

Fuqia e tërmetit thuhet të jetë 5.1 shkallë të Rihterit. Ndërsa koha e dridhjes është ajo që lidh edhe dridhjet në Kosovë, 15:10. /Insajderi.com

The post Kjo ishte epiqendra e tërmetit që dridhi Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Si ka ndryshuar jeta e myslimanëve pas sulmit të 11 shtatorit

Posted: 11 Sep 2016 07:00 AM PDT

Sipas një studimi të bërë pas sulmit të kullave binjake,ka ndryshuar edhe jeta e myslimanëve të cilët jetojnë në Amerikë, e po ashtu edhe në vende të tjera të botës.

Sipas disa tregimeve të disa të rinjve, tregojnë se si ka ndryshuar jeta e tyre. Ata janë të paragjykuar më shumë nga shoqëria, sulmohen në shkollë, përdorin dhunë fizike ndaj tyre. Përveç tyre edhe ndaj atyre që mendojnë se janë myslimanë, shkruan "The Independent".

Reddit, ka treguar se ai dhe familja e tij kanë filluar të trajtohen ndryshe pas sulmit, duke mos i ftuar në festa, ngjarje apo ditëlindje, në lagjen ku ata jetojnë. Para sulmit ai thotë se ishte krejt ndryshe.

Ndërsa një person tjetër që nuk ka dashur ta tregojë emrin, i cili jeton në Staten Island, ka thënë se ai dhe familja e tij nuk janë myslimanë, por hindu.

"Kemi pasur shumë paragjykime ku shoqja e nënës sime, nuk e ka lejuar të birin e saj të luajë me mua, pas sulmeve të 11 shtatorit".

Më 11 shtator terroristët e al –Kaidës, rrëmbyen katër aeroplan komercialë.

Dy prej aeroplanëve u përplasën në qendrën botërore të tregtisë në Neë Yourk, duke i shkatërruar kullat binjake.

Aeroplani i tretë u përplasë në Pentagon në Uashington, ndërsa i katërti u rrëzua në Pensilvani./Insajderi.com

The post Si ka ndryshuar jeta e myslimanëve pas sulmit të 11 shtatorit appeared first on INSAJDERI.

Instituti Sizmologjik: Dridhja e Kosovës erdhi nga tërmeti në Maqedoni

Posted: 11 Sep 2016 06:42 AM PDT

Sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, tërmeti ka ndodhur shtatë kilometra në periferi të Shkupit në Maqedoni, por që është ndier edhe në Kosovë, për shkak se janë shumë afër teritorialish.

"Tërmeti ka ndodhur afër kufirit të Kosovës, shtatë kilometra në lindje të Shkupit me magnitudë 5.1 të riterit, me kordinata 42.01/21.52, në thellësi prej 2 kilometra hiper-qendrore", ka thënë për Insajderin Shemsi Mustafa, shef i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës/Insajderi.com

The post Instituti Sizmologjik: Dridhja e Kosovës erdhi nga tërmeti në Maqedoni appeared first on INSAJDERI.

Grabovci merret në pyetje nga Prokuroria

Posted: 11 Sep 2016 06:31 AM PDT

Avokati i Grabovcit, Florent Latifaj, ka thënë se do të bëjnë kërkesë për t'u shtyrë intervistimi pasi atë ditë është i zënë me lëndë të tjera.

"Ftesën e kemi marrë por do të bëj kërkesë për të shtyrë intervisitimi. Atë ditë jam i zënë", ka thënë Latifaj, për Express.

Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani do ta intervistojnë të mërkurën Adem Grabovcin si të dyshuar në aferën e përgjimeve telefonike, e njohur si "Dosja e Shefave", të cilat i ka publikuar në seri Insajderi.

Kjo treshe e prokurorëve i ka dërguar ftesën Grabovcit që të shkojë në Prokurori më 14 shtator të këtij viti për t'u rrëfyer për përgjimet që e ndërlidhin atë me ushtrim të ndikimit më rastin e punësimit të militantëve të PDK-së nëpër pozita publike.

Insajderi kishte publikuar i pari përgjimet e Grabovcit, duke treguar se si ky zyrtar i PDK-së kishte punësuar njerëz të vet në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Grabovci merret në pyetje nga Prokuroria

https://www.youtube.com/watch?v=DCBt1UQTthY&list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u

The post Grabovci merret në pyetje nga Prokuroria appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :