Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Gazeta ‘Bild’ i quan “mafioz” delegacionin shqiptar në Kuvendin e landit gjerman” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Gazeta ‘Bild’ i quan “mafioz” delegacionin shqiptar në Kuvendin e landit gjerman” plus 19 more


Gazeta ‘Bild’ i quan “mafioz” delegacionin shqiptar në Kuvendin e landit gjerman

Posted: 19 Sep 2016 10:44 AM PDT

Me kërkesë të gjashtë prej dhjetë deputetëve të grupit të AfD (Partia Alternativa për Gjermaninë e spektrit të djathtë populist gjerman) në parlamentin e Brandenburgut, të enjten është zhvilluar një takim i veçantë i grupit parlamentar.

Arsyeja: një grup i çuditshëm "biznesmenësh shqiptarë" me truproja që me shumë mundësi ishin të armatosur, kishte bërë bujë në Parlament.

"Dy javë më parë, pesë vizitorë të çuditshëm erdhën në Parlament" raporton stafi i parlamentit, "duke përfshirë burra shpatullgjerë me kostume të errëta dhe flokë bishtalec. Nga ata me të cilët nuk do të dëshironit të përballeshit në errësirë".

Burrat me paraqitje të frikshme ishin të udhëhequr nga zv. Shefi ekzekutiv i AfD, Andreas Kalbitz dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Birgit Bessin dhe Steffen Kotré.

Një nga mysafirët e çuditshëm mbante edhe një këllëf arme raportoi një punonjës i tronditur i administratës së Parlamentit.

"Kur ne deshëm t'i kontrollonim, ky grup ishte larguar", tregoi zëdhënësi i parlamentit Mark Weber. "Armët janë të ndaluara në Parlament".

Anëtarët e parlamentit të AfD kërkuan të mësonin ndonjë gjë nga Kalbitz dhe Bessin, por nuk mësuan asgjë të re. Vetëm pas pyetjeve të vazhdueshëm të "Bild", Bessin dha shpjegime:

Këta ishin sipërmarrës me origjinë shqiptare nga industria e logjistikës dhe kateringut. Ju e dini që ne kemi probleme të gjejmë lokale për aktivitetet tona".

Sipas informacioneve të "Bild", shqiptarët në fjalë ishin nga Berlini dhe Babelsberg dhe mbanin truproja, shkruan "Panorama".

"Cilët sipërmarrës kanë nevojë për truproja në Gjermani?", ishte pyetja që ngriti deputetit Franz-Josef Ëiese. "Nuk mund të ftojmë këtu mafien shqiptare". "Nëse figura të dyshimta vijën këtu, kjo bie në kurriz të fraksionit", shtoi kolegu i tij, Steffen Königer.

Edhe Shefi ekzekutiv i Partisë, Alexander Gaulandme reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë "unë dua të di se kush ishin këto personazhe", pasi Kalbitz nuk i kishte dhënë asnjë informacion, ashtu siç i kishte fshehur partisë edhe informacionin se ai kishte qenë në të kaluarën pjese e Republikanëve të djathtë, kishte drejtuar "organizatën kulturore" që i përkiste një ish-anëtari të SS dhe kishte punësuar një ish-funksionar të NPD-së.

"Kalbitz e mashtron vazhdimisht grupin", u ankua Steffen Königer, "shumë prej nesh nuk i besojnë!". Vizita e shqiptarëve mbeti pa u sqaruar në këtë mbledhje të veçantë, pasi Kalbitz mungoi për shkak se ishte "i sëmurë". Ai i shkroi BILD: Nuk ka asgjë për të cilën të mbaj një qëndrim./GE

 

The post Gazeta ‘Bild’ i quan “mafioz” delegacionin shqiptar në Kuvendin e landit gjerman appeared first on INSAJDERI.

Adoleshentja padit prindërit për publikim të fotografive sa ishte fëmijë

Posted: 19 Sep 2016 10:36 AM PDT

Ajo për të cilën është folur sa e sa vite, qysh prej kohës kur rrjetet sociale janë bërë të famshme, ka ndodhur në Austri.

18-vjeçarja e cila ka vendosur të rri anonime, gjë që i garantohet me ligjet austriake, ka thënë se ka paditur prindërit e saj, për publikim të fotografive të saj kur ka qenë fëmijë, raporton "Telegraph".

Sipas saj, fotografitë që prindërit e saj kanë publikuar, e bëjnë atë të ndihet jo mirë dhe shpeshherë "e turpëruar për vetën", raporton Insajderi.

"Ata nuk dinin për marrë dhe limite", i ka thënë ajo gazetës austriake, "Heute".

"Ata nuk brengoseshin nëse kam qenë ulur në tualet apo duke u larë e zhveshur, me një fjalë çdo moment është fotografuar dhe e kanë bërë publike", ka thënë ajo, raporton Insajderi.

Adoleshentja tha se para se ti dërgonte në gjykatë prindërit e saj, u ka kërkuar atyre që t'i largojnë më shumë se 500 fotografi të saj në Facebook, por ata kanë refuzuar.

"Jam lodhur duke mos më marrë seriozisht", tha ajo.

Prindërit e saj kanë shpërndarë fotografi intime të saj me më shumë se 700 përdorues të tjerë në Favebook./Insajderi.com

 

The post Adoleshentja padit prindërit për publikim të fotografive sa ishte fëmijë appeared first on INSAJDERI.

100 vitet e fotografisë shqiptare dhe “artisti kontrovers” takohen në Amsterdam

Posted: 19 Sep 2016 10:08 AM PDT

Kolonë e gjatë e qytetarëve është krijuar në Holandë për të parë historiografinë e fotografisë shqiptare që nga viti 1856 deri 1959.

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa fotografi nga kryeqyteti holandez ku shihen radhët e njerëzve duke pritur për tu pajisur me biletë.

amsterdam1

Por përtej qindra personave si audiencë e kësaj ekspozite, aty ishte edhe një artist i njohur kinez.

Ai Weiwei, një prej artistëve më të komentuar në botë, ka qenë pjesë e ekspozitës "Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare".

I njohur si disident në Kinë, Weiwei ka marrë një pjesë të hapësirës së FOAM Fotografiemuseum në Amsterdam, dhe ka qenë i ftuari special i natës, krahas Luçjan Bedenit, drejtori i Muzeut Kombëtar Marubi në Tiranë.

aiweiwei

Në Amsterdam po qëndrojnë në këtë Muze paralelisht të hapura katër ekspozita: ajo e Marubit, ekspozita "Safe Passage" e artistit Weiwei, "Night Soil" nga Melanie Bonajo dhe "Made of China" nga Olya Oleinic.

E kjo ka kapur edhe vëmendjen e medieve botërore.

Për ekspozitën ‘Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare’, kanë shkruar edhe mediet prestigjioze ndërkombëtare të cilat e kanë vlerësuar si një ngjarje të rëndësishme të fotografisë.

Në hapje të saj kanë marrë pjesë edhe ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro.

"Niseshin nga gjithë Shqipëria në Shkodër, në skajin verior të vendit, veç për atë fotografi, mbi kolltukun e pashmangshëm ku uleshin pa fund, personazhet e fillim-shekullit XX, gjithë shoqëria shqiptare kalonte në atë sfilatë, me po atë sfond floreal që imitonte kopshtin, dhe krahun e zonjave mbështetur.

ekspo

Një ritual elegant oksidental të kuruar deri në detaje, që alternonte portretet me veshje tradicionale, me vështrime befasuese, sidomos femërore që nga ezmerja deri te turçelesha, nga lypsarja deri te madama, duke e kthyer çdo portret në një arketip", tha Kumbaro.

Ministrja e cilësoi këtë ekspozitë jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore por mbi të gjitha si një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse siç theksoi ajo "pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur. Kemi sjellë këtu në zemër të Evropës një copëz të Historisë së Fotografisë Shqiptare si një faqe të pasaportës sonë kulturore, por edhe si një ftesë për të ardhur në Shqipëri, sepse pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur në vend"./Insajderi.com

 

The post 100 vitet e fotografisë shqiptare dhe "artisti kontrovers" takohen në Amsterdam appeared first on INSAJDERI.

Klubi italian, plan për rikthimin e Canës në Serie A

Posted: 19 Sep 2016 09:55 AM PDT

Sipas mediave italiane, ndonëse lojtari ka disa muaj larg fushave të blerta, për të ka filluar të interesohet konkretisht një skuadër e Serisë A, në të cilën ai mund të gjejë disa bashkëkombës të tij.

Bëhet fjalë për Pescaran, klub i cili ka probleme në prapavijë për shkak dëmtimesh të ndryshme e si rrjedhojë i duhen sa më parë përforcime për të përballuar këtë sezon, pa pritur merkaton e janarit. Për këtë arsye, po vëzhgohet me interes tregu i lojtarëve me parametër zero.

Klubit i janë ofruar disa lojtarë nga menaxherë të ndryshëm, mes të cilëve Diakite dhe Sol Bamba. Por drejtuesit i tërheq ideja që të afrojnë Canën, një lojtar me shumë eksperiencë, të cilit mund t'i ofrohet mundësia për një eksperiencë të fundit në futbollin e rëndësishëm.

Zërat për mbrojtësin shqiptar dhe interesimin e Pescara-s u përhapën që në fillimin e këtij muaji. Por fakti që ato janë kthyer në ditën e fundit, mund të jetë një sinjal se diçka po lëviz drejt një marrëveshje të mundshme.

Informacionet për Canën te Pescara nuk mungojnë, pasi në radhët e kësaj skuadre ka disa shqiptarë, duke filluar nga kapiteni Ledian Memushaj, për të vazhduar me Rei Manajn e të riun Leonardo Maloku.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Cana, i cili gjatë javëve të kaluara ka refuzuar disa oferta nga klube franceze apo zvicerane. Ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të kthehet përsëri në futbollin e luajtur, por mendohet se do të zgjedhë të mbyllë karrierën në një prej kampionateve aziatikë apo në SHBA. /Insajderi.com

The post Klubi italian, plan për rikthimin e Canës në Serie A appeared first on INSAJDERI.

Kisha ortodokse shqiptare krahason kishën ortodokse serbe me ISIS-in

Posted: 19 Sep 2016 09:45 AM PDT

"Ato i përkasin kombit shqiptar dhe kushdo që tenton të manipulojë me ndërtime fantazmë si në Prishtinë apo kudo qoftë, bën gabime të vjetra luftënxitëse", citohet të ketë thënë at Nikolla, nga portali infoelbasani.al.

Sipas tij askush nuk mund të cenojë territorin shqiptar në Kosovë e aq më tepër në Prishtinë me petkun e Milosheviqit dhe me kambanat e kishës serbe.

At Nikolla ka fajësuar direkt patriarkun e Serbisë Irineu që sipas tij mban përgjegjësi teologjike dhe kristiane për shovinizmin e tij kundër kombit shqiptar. Sipas tij, çdo investim në emër të besimit ortodoks në Prishtinë i ngjan investimeve famëkeqe të ISIS që po gjakos botën.

Kosova nuk mund të pushtohet me fantazma pseudo fetare apo spirituale. Janullatus në Shqipëri dhe Irineu në Beograd nuk mund të mbajnë petkun e Kryepeshkopit pa kërkuar më parë falje kundrejt viktimave dhe të zhdukurve pa adresë në Kosovë, shkruan ky portal.

Pavarësinë e Kosovës e njeh Shqipëria, kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shën Maria, gjithë ortodoksia kombëtare nëpër botë, citohet në deklaratë.

"Asgjë në sheshin e Universitetit të Prishtinës nuk është objekt kulti e shenjë sllavizmi. Rilindasit shqiptarë i kanë ndarë me kohë këto shovinizmi e kanibalizmi që me lidhjen e Prizrenit".

Në fund at Nikolla shpreh mbështetjen e plotë ndaj studentëve dhe patriotëve kosovarë që me mirëkuptimin hyjnorë do të kapërcejë politikat hegjemoniste dhe primitive të Serbisë. Ai u bën thirrje studentëve që të mos e lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë pasi janë në të drejtën e Zotit. /Insajderi.com

The post Kisha ortodokse shqiptare krahason kishën ortodokse serbe me ISIS-in appeared first on INSAJDERI.

Kurtz: Në Kosovë gratë paguhen që të mbulohen

Posted: 19 Sep 2016 09:06 AM PDT

Pas nismës së tij në Misionin e Austrisë në KB sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Kurtz deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kahëzuar drejt Brekzitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Ai theksoi se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t'i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, "Sepse atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik, ndërsa gratë paguhen që në rrugë të ecin të mbuluara".

Lidhur me projekt-konkludimet nga samiti i KB-së për krizën e refugjatëve, Kurtz konsideron se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me migrantët dhe refugjatët është problem global. /Insajderi.com

The post Kurtz: Në Kosovë gratë paguhen që të mbulohen appeared first on INSAJDERI.

Indiani kafshon kosovarin në Gjermani, futet në burg

Posted: 19 Sep 2016 09:06 AM PDT

Kafshimi është cilësuar si veprim që fare pak i duhet që të kategorizohet si lëndim i rëndë.

Kërkesa e mbrojtjes së tij se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, shkruan lvz.de. Kjo për faktin se indiani me emrin Gurminder J. ishte i njohur për  konsumim të vazhdueshëm të alkoolit dhe për probleme të shpeshta që shkaktonte.

Ai jeton në Gjermani prej 12 vitesh dhe në vazhdimësi ka pasur probleme me ligjin, për çfarë ka marrë herë pas here edhe dënime.

Edhe punëtorja e kampit të azilit që e ka parë zhvillimin e ngjarjes pohon se indiani ishte tip problematik dhe se ishte ai që e ka provokuar konfliktin, edhe në këtë rast. Fillimisht personi në fjalë e ka goditur kosovarin me një enë metalike për vlimin e ujit.

Goditja kishte qenë shumë e fortë. Kur viktima kishte provuar të mbrohej, Gurminder J. e kishte kafshuar atë në krah. Për më tepër, pasi që i ishte shqiptuar masa e ndalesës për të hyrë në  kamp, ai e kishte fyer udhëheqësin e kampit.

Ndërsa kosovari 45 vjeçar në dëshminë e tij ka pohuar se indiani e kishte kafshuar aq rëndë sa që nuk kishte pushuar kafshimin deri sa "ishte lodhur" dhe nuk kishte mundur më! Ai ka dëshmuar po ashtu se indiani e ka kërcënuar shumë herë atë dhe familjen, ndërsa në ditën kritike ai i kishte shkuar kosovarit te dera dhe sapo ky e kishte hapur derën indiani e kishte goditur menjëherë me enën metalike duke përdorur md këtë rast forcë të madhe. /albinfo.ch

The post Indiani kafshon kosovarin në Gjermani, futet në burg appeared first on INSAJDERI.

Fiat, Suzuki dhe Renault sfidojnë VW-në, janë ndotësit më të mëdhenj në Europë

Posted: 19 Sep 2016 08:49 AM PDT

U zbulua një softuer ilegal i cili ulte emëtimin e gazrave në momentin kur po testohej motori Volkswagen. Por një hulutim i realizuar nga Transport & Enviroment zbuloi se jo vetëm makinat Volkswagen thyejnë rregulloren Europiane "Euro 6" të emëtimit të gazrave në atmosferë.

Madje disa prodhues të tjerë si Fiat, Opel, Suzuki dhe Renault, lënë në hije skandalin Volkswagen. T&E kreu testime në 230 makina me motor nafte dhe përpiloi një grafik ku tregoi tejkalimin e kufirit NOx, njofton Pcworld.com.

Konkretisht makinat Alfa Romeo, Fiat dhe Suzuki kanë motorë nafte të cilët tejkalojnë kufirin e emëtimeve të Euro 6 me 15 herë. Dacia, Infiniti, Nissan dhe Renault emëtojnë 14 herë më shumë ndërsa Opel 10 herë.

Çdo prodhues automobilash tejkalonte kufinjtë e Euro 6 dhe Toyota është më konservatori në këtë mes. Sipas T&E ekzistojnë 29 milion makina "të pista" në rrugët Europiane. Në lidhje me standartet Euro 6, pesë kompanitë me rekordin më të keq janë Renault, Land Rover, Hyundai, Opel dhe Nissan.

The post Fiat, Suzuki dhe Renault sfidojnë VW-në, janë ndotësit më të mëdhenj në Europë appeared first on INSAJDERI.

Mustafa e Hoxhaj e takojnë ish-presidentin Clinton

Posted: 19 Sep 2016 08:35 AM PDT

Në fillim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa e Hoxhaj kanë nisur takimet me ish Presidentin Clinton në takimin e Clinton Foundation.

"Me kryeministrin Mustafa takuam Presidentin Clinton. E informuam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon" ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

The post Mustafa e Hoxhaj e takojnë ish-presidentin Clinton appeared first on INSAJDERI.

Portieri arrestohet pasi pësoi 43 gola në një ndeshje

Posted: 19 Sep 2016 08:27 AM PDT

Skuadra e portieri Kwiotek pësoi 43 gola dhe nuk shënoi asnjë, në ndeshjen e zhvilluar këtë fundjavë ndaj skuadrën Sports Club Oberhausen, raporton Insajderi.

Arsyeja për disfatën, sipas medieve gjermane kanë qenë mungesat e 8 futbollistëve të SV Vondervort II, e cila i zëvendësoi ata edhe me lojtar që kishin moshë rreth të 50-ave.

Ndërsa presidenti i klubit thotë se nuk është në dijeni për këto dyshime, derisa shpreson që Marco Kwiotek të kthehet për ndeshjen e radhës në kampionat. /Insajderi.com

The post Portieri arrestohet pasi pësoi 43 gola në një ndeshje appeared first on INSAJDERI.

Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s

Posted: 19 Sep 2016 08:09 AM PDT

Gengjerali Richard Barrons pretendon se Rusia mund të vendosë avionë luftarakë, anije dhe trupa ushtarak në të gjithë Evropën brenda 48 orësh nëse dëshiron, me NATO-n që është shumë larg me një kundër përgjigje të efektshme.

Barrons thotë se mënyra se si shtetet e mëdha evropiane si Italia, Gjermania dhe Franca nuk po e marrin seriozisht agresionin rus, mund të çoj drejt humbjes së tokës, detit dhe hapësirës ajrore evropiane.

Vendet në kufi të vendit që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin, janë të shqetësuar për kërcënimin nga fqinji i tyre, Rusia, derisa vendet e Evropës Perëndimore nuk janë shumë të fokusuara në atë çështje.

Shumica e bllokut të Evropës është e fokusuar tek zvogëlimi i rrezikut nga terrorizmi ndërkombëtar dhe migrimi nga shtetet e Lindjes së Mesme.

The post Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s appeared first on INSAJDERI.

Klopp zbulon synimin e Liverpool-it

Posted: 19 Sep 2016 07:43 AM PDT

Në kuadër të këtij kompeticioni, Liverpooli përballet me Derby Countyn të martën, ndërsa Klopp në fund synon që ta fitojë këtë titull.

”Ka kuptim që të jesh pjesë e një kompeticioni, sidomos në garat e Kupës me synimin për të triumfuar. Ky është një kompeticion i rëndësishëm dhe duam që të triumfojmë dhe të përmirësohemi prej sezonit të kaluar, ku arritëm deri në finale”, u shpreh Klopp.

Liverpool po kalon nëpër një formë të mirë ditëve të fundit. “Të kuqtë” fituan dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ndaj Leicester-it dhe Chelsea-t. /Insajderi.com

The post Klopp zbulon synimin e Liverpool-it appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje thotë se “qeveria Pronto po e rrënon vendin”

Posted: 19 Sep 2016 07:33 AM PDT

Ajo ka listuar problemet që, siç u shpreh ajo, po u rëndohen çdo ditë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht kategorive të caktuara.

Kollçaku ka shtuar më tutje se vetë fakti që Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale është caktuar edhe në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë, flet për trajtim joserioz të çështjeve sociale.

Ajo theksoi edhe "problemin e nepotizmit në punësim", duke rikujtuar se si në Kosovë punësim gjejnë vetëm ata që kanë lidhje partiake ose familjare me klanin Pronto.

"Çdo herë kur duhet të bëhen shkurtime buxhetore, dhe kur nën presionin e grupacioneve të ndryshme duhet të gjenden disa mjete financiare, kjo qeveri gjithmonë bën shkurtime të kategoritë me të ndjeshme", deklaroi ajo. /Insajderi.com

The post Vetëvendosje thotë se “qeveria Pronto po e rrënon vendin” appeared first on INSAJDERI.

NISMA i thotë po ftesës së kryeministrit, por ka një kusht

Posted: 19 Sep 2016 07:24 AM PDT

Nisma megjithatë ka një kusht që të ulet me qeveritarët – në takim duhet të flitet për një version të ri të Demarkacionit.

"Nëse kryeministri kërkon takim me opozitën për ta ndihmuar atë që ta rishikojmë, apo rrëzojmë bashkë këtë version të marrëveshjes në Kuvend, atëherë për hir të interesave të Kosovës do t'i përgjigjeshim pozitivisht ftesës për takim", ka thënë për KlanKosova.tv sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Ndryshe takimi nuk vlen për Nismën.

"Në asnjë rast nuk do të shkonim në një takim me të (Isa Mustafën) në rast se ky takim do të kishte për qëllim legjitimimin e kësaj marrëveshje. Ky version i marrëveshjes nuk kalon, prandaj qeveria nuk ka alternativë tjetër përveç tërheqjes nga marrëveshja", thotë Sherifi.

Por, version të ri të marrëveshje s'besohet se do të ketë, nisur edhe nga fjalët e vet kryeministrit Isas Mustafa, i cili kur e tërhoqi herën e parë marrëveshjen e Demarkacionit nga Parlamenti para se të shkojë në votim, tha se ajo nuk ka përse të rishikohet.

Megjithatë, në raundin e ri të bisedimeve, Mustafa ka thënë se Opozita edhe njëherë do të ketë mundësi të ofrojë faktet se shënjimi i vijave ndarëse me komshinjtë malazezë është bërë gabim. /Insajderi.com

The post NISMA i thotë po ftesës së kryeministrit, por ka një kusht appeared first on INSAJDERI.

Hoteli i ri i Trump-it ofron gjithçka që ai pretendon se i urren

Posted: 19 Sep 2016 07:19 AM PDT

Pak pas orës 16:00 pasdite të enjten, ra zilja e derës në dhomën time të hotelit, Dhoma 446 në Hotelin Ndërkombëtar të Trumpit në Washington. Ishte Kurani që më kishte mbërritur. E kisha porositur atë për të më ardhur në dhomën e hotelit.

Unë kisha shkuar aty që të provoja hotelin e ri të sapo hapur të Trump-it në Washington, duke harxhuar 856 dollarë nga paratë e Jeff Bezos, pa i përfshirë taksat, 59 dollarë harxhova në një sallatë dhe 49 të tjera për një shishe verë, të papijshme me flluska, nga veraria e Trump-it.

Duke këqyr përreth luksin që më rrethonte – çarçafët italian në shtrat, sofrabezin francez në tavolinë, mbulesa kineze, televizion korean dhe, po, tekilla meksikane (14 dollarë për një got të vogël) në barin e vogël të hotelit, pash edhe një Bibël Gideone – nga kisha evangjeliste – në librarinë e "Hotelit Trump", ku shkruante:

"Nëse dëshironi të vazhdoni udhëtimin tuaj shpirtëror, ne po ashtu ofrojmë këta libra: Talmudin, Kuranin, Gitan, Avestan, Librin e Mormonit. Kontaktoni me administratën e hotelit nëse dëshironi të keni njërën nga këto në shtëpinë tuaj.

Pa dyshim, pak minuta pas telefonatës sime drejtuar administratës, një grua e këndshme mbërriti me një kopje të "Kuranit të lavdishëm" në gjuhën arabe dhe angleze, së bashku me një sexhde ngjyrë kafe për tu falur, dhe një busull që tregon drejtimin drejt Qabes, në Mekë. Unë shpreha skepticizëm në fytyrë, derisa i thashë gruas nëse hoteli mban edhe kopje të Talmudit: miliona fjalë dhe shumë vëllime të ligjit hebre.

"Do ta gjejë atë për ju", u zotua ajo.

Unë i pagova asaj 4 dollarë për Kuranin dhe refuzova të marrë librin Talmud.

Kandidati për President, Trump ka folur për ndalimin e myslimanëve nga shteti amerikan dhe detyrimin e tyre për tu regjistruar, në mënyrë që t'i ketë nën mbikëqyrje. Por "Hotelet Trump" i mirëpresin myslimanët me Kuranë dhe me sexhde.

Kjo ishte vetëm një kujtesë e shpejtë, se njeriu që mund të qëndrojë në krye të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë vetëm pesë blloqe larg hotelit të tij të ri, është një sharlatan.

Ai bën fushta me motive amerikane – mirëpo e vetmja gjë amerikane që unë mund të gjeja në hotelin e tij ishte një paketë e vogël e qumështit me çokollatë, që kushtonte 25 dollarë.

Ai e paraqet vetveten si një mik populist i një djali të vogël, por ai ende fiton të holla nga lëshimi me qera i një suite presidenciale për 18 mijë dollarë natën.

Ai tallet me "institucionet", por e fiton bukën e gojës nga ato.  Lobi i hotelit përmban një butik "Brioni" dhe tri metra krahas saj qëndrojnë shishet e Veuve Clicquot në një bar luksoz; ndërsa dhoma vjen me një kopje të verës Spectator; hoteli kërkon 15$ për pastrimin e një këmishe, 12$ për një paketim çokollatash M&M dhe 26$ për një hamburger.

Në dhomën time, unë gjeta roba banjo me logo të Trump-it dhe peshqir nga India, filxhanët nga Japonia,  pllaka italiane, dy telefonë nga Malajzia, një frigorifer zviceran, gota gjermane të kafesë, dhe nga Kina ishin katër llampa, makina e kafesë dhe kabina e dushit.

Drejtori menaxhues është nga Franca. Shumica e punëtorëve që takova gjatë qëndrimit tim kishin theks afrikan ose nga Karaibet.

Kur pranoi nominimin presidencial nga Republikanët, Trump portretizoi kombin dhe botën që po përballet me ditët saj të fundit: "momente të krizës… dhuna në rrugët tona… kaos në komunitetet tona… ne nuk kemi shumë kohë… më keq nuk ka qenë asnjëherë më parë…. varfëria dhe dhuna…. lufta dhe shkatërrimi".

Ndërkaq, hoteli i Trump-it sugjeron që situata nuk është edhe aq e keqe.

Marrë nga Washington Post, përkthyer nga Insajderi

The post Hoteli i ri i Trump-it ofron gjithçka që ai pretendon se i urren appeared first on INSAJDERI.

Dy “Galaxy Note 7” marrin flakë në Kinë

Posted: 19 Sep 2016 07:02 AM PDT

Nëse konfirmohen, këto do të jenë incidentet e para në tregun më të madh të celularëve në botë, njofton top-channel.

Njëri nga personat që ka denoncuar djegien e Samsungut të tij tha se telefoni nisi të nxehej, të dridhej dhe më pas shpërtheu duke nxjerrë tym të zi. Samsungu e kontaktoi pronarin e këtij celulari, duke i propozuar që t'ia merrte aparatin në këmbim të rimbursimit, por ai nuk ka pranuar.

Samsungu e ka lançuar Note 7 në Kinë në datën 1 shtator, edhe pse ka pasur raste të telefonave që merrnin zjarr në vende të tjera të botës. Ditën tjetër, Samsung njoftoi se do të ndalonte shitjet e Note 7 në 10 shtete. /Insajderi.com

 

The post Dy "Galaxy Note 7" marrin flakë në Kinë appeared first on INSAJDERI.

Tifozët ia dëmtojnë veturën luksoze Ermir Lenjanit

Posted: 19 Sep 2016 06:51 AM PDT

Ai së fundmi është fishkëlluar në stadium pse ka vendosur të qëndroj në klub, ndërsa ka qenë pikërisht Rennes që ka mbajtur shqiptarin në skuadër duke thënë se llogaritë në shërbimet e tij.

Por sikur mos të mjaftonin fishkëllimat dhe fyerjet gjatë ndeshjes, Lenjanit i kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Vetura e tij në mëngjesin e ditës së sotme ka pasur disa pasoja, pasi tifozët ia kanë dëmtuar veturën të tipit 'Porsche'. Atij i mungonin edhe targat e automjetit, njofton Insajderi.

por

Pas këtyre gjërave që kanë ndodhur, mbetet të shihet nëse klubi i Rennes do të dalë me një qëndrim zyrtar për ta mbrojtur lojtarit i cili vështirë se do të mbetet në këtë klub pas gjërave që kanë ndodhur me tifozët. /Insajderi.com

The post Tifozët ia dëmtojnë veturën luksoze Ermir Lenjanit appeared first on INSAJDERI.

NPB: Banorët s’e respektuan vendimin e Gjykatës, dhjetë persona intervistohen në polici

Posted: 19 Sep 2016 06:31 AM PDT

"Policia e Kosovës informon dhe jep sqarim për opinionin e gjerë dhe mediat, se sot me datë 19.09.2016, duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore", thuhet në sqarimin e policisë.

"Bazuar në mandatin dhe obligimin që ka Policia e Kosovës në realizimin e urdhëresave gjyqësore, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë", vazhdon sqarimi.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës, duke shtuar se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, policia thotë se banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhrat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj, përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, dhjetë  persona janë sjellë në polici për intervistim.

Megjithatë, Policia e Kosovës thotë se ka arritur ta vë situatën nën kontroll duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.

Kurse menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinëi (NPB) thotë se Gjykata Themelore në Prishtinë, së bashku më Policinë e Kosovës, ka ekzekutuar vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës për lirimin e 6 njësive të banimit nga 130 sosh të uzurpuara në lagjen Dardania në Prishtinë.

"Më konkretisht, është bërë lirimi i banesave me adresë Lagjja Dardania, SU 9/4 , Lamela 1 ,H-2, banesat nr. 1a, 2a, 1, 2, 3 dhe 4. Ndërmarrja Publike Banesore Sh. A. Prishtinë i ndjekur procedurën gjyqësore për lirimin e banesave të uzurpuara që gjenden në lagjen Dardania me adresë SU-9/4 Lamella që nga viti 2002. Pas shqyrtimit të padisë nga ana e Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A Prishtinë në cilësinë e investitorit të banesave, kjo Gjykatë ka nxjerrë Aktgjykimin përmes së cilit konfirmohet se po bëhet shfrytëzim i jashtëligjshëm nga banorët dhe se ato objekte duhet të lirohen", thuhet në komunikatën e kësaj ndërmarrjeje.

NPB thotë se ky veprim i sotëm ka ardhur pasi që kjo ndërmarrjeje i është drejtuar disa herë  shfrytëzuesve të paligjshëm të këtyre banesave me një numër shkresash dhe njoftimesh në lidhje me lirimin e këtyre banesave. Përkundër këtyre shkresave, NPB thotë se uzurpuesit e këtyre banesave nuk i janë përgjigjur kërkesës së tyre.

"Ndërmarrja Publike Banesore është investitore e këtij kompleksi banesor që në total përfshin 131 njësi banesore. Pas lirimit të tyre, Ndërmarrja do t'i marrë në posedim për të vazhduar procedurën e përfundimit të ndërtimit dhe dorëzimin e tyre pronarëve legjitim, obligime këto të cilat parashihen me Kontratën mbi Bashkimin e Mjeteve", thuhet më tej në sqarimin e NPB-së.

Ndërmarrja Publike Banesore u bën ftesë të gjithë shfrytëzuesve të jashtëligjshëm të pronave publike që t'i lirojnë ato sa më parë me qëllim që të evitohet intervenimi i policisë në cilësinë e ekzekutuesit të vendimit të Gjykatës.

"Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar në kthimin në posedim të të gjitha pronave të cilat i takojnë dhe gjithashtu zotohet për përmbushjen e obligimeve ndaj bashkë-investitorve me qëllim që ndërtimi i banesave të përfundojë dhe prona t'i kthehet pronarëve legjitim", përfundon komunikata./Insajderi.com

 

 

The post NPB: Banorët s’e respektuan vendimin e Gjykatës, dhjetë persona intervistohen në polici appeared first on INSAJDERI.

EULEX-i kërkon drejtësi për zyrtarin doganor

Posted: 19 Sep 2016 06:24 AM PDT

Tri vjet pas vdekjes së tij, EULEX ka përkujtuar zyrtarin doganor që u vra në krye te detyrës, në veri të Kosovës.

EULEX e ka cilësuar Audrius Šenavičius, si një zyrtar  të përkushtuar të EULEX-it i cili dha jetën për të "krijuar një jetë më të mirë për Kosovës dhe njerëzit e saj".

Në një ceremoni përkujtimore, EULEX e quajti vrasjen e Audrius Šenavičius si vrasje e kryer "në mënyrë të pakuptimtë".

"EULEX-i është në kërkim të informatave që mund të ndihmojnë për gjetjen e kryerësve të vrasjes së  Audrius. Diçka që juve mund t'ju duket e vogël apo e parëndësishme, për hetuesit mund të jetë informatë jetike", thuhet në një komunikatë për media.

Madje EULEC ka ofruar shpërblim prej 82. 000 eurosh për informatat që do të çonin në arrestimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.

"Familja e tij  dhe ne – kolegët e tij – ende nuk e dimë pse dhe prej kujt ishte vrarë. Audrius nuk do t'i kthehet më familjes. Por, ne të gjithë meritojmë të kemi përgjigje. Drejtësia duhet të përmbushet", citohet të ketë thënë shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou.

Sipas EULEX-it, vdekja e tij qe "ngjarje tragjike për familjen, miqtë dhe më të dashurit e Audrius – si dhe për vet Misionin".

"Sot mendimet na shkojnë tek bashkëshortja dhe dy bijtë e tij, të cilët mbetëm pa bashkëshort dhe baba. Ne humbëm një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë i cili bëri një sakrificë të fundit në përpjekjen për të krijuar një jetë më të mirë për Kosovën dhe njerëzit e saj", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

The post EULEX-i kërkon drejtësi për zyrtarin doganor appeared first on INSAJDERI.

INPO: Kundërthënie e komunës për dhënien e lejeve për kazino

Posted: 19 Sep 2016 06:16 AM PDT

 

Letër e Hapur kryetarit të komunës së Ferizajt,

z.Muharrem Svarqa

I nderuari z. Kryetar,

Raportimi në media për dhënien e lejeve për kazinotë në Ferizaj ka shpërfaqur mosfunksionimin e hierarkisë dhe kundërthëniet në qeverisjen tuaj.

Sipas raportit të prezantuar në media, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit z.Faik Grainca, ka pohuar se në komunën e Ferizajt për këtë vit, mund të janë lëshuar deri në pesë leje për ushtrimin e veprimtarisë me lojëra fati. Nga ana tjetër, inspektorët po të njëjtës Drejtori, mohojnë të kenë hartuar procesverbal të inspektimit apo të kenë nënshkruar dhënie të lejeve për këto biznese.

Këto deklarata kundërthënëse mes të drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe inspektorëve komunal rreth dhënies së lejeve për këto biznese, shkaktojnë dyshim të bazuar se zyrtarët komunal në Ferizaj, kanë bërë shkelje ligjore dhe kanë shpërdorur detyrën zyrtare.

Kazinove për të cilat z.Faik Grainca, pretendon të jenë pajisur me leje, Administrata Tatimore e Kosovës, në bazë të urdhëresave ligjore iu ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë dhe të njëjtat i ka mbyllur.

Pretendimet e pronarëve të kazinove, se për marrjen e lejeve në komunën e Ferizajt duhet dhënë ryshfet apo të jesh  i afërt me z.Faik Grainca, janë alarmante dhe shqetësuese, ndaj INPO kërkon hetim gjithëpërfshirës nga ju si kryetar komune për këtë pretendim.

I nderuari kryetar,

Nuk është hera e parë që Drejtoria e Urbanizmit dhe drejtori i saj, bëhen subjekt i skandaleve dhe keqmenaxhimit. Organizata INPO, mediet dhe qytetarët në vazhdimësi kanë raportuar për shkeljet ligjore dhe abuzimit me funksionet  publike të zyrtarëve të kësaj drejtorie.

Andaj, me qëllim të zbardhjes së vërtetës rreth kësaj çështje, Organizata jo-qeveritare INPO, kërkon nga institucioni juaj, që ti bëni publike të gjitha lejet e lëshuara për këto veprimtari, dhe të na informoni publikisht për të gjitha hapat që komuna do të ndërmarrë për të mbajtur përgjegjës zyrtarët që kanë rënë ndesh më ligjin.

INPO ju rikujton se ju dhe institucioni që ju përfaqësoni jeni hisedarë të kontrollimit dhe inspektimit të këtyre bizneseve për të ruajtur shëndetin, sigurinë, moralin, rendin publik dhe mirëqenien e përgjithshme.

 

The post INPO: Kundërthënie e komunës për dhënien e lejeve për kazino appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :