Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Gjermania nderon Snowden me një çmim” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Gjermania nderon Snowden me një çmim” plus 19 more


Gjermania nderon Snowden me një çmim

Posted: 25 Sep 2016 09:37 AM PDT

Ish-kontraktori i CIA's Edward Snowden ka marrë çmim publik nga Gjermania të titulluar "Një gotë kujdesi".

Ky çmim iu është dhënë dijetarëve, politikanëve dhe artistëve për kontributin e tyre të veçantë në promovimin e iluminizmit, maturisë dhe tolerancës, shkruan RT, transmeton Express.

"Një gotë kujdesi" është çmim vjetor, ku qyteti Kassel ia ka dhuruar Snowdenit. Qyteti ndodhet në Gjermaninë qendror.

The post Gjermania nderon Snowden me një çmim appeared first on INSAJDERI.

Çmendet Milan, 85 mln euro për sulmuesin e Premier Ligës

Posted: 25 Sep 2016 09:35 AM PDT

Skuadra e Tottenham ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij, ndërkohë që pritet që Kane të mungojë 2-3 muaj nga fushat e blerta, raporton Telesport.al.

Ky dëmtim mund të sjellë edhe largimin e tij, madje që në janar, duke parë se skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë. Dhe në krye të listës është Milan, që me ardhjen e investitorëve kinezë është gati të paguajë 85 milionë euro (74 milionë stërlina).

Skuadra e Tottenham është mësuar me shitje apo largime të tilla lojtarësh "big", siç ka ndodhur edhe me parë me Bareth Bale apo Luka Modric, ndaj tifozët e Spurs kanë frikë se mos e njëjta gjë ndodh edhe me sulmuesin 23-vjeçar, idhullin e ri.

Të interesuara për Harry Kane janë edhe Chelsea e Manchester United, por edhe Tottenham mund ndryshojë kurs dhe t'i rinovojë kontratën. Mësohet se Spurs janë gati t'i ofrojnë 138 mijë euro në javë sulmuesit Kane, për t'ia rinovuar kontratën deri në vitin 2021.

 

 

 

The post Çmendet Milan, 85 mln euro për sulmuesin e Premier Ligës appeared first on INSAJDERI.

Zviceranët votojnë pro përgjimeve elektronike nga shërbimet sekrete

Posted: 25 Sep 2016 09:31 AM PDT

Ata kanë thënë "po" në nivel prej 66 për qind në referendum, sipas vlerësimit të publikuar në televizioni zviceran nga instituti i sondazheve gfs.bern pas mbylljes së qendrave të votimit. Ky ky vlerësim ka një marzh gabimi +/- 3%.

Ky referendum zhvillohet në kuadër të rritjes së kërcënimit terrorist në Evropë, shkruan lajmi.net.

Në fakt sondazhet gjatë fushatës kanë parashikuar gjithnjë për "po", por në votim janë tejkaluar këto parashikime që ishin mes 53 dhe 58 për qind. /Insajderi.com

The post Zviceranët votojnë pro përgjimeve elektronike nga shërbimet sekrete appeared first on INSAJDERI.

20 mësime për jetën nga kryepersonazhi i “Narcos”

Posted: 25 Sep 2016 09:25 AM PDT

Është historia e jashtëzakonshme e një njeriu, emri i të cilit, u shndërrua në simbolin e narkotrafikut. Bota.al ka përzgjedhur më poshtë disa prej thënieve më të goditura, të nxjerra pikërisht prej serialit "Narcos" që transmetohet në Netflix:

1- "Unë jam Pablo Emilio Escobar Gaviria. Sytë e mi janë kudo. Kjo do të thotë që ju s'mund të lëvizni as gishtin në të gjithë Antioquian, pa e marrë vesh unë. E kuptoni? As edhe një gisht. Një ditë, unë do të bëhem president i Kolumbisë. Shikoni, unë bëj ujdira për të nxjerrë jetesën. Tani, mund të rrini të qetë dhe të pranoni ujdinë që po ju ofroj, ose pranoni pasojat".

2- "Ka një kohë për të luftuar, dhe një kohë për të qenë të zgjuar".

3- "Para apo plumb. Vendose vetë".

4- "Unë nuk jam njeri i pasur. Jam njeri i varfër që ka para".

5- "Gënjeshtrat janë të domosdoshme, kur e vërteta është shumë e vështirë të besohet".

6- "Qëllimi i luftës është paqja".

7- "Imagjinoni sikur të kishit lindur në një familje të varfër, në një qytet të varfër, në një shtet të varfër, dhe kur të mbushnit 28 vjeç, të kishit kaq shumë para, saqë as mund t'i numëronit dot. Çfarë do të bënit? Do të bënit ëndrrat tuaja realitet".

8- "Bëj kujdes me kërcënimet që nuk i ekzekuton dot".

9- "Nëse ka një gjë që kam mësuar në botën e narkotrafikantëve, kjo është që jeta është shumë më e komplikuar nga sa mendon. E mira dhe e keqja janë koncepte relative".

10- "Gjenitë konsiderohen gjithmonë si të marrë".

11- "Të këqijtë nuk luajnë sipas rregullave. Kjo i bën të këqij".

12- "Kur i afrohesh shumë diellit, ëndrrat e tua mund të shkrijnë".

13- "Thuhet shpesh se nuk ka nder mes hajdutëve. Kjo është dyfish e vërtetë mes trafikantëve të drogës".

14- "Nëse arrin në majë, kjo do të thotë se ke vrarë armiqtë. Dhe ndonjëherë, edhe partnerët"

15- "Njerëzit e guximshëm kanë një zakon që vdesin shpejt".

16- "Asgjë nuk u jep atyre që kanë frikë më shumë kurajë, se sa frika e një tjetri".

17- "Nuk ka asgjë më të ulët se sa miu. Dhe nëse i lëmë minjtë të lirë, rrugët do të mbushen me ta".

18- "Në këtë luftë, të pafajshmit duken të jenë ata që do të lëndohen gjithmonë".

19- "Hapi i parë për të verbuar dikë, është ta bësh që të hapë sytë".

20- "Narkotrafikantët flasin gjithmonë për besnikëri… deri kur në lojë është bytha e tyre". /Bota.al

The post 20 mësime për jetën nga kryepersonazhi i “Narcos” appeared first on INSAJDERI.

Shaqiri ka një mesazh për tifozët e Stoke City

Posted: 25 Sep 2016 09:18 AM PDT

Anësori shqiptar Xherdan Shaqiri, u rikthye të luajë pas më shumë se një muaji. Ai u paraqit në ndeshjen ndaj WBA-së, ku Stoke City barazoi 1:1.

Pas ndeshjes, Shaqiri falënderoi tifozët për mbështetjen, derisa u premtoi se rezultate pozitive do të vijnë në vazhdim të sezonit, përcjell Express.

"Tifozët vazhdojnë të na mbështesin. Ata ishin me ne përgjatë 90 minutave ndaj WBA-së. Jam me të vërtetë krenar për fansat tanë. Dua t'i falënderojë që gjithmonë janë prapa nesh, por duhet të përmirësohemi. Jam i sigurt se duke luajtur kështu mund të rikthehemi te fitoret dhe t'i gëzojmë ata", ka deklaruar Shaqiri. /Insajderi.com

The post Shaqiri ka një mesazh për tifozët e Stoke City appeared first on INSAJDERI.

Elina Duni këndoi shqip në Japoni e Kore

Posted: 25 Sep 2016 09:10 AM PDT

Artistja e cila tashmë njihet për stilin e saj të veçantë e sidomos për performancat e saj këmbëzbathur, gjatë këtij muaji realizoi turin e saj në Japoni dhe në Kore. Kjo është Elina Duni, një prej artisteve më të mira shqiptare e njohur edhe jashtë kufijve, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Këto koncerte Duni i filloi më dy shtator në Garaman Hall, Ginoza, në Okinaëa, për të vazhduar tutje në Fukuoka, në Tokyo e në Osaka, ndërsa ka përfunduar ciklin e koncerteve me performancën e saj në European Jazz Festival, në Seoul.

Artistja Duni ka performuar në këtë pjesë për herë të parë, atje ka interpretuar 'Dallëndyshen' dhe në të dyja vendet ka kënduar në gjuhën shqipe. Kjo përvojë do të mbetet gjatë në mendjen e saj.

"Shumë eksperiencë e mirë. Muzika është pëlqyer shumë si në Japoni ashtu edhe në Kore. Kam qenë shumë e prekur nga mirëpritja e japonezëve, dëgjimi i tyre, vëmendja që kishin ndaj muzikës e respekti, është një kulturë vërtet fasionante, ka diçka të mrekullueshme aty", tha artistja Elina Duni për KultPlus.

Ftesa për këtë tur koncertesh Elines i është bërë nga një japoneze që jeton në Zvicër, e cila kishte thënë 'jam e bindur që japonezëve do të ju pëlqejë shumë muzika e Elina Dunit', dhe siç duket ashtu ka ndodhur, ata e kishin shijuar shumë muzikën e artistes shqiptare.

"E bukura ishte që aty e kupton vërtetë forcën dhe rolin e muzikës, sepse japonezët nuk kanë fare të bëjnë as me Shqipërinë as me Ballkanin, por ata ndienin gjithçka, kur t'i flet për dashurinë, kur t'i i këndon një dhimbje sepse është universalizmi në fakt. Unë them gjithmonë se nuk ke nevojë ta kuptosh një gjuhë për të kuptuar ndjesinë dhe emocionin që ajo përcjellë", tregoi Duni.

Ajo tutje tha që është ndryshe t'i këndosh këto këngë në Evropë dhe është ndryshe t'i këndosh në Japoni që është më larg. Krejt për fund Elina u shpreh të jetë ndarë shumë e prekur nga pritja shumë e mirë dhe vëmendja e publikut japonez./KultPlus.com

The post Elina Duni këndoi shqip në Japoni e Kore appeared first on INSAJDERI.

Një stadiumi në Gostivar i vihet emri i Erdoganit

Posted: 25 Sep 2016 08:50 AM PDT

Ministri pa Resor i Qeverisë së Maqedonisë, Furkan Çako, i cili mori pjesë në ceremoninë solemne, theksoi se edhe pse sjellja e një stadiumi këtu konsiderohet një hap i vogël, investimet që do të realizohen në këtë fushë janë përparim i madh për zhvillimin e shoqërisë në një mënyrë të shëndoshë.

Nga ana tjetër, kryetar i Klubit "Banjicë e Epërme – Trabzonspor" Muhamet Shabani, falënderoi të gjithë që kontribuan në ndërtimin e këtij stadiumi, duke shprehur bindje se ky stadium do të kontribuojë në zhvillimin e fshatit dhe banorët e këtij fshati.

Rruga që të çonte deri te stadiumi ishte e paasfaltuar, mirëpo kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në fjalën e tij para të pranishmëve premtoi se rruga do të asfaltohet sipas standardeve bashkëkohore. Ai shtoi se komuna që drejton ai do të angazhohet që ky stadium të jetë sikurse stadiumet në vendet e zhvilluara dhe në Turqi.

"Unë si kryetar komune ua jap fjalën se në programin e vitit 2017 kjo rrugë do të jetë e asfaltuar me standarde të larta, për shkak se stadiumi mban emrin e një politikani, një qeveritari dhe një presidenti më të madh në historinë e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan", deklaroi Bejta.

Në ceremoninë solemne ku u bë edhe lutja e hapjes morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Shoqatave Joveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), Tahsin Ibrahim, kryetari i Shoqatës "Banjicë e Epërme – Trabzonspor", Gafur Qazimi, zv/drejtor i Qendrës Kulturore Turke "Yunus Emre – Shkup", Fuat Korkmaz, përfaqësues të organizatave turke në vend, si dhe banorë të fshatit Banjicë e Epërme.

Ndeshja e parë në këtë stadium është zhvilluar sot në ora 15:00 mes nikoqirit "KF Banjicë e Epërme" dhe "KF Liria Raven", por nuk ka informata për rezultatin.

The post Një stadiumi në Gostivar i vihet emri i Erdoganit appeared first on INSAJDERI.

“Kështu më leqitën për së gjalli”

Posted: 25 Sep 2016 08:47 AM PDT

I bindur se nuk ka nevojë të bëhet ndonjë prezentim i posaçëm, ngase mendoj se Muharrem Qenën, e njohin Iexuesit tanë, po edhe nëse ndodh që ndonjëri prej tyre mos të njohë Muharremin si aktor dhe regjisor të shumë pjesëve të Iuajtura në Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren e gjetiu, edhe nëse nuk e njohin si autor të dramës “Bashkëshortët”, na e merr mendja se e kanë dëgjuar bile si këngëtar, duke kënduar këngën shumë të njohur ndër ne, "KaçurrjeIja", ose ndonjë tjetër.

Çka do të thotë kjo heshtje: një njeri që shumë vjet ishte aktor, regjisor i dalluar, këngëtar dhe autor i një drame, kohët e fundit emri i tij figuron vetëm si redaktor i emisioneve humoristike në TVP. Edhe kjo nuk është punë e vogël, por a mos do të thotë kjo se "heroji është i lodhur" ?

Si ta marrësh: sa për fillim po them se njeriu si unë nuk mund "të heshtë" edhe pse po hasi në shumë pengesa, nuk mundem pa "çourdhitur". Unë, sa për informim, para disa ditësh u ktheva nga xhirimi i filmit "Lepuri me pesë këmbë", ku e luaj rolin e Dervishit. Pra nuk është heshtje totale. Nuk janë të pakët ata që pritojnë të punojnë me mua, sidomos shokët e TPK, sepse unë nuk i zvarris punët. Mua më lodh vetëm papunësia, sidomos kur duhet të punojë diçka që nuk ka të bëjë me krijimtari. Unë dhe zyrja — diçka apsurde! Po — kjo bënë të thuash "heroi është i lodhur".

Po mirë, pse të mos i përmendim këto pengesa: cilat janë dhe kush i vë në rrugë?

Në rend të parë disa nga TPK, të cilët jo vetëm i harruan të vdekurit, ata që kanë merita për këtë teatër, por edhe të gjallët, si, bie fjala, Shaban Domin, i cili si pionier i këtij Teatri kontribuojë shumë, sa diti dhe sa mundi, në afirmimin e kësaj shtëpie, mandej disa shokë të Dramës serbe, e cila tash, mjerisht, është nën nivelin e lejueshëm për një Teatër profesionist, kur dihet se dikur ishte ndër dramat më të njohura në Serbi, siç janë Millutin Jasniqi. D. Radepkoviqi, D. Todiqi e të tjerë, të cilët ishin pedagogë dhe mësues tanë, regjisorët e parë që punuan me ne. Ndër të harruarit, pra, më shpallën edhe mua, dhe kështu më leqitën për së gjalli.

Teatri për mua ishte dhe mbeti dashuria ime e madhe. Punën në teatër e fillova në moshën kur njeriu ka shumë ëndrra, shumë dëshira dhe punën e merr me shpirt e pahile. Të gjitha planet e mia i lidha me Teatrin Krahinor, ku gati si fëmijë, më sollën si talent të dalluar, si njeri të nevojshëm, duke ma ndërprerë kështu shkollimin e filluar në Beograd. Pra edhe unë jam ndër lë parët që ia filluam punës në Teatrin Krahinor në Prishtinë. Po theksoj — në Prishtinë, ngase shpesh harrohet se ky Teatër ka punuar edhe në Prizren. Sot, kur e kujtoj atë rrugë jetësore, takimin me Teatrin, me çfarë dashurie e entuziazmi punonim unë dhe shokët e mi, bëj krahasime dhe ndjej dhembje kur shof se ka shumë aktorë të rinj që bjerrin kohën kot dhe kënaqen vetëm me faktin se gjenden në TPK, pa marrë parasysh se ka aktorë që nuk kanë luajtur asnjë rol pesë gjashtë sezona.

Një detaj nga puna e atëhershme?

Pas premierës "Zjarri dhe hiri" të M. Pucit, në regjinë e A. Shalës, pra, ishte sezoni 1950/51, unë dola prapa skenës dhe fillova të qaja. Erdhi dhe më gjeti drejtori atëhershëm, M. Jasniqi, dhe u habit për këtë mbasi unë kisha luajtur një rol të mirë. I përlotur e shikova dhe i thashë: deri kur do të luajmë para kaq pak vetësh, sepse i pata numëruar shikuesit në sallë ishin vetëm 52 vetë. Ai nuk u habit për gjestin tim por ma ktheu: "Do të vijë dita Muharrem kur edhe anëtarët e Dramës shqipe të kenë sallën plot e përplot. Asokohe Drama serbe kishte sallën plotë kurse ne vetëm 50-60 vetë, bile ,edhe shumë prej tyre nuk e dinin gjuhën por vinin lë shihnin si Iuajmë.

Fotografi nga revista Fjala, 1 janar 1982, Intervistë me Muharrem Qenën.

Fotografi nga revista Fjala, 1 janar 1982, Intervistë me Muharrem Qenën.

E, ku e ka zanafillën kjo mosmarrëveshja me Teatrin Krahinor. Pse qe disa vjet nuk jeni i pranishëm aty?

Është thënë: i patalentuari është i talentuar për të penguar të talentuarin. Edhe unë hasa shumë pengesa gjatë punës në Teatër dhe, mjerisht, pengesa këto të kurdisura nga kolegët, nga shokët me të cilët jam përpjekur të ndajë të mirën dhe të keqën. Banale janë disa arsyetime: "Muharremi është i talentuar por pi" flitej e kur e lash alkoholin: "Muharremi nuk po pi dhe nuk mund të krijojë" —flitej. Thuase duhet të pish për lë krijuar. Paradoks apo jo! Njëherë më patën larguar nga Teatri laramanët, ata që i pengoja. ngase nuk di dhe nuk mund të pajtohem me padrejtësitë dhe dallaveret që bëhen. Këtë kohë unë shkova në Mitrovicë herën e dytë, po të njëjtit ma prunë punën aq ngushtë, sa u detyrova ta lëshoja këtë teatër të shkoja në Prizren, ku, dihet, u nisa me shumë plane dhe dëshira. Mjerisht, në Prizren nuk më doli puna ashtu si shpresoja dhe si më premtuan kështu që edhe një komunë me madhe siç është Prizreni nuk pat mundësi ta mbante një teatër të vogël. U detyrova të kthehesha në Prishtinë dhe të përpiqesha disi të gjendesha. Asokohe kisha oferta të shkoja në punë në disa Teatro në Jugosllavi, e bile edhe në Kajro. Unë, dihet, mbeta në Prishtinë.

 Po, mirë, ndodhi çka ndodhi, veç pas kthimit nga Prizreni është dashur të trokisësh në dyer e Teatrit?

Diçka e pamirë ngjau me Qenajt: E vetmja aktore që ka kryer akademinë është motra ime, M. Qena e për të, në atë kohë, për shkakun tim, nuk u gjet vend në Teatër, ndërsa pranoheshin fillestaret. Kështu ndodhi edhe me gruan time: ajo pas kryerjes së shkollës për aktore u bë anëtare e këtij kolektivi e pastaj ia mbyllën derën edhe asaj dhe nja 4-5 vjet mbet jashtë teatri. Tash punon aty, por, mjerisht, si shumë aktorë të tjerë, nuk angazhohet sa duhet. Unë, ç'është e vërteta, edhe sot e kësaj dite nuk shof këtu atmosferë pune krijuese. Punët kryhen vetëm sa për të thënë se janë kryer. Bëhen improvizime vetëm sot për nesër.

Ndoshta do të duhej që deklaratat e herëpashershme të faktorëve të Teatrit se Muharremi do të kthehet në Teatër të mirren edhe si mirënjohje për punën që ke bërë aty. Po përmendim vetëm faktin se ti je i vetmi fitues i Shpërblimit në Sterje, ku përkundër shumë përpjekjeve – as nuk mundën të marrin pjesë pastaj "Erveheja" e të tjera. Këto duhet të jenë cytje për bashkëpunim ?

Më duhet të them se është bërë fjalë për bashkëpunim por kanë mbetur velëm fjalët. Njëri nga drejtorët e Teatrit njëherë pat shprehur dëshirën që unë të punoja diçka në TPK. Asokohe isha në Prizren dhe pa përtesë me shumë dashuri e dëshirë u gjenda në Prishtinë. Shokun drejtor e prita tetë orë në vendin e caktuar e ai shëtiste me një shok tjetër atypari dhe gjoja nuk gjente kohë për lë biseduar me mua, për atë për të cilën duhej të ishim të interesuar të dytë. Merrnie me mend këtë situatë! Edhe të tjerët kanë deklaruar se duan lë bashkëpunojnë me mua e unë mendoj se këtë e kanë bërë për hir të disa aktorëve që përherë janë të gatshëm të luajnë në pjesët që i përgatisë unë.

Më vjen keq për këto që kanë ndodhur, po tash kisha dashur ta lëmë pak anash qëndrimin e disave të TPK ti flasim përgjithësisht për, situatën në dy teatrot tona, pasi dihet se Teatri i Gjakovës edhe ka startuar me ty?

Përgjithësisht mendoj se mungon puna permanente. Disi frikësohen se mos ndonjë aktor me një rol do të bëhet yll i Teatrit. E dihet, se aktori gjatë një sezoni duhet të luajë katër pesë role. Edhe sa i përket publikut – nuk është shtuar numri i spektatorëve, bashkë me shtimin e numrit të intelektualëve.

Pse është kështu?

Mendoj se kjo është pasojë e faktit se teatri ka caktuar një rrugë të veten, e cila nuk është edhe rrugë e publikut, e mjedisit në të cilin punon ky teatër. Në teatër nuk duhet të përgatitej një pjesë vetëm për shkak se një aktor dëshiron la luajë rolin kryesor në të. Gjatë caktimit të repertorit shpesh shprehen edhe disa "apetite" të mëdha. Gjithkush don që në skenë të vërë një vepër të ndonjë shkrimtari të njohur, ndërsa nuk mendon se a ka "kaçik" ta luajë atë, se a ka publik që do ta pranonte dhe kuptonte atë eksperimentim, i cili për mua nuk është gjë tjetër pos – ikje nga kualiteti. nga puna serioze. Është edhe një e vërtetë tjetër që është lënë aq herë, sa sot na duket banale: mungesa e teksteve origjinale. Një mijë herë është thënë dhe është vërtetuar se – një teatër nuk mund të afirmohet, nuk mund ta ketë publikun e vet pa i siguruar edhe tekstet origjinale. Unë, si regjisor jam përpjekur të bëj diçka në këtë drejtim dhe kështu i vura në skenë pjesët "Sikur t'isha djalë", "Besa", "Nuk martohem me para", "Erveheja", e të tjera. Mund të them se publiku i ka pritur shumë mirë këto tekste, por unë mendoj se nuk janë shfrytëzuar mirë as ato që i kemi. Nuk i kemi stimuluar shkrimtarët të shkruajnë, nuk i kemi afruar ata që ta njohin më mirë teatrin. Prapë po them se Teatri Krahinor duhet ta ketë një "Hotel Kashta", një "Kryet e hudhrës", por nuk duhet të mbesë në nivel të tyre.

Mirëpo, flitet edhe për krizën e teatrit. Thonë se filmi, e sidomos televizioni, ia mbylli derën teatrit?

Për krizën e teatrit është folur dhe para paraqitjes së filmit dhe televizionit. Është temë e vjetër kjo. Mendoj se teatri e ka vendin e vet edhe pas zhvillimit të këtyre mediumeve, ngase është i vetmi art që sublimon, që sintetizon të gjitha artet e tjera dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me publikun, pra bën ndikim te shikuesit si asnjë tjetër.

Njëherë, jo fort moti, kemi pasë biseduar lidhur me teatrin për fëmijë. Pate thënë se ky është borxhi ynë i madh ndaj fëmijëve në Prishtinë?

Ashtu them edhe sot dhe e përsëris një gjë që më habit shumë: e kishim teatrin e fëmijëve në atë kohë kur ishim shumë më të varfër me mjete dhe kur për kulturën tonë ndanin shumë pak mjete. Pse nuk e kemi sot? Pa teatër për fëmijë nuk mund të kemi as teatër, si duhet, për të rritur. Ai edukon brezin e ri për ta dashur dhe çmuar artin e skenës. Dhe, çka është më e çuditshme të gjithë e njohim këtë nevojë e askush nuk thotë se koha është ta formojmë këtë teatër! Forca ka por lipset organizim, në mënyrë që në të, në teatrin e fëmijëve, të gjejnë punë ata që e duan punën e jo vetëm udhëheqjen.

Folëm për tekstet origjinale të teatrit. Këto ditë del nga shtypi drama jote, dikur e shpërblyer në konkursin anonim të revistës "Jeta e re" – "Bashkëshortët". Pse nuk e vazhdove këtë rrugë?

Më vjen mirë që po botohet kjo dramë, por do të më vinte shumë më mirë sikur të kisha botuar-ndonjë tekst të ri, Sa për "Bashkëshortët" – që janë luajtur në Mitrovicë, Prishtinë, Shkup, Ferizaj e në qytete të tjera, sot me siguri do të ndryshoja shumë gjëra sikur unë ta vënia në skenë. Por, nejse. Pse nuk vazhdova: po filluan të shkruajnë shumica e njerëzve që i dinë 36 gërma… Po mahitem pak…Vërtet. pata filluar të shkruaja por që në fillim hasa në disa pengesa e tash, sa më i pjekur që jam, aq me autokritik jam dhe disi më mungon guximi ti publikojë ato tekste që i kam, siç është një dramë e titulluar "Hoxha me tri fletë" e të tjera. Ka kohë që më mundon një temë që si ta them, e përjetova unë vetë: alkoholizmi. Kush e di çka do të bëhet prej saj.

Biseduam për teatrin dhe për shumë gjëra të tjera rreth tij. Mendoj se është mirë la përmendim edhe — muzikën. Ti edhe në këtë lëmë ia pate filIuar punës?

E desha dhe e dua — kitaren. U mësova të luaja në të, ashtu si pahiri, dhe duke u bazuar në melosin e popullit i komponova disa këngë. Edhe ato pa i ditur notat. Ato edhe i këndova. si zakonisht, në shoqëri, kafene, ndenja e edhe në radio. I dua ato këngë dhe i këndoj me kënaqësi të posaçme. Më vjen keq që nuk janë inçizuar si disqe. U kanë pëlqyer edhe njerëzve dhe më ka ndodhur shpesh ti dëgjoja ata duke i kënduar apo – fishkëlluar. Le të fishkëllojnë…

Në fund, duke të falënderuar për bisedë, më intereson ta di mos ke ndonjë dëshirë, kërkesë?

Shpresoj se nga gjithë kjo bisedë e gjatë do të herren disa gjëra për – gazetë. Shumë gjëra folëm, shumë dukuri i përmendëm dhe e keqja është që shumë probleme që i përmendëm sot i kemi përmendur edhe më parë, dhe jo vetëm ne, por të gjithë të tjerët. Megjithatë mendoj se bëmë mirë që folëm për to pasi duhet të shpresojmë se do të bëhen ndërrime që do të shpiejnë një hap përpara kulturën tonë, e posaçërisht jetën tonë teatrore./sbunker.com

The post “Kështu më leqitën për së gjalli” appeared first on INSAJDERI.

Studentët nesër me aktivitet simbolik para kishës serbe

Posted: 25 Sep 2016 08:25 AM PDT

Organizata “Demokracia Studentore”, ka njoftuar se nesër do të mbajnë një aktivitet simbolik para kishes ortodokse serbe e cila gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:30, dhe do të prezantohen masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë, njofton Insajderi.

The post Studentët nesër me aktivitet simbolik para kishës serbe appeared first on INSAJDERI.

Manaj shënon në barazimin e Pescaras [video]

Posted: 25 Sep 2016 08:18 AM PDT

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e tij të dytë në Serie A në minutën e 85-të të takimit, raporton Insajderi.

Manaj golin e parë për Pescaran e kishte shënuar në javën e dytë të kampionatit ndaj Sassuolos në udhëtim. /Insajderi.com

Manaj shënon në barazimin e Pescaras

http://www.dailymotion.com/video/x4unqlg_robert-manaj-goal_sport

The post Manaj shënon në barazimin e Pescaras [video] appeared first on INSAJDERI.

Punëtori në bashkëpunim me shokun e tij grabisin kazinon në Shtime

Posted: 25 Sep 2016 08:09 AM PDT

Një i dyshuar, punëtor në kazino, në bashkëpunim me shokun e tij, kanë planifikuar grabitjen me ç'rast njëri prej tyre ka hyrë në kazino i maskuar nën kërcënimin e armës nga viktima mashkull, shkruan Express.

Ai ka marrë portofolin me të holla të gatshme me vlerë prej 2162 euro dhe më pas njëri është larguar për në Serbi.

Njëri nga të dyshuarit-punëtori i kazinosë, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thotë Policia e Kosovës.

The post Punëtori në bashkëpunim me shokun e tij grabisin kazinon në Shtime appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën

Posted: 25 Sep 2016 07:57 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar në Nju Jork, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit dhe përfaqësues të vendeve tjera.

Gjatë takimit me sekretarin Ban Ki-moon në selinë e Kombeve të Bashkuara, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e shumanshëm që po arrihet në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi sekretarin Ban Ki-moon për përkrahjen duke kërkuar mbështetje të mëtejme për Kosovën.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa e informoi sekretarin e përgjithshëm edhe për përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera të rëndësishme për Kosovën dhe më gjerë.

Ndërkaq, gjatë takimit me presidentin Bujar Nishani, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që Republika e Shqipërisë dhe presidenti Nishani personalisht po japin për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah, ku kërkoi përkrahje të mëtejme për njohjet e reja të Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, mori pjesë në takimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare i zhvilluar në Nju Jork, ku ishin të pranishëm përfaqësues të bizneseve shqiptare nga mbarë bota.

Pasi vlerësoi lartë përkrahjen e tyre për Kosovën, kryeministri Mustafa i njoftoi edhe për mundësitë e mëdha që ofron tani Kosova për investime, për ambientin shumë të favorshëm për biznes si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe përkrahje të gjithanshme të bizneseve të diasporës për të realizuar investimet e tyre në shumë fusha të ekonomisë në Kosovë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kongresistë amerikanë si dhe personalitete të tjera të larta. /Insajderi.com

The post Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Celina shënon sërish në fitoren e Twentes [video]

Posted: 25 Sep 2016 07:43 AM PDT

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar edhe një gol në kampionatin holandez me skuadrën e tij Twente.

Djaloshi nga Prizreni ka shënuar golin e dytë për Twenten, në fitoren 2:1 ndaj Vitesses së Milot Rashicës i cili ka lënë fushën në minutën e 28-të pas lëndimit.

Celina realizoi gol në minutën e 85-të, ndërsa për të ishte goli i tretë në kampionatin holandez.

Pas kësaj fitore, Twente është ngjitur në pozitën e gjashtë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com

Celina shënon sërish në fitoren e Twentes

http://www.dailymotion.com/video/x4unny1_bersant-celina-goal-twente-2-0-vitesse-25-09-2016_sport

The post Celina shënon sërish në fitoren e Twentes [video] appeared first on INSAJDERI.

Dodik po përgatit terrenin për të ndarë Bonjën më 2018

Posted: 25 Sep 2016 07:21 AM PDT

Rreth 1900 vendvotime janë hapur që prej orës 7 të mëngjesit në Republikën Serbe, ku mbi 1.2 milionë qytetarë do të kenë rastin të deklarohen në pyetjen; "E mbështetni që 9 janari të shënohet si Dita e Republikës Serbe".

Referendumi i planifikuar ka çuar drejt debatit "më të nxehtë" ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës, që prej vitit 1995 kur me Marrëveshjen e paqes u krijua Republika Serbe, si një prej dy pjesëve konstitutive të Bosnjë Hercegovinës.

Pyetja e referendumit për votuesit në Republikës Serbe nëse e mbështesin propozimin që "Dita e shtetësisë" të jetë më 9 janar, përputhet me një festë Ortodokse Serbe dhe përvjetorin kur ligjvënësit serbë të Bosnjës më 1992 shpallën pavarësinë nga Bosnja, që nxiti luftën trevjeçare etnike.

Komunitetet jo serbe e shohin datën si një simbol të dëbimit të tyre nga territoret e kontrolluara nga serbët e Bosnjës dhe një indikacion se Republika Serbe është krijuar vetëm për Serbët.

Më 17 Shtator, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, me seli në Sarajevë, ndaloi referendumin, duke vendosur se festa e 9 Janarit diskriminon në mënyrë joligjore myslimanët e Bosnjës dhe Kroatët katolikë.

Presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, e ka shtyrë përpara mbajtjen e referendumit.

Kritikët e akuzojnë se po provon të krijojë bazën për një referendum në të ardhmen, më gjasë më 2018, "nëse Republika Serbe duhet të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina".

Një hap i tillë do të thoshte edhe fund i Marrëveshjes së Daytonit, që i dha fund luftës trevjeçare të Bosnjës.

The post Dodik po përgatit terrenin për të ndarë Bonjën më 2018 appeared first on INSAJDERI.

Kosova sërish drejt UNESCO-s

Posted: 25 Sep 2016 07:10 AM PDT

Ndonëse ende nuk është konfirmuar ndonjë afat konkret se kur do të ndodhë kandidimi i Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radon Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë duke punuar në dy linja, duke forcuar koordinimin brenda institucioneve të Kosovës, por edhe koordinimin me faktorë të jashtëm, që kanë përvojë të madhe në fushat që i mbulon UNESCO, prej të cilave përvoja Kosova mund të mësojë.

"Institucionet e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme, por edhe ministritë tjera që ndërlidhen me fushat që UNESCO i mbulon, janë duke bërë përparime në kuptimin e hartimit të dokumenteve shtesë qoftë legjislative apo strategjike, në mënyrë që të adresojë çështjet që lidhen me fushën e veprimtarisë të UNECO-s. Do të thotë, siç janë: kultura, trashëgimia kulturore, aspektet e edukimit, të komunikimit në përgjithësi, të diversitetit etj. Pra, në këtë kuptim, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar", thotë Murtezaj.

Kandidimi i Kosovës për UNESCO, vitin e kaluar, ishte kundërshtuar mjaft fuqishëm nga Serbia, me pretendimin se Kosova dëshiron ta tjetërsojë dhe përvetësojë trashëgiminë kulturore dhe historike serbe në Kosovë. Në këtë pikë, kundërshtime ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNECO, kishte bërë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Lidhur me atë se cili do të jetë reagimi i kësaj kishe përballë përpjekjes së sërishme të Kosovës për t'u anëtarësuar në UNESCO, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, thotë se nuk dëshiron të flasë. Sipas tij, kjo kishë ende nuk e ka diskutuar këtë çështje për të nxjerrë qëndrimin e saj në opinion.

Por, megjithatë, igumeni Janjiq thotë për Radion Evropa e Lirë se respektimi i të gjitha besimeve, i lirive fetare, i objekteve dhe trashëgimive që u përkasin bashkësive fetare, duhet të tregohet me vepër.

"Të gjitha bashkësitë fetare dhe të gjitha objektet e tyre duhet të sigurohen në mënyrë të njëjtë. Ndërkaq, liria e besimit në të gjitha objektet fetare, duhet të jetë e garantuar me ligj, nëse dëshirojmë të shkojmë drejt të ardhmes", shprehet Janjiq.

Ismajl Hasani, anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova e ka strategjinë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe monumenteve të tjera të kultit ose të kulturës materiale dhe të asaj shpirtërore.

"Është një kornizë e mjaftueshme, e cila garanton që në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, në bashkëpunim me mekanizmat shtetëror në Republikën e Kosovës, të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe mirëmbajtjen, përkatësisht, përkujdesjen ndaj monumenteve kulturo-historike, qoftë ato të sferës materiale, qoftë ato të sferës shpirtërore", thekson Hasani.

Ai shton se qeveritë e vendit, një pas një, kanë ndarë mjete të konsiderueshme për mbrojtjen e këtyre monumenteve dhe mbrojtjen e tillë e kanë bërë dhe po e bëjnë. Sipas Hasanit, Kosova edhe vitin e kaluar ka qenë e gatshme për t'u bërë anëtare e UNESCO-s, anëtarësim të cilin e pati kundërshtuar fuqishëm Serbia.

Hasani theksoi se kjo e fundit, edhe tash po bën fushatë në dëm të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe se politikës së Kosovës i takon që të lobojë edhe më tepër sa i takon përgatitjeve për raundin tjetër të anëtarësimit të saj në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendësministri Murtezaj thotë se institucionet e Kosovës i kanë parasysh pengesat që Serbia përpiqet t'i bëj në rrugën e Kosovës drejt UNESCO-s.

"Po shihet që prapë politika dhe Qeveria e Serbisë po tregohet destruktive përmes aktiviteteve të ndryshme, me synim pengimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në UNESCO. Por, në fund të fundit, ajo nuk do të ketë sukses", shton Murtezaj.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.(REL)

The post Kosova sërish drejt UNESCO-s appeared first on INSAJDERI.

Gulen fshihet pas tenderit për “Rrugën e Kombit”

Posted: 25 Sep 2016 06:47 AM PDT

Gulen akuzohet nga Turqia se ka ngritur një organizatë paralele me shtetin turk, të quajtur FETO, e cila ka lidhje me biznese dhe kompani me interesa në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Top Channel ka mësuar pak kohë më parë se, në rrugë diplomatike, shteti turk iu ka dorëzuar autoriteteve shtetërore qendrore një dokument "non paper", pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk, i cili sapo kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për një periudhë 30-vjeçare dhe me një vlerë 596.1 milionë euro.

Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që "Vendeka" kishte fituar këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria.

Thuhet se qeveria shqiptare i ka rezistuar këtij presioni, sidomos për investime delikate që lidhen me shërbime me cilësi ndaj qytetarëve në sektorë të rëndësishëm, ku ky shërbim publik çalon në cilësi.

Por duket se akuzat për firmën "Vendeka" kanë qenë të detajuara dhe kanë marrë vëmendjen e qeverisë.

Letra, të cilën Top Channel e disponon në versionin e saj të plotë, akuzon lidhjet e pronarit të "Vendeka Bilgi Teknolojieri", Ismail Meral, me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij "FETO", të cilësuar si terroriste nga ky dokument.

I njëjti dokument, dorëzuar autoriteteve shqiptare, citon emrin e Baki Kuran, drejtorit të përgjithshëm të "Vendeka"-s, si pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Filipine në shtator të vitit 2013, ku Fetullah Gulen mori çmimin si kontributor për paqen.

Akuza më e rëndë e dokumentit të Ankarasë që disponohet nga Top Channel është për Husein Kizmaz, drejtorit të Rajonit të Paqësorit për firmën "Vendeka", i cili akuzohet nga ky dokument si personi që ka blerë kamerat, me të cilat u spiunuan djemtë e Erdoganit dhe të afërm të tij, që të përdoreshin për planet e organizatës "FETO" të Gulenit dhe aksionet e saj intimiduese.

Bëhet fjalë për ngjarjet e 17 dhjetoit 2013, ose ajo që nga Erdogan është cilësuar si grushti juridik i shtetit ndaj tij, kur me dhjetëra zyrtarë, ministra, djem ministrash, të gjithë të afërt me Erdoganin, u arrestuan apo hetuan lidhur me një shkelje të mundshme të embargos ndërkombëtare ndaj Iranit, për naftë dhe gaz. Sipas letrës, edhe pronari i "Vendeka"-s, pas këtyre ngjarjeve ndaloi ardhjet në Universitetin "Hacetepe" në Ankara.

Ajo që ka ndodhur menjëherë pasi kjo letër denoncuese e shtetit turk për firmën "Vendeka", që kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, dihet. Tenderi u anulua dhe zyrtarisht iu gjetën shkelje të mëdha, ndaj dhe ai iu dha një konsorciumi tjetër shqiptar.

Tenderi ishte akti i parë publik që anulohej pas dorëheqjes së ministrit të Transporteve, Haxhinasto, por burimet i thanë Top Channel se dy ngjarjet kanë pak, ose aspak lidhje. Lidhja e vetme është mes letrës së Ankarasë dorëzuar autoriteteve shqiptare, si dhe akti i parë i suksesshëm i asaj që mund të quhet fillimi i hakmarrjes së Erdogan, ndaj bizneseve turke dhe interesave të tyre në Shqipëri, të lidhura me Fethullah Gulen.

Grushti i shtetit në Turqi në korrikun e shkuar, duket se me kalimin e muajve nuk po e shuan, por forcon armiqësinë e presidentit Erdogan, me kundërshtarin që ai e akuzon si autor të puçit, Fethullah Gulen. Udhëheqësi fetar, përveç kërkesës së drejtpërdrejtë për ekstradim Uashingtonit, po përballet me goditjen e interesave të njerëzve të tij kudo në botë. Përjashtim duket se nuk ka bërë as Shqipëria. /TCH/

The post Gulen fshihet pas tenderit për “Rrugën e Kombit” appeared first on INSAJDERI.

Dëmtohet Rashica, në dyshim për Kroacinë

Posted: 25 Sep 2016 06:41 AM PDT

Mesfushori me tipare sulmuese megjithëse e filloi takimin nga minuta e parë, u largua nga loja në minutën e 27-të, për shkak të lëndimit që pësoi, raporton Insajderi.

Vetëm pas përfundimit të ndeshjes dhe kontrolleve më të detajuara do të kuptohet shkalla e dëmtimit të Rashicës, i cili mund të rrezikojë që të mos paraqitet për ndeshjen Kosovë-Kroaci, e cila zhvillohet më 6 tetor në Shkodër.

Rashica ishte njëri nga futbollistët më të dalluar të Kosovës në takimin e parë zyrtar të “Dardanëve” ndaj Finlandës. /Insajderi.com

The post Dëmtohet Rashica, në dyshim për Kroacinë appeared first on INSAJDERI.

Policia në Sharlotë e ka publikuar videon e qitjes fatale me armë

Posted: 25 Sep 2016 06:22 AM PDT

Policia, po ashtu, i ka publikuar 24 fotografi të revoles dhe marihuanës, që policia thotë se i ka poseduar personi i vrarë, Keith Scott.

Oficeri i policisë, po ashtu, afrokano-amerikan, e ka qëlluar për vdekje personin Scott, më 20 shtator, duke shkaktuar protesta të dhunshme.

Familja e të vrarit thotë se ai ka pasur libër e jo armë.

arma

Por, shefi i policisë në qytetin Sharlotë, Kerr Putney, tha se ai kishte "absolutisht në posedim revole", njofton Radio Evropa e Lirë.

Putney, po ashtu, tha se Scott, 43 vjeçar, kishte kryer edhe krim tjetër, për të cilin ai nuk ka elaboruar më tepër.

Në një video të xhiruar me telefon nga bashkëshortja e të ndjerit Keith Scott, ajo dëgjohet duke u thënë policëve se ai nuk ka revole.

Kjo vrasje ishte e fundit në vargun e të shtënave fatale të policisë në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar tmerr dhe debate të ashpra për racën, varfërinë dhe raportet policore.

The post Policia në Sharlotë e ka publikuar videon e qitjes fatale me armë appeared first on INSAJDERI.

Gazetari jordanez vritet para gjykatës

Posted: 25 Sep 2016 06:20 AM PDT

Mediet jordaneze kanë raportuar se ai u godit me tre plumba në kokë para arritjes në gjykatë për seancën gjyqësore në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, shkruan BBC.

Autoritetet jordaneze kanë thanë se ai kishte shkelur ligjin duke e bërë atë karikaturë, raporton Gazeta Online Insajderi.

Gazetari jordanez  Nahed Hattar u arrestua me 15 gusht nën akuzën se ka fyer perëndinë. /Insajderi.com

The post Gazetari jordanez vritet para gjykatës appeared first on INSAJDERI.

​Guardiola tregon arsyet e largimit te Nasrit

Posted: 25 Sep 2016 06:15 AM PDT

Francezi gjatë kësaj verë iu bashkua klubit spanjoll, Sevilla. Tekniku spanjoll u ka bërë të qartë 'qytetarëve' së Nasrin nuk do ta shohin më në fanellën e Cityt.

"Njerëzit që duan të largohen, për shembull Samir Nasri. Në fund, kam kërkuar që ai të qëndrojë këtu, por ai vendosi të shkojë në Sevilla", ka thënë Guardiola.

"Unë nuk dua të punojë me njerëz që nuk duan të jenë këtu", tha Guardiola.

Nasri prej vitesh kishte humbur vendin e tij si titullar tek skuadra e Manchester Cityt, dhe nuk ishte ftuar nga kombëtarja franceze e futbollit që prej ardhjes në krye të trajnerit Didier Deschamps./Insajderi.com

The post ​Guardiola tregon arsyet e largimit te Nasrit appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :