Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Partia e Drejtësisë përgënjeshtron lajmin rreth Kuvendit të Jashtëzakonshëm” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Partia e Drejtësisë përgënjeshtron lajmin rreth Kuvendit të Jashtëzakonshëm” plus 19 more


Partia e Drejtësisë përgënjeshtron lajmin rreth Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Posted: 24 Sep 2016 10:15 AM PDT

Përmes një komunikate të dërguar për medie, PD ka njoftuar se “ftesa e dërguar nga Sekretari i pezulluar Fidan Mustafa për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së për 28 shtator 2016 si veprim të paautorizuar, joligjor dhe kundër-statutor”.

Sipas PD-së, sekretari i pezulluar i partisë ka për qëllim degradimin e integritetit politik të partisë, dezinformimin dhe manipulimin e anëtarsisë dhe simpatizantëve të PD-së, si dhe opinionit të gjërë publik.

“Partia e Drejtësisë apelon te të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që me rastin e informimit përkitazi me këtë zhvillim të kenë parasysh se nuk bëhet fjalë për kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor të thirrur dhe të organizuar mbi bazën e statutit të Partisë së Drejtësisë, por për një tubim inicues të ndonjë subjekti të ri shoqëror ose politik”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com

The post Partia e Drejtësisë përgënjeshtron lajmin rreth Kuvendit të Jashtëzakonshëm appeared first on INSAJDERI.

Në Iran gratë nuk mund të hipin mbi biçikleta, është imorale

Posted: 24 Sep 2016 10:09 AM PDT

Në Iran është miratuar një ligj i ri që kufizon lirinë e femrave: lideri suprem i revolucionit islamik, ka vendosur të mos lejojë përdorimin e biçikletave nga ana e seksit femër.

"Gratë që hipin mbi biçikletë në publik, shpesh tërheqin vëmendjen e burrave dhe e nxisin shoqërinë në korrupsion moral dhe në pasiguri", ka deklaruar Ali Khamenei, autoriteti politik më i lartë në vend. "Kjo është në kundërshtim me dëlirësinë e grave, ndaj është e nevojshme ta braktisin atë".

Por ky ligj nuk është pranuar nga pjesa më e madhe e grave iraniane. Shumë femra, kanë përdorur rrjetet sociale për të ndarë foto apo videot e tyre të realizuara hipur mbi biçikleta.

Nisma drejtohet nga lëvizja "My Stealthy Freedom", udhëheqësja e të cilës është Marih Alinejad, e cila ama jeton në Britaninë e Madhe, shkruan Gazeta-shqip.

Në Iran, gratë nuk kanë akoma mundësi të punojnë apo të udhëtojnë pa lejen e bashkëshortëve të tyre. Opozitarët e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane, e kanë komentuar kështu situatën: "Kjo 'fatwa' dhe deklaratat e diktatorit iranian, që tregojnë të gjithë natyrën integraliste të mullahëve që kanë pushtetin në Iran, nuk sjell gjë tjetër veç se rrit talljen dhe indinjatën mes popullatës, në veçanti të grave".

Një javë para se të shprehte qëndrimin e tij mbi përdorimin e biçikletës, Khamenei kishte theksuar pikërisht vizionin e tij të universit femëror. "Roli dhe misioni i saj, është të jetë nënë dhe të kujdeset për shtëpinë". /Insajderi.com

 

The post Në Iran gratë nuk mund të hipin mbi biçikleta, është imorale appeared first on INSAJDERI.

Të hyrat e Doganës shënuan rritje të konsiderueshme këtë vit

Posted: 24 Sep 2016 09:48 AM PDT

Dogana, sipas një njoftimi për media, thotë se deri më tani ka arritur që sjellë t'i hyra buxhetit të Kosovës më shumë se 89.1 milionë euro.

"Përkundër këtyre ndryshimeve fiskale të cilat janë të përmbledhura në tabelën në vazhdim shihet qartë se angazhimi i doganës dhe puna e palodhshme e oficerëve doganor ka sjell të hyra më shumë për 89,1 milionë euro", thuhet në njoftimin e Doganës.

Krahasuar me vitin e kaluar, Dogana e Kosovës thotë se të hyrat janë rritur për rreth 14 për qind.

"Deri dje, Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar është 14 % më shumë se viti 2015 që ishte 658 milionë. Gjithashtu edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për viti 2016 (Dogana për këtë vit duhet të mbledh 1 miliard e 40 milionë euro), pra ne jemi 22 milionë euro apo 3.2% më shumë.”

“Sipas trendit momental, ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit. Kjo rritje e të hyrave bëhet edhe më domethënëse kur dihet fakti se gjatë këtij viti kemi pasur ndryshime në politikat fiskale si dhe ka filluar marrëveshja e Stabilizim-Asocimit që kanë reflektuar direkt në të hyrat e mbledhura nga Dogana", theksohet në njoftim.

Dogana thotë se si rezultat i MSA duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, ka liruar mallra me vlerë të taksës doganore prej 13 milion euro, pra efekti kryesor ishte në taksën e Doganës por edhe në mbledhje e TVSH-së.

Derisa, sipas Doganës, shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjeve prodhuese dhe teknologjinë informative ka ndikuar direkt në uljen e mbledhjes së TVSH-së me total prej 15 milionë euro më pak.  /Insajderi.com

The post Të hyrat e Doganës shënuan rritje të konsiderueshme këtë vit appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një pjesëtar i dyshuar i ISIS-it në Dyseldorf të Gjermanisë

Posted: 24 Sep 2016 09:36 AM PDT

Kjo zyrë ka njoftuar sot se personi 22 vjeçar është i akzuar se ka shkuar në Siri, në gusht të vitit 2015, për tu anëtarësuar në radhët e Shtetit islamik.

Ai është i dyshuar se ka pasur stërvitje se si të përdoret armatimi në një kamp trajnues dhe se kishte një pushkë automatike dhe granata dore për t'i përdorë në betejë eventuale.

Ky individ, po ashtu, është i dyshuar se i ka pyetur njerëzit në Gjermani për të udhëtuar në territoret nën kontrollin e IS-it në Irak dhe Siri, për anëtarësim në grupin ekstremist.

Në deklaratën e Zyrës së prokurorisë federale gjermane thuhet se i dyshuari ishte larguar nga Siria dhe dimrin e kaluar kishte shkuar në Turqi.

The post Arrestohet një pjesëtar i dyshuar i ISIS-it në Dyseldorf të Gjermanisë appeared first on INSAJDERI.

Barcelona shkatërron Sporting Gijonin

Posted: 24 Sep 2016 09:32 AM PDT

Barcelona di të fitojë edhe pa Lionel Messin. Skuadra e Luis Enriques, në mungesë të pesë herë fituesit të Topit të Artë, mposhti 5:0 si mysafirë Sporting Gijonin, duke marrë pikët e plota në xhiron e pestë të La Ligës pas barazimit me Atleticon në mesjavë.

Golat për katalunasit i shënuan Luis Suarez (29'), Rafinha (32'), Neymar (81 dhe 88') dhe Arda Turan (85').

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka rrëmbyer pozitën e parë në La Liga dhe ka pikë të barabarta me Real Madridin, që sonte e zhvillon ndeshjen si mysafirë me Las Palmas. /Insajderi.com

The post Barcelona shkatërron Sporting Gijonin appeared first on INSAJDERI.

Ish-komandanti i UÇK-së demanton Çekun: Pas luftës ishin vetëm 20 mijë ushtarë

Posted: 24 Sep 2016 09:24 AM PDT

Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së Agim Çeku, ka thënë para disa ditësh se nuk mendon që duhet bërë verifikimi i listave të veteranëve, edhe pse numri i tyre ka arritur në 28 mijë dhe se duhen edhe 15 milion euro të tjera nga buxheti i Kosovës për këtë kategori.

"Po ja përkujtoj z.Agim Cekut, se sa ishte Komandant i TMK-së,se paku dy deri në tri herë i kemi grumbullue te dhënat për këto kategori nga të gjitha Zonat dhe asnjëherë nuk është kalue nr.prej 20 mijë", ka shkruar Muçolli i njohur si “Komandant Mësuesi”.

Ky ish-ushtarak ka treguar se këto të dhëna ekzistojnë ende në Arkivin e TMK-së, ku i kishte deponuar dokumentet e verifikuara me numrin e ushtarëve.

Arifi ka akuzuar Çekun se “krejt këto dallavere me lista janë bërë për përfitime politike, klanore, familjare por edhe materiale.”

Ai po ashtu tha se përpos Agim Çekut edhe të tjerët të përfshirë në këtë skandal kanë bërë devalvimin e vlerave të luftës.

Ndërkohë, ende askush s'ka shkuar në burg për keqpërdorimin e statusit të veteranit të UÇK-së. Për dallim prej Kosovës, në Kroaci ka pasur raste kur edhe pas njëzet vitesh janë zënë keqpërdoruesit e luftës, duke u dënuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. /Insajderi.com

The post Ish-komandanti i UÇK-së demanton Çekun: Pas luftës ishin vetëm 20 mijë ushtarë appeared first on INSAJDERI.

Thellohet kriza e skuadrës së Shaqirit

Posted: 24 Sep 2016 09:02 AM PDT

Stoke nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Premier Ligës ndaj WBA-së.

Goline  parë të ndeshjes e shënoi futbollisti uellsian Joe Allen në minutën e 76-të të takimit, ndërsa një pikë të artë WBA-së në udhëtim ia siguroi futbollisti venezuelas Salomon Rondon, i cili tundi rrjetën e portierit Shay Given në minutat shtesë të takimit.

Skuadra e Shaqrit renditet e fundit në ligë me vetëm 2 pikë të grumbulluara pas gjashtë javësh. Shaqiri ka zhvilluar vetëm dy takime këtë edicion, atë të parën ndaj Middlesbrough, në të cilën shënoi golin e barazimit dhe këtë ndaj WBA-së të shtunen.

Në të dyja takimet që ai ka luajtur këtë edicion, skuadra e Marc Hughes nuk ka dalur e mposhtur. /Insajderi.com

 

The post Thellohet kriza e skuadrës së Shaqirit appeared first on INSAJDERI.

Wenger “injoron” sërish Xhakën në Premier League

Posted: 24 Sep 2016 08:40 AM PDT

Xhaka shënoi dy gola javën e kaluar. Një në ndeshjen e fundjavës së kaluar në ligë ndaj Hull Cityt dhe një tjetër vetëm katër ditë më vonë ndaj Nottingham Forest në EFL Cup.

Mirëpo as forma e mirë e shfaqur e përfaqësuesit të Zvicrës nuk i kanë ndryshuar mendjen trajnerit të Arsenalit, i cili duket se beson “verbërisht” në aftësitë e konkurrentit të Xhakës në mesin e fushës, Francis Coquelin.

Xhaka ka luajtur vetëm një nga 5 ndeshjet e Premier Leagues si startues, derisa në katër takime të tjera e ka nisur ndeshjen nga banka rezervë.

Futbollisti shqiptar ka luajtur nga fillimi vetëm në dy ndeshje zyrtare që prej transferimit rekord nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali, për shumën e 45 milionë eurove. /Insajderi.com

Formacionet zyrtare të ndeshjes Arsenal – Chelsea: 

xhal

chelse

 

 

 

The post Wenger “injoron” sërish Xhakën në Premier League appeared first on INSAJDERI.

MPB në tetor dorëzon ankesën për vendimin e Arbitrazhit lidhur me pasaportat

Posted: 24 Sep 2016 08:37 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme është duke përgatitur ankesën për ta dërguar në gjykatat vendore lidhur me vendimin e Gjykatës së Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris, vendim i cili obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që t'ia paguajë 4 milionë e 996 mijë e 131 euro, kompanisë austriake "AG Staatsdruckerei".

Në fund të muajit korrik kjo gjykatë kishte marr vendim në  favor të kompanisë austriake e cila kishte paditur MPB-në për shkëputje të një anshme të kontratës lidhur me tenderin për pasaportat  biometrik.

Avokati i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ahmet Hasolli ka thënë se janë në përgatitje të lëndës dhe më së largu brenda muajit tetor do të dërgohet në gjykatë, transmeton lajmi.net.

"Ne jemi duke punuar në përgatitjen e lëndës së ankesës dhe brenda muajit tetor do të ankohemi në gjykatat vendore në bazë të instrumenteve ligjore", ka thënë Hasolli, për lajmi.net, duke shtuar se tani për tani kjo është e tëra për këtë proces.

Zyrtarë të MPB-së, një ditë pas vendimi të gjykatës në favor të kompanisë austriake, në një konferencë për media ishin deklaruar se  çështja është shumë serioze,  sepse vendimi i Arbitrazhit në një formë cenon kredibilitetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, po ashtu edhe të Qeverisë së Kosovës.

Në vitit 2013 shtypshkronja shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në Gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës, për shkak të mos pagesave nga qeveria e Kosovës pas ndërprerjes së kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike.

Lidhur me tenderin e pasaportave biometrik, EULEX-i kishte shpallur fajtore Natali Veliaj dhe disa zyrtarë të MBP-së.

The post MPB në tetor dorëzon ankesën për vendimin e Arbitrazhit lidhur me pasaportat appeared first on INSAJDERI.

Bayerni i falet të zakonshmit Kimmich

Posted: 24 Sep 2016 08:30 AM PDT

Ekipi i Carlo Ancelottit ka marrë tre pikë me shumë vështirësi në xhiron e pestë të Bundesligës, duke e mposhtur Hamburgun me rezultat minimal 1:0.

 

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi i riu Joshua Kimmich në minutën e 89-të të takimit, për t'ia siguruar tri pikë kampionëve të Gjermanisë, që kryesojnë në renditje me pikë të plota.

Mesfushori 20-vjeçar i ardhur nga Red Bull Leipzeg para një viti, shënoi golin e tij të pestë këtë fillim stinori. Ai është njëri nga futbollistët më në formë në Evropë momentalisht.

Bayern nuk luajti me formacionin më të mirë në këtë takim, pasi trajneri italian, Anccelotti vendosi të pushoi disa nga yjet e skuadrës, përfshirë francezin Frank Ribery dhe holandezin Arjen Robben. /Insajderi.com

The post Bayerni i falet të zakonshmit Kimmich appeared first on INSAJDERI.

Ndërhyrja e NATO-s parandaloi gjenocidin në Kosovë, thotë Stoltenberg

Posted: 24 Sep 2016 08:12 AM PDT

Ai ka thënë se me ndërhyrje të suksesshme si në Kosovë, NATO ka treguar se mund të marrë një rol shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

 

Stoltenberg, këto komente i ka bërë në një fjalim të tij në Universitetin e Harvard-it në Boston.

Ai tha para të pranishmëve se rrugëtimi i NATO-s ndahet në tri faza dhe momenti kur kishte marrë situatën në dorë në Bosnje dhe në Kosovë kishte hyrë në epokën e dytë të saj, atë të angazhimit kolektiv dhe rezultatit si bashkësi e organizuar.

"Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta ishin brutale dhe të përgjakshme. Kërcënimi për një tjetër gjenocid vetëm një gjysmëshekulli nga Holokausti ishte reale. Kështu që NATO ndërhyri dhe u futëm në epokën tonë të dytë, duke lëvizur nga një mbrojtje e dobët kolektive në një NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve duke mundësuar kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë ndalimin e një gjenocidi potencial në Kosovë", ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij.

"Ky ishte një rol i ri për NATO-n, një rol që ne provuam se jemi të aftë ta luajmë. Prandaj nuk ishte surprizë se me 11 shtator 2001, NATO ndërmori sulmet në Afganistan gjithashtu. Trupa ushtarake nga të gjitha vendet e NATO-s u bashkuan për ta mposhtur Al-Qaedan të luftojmë talibanët dhe të sjellim stabilitet në Afganistan", njofton Klan Kosova.

Por, ish-kryeministri norvegjez pohoi se nga viti 2014, kur Rusia atakoi dhe ndërmori aksione në Krime, bota dhe vet NATO kanë hyrë në një fazë të re, në një fazë të tretë, ku bashkëpunimi është edhe më i domosdoshëm. /Insajderi.com

The post Ndërhyrja e NATO-s parandaloi gjenocidin në Kosovë, thotë Stoltenberg appeared first on INSAJDERI.

Prishtina triumfon në Drenas

Posted: 24 Sep 2016 08:09 AM PDT

Prishtina nuk ka të ndalur. Në xhiron e gjashtë të Vala Superligës së Kosovës, skuadra nga kryeqyteti mposhti kampionin, Feronikelin 1:0, duke marrë pikët e plota.

 

Golin e vetëm e shënoi Debatik Curri në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Në anën tjetër, Hajvalia ka pësuar humbje në shtëpi nga Llapi, pasi u mposht me rezultat 1:0. Golin e tre pikëve për Llapin e shënoi Berat Hyseni në minutën e 50'të. /Insajderi.com

 

The post Prishtina triumfon në Drenas appeared first on INSAJDERI.

Mustafa falënderoi Kerryn për përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

Posted: 24 Sep 2016 07:59 AM PDT

Mustafa, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, zhvilloi një takim të shkurtër me sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John  Kerry.

I shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, Mustafa gjatë bisedës e falënderoi sekretarin Kerry për përkrahjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për Kosovën si dhe diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, njofton zyra e kryeministrit Mustafa, raporton Insajderi.

Gjatë vizitës në New York, kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar takime me drejtues të shumë shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë disa shtete që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mustafa ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri kosovar ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, me ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të disa vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

 

The post Mustafa falënderoi Kerryn për përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Trajneri i Finlandës flet për vendimin e Hetemajt

Posted: 24 Sep 2016 07:52 AM PDT

Tekniku gjerman i finlandezëve ka thënë se futbollisti nga Drenica mbetet një futbollist i rëndësishëm për skuadrën e tij, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Ai është shumë i rëndësishëm për në dhe unë jam shumë i lumtur që ai e mori këtë vendim. Ai kontribuon në lojën tonë me punën e palodhshme që bënë në fushë dhe përvojën e madhe që ka në Serie A", tha Backe.

Mesfushori i Chievos, i cili ka zhvilluar 43 ndeshje me kombëtaren finlandeze, vendosi të mos luajë kundër Kosovës në ndeshjen e parë zyrtare të “Dardanëve” të zhvilluar pikërisht ndaj skuadrës së drejtuar nga Hans Backe.

Megjithatë, ky vendim mbetet i kuptueshëm për Backe-n, pasi mesfushori nuk deshi të përballej me përfaqësuesen e vendit ku ka lindur.

"Unë e kuptova plotësisht vendimin e tij për të mos luajtur ndaj Kosovës”, deklaroi Backe në një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur listën e 22 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të Finlandës.

Hetemaj luan prej 5 vitesh me skuadrën e Chievos në Serinë A. /Insajderi.com

The post Trajneri i Finlandës flet për vendimin e Hetemajt appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet dinamizim i bisedimeve Kosovë-Serbi që të arrihet te njohja reciproke

Posted: 24 Sep 2016 07:50 AM PDT

"Kur dhe me çfarë marrëveshje do të përmbyllet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?", është një pyetje së cilës i përgjigjen në mënyra të ndryshme përfaqësues të Qeverisë dhe analistët politikë.

Sipas analistëve, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë deri në përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, sipas përfaqësuesve qeveritar, ky proces nuk mund të zgjasë deri në atë fazë, por duhet të dinamizohet dhe përmbyllet më shpejt.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se bisedimet duhet të intensifikohen në mënyrë që të hapet edhe kapitulli me temat përmbyllëse.

"Duhet të dinamizohet dialogu dhe të jetë më i shkurtë, në mënyrë që të përfundojë më shpejt dhe jo të përfundojë siç e mendojnë disa, në kohën kur të dyja shtetet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian".

"Pra, ne mendojmë që dialogu mund të ketë sukses vetëm në qoftë se do të jetë i dinamizuar dhe të rrumbullakohet me një proces të njohjes reciproke mes dy shteteve", thekson Tahiri.

Ndërkohë, në opinionet e tyre, analistët politikë presin që bisedimet do të sjellin si rezultat edhe disa marrëveshje.

Për faktin se Serbia është një hap përpara Kosovës në procesin e integrimit evropian, besohet se nëse jo njohja e Kosovës, të paktën arritja e një marrëveshjeje me Kosovën për normalizim të plotë të marrëdhënieve, mund të jetë një nga obligimet e fundit që do ta ketë Serbia para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, paralajmërohet se do të përmbajë edhe klauzolën, përmes së cilës, Serbia do të zotohet se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Analisti i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është i interesuar që tash për tash të mbyllen temat që kanë dalë si rezultat i Marrëveshjes së parë të prillit të vitit 2013. Kurse, deri te mbyllja e dialogut, Rashiti thotë se do të dalin si nevojë edhe disa marrëveshje tjera.

"Këtë proces që e ka ndërtuar BE-ja po mendon që të zgjasë deri në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Është shumë i zgjatur. Pjesa e parë e marrëveshjes kryesisht është për integrimin e serbëve, që është me rëndësi për Kosovën, por me të nuk normalizohen raportet me Serbinë".

"Kështu që, marrëveshja e dytë mund të ketë fusha tjera, kombinim i çështjeve teknike dhe ndoshta si të respektohen legjislacionet e njërit dhe tjetrit shtet, por nuk do të jetë fazë e përmbylljes. Do të shohim marrëveshjen e parë, të dytë, të tretë,të katërt e kështu me radhë", thotë Rashiti.

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se që nga viti 2014, Prishtina i ka dorëzuar Brukselit një dokument ku përfshihen temat dhe parimet e rrumbullakimit të dialogut. Ajo i përmend disa nga kërkesat e Prishtinës për finalizimin e dialogut, ndonëse i gjithë procesi aktualisht po udhëhiqet dhe lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

"Ky dokument përfshin disa parime. Së pari që të realizohet demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pastaj vendosja e parimit të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe mos ndërhyrjes në sovranitetit e njëra tjetrës, sipas të Drejtës Ndërkombëtare".

"Një parim tjetër është që të dyja shtetet të mos e pengojnë njëra-tjetrën në integrimet ndërkombëtare, pra këtu kemi të bëjmë me mospendimin, nga ana e Serbisë, që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara", thotë Tahiri.

Ndër parimet tjera që i kërkon Prishtina, sipas Edita Tahirit, janë shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, reparacionet e luftës dhe dëmshpërblimi që Serbia duhet t'i paguajë Kosovës, pastaj njohja reciproke e deri te diskutimet për sukcesion në mënyrë që Kosova të marrë hisen e vet si një prej ish-njësive federale të ish-Jugosllavisë.

Ndërkohë, Naim Rashiti thotë se kohëve të fundit, po vërehet një interesim i Serbisë për bisedime teknike në mënyrë që të përshpejtojë hapat e saj drejt hapjes së kapitullit 35 të përcaktuar nga Bashkimi Evropian, ku flitet për raportet me Kosovën. Por, këto zhvillime, sipas tij, ndërlidhen me këtë fazë të dialogut dhe jo me përmbylljen e procesit.

"Në këtë fazë, e besoj edhe në vitet e ardhshme do të flasim vetëm për zbatimin e marrëveshjes së parë, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Po ashtu, dialog në nivel liderësh do të ketë shumë pak deri në fund të vitit".

"Serbia këta muaj është shumë aktive për të treguar gatishmëri në zbatimin e marrëveshjeve për faktin se është duke pritur raportin e kapitullin 35 për hapjen e dy kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian", thekson Rashiti.

Analisti Rashiti pret që në pranverën e vitit të ardhshëm, të ketë edhe një tjetër ngadalësim të dialogut, për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij dialogu është thënë se është normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, si kusht që do t'i paraprijë integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. /REL

 

The post Kërkohet dinamizim i bisedimeve Kosovë-Serbi që të arrihet te njohja reciproke appeared first on INSAJDERI.

Hetemaj nuk do të luajë për Kosovën

Posted: 24 Sep 2016 07:34 AM PDT

Mesfushori i Chievo Veronas është njëri nga 22 futbollistët e grumbulluar nga selektori i Finlandës, Hans Backe, për ndeshjet e muajit tetor, raporton Insajderi.

Futbollisti i lindur në Skenderaj të Kosovës ishte shprehur i pavendosur rreth të ardhmes së tij me Finlandën, pas pranimit të plotë të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Ai kishte vendosur që fillimisht të mos luante ndaj Kosovës, e cila është vendi i tij i lindjes dhe më pas do merrte vendimin përfundimtar.

heta

Finlanda e cila u takua me Kosovën në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Botërorin “Rusi 2018”, është në grup edhe me Islandën, Kroacinë, Turqinë dhe Ukrainën.

Dy ndeshjet e radhës, finlandezët do t’i zhvillojnë ndaj Islandës më 6 tetor dhe tri ditë më vonë do të luajnë ndaj Kroacisë. /Insajderi.com

 

The post Hetemaj nuk do të luajë për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Mourinho flet rreth vendimit për të lënë Rooney-n në bankë rezervë

Posted: 24 Sep 2016 07:17 AM PDT

Trajneri portugez la kapitenin e 'Djajve të Kuq' në bankën rezervë për ndeshjen me Leicester Cityn, ku fituan me rezultat 4:1. Pas ndeshjes, Mou tha se i beson plotësisht 30 vjeçarit dhe se është i lumtur me të.

 

"Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për mua, Manchester Unitedin dhe vendin e tij. Ai është i lumtur ashtu siç jam unë tani. Nuk kam çfarë të them tjetër, ai është njeriu im", tha Mourinho.

The post Mourinho flet rreth vendimit për të lënë Rooney-n në bankë rezervë appeared first on INSAJDERI.

Aplikacioni i komunikimit që funksionon pa rrjet Wi-Fi dhe celular

Posted: 24 Sep 2016 07:11 AM PDT

Thjesht ti lejojmë FireChat pak kohë që të zgjerohet dhe të fitojë një bazë përdoruesish më të madh. Njihet si sukses, fakti që ju mund të nisni mesazh edhe nga avioni, njofton Pcworld.al.

Procedura që e lejon përdoruesin që të nisë mesazhe pa lidhje interneti quhet "mesh networking". Kjo do të thotë se mesazhi i juaj do të kërcejë nga një telefon që ka FireChat, tek një tjetër, me anë të antenave të Wi-fi apo Bluetooth. Sigurisht, telefonat duhet të jenë brenda një rreze prej 64 metër që mesazhet tuaj të transmetohen.

Të gjithë mesazhet ruhen deri sa një lidhje interneti të bëhet e gatshme. Kur kjo ndodh, mesazhi niset. Gjatë gjithë këtij procesi, mesazhet janë të enkriptuar kështu nuk do të ketë rrjedhje, vetëm marrësi është i aftë ta lexojë mesazhin. Për të nisur mesazhet matanë oqeanit, për shembull, teksti juaj to të kërcejë përreth nga një telefon në tjetrin deri sa të arrijë një me internet dhe kështu niset mesazhi.

Ana e keqe e kësaj procedure është se nuk mund të quhet "komunikim i menjëhershëm" sepse, siç mund ta imagjinoni, do të duhet pak minuta që mesazhi të arrijë marrësin. Afërsisht 10-20 minuta.

Deri më tani, 5 milion njerëz e kanë shkarkuar aplikacionin dhe krijuesit thonë se për sa kohë 5% e popullsisë së qytetit ka të instaluar aplikacionin në pajisjet e tyre, mesazhet do ta arrijnë marrësin për afërsisht 10 minuta.

Aplikacioni u bë shumë i njohur në Irak pas ndalimeve të internetit të vendit. Gjithashtu luajti një rol kryesor në protestat e Hong  Kong në 2014 dhe gjatë lëvizjet anti-korrupsion në Malajzi në 2015, raporton Business Insider.

The post Aplikacioni i komunikimit që funksionon pa rrjet Wi-Fi dhe celular appeared first on INSAJDERI.

Tusk kërkon mbylljen e rrugëve ballkanike për migrantët

Posted: 24 Sep 2016 07:09 AM PDT

Vendet evropoane duhet të sigurojnë se rruga ballkanike është krejtësisht e mbyllur për migrantët e parregullt, tha sot presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk, në fillim të samitit për migrantët në Vjenë.

"Prej ditës së parë të krizës së migrantëve nuk kisha dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është ripërtritja e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së. Prandaj, qartazi parakusht esencial për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqinë", u tha gazetarëve Donald Tusk, para samitit në Vjenë, ku diskutohet për migrimin.

Komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, sot në Vjenë, ka paraqitur qëndrim të kundërt me zotin Tusk, duke kërkuar që çfarëdo zgjidhje evropiane duhet të bazohet në "humanitet dhe dinjitet".

Ai i ka kritikuar anëtarët e BE-së se nuk kanë pasur gatishmëri për politikë të përbashkët për migrim.

Në samitin e Vjenës, pos Austrisë, Gjermanisë dhe Greqisë, marrin jesë edhe liderët e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë, dhe Hungarisë.

The post Tusk kërkon mbylljen e rrugëve ballkanike për migrantët appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje kundërshton referendumin në Bosnje

Posted: 24 Sep 2016 06:53 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar referendumin, siç e ka quajtur ajo jolegjitim, që është paralajmëruar të mbahet me 25 shtator në Bosnjë Hercegovinë nga Milorad Dodiku, Presidenti i "Republika Srpska".

Përmes  një njoftimi për media kjo lëvizje thotë mbajtja e tij nuk mund të pretendohet si mbrojte e vlerave të demokracisë në "një vend ku janë shfarosur njerëzit prej atyre që sot po e organizojnë këtë referendum".

"Ky referendum që ka si gurthemel krimin ndaj njerëzimit është zgjatim i këtij krimi në Bosnjë e Hercegovinë", shkruan në komunikatën e VV-së.

Sipas VV-së ky referendum po organizohet për të legjitimimin "Ditën e Republikës" së "Republika Srpska", e cila pati shpallur pavarësinë prej Bosnjës me 9 janar të vitit 1992, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e BH-së e shpall këtë referendum të jashtëligjshëm dhe diskriminues ndaj popujve joserbë të Bosnje Hercegovinës.

Sipas VV-së ky referendum shkon në drejtim të kundërt të zhvillimit shtetëror të Bosnje Hercegovinës.

"Degradimi i sovranitetit të Bosnje Hercegovinës, dhe rikthimi i politikave ekspansioniste të Serbisë, përbëjnë një kërcënim direkt për sigurinë në të gjitha vendet e Ballkanit. Kjo ngjarje është kambanë alarmi për mbarë Evropën. Prandaj, mbajtja e këtij referendumi duhet kundërshtuar me çdo kusht", përfundon komunikata e VV-së./Insajderi.com

The post Vetëvendosje kundërshton referendumin në Bosnje appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :