Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Pokemon – 50 milionë instalime bëjnë 500 milionë dollarë” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Pokemon – 50 milionë instalime bëjnë 500 milionë dollarë” plus 19 more


Pokemon – 50 milionë instalime bëjnë 500 milionë dollarë

Posted: 10 Sep 2016 09:45 AM PDT

Loja ka qenë aplikacioni më i shkarkuar në javën e parë të daljes në treg dhe në të njejtën kohë ka qenë aplikacioni që më së shpejti ka arritur 50 milionë instalime në Google Play Store.

Tani, Pokemon Go është vlerësuar të jetë loja që më së shpejti ka arritur të sjell 500 milion dollar të hyra.

 Loja mund të arrij miliardin e parë në të hyra deri në fund të këtij viti, nëse ritmi i tanishëm vazhdon të qëndrojë.

The post Pokemon – 50 milionë instalime bëjnë 500 milionë dollarë appeared first on INSAJDERI.

Kim Kardashian argëtohet në New York

Posted: 10 Sep 2016 09:31 AM PDT

Si gjithmonë, ajo dukej shumë seksi, ndërsa ishte e shoqëuar nga motrat, disa mikesha dhe bashkëshorti Kanye West, i cili perfrmoi në këtë mbrëmje.

Kendall e Kylie Jenner tërhoqën po aq vëmendje sa edhe motra e tyre e madhe, ndërsa Kanye këndoi bashkë me vjehrren Kris Jenner.

kimi

The post Kim Kardashian argëtohet në New York appeared first on INSAJDERI.

Erion Veliaj i jep ‘Çelësin e Qytetit’ Bebe Rexhës

Posted: 10 Sep 2016 09:27 AM PDT

Kryebashkiaku i Tiranës i dorëzoi "Çelësin e Qytetit" këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexha, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, si dhe i shprehu asaj mirënjohjen për ardhjen në kryeqytetin e Shqipërisë.

Gjithashtu, Veliaj nderoi me simbolin e "Kullës së Tiranës" Dj e famshëm anglez, Fatboy Slim (Norman Cook), i cili me muzikën e tij është i njohur në Shqipëri që nga vitet 1990.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndihej shumë i lumtur që mirëpriti dy yje të muzikës botërore në Tiranë, dhe se në një vit kryeqyteti i Shqipërisë është kthyer në një ndalesë të rëndësishme për këngëtarë të famshëm botërorë.

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte e fundit që vizitoi Tiranën duke performuar në sheshin "Nënë Tereza".

Bebe Rexha dhe DJ i famshëm anglez, Fatboy Slim performuan në mbrëmje në sheshin "Nënë Tereza" për mijëra të rinj në festivalin "Electronic Beats" organizuar nga "Telecom Albania".

The post Erion Veliaj i jep ‘Çelësin e Qytetit’ Bebe Rexhës appeared first on INSAJDERI.

Putin: Na e jepni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën

Posted: 10 Sep 2016 09:26 AM PDT

Këtë herë, sipas ditores serbe Blic, Putini – përfaqësue i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën – ka pranuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit, siç ka ndodhur me rastin e Krimesë. Ndaj, Putini kritikon Perëndimin se te njëri rast po e respekton vullnetin e popullit e te tjetri jo.

Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se Putini po mbron interesat e shtetit të tij, njofton Telegrafi, shkruan Gazeta Online Insajderi.

"Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime është e njëjtë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën", ka thënë ai.

"Deklarata e Putinit thotë: nëse na e pranoni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Bile, është çështje kohe kur Rusia do të zhbllokojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që këtë veprim do ta shpërblejë Perëndimi". /Insajderi.com

The post Putin: Na e jepni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Cazorla shpëton Arsenalin, skuadra e Behramit fiton bindshëm

Posted: 10 Sep 2016 09:13 AM PDT

Skuadra e Arsene Wenger ka fituar tre pikë në minutat e fundit të ndeshjes. Santi Cazorla realizoi golin e fitores në minutën e 94′.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Southampton përmes futbollistit serb Dusan Tadic në minutën e 26′, ndërsa Arsenali barazoi poashtu në pjesën e parë, me golin eLaurent Koscielny në minutën e 41′.

Topçinjtë me këto tri pikë të fituara mbërrijnë në kuotën e 7 pikëve në katër ndeshje këtë stinor.

behra

Fitore në Premier Ligë ka shënuar edhe skuadra e Valon Behramit, Watford, e cila mposhti West Hamin me rezultat 4-2 si mysafir. Behrami u paraqit tërë takimin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42′. /Insajderi.com

The post Cazorla shpëton Arsenalin, skuadra e Behramit fiton bindshëm appeared first on INSAJDERI.

Pacolli sqaron përse ishte në Vatikan krah për krah me Thaçin e Mustafën

Posted: 10 Sep 2016 08:58 AM PDT

“Unë kam qenë pjese e delegacionit te Republikës se Kosovës dhe si i tille, për mua Kosova është mbi të gjitha", ka shkruar Pacolli në Facebook, duke iu përgjigjur një qytetari i cili e pyeste se pse ishte afër Thaçit e Mustafës në Vatikan.

 

"Unë jam ai qe jam,para botes Kosova duhet te jetë kompakte e unike. Përcaktimet e brendshme politike i takojnë Kosovës por jo komunitetit ndërkombëtare", ka shtuar Pacolli.

Behgjet Pacolli, aktualisht, është Kryetar i AKR'së derisa partia e tij udhëheq me dy prej komunave kryesore në Kosovë – Mitrovicën e Gjakovën. Në zgjedhjet e fundit nacionale s'kishte arritur të bëhej pjesë e Parlamentit, pasi partia e tij s'e kaloi pragun zgjedhor. /Insajderi.com

The post Pacolli sqaron përse ishte në Vatikan krah për krah me Thaçin e Mustafën appeared first on INSAJDERI.

Sfidat e institucioneve për deradikalizimin në Kosovë

Posted: 10 Sep 2016 08:47 AM PDT

Në kuadër të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, dikastere të caktuara të Qeverisë së Kosovës, janë duke punuar në projekte, të cilat do të zbatohen me qëllim të deradikalizimit të personave pjesëmarrës në luftëra të huaja, të atyre që janë të dënuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, familjarëve të tyre, por edhe personave në përgjithësi që bartin ide radikale dhe të ekstremizmit fetar.

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se tash e një vit, institucionet e Kosovës kanë iniciuar fushatë, siç e e quan ai, agresive kundër radikalizmit, fushatë e cila po vazhdon edhe tash.

Por, në këtë kuadër, sipas tij, përveç parandalimit të shtrirjes së ideologjisë radikale dhe të ekstremizmit të dhunshëm, janë duke u bërë përpjekje që institucionet t'i qasen konkretisht deradikalizimit të personave që janë, siç thuhet, të ngarkuara me ide radikale, kryesisht fetare.

"Këto ditë jemi duke punuar në hartimin e projekteve, së bashku me Institutin Ndërkombëtar të Drejtësisë. Jemi duke punuar në hartimin e projekteve konkrete për deradikalizim, përkatësisht për ri-integrimin dhe integrimin e qytetarëve të radikalizuar të Kosovës, që janë aktualisht në burgje, apo qoftë edhe në liri, për t'i kthyer ata në shoqëri, të deradikalizuar. Do të thotë, për t'i përgatitur ata për t’u kthyer në shoqëri si qytetarë të devotshëm të këtij vendi", thotë Hyseni.

Në anën tjetër, kohë më parë, Edon Miftari, këshilltar për Siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, kishte paralajmëruar se çështja e deradikalizimit të personave që bartin ideologji radikale, si dhe mundësia e ri-integrimit të tyre në shoqëri, është pjesë e Strategjisë Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

"Në fakt, objektivi i katërt i kësaj strategjie, ka të bëjë pikërisht me rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave të radikalizuar ose që konsiderohen persona që kanë pasur qasje në luftërat në Lindjen e Mesme ose të indoktrinuar dhe të cilët mund të përbëjnë rrezik për vetveten apo për edhe për shoqërinë", kishte thënë Miftari.

Por, njohësit e rrethanave të sigurisë në vend, vlerësojnë se institucionet e Kosovës, sidomos ato qeveritare, ende nuk i janë qasur konkretisht çështjes së deradikalizimit të personave që bartin ide radikale fetare.

Si duhet qasur procesit të deradikalizimit?

Vesë Kelmendi, hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se institucionet e vendit duhet të bazohen në praktikat e vendeve që tashmë kanë aplikuar programet konkrete për deradikalizim Shembull konkret ajo merr shtetin e Danimarkës, i cili, sipas saj, ka nisur të punojë për derdikalizimin e personave të dënuar për radikalizëm, brenda përbrenda burgjeve në këtë vend.

"Qeveria e Kosovës, sa kam unë informacione, ka filluar me dy nisma që për qëllim kanë ri-integrimin dhe deradikalizimin e ish-luftëtarëve në luftëra të huaja dhe familjarëve të tyre. Mirëpo, në këtë aspekt, sa i përket se sa kanë filluar, nuk është bërë asnjë hap konkret në drejtim të personave që janë të kthyer (nga luftërat e huaja) apo që janë brenda burgjeve në Kosovë", thotë Kelmendi.

Në anën tjetër, Ismajl Hasani, profesor i Sociologjisë së religjionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se për t'iu qasur deradikalizimit të personave që bartin ide radikale dhe të ekstremizmit të dhunshëm fetar, është e nevojshme që në nivel qeveritar, mekanizmat institucionalë të Kosovës, të angazhohen në hartimin e një kurikule të veçantë, në të cilën do të përfshiheshin module specifike të ndara në dy cikle.

Në ciklin e parë, siç thotë ai, njerëzit me ekspertizë brenda qendrave korrektuese, duhet t'i zhvillojnë ato module brenda për brenda institucioneve korrektuese, me njerëzit që aktualisht vuajnë dënimin për vepra që ndërlidhen me terrorizmin dhe pjesëmarrjen në luftëra të huaja.

"Cikli tjetër i moduleve do të zhvillohej me ata, të cilët vjen koha kur mbarojnë vuajtjen e dënimit dhe normalisht që iu duhet një kohë relativisht e gjatë e risocializimit të tyre, përkatësisht ri-integrimit mbase të tërësishëm në rrjedhat normale të shoqërisë”, shpjegon Hasani.

Profesor Hasani shton se paralelisht duhet të punohet me familjarët e personave të dënuar apo edhe atyre që shteti nuk ka arritur t'i kapë, në mënyrë që t'i ruajë nga ndikimi i tyre eventual negativ .

"Në mënyrë që, sa është e mundur, të zbutet problemi i ndikimit të mëtejmë të radikalizmit të pjesës së mbetur të familjeve të këtyre njerëzve. Ata mund ta ushqejnë radikalizmin mbi bazën e sentimentit që kanë për anëtarin e familjes ose mbi bazën e shpëlarjes së trurit që bëhet përmes publikimeve të ndryshme në rrjeteve sociale, që arrijnë prej fushëbetejave", shton Hasani.

Edhe Kelmendi pohon se familjarët e personave me ide radikale, që kanë marrë pjesë në luftëra të huaja ose që vuajnë dënimin për një vepër të tillë,duhet të jenë subjekte të programeve për deradikalizim dhe ri-integrim.

Megjithatë, ajo shpreh mendimin se nuk mjafton një program i veçantë për t'iu qasur të gjitha subjekteve që kanë përfaqësuar idetë e dhunshme radikale.

"Pra, programi për deradikalizim apo ndaj ideve radikale, duhet të jetë me mundësi adaptimi për secilin individ, veç e veç, që potencialisht mund t'i nënshtrohen programeve. Është problem ta kemi vetëm një qasje, të njëjtë për të gjithë personat e radikalizuar, sepse duhet që këta persona të ndahen dhe të kategorizohen në bazë të së kaluarës ose asaj se sa janë të radikalizuar", pohon ajo.

Në këtë pikë, ministri Skënder Hyseni, thekson se përpjekjet për deradikalizim do të ndodhin sipas individëve, veç e veç, si dhe në periudha dhe në faza të ndryshme varësisht për rastet që trajtohen.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se që nga viti 2013 e deri në korrik të këtij viti, janë mbajtur nën vëzhgim 292 persona të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm ose përhapjen e radikalizmit fetar. Sipas tyre, janë iniciuar 87 raste, janë arrestuar 119 persona dhe janë bërë kallëzime penale për 219 persona. Rastet, sipas policisë, janë në faza të ndryshme të hetimeve. /REL

The post Sfidat e institucioneve për deradikalizimin në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Mourinho fajëson futbollistët për humbjen

Posted: 10 Sep 2016 08:32 AM PDT

Jose Mourinhos nuk i ka pëlqyer aspak paraqitja e futbollistë të tij në derbin lokal ndaj Manchester Cityt.

Kjo pasi, ata e kanë zhgënjyer me paraqitje të dobët sot, teksa nuk harron pa e cekur se kundërshtari ishte më i mirë.

"Ky është futbolli. Ndonjëherë lojtarët zhgënjejnë menaxherët, nganjëherë ata na japin surpriza të mëdha", ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes.

"Ata ishin shumë më mirë se ne. Ne kemi filluar lojën keq. Në vazhdim loja ishte e nivelit normal", përfundoi trajneri portugez. /Insajderi.com

The post Mourinho fajëson futbollistët për humbjen appeared first on INSAJDERI.

Kapen 10 mijë litra naftë gjatë tentim kontrabandimit

Posted: 10 Sep 2016 08:03 AM PDT

Sipas njoftimit, rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit “Man”, me ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës.

Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një  moment mirëpo  pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur.

"Pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësin  është ndaluar përkohësisht derisa maunja është dërguar në doganë", thuhet në njoftim.

Maunja dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. /Insajderi.com

The post Kapen 10 mijë litra naftë gjatë tentim kontrabandimit appeared first on INSAJDERI.

U vendos njohja reciproke e diplomave – ato do të mbajnë logon e BE-së

Posted: 10 Sep 2016 07:58 AM PDT

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë për bisedime në Bruksel janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave.

Përmes një komunikate për media delegacioni i Kosovës ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues i diplomave universitare  në të nivelit gjitha nivelet që janë lëshuar nga të dy shtetet. Këto diploma do të mbajnë logon e BE-së.

"Ky mekanizëm përbëhet nga ekspertë të fushës akademike të BE-së dhe diplomat e cerftifikuara do të mbajnë logon e BE-së. Pas certifikimit nga BE-ja, pastaj të dyja shtetet kanë detyrim të njohin dhe certifikojnë diplomat universitare të njëra- tjetrës ashtu siç e përcakton marrëveshja për diploma e arritur në Bruksel më 19 Janar 2016", njofton komunikata.

Ministrja Edita Tahiri inkurajon kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja.

Përmes kësaj komunikate u njoftua se takimi i radhës i grupit punës për vlerësimin e zbatimit të kësaj marrëveshje pritet të mbahet pas dy jave  ku palët do të takohen me partnerin zbatues të marrëveshjes SPARK dhe përfaqësuesit e BE-së. /Insajderi.com

The post U vendos njohja reciproke e diplomave – ato do të mbajnë logon e BE-së appeared first on INSAJDERI.

City paguan Joe Hartin që të largohet

Posted: 10 Sep 2016 07:49 AM PDT

Portieri anglez është huazuar te Torino, pasi Pep Guardiola nuk e kishte në planet e tij. Përkundër huazimit në Serie A, klubi anglez duhet ta paguajë pjesën më të madhe të pagës së Hart.

Prandaj, sipas The Sun, City është duke u përgatitur ta shesë portierin për një shumë më të ulët.

Po ashtu, ata do t'i ofrojnë anglezit nëntë milionë funte që ta ndërpresë kontratën e tij trevjeçare. /Insajderi.com

The post City paguan Joe Hartin që të largohet appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq e pranon, kushti për Kosovën më i vështiri për anëtarësim në BE

Posted: 10 Sep 2016 07:36 AM PDT

Ky kapitull e kushtëzon Serbinë që t'i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pa e konsideruar si pjesë të veten.

Këto komente Vuçiq i bëri pas takimeve që nga mbrëmë i nisi me komisionarin për zgjerim e BE-së për zgjerim e fqinjësisë të mirë, Johannes Hahn. /Insajderi.com

The post Vuçiq e pranon, kushti për Kosovën më i vështiri për anëtarësim në BE appeared first on INSAJDERI.

Ymeri: Regjimi u dorëzua më 1 shtator

Posted: 10 Sep 2016 07:33 AM PDT

Ai para strukturave të VV-së, ka thënë se kjo rezistencë që gjatë këtij viti ka filluar, mbështetet në peticionin e qytetarëve, në zërin e qytetarëve, në gazin e deputetëve me protesta.

"Të mos harrohet se kjo rezistencë kish me qenë e pamundur pa punën e aktivistëve dhe ju jeni meritorët që ia pamundësuat fitoren regjimit".

Ai foli për të arrestuarit, duke thënë se ata nuk iu nënshtruan regjimit dhe nuk u dorëzuan në betejën e tyre dhe e bënë që të dorëzohet regjimi, ashtu siç u dorëzua më 1 shtator.

"Është e drejtë të revoltohemi dhe të rezistojmë kur udhëhiqemi nga krimi. Më 1 shtator fituam një të vërtetë të drejtë. Rezistenca jonë vazhdon deri në lëshimin e shtetit nga klani kriminel. Ta luftosh regjimin e kriminalizuar nënkupton të kundërshtosh vendimet e regjimit të kriminalizuar. Të shiturit shesin dhe këta kriminel kanë treguar që mund të shesin", ka thënë Ymeri. /Insajderi.com

The post Ymeri: Regjimi u dorëzua më 1 shtator appeared first on INSAJDERI.

Shteti Islamik vret 10 persona në Irak

Posted: 10 Sep 2016 07:06 AM PDT

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në një qendër tregtare në Bagdad, bëjnë të ditur nga burime të sigurisë irakiane.

Sulmi është bërë me dy autobomba.  Makina e parë e parkuar pranë qendrës tregtare, ka shpërthyer në distancë, ndërsa e dyta është hedhur në erë nga një kamikaz.

Ndërkohë ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Sipas Shtetit Islamik, raporton sajti pranë Kalifatit Site, viktimat janë 40 shiitë dhe të plagosurit rreth 60. Sulmi është kryer nga dy autobomba në parkingun e qendrës tregtare të kryeqytetit irakian.

 

 

The post Shteti Islamik vret 10 persona në Irak appeared first on INSAJDERI.

Samsung shpjegon përse bateritë e Galaxy Note 7 po eksplodojnë

Posted: 10 Sep 2016 06:55 AM PDT

Kompania ka identifikuar këto bateri të prodhuara nga Samsung SDI e edhe ka gjetur shkakun e eksplodimit, ndërsa ka vendosur që të tërheq të gjithë 2.5 milionë Galaxy Note 7.

Nga kompania e Samsung kanë shpjeguar arsyen e eksplodimit: "Bazuar në hetimet tona, ne kemi mësuar se ka probleme me qelizat e baterisë".

Nuk është shpjeguar në detaje problemi se çfarë ndodh, por nëse anoda dhe katoda vijnë në kontakt direkt, rezultati nuk është i mirë.

The post Samsung shpjegon përse bateritë e Galaxy Note 7 po eksplodojnë appeared first on INSAJDERI.

Shkodran Mustafi debuton sot për Arsenalin

Posted: 10 Sep 2016 06:38 AM PDT

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, do të debutojë sot për Arsenalin.  Në "Emirates Stadium" në Londër, Arsenali pret Southamptonin, në një ndeshje që mund të shohë Arsenalin më afër kreut të tabelës.

Mustafi u transferua nga Valencia para disa javëve në Arsenal.

Ai do të jetë në qendër të mbrotjës përkrah Lauren Koscielnit./Insajderi.com

The post Shkodran Mustafi debuton sot për Arsenalin appeared first on INSAJDERI.

Kurti: Mbrojtëm Kosovën nga Mali i Zi e Serbia

Posted: 10 Sep 2016 06:32 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën një tubim me të gjitha strukturat partiake, ku liderët e saj thanë se kanë arritur që të mbrojnë Kosovën nga dy shtete: Mali i Zi e Serbia.

Duke iu referuar dështimit të votimit të demarkacionit më 1 shtator, Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, tha se beteja e tyre ka zgjatur rreth një vit duke shtuar se "Maratonën mund ta fillojnë shumë veta por pak e përfundojnë".

"Pra urime të gjithëve kjo fitore. Po të kalonte demarkacioni l, trupat e malit të zi do të patrullonin në parlament. Duke iu falënderuar manifestimeve protestave e kemi parandaluar çdo të keqe. Protesta jonë e ka mbrojtur shtetin por edhe e ka parandaluar luftën", ka thënë ai.

"Ne i zmbrapsëm dy shtete. Serbisë ia ndaluam asociacionin dhe Malit të Zi demarkacionin", ka thënë ish-lideri i Vetëvendosjes.

Në anën tjetër, kryetari Visar Ymeri ka folur për aktivistët e partisë që ai drejton, të cilët po mbahen në paraburgim si të dyshuar për terrorizëm.

"Regjimi po mban në burg aktivistë tanë sepse po mendojnë se me mbrojt shtetin janë terrorist. Ky regjim dëboi nga Kosova aktivistë tanë sepse po donë me bo spastrimin. Krejt këto sepse ne nuk u dorëzuam kurrë por e bëmë ne atë të dorëzohet si më 1 shtator", deklaroi Ymeri./Insajderi.com

 

The post Kurti: Mbrojtëm Kosovën nga Mali i Zi e Serbia appeared first on INSAJDERI.

Guardiola fiton duelin e parë ndaj Mourinhos në Premier Ligë

Posted: 10 Sep 2016 06:23 AM PDT

"Qytetarët" fituan me rezultat 2 me 1 dhe të gjitha golat janë shënuar në pjesën e parë.  Kevin De Bruyne dhe Iheanacho shënuan për City-n, ndërsa Ibrahimovic shënoi në fund të pjesës së parë për "Djajtë e Kuq".

Goli i Ibrahimovic erdhi pas një dalje të gabuar të portierit të "Qytetarëve" në zonën e rrezikshme.  Portieri Bravo ka shfaqur në disa raste pasiguri me qarkullimin e topit që kanë mundur t'i kushtojnë edhe me një tjetër gol.

City, që në lojë ishte pa sulmuesin kryesor Sergio Aguero, arriti që përveç dy golave të krijojë edhe së paku dy raste të mira të shënimit.  Golashënuesi i parë, De Bruyne, qëlloi shtyllën në minutën e 73 të ndeshjes pas një kundërsulmi të mysafirëve.

Kështu, Manchester City në katër ndeshjet e para ka pikë të plota, gjithsej 12 dhe do të vendoset në krye të tabelës./Insajderi.com

The post Guardiola fiton duelin e parë ndaj Mourinhos në Premier Ligë appeared first on INSAJDERI.

Ushqime që nuk duhen mbajtur në frigorifer

Posted: 10 Sep 2016 05:59 AM PDT

Nuk ka rëndësi çfarë iu është thënë frigoriferin dhe aftësitë e tij "magjike" ruajtëse. Janë disa ushqime të cilat nuk duhen mbajtur asnjëherë atje.

Domatja

Futja e domates në frigorifer do 'të ngrijë' dhe ndalojë edhe pjekjen e tyre. Kjo do të bëjë që shija e domates të humbasë.

Patatet

Mbajtja e patateve në frigorifer mund të ndryshojnë sasinë e sheqerit brenda saj. Kjo jo vetëm do të ndryshonte cilësinë e patates, por gjithashtu do të bënte që ajo të ketë shije shumë të ëmbël kur të gatuhet.

Qepët

Shoqata Ndërkombëtare e Qepës thotë se i vetmi rast kur mund t'i mbani qepët në frigorifer është kur doni të zgjasnin jetëgjatësinë e tyre. Përndryshe, mbajini ato në një vend të freskët dhe të thatë.

Buka

Ngrirja e përkohshme e një fete buke e ndalon atë përkohësisht të humbasë shijen. Por lënia në frigorifer e një buke përshpejton zhvillimin e mykut. Temperaturat e ulëta kristalizojnë niseshtenë e pranishme në bukë, duke bërë që ajo të humbasë shijen dhe vlerat ushqyese.

Bananet

Sipas 'A Moment of Science', bananet vijnë nga një klimë e ngrohët tropikale dhe nuk kanë asnjë mbrojteje natyrore kundër të ftohtit.

Hudhrat

Vënia e hudhrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, është ftesë për mykun. Mirë është që ato të ruhen në një vend të freskët e të errët, që nuk është frigorifer.

Pjepri

Pjepri mund të ruhet në frigorifer vetëm nëse është prerë. Derisa të ndodhë kjo, mbajeni jashtë tij. Kërkimet kanë treguar se duke e mbajtur pjeprin në temperaturën e dhomës, ruhen më mirë vetitë e tij antioksidante.

The post Ushqime që nuk duhen mbajtur në frigorifer appeared first on INSAJDERI.

Bebe Rexha nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ në Tiranë

Posted: 10 Sep 2016 05:09 AM PDT

Kryebashkiaku i Tiranës i dorëzoi "Çelësin e Qytetit" këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexha, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, si dhe i shprehu asaj mirënjohjen për ardhjen në kryeqytetin e Shqipërisë.

Gjithashtu, Veliaj nderoi me simbolin e "Kullës së Tiranës" Dj e famshëm anglez, Fatboy Slim (Norman Cook), i cili me muzikën e tij është i njohur në Shqipëri që nga vitet 1990.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndihej shumë i lumtur që mirëpriti dy yje të muzikës botërore në Tiranë, dhe se në një vit kryeqyteti i Shqipërisë është kthyer në një ndalesë të rëndësishme për këngëtarë të famshëm botërorë.

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte e fundit që vizitoi Tiranën duke performuar në sheshin "Nënë Tereza".

Bebe Rexha dhe DJ i famshëm anglez, Fatboy Slim performuan në mbrëmje në sheshin "Nënë Tereza" për mijëra të rinj në festivalin "Electronic Beats" organizuar nga "Telecom Albania".

The post Bebe Rexha nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ në Tiranë appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :