Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: ““Rama në 3 vite, 100 ditë selfie, 200 në avion, 300 në stadium, 400 ditë në burg”” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: ““Rama në 3 vite, 100 ditë selfie, 200 në avion, 300 në stadium, 400 ditë në burg”” plus 19 more


“Rama në 3 vite, 100 ditë selfie, 200 në avion, 300 në stadium, 400 ditë në burg”

Posted: 08 Sep 2016 10:10 AM PDT

Blushi u shpreh se tashmë janë bërë 1 mijë ditë të Ramës në pushtet dhe se në këto 1 000 ditë ai 100 ditë ka bërë selfie, 200 ditë ka qenë në avion, 300 ditë në stadium dhe 400 ditë në burg.

400 ditët e fundit Blushi sqaroi se bëhet fjalë për 6 muajt e parë të viti kur Rama burgosi qindra njerëz sepse nuk paguanin dot faturat e energjisë.

Fjala e plotë e Blushit në Kuvend:

Nuk mund te shenjohet me shemtuar tre vjetori i kesaj qeverije sesa me nje akt normativ qe propozon shkurtime te shpenzimeve publike dhe e fut ekonomine e vendit ne nje rruge te panjohur.

Propozimi qe vjen sot nga qeveria krijon dyshime te forta se rritja ekonomike ne muajt qe vijne do te jete shume e vogel per te mos thene e paperfillshme.

E di qe ekspertet e qeverise jane shume te ndjeshem kur vjen puna te rritja.Ne vitin 2013 ata parashikonin se do ta mbyllnin mandatin me 5 per qind rritje.Jemi me pak se nje vit nga skadimi i mandatit dhe rritja ekonomike mezi ka kaluar gjysmen e ketij parashikimi pra dicka me shume 2.5 per qind.Nuk jam i bindur nese ky vit do te mbyllet me tre per qind rritje, e megjithate edhe nese kjo ndodh do te ishte nje statistike e cila nuk i shton asgje ekonomise ne terma konkrete.

Por meqe jemi ekzaktesisht ne fund te vitit te trete te qeverise se rilindjes ja vlen te bejme nje bilanc.

Cfare ka ndodhur ne tre vjet?

Disa jave me pare, po shihja si e ben bota vleresimin per nje kryeminister.

Pas Brexit, kryeministri David Cameron dha doreheqjen.Natyrisht ishin me mijera kriktikat dhe gjykimet qe iu bene por ajo qe mbahet mend ishte vetem nje fjali e nje deputeti konservator i cili tha:sot iku nga puna nje njeri i cili i siguroi qytetareve britanike miliona vende pune.

Ja pra si i vlereson Evropa njerezit qe ngarkon me pushtet.

A mund te thuhet kjo per Rilindjen pas tre vjtesh pune?A ka njeri qe mund ta mbroje kete koalicion restorantesh se ka shtuar vendet e punes,se ka rritur ekonomine,se ka sjelle me shume investime, se ka futur me shume femije ne universtet,se ka garantuar shendetesine falas se ka ndryshuar modelin e te berit biznes,se ka nxjerre mijera njerez nga varferia dhe se ka rritur pagat apo pensionet.

Fatkeqesisht asgje ka keto nuk ka ndodhur dhe une mund t'ua marre me rradhe nese doni.

Po filloj me punesimin.

Parazitet veterane te Rilindjes qe folen se fundi ne kampet e lluksit ne Jale, perpara femijeve qe benin plazh thane se pothuajse e kemi arritur premtimin e 300 mije vende te punes.Materiali qe kemi sot perpara i paraqitur nga vete qeveria deshmon se papunesia ne vend, pas tre semetrave me rradhe ne ngritje, me ne fund eshte ulur me 0.8 per qind ne semetrin e fundit pra ne maj qershor.E megjithate, sipas ketij vleresimi ajo mbetet 223 mije vete.Kjo do te thote, gjithnje sipas qeverise se papunesia sot eshte afro 17 per qind cka perben papunesine me te larte ne Evrope dhe ne Ballkan.

Askush nuk e di sa vende pune ka hapur Rilindja ne tre vjet por ajo qe dime te gjithe eshte se nga Shqiperia kane ikur te pakten nja dyqind mije vete qysh se Rilindja ka ardhur ne pushtet qe do te thote se Rlindja ka hapur me shume vende pune jashte Shqiperise se sa ne Shqiperi cka eshte dicka me te cilen pa dyshim mund te krenohet.

Kalojme te varferia.

Kjo eshte nje teme per te cilen Rilindja nuk do te degjoje.A me thote dikush sa shqiptare ka nxjerre kjo qeveri nga varferia?Sa shqiptare te mjere kane sot me shume te ardhura se para tre vitesh per te blere, per te paguar shkollat, spitalet dhe buken e perditshme?Per fat te keq askush nuk e di.Nje veteran i Rilindjes thote se kemi rritur ndihmen e ekonomike.Ne fakt fatura sociale e Rilindjes eshte e persekutuara e madhe.Sa here ka shkurtime buxheti ajo copetohet dhe futet ne griresen e shpenzimeve publike.

Por nese nuk e dini ju them une sa te varfer ka Shqiperia:400 mije vete qe jetojne 400 leke te vjetra ne dite,500 mije pensioniste qe jetojne me afro 100 euro ne muaj.Ja pra sa eshte varferia.

Kalojme te Arsimi, se kjo eshte nje teme e madhe qe keto dite po kthehet ne ankth.Degjoj ministren qe thote kemi ndryshuar rregullat e hyrjes ne universitete.Nga ky sistem i ri kam kuptuar vetem dicka:femijet nuk shkojne ne universitete ne baze te dijes por ne baze te aplikimit.Pra ata kane mesuar tre vjet dhe kane marre rezultate te mira penalizohen sepse ministria ka ndryshuar tekniken e pranimit ne shkollat e larta.Une nuk pres qe Rilindja te korrektoje ndonje gje por cudija ime eshte si ka mundesi qe ne cdo vend qeveria kerkon te fuse me shume femije ne shkollat e larta publike ndersa ne Shqiperi qeveria ben cmos per te futur me pak.

Kjo qe po ndodh me arsimin ditet e fundit eshte nje teknike tipike e Rilindjes:te penalizon per ate qe di dhe te favorizon per ate qe dukesh.Pra humb shkollen per ato qe ke mesuar dhe e fiton per ato qe ke kerkuar.

Kalojme tek Ndertimtaria.Kjo eshte nje ceshtje per te cilen nuk mund te mos flas duke qeshur.Rilindjaketu ka bere nje cudi: ka krijuar mijera km filma qe shfaqin susksest e Rilindjes Urbane. Sa here qe me qellonte te merrja pjese ne ndonje nga eventet e Rlindjes deri para disa kohesh, aty shfaqej nje film.Me dukej vetja si ne kinemate e koheve te vjetra qe para filmit je i detyruar te shohesh nje dokumentar me draper dhe cekan me kazma dhe lopata.Cudija eshte se filmat mbi rruget e rilindjes jane me te gjate se vete rruget.A mund te ndodhe kjo?A ka vend qe prodhon me shume kilometra filma per rrugetse me shume kilometra rruge.

Per te treguar sa rruge ka bere Rilindja po marre nje rast. Rrugen qe lidh Elbasanin me Tiranen.Ne janar te vitit 2014 nje perfaqesues i Min transporteve tha ne komisionin e jashtem se ne fund te vitit 2014 rruga do ishte mbyllur.Para dy ditesh serish ne komisionin e jashtem nje tjeter perfaqesue e i kesaj ministrije tha se shpresojme te mbyllet breda vitit 2017.Jam i bindur qe nuk ka per te ndodhur.Per Rrugen e Elbasanit ne vitin 2017 do kete nje film por nuk do kete nje fund kjo eshte e sigurt.

I dhashe keto shembuj per te treguar se sa pak shprese duhet te kemi tek ndryshimi i ekonomise ne muajt dhe vitet qe vijne.

SIpas meje nuk ka shprese me kete model ekonomik i cili serish favorizon te pasurit ndaj te varferve,i cili serish bazohet tek taksa e sheshte,i cili nuk nderton por zbukuron,i cili nuk krijon por imiton.

Ky eshte modeli i Rilindjes.Rlindja eshte aftesija per te krijuar efekt pa punuar. Aftesia per te krijuar zhurme pa kenduar.Aftesija per te shitur pa prodhuar.

Shume njerez ne fakt me pyesin a ka ndonje gje qe Rlindja e ka bere mire dhe une sot dua ti pergjigjem.Po ka dicka qe Rlindja e ka kthyer ne perfeksion.

Ky eshte vokacioni per te krijuar evokacion.

Evokacioni eshte aftesija per te thirrur shpirtra apo fantazma permes nje rituali te caktuar.

Une besoj se Rilindja e ka kete aftesi. Ajo e therret fantazmen e Saliut sa here te doje.Diten dhe naten,ne dreke dhe pas dreke ne Tirane,ne Shkoder ne Vlore ne Kavaje dhe ne Diber.

Sa here Rilindja ka nje problem kryen nje evokacion.Therret Saliun ne ndihme.Dhe natyrisht Saliu si njeri i papertuar qe eshte nuk refuzon.Ai pergjigjet dhe e sjell fantazmen e vet.Edhe sot kjo po ndodh ne kete kuvend.Shqiptaret e kane votuar Rlindjen per ti qeverisur,por ajo eshte kthyer ne nje ritual okult:therret fantazmat ne ndihme dhe keshtu huton njerezit derisa te mbarojne zgjedhjet.Dhe kjo ceshtje me sa duket nuk ka zgjidhje sepse as Rlindja nuk heq dore nga vokacioni i evokacionit dhe as Saliu nuk ka ndermend te heqe dote nga te qenit nje fantazem qe ndihmon Rilindjen.

Ky eshte i vetmi ndryshim i Rilindjes me PD.Te dyja therresin ne ndihme Saliun sa here kane nje problem.Por njera e quan fantazem tjetra e quan shpirt.

Por nese doni te kuptoni se cfare ben Rlindja per ekonomine po ju jap nje te dhene tjeter.

E keni degjuar ndonjehere Edi Ramen te flaseper ekonomine,per taksat,per pagat,per pensionetdhe per investimet e huaja?Pothuajse asnjehere.Ky flet per gjithshka perfshi krizat nderkombetare,vizat e kosoves,grushtin e shteti ne Turqi,zgjedhjet ne Amerike,ndeshjet e basketbollit ne NBA,librat e trajnereve te huaj,po per ekonomine shqiptare pothuajse kurre.

Ceshtja nuk eshte vetem se nuk di por sepse ekonomija nuk eshte prioritet i tij.

Qe te bindeni po perpiqem tju jap nje statistike.Sot kjo qeveia ka kaluar 1000 dite ne pushtet.A e dini si ndahen 1000 ditet e Edi Rames?

100 dite ne selfi. 200 dite ne avion.300 dite ne stadium dhe 400 dite ne burg.

Qe ta spjegoj kete ceshtjen burgut se e di qe shume njerez do habiten.

Edi Rama eshte marre shume me burgjet.Pjesen me te madhe te ketij 400 diteshi qe ja ka dedikuar burgjeve,ka futur ne burg ata qe nuk paguanin energjine dhe ata qe ndertonin ndonje mur pa leje.E mbani mend kur thoshte burg burg burg, pa pushim.Dhe kete premtim e mbajti.Me sukses.Disa njerez vdiqen per shkak te kokefortesise se tij te njohur per te mbajtur fjalen e dhene.

Megjithate do isha i padrejte sikur te te mos e thosha te verteten deri ne fund.

Nje pjese te madhe te kohes qe ai ia dedikoi burgut nuk e harxhoi vetem per te futur njerez ne burg.AI edhe ka nxjerre disa njerez nga burgu dhe kete merite duhet tia njohim.Edi Rama ka nxjerre disa shoke nga burgu.Ka nxjerre deputete,kryetare bashkish njerez qe kane perdhunuar dhe kane vrare me doren e tyre.Ata sot jane aq te lire sa mund ta votojne dhe ta duakstrokasin reformen ne drejtesi duke i dhene asaj shijen dhe dimesionin e pritshem nga gjithe nderkombetaret.

The post "Rama në 3 vite, 100 ditë selfie, 200 në avion, 300 në stadium, 400 ditë në burg" appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje: Shpend Maxhuni kontrollohet nga pushteti

Posted: 08 Sep 2016 09:59 AM PDT

Shpend Maxhuni është person i kontrolluar nga pushteti dhe si i tillë nuk do të duhej t'i jepet edhe një mandat tjetër në krye të Policisë së Kosovës.  Kështu ka vlerësuar Lëvizja Vetëvendosje vendimin e Qeverisë së Kosovës që t'i vazhdojë edhe një mandat Maxhunit në krye të Policisë.

Vetëvendosje thotë se fakti që Maxhuni kontrollohet nga politika është vërtetuar edhe përmes Dosjes së Shefave, një seri përgjimesh të zyrtarëve të lartë të PDK-së të publikuara nga Insajderi, ku ndër të tjerash dëgjohet se si nënkryetari i kësaj partie Adem Grabovci i dërgon Maxhunit listë me persona që duhet të punësohen në këtë institucion.

Kjo parti po ashtu ka fajësuar Maxhunin për ndërhyrjen e policisë në zyret e Vetëvendosjes pas një protestë më 28 nëntor të vitit të kaluar.

"I njëjti ka zbatuar urdhra e klanit Pronto për ta bastisur zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me 28 nëntor të vitit të kaluar, ku u tregua dhunë e terror i paparë. Si dhe janë bastisur shtëpitë e aktivistëve, siç është rasti me arrestimin e 6 aktivistëve këtyre ditëve, të cilëve iu mveshen akuza për terrorizëm pa asnjë fakt të vetëm", thuhet më tej nga Vetëvendosje.

"Përveç këtyre shkeljeve, mandati i kaluar i Maxhunit është përcjellur me skandale të shumta, që nxjerrin një përfundim se integriteti profesional i tij është barabartë me zero, dhe se qëndrimi i tij edhe për pesë vite në krye të Policisë, e ulë edhe më shumë besimin në këtë institucion dhe kredibilitetin e tij.

Me gjithë këto skandale, është e qartë dhe e kuptueshme se Shpend Maxhuni përveçse nuk duhet ta ketë edhe një mandate në krye të Policisë, ai duhet të jap përgjegjësi për veprimet e tij, si pjesë e zinxhirit kriminal të klanit Pronto, thuhet në komunikatën e VV-së./Insajderi.com

 

The post Vetëvendosje: Shpend Maxhuni kontrollohet nga pushteti appeared first on INSAJDERI.

Hillary Clinton: Ky është prioriteti im si presidente

Posted: 08 Sep 2016 09:52 AM PDT

Ish-zonja e parë dhe ish-Sekretarja e Shtetit sulmoi më pas rivalin e saj, Donald Trump, duke theksuar se kandidati republikan "nuk ka një plan për mposhtjen e kalifatit islamik".

Sipas Clintonit, Trump madje "nuk është i kualifikuar sa ç'duhet për t'u bërë president i Amerikës dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura". Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ka shprehur edhe komente negative mbi ndërhyrjen e së mërkurës të kreut republikan mbi sigurinë kombëtare dhe luftën ndaj ISIS, duke e quajtur atë "një test të dështuar".

Gjatë tubimit, Trump kishte sulmuar gjeneralët amerikanë dhe u shpreh se do të kishte preferuar Putinin përballë Obamës, një pozicion ky që nga Clinton konsiderohet "jo vetëm antipatriotik dhe tepër agresiv, por edhe i tmerrshëm".

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë nuk është kufizuar madje edhe në denoncimin e pa-përgatitjes së supozuar të kundërshtarit të saj sa i përket luftës kundër Shtetit Islamik. Në konferencën për shtyp ajo nënvizoi se "ekzistojnë të dhëna se, ISIS shpreson në fitoren e Trumpit".

Ish-Sekretarja e Shtetit dënoi madje rivalin republikan Donald Trump gjatë kësaj të enjteje, për ato çfarë tha ai mbi gjithçka mësoi në seancat informuese të materialeve sekrete dhe të klasifikuara, duke e quajtur atë "totalisht të papërshtatshëm dhe të padisiplinuar".

Kandidatja foli për reporterët mëngjesin e sotëm, pas forumit mbi çështjet e sigurisë në Nju Jork, ku morën pjesë veçmas të dy kandidatët presidencialë.

Gjatë forumit televiziv të së mërkurës mbrëma, Trump tha se ishte "i shokuar" nga informacionet që mori gjatë procesit të informimit të tij. "Ajo çfarë mësova ishte se, udhëheqësi ynë Barack Obama nuk kishte ndjekur atë çfarë i kishin thënë ekspertët tanë të bënte", tha Trump.

"Unë nuk do të komentoja kurrë, asnjë aspekt të informacioneve të inteligjencës që do të merrja", tha Clinton./ Top Channel

The post Hillary Clinton: Ky është prioriteti im si presidente appeared first on INSAJDERI.

Ronaldinho pensionohet nga futbolli vitin e ardhshëm

Posted: 08 Sep 2016 09:29 AM PDT

Ish-lojtari i Brazilit, Barcelona-s dhe Milan-it, Ronaldinho, ka lajmëruar se do t'i japë fund shumë shpejt karrierës së tij si futbollist profesionist. 36-vjeçari është një nga lojtarët e pakët që ka fituar Champions League dhe Kupën Libertadores, pa harruar Kupën e Botës me Brazilin në 2002-in.

Por duke parë se nuk ka arritur të përshtatet tek asnjë ekip që nga largimi nga Atletico Mineiro në 2014-ën, ai beson se ka ardhur momenti të largohet. "Jam një plak tani, jam 36 vjeç", ka thënë ai para gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar në Neë York.

Nuk jam më 26 dhe po mendoj t'i jap fund. Plani është të luaj edhe një vit tjetër". Dinho ka folur edhe për atë që mund të bëjë në të ardhmen, duke zbuluar se mund të ndërmarrë një karrierë në botën e muzikës.

"Kam shumë projekte, që kanë lidhje me muzikën dhe futbollin që, siç e dini, janë dy pasionet e mia", ka thënë ai. "Po mendoj të merrem me gjëra të reja që më kanë pëlqyer gjithmonë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë", ka thënë Ronaldinho.

 

The post Ronaldinho pensionohet nga futbolli vitin e ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Kosovarët, të uritur për iPhone 7

Posted: 08 Sep 2016 09:23 AM PDT

Do të mbërrijë në Prishtinë me 23 shtator. Dy javë pasi u prezantua në Amerikë dhe nga atje në të gjithë botën.

Është një prej serive më të shtrenjta të telefonave iPhone por është destinuar në një nga vendet më të varfra në Evropë.

iPhone 7 është seria e parë e telefonave të Apple që shitet zyrtarisht edhe në Kosovë.

Përderisa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë në pah shkakun e vendosjes së Kosovës në listën e vendeve zyrtare ku shitet produkti më i ri i Apple, duke aluduar në faktin se Kosova është ku shiten më së shumti produkte të Apple në Ballkan.

Përpos Kroacisë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, asnjë shtet tjetër ballkanik nuk është në listën e vendeve ku shiten iPhone 7.

"Pritjet tona janë që modelet e reja të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus të debutojnë në IPKO më 23 shtator", ka thënë  Alban Kastrati nga IPKO, telefonia mobile që është pika zyrtare e shitjes së këtij telefoni në Kosovë.

Dhe interesimi është i madh. Ashtu sikurse ka qenë për seritë e tjera të iPhone, sidomos pas serisë së 5-të.

Çmimet astronomike që sillen rreth 800 dollarë janë përmendur si shifër sa kushton iPhone 7 në Amerikë dhe Evropë, por në Kosovë nuk është përcaktuar ende.

"Gjithçka varet nga koha e dërgesave që i bën Apple në Evropë, siç varet edhe çmimi dhe sasia që Apple ofron për modelet më të reja të iPhone", ka thënë ai.

Lansohet iPhone 7, por nuk ka kufje

Kosovarët, të uritur për iPhone 7

Kastrati është i sigurt në suksesin e iPhone 7 por jo vetëm IPKO i gëzohet serisë së re të tlefonëve të Apple.

Biznes të mirë nga ky telefon i ri, kanë edhe dyqanet e telefonave në Kosovë.

Sidomos ata në Prishtinë.

Yllzen Gashi, pronar i mobilshop "Giyo" që gjendet në rrugën kryesore të kryeqytetit, aty ku kanë zënë vend një seri e dyqaneve të tilla, i tha Insajderit, se çmimi i një iPhone varësisht prej serisë,  në Kosovë, kushton duke filluar nga 50 euro deri në 550 euro.

Sipas tij, interesimi i njerëzve për këtë markë ka nisur qysh të enjten, një ditë pas prezantimit.

"Ka pasur njerëz që kanë ardhur e kanë pyetur se kur mund të vijnë iPhone 7", tha pronari i një mobi-shopi që nuk deshi të flas me emër.

Ai e pranon se çmimet e telefonave të Apple janë shumëfish më të lartë se standardi i të ardhurave në Kosovë por kjo nuk i pengon ata që të blejnë këta telefon.

Të ardhurat mesatare të kosovarëve janë 3 fish më të ulëta sesa çmimi i përafërt i telefonit iPhone 7.

Por sipas Apple, i cili dje lansoi serinë e 7 të telefonave të mençur iPhone, ky çmim është më i përshtatshmi.

Por kritikët dhe ekspertët e teknologjisë kanë dyshime nëse suksesi i iPhone 7 mund t'i afrohet suksesit të telefonave të mëparshëm të kësaj serie./Insajderi.com

Produktet e reja të Apple: Si të ishit në sallë

Kosovarët, të uritur për iPhone 7

The post Kosovarët, të uritur për iPhone 7 appeared first on INSAJDERI.

Edi Rama: Po luftojmë seriozisht kundër drogës

Posted: 08 Sep 2016 09:09 AM PDT

Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje ka akuzuar opozitën se ka bërë një "propagandë të madhe" me çështjen e kultivimit të hashashit.

Duke iu referuar komunikatave të policisë kur në pushtet ishte qeveria e djathtë, Rama ka deklaruar se asgjësimi i sipërfaqeve me kanabis atëherë ishte minimal.

"Në vitin më të mirë të qeverisjes së PD u asgjësua vetëm 7 për qind e sipërfaqeve me hashash", ka thënë Rama, duke i bërë kontrast pretendimeve të opozitës me ndërhyrjen në Lazarat.

"Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, të cilën ne e shkatërruam", ka thënë ai, për të shtuar se kurrë më parë lufta kundër drogës nuk ka qenë kaq serioze. "

Ky fenomen po luftohet seriozisht që kur erdhi në pushtet kjo qeveri dhe kur u vu në detyrë ky ministër i Brendshëm", ka thënë Rama, duke iu referuar Saimir Tahirit.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur deputetja e PD, Jozefina Topalli, e cila ka thënë: "Zoti kryeministër, ky ishte fjalimi më qesharak i yti. Askush nuk i beson ato që the. Hashashi do të jetë njolla jote e turpit"

The post Edi Rama: Po luftojmë seriozisht kundër drogës appeared first on INSAJDERI.

23 vjet burgim ndaj të pandehurit për vrasje te rëndë

Posted: 08 Sep 2016 08:53 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 23 vjet burgim të pandehurin B.M, i cili akuzohej për vrasje të rëndë.

Në vitin 2014, ai me dashje ka privuar nga jeta dy persona duke shtënë katër herë me armë në drejtim të tyre.  Deri tek vrasja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje, njofton gjykata.

Siç njofton Gjykata, përveç vrasjes, ai akuzohej edhe për përdorim të armës si dhe posedim i paautorizuar i armëve.

"I ndjeri fillimisht nuk kishte lejuar  që të lidhin martesë i pandehuri me të ndjerën S, diten kritike djali i të ndjerit A me veturën e tij kishte lëvizur para dyerve të shtëpisë së të pandehurit,me te vërejtur këtë i pandehuri kishte komunikuar me telefon me të ndjerin dhe nga ai kishte kërkuar shpjegim 'Pse djali juaj po jep shllajfa me veturën para dyerve te shtëpisë' dhe pas një konflikti verbal në mes tyre e ndërprenë telefonin, i pandehuri I revoltuar ka marr pushkën gjysmë automatike, ka shkuar tek shtëpia e të ndjerëve , është ofruar afër ballkonit tre shtëpisë ku te ndjerët ishin duke qëndruar në ballkoni e shtëpisë se bashku me Habibe dhe A.M dhe ka shtëne dy here ne drejtim të të ndjerit R duke I shkaktuar plage vdekje  prurës," sqaron Gjykata përmes një komunikate.

"Kurse dy herë ka shtëne në të ndjerën S, duke I shkaktuar plage vdekje prurësve dhe atë një here e ka goditur  ne regjionin e syrit te majte dhe një here ne regjionin lumbal te majta, si pasojë e këtyre plagëve të ndjerët ndërrojnë jete ne vendin e ngjarjes", vazhdon tutje komunikata./Insajderi.com

 

The post 23 vjet burgim ndaj të pandehurit për vrasje te rëndë appeared first on INSAJDERI.

Rita Ora, mahnitëse në javën e modës në New York

Posted: 08 Sep 2016 08:17 AM PDT

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka sjellë pak glamur të Hollywood-it në Javën e Modës në New York.

Të mërkurën mbrëma krijuesja e hitit "Shine Ya Light" arriti në festën e organizuar nga Tom Ford.

Ylli nga Kosova shfaqi linjat e saj në disa poza, ndërkohë që mbante të veshur një fustan të shndritshëm me ngjyrë metali.

 

The post Rita Ora, mahnitëse në javën e modës në New York appeared first on INSAJDERI.

Marcello Lippi bëhet trajneri më i paguar në botë

Posted: 08 Sep 2016 08:05 AM PDT

As Milani e as Federata Italiane e Futbollit nuk do të jenë në të ardhmen e trajnerit Marcello Lippi, që ka vendosur të rikthehet të drejtojë një ekip në Kinë.

Ish-trajneri i kombëtares italiane do të drejtojë sërish skuadrën e Guangshou, detyrë të cilin e ka mbuluar edhe dy sezone më parë.

Sipas të përditshems italiane "Corriere dello Sport", trajneri italian do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro, duke u bërë kështu trajneri më i paguar në botë.

Falë kësaj kontrate, Lippi kalon edhe trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, që fiton 19 milionë euro në sezon. Lippi u largua nga stoli i ekipit të Guangzhoi në shkurt të 2015-ës, duke ia lënë vendin një tjetër italiani, Fabio Cannavaro. Por pas një viti e gjysmë, ai rikthehet te skuadra kineze, kun ë përvojën e parë fitoi gjithçka: Një Champions League të Azisë dhe një kampionat të Kinës. Sipas zërave, Lippi do të përfitojë 20 milionë euro në sezon, ndërkohë që pritet vetëm zyrtarizimi. Marrëveshja u arrit në Ibiza, aty ku ndodhej trajneri italian, pas takimit me presidentin Liu Jong Zhuo.

The post Marcello Lippi bëhet trajneri më i paguar në botë appeared first on INSAJDERI.

Arratisje spektakolare nga stacioni i policisë

Posted: 08 Sep 2016 07:57 AM PDT

Një 25 vjeçar është bërë protagonist i një arratisje spektakolare nga një stacion policie në Las Vegas të premten e kaluar.

Alonso Perez, një i dyshuar për vrasje, ishte i mbyllur në një dhomë ku do të merrej në pyetje, ndërsa ishte i prangosur.

Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, duket mënyra që ka përdorur 25 vjeçari për t'u arratisur. Alonso Perez ka arritur të këpus prangat, ku njëra prej të cilave ishte e vendosur në një ganxhë në një tavolinë të palëvizshve, ndërsa tjetra në dorën e tij.

Ai ka përdredhur me forcë deri në atë pikë sa i ka këputur. Më pas, personi i akuzuar për vrasje është ngjitur në një karrige dhe ka arritur përmes tavanit të dalë nga dhoma ku po qëndronte. 25-vjeçari dhe pse i lidhur me zinxhirë në këmbë arriti të vjedh një kamion në ambientet e rajonit të policisë dhe me të të arratiset. Kamioni u gjet më pas disa kilometra larg Las Vegasit i braktisur.

Megjithatë, arratisja e Alonso Perez, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 30 vjeçarit Mohammed Robinson, nuk ka zgjatur shumë, pasi këtë të martë ai është riarrestuar nga policia. Tashmë, përveç akuzave për vrasje mbi 25 vjeçarin do të shtohet edhe ajo e arratisjes.

Arratisje spektakolare nga stacioni i policisë

https://youtu.be/uNeVwhARyws

The post Arratisje spektakolare nga stacioni i policisë appeared first on INSAJDERI.

LVV: “Pronto” shqiptoi padrejtësisht 30 ditë arrest shtëpiak për Glauk Konjufcën

Posted: 08 Sep 2016 07:16 AM PDT

"Ky pushtet që ishte duke e mbajtur padrejtësisht deputetin Konjufca ka vendosur ta bllokojë atë për t'ia ndalur hovin e kundërshtimit të "Prontos". Arrestimi dhe mbajtja e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në kohën e dëshmive dhe lulëzimit të krimit të organizuar të pushtetit, është frikë e pushtetit. Por, tashmë kjo nuk mund të krijojë kurrfarë hutie", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

"Policia dhe prokuroria, çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë që t'i bindesh klanit "Pronto" është shkelje e rëndë dhe nuk mund të vazhdojë gjatë", thuhet më tej në reagim.

"Mjegulla që duan ta krijojnë nuk po zë vend. Gjithçka është shumë e qartë. Ky demarkacion është i pambrojtshëm pasi gabimet e mëdha në këtë marrëveshje janë argumentuar nga shumë anë. Agresioni policor është shenjë që pushteti po bjen. Këto janë përpëlitjet e tij të fundit për ta ruajtur pushtetin kështu siç është. Brutaliteti i këtij pushteti do të përfundojë shumë shpejt sepse askush nuk do të jetojë me një shtet që krejt çka ofron janë taktikat policore", përfundon reagimi./Insajderi.com

The post LVV: “Pronto” shqiptoi padrejtësisht 30 ditë arrest shtëpiak për Glauk Konjufcën appeared first on INSAJDERI.

Tahiri: Grupi menaxhues për Asociacionin u krijua në vitin 2013

Posted: 08 Sep 2016 06:55 AM PDT

Edita Tahiri ministrja për Dialog e Kosovës ka demantuar lajmet se është formuar grupi menaxhues për Asociacionin dhe se për Asociacionin u diskutua në takimin e zhvilluar dje në Bruksel.

Përmes një komunikate për media, ministrja Tahiri ka thënë se grupi menaxhues për Asociacionin, është krijuar në vitin 2013 sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe sipas saj atë e ka krijuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës.

Sipas Tahirit ky grup është manipuluar nga Qeveria e Serbisë, duke u dërguar në Bruksel në përpjekje për tu takuar me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

“Unë për këtë çështje kam biseduar me zyrtarët e BE-së, të cilët në fakt nuk i kanë pranuar në takime, dhe as që i kanë lejuar të hyjnë në ndërtesën e Bashkimit Evropian, sepse BE-ja e ka parasysh që Asociacioni nuk është në agjendë, dhe e ka parasysh që pa u plotësuar kushtet tona nuk mund të zbatohet asnjë veprim për zbatimin e Asociacionit", ka deklaruar Tahiri.

Tahiri, ka shtuar se grupi menaxhues ende nuk ka marrë mandatin për të filluar punën, pasi sipas saj nuk janë plotësuar kushtet e palës Kosovare që lidhen me kodin telefonik dhe KOSTT-in./Insajderi.com

The post Tahiri: Grupi menaxhues për Asociacionin u krijua në vitin 2013 appeared first on INSAJDERI.

PDK: Komuna e Prishtinës shkeli ligjin për blerjen e autobusëve

Posted: 08 Sep 2016 06:26 AM PDT

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për manipulim me tenderin për blerjen e 51 autobusëve.

Triumf Sadikaj anëtar i kryesisë së PDK-së në Prishtinë përmes një konference për media ka thënë se i janë drejtuar Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik rreth dy çështjeve që sipas tyre janë kontestuese në tenderin e Komunës së Prishtinës.

Sipas tij në komision për përzgjedhjen e kompanisë fituese ishte i përfshirë edhe Dardan Sejdiu, "i cili është staf politik, dhe kjo me ligj nuk lejohet".

Sadikaj gjithashtu ka thënë  se tenderin e ka fituar kompani e cila ka qenë më e shtrenjtë për 1.1 milion euro se ofertuesit e tjerë. /Insajderi.com

The post PDK: Komuna e Prishtinës shkeli ligjin për blerjen e autobusëve appeared first on INSAJDERI.

Një koleksion i rrallë me foto të Nënë Terezës

Posted: 08 Sep 2016 06:24 AM PDT

Ajo do të jetë gjithmonë "Nënë Tereza". Kështu deklaroi Papa Françesku në ditën kur bamirësja shqiptare u shpall shenjtore.

Shqiptarët kudo në botë janë krenarë për Shën Terezën. Ky koleksion kaq i bukur nga Raghu Rai sjell disa foto nga jeta e Nënë Terezës.

The post Një koleksion i rrallë me foto të Nënë Terezës appeared first on INSAJDERI.

Ish-mesfushori i Arsenalit nënshkruan për Crystal Palace

Posted: 08 Sep 2016 05:48 AM PDT

Ish-mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini, i është bashkuar ekipit Crystal Palace pasi nënshkroi një kontratë një vjeçare.

32 vjeçari, që ka luajtur edhe për Milanin gjatë karrierës së tij, ka qenë pa ekip pasi Arsenali e liroi në fund të stinorit të kaluar, shkruan Sky Sports.

Ai ka thënë se Crystal është klub ambicioz dhe se mezi po pret që të luaj me bashkëlojtarët./Insajderi.com

The post Ish-mesfushori i Arsenalit nënshkruan për Crystal Palace appeared first on INSAJDERI.

Rrëfim për iPhone-in e parë – 9 vite pas

Posted: 08 Sep 2016 05:46 AM PDT

Po bëhen nëntë vjet në ditën që kur Apple kishte filluar shitjen e telefonit të parë "iPhone". Para se iPhone i parë të dilte në treg, telefonat e tjerë ishin gjysmë tastierë dhe gjysma ekran.

Faqet e plota të internetit nuk ishte e mundur të shfaqeshin në telefonat mobil, kështu që kompanitë ishin të detyruar për të ndërtuar versione më të dobëta të faqeve të tyre.

iPhone ndryshoi gjithçka.

E megjithatë përvojën e iPhone që ne të gjithë gëzojmë sot nuk ndodhi brenda natës. U deshën vite që Apple, të shtojë veçori në funksion. Nga standardet e sotme, iPhone i parë origjinal ishte një tullë e kotë.

Si një kujtesë se sa shume ka ndryshuar iPhone, që nga koha kur është lansuar në treg për herë të parë, ne kemi sjellë disa përditësime që janë bërë ndër vite tek iPhone.

Ka një mësim të rëndësishëm këtu: Njerëzit kanë tendencë për të gjykuar shpejt produktet në atë që ato mund dhe nuk mund të sjellin, duke dështuar për të llogaritur si produktet përmirësohen me kalimin e kohës. Siç tregon iPhone, është e mirë për të filluar me kufizime dhe gradualisht të zgjerohet produkti gjatë viteve.

Po, iPhone origjinal ishte një mrekulli. Si një kujtesë, këtu është ajo si si ishte konkurrenca në atë kohë.

Është interesante të shohim prapa dhe të shohim se si shumë karakteristika themelore kanë munguar në iPhone-in e parë.

Lidhja 2G ishte tepër e dobët për shkak se AT & T ishte i vetmi opsion transportuesi në dispozicion. Dhe AT & T ka pasur problemet e veta (me shumë rënie të rrjetit).

Nuk kishte market për programe siç është tani App Store, kështu që nuk kishte as Angry Birds, Instagram apo edhe Candy Crush!

U deshën tre vjet për Apple për të shtuar prerjen, kopjimin, dhe futjen e tekstit.

Për të organizuar iPhone tuaj ishte e mundur vetëm duke lidhur atë me kompjuter. Një gjë e tillë kishte zgjatur për pesë vjet!

Kamera ishte 2 Megapiksel! Me anë të kamerës nuk ishte e mundur për të bërë video me të.

Përktheu nga techinsider.io, Agan Kosumi

ffffffffff

The post Rrëfim për iPhone-in e parë – 9 vite pas appeared first on INSAJDERI.

Jamie Dorand heqë dorë nga “Fifty Shades of Grey”

Posted: 08 Sep 2016 05:22 AM PDT

Aktori Jamie Dornan, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e "Fifty Shades of Grey".

Ai ka përfunduar dy seritë e reja të filmit "Fifty Shades Darker" dhe "Fifty Shades Freed", por së fundi ka deklaruar se më nuk do të jetë pjesë e këtij filmi, ka thënë ai për "The Sun".

"Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave dhe e mbylla me kaq. Heq dorë përfundimisht nga "Fifty Shades"", ka thënë aktori.

Pavarësisht se Jamie arriti kulmin e suksesit me rolin e tij si Christian Grey duket se 34-vjeçari është i vendosur të heqë dorë nga ky personazh. /Insajderi.com

The post Jamie Dorand heqë dorë nga "Fifty Shades of Grey" appeared first on INSAJDERI.

Emërohet ekipi për themelimin e Asociacionit

Posted: 08 Sep 2016 05:18 AM PDT

Në bazë të marrëveshjes së arritur në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, qeveria e Kosova ka themeluar Ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky vendim është konfirmuar nga vet anëtarët e emëruar të këtij ekipi në përbërje, Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq.

"Ne jemi të kënaqur me vendimin final të Hashim Thaçit dhe kryeministrit Mustafa që më në fund, procesi i formimit të Asociacionit ka nisur nga pika zero. Ne kemi ardhur në Bruksel për t’i njoftuar bashkëbiseduesit tanë dhe opinionin ndërkombëtar me vizionin e një realiteti të ri, pozitiv në Kosovë që do të merren nga themelimi i Asociacionit", thuhet në deklaratën për media të këtij ekipi.

"Të drejtat kolektive politike të serbëve në Kosovë jenë themeluar plotësisht më në fund me këtë vendim", vijon deklarata.

Tutje, theksohet se pas themelimit të Asociacionit do të krijohen parakushtet e nevojshme për kthimin e mijëra serbëve në komunat me shumicë serbe, por edhe në vende të tjera në Kosovë.

Ky ekip menaxhues është prezantuar të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, ka konfirmuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ljubomir Maric, i cili është edhe koordinator i të gjitha aktiviteteve nga ekipi, me institucionet e tjera, njofton REL.

“Këtë herë, ky proces me të vërtetë fillon me mbështetjen e plotë të qeverisë në Prishtinë dhe të gjithë faktorëve relevantë politikë, e cila është shumë e rëndësishme për ne", ka ka thënë Mariq.

Emërimi i ekipit menaxhues, sipas komunikatës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është bërë në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nën mbështetje të plotë të bashkëpunëtorëve ndërkombëtar duke përfshirë OSBE-në dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të koordinojmë këtë proces në mënyrë adekuate dhe rregullisht do të informojmë opinionin publik për të gjitha aktivitetet.

 

The post Emërohet ekipi për themelimin e Asociacionit appeared first on INSAJDERI.

Policia mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

Posted: 08 Sep 2016 05:13 AM PDT

Qysh në javën e parë zyrtarët policorë janë duke mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave fillore me temën 'Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor', ku kryesisht po përfshihen nxënës të ciklit të ulët.

Përveç ligjëratave teorike në fushën e sigurisë në trafik, nxënësve po u shpërndahen edhe broshura me përmbajtje ilustruese të rregullave primare e elementare për sigurinë në trafik.

Këto ligjërata po zhvillohen nëpër hapësirat shkollore, ku në fazën e parë do të përfshihen shkollat fillore të cilat kanë qasje në rrugë rajonale dhe magjistrale.

Këto ligjërata kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik.

Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë si dhe lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor, ka njoftuar policia e rajonit të Mitrovicës./Insajderi.com

 

 

The post Policia mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Posted: 08 Sep 2016 04:59 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Gjilan ka arrestuar tre të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit më Njerëz i ka arrestuar këta persona, të cilët dyshohet  se e kanë trafikuar një femër.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com

The post Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :