Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Reagimet dhe prapaskenat e golit të Xhakës” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Reagimet dhe prapaskenat e golit të Xhakës” plus 19 more


Reagimet dhe prapaskenat e golit të Xhakës

Posted: 17 Sep 2016 09:30 AM PDT

"Raketa" e Granit Xhakës në ndeshjen e tij të katërt në Premier Ligë ka bërë që mesfushori kosovar të marrë vëmendjen e medieve pas ndeshjes që Arsenali e fitoi 4-1 si mysafir i Hull City-t.

Tabloidi britanik "Daily Mail" i jep fokus golit të kosovarit në titullin e artikullit të saj për ndeshjen sotme, raporton Gazeta Online Insajderi.

"Xhaka hap me stil llogarinë e tij në Premier Ligë, derisa topçinjtë mposhtin Hull Cityn", shkruan Daily Mail.

xhaku4

Derisa, në rrjetin social “Twitter” goli i Xhakës ka shkaktuar edhe momente qesharake. Tifozët e Arsenalit në këtë rrjet social kanë shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre për aktivizimin e futbollistit francez Francis Coquelin në vend të Xhakës, raporton Insajderi.

xhaku1

Kanali televiziv i tifozëve të Arsenalit, "ArsenalFan TV" është përkujdesur që të komentoj në gjuhën shqipe golin e kosovarit.

"Uau shumë mirë", shkruan "ArsenalFan TV", teksa e cilëson një "bombë" goditjen e 24-vjeçarit.

xhaku3

Edhe tifozët e Arsenalit që kishin udhëtuar në Hull, kanë shpaguar në njëfarë mënyrë golin e ish-mesfushorit të Baselit. Ata kanë krijuar një këngë për të pas super golit të shënuar në minutën fundit.

"Ka vetëm një Granit Xhaka", ishte kënga që tifozët e Arsenalit e përsëritnin në stadium, pas golit që ai shënoi.

xhaku2

Mesfushori i Zvicrës ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Arsenalin në Premier Ligë, ndërsa trajneri i “topçinjve” ka kërkuar durim për ambientimin e Xhakës në elitën e futbollit anglez. /Insajderi.com

The post Reagimet dhe prapaskenat e golit të Xhakës appeared first on INSAJDERI.

Shënjestra “shkatërruese” e Xhakës

Posted: 17 Sep 2016 08:55 AM PDT

Goli i mesfshorit të përfaqësueses së Zvicrës vulosi rezultatin pëfundimtar të takimit ndërmjet Hull Cityt dhe Arsenalit, 4-1 në të mirë të “topçinjve”.

Xhaka nuk startoi në këtë takim, por u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të. Ai ka luajtur nga fillimi vetëm njërën nga gjashtë ndeshjet e Arsenalit këtë stinor. /Insajderi.com

The post Shënjestra “shkatërruese” e Xhakës appeared first on INSAJDERI.

Për tre muaj 71 mijë kosovarë kërkuan punë, prijnë Prizreni e Prishtina

Posted: 17 Sep 2016 08:52 AM PDT

Më mirë nuk qëndrojnë as komunat e tjera.

Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë dhe problemi për të gjetur një punë të qëndrueshme, ka bërë që shumë qytetarë të aftë dhe të gatshëm për punë t'i drejtohen zyrave të punësimit, shkruan Express.

Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti, në Kosovë më shumë se 71 mijë kosovarë, i kanë vënë shpresat e tyre në zyrat e Punësimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i atyre që po kërkojnë punë në vend po rritet dita ditës.

Madje sipas statistikave numri i atyre që kërkojnë punë ka shënuar rritje gjatë muajit mars të 2016'ës.

127 mijë e 378 persona janë shënuar si punëkërkues aktiv vetëm gjatë marsit. Në shkurt kanë qenë 125 mijë e 106 persona që kanë kërkuar punë.  Përderisa në janarin e këtij viti kanë qenë 122 mijë e 913 punëkërkues. E totali i këtyre tre muajve po del të jetë 71 mijë e 975 punëkërkues në Kosovë.

Por pavarësisht kërkesave të mëdha për punë, ka pas shumë pak vende të lira të ku ata do të mund të futeshin.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë qenë 1 mijë e 118 shpallje për punë gjatë tre muajve në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket punësimit, sipas raportit, nga e gjithë popullsia në moshë pune, 26.9 për qind janë të punësuar. Shkalla e punësimit është më e lartë për meshkujt me 41 për qind krahasuar me femrat me 12.5 për qind.

Ndërkohë rreth 61 për qind e të rinjve konsiderohen si të papunë, kurse Kosova konsiderohet si vend me popullsi të re në rajon.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndërkaq, tregojnë se papunësia e përgjithshme në Kosovë është 35 për qind, ndërkaq, varfëria ekstreme 10 për qind. /Insajderi.com

The post Për tre muaj 71 mijë kosovarë kërkuan punë, prijnë Prizreni e Prishtina appeared first on INSAJDERI.

Punësimi në Danimarkë arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë puinëtore

Posted: 17 Sep 2016 08:29 AM PDT

"Papunësia e ka arritur nivelin e vet struktural.. Nuk ka rezerva punëtore në mesin e të papunëve," ka thënë kjo bankë në një raport, transmeton Express.

 

"Tashmë veç ekzistojnë shenja të presionit në tregun e punës. Indikacionet më të qarta janë raportimi për mungesa e punëtorëve në sektorët e ndërtimtarisë dhe prodhimit", sipas saj.

Papunësia e rregulluar sezonale ishte 4.2 për qind në maj të këtij viti, që kryesisht i përgjigjet papunësisë së "fërkimit" që vjen si shkak i njerëzve që kalojnë periudha të shkurtra të kohës në punë të ndryshme./Insajderi.com

The post Punësimi në Danimarkë arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë puinëtore appeared first on INSAJDERI.

Mel Gibson do të bëhet baba për herë të nëntë

Posted: 17 Sep 2016 08:16 AM PDT

Mel Gibson do të bëhet sërish baba. I radhës do të jetë fëmija i nëntë për aktorin 60-vjeçar, por i pari me të dashurën e tij 26-vjeçare, Rosalind Ross.

Çifti ka dy vite i lidhur dhe një burim tha për "People" se "Melit i pëlqen shumë të jetë prind" dhe se "mezi pret të ketë fëmijë me Rosalindën".

Mel Gibson ka 7 fëmijë (nga 17 në 36 vjeç) me ish-bashkëshorten Robyn Moore, me të cilën ka qenë i martuar plot 30 vjet. Ata u ndanë në vitin 2006.

Aktori i famshëm ka dhe një vajzë me ish të dashurën Oksana Grigorieva.

The post Mel Gibson do të bëhet baba për herë të nëntë appeared first on INSAJDERI.

Stankoviç bëhet zëvendëspresident i UEFA-s

Posted: 17 Sep 2016 08:05 AM PDT

Ai ka zgjedhur serbin e njohur Dejan Stankoviç për rolin e zëvendësit dhe këshilltarit të tij. Ish-futbollisti ka luajtur edhe me Interin në Serinë për shumë vite.

"Do të kemi një derbi me FIFA, sepse këshilltari i presidentit të FIFA-s është kroati Zvonimir Boban", ka thënë Ceverin.

Stankoviç është ish-futbollist i njohur në Evropë, dhe me përvojë ndërkombëtare me kombëtaren serbe. Ai është fitues i Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2010. /Insajderi.com

The post Stankoviç bëhet zëvendëspresident i UEFA-s appeared first on INSAJDERI.

Bibliotekari i varfër që i la universitetit ku punoi 4 milionë dollarë

Posted: 17 Sep 2016 08:01 AM PDT

"Ai mund të hante patatina për mëngjes, një sanduiç për drekë dhe në darkë ushqime të ngrira, sepse e vetmja gjë që kishte në shtëpi ishte një mikrovalë, – rrëfen konsulenti i tij financiar. – Ishte një njëri i pazakontë".

Morin punoi si bibliotekar në librarinë e universitetit të New Hampshire, në Britaninë e Madhe për më se 50 vjet, deri sa doli në pension në vitin 2014. Një vit më vonë ai ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare dhe trashëgiminë ia la universitetit ku punoi gjithë jetën… një shumë të pabesueshme prej 4 mln dollarësh, shkruan Gazeta-Shqip.

Askush nuk dyshoi ndonjëherë se bibliotekari zotëronte një pasuri të tillë. Shumë njerëz në kampusin e universitetit e kishin njohur atë, pasi ishte një njeri i qeshur, që gjithmonë i shmangej intrigave dhe mosmarrëveshje dhe shpesh fliste me studentët ndërsa thithte llullën e tij përpara ndërtesës së bibliotekës. Morin ia kishte dhënë gjithçka kishte universitetit, besimplotë se paratë do të përdoreshin për të bërë gjënë e duhur. "Ata do të dinë si t'i përdorin paratë", – kishte thënë ai duke buzëqeshur.

shkoll

100 mijë dollarë nga pasuria e tij iu dha bibliotekës së universitetit, ku Morin kishte punuar gjithë jetën. Shuma do të përdoret për të mbështetur projektet akademike të punonjësve dhe studentëve të bibliotekës si dhe për riparimin e ambienteve të saj multimediale. Bibliotekari gjithashtu dhuruar 1 milion dollarë nga shuma e përgjithshme për rikonstruksionin e plotë  të stadiumit të futbollit të universitetit.

Drejtuesit e universitetit planifikojnë t'i përdorin paratë e mbetura për të hapur një qendër karriere për të diplomuarit. Sipas drejtorit të saj, Robert do të ishte i lumtur nëse do ta kishte ditur se do të mund të ndihmonte mijëra studentë të arrinin sukses në karrierën e tyre.

"Nuk mund ta besonin atë që Bob kishte bërë për ne kur e zbuluam, – shpjegon zëdhënësi i universitetit. – Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës këtu, ishte i devotshëm ndaj universitetit dhe studentëve. Ai dëshironte të bënte diçka vërtetë të veçantë për ta, ndaj ia la trashëgiminë universitetit". /Insajderi.com

The post Bibliotekari i varfër që i la universitetit ku punoi 4 milionë dollarë appeared first on INSAJDERI.

Kadare zbulon letrat anonime kundër tij në Akademinë e Nobelit

Posted: 17 Sep 2016 07:45 AM PDT

Shkrimtari e ka në natyrën e tij rrëfimin historik, konstatimin, ruajtjen e një memorieje absolute për njerëz, ngjarje, vende…Bota letrare në Shqipëri këtë vit është e përfshirë në festimin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Është quajtur viti i Kadaresë. Festimet vazhdojnë në Prishtinë dhe Tiranë, jo duke hedhur këngë e valle, por duke njohur veprën, duke kuptuar e zbuluar shkrimtarin. Po ky vit e ka sjellë shkrimtarin edhe më shpesh në vendin e tij. Ai është një rast unik. Ka "bashkëjetuar" me diktaturën dhe ka sjellë antropologjinë e saj kur ishte në zenit.

I ka shpëtuar persekutimit, por jo censurës së veprës. Prej kohësh arkivat po zbulojnë e qartësojnë një situatë etike por edhe estetike mbi autorin dhe veprën, sidomos asaj që mbahet një nga veprat monument të krijimtarisë kadareane në diktaturë, "Dimri i vetmisë së madhe". Për herë të parë, këtë vit, ky roman pati një edicion kritik nga studiuesi Metteo Mandala. Vepra në dorëshkrim, kaloi një aventurë gjyqësore, pasi deri para pak vitesh mbahej me forcë nga e veja e ish diktatori. Kadare është shprehur se kishte frikë mos e digjte, pasi ishte e vetmja kopje që ekzistonte në dorëshkrim. I vetmi në origjinal. Ndërsa ka vlerësuar punën e studiuesit arbëresh, Mandalasë, mbi dorëshkrimin në dëshifrimin dhe zbulimin e tekstit.

"E kam shkruar dhe daktilografuar direkt dhe kam punuar mbi tekstet e daktilografuar. Ajo ishte kopje e vetme. S'ka tjetër. Mahnitem kur e shikoj, sa sa kam punuar, shkruar prishur e ndrequr. Ishte një tekst mjaft delikat. Donte shumë kujdes sepse për një fjali mund të të ikte gjithë libri…", ka rrëfyer shkrimtari për këtë anë të errët, të panjohur të procesit të veprës, si kulturë filologjike që kryhet për herë të parë për një autor bashkëkohor të cilit i ka "ardhur" vepra nga diktatura, nëpër shumë procese "censure", duke i shpëtuar kartonit.

Ky edicion kritik i "Dimrit të vetmisë së madhe" është vlerësuar si ngjarja e vitit, që ka përkuar me ditëlindjen e shkrimtarit. Por nga ana tjetër, botuesi ekskluziv i Kadaresë, "Onufri" brenda këtij viti boton dhe riboton 15 romane e novela në format të vogël, si një formë me e thjeshtë për lexuesin. Ky densitet veprimtarie letrare në 80 vjetorin e lindjes, merr me vete edhe përkimin tjetër me afrimin e ndarjes së çmimit Nobel. Para pak ditësh mediat ndërkombëtare kanë lançuar një listë me nominuesit e këtij viti, ku Kadare renditet sërish, edhe këtë herë në një listë të ngushtë, i pesti në kandidaturë për marrjen e çmimit.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë e ka propozuar sërish Kadarenë, në krye të këtij viti për të marrë çmimin Nobel në Letërsi. Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado, ka thënë se ai është një titull i merituar për shkrimtarin Ismail Kadare.

"Akademia e Shkencave dërgoi zyrtarisht, përsëriti edhe një herë tjetër, kërkesën në Komitetin e Nobelit të Akademisë Suedeze për t'i dhënë çmimin Nobel. Në këtë kërkesë ne kemi shtuar si argumente të tjera jo vetëm përmasat e jashtëzakonshme botërore që ka Kadare, faktin që vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë të botës, që për të kanë shkruar kritikë me vlerësime maksimale në vende të ndryshme të botës. Kadare është bërë pjesë e jetës shpirtërore të shumë popujve nëpër botë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë një shkrimtar për të marrë çmimin Nobel se sa të botohet në gjithë botën dhe të shkruajë vlerësime të larta për artin e tij kritikë të njohur nga gjithë bota, dhe që të marrë edhe shumë çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare" –ka deklaruar Floresha Dado.

Dhe ja ku jemi, mbi 15 vite që pritet ceremonia e Nobelit për të tërhequr vëmendjen nga imazhi i Shqipërisë, përmes një shkrimtari. Kadare mësojmë se sot është larguar për në Paris, pas disa muajsh qëndrimi në Shqipëri, ku edhe kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore duke iu nënshtruar një operacioni. Familjarët kanë deklaruar se gjendja e shkrimtarit tani është më mirë. Udhëtimi i tij drejt Parisit është itinerari i vazhdueshëm ku Kadare ndan jetën me Shqipërinë prej vitit 1991, kur u largua për të kërkuar azil në Francë, si rebelim ndaj udhëheqësit të atëhershëm Ramiz Alisë, të cilit i drejtoi edhe një letër publike ku shpjegonte dhe denonconte politikisht arsyet e largimit të tij nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, duke qenë një emër që shpesh ka ngjallur reaksione të brendshme midis nostalgjikëve të diktaturës, atyre që ishin shkrimtarë e shërbëtorë të saj, Kadare ka mbajtur përsipër riskun e komprometimit të figurës së tij, duke u anatemuar për "shpëtimin" e tij nga persekucioni, pse nuk u bë kundërshtar i regjimit. Ndërsa vepra e shkrimtarit ka treguar të kundërtën, një lexim historik i shfrytëzuar për të kuptuar sistemin diktatorial.

Në këtë vështrim nominimi për Nobel i Kadaresë ka qenë motivuar gjithnjë, duke u përkrahur nga pjesa e shkrimtarëve dhe intelektualëve më me integritet. Ndërsa në një bisedë me shkrimtarin duket se kjo histori ka tjetër perceptim. Pyetjes sonë për këtë marrëdhënie kaq të gjatë me Nobelin, Kadare e ka marrë me indiferentizëm, si një process pothuaj i mbyllur për të, aq edhe zhgënjyes.

Ajo çfarë na bën t'i kërkojmë shkrimtarit drejtpërdrejt, gjatë bisedës tonë të lirë, lidhet me ironinë shqiptare për letrat anonime. Prej kohësh është folur se në Akademinë suedeze të Nobelit nga Shqipëria janë dërguar shumë letra anonime, me qëllimin për t'i bllokuar dhënien e çmimit. I vendosur në këtë situatë edhe vetë shkrimtari ka rrëfyer, ndoshta për herë të parë mbi këtë histori absurde, pothuaj unike në 100 vjetët e Nobelit.

Natyrisht Kadare ka një përgjigje për Nobelin, jo vetëm për të si shkrimtar. A do të ishte mirë të kishim një Nobel? Kadare thotë: "Po do të ishte imazh shumë i mirë për vendin tonë përballë prapësive. Do t'i kishte dhënë imazh, si vend i vogël me gjuhë të lashtë…"

Por për Kadarenë kjo është shndërruar në një gjë normale, ku çdo vit ai bashkë me emra të tjerë nominohen për Nobel, këtë e pohon edhe vetë shkrimtari duke thënë se bashkë me autorë të tjerë "jemi bërë tashmë si të shtëpisë me anëtarët e jurisë së Akademisë së Nobelit dhe Sekretarin e përhershëm të tyre…"

Shkrimtari ka treguar se ka dashur të shikojë Arkivin me letrat anonime të dërguar nga Shqipëri kundër tij, në Akademinë Suedeze. "Një ditë madje mua dhe Helenën na ftoi një prej tyre për drekë. Iu luta të hyja në Arkiv, doja të shikoja letrat anonime për mua, por refuzoi. Iu luta të më thoshte çfarë shkruanin, por ai më tha vetëm një rast që iu është dukur të gjithëve grotesk. Se ishte grotesk nuk do të thotë se nuk ishte marrë në konsideratë sado banal të ishte. Aq të çuditur me këto "anonime" shqiptare", ka treguar Kadare. Jo pak herë ka ndodhur që në prag të çmimit Nobel, kur është përmendur emri Kadaresë ka nisur "fushatë" kundër të tij, në mënyrë absurde që ky çmim të mos mbërrijë në Shqipëri. Ndërsa ne, jemi njohur nga shkrimtari me një rast të përmbajtjes së një prej letrave anonime të shqiptarëve kundër shkrimtarit, që mbahet në arkivin e Akademisë Suedeze. Shkrimtari tha se i kanë treguar për një letër anonime ku mes të tjerash ishte shkruar se me veprën e tij, "sulmohet gjuha shqipe", se Kadare nuk shkruan në gjuhën shqipe.

"Kjo ishte vërtet grosteske dhe e pakuptueshme", thotë shkrimtari. Nxitur nga kjo ngjarje, Kadare ka treguar se botuesi i tij ekskluziv, në Francë botoi gjithë kolanën në gjuhën shqipe si dhe frengjishte, duke ua bërë dhuratë Akademisë suedeze.

Fragmente nga shkrimtarë shqiptarë që janë shprehur për gazetën "Mapo" për Nobelin për Kadarenë:

Ylljet Aliçka: Ne, jo Kadareja, kemi nevojë për këtë çmim

"…Më duket e pamundur të gjejmë apo gjykojmë arsyen se pse Kadare apo çdokush tjetër kandidat nuk e fiton çmimin "Nobel". Por, nëse na duhet të kërkojmë anën pozitive të humbjes së radhës, them se kjo gjendet te fakti që për dekada me radhë, një autor shqiptar që shkruan në gjuhën shqipe është i pranishëm në listën e të nominuarve për çmimin "Nobel".

Veçse për ne shqiptarët, zhgënjimi do ishte më i madh, nëse (është thjesht hamendësim) mosdhënia nuk buron nga vlerësimi estetik apo nga ajo që Komisioni Nobel nderoi shkrimtarin Modiano, pra "nga arti i kujtesës që zbulon universin e pushtimit" (nuk di që kjo vlerë t'i ketë munguar ndonjëherë veprës së Kadaresë), por nga ndonjë paragjykim i mundshëm.

Hamendje e tillë më vjen ndër mend kur kujtoj se çmimi "Nobel" i është dhënë dhe një shkrimtari që, as më shumë e as më pak, propozoi "ndarjen e Shqipërisë mes Italisë dhe Jugosllavisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve myslimanë në Turqi" (Bogdan krizman:1977, L'analyse du Dr Ivo Andriç sur l'albanie de l'anne 1939, vol 2, Zagreb, P.77-89).

Vetë historia e çmimit "Nobel" është karakterizuar nga polemika dhe kontestime të nxehta, ku jo rrallë kriteri i "idealizmit", i fiksuar në testamentin e Alfred Nobel-it, është komprometuar nga konsiderata politike apo gjeografike. Sipas shkrimtarit Philippe Roth, çmimi "Nobel" më shumë bazohet te "vlera e perceptuar e drejtësisë shoqërore, sesa te cilësia letrare", ndërkohë që sipas kritikut të njohur Laroche "çmimi Nobel po merr një dimension të theksuar diplomatik".

Vetë përfaqësuesit e Akademisë mbrohen se "ne mbështetemi te vlera letrare, por është opinioni publik e ai mediatik që bën interpretime të tilla politike".

Visar Zhiti: Nobeli, nuk i jepet vetëm shkrimtarit…?

"…Nuk do të doja ta komentoja çmimin "Nobel" pasi shpallet, nuk ka kuptim, sipas meje, nuk ndryshon asgjë, edhe kur shkon atje ku nuk pritej.

…Në fund të fundit, çmimi "Nobel" paradoksalisht është dhe i padrejtë, se e meritojnë shumë e më shumë shkrimtarë nëpër botë, një pjesë e meriton më shumë se fituesit, por e merr vetëm njëri, i cili nuk ia "rrëmben" askujt dhe nuk mposht "kurrkënd", siç ndodh dhe trajtohet ndonjëherë. Rishoh motivacionin e botuar për shkrimtarin e 2014, Patrick Modiano:"Për artin e të kujtuarit… O Zot, mos ne jemi popull që harrojmë më shumë?… ka evokuar fatet njerëzore më të vështirët për t'u kuptuar…pra letërsia është e atyre që e pësojnë historinë dhe jo e atyre që e bëjnë historinë. Jo në anën e më të fortëve, të fitimtarëve, të shtetit. Po letërsia është letërsi, ç'punë ka me halle të tilla? Është fjala për frymën e saj… dhe ka zbuluar universin e pushtimit… atë nazist të Francës, kështu po thuhet, por sipas meje të çdo pushtimi, dhe të atij nga vetvetja, më e keqe, nga diktaturat…"

Rudolf Marku: Kadare e ka merituar prej vitesh çmimin "Nobel"

"…Krijimtaria e shkrimtarit Ismail Kadare e ka merituar prej vitesh çmimin "Nobel", dhe kjo nuk përbën më asnjë sekret për njohësit e mirë të letërsisë. Por fakti se shkrimtarëve më të mëdhenj iu është mohuar ky çmim, shpjegon arsyet përse një shkrimtari si Kadare,vepra e të cilit i ka folur dhe vazhdon t'i flasë me një zë sa origjinal aq dhe të fuqishëm njeriut të sotëm modern, i mohohet përsëri çmimi "Nobel". Kadare ka folur dhe vazhdon të flasë nga një vend dhe nga një gadishull i mbushur me tragjedi njerëzore, nga një vend që paragjykohet- me dashje dhe padashje- në mediat e botës, duke u bërë pre e ca stereotipeve të mendësisë së klasit të katërt. Dhe në krijimin e këtyre stereotipeve kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribuojmë me një zell të frikshëm dhe ne shqiptarët, me snobizmin tonë provincial, tek besojmë se të gjitha fatkeqësitë ndodhin vetëm në shtëpinë tonë, dhe se vetëm shkrimtarët që marrin çmimin "Nobel" janë vërtet shkrimtarët më të mëdhenj, dhe se vetëm shkrimtarët që kanë emra të huaj janë shkrimtarët më të shquar…"

Histori

Kur Alfred Nobel vendosi të lërë në testamentin e tij shpërndarjen e çmimeve "Nobel", askujt nuk ia mori mendja se një ditë ato do të bëheshin një ngjarje botërore. Për shumë vite, çmimet mbetën monopol i Europës, por tashmë janë bërë një event prestigjioz që priten me kureshtje nga bota akademike dhe jo vetëm. Mësoni faktet interesante të "Nobelit" të letërsisë nga zanafilla deri tani

Përse quhen laureatë?

Laureatë i referohet nderimit nëpërmjet kurorës së dafinës. Në mitologjinë greke, Apollo përfaqësohet nga mbajtja e një kurore dafine mbi kokë. Kurora përbëhet nga degët dhe gjethet e një peme dafine që në latinisht shkruhet "laurus nobilis". Në Greqinë e lashtë, kurora prej dafine u jepej fitimtarëve si shenjë nderimi, si konkurrentëve atletikë, ashtu edhe atyre në konkurset e poezisë.

Veprat e Kadaresë me njohje ndërkombëtare

Ndër veprat kryesore të Ismail Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Kështjella", "Kronikë në gur", "Dimri i madh", "Ura me tri harqe", "Prilli i thyer", "Dosja H, Piramida", "Pallati i ëndrrave" etj. Anëtarët e Akademisë Suedeze do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, për të vendosur se cili shkrimtar do të jetë fitues, në tetor, i çmimit Nobel për Letërsi 2016. /MAPO

The post Kadare zbulon letrat anonime kundër tij në Akademinë e Nobelit appeared first on INSAJDERI.

Parlamenti i studentëve: VV shkaktoi dhunë në aksionin e studentëve

Posted: 17 Sep 2016 07:39 AM PDT

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", është distancuar nga aksioni që u zhvillua sot nga Organizata studentore Studim, Veprim Kritikë për kundërshtimin e funksionalizimin e Kishës Ortodokse, në të cilin u arrestuan disa studentë gjatë tentimit për të vendosur një parullë në derën e kishës.

Parlamenti studentorë përmes një komunikate kanë thënë se nuk morën pjesë në aksion, edhe pse fillimisht e kishin paralajmëruar pjesëmarrjen,  pasi thonë se kanë pasur informacione se aksionit do t`i bashkoheshin edhe anëtarë të LëvizjesVetëvendosje.

"Para se te fillonte aksioni ne morëm informata se ne aktivitetin simbolik do te marrin pjese edhe anëtar te Lëvizjes Vetëvendosje te cilët do ta manipulojnë dhe shndërroj aktivitetin si të dhunshëm dhe ne si Parlament Studentor nuk pranuam dhe nuk morëm pjesë në këtë aktivitet", thuhet në këtë komunikatë.

The post Parlamenti i studentëve: VV shkaktoi dhunë në aksionin e studentëve appeared first on INSAJDERI.

Trump: Truprojat e Clintonit duhet të çarmatosen

Posted: 17 Sep 2016 07:32 AM PDT

Trump për një kohë të gjatë ka sygjeruar se Clinton dëshiron që të heq Amandamentin e Dytë dhe tua marrë të drejtën aemrikanëve që të kenë armë.

"Mendoj se truprojat e saj duhet të mos përdorin armë. Ata duhet të çarmatosen apo jo?", ka pyetur Trump, mbështetësit e tij në një tubim në Miami.

"Le t'i largojnë armët, ajo nuk i do armët", ka shtuar tutje ai.

Zëdhënësi i Clinton, Robby Mook, ka thënë se Trump "ka një mënyrë se ssi t'i nxisë njerëzit drejt dhunës. Ose e bën duke provokuar njerëzit gjatë një tubimi, ose e bënë rastësisht se si në shaka. Kjo është një cilësi e papranueshme për dikë që dëshiron të bëhet president", ka thënë ai. /REL

The post Trump: Truprojat e Clintonit duhet të çarmatosen appeared first on INSAJDERI.

Asociacioni për arsim kërkon përgjegjësi nga MPB për intervenimin e policisë ndaj studentëve  

Posted: 17 Sep 2016 07:23 AM PDT

Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës e ka dënuar siç kanë thënë  dhunën e ushtruar ndaj studenteve dhe gazetareve nga ana e policisë, në aksioin e Organizatës së Studentëve afër Kishës Ortodokse në kampusin e universitetit të Prishtinës.

Sipas këtij asociacioni, policia veproi në mënyrë të papranueshme ndaj studentëve "në protestën paqësore ndaj punëve ilegale në kishën ortodokse serbe".

"Ministria e Punëve të Brendshme, udhëhequr nga Skender Hyseni (LDK), të jap përgjegjësi në lidhje me këtë. Inspektoriati Policor i Kosovës të filloj menjëherë hetimet për sjelljet e dhunshme dhe plotësisht të papranueshem nga ana e policëve në detyrë", shkruan në këtë reagim e dërguar nga Shkelzim Murtezi kryetar i këtij asociacioni. /Insajderi.com

The post Asociacioni për arsim kërkon përgjegjësi nga MPB për intervenimin e policisë ndaj studentëve   appeared first on INSAJDERI.

Gazetari serb provokon protestën e aktivistëve studentor

Posted: 17 Sep 2016 07:10 AM PDT

Pankarta mbante mbishkrimin "Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit", e që kjo pankartë është hequr nga Policia e Kosovës pas aksionit të tyre.

Mirëpo, para se të Policia të intervenoj në heqjen e kësaj pankartë, një gazetar serb e ka shqyer pankartën, sipas gazetës Zëri. I njëjti person pasi që është hequr pankarta nga Policia, është gëzuar kështu duke duartrokitur, raporton Insajderi.

ze

Në vazhdim mund të ndiqni momentet e heqjes së pankartës nga Policia e Kosovës si dhe si dhe momentin kur gazetari i gëzohet këtij veprimi.

The post Gazetari serb provokon protestën e aktivistëve studentor appeared first on INSAJDERI.

Portieri i përfaqësueses që nuk e lidh asgjë me Kosovën, përveç gruas

Posted: 17 Sep 2016 07:05 AM PDT

Portieri i ekipit të Ligës së parë federale të Bosnjës, Travnik, thotë për Agjencinë e lajmeve "Anadolu" se shumë rastësisht ka ardhur në situatë për të mbrojtur për përfaqësuesen më të re evropiane, kështu që edhe oferta ka ardhur në kohën e duhur dhe nuk është menduar shumë nëse do të pranojë.

Ai pranon se nuk ka asnjë lidhje tjetër me Kosovën, përpos gruas së tij, e cila është nga Kosova. Nga komuniteti boshnjak i Kosovës.

Ai ka lindur në Velika Kladusa, një qytet në veri-perëndim të Bosnjës, afër kufirit me Kroacinë, raporton Insajderi

"Ishte rastësi e madhe. U martova dhe gruaja ime është me origjinë nga Kosova. Ata janë në formimin e përfaqësueses së tyre për kualifikime për Kupën e Botës. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku pasi kompletoi ekipin filloi të kërkojë portierë”, rrëfen Nurkoviç.

“Ai kishte ndjekur diku një nga paraqitjet e mia. Atij i kishte pëlqyer se si kam mbrojtur portën dhe pastaj më tha se ai kishte mbledhur materiale të mjaftueshme për mua. Ai më kontaktoi përmes vjehrrit tim që jeton në Kosovë", tha Nurkoviç, njofton Insajderi.

Nurkoviç thotë se është i kënaqur dhe i lumtur që do të përfaqësojë Kosovën, dhe pret që këtë ta bëjë që nga ndeshja e ardhshme ndaj Kroacisë. /Insajderi.com

The post Portieri i përfaqësueses që nuk e lidh asgjë me Kosovën, përveç gruas appeared first on INSAJDERI.

Granit Xhaka sërish nuk përfshihet në formacionin startues të Arsenalit

Posted: 17 Sep 2016 06:44 AM PDT

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, nuk do të jetë sërish në formacionin bazë të Arsenalit në ndeshjen që fillon në ora 16 kundër Hull City.

Megjithëse trajneri Arsene Wenger ditë më parë tha se Xhaka është lojtar i klasit botëror, ai deri më tani ka filluar vetëm në një ndeshje nga fillimi.

Wenger në vend të tij i ka besuar mesfushën Francis Coquelin dhe Santi Cazlorlas, ndërsa Xhaka në disa raste është inkuadruar nga banka rezervë, sic është rasti me ndeshjen e fundit ndaj PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të shtrenjtë në histori të Arsenalit.

Sipas faqes zyrtare të Arsenalit, ky do të jetë formacioni i sotëm i Topçinjve: Cech, Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal, Cazorla, Coquelin, Ëalcott, Ozil, Iëobi, Alexis.  Nw anwn tjetër, Hull City ka kwtw formacion:  Jakupovic, Elmohamady, Davies, Livermore, Snodgrass, Huddlestone, Meyler, Clucas, Diomande, Hernandez./Insajderi.com

 

The post Granit Xhaka sërish nuk përfshihet në formacionin startues të Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

Kosovari që shpëtoi një zviceran, kandidat për çmimin për guxim qytetar

Posted: 17 Sep 2016 06:29 AM PDT

Revista zvicerane "Beobachter" për çdo vit çmimin për guxim qytetar. Në përzgjedhjen për të fituar këtë çmim hyjnë të gjithë ata që, duke sakrifikuar veten, ose duke marrë guximin e duhur, kanë shpëtuar të tjerët nga ndonjë rrezik imediat.

Por për çmimin e guximit qytetar përzgjidhen edhe njerëz që kanë guxuar t`i kundërvihen ndonjë padrejtësie apo janë angazhuar për të zbuluar ndonjë parregullsi në shoqëri, shkruan albinfo.ch.

Pothuaj për çdo vit, në mesin e të nominuarve ka edhe nga një ose më shumë shqiptarë. Vitin e kaluar, në zgjedhjen e ngushtë ishte shkupjani nga Cyrihu, Senat Iseni. As këtë vit lista prestigjioze nuk do të mbetet pa shqiptarë. Kësaj here është Zeqir Rexhaj nga Ëohleni, (Aargau) për të cilin është raportuar gjerësisht edhe nga albinfo.ch. Ai ka nxjerrë nga aeroplani që po digjej një pilot 70 vjeçar zviceran.

Ja se si prezantohet rasti i guximit të pashembullt të Zeqir Rexhajt nga revista Beobachter: "Zeqiri nuk u besoi syve të vet kur pa se pranë tij u rrëzua një aeroplan dhe nga ai filloi të dalë flakë. Por, kosovari veproi menjëherë, pa u trembur: Ai vrapon tek mbetja e aeroplanit që po digjej, nxjerr nga fluturakja pilotin që tashmë kishte pësuar djegie dhe e shuan zjarrin në trupin e pilotit, duke i hedhur një peshqir. Por, përkundër angazhimit vetëmohues e të guximshëm të Zeqir Rexhajt, piloti 70 vjeçar nuk mbijetoi. Ai vdiq në spital po atë natë", shkruan albinfo.ch

Këta janë kanddiatët: Rolf Fähndrich; Saïda Keller-Messahli; Zeqir Rexhaj; René Gloor; Johanna Gündel; Mathias Gräzer; Guido Fluri; Barbara Imboden; Michael Räbe

The post Kosovari që shpëtoi një zviceran, kandidat për çmimin për guxim qytetar appeared first on INSAJDERI.

Dogana parandaloi kontrabandën e pajisjeve teknologjike

Posted: 17 Sep 2016 06:06 AM PDT

Dogana e Kosovës ka njoftuar se arritur që të parandalojë kontrabandën me mjete teknologjike në pikën kufitare të Jarinjës.

përmes një komunikate, njoftohet se oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrolleve në pikë-kalim kufitar të Jarinjes kanë ndalur për kontroll rutinor një autobus të linjës Serbi – Kosovës me targa të Serbisë, ku pas kontrollues është vërejtur se ka pajisje teknologjike të fshehura.

"Pas zbulimit, autobusi është dërguar për kontroll të tërësishëm në terminalin në Mitrovicë por nuk janë gjetur gjësende tjera. Kontrolli ka gjetur produkte të ndryshme si printer fiskal, telefona mobil (mbi 20 cp), RAM memorie (mbi 30 cp) pajisje përcjellëse për telefona mobil (mbi 100 cp) pjesë për kompjuter (mbi 100 cp) etj. Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe rasti është përcjell për kundërvajtje doganore", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

 

The post Dogana parandaloi kontrabandën e pajisjeve teknologjike appeared first on INSAJDERI.

Protestues ukrainas bastisin ambasadën ruse

Posted: 17 Sep 2016 05:48 AM PDT

Një grup protestuesish anti-rusë mësynë ambasadën e Moskës në Kiev orët e para të ditës së sotme.

Demonstruesit, me fytyra të mbuluara, lëshuan fishekzjarre ndaj selisë diplomatike ruse dhe përpara saj shpalosën një baner ku shkruhej:

"Ju derra rusë, nuk jeni të mirëpritur këtu. Sot po hedhim fishekzjarre, nesër do jenë raketa".

Turma e egërsuar thërriste me të madhe: "Liri të burgosurve në Kremlin" dhe "Nuk ka për të pasur zgjedhje".

Në Rusi mbahen këtë fundjavë zgjedhjet e përgjithshme. Për herë të parë, votimet për Parlamentin rus do të zhvillohen edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska në 2014-n.

Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nuk e njeh gadishullin ukrainas si pjesë të Rusisë, por kjo s'ka shanse të ketë ndonjë ndikim.

Ndërkohë, nga Kirgizistani ku ndodhet për një vizitë, presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se, "me rastin e zgjedhjeve ka pasur tentativa të pastra për manipulimin e opinionit publik".

The post Protestues ukrainas bastisin ambasadën ruse appeared first on INSAJDERI.

Ymeri: Veseli nuk mund të durojë që VV po e ndalon krimin e korrupsionin

Posted: 17 Sep 2016 05:19 AM PDT

Pas deklaratës së kryetarit të PDK-së Kadri Veselit se Prishtina nuk e meriton këtë udhëheqje, duke iu referuar qeverisjes së Vetëvendosjes, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.

Ymeri përmes një statusi në Facebook shkruan se deklarimi i Veselit është i vonuar pse sipas tij, "koka e krimit në Kosovë" nuk e duron një qeverisje që i jep fund krimit e korrupsionit.

"Që nuk e lejon asnjë keqpërdorim, që ndalon çdo ndërtim pa leje, që vendos rregull e rend në administratë dhe çdo institucion që e mbikëqyrë, që është transparente në punësim dhe çdo vendim, që punon për barazi", shkruan ai.

Ymeri thotë se do të angazhohet për një sistem të drejtësisë të pavarur "që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, me akuza nga më të ndryshmet. Për drejtësi që i jep fund klanit Pronto". /Insajderi.com

The post Ymeri: Veseli nuk mund të durojë që VV po e ndalon krimin e korrupsionin appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje reagon pas incidentit afër kishës ortodokse në Prishtinë

Posted: 17 Sep 2016 05:00 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas incidentit që ndodhi afër kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku disa studentë u arrestuan nga policia gjatë një aksioni për kundërshtimin e funksionalizimit të kësaj kishe.

Sipas Vetëvendosjes, Policia e Kosovës nuk intervenoi disa ditë më herët kur zyrtarë të manastirit të Graçanicës, jashtëligjshëm u futën në këtë objekt dhe filluan punimet për rinovimin e tij.

"Lëvizja Vetëvendosje e dënon ashpër intervenimin e dhunshëm të Policisë së Kosovës ndaj studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët thjeshtë vendosën një pano prej letre para kësaj kishe. Ky objekt, i ndërtuar gjatë regjimit të Millosheviqit, simbolizon planet e tij për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe uzurpon hapësirën e Universitetit të Prishtinës", thuhet në reagim.

Aktivistë të Lëvizjes Studentore Studim, Kritikë, Veprim si dhe studentë të tjerë të përkrahur nga Parlamenti Studentor, organizuar një aksion të shtunën kundër funksionalizimit të kishës ortodokse.

Aksioni i tyre erdhi si reagim pasi që priftërinj ortodoksë, zyrtarë të Listës Serbe dhe vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë filluar para disa ditëve riparimin e kësaj kishe por punimet janë ndërprerë nga Komuna e Prishtinës.

Disa studentë u arrestuan gjatë tentimit për të vendosur një parullë në derën e kishës, por më vonë u lejuan të bëjnë një gjë të tillë nga Policia e Kosovës.

Në parullë shkruhej: ""Ky objekt i ndërtuar në hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit"./Insajderi.com

The post Vetëvendosje reagon pas incidentit afër kishës ortodokse në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Policia largon parullën e vendosur nga studentët në Kishën Ortodokse

Posted: 17 Sep 2016 04:49 AM PDT

Një pankartë e vendosur nga në dyert e Kishës Ortodokse në kampusin e UP-së, në të cilën thuhej se kjo kishë është ndërtuar në kohën e pushtimit të Millosheviqit, është larguar nga Policia e Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pak minuta pasi që studentët që organizuan aksionin u lejuan të vendosin parullën në derën e kishës.

Në ndërkohë, raportohet se së paku një polic është lënduar gjatë arrestimit të disa studentëve, të cilët më vonë janë liruar.  Arrestimi i tyre u bë pasi që policia fillimisht nuk lejoi ata të afrohen afër objektit.

sks

Aksioni për kundërshtimin e funksionalizimit të Kishës Ortodokse është organizuar nga Lëvizja Studentore Studim, Kritikë, Veprim, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor.

Priftërinj, zyrtarë të Listës Serbe dhe vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë filluar para disa ditëve riparimin e kësaj kishe por punimet janë ndërprerë nga Komuna e Prishtinës./Insajderi.com

The post Policia largon parullën e vendosur nga studentët në Kishën Ortodokse appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :