Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Rita Ora: Femrat në Kosovë nuk kanë liri për tu shprehur” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Rita Ora: Femrat në Kosovë nuk kanë liri për tu shprehur” plus 19 more


Rita Ora: Femrat në Kosovë nuk kanë liri për tu shprehur

Posted: 21 Sep 2016 10:06 AM PDT

U largua nga Kosova kur ishte vetëm 1-vjeç, ndërsa shumë vite më vonë do të bëhej Ambasadore Nderi e vendlindjes së saj. Për Rita Orën, ky titull është një nder të cilin duhet ta meritojë.

Në një intervistë të fundit me "Vanity Fair", ku ajo pati një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën, bukuroshja tregoi se është duke punuar me UNICEF për një projekt ku në fokus janë femrat kosovare.

"Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t'u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten", zbuloi ajo.

Rita nuk është vetëm një këngëtare. Tashmë ajo ka lënë gjurmë edhe në fushën e modës me një linjë veshjesh, në kinema duke aktruar në disa filma, si pjesë e jurisë në spektaklet e talenteve si "The Voice" apo "X Factor" dhe tani në "America's Next Top Model".

Pavarësisht këtyre angazhimeve të shumta, Ora i premton besnikëri, asaj që ajo e quan dashuri të parë, muzikës.

"Motra ime, Elena, dhe unë ngritëm një markë, dhe pavarësisht se pjesa e muzikës është e vështirë, ne nuk ndaluam dhe u bëmë profesioniste në të tjera gjëra. Por, muzika është dashuria ime e parë, është arsyeja pse jam këtu ku jam sot", u shpreh Or

 

The post Rita Ora: Femrat në Kosovë nuk kanë liri për tu shprehur appeared first on INSAJDERI.

Partia e Drejtësisë thotë se Ferid Agani shpëtoi nga “puçi” për rrëzimin e tij

Posted: 21 Sep 2016 09:30 AM PDT

Partia e ish-ministrit të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, Ferid Agani, ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës lajmëron se kryetari i tyre ka qenë në rrezik nga një grup brenda partisë që si qëllim kanë pasur rrëzimin e Aganit në forma jo demokratike.

Mbrojtës të politikës së presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, kundër të cilit para disa muajsh u organizua një "puç ushtarak", Partia e Drejtësisë lajmëron se edhe ndaj kryetarit të tyre ka pasur një plan për rrëzim.

"Partia e Drejtësisë njofton opinionin publik se grupi i izoluar i zyrtarëve partiak që muajt e fundit fshihej kinse prapa pakënaqësive rreth qëndrimit të partisë për demarkacionin dje shpërfaqi veten me synimin e vërtetë të cilin e ka pas që nga fillimi, që nëpërmjet gënjeshtrave dhe manipulimeve të anëtarësisë të arrijë largimin e themeluesit dhe Kryetarit të PD-së nga posti legjitim i udhëheqësit të partisë dhe me këtë të realizojë ndryshimin e kursit të partisë nga demokracia bashkëkohore konservatore europiane kah orientimet politike që janë në kundërshtim me traditën e shtet-ndërtimit dhe kulturën kombëtare e fetare të popullit Shqiptar, gjë që është e papranueshme dhe si e tillë nuk do gjejë vend në PD në asnjë rrethanë dhe në asnjë periudhë kohore", thuhet në komunikatën e PD-së.

Kjo parti gjithashtu i ka bërë thirrje çdo "anëtari dhe simpatizanti të partisë se me vendosmërinë më të madhe do të mbrohen të arriturat 17 vjeçare të partisë".

"Do të avancohen më tutje konceptet e saja programore të demokracisë progresive konservatore në funksion të pjesëmarrjes sa më të suksesshme të PD-së në shtetndërtimin e vendit si dhe integrimet e tij europerëndimore dhe më të gjëra ndërkombëtare", thuhet në komunikatë./Insajderi.com

 

The post Partia e Drejtësisë thotë se Ferid Agani shpëtoi nga "puçi” për rrëzimin e tij appeared first on INSAJDERI.

Kurti dhe Thaçi përplasen ashpër për luftën

Posted: 21 Sep 2016 09:16 AM PDT

Deklarata e ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti në Tiranë, se për shkak të zhvillimeve të tensionuara, në Ballkan mund të krisë lufta, ka nxitur reagimin e presidentit Hashim Thaçi që e ka quajtur këtë deklarim që vjen prej "një personi që ka humbur arsyen".

"Fatkeqësisht, zëra të tillë të vetmuar që kanë humbur arsyen ka edhe në Kosovë. Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyre për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme", kishte thënë Thaçi, për Express.

E nuk ka vonuar reagimi i Kurtit.

“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme?", ka thënë Kurti.

Madje ai e ka quajtur presidentin edhe teveqel.

" Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si 'president'. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel", ka thënë Kurti.

Tutje sipas ish-liderit të VV-së, dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015, "e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit".

" Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu.”, ka thënë Kurti.

Të martën mbrëma Kurti ngjalli debat pasi në një takim në Tiranë paralajmëroi se "më shumë ka gjasa që të ketë luftë, sesa që të mos ketë luftë"./Insajderi.com

The post Kurti dhe Thaçi përplasen ashpër për luftën appeared first on INSAJDERI.

Kur gazetari serb sulmonte të pastrehun në kishën te Universiteti

Posted: 21 Sep 2016 08:39 AM PDT

Disa muaj para se shteti i Kosovës të merrte vendim për mbylljen me grila të objektit të Kishës ortodokse të ashtuquajtur "Kisha e Krishtit Shpëtimtar" në shtator të vitit 2014, gazetari serb Zhivojin Rakoçeviq që atëherë punonte për Radiotelevizionin KIM në Çagllavicë, kishte vendosur ta bënte një storie për objektin e kishës në kampusin universitar në Prishtinë.

Arsyeja e stories ishte këngëtarja që atëherë bëri bujë ballkanike duke incizuar videon e këngës "E dehun" në hyrje të këtij objekti.

Por aty në atë kohë, qershor i vitit 2014 po jetonte edhe një i pastrehë me probleme mendore.

Zhivojin Rakoçeviq që njihet si poet dhe fitues i çmimeve "Shpërblimi i Vidovdanit për poezi", atëkohë ishte redaktor i radios KIM n dhe kryeredaktor përgjegjës i "Glasa Juga", kishte hyrë edhe në objektin e kishës që ishte "uzurpuar" nga i pastrehu me probleme mendore.

Por sjellja e Rakoçeviq ndaj këtij personi ishte e egër.

Siç shihet në video, Rakoçeviq e kap për krahu duke e ngrehur brenda teksa i liron hapësirën kameramanit të RTV KiM.

Madje gazetari serb që ka fituar edhe shpërblimin "Millan Pantiq" për "gazetari hulumtuese dhe guxim në raportim gjatë pogromit të serbëve në Kosovë në vitin 2004", bënë debat me të pastrehun duke i thënë se objekti është kishë serbe.

Ndërsa i pastrehu i thotë se është "shtëpia e tij".

Në fund të raportit, gazetari serb spekulon duke thënë se përpos këtij të pastrehut në atë objekt jetojnë edhe shumë persona të tjerë që e kanë bërë objektin si të vetin. /Insajderi.com

Gazetari që duartrokiti te Kisha, propozohet për anëtar të kundër korrupsionit në Serbi

Kur gazetari serb sulmonte të pastrehun në kishën te Universiteti

 

The post Kur gazetari serb sulmonte të pastrehun në kishën te Universiteti appeared first on INSAJDERI.

Për tetë muaj në Kosovë janë konfiskuar mbi 420 kilogramë marihuanë

Posted: 21 Sep 2016 07:42 AM PDT

Kosova është vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i drogës, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike.

Sipas shënimeve zyrtare vetëm brenda vitit janë konfiskuar mbi 420 kilogramë marihuana dhe autoritetet e rendit thonë se kanë arrestuar 562 persona për trafikim me substanca narkotike.

Ato thonë se veç tjerash, janë kapur lloje të ndryshme të narkotikëve duke përfshirë marihuanë, kokainë, heroinë e të tjera.

Kosova në raportet ndërkombëtare e ato të Departamentit të Shtetit është cilësuar si një vend transiti dhe jo burim i i drogës dhe as vend destinimi, megjithëse së bashku me vendet e tjera të rajonit të Balkanit është shndërruar edhe në vend shfrytëzues.

Bahri Shala, nga njësia antidrogë në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë,se Kosova,për shkak të pozitës strategjike është ndërmjet vijave të komunikimit mes Lindjes dhe Perëndimit, si dhe bën pjesë në rrugën Ballkanike të transportimit të substancave narkotike, qoftë me origjinë nga Lindja drejt Perëndimit apo anasjelltas.

''Kosova më shumë pra është vend transit sesa që është vend i konsumimit të këtyre substancave. Viteve të fundit në bazë të statistikave vërehet një rritje e lehtë sidomos e llojit marihuana, derisa ato me origjinë prej lindjes dhe që njihen si droga më të rënda kanë shënuar rënie deri në 70 për qind, ka thënë Shala”.

“Ne si institucione kemi ngritur kapacitetet tona, në parandalimin e narkotikëve. Doganat e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërrmarëaksione që janë të bazuara në strategjinë nacionale dhe në situata të ndryshme në bazë të informacioneve që pranojmë, ndërmarim plane operative në parandalimin e futjes së substancave në teritorin tone", ka thënë Shala.

Qeveria e Kosovës ka të miratuar strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të luftimit të luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit, të drogave si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.

Por, zyrtarët e Policisë se Kosovës thonë se luftimi i trafikimit me drogat për Kosovën është bërë më e vështirë, për faktin se ajo nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe as EUROPOL-it, si dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë jo vetëm në rajon.

Kosova ende nuk është as anëtare e OKB-së dhe rrjedhimisht është e kufizuar në nënshkrimin e marrëveshjeve me disa shtete në mënyre që të ketë një luftë me të ashpër në trafikimin e narkotikëve

''Më problematike paraqitet pjesa e zonave kufitare ku nuk ka mundësi të monitorimit më të mirë të kësaj zone. Por, ne kemi bashkëpunuar me KFOR-in që na ka asistuar me fluturime e që kemi monitoruar me helikopterë ato pjesë nëse ka trafikim apo jo", thotë Shala për radion Evropa e Lirë.

Trafikimi i drogave nëpërmjet Kosovës e ka shndërruar vendin edhe në një bazë të shfrytëzimit të tyre, dhe numri i përdoruesve të drogave thuhet se ka shënuar rritje të lehtë nëpër vite.

Defektologu Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike "Labirint", në Prishtinë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në vitet e fundit Kosova ka shënuar rënie në përdorimin e llojit të drogës heroinë duke i lënë vendin marihuanës.

"Interesimi për të përdorur ka rënë, por edhe çasja deri tek kjo drogë është vështirësuar. Dëmet e këtij lloji të drogës janë të mëdha. Marihuana ka shënuar rritje të madhe të përdorimit. Edhe llojet e reja të drogave si GHB e të ngjashme po përdoren shumë sidomos në kryeqytet. Kokaina është duke shënuar rritje në përdorim, vitin e fundit'', ka thënë Blakaj.

Blakaj thotë se 'narko-dilerët' që veprojnë në Kosovë janë të një niveli të ulët dhe ata të cilët vetë e përdorin edhe e trafikojnë si doza ditore".

"Por mund të them se përdoruesit e drogave tashmë janë mjaft kreativë dhe sigurimi i disa llojeve të drogave bëhet edhe përmes postave të shpejta'', ka thënë Blakaj.

Sidoqoftë, sot në botë llogariten rreth 200 milionë njerëz që përdorin për herë të parë droga. Sipas statistikave në botë, trendi i përdorimit të drogave, sidomos te shkollarët, është në rritje e sipër, që nuk e përjashton as Kosovën. /REL

The post Për tetë muaj në Kosovë janë konfiskuar mbi 420 kilogramë marihuanë appeared first on INSAJDERI.

Përkundër aplikimit, Bosnja vështirë të marrë statusin e vendit kandidat për BE

Posted: 21 Sep 2016 07:04 AM PDT

Shtetet e BE e pranuan aplikimin e Bosnjës për anëtarësim në BE. Kjo nis një proces të gjatë për të vendosur për kandidaturën. Anëtarësimi i Bosnjës është i ndërlikuar, për shkak të strukturës qeverisëse të vendit.

Shtetet anëtare të BE e pranuan të martën aplikimin e Bosnjës për anëtarësim në BE. Ata urdhëruan organet ekzekutive të BE që të përgatisin një vlerësim për përgatitjen e shtetit ballkanik për t’u bashkuar me BE, shkruan DW.

Komisioni Evropian do të përcaktojë tani nëse Bosnjë-Hercegovina i plotëson kriteret për t’u bërë një shtet kandidat, një proces që mund të zgjasë një vit. Komisioni mund të përcaktojë se cilat kushte duhet të plotësojë Bosnja përpara se të arrijë anëtarësimin e plotë, i cili pritet të jetë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar për Sarajevën.

Një zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme sllovake, Ivan Korcok, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE, tha se “kjo është një ditë e mirë për Bosnjën, por edhe për ne. Ne po tregojmë se strategjia e zgjerimit dhe afrimi me vendet aspiruese funksionon.”

Komisioni do të dërgojë një pyetësor, me mijëra pyetje, përgjigja e të cilave do të japë përshtypjen e përshtatjes së vendit për t’u afruar me BE. Komisioni do të vlerësojë ekonominë e Bosnjës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të ligjit dhe detyrime të tjera të një shteti anëtar.

Procesi i anëtarësimit të Bosnjës është veçanërisht i ndërlikuar, po të kihet parasysh trashëgimia e luftës së viteve 1990, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës, e ndau vendin në dy zona autonome, njëra e kontrolluar nga boshnjakët dhe kroatët dhe tjetra nga serbët. Secili grup etnik ka gjithashtu të garantuar një vend në presidencën treshe të vendit.

Por kjo strukturë qeverisëse e ndërlikon dhe e ngadalëson kalimin e reformave dhe kryerjen e çdo ndërmarrjeje, gjë që ka frenuar zhvillimin ekonomik. Në 14 muajt e fundit, Bosnja ka punuar për të kaluar reforma, që do të përmirësojnë perspektivën ekonomike të vendit. Shtetet e BE thanë se Bosnja duhet t’i përmbahet edhe më tej agjendës së saj reformuese, duke përfshirë “reformat socio-ekonomike, reformat në fushën e rendit dhe të ligjit dhe në administratën publike.”

The post Përkundër aplikimit, Bosnja vështirë të marrë statusin e vendit kandidat për BE appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen dy persona të dyshuar për prostitucion

Posted: 21 Sep 2016 06:56 AM PDT

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore bënë të ditur se, pas një operacion policor, në fshatin Lupç të Podujevës, ka arrestuar dy persona nën dyshimin se po kryenin veprimtari ilegale të prostitucionit.

Personat e arrestuar me këtë rast janë: Q.R i lindur me 1950 dhe Sh.M. i lindur me 1941.

Në konsultim me prokurorin personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore, ka njoftuar policia e Kosovës. /Insajderi.com

The post Arrestohen dy persona të dyshuar për prostitucion appeared first on INSAJDERI.

Kurti thotë se Vetëvendosje përkrah bartjen e shamive në shkolla

Posted: 21 Sep 2016 06:37 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partia se cilës i takon është për lejimin e bartjes së shamive në shkolla nga nxënëset mbi moshën 16 vjeçare.

Në një intervistë për Zërin, Kurti ka thënë se përkrah idenë e shamisë por jo edhe atë të mbulimit të fytyrës.

"Ne kemi qasje liberale sa i përket praktikimit të besimit, mirëpo jemi kundër mësimit fetar në shkolla, jemi kundër mësimit fetar në shkolla," ka thënë Kurti, duke shtuar se Vetëvendosje nuk ëhstë parti islamofobe por është për tolerancë fetare dhe bashkëpunim.

Vetëvendosje edhe në të kaluarën ka dhënë qëndrimin e njejtë lidhur me këtë çështje.

The post Kurti thotë se Vetëvendosje përkrah bartjen e shamive në shkolla appeared first on INSAJDERI.

A do i mbijetojë Bashkimi Evropian rënies së Angela Merkelit?

Posted: 21 Sep 2016 06:21 AM PDT

Kushdo që dyshon se ylli politik i Angela Merkel është në rënie, mjafton të shohë rezultatet e zgjedhjeve lokale të fundjavës së kaluar në Berlin. Kushdo që dyshon se pozita dominuese politike e Merkelit do të na mungojë shumë në vitin e ardhshëm, mjafton vetëm të marrë parasysh faktin që Evropa do të ketë nevojë për një lidership shumë të fortë, për të shmangur një Brexit të vështirë, orkestruar një ristrukturim të borxhit grek dhe të shpëtojë ekonominë italiane, nëse do të ketë nevojë.

Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës në nivel federal, Unioni Kristian Demokrat i Merkelit pati rezultatin më të dobët që ka arritur ndonjëherë në Berlin, në zgjedhje lokale. CDU mori vetëm 17.5% të votave. Nuk ishte shmë më lartë se 14%-ëshi që mori Alternativa për Gjermaninë, e cila është një parti anti imigrantëve. Ndërkohë që është ende herët ëpr të thënë që ky rezultat do e detyrojë Merkelin të mos kërkojë një mandat të katërt si Kancelare vitin tjetër, nuk është shumë herët për të thënë se pozicioni i saj dominues në politikën evropiane do të sfidohet seriozisht.

Të vjen keq që pozicioni politik i Merkelit është duke u zvogëluar, në një kohë kaq delikate për projektin evropian. Kjo është veçanërisht e vërtetë, po të kesh parasysh se që nga fillimi i krizës së borxhit sovran në vitin 2010, ajo ka qenë forca kryesore për mbajtjen në këmbë të projektit evropian. Ajo e ka bërë këtë edhe duke ndërtuar konsensus për paketat e shpëtimit në korridoret e Brukselit, por edhe duke trumbetuar mbështetjen për ato paketa, nga një Bundestag gjithmonë ngurrues.

Nuk do të ishte ekzagjerim, po të thonim se e ardhmja e projektit evropian nuk ka qenë asnjëherë më në dyshim, se sa është sot. Jo vetëm sepse britanikët votuan në favor të Brexit. Edhe grekët vazhdojnë të vuajnë nën një barrë të tepërt borxhi publik dhe italianët janë në prag të një krize bankare dhe borxhi publik, teksa presin një referendum këtë vit, i cili mund të shoqërohet me një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie në politikën italiane.

Në vitin që do të vijë, nëse duan të mos dëmtojnë projektin europian, do të jetë e rëndësishme që Evropa të mos i vendosë kushte të rënda Mbretërisë së Bashkuar për largimin nga BE, kushte që do të rëndonin mbi perspektivën ekonomike si të Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe të Europës. Po kështu, është e rëndësishme që borxhi publik grek të ristrukturohet me kushte bujare, dhe që ekonomia italiane të marrë ndihmën financiare që mund t'i nevojitet, me qëllim që të mos shohim një intensifikim krizës së borxhit sovran në Europë.

Përballimi i gjithë këtyre sfidave do të kërkonte atë lloj lidershipi, që Angela Merkeli e ka ofruar me sukses në të kaluarën. Për këtë arsye, duhet shpresuar që problemet e kancelares janë vetëm një fazë kalimtare. /American Enterprise Institute – www.bota.al

The post A do i mbijetojë Bashkimi Evropian rënies së Angela Merkelit? appeared first on INSAJDERI.

Pas Pogbas, United dëshiron të rikthejë një tjetër lojtar

Posted: 21 Sep 2016 05:54 AM PDT

Paul Pogba mund të mos mbetet lojtari i vetëm që është rikthyer tek "Djajtë e Kuq".  Ekipi i Jose Mourinohs është duke menduar që të transferojë mesfushorin e Leicester City, Danny Drinkëater.

Mesfushori i kampionëve të Anglisë ka qenë lojtar i Manchester United në moshë të re ndërsa ishte refuzuar nga klubi para katër viteve, shkruan The Sun.

Mourinho ka shpenzuar shumë këtë verë me transferimin e Paul Pogbas dhe Henrikh Mkhitarayan por klubi ka ende para për të shpenzuar.  United ka pësuar tre humbje në tre ndeshjet e fundit duke alarmuar tifozët./Insajderi.com

The post Pas Pogbas, United dëshiron të rikthejë një tjetër lojtar appeared first on INSAJDERI.

PK jep detaje për vdekjen e policit në Pejë

Posted: 21 Sep 2016 05:54 AM PDT

Polica e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se në orët e vona të së martës e kanë gjetur pa shenja jete, pjesëtarin e policisë së Kosovës, për vdekjen e së cilit njoftoi Insajderi gjatë ditës.

Sipas policisë vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë që me rastin janë njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe njësiti Rajonal i Hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit.

"Rasti është klasifikuar si "Hetim i vdekjes".

The post PK jep detaje për vdekjen e policit në Pejë appeared first on INSAJDERI.

Sulmohen dy shtetase të Shqipërisë në Ferizaj

Posted: 21 Sep 2016 05:50 AM PDT

Janë sulmuar dy femra, shtetase të Shqipërisë pasi kanë dalur nga kafiteria e tyre, në qytetin e Ferizajt.

Policia ka njoftuar se ato janë sulmuar nga dy persona të maskuar dhe u janë grabitur çantat në të cilat i kanë pasur dokumentet personale dhe disa para të gatshme.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12 pas mesnatës dhe nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. /Insajderi.com

 

The post Sulmohen dy shtetase të Shqipërisë në Ferizaj appeared first on INSAJDERI.

Eksperti holandez i drejtësisë: Kosova nuk ofron siguri për dëshmitarët e mbrojtur

Posted: 21 Sep 2016 05:35 AM PDT

Mediumi holandez de Volkskrant ka shkruar një artikull lidhur me Gjykatën Speciale që do të funksionalizohet së shpejti në këtë vend, duke rikujtuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të jetë njëri nga të akuzuarit.

Duke iu referuar një interviste me kryeprokurorin David Schwendiman, i cili ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, Volkskrant shkruan se edhe Thaçi mund të jetë në bankën e të akuzuarve marrë parasysh se ai është akuzuar publikisht për trafikim me organe.

De Volkskrant ka biseduar edhe më njohës të çështjeve të drejtësisë në Holandë, Chirstofer Lamont, i cili ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk i beson drejtësisë në Kosovë dhe se në Kosovë ka munguar vullneti politik për të trajtuar këto çështje.

"Një problem serioz është ofrimi i sigurisë për dëshmitarët e mbrojtur.  Kosova është vend  i vogël ku informacioni shpërndahet me shpejtësi.  Ka pasur në të kaluarën raste të frikësimit e ndërhyrjes tek dëshmitarët," ka thënë ai.

Në konferencën e parë të mbajtur më 15 shtator, zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë thënë se do t'i kushtojnë rëndësi të veçantë mbrojtjes së dëshmitarëve./Insajderi.com

The post Eksperti holandez i drejtësisë: Kosova nuk ofron siguri për dëshmitarët e mbrojtur appeared first on INSAJDERI.

Gazetari që duartrokiti te Kisha, propozohet për anëtar të kundër korrupsionit në Serbi

Posted: 21 Sep 2016 05:25 AM PDT

Gazetari serb që provokoi kur u hoq pankarta nga dyert e kishës ortodokse në Prishtinë, tani është pjesë e Bordit të Agjencisë kundër korrupsionit në Serbi

Gazetari serb, Zhivojin Rakoçeviq, i cili kishte duartrokitur kur në Prishtinë u hoq pankarta e vendosur në dyert e kishës ortodokse, Komisioni për Gjyqësorin, Administratën Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, ka miratuar propozimin që ai të jetë anëtar i Bordit të Agjencisë për luftën kundër korrupsionit, shkruan Tanjug.

Gazetari Zhivojin Rakoçeviq nga Graçanica dje u propozua për anëtar të Bordit të Agjencisë për luftën kundër korrupsionit në Serbi. Në procedurë të mëtejme, propozimi do të dërgohet në Parlamentin e Serbisë.

Propozimin për anëtarësimin e tij në këtë Bord, e kanë bërë Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (NUNS).

Zhivojin Rakoçeviq shkruan për politikën në Kosovë. Me origjinë nga Moraça e Malit të Zi, që nga shtatori vitit 2013 ai ishte drejtor i Qendrës Kulturore në Graçanicë.

Ai gjithashtu është anëtar i Këshillit të Agjencisë për radiodifuzion në Serbi, pjesë e Kuvendit të qeverisjes së kaluar, aty ku i kaloi gjashtë vite, transmeton Express.

Gazetari serb, ditë më parë iu është gëzuar veprimit të Policisë së Kosovës, e cila kishte hequr një pankartë nga dyert e kishës ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Kishte bërtitur "Bravo" derisa ishte hequr pankarta, duke vazhduar me duartrokitje.

Gazetari që duartrokiti te Kisha, propozohet për anëtar të kundër korrupsionit në Serbi

https://www.youtube.com/watch?v=6t1IJ1UFb28

The post Gazetari që duartrokiti te Kisha, propozohet për anëtar të kundër korrupsionit në Serbi appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet aktivisti i VV-së Egzon Azemi

Posted: 21 Sep 2016 05:21 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje njofton se është arrestuar aktivistij i saj, Egzon Azemi.

Sipas VV-së ai është arrestuar sot nga policë civilë afër shtëpisë së tij, pa asnjë arsyetim.

"Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit", shkruan në njoftimin e VV-së./ Insajderi.com

The post Arrestohet aktivisti i VV-së Egzon Azemi appeared first on INSAJDERI.

Lekaj: Riprocedimi i demarkacionit aktual kthen krizën në Kuvend

Posted: 21 Sep 2016 04:38 AM PDT

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë se funksionimi i punës së Kuvendit varet nga qeveria, e cila nuk duhet të sjell për votim versionin aktual të marrëveshjes. Ndërkohë, pozita shpreson se deputetët do t`i kthehet punës dhe përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.

Tërheqja e projektligjit të Demarkacionit me një shtator, nga ana e qeverisë, ka bërë që opozita t`i kthehet punës në Kuvend. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, i ka thënë Radio Kosovës se Kuvendi mund t`i kthehet normalitetit vetëm nëse Qeveria nuk e sjellë në seancë versionin aktual të Demarkacionit.

"Sa i përket kthimit të normalitetit në Kuvend tërësisht varet nga qeveria. Kryeministri i Kosovës nuk duhet që të provokojë prapë situatën në Kuvend që ta bie të njëjtin version të marrëveshjes për Demrakacionin. Dhe gjithçka që shkon në ndryshim të këtij versioni do ta kthejë normalitetin në Kuvend", tha ai.

Për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti, opozita nuk ka më asnjë arsye që ta pengojë punën e Kuvendit. Siç ka thënë ai, subjektet politike parlamentare duhet t`i kthehen përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.

"Besoj që nuk ka më arsye që të pengohet puna e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Ka gati një vit që nuk kemi punuar normalisht dhe nuk iu kemi kthyer agjendës së vërtetë të Kuvendit dhe nevojave të qytetarëve. Besoj që të gjitha forcat politike do të vazhdojnë të kontribuojnë që ne t`i kthehemi agjendës normale te punës", theksoi ai.

Por, ajo që mund ta rikthejë situatën e dikurshme në Kuvend është edhe projektligji për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pal Lekaj, ka konfirmuar për Radio Kosovën se opozita nuk do të lejojë themelimin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive.

"Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa nuk është në frymën kushtetuese në 24 nene. Prandaj, ne do ta kundërshtojmë fuqishëm, sepse është ligji për organizimin e asociacionit që dy ose tri komuna mund të formojnë asociacion por pa forca ekzekutive", tha ai.

Ndryshe, për më shumë se një vit, projektligji për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe ai për themelimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe, kanë shkaktuar trazira dhe krizë në Kuvend.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, në shenjë kundërshtimi e kanë bllokuar punën e këtij institucioni, madje edhe përmes gazit lotsjellës, përderisa kishte edhe arrestime të deputetëve të opozitës.

The post Lekaj: Riprocedimi i demarkacionit aktual kthen krizën në Kuvend appeared first on INSAJDERI.

Plagoset sulmuesi i ambasadës së Izraelit në Ankara

Posted: 21 Sep 2016 04:08 AM PDT

Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se sulmuesi kishte një thikë. Njoftohet se ai është qëlluar me armë zjarri dhe është kapur përpara se të arrinte në ndërtesën e ambasadës.

Më herët televizioni NTV ka raportuar se dy persona kanë tentuar që të hyjnë në ambasadën e Izraelit dhe njëri është "neutralizuar".

The post Plagoset sulmuesi i ambasadës së Izraelit në Ankara appeared first on INSAJDERI.

Shteti dorëzohet përballë fuqisë së naftëtarëve

Posted: 21 Sep 2016 03:39 AM PDT

Naftëtarët do të mund të paguajnë më pak për pajisje me arka fiskale, pra, aq sa kanë kërkuar vet. Kjo është vendosur sot nga Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale në Kosovë.

Në një konferencë, kreu i Odës Ekonomike të vendit, Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova nuk ka komoditet që të humb ekonomikisht, e që sipas tij, ky vit po përfundon duke u marr me Demarkacionin dhe Asociacionin.

Gërxhaliu vlerëson se politika duhet të ndahet nga ekonomia.

"Duhet të kemi fiskalizim të mirëfilltë, aty ku ka fiskalizim ka transparencë. Risi  është që të bëjmë çmos që të gjejmë një alternativ", tha ai, raporton lajmi.net

E përfaqësuesi i Shoqatës së lartpërmendur, Kestrin Kumnova ka thënë se kompanitë e licencuara edhe pse kanë bërë investime për t'i dal ballë këtij procesi kanë qenë të detyruara të presin.

"U zbrit çmimi si dhe bënë një sërë oferta tjera këto tri vite, buxhetit të shtetit ju ka shkaktuan humbje qindra milionëshe. Kemi vendos që të zbresim çmimet fiskale për naftëtarët. Është çmimi që e kanë kërkuar vet naftëtarët. Këtë sakrificë e kemi bërë që të ndalen polemikat dhe për të zhbllokuar këtë proces. Janë 600 kompani të naftës e vetëm 40 kompani kompani deri tash janë fiskalizuar", tha ai, raporton lajmi.net

Në konferencën e organizuar nga Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale u shpalosen mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve tjera.

The post Shteti dorëzohet përballë fuqisë së naftëtarëve appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria konfirmon vdekjen e policit në Pejë

Posted: 21 Sep 2016 03:11 AM PDT

Kryeprokuroi i Prokurorisë së Pejës Agron Galani ka konfirmuar për Insajderin gjetjen e policit të vdekur.

Ai ka thënë se dyshimet e para janë se polici ka kryer vetëvrasje me revole zyrtare.

"Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si vetëvrasje dhe hetimet do të zbulojnë me tuje rrethanat e vdekjes", tha Galani. /Insajderi.com

The post Prokuroria konfirmon vdekjen e policit në Pejë appeared first on INSAJDERI.

Gjendet i vdekur polici Mujedin Spahija

Posted: 21 Sep 2016 03:00 AM PDT

Është gjetur i  vdekur një polic në rajonin e Pejës.

Polici Mujedin Spahija nga fshati Dubov është gjetur i vrarë me armë zjarri afër qytetit të Pejës.

Insajderi merr vesh nga burime të saj, se Policia ka dal në vendin e ngjarjes edhe ka marrë trupin e pajetë para dy orësh.

Insajderi do t`ju mbaj të informuar për detaje tjera rreth këtij rasti.

The post Gjendet i vdekur polici Mujedin Spahija appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :