Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Vetura më e mirë nga Mercedes-Benz vjen në 2017” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Vetura më e mirë nga Mercedes-Benz vjen në 2017” plus 19 more


Vetura më e mirë nga Mercedes-Benz vjen në 2017

Posted: 20 Sep 2016 09:13 AM PDT

Me një motor 0.2 litërsh turbo dhe 241 kuaj fuqi, Mercedes-Benz E300 përshtatet në çdo kërkesë të konsumatorit, transmeton lajmi.net.

Vetura është shumë e sigurtë dhe komode, e përveç këtyre nuk i mungon as shpejtësia. /Insajderi.com

merca1

The post Vetura më e mirë nga Mercedes-Benz vjen në 2017 appeared first on INSAJDERI.

Merkel e pranoi një pjesë të fajit për disfatën zgjedhore

Posted: 20 Sep 2016 09:03 AM PDT

Duke folur para reporterëve, zonja Merkel ka shprehur keqardhje lidhur me gabimet që i kanë kontribuar krizës së migrantëve gjatë vitit të kaluar në Gjermani.

"Sikur të ishte e mundshme, do ta ktheja kohën prapa për shumë vite, për përgatitje më të mira", tha mbrëmë Angela Merkel, dhe ka shtuar se sikur ta dinte se njerëzit e dëshironin ndryshimin e politikës së saj të migrantëve, ajo do ta shqyrtonte një gjë të tillë.

Rezultatet zyrtare kanë treguar se kristian-demokratët e zonjës Merkel, fituan vetëm 17.6% të votave në zgjedhjet e 18 shtatorit, që ishte rezultati më i dobët i partisë CDU në Berlin. /Insajderi.com

The post Merkel e pranoi një pjesë të fajit për disfatën zgjedhore appeared first on INSAJDERI.

S’ka më Brangelina

Posted: 20 Sep 2016 08:51 AM PDT

Angelina Jolie ka nisur procedurën e shkurorëzimit nga Brad Pitt, bëhet e ditur sipas raportimeve të fundit.

TMZ raporton se aktorja ka paraqitur dokumentet e caktuara të hënën, duke cituar dallimet mes tyre si arsye të ndarjes.

Jolie madje bëhet e ditur se ka kërkuar edhe kujdestarinë për gjashtë fëmijët e çiftit.

Jolie dhe Pitt filluan marrëdhënien më 2004 dhe u martuan në gusht të vitit 2014./Insajderi.com

 

The post S’ka më Brangelina appeared first on INSAJDERI.

Simeone zbulon futbollistin e preferuar të tij tek Barcelona

Posted: 20 Sep 2016 08:49 AM PDT

Në konferencën e sotme për shtyp, Diego Simeone ka folur në prag të sfidës që Atletico Madrid e zhvillon ndaj Barcelonës të mërkurën.

 

Ish-trajneri i River Plates në Argjentinë, ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin brazilian të Barcelonës, Neymar.

“Ai është futbollist i jashtëzakonshëm. Ai mbetet i preferuari im te Barcelona” u shpreh Simeone, njofton Marca.  /Insajderi.com

 

The post Simeone zbulon futbollistin e preferuar të tij tek Barcelona appeared first on INSAJDERI.

Profesori i UP-së thotë se i kupton martesat mes të miturve

Posted: 20 Sep 2016 08:46 AM PDT

Është profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës  përkatësisht në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik, por kjo nuk e pengon Fadil Malokun që të dalë në mbrojtje të martesave mes të miturve.

Në një prononcim për media lidhur me lajmin se dy të mitur janë martuar në Malishevë përkundër moshës së tyre 14 dhe 13 vjeç sipas profesorit universitare "nuk duhet të mirën shumë tragjike nëse është një marrëveshje një kontratë ndërmjet dy familjeve"

Madje sipas tij, "nëse është marrëveshje unanime ndërmjet dy familjeve dhe dy partnerëve nuk është mirë por kjo ka ndodhë".

"Ka raste edhe në perëndim të martesave të tilla…", ka thënë Maloku për lajmi.net.

Tutje profesori universitare i cili jep lëndët Sociologji e Globalizimit , Metodat e Kërkimit Empirik, Krimi dhe Devijimi, Sjelljet Devijante dhe Kontrolli Social, Intyegrimi dhe Globalzimi, e ka cilësuar këtë martesë si dëshmi se shoqëria kosovare nuk i respekton ligjet por "ligje kanunore që janë absurde, që të ndodh një martesë e një 14 vjeçarit me 13 vjeçare".

fadilmaloku

Më pas ka aluduar në arsyen që mund të ketë quar në martesën e këtyre të miturve.

"Mund të jenë ndikime të ndryshme mund të jenë nga miqësia e mëhershme, mund të jetë siç mund të themi ka mbet me barrë vajza dhe familjarët duan me mshel hesapet. Kjo është një përjashtim, nuk është fenomen dhe është mirë që nuk është fenomen. Të rinjtë tanë, gjeneratat e reja po janë të vetëdijshëm se si të mbrohet kur kanë raporte seksuale", thotë ai.

Tek në fund Maloku ka thënë Qendrat e ndryshme sociale dhe institucionet familjare që merren me sferën e mjekësisë, duhet të merren me këtë punë./Insajderi.com

The post Profesori i UP-së thotë se i kupton martesat mes të miturve appeared first on INSAJDERI.

Identifikohet kosovari që po udhëheq një grup islamist në Norvegji

Posted: 20 Sep 2016 08:42 AM PDT

Siç raporton gazeta norvegjeze, TV2.no, Shanani më parë njihej vetëm me nofkën "Abu Arijon", dhe nuk ishte identifikuar plotësisht. Ai është 28-vjeçar me nënshtetësi suedeze, por i lindur në Kosovë. Shanuni emigroi nga Suedia në Norvegji, më 1 janar të vitit 2009, raporton Insajderi.

Kosovari është lideri i grupit islamist "Phofeten Ummah" që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, duke zëvendësuar ish-udhëheqësin e këtij grupi, Ubaydullah Hussain, i cili është arrestuar nën akuzat për rekrutim të terroristëve për luftën në Siri.

TV2.no ka mësuar se policia norvegjeze e ka pasur prej kohësh në vëzhgim 28-vjeçarin kosovar, mirëpo të premten i ka dërguar atij një njoftim zyrtar për dëbim nga vendi. Policia e Norvegjisë pretendon se kosovari "konsiderohet kërcënim bazik për shoqërinë".

Shanuni, në anën tjetër, është duke e kundërshtuar dëbimin nga vendi. Ai në një prononcim për TV2.no, ka folur për akuzat ndaj ish-liderit të grupit që ai momentalisht po e udhëheq dhe akuzat për dëbim nga Norvegjia.

profeten

"Çështja e Ubaydullah nuk na shqetëson neve. Mesazhi im personal është se unë nuk pranoj dëbimin, nëse keni diçka më shumë drejtohuni tek avokati im", ka thënë kosovari i njohur si "Abu Arijon", raporton Insajderi.

Ndërkaq, avokati i tij John Christian Elden ka thënë se klienti i tij refuzon të largohet nga vendi, për shkak se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore. /Insajderi.com

The post Identifikohet kosovari që po udhëheq një grup islamist në Norvegji appeared first on INSAJDERI.

Përplasja mes Vetëvendosjes dhe RTK-së për Kadri Veselin

Posted: 20 Sep 2016 08:34 AM PDT

Akuza e Lëvizjes Vetëvendosje se portali i televizionit publik duket "si faqe personale" e Kadri Veselit ka ngjallur reagimin e drejtuesit të portalit, i cili thotë se partia më e madhe opozitare po "falsifikon" për të mashtruar qytetarët.

Një fotografi e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën shihet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 11 lajmë të ndara brenda një apo dy orëve në portalin e RTK-së, është bërë temë debati mes kësaj partie dhe drejtorit të ueb faqes së televizionit publik.

Vetëvendosje ka thënë të martën se kjo fotografi tregon se televizioni publik është në shërbim të Kadri Veselit, duke e quajtur atë si Radio Televizioni i Kadrisë.

"Web faqja e televizionit publik të Kosovës, duket më shumë si ëeb faqe personale e Kadri Veselit! Nga 13 lajme kryesore në ballinë, 11 janë për Kadri Veselin dhe PDK-në!", thuhet në përshkrimin e VV-së ndaj kësaj fotografie.

Por, Altin Ahmeti, kryeredaktor i portalit, ka thënë se Vetëvendosje ka manipuluar me qytetarët, meqë ka zgjedhur të fotografojë portalin në ditën kur PDK ka mbajtur konventën zgjedhore dhe kur në të njejtën kohë nuk ka pasur zhvillime të tjera në vend.

"Është mirë t'i tregoni njerëzve, por jo duke i mashtruar. Tregojuni qe ishte dite e shtunë dhe në konventën e PDK-se, po zgjidhej kryetari i ri. Dhe asnjë aktivitet tjetër nuk zhvillohej ne vend. Lajmet kryesore vinin nga ky subjekt," ka qenë arsyetimi i kryeredaktorit për mbulueshmërinë e madher të tyre ndaj kësaj ngjarje.

Për më tepër, drejtuesi i portalit të RTK-së pretendon se në portalet e tjera të vendit ka pasur më shumë lajme për këtë ngjarje.

"Çfarë mund të bëjmë ne si media në këto kushte? Ne gjithashtu mund të iu ofrojmë fakte se kemi publikuar lajme për PDK dhe kryetarin e saj, më pak se çdo portal tjetër… E dini pse??? Sepse gjatë fundjavës punojmë me staf te reduktuar dhe vetëm një person është kujdestare .. Ju edhe ashtu keni personel që qëndrojnë, vëzhgojnë, shkruajnë komente nëpër media online dhe Facebook gjatë 24 orëve", ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

"Nuk duhej te isha habitur me veprimin, por vetëm me amatorizmin e fotomontazhit", ka thënë Ahmeti ndër të tjerash.

Lëvizja Vetëvendosje dhe RTK kanë një histori përplasjesh mes tyre.  Të martën, deputetja Shqipe Pantina, e cila është anëtare e Komisionit Parlamentar për media, ka kërkuar shkarkimin e bordit të Televizionit Publik të Kosovës.

Sipas saj, RTK është bërë shembull i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave te qytetarëve.

"Përkundër faktit që RTK merr nga buxheti 10 milionë euro ne vit asnjëherë nuk ka raportuar se ku i shpenzon këto para. Ky institucion është i zhytur në borxhe që arrinë në shumën 7 milionë euro", tha Pantina./Insajderi.com

The post Përplasja mes Vetëvendosjes dhe RTK-së për Kadri Veselin appeared first on INSAJDERI.

Mbyllen 13 pompa të derivateve të Al Petrolit për shkak të borxhit

Posted: 20 Sep 2016 08:08 AM PDT

Latif Kryeziu, pronar i kompanisë Al Petrol, është detyruar të mbyllë 13 pompa të derivateve pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ia ka vazhduar kontratën kompanisë për shkak të dështimi të pagesës së qirave.

Ndërprerjen e kontratës e ka konfirmuar Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

"AL Petrol ka hequr dorë nga të gjitha pikat e shitjes së derivateve, përkatësisht 13 pika që kishte shfrytëzuar me qira", ka thënë Kaloshi.

Ai ka treguar se 'Al Petrol' i ka borxhe AKP-së dhe për pasojë nuk i është vazhduar kontrata.

"AL Petroli i ka borxh AKP-së dhe AKP do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për inkasimin e borxhit. AL Petrol ka bërë njoftim me shkrim se arsyeja e tërheqjes është mos vazhdimi i kontratës së qirasë. AKP nuk e ka vazhduar kontratën pa paguar qiratë e prapambetura mujore", ka thënë Kaloshi

Veriu.info ka arritur të siguroj një kopje të kontratës në mes të AKP-së dhe 'Al Petrol-it', ku shihet se qiraja mujore e 'Al Petrol-it' është 68 mijë euro për 13 objektet e pompave të derivateve të naftës nëpër qytete të ndryshe të Kosovës.

The post Mbyllen 13 pompa të derivateve të Al Petrolit për shkak të borxhit appeared first on INSAJDERI.

PK: Reagimi i KMDLNJ-së për aksionin e djeshëm deklaratë joprofesionale

Posted: 20 Sep 2016 07:24 AM PDT

Pak orë pas komunikatës së Këshillit për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e njeriut lidhur me aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës për largimin e 130 familjeve nga banesat në Dardani, përmes së cilës tha se përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme, ka reaguar Policia e Kosovës.

Në reagimin e policisë thuhet se reagimi i KMDLNJ-së paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë.

"Policia në asnjë rast nuk ka përdor forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore".

Përmes komunikatës për media policia thotë se janë institucion i zbatimit të ligjit, që kanë për obligim zbatimi e vendimeve të autoriteteve kompetente të drejtësisë dhe " se në rastin në fjalë veprimet policore kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore".

The post PK: Reagimi i KMDLNJ-së për aksionin e djeshëm deklaratë joprofesionale appeared first on INSAJDERI.

Ministri Shala: Palestra në Rahovec është një nga investimet më të mëdha në sport

Posted: 20 Sep 2016 06:46 AM PDT

Sipas një njoftimi të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Shala ka thënë se kjo palestër është një nga investimet më të mëdha të sportit kosovar.

"Ministri Shala u shpreh se ky është një nga investimet më të madh që lidhet me sportet kolektive në Kosovë, në të cilin projekt, në total, investimi i Qeverisë së Kosovës do të arrijë rreth vlerës 2 milion e 700 mijë euro.", ka thënë ai.

Ai më tej u shpreh se kjo palestër moderne, e cila është në fazën e fundit, së shpejti do të funksionalizohet, dhe do t'i shërbejë avancimit të mëtejmë të sportit në këtë qytet dhe në Kosovë, meqë kjo palestër plotëson kriteret ndërkombëtare për aktivitete sportive.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është duke punuar që të investojë në stadiumin e qytetit të Rahovecit dhe në disa projekte tjera të rëndësishme që lidhen me sportin në këtë komunë. /Insajderi.com

The post Ministri Shala: Palestra në Rahovec është një nga investimet më të mëdha në sport appeared first on INSAJDERI.

Biznesmeni i rrahur ikën nga Shqipëria – vendi humbë 450 milionë euro

Posted: 20 Sep 2016 06:37 AM PDT

Omnix Albania, kompania që do të investonte 450 milionë euro në Lalëz, deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga të gjitha investimet në Shqipëri, njofton Top Channel.

Vendimi vjen dhjetë ditë pasi presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri u dhunua fizikisht nga persona, të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.
"Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Lalëz", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

Por dhjetë ditë më parë, disa persona dhunuan fizikisht presidentin e Omnix Fadi Mitri. Policia ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që motivi i sulmit dyshohet se ka lidhje pikërisht me investimin e kompanisë në Lalëz.

"Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë", sqaron deklarata.

Në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i grupit Omnix, Jamal Abu Isa, kompania ka falenderuar qeverinë e Shqipërisë për kujdesin që ka treguar ndaj familjes së zotit Mitri në këto momente të vështira për të.

The post Biznesmeni i rrahur ikën nga Shqipëria – vendi humbë 450 milionë euro appeared first on INSAJDERI.

Taulant Xhaka, mesazh për duelin e radhës ndaj Granitit

Posted: 20 Sep 2016 06:26 AM PDT

Të dy mesfushorët, pas përballjes në Euro 2016 ku njëri veshi fanellën kuqezi të Shqipërisë e tjetri atë të Zvicrës, do të jenë si rivalë ndaj njëri-tjetrit edhe në Ligën e Kampioneve, ku klubet përkatëse, Bazel dhe Arsenal, kanë rënë në të njëjtin grup.

heu

"Miq të dashur! Së shpejti dueli tjetër kundër vëllait tim. Basel vs. Arsenal", ishte mesazhi në gjermanisht dhe në shqip i postuar nga mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i shoqëruar me foton e duelit të fundit mes të dyve, atë me kombëtaret.

Ky do të jetë dueli i tretë si kundërshtarë i dy vëllezërve Xhaka. Të parin e kanë luajtur në vitin 2012, në një ndeshje të kampionatit zviceran, kur Taulanti, i huazuar te Grasshoper, luajti përballe Granitit i cili asokohe vishte fanellën e Bazelit.

The post Taulant Xhaka, mesazh për duelin e radhës ndaj Granitit appeared first on INSAJDERI.

Kosova, mollë sherri mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës

Posted: 20 Sep 2016 06:01 AM PDT

Zyrtarët e klubit të Parizanit kanë akuzuar Zvezdën se kanë përfituar para në kurriz të Kosovës dhe se asnjë cent nuk ka shkuar për sportin serbë në shtetin kosovar.

"Ata thonë se ne vodhën paret e Kosovës, por e vërteta është se të hollat për Kosovën shkuan në Partizan, por jo të gjitha në klubin e basketbollit. Ne kemi marrë shumë më pak se ata sezonin e kaluar. Kur ata kanë luajtën në Euroleague, morën 500 deri në 700 mijë nga qyteti, ndërsa ne vetëm 150 mijë euro", tha Çoviç.

Vlen të theksohet se Partizani bën pjesë në Euroleague, ndërsa Crvena Zvezda në Ligën e Adriatikut. /Insajderi.com

The post Kosova, mollë sherri mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës appeared first on INSAJDERI.

Hyseni braktisi konferencën ndërkombëtare pasi Kosova u prezantua me “1244”

Posted: 20 Sep 2016 05:55 AM PDT

Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 1244 në nismën ministrore të Procesit të Pragës e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ka nxitur ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që të largohet nga konferenca në mënyrë demonstrative.

"Ky de nominim është i papranueshëm ka theksuar ministri Hyseni, duke shtuar se nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244 , duhet t'i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së", thuhet në një komunikatë të MPB-së.

Ministri Hyseni ka theksuar në fund se Republika e Kosovës do të kthehet në këtë nismë posa të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës, thuhet në komunikatë./Insajderi.com

The post Hyseni braktisi konferencën ndërkombëtare pasi Kosova u prezantua me "1244" appeared first on INSAJDERI.

Ambasada amerikane nis të ofrojë shërbime shtesë për viza në Prishtinë

Posted: 20 Sep 2016 05:55 AM PDT

Në rrjetin social Facebook, Ambasada amerikane thotë se ka nisur gradualisht të ofrojë shërbime për viza në Prishtinë, ndërsa shpresojnë se shërbimet e plota do t'i ofrojnë kur të përfundojë së ndërtuari ambasada amerikane, e që planifikohet në 2018.

Njoftimi lidhur me këtë e ka bërë Brian Corteville, i cili para një muaji ka filluar punën si Shef i Seksionit të Konsulencës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

"… Kemi nisur procesin që gradualisht të ofrojmë shërbime për viza këtu në Prishtinë për t'ju kursyer udhëtimin për në Shkup, dhe shpresojmë që të ofrojmë shërbimet e plota kur të përfundojë së ndërtuari Ambasada e re Amerikane më 2018", ka shkruar Corteville, njofton Insajderi.

The post Ambasada amerikane nis të ofrojë shërbime shtesë për viza në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Burgosen pesë volejbollistë, akuzohen për përdhunim të një finlandezeje

Posted: 20 Sep 2016 05:48 AM PDT

Katër prej volejbollistëve, përfshirë edhe kapitenin e ekipit, u dënuan me nga 5 vjet burgim, derisa njëri pre volejbollistëve u dënua me 3 vjet e gjysmë burgim, raporton Insajderi.

Skuadra kombëtare e Kubës ka marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në Finlandë, pak javë para fillimit të Lojërave Olimpike "Rio 2016". Volejbollistët kanë mohuar akuzat, duke thënë se janë të pafajshëm.

Katër prej lojtarëve ishin nën moshën 21-vjeçare, vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeçar. /Insajderi.com

The post Burgosen pesë volejbollistë, akuzohen për përdhunim të një finlandezeje appeared first on INSAJDERI.

Gëzuar për festivalin më të madh të birrës në botë

Posted: 20 Sep 2016 05:30 AM PDT

Edicioni i 183-të i Oktoberfest – festivalit më të madh të birrës në botë – është duke u mbajtur në Mynih.  Pritet që deri në gjashtë milionë vizitorë të jenë të pranishëm këto ditë në këtë festival.

Festivali i parë është mbajtur në vitin 1810 si nderim për martesën e princit të Bavarisë, shkruan The Guardian.

Këtë vit, autoritetet gjermane kanë paralajmëruar masa të shtuara të sigurisë që do të jenë të pranishme deri sa të përfundojë festivali, në kohën kur kryeqytete evropiane kanë qenë caqe të sulmeve terroriste nga Shteti Islamik.

Festivali zgjatë 16 deri 18 ditë dhe në vitin 2013 u raportuar se janë pirë afër 8 milionë litra birrë.

Njerëzit duke pritur në radhë në shi në ceremoninë hapëse të festivalit

Vizitorët duke tentuar të marrin birra falas në hapje të ceremonisë

Përveç birrës, edhe kostumet tradicionale konsiderohen si një nga atraksionet e festivalit.

Vajzat me veshje tradicionale bavareze duke shijuar birrën

Festivali i ndriçuar gjatë mbrëmjes

Një kamerier duke bartur ushqim

Një improvizim modern i veshjes tradicionale

The post Gëzuar për festivalin më të madh të birrës në botë appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri shfrytëzon rastin në Nju Jork të takojë liderë botërorë

Posted: 20 Sep 2016 04:57 AM PDT

Mustafa, në këtë "nder", e ka përfshirë edhe takimin me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, të cilin e ka 'matanë kodrës'.

"Gjatë qëndrimit në Nju Jork, dje mora pjesë në samitin "Partneriteti për Prosperitet Global" të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga Presidenti Bill Clinton. Pata nderin të takohem me Presidentin Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, me Presidentin Nishani, Presidentin e Sri Lankës, Presidentin e Malavit dhe shumë personalitete të tjera të politikës, ekonomisë, filantropë dhe përfaqësues të shoqërisë civile", ka shkruar kryeministri Mustafa në facebook./Insajderi.com

The post Kryeministri shfrytëzon rastin në Nju Jork të takojë liderë botërorë appeared first on INSAJDERI.

Gjykata në veri funksionalizohet në tetor

Posted: 20 Sep 2016 04:42 AM PDT

Këshilli Gjyqësor thotë se aktualisht është në fazën finale të përfundimit të intervistimit të kandidatëve që kanë konkurruar për gjyqtarë.

Numrit i përgjithshëm i gjyqtarëve që do të pranohen që të punojnë në veri të Kosovës është paraparë të jetë 48 gjyqtarë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht janë duke u intervistuar edhe një pjesë e kandidatëve që kanë aplikuar për gjyqtarë, për të arritur numrin e plotë prej 48 syresh.

Ai tha se deri në fillim të muajit tetor pritet të funksionalizohet gjykata në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila do të punojë, sipas tij, me ligjet e Kosovës.

“Na mbetet të kryejmë procesin e intervistimit të këtyre kandidatëve. 22 veta kanë aplikuar për 14 pozita dhe [pastaj] i procedojmë propozimet tek presidenti për dekretim. Çështja e objektit është zgjidhur dhe nëse gjithçka shkon sipas planit mendohet që në muajin tetor të funksionalizohet”, tha Idrizi.

Gjykatat në veri të Kosovës u riaktualizuan gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe një marrëveshjeje me të cilën parashihet shuarja e gjykatave paralele serbe në veri të vendit, e cila u arrit në Bruksel, në vitin 2015.

Në Ministrinë e Drejtësisë thonë se puna rreth funksionalizimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është në përfundim e sipër.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, tha për Radion Evropa e Lirë së Qeveria e Kosovës është e interesuar që sa më parë të fillojë dhe të vejnë në funksion gjykatat dhe prokuroritë në atë pjesë të Kosovës. Ai tha se gjatë muajit tetor do të përfundojnë pothuajse të gjitha çështjet.

“Tash jemi në fazën finale të përgatitjeve për të përmbyllur këtë proces dhe për të filluar, sepse vërtetë është në interesin e qeverisë dhe qytetarëve të asaj pjese që të ketë një sistem të gjykatave edhe të prokurorive plotësisht funksionale në atë pjesë”, tha Dushi.

Gjykatat u bllokuan në vitin 2008, pas një sulmi nga një grup protestuesish serbë, që kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe kalimin e Gjykatave nga kontrolli i administratës ndërkombëtare, UNMIK, tek autoritetet e reja të Kosovës.

Gjykatësit shqiptarë, që nga viti 2008, u detyruan të punojnë në Gjykatën e Vushtrrisë, në jug të vendit.

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ali Kutllovci, tha se gjyqtarët vazhdojnë të punojnë në kushtet të papërshtatshme për punë në Gjykatën e Vushtrrisë.

Ai tha se ende nuk kanë ndonjë informatë se kur do të kenë mundësi të shkojnë në Mitrovicë në objektet ku kanë qenë para disa viteve.

“Ne ende nuk kemi kurrfarë informimi apo vendimi konkret nga askush lidhur me ecurinë dhe procesin për shkuarje. Ne as marrëveshjen e Brukselit zyrtarisht nuk e kemi në tavolinë, se çka parasheh ajo”, tha Kutllovci.

Kutllovci tha për Radion Evropa e Lirë se deri me tash arsyeja e vetme që është dhënë nga ndërkombëtarët është mungesa e sigurisë ne veri.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, deri në arritjen e marrëveshjes, nuk ka funksionuar në tërësi dhe për vite të tëra, gjykatat e prokuroritë në veri të vendit nuk kanë shqyrtuar asnjë prej lëndëve.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, për Radion Evropa e Lirë tha se prolongimi i funksionalizimit të gjykatave në veri të Kosovës për vite me radhë është bërë nga Institucionet e Kosovës.

“[Vonesa] konfirmon që edhe Qeveria e Kosovës nuk është duke kryer obligimet e veta në mënyrë që të ofrojë kushtet për integrim të pjesës veriore në strukturat e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, tha Miftaraj.

Me marrëveshjen e arritur ndërmjet dy kryeministrave, atij të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është paraparë që një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore të funksionojnë për rajonin e Mitrovicës.

Lëndët penale do të shqyrtoheshin në veri, kurse ato civile në jug të qytetit. Kryetari i Gjykatës do të jetë serb, kurse kryeprokurori shqiptar. (REL)

The post Gjykata në veri funksionalizohet në tetor appeared first on INSAJDERI.

Qeveria thotë se oferta për të biseduar për demarkacionin është serioze

Posted: 20 Sep 2016 04:25 AM PDT

Këshilltari i tij, Faton Abdullahu, thotë se oferta për të biseduar është serioze dhe ka për qëllim ballafaqimin e fakteve.

"Nuk duhet vështruar, analizuar, këtë ftesë në bazë të asaj se kush do të lëvizë nga pozicioni, kush do ta kthej çështjen në pikën zero e të tjera të kësaj natyre. Jo. Çështje kryesore është sjellja e fakteve. Argumentet janë ato që e rrëzojnë çfarëdo kokëfortësie në çfarëo ane që mund  të ekzistojë", tha Abdullahu për Radio Kosovën.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, thekson se edhe Qeveria edhe opozita duhet të dalin nga pozicionet e ngurta, nëse duan të arrijnë konsensus.

"Duke qenë se po kërkojnë tani me vonesë të skajshme dialog gjithëpërfshirës atëherë duhet që të dyja palët mos të jenë në pikën zero, por të dalin mbi zero, domethënë në pikën një dhe të kërkojnë gjithëpërfshirje, jo vetëm të palëve politike, por edhe të ekspertëve të cilët kanë kërkuar që të rinegociohen parimet e kufirit", tha Qorrolli për Radio Kosovën.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës dhe opozitës, deri më tani kanë mbajtur disa takime, të organizuara nga Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika. Rashiti thotë se do të ketë edhe takime të tjera së shpejti.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti mirëpret takime të tilla.

"Unë shpresoj shumë që pas takimit të javës së kaluara, do të ketë takime të radhës dhe do të ketë punë normale", tha Pajaziti për Radio Kosovën.

The post Qeveria thotë se oferta për të biseduar për demarkacionin është serioze appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :