Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Wenger: Wilshere është lojtar i klasit botëror” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Wenger: Wilshere është lojtar i klasit botëror” plus 19 more


Wenger: Wilshere është lojtar i klasit botëror

Posted: 09 Sep 2016 09:53 AM PDT

Arsene Wenger shpreson se mesfushori Jack Wilshere, të cilin e huazoi tek Bournmouth këtë verë, të kalojë pjesën tjetër të karrierën tek Arsenali.

Jack Wilshere konsiderohej si një prej talentëve më të mëdhenj anglez.  Ai debutoi me Arsenalin kur ishte vetëm 16 vjeçar por për shkak të lëndimeve, karriera e tij ka pasur rënie.  Stinorin e kaluar, ai është paraqitur vetëm në tri ndeshje.

"Ai është lojtar i klasit botëror, dhe ai nuk ka çfarë të më bind mua.  Unë shpresoj që ai të kalojë pjesën e mbetur të karrierës tek ne," ka thënë Wenger, njofton Sky Sports./Insajderi.com

 

The post Wenger: Wilshere është lojtar i klasit botëror appeared first on INSAJDERI.

UEFA: Skënderbeu trukoi mbi 50 ndeshje futbolli

Posted: 09 Sep 2016 09:14 AM PDT

UEFA ka publikuar arsyet që çuan në përjashtimin nga kompeticionet europiane për një periudhë 1-vjeçare skuadrën e Skënderbeut. Institucioni më i lartë i futbollit europian zbulon se ekipi korçar dyshohet se ka manipuluar 50 ndeshje, 41 prej të cilave në Shqipëri.

Në vendimin e zbardhur të premten, thuhet se Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit, njofton Top Channel.

Sipas UEFA-s, Skënderbeu ka manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë, 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 2 ndeshje të Ligës së Europës dhe 6 miqësore.

"Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve: 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Ligës së Europës, 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore", argumenton UEFA.

The post UEFA: Skënderbeu trukoi mbi 50 ndeshje futbolli appeared first on INSAJDERI.

Shi dhe mot i vranët edhe gjatë fundjavës

Posted: 09 Sep 2016 09:11 AM PDT

Moti i vranët dhe me shi do të vazhdojë edhe gjatë kësaj fundjave.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të ngriten javën tjetër./Insajderi.com

The post Shi dhe mot i vranët edhe gjatë fundjavës appeared first on INSAJDERI.

Gjermania me plan të ri që ndalon shitjen e terminëve nëpër ambasadat e saj

Posted: 09 Sep 2016 09:02 AM PDT

Qeveria gjermane së shpejti do të aplikojë një sistem të ri të rezervimeve, pasi që dyshohet për shitjen ilegale të terminëve për aplikimin e vizave në ambasadat gjermane në disa shtete.

Kjo iniciativë ka ardhur pas një raporti nga ana e rrjetit editorial të Gjermanisë (RND). Për këtë, Ministria e Jashtme është duke punuar për një sistem të ri të rezervimeve, i cili do të sigurojë "shfrytëzimin optimal të kapaciteteve përpunuese dhe uljen e rolit të zyrave të dyshimta të vizave", thuhet në një përgjigje të Qeverisë gjermane, raporton bild.de

Sistemi është ende në ndërtim e sipër dhe duhet të futet në funksion pas fazës së testimit.

Raportohet se në ambasadat dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe Kosovë, për të bërë një kërkesë për vizë gjermane, për shkak të shitjeve të terminëve, njerëzit duhet të presin me muaj të tërë, njofton albinfo.ch

Vetëm në Liban për të dorëzuar kërkesën për vizë pritjet janë deri në 15 muaj.

Këto vonesa të terminëve bëjnë të mundur shitjen dhe stërshitjen e terminëve për shuma të mëdha parash.

 

The post Gjermania me plan të ri që ndalon shitjen e terminëve nëpër ambasadat e saj appeared first on INSAJDERI.

Beteja mes Iranit dhe Arabisë Saudite rreth haxhit

Posted: 09 Sep 2016 08:59 AM PDT

Një luftë fjalësh është përshkallëzuar ndërmjet kundërshtarëve të hidhur rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite, përpara pelegrinazhit të haxhit këtë vit, nga i cili iranianët janë përjashtuar për herë të parë brenda dekadash.

Është kjo shenja e fundit e rritjes së tensioneve ndërmjet Riadit dhe Teheranit, që historikisht kanë bërë garë për të udhëhequr degët rivale të Islamit dhe së fundit janë në dy anët kundërshtare të konfliktit të përgjakshëm në Siri, Jemen e Irak. Gjithashtu kanë bërë luftë verbale pas ekzekutimit të një sheiku Shiit në muajin janar dhe pas sulmit të një turme mbi Ambasadën Saudite në Teheran, si kundërpërgjigje.

Por, tensionet ndërmjet Sunitëve shumicë në Arabinë Saudite dhe Iran, që ka popullatën më të madhe të myslimanëve Shiitë në botë, shumë shpesh rriten gjatë periudhës së haxhit, që zhvillohet në vendet e shenjta të Islamit, në Mekë dhe Medinë në Mbretërinë Saudite.

Teherani dhe Riadi janë përplasur fuqishëm rreth organizimit të ngjarjes më të madhe në kalendarin Islamik që kur afro 2,400 pelegrinë vdiqën gjatë një rrëmuje vitin e kaluar, në mesin e të cilëve edhe 400 iranianë.

Të dyja palët dështuan që të pajtohen rreth sigurisë dhe çështjeve logjistike, me gjasë duke shkaktuar përjashtimin e Iranit nga pelegrinazhi i 10 shtatorit, për herë të parë në afro tri dekada kur iranianët qenë ndaluar nga qasja në vendet e shenjta Islamike në Arabinë Saudite

Shkëmbimet e ashpra të pazakonta

Në një mesazh të publikuar më 5 shtator, lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, akuzoi autoritetet saudite për "vrasjen" e disa pelegrinëve që vdiqën në rrëmujën e vitit të kaluar në haxh.

"Hezitimi dhe dështimi për të shpëtuar gjysmë të vdekurit dhe të lënduarit…është gjithashtu evidente dhe e padiskutueshme. Ata i vranë", shkroi Khamenei në faqen e tij.

Khmanei e përshkroi familjen mbretërore saudite si "Satanë të vegjël dhe të dobët që dridhen nga frika e rrezikimit të interesave të Satanait të Madh", duke iu referuar SHBA-së.

Autoriteti më i lartë fetar i Arabisë Saudite, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetës saudite Makkah, tha se nuk çuditej me komentet e Khamenit.

"Duhet ta kuptojmë se ata nuk janë myslimanë", Myftiu i Madh Abdulaziz al-Sheikhu citua të ketë thënë nga gazeta arabe. "Ata janë fëmijë të magi (magjistarëve) dhe armiqësia e tyre ndaj myslimanëve është e vjetër".

Magi ose magus, i referohet përcjellësve të Zoroastrianizmit, një religjion monoteist që ishte i përhapur në Iran, Afganistan dhe në Azinë Qendrore përpara ngritjes së Islamit në shekullin VII. Ndonjëherë është përdorur nga arabët për të fyer iranianët.

Kjo ka provokuar përgjigje të ashpër në Twitter të ministrit të jashtëm të Iranit,Mohammad Javad Zarif, i njohur për diplomacinë e qetë të tij.

"Natyrisht; nuk ka ngjashmëri ndërmjet Islamit të Iranianëve e shumicës së myslimanëve dhe ekstremizmit fanatik që klerikët më të lartë Wahhabi dhe mjeshtrit e terrorit saudit e predikojnë", shkruan Zarif.

Arabia Saudite është kritikuar për dështimin e saj në arrestimin e klerikëve brenda Mbretërisë që përhapin Wahhabizmin radikal dhe Teherani në të kaluarën ka akuzuar Riadin për mbështetjen e grupit ekstremist si Shteti Islamik.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha më 7 shtator se vendet islamike duhet të marrin masa "ndëshkimi" ndaj Arabisë Saudite. Ai shtoi se "vendet rajonale dhe bota Islamike duhet të ndërmarrin masa të bashkërenduara për të dënuar qeverinë e Arabisë Saudite me qëllim që të kryhet një haxh real".

Tensionet janë përshkallëzuar ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit në muajt e fundit – veçanërisht në muajin janar, kur protestuesit iranianë hynë në ambasadën Saudite dhe i vunë zjarrin, pasi autoritetet Saudite ekzekutuan një klerik të njohur Shiit,Nimr al-Nimr.

Historia e dhunës

Historia e mosdurimit ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit në shumë raste ka nisur me mosmarrëveshjet rreth haxhit, për të çuar drejt gjakderdhjes.

Në pelegrinazhin e vitit 1987, dhuna ndërmjet pelegrinëve Shiit të Iranit dhe forcave Saudite të sigurisë çoi drejt vdekjes të më shumë se 400 njerëzve, përfshirë edhe 275 iranianë.

Në fillim të viteve 1980, pelegrinët iranianë mbajtën demonstrate vjetore kundër Izraelit dhe SHBA-së në haxh. Në vitin 1987, policia saudite dhe garda kombëtare rrethuan një pjesë të rrugës së planifikuar të demonstratave, që çoi drejt konfrontimit. Kjo u shndërrua në përplasje të dhunshme, që u përcoll me rrëmujë vdekjeprurëse, ku vdiqën qindra dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Pas incidentit, iranianët e zemëruar sulmuan Ambasadën Saudite në Teheran ndërkohë që Lideri Suprem Iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, iu bëri thirrje qytetarëve sauditë të rrëzojnë familjen mbretërore saudite si hakmarrje për vdekjen e pelegrinëve. Zyrtarët iranianë bojkotuan haxhin për tri vitet e ardhshme. Arabia Saudite, ndërkohë, i përshkallëzoi marrëdhëniet e saj me Iranin dhe zvogëloi numrin e pelegrinëve iranianë që u lejuan të marrin pjesë në haxh nga 150 mijë, sa ishin para incidentit, në 45 mijë.

Ngjarjet më 1989 i rrënuan edhe më shumë marrëdhëniet, kur Arabia Saudite akuzoi Iranin për lidhjen me dy incidentet me bomba gjatë haxhit, me akuzat se po hakmerrej ndaj Sauditëve për ndalesat ndaj pelegrinëve iranianë. Dy bombat vranë një pelegrin dhe plagosën 16 të tjerë. Autoritetet saudite në fund vranë 16 Shiitë nga Kuvajti për bombat, pasi fillimisht akuzuan terroristët iranianë.

Në fillim të viteve 1990, marrëdhëniet diplomatike rinisën dhe një marrëveshje u arrit për të lejuar pelegrinët iranianë që të marrin pjesë në haxh. Demonstratat që atëherë janë lejuar nga autoritetet saudite vetëm në një hapësirë të posaçme në Mekë, me shumë pak incidente të njoftuara që atëherë.

Haxhi, një obligim fetar për myslimanët dhe një nga pelegrinazhet më të mëdha në botë, zakonisht mbledhë më shumë se 1.5 milion myslimanë nga e gjithë bota

Pelegrinët mblidhen në Mekë dhe kryejnë një varg të ritualeve përgjatë disa ditëve.

Ritualet përfundojnë pas tre ditë të ceremonive në gjithë botën, duke shënuar fillimin e Bajramit./REL

The post Beteja mes Iranit dhe Arabisë Saudite rreth haxhit appeared first on INSAJDERI.

1 milion njerëz zbarkojnë në Mekë për haxh

Posted: 09 Sep 2016 08:26 AM PDT

Rreth 1.32 milion myslimanë nga e gjithë bota kanë arritur në Arabinë Saudite për pelegrinazhin vjetor të Haxhit, që nis të shtunën.

Autoritetet saudite kanë shtuar masat e sigurisë për të parandaluar rrëmujat e mundshme.

Vitin e kaluar, mbi 2,000 pelegrinë kanë vdekur nga rrëmuja afër Mekës.

"Kam frikë se mund të ketë rrëmujë. Lus Zotin që autoritetet të mbajnë gjithçka nën kontroll dhe gjërat të shkojnë mirë", tha një besimtare.

Haxhi konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të Islamit./REL

The post 1 milion njerëz zbarkojnë në Mekë për haxh appeared first on INSAJDERI.

Shtohen tensionet mes Kroacisë e Serbisë

Posted: 09 Sep 2016 07:47 AM PDT

Raportet Kroaci – Serbi janë aktualisht më të këqijat gjatë këtij shekull. Pushteti serb po përdor retorikë antikroate. Ndërsa Serbia është kthyer në një prej temave më të rëndësishme në fushatën elektorale të Kroaicsë, shkruan Deutsche Welle.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, SDP Zoran Milanoviq po polemizon përmes mediave me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Serbinë e ka quajtur në disa deklarata si një “vend i vogël i mjeruar”. Tensionet po shtohen nga të dy anët.

Analistët pohojnë se raportet mund të përmirësohen pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci. Por e keqja e këtij rajoni është që tërë kohën dikush është në ndonjë fushatë parazgjedhore. “Si të përfundojnë zgjedhjet në Kroaci, do të vijnë zgjedhjet lokale në Bosnje-Hercegovinë (e ndoshta edhe referendumi në Republikën Serpska). Më pas kemi zgjedhjet në Maqedoni, ku po zien puna në raportet maqedonaso-shqiptare, e në pranverë janë zgjedhjet presidenciale në Serbi. Më pas në Kosovë…”, thotë Cvijetin Milivojeviq, ekspert nga Beogradi. Ai mendon se gjërat nuk do të ndryshojnë shpejt, pa pasur ndonjë presion nga vet populli.

Milivojeviq mendon se gjërat do të përmirësohen pak pas zgjedhjeve. “Kroacia po tregon muskujt ndaj Serbisë, sepse pa miratimin e Zagrebit Serbia nuk mund të futet kurrë në BE. Por pas zgjedhjeve pritet të qetësohet siguata edhe për shkak të bashkëpunimit shumë të denjë të Vuçiqit me BE-në. Ndërkohë që Vuçiqin e presin edhe disa tema më të nxehta, siç është Kosova apo sansksionet ndaj Rusisë."

„Vuçiqi dhe Daçiqi si eksponentë të politikës serbomadhe”

Milivojeviq pohon se një prej problemeve shumë serioze është edhe e kaluara e politikanëve. Politikanët e të dyja vendeve kanë probleme me retorikën nacionaliste dhe shoviniste, të tashme apo të kalur.

Profesori Pero Maldini nga Dubrovniku mendon se shkaku i shkallëzimit të raporteve së fundi është që Vuçiqi e Daçiqi janë pionët e dikurshëm të Sheshelit dhe Millosheviqit dhe trajtohen nga shumë njerëz si eksponentë të politikës serbomadhe. Maldini pohon se Serbia për fat të keq nuk është përballur kurrë me të kaluarën, siç ka bërë Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. „Pas luftërave pushtuese, të cilat Serbia i ka bërë ndaj fqinjëve, askush nuk e ka marrë përsipër që ky vend të përballet me të kaluarën e politikës serbomadhe dhe pasojat e politikës së Millosheviqit, me luftërat agresive dhe me numrin e madh të viktimave. Ndaj politika serbe, në pamundësi që të artikulohet si një politikë normale, po prodhon armiq të jashtëm në Kroaci, Bosnje apo dhe në Kosovë", thekson Maldini.

Fushata elektorale u shkon për shtat tendencave të tilla dhe provokimeve në raportet mes Serbisë dhe Kroaicsë. Por Maldini mendon se duhet të kemi parasysh gjenezën e problemit, që ka të bëjë me krimet e viteve 90-të. Këto gjëra po shfrytëzohen nga disa parti për qëllime elektorale për të mobilizuar zgjedhësit e tyre. Milanoviqi po përpiqet të dëshmojë një ngurtësi nacionaliste për të fituar mbështetjen e krahut të djathtë, mendon ai. Ndërkohë që interesi primar i Kroacisë është zbardhja e fatit të 1600 personave të zhdukur gjatë luftës, mbrojtja e pasurisë së kroatëve në Serbi dhe ruajtja e të drejtave të tjera.

Frika e kroatëve në Serbi dhe e serbëve në Kroaci

Vojislav Stanimiroviq, kryetar i partisë SDSS thotë se në Kroaci është shtuar në tri vitet e fundit tensioni për shkak të retorikës aktuale ndaj Serbisë. Kjo reflekton në pozitën e kroatëve në Serbi, por edhe të serbëve në Kroaci. Stanimiroviq thotë se Milanoviqi e ka befasuar me deklaratat e fundit, ndërsa kur ishte kryeminsitër kishte raporte të mira me Serbinë.

Tomislav Zhigmanov, nga partia e kroatëve në Vojvodinë, DSHV, thotë se ata janë të frikësuar dhe të pasigurtë, pas fushatës së fundit. Më e keqja është që deri tani nuk ka asnjë gjest më të vogël që dëshmon gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve.

The post Shtohen tensionet mes Kroacisë e Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Ibra tregon se çfarë i mungon më shumë nga PSG

Posted: 09 Sep 2016 07:28 AM PDT

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic duket se është "rehatuar" tek ekipi i tij i ri, Manchester Untied, dhe e gjitha cfarë i mungon nga ish-ekipi PSG, ka thënë se është rroga që ka marrë.

Ibra u transferua këtë verë në Manchester si lojtar pa kontratë, ndërsa ka qenë futbollisti më i paguar në Francë.

Po ashtu, ai ka folur për sezonin e tij të ri në Premier League. "

Mendoj se skuadra është e shumë e fortë, pasi kanë blerë futbollistë të rinj, por filozofia ka mbetur e njëjta: Të fitojnë gjithçka dhe të shkojnë sa më larg në Champios League. Por ky nuk është problem im. Unë kam të tjera", u përgjigj Ibra.

"Duhet të punojmë shumë dhe të jemi të duruar, pasi rezultatet do të vijnë, sepse vetëm kështu fitohet. Por gjithsesi ky nuk është problem im", deklaroi Ibra./Insajderi.com

The post Ibra tregon se çfarë i mungon më shumë nga PSG appeared first on INSAJDERI.

Çollaku emërohet Shef i Stafit të Thaçit

Posted: 09 Sep 2016 07:23 AM PDT

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Collaku, që të premten zyrtarisht dha dorëheqje nga kjo pozitë, është emëruar si Shef i Stafit të presidentit Hashim Thaçi.

Lajmi për pozitën e re të ish-ministrit është dhënë nga vetë presidenti, i cili ka thënë se Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt në 16 vitet e fundit.

"Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave", ka thënë Thaçi./Insajderi.com

The post Çollaku emërohet Shef i Stafit të Thaçit appeared first on INSAJDERI.

Pal Lekaj kërkon të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Posted: 09 Sep 2016 06:54 AM PDT

Dilema nëse Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshjen për tabelat e veturave ka nxitur shefin e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekajn, që të kërkojë ndërprerjen e bisedimeve mes dy vendeve.

"Demantimi i sotëm nga Maja Kocijançiq i qëndrimit të Edita Tahirit se është arritur marrëveshja për njohjen e tabelave të makinave, është edhe një dëshmi tjetër se si zonja “marrëveshje” në vazhdimësi thotë gjëra të pavërteta vetëm e vetëm për vazhduar dialogu, tashmë abuziv, me Serbinë", ka thënë Lekaj.

"Përveç mëditjeve, pagave të majme e sorollatjeve të Edita Tahirit, Kosova nuk e ka asnjë përfitim nga vazhdimi i këtij modeli të bisedimeve. Prandaj ka ardhur koha që këto bisedime të ndërpriten e të bëhet një strategji e kjart se si do të dukeshin në të ardhmen bisedimet për gjërat bilaterale në mes dy shteteve të cilat duhet ta njohin njëra tjetrën," ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq ka thënë të premten se në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk është arritur marrëveshja për tabelat e veturave.

Por, një ditë më herët, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri kishte deklaruar se në bisedimet me Beogradin është arritur marrëveshja për reciprocitetet në lidhje me tabelat e veturave, sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë, që nënkupton vendosjen e tabelave ngjitëse mbi ato ekzistuese për veturat që qarkullojnë nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas.

Lekaj po ashtu ka kërkuar që edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, të dorëhiqet nga kjo pozitë.

"Zonja “Marreveshje” duhet të shkojë në shtëpi e të mos vazhdojë të na paraqitet si një negociatore e arrirë, sepse ajo emertimin me “z” edhe mund ta ketë, por me shumë e “zorit” se sa e “zonja”, ka thënë ai duke iu referuar Tahirit./Insajderi.com

The post Pal Lekaj kërkon të ndërpriten bisedimet me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Bie papunësia në Shqipëri

Posted: 09 Sep 2016 06:37 AM PDT

Instituti i statistikave njoftoi se papunësia në Shqipëri për moshën nga 15 deri 74 vjeç ka rënë në nivelin 15,5 përqind në tremujorin  e dytë të vitit, njofton Top Channel.

Me një rënie prej 1,1 përqind krahasuar me tremujorin e parë. Që nga tremujori i dytë 2013 niveli i papunësisë në Shqipëri ka njohur nivele nga 16 deri në 18,2 përqind dhe kjo është rënia e parë nën pragun 16 përqind.

Sipas Anketës së Forcave të Punës, në terma vjetorë punësimi u rrit me 6,8 %.  Papunësia është më e lartë te meshkujt sesa tek femrat.

Ndërkohë, sipas grupmoshave, niveli i papunësisë është më i lartë tek të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç me 29,9 përqind, tendenca sipas INSTAT është me rënie të lehtë. Grupmosha më e konsoliduar, ajo nga 30 deri në 64 vjeç ka një nivel papunësie prej 11,9%, edhe këtu vërehet një rënie e nivelit të papunësisë me gati 1 pikë përqindjeje. Instituti i Statistikave raporton se popullsia e moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo-aktive është në nivelin 34,2 %.

Vlerësohet se pjesa me e madhe e popullsisë jo aktive për punë rreth 19% e këtij është duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,7 % e saj është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 9,9 % në paaftësi të përhershme.

Anketa Tremujore e Forcave të Punës  është një vrojtim statistikor që kryhet pranë familjeve. Baza e zgjedhjes se përdorur është censusi i 2011-s. Për tremujorin e dytë anketimi u bë me rreth 8 mijë familje.

The post Bie papunësia në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Merr fund ankthi i turistëve të bllokuar në teleferik

Posted: 09 Sep 2016 06:26 AM PDT

Nga një ekskursion i shumë pritur u kthye në një makth, edhe pse me fund të lumtur. Janë të frikësuar e trembur, por turistët e bllokuar në teleferikun e Mont Blanc në Alpet franceze, u shpëtuan të gjithë mëngjesin e së premtes. 33 vetë kaluan një natë të acartë në kabinat e teleferikut, duke qëndruar pezull mbi akullnaja në lartësinë e 3800 metrave.

Ata ishin mes 110 personave që u bllokuan fillimisht si pasojë ngecjes së teleferikut pas ngatërrimit të kabujve si pasoje e erërave të forta. 48 prej tyre u evakuuan me helikopter, ndërsa 30 të tjerë që gjendeshin në kabinat më pranë tokës u ndihmuan të zbrisnin me ndihmën e grupeve të shpëtimit që përdorën litarë, në orët e vona të së enjtes.

Me rënien e natës dhe shikueshmërisë së ulët për shkak të reve operacioni u ndërpre për të rinisur orët e para të së premtes.

Teknike arritën të risistemonin kabujt e kabinat u rivunë në lëvizje duke dërguar të gjithë pasagjerët në stacion.a

Personave të bllokuar në kabina ju siguruan batanije mbijetese, ushqime energjitike dhe shishe uji. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kaznev tha disa pjesëtarë të grupeve të shpëtimit e kishin kaluar natën me turistët e bllokuar.

The post Merr fund ankthi i turistëve të bllokuar në teleferik appeared first on INSAJDERI.

Anëtari i PDK-së zgjedhet Drejtor Financiar në ujësjellësin Prishtina

Posted: 09 Sep 2016 06:06 AM PDT

Sokol Duraku, që figuron si anëtarë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Këshilltarë komunal i kësaj partie në komunën e Fushë Kosovës, është zgjedhur drejtor kryesor Financiar në Ujësjellësin Rajonal Prishtina.

Bordi i drejtorëve i kësaj ndërmarrjeje, me 31 gusht e ka shpallur Durakun si kandidatin më të suksesshëm në konkursin publik, shkruan Insajderi.

Sipas vendimit të Bordit, Duraku ka nisur zyrtarisht punën si drejtor Financiar të enjten me 8 shtator. Ai në këtë pozitë ka qenë edhe ushtrues detyre që nga muaji mars i këtij viti.

Duraku do të menaxhoj financat e KUR "Prishtina" për tre vitet e ardhshme.

llogo-vendimi

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Sokol Duraku  tha se ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit komunal në Fushë Kosovë, një ditë pasi u zgjodh drejtor Financiar.

"Me 31 jam zgjedh si drejtor e 1 shtator e kam dorëzu dorëheqjen në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës edhe në Agjencionin Kundërkorrupsion që me i informu se unë nga ai moment e kam marrë detyrën e re", tha Duraku.

Mirëpo ky veprim i Durakut bie ndesh me ligjin për ndërmarrjet publike, pasi ai e specifikon qartë se 36 muaj para aplikimit për drejtor nuk duhet të ushtrohet asnjë aktivitet si zyrtar i zgjedhur publik e as post në ndonjë parti politike.

Saktësisht në nenin 17 të këtij ligji kërkohet që drejtorët e ndërmarrjeve të jenë të pavarur.

"Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike".

Duraku deklaron se është larguar edhe nga pozita e anëtarit të PDK-së,  por thotë se se nuk ka dorëzuar dorëheqje me shkrim, vetëm se nuk po ushtron asnjë aktivitet të partisë.

"Jam largu më herët nga pozita e anëtarit të PDK-së, nuk jam ka merrna me asnjë aktivitet politik edhe  zyrtarisht nuk qëndroj me asnjë parti politike.  Nuk ka dokumente të shkrume në këtë parti, por ka kohë që unë ju kam thanë  se nuk qëndroj më as me Partinë Demokratike të Kosovës", tha Duraku.

Kur u pyet pse ende figuron emri i tij si anëtar në ueb faqen zyrtare të kësaj partie, Duraku tha se "Në ueb faqe mund të figuroj edhe 20 vjet është punë e tyre kur e update-ojnë faqen. Por unë  jam në rregull në kuptimin politik nuk qëndroj prapa kërkujt"

14151830_1190325067695071_2076564352_o

Ndërkaq në Ujësjellsin rajonal Prishtina thonë se Sokol Duraku që u zgjedh në mesin e shtatë kandidatëve që kanë qenë pjesëmarrës në konkursin për zyrtar kryesor Financiar, i plotësoi të gjitha kriteret për këtë pozitë.

"Te gjitha kriteret e bazuara mbi Ligjin për Ndërmarrjet Publike neni . 17 si dhe performanca e treguar e z. Duraku si UD i ZKF-se dhe si njeriu me kredibil ne fushën financiare sipas konkursit te shpallur me date 23.07.2016", tha Arieta Mjeku.

Gazeta Insajder i ka raportuar  në vazhdimësi keqpërdorimet dhe konkurset në  kompaninë ujësjellësi Prishtina.

Në mars të këtij viti gazeta shkruajti për tenderin  52 mijë euro të cilin e fitoi kompania në të cilën ishte i punësuar Amir Gashi, kryesues i Bordit të Drejtorëve të saj.

Gashi ishte emërua në këtë post publik  në fund të  vitit të kaluar, kurse dy muaj pas  ndërmarrje e shpalli fituese të tenderit "Sigurimi nga Autopërgjegjesia i Automjeteve të KUR Prishtina Sh.A",  kompaninë "Sigkos", edhe përkundër  faktit se tenderi u përcoll me shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe rregullores së Bankës Qendrore për zbatimin e tarifave të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë.

Në muajin maj Insajderi shkruajti për procesin e intervistimit të kandidatëve të për kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjes.

Në mesin e gjashtëmbëdhjetë konkurrentëve katër prej tyre nuk kishin arritur të dëshmojnë që nuk ishin nën hetime.

Megjithatë, bordi i drejtorëve i kishte ftuar për intervistim edhe katër konkurrentet që nuk kanë dorëzuar këtë dokument të kërkuar nëpërmjet konkursit publik.

Gazeta gjithashtu zbuloi se Florent Hoxha, i cili kishte mbajtur gjatë postin e nënkryetarit të komunës dhe nënkryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, ishte njëri prej 16 konkurrentëve që synojnë postin e kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit Prishtina.

Hoxha ishte njëri nga kandidatët që nuk e kishte dorëzuar dëshminë që nuk ishte nën hetime.  /Insajderi.com

The post Anëtari i PDK-së zgjedhet Drejtor Financiar në ujësjellësin Prishtina appeared first on INSAJDERI.

Matteo Darmian nuk bën pjesë në planet e Mourinhos

Posted: 09 Sep 2016 05:55 AM PDT

Matteo Darmian është viktima e radhës e Jose Murinoh te Manchester United. Sipas mediave italiane, mbrojtësi dhe trajneri kanë probleme aq të dukshme mes tyre, sa që situata tashmë është e pariparueshme.

Futbollisti 26-vjeçar ka mbërritur në Mançester një vit më parë, por tashmë ka humbur pozicionin e tij në listën e preferencave të Murinjos, i cili po ndryshon pjesën më të madhe të ekipit për ta përshtatur me idetë e tij.

E përditshmja italiane "Tuttosport" ka zbuluar se tani ka një ndërprerje të plotë komunikimi mes palëve dhe largimi i tij nga klubi anglez është i paevitueshëm.

Mbrojtësi i djathtë u transferua të gjigandët anglezë një vit më parë dhe luajti 39 ndeshje me këtë klub. Por me emërimin e portugezit, gjërat kanë ndryshuar, pasi ai preferon Valencian në krahun e djathtë të prapavijës.

Gazeta italiane insiston se Juventusi është i interesuar për të blerë futbollistin, por nuk do të paguajë rreth 20 milionë euro që kërkon Mançester Junajtid për kartonin e tij.

The post Matteo Darmian nuk bën pjesë në planet e Mourinhos appeared first on INSAJDERI.

#PROTESTOJ u jep vizën për Dyz protagonistëve të përgjimeve

Posted: 09 Sep 2016 05:25 AM PDT

Grupi i qytetarëve #Protestoj, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në mënyrë simbolike u ka dhënë vizat për burgun e sigurisë së lartë në Dyz, Presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryparlamentarit Kadri Veseli edhe ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovcit.

Në vizat e tre protagonistët e "Dosjes së Shefave" shkruan  "Dyz Vip", njofton Insajderi.

Aulonë Memeti, njëra nga organizatoret e aksionit, tha se këtë aksion e kanë lidhë me vizat për shkak të siç ka thënë ajo, kjo skemë e njërëzve të korruptuar janë arsyeja e izolimit të vendit.

"Këta politikan të korruptuar duhet dhënë përgjegjësi politike, penale dhe morale", tha Memeti.

visa  14248042_10154061651129092_1438773725_o

Grabovci: Hajt./Insajderi.com

The post #PROTESTOJ u jep vizën për Dyz protagonistëve të përgjimeve appeared first on INSAJDERI.

Justin Timberlake i rikthehet modës

Posted: 09 Sep 2016 04:57 AM PDT

Justin Timberlake është rikthyer fuqishëm ne botën e showbiz. Thuajse një vit pasi u bë baba, ai realizoi super hitin "Cant stop the feeling", por duket se nuk ndalet me aq.

Nuk dihet nëse është frymëzuar nga suksesi që po korr Kanye West së fundmi me linjën e tij të modës Jeezy, por e vërteta është se Justin Timberlake e ka nxjerrë ne treg me herët sesa reperi firmën e tij të rrobave "William Rast".

Por prej 4 vitesh duket se artisti e kishte lënë pas dore koleksionin e tij.

Tashme Justin Timberlake përpara nisjes së javës së modës në New York i ka dhënë një stil krejtësisht të ri "William Rast". Rikthimit të tij revista "People" i ka vënë pikërisht titullin e këngës legjendare të Timberlake : Sexyback.

Sëbashku me shokun e  fëmijërisë Trace Ayala, dyshja është munduar të sjellë aromën e veshjeve të qytetit të tyre të lindjes Memphis.

Këmisha me kuadrata, xhinse dhe çizme kauboj simbolizojnë jugun e Teneses. Sigurisht në koleksion nuk mungon as kapelja që identifikon Justin Timberlake.

The post Justin Timberlake i rikthehet modës appeared first on INSAJDERI.

Tetë të arrestuar për kontrabandë me ari e argjend

Posted: 09 Sep 2016 04:40 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar tetë persona si të dyshuar për kontrabandë të arit dhe argjendit nga shtetet e tjera për në Kosovë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, aksioni që u zhvillua dje në disa lokacione ka ardhur si pasoje e hetimeve intensive të kryera për disa muaj "lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar,  që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar."

Aksioni i Policisë –  që është mbështetur edhe nga Ministria e Tregtisë, Dogana e Kosovës si dhe Administrata Tatimore e Kosovës – është zhvilluar në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Prizren e Gjilan.

Personat e arrestuar janë: V.I, lindur më 1988; G.I (1963); B.I (1986); Sh.B (1987); I.B (1962); T.L (1991); H.I (1966); dhe A.I (1997).

Po ashtu, janë sekuestruar 26 kilogramë ari, 33 kilogramë argjend, tre vetura, një autobus dhe rreth pesë mijë euro./Insajderi.com

The post Tetë të arrestuar për kontrabandë me ari e argjend appeared first on INSAJDERI.

Kociançiq: Ende nuk ka marrëveshje për tabelat e veturave

Posted: 09 Sep 2016 04:33 AM PDT

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk është arritur marrëveshja për tabelat e veturave.

"Po bisedohet për këtë, por janë të nevojshme përpjekje dhe bisedime shtesë", ka thënë Kociançiq.

Një ditë më herët, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri kishte deklaruar se në bisedimet me Beogradin është arritur marrëveshja për reciprocitetet në lidhje me tabelat e veturave, sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë, që nënkupton vendosjen e tabelave ngjitëse mbi ato ekzistuese për veturat që qarkullojnë nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas.

Përgjigjja eKociançiq vjen një ditë pas deklarimit të ministres së Kosovës për Dialog Edita Tahiri, se u arritë marrveshje që veturat me targa të Republikës së Kosovës të mos ndrrohen ato të Serbisë në momentin e hyrjes në territorin e këtij vendi.

"Të dyja shtetet do të aplikojnë letër ngjitëse për tabelat e shtetit tjetër. Kjo praktikisht tregon se vetëm reciprociteti mund të jap rezultate në përmirësimin  marrëdhënieve mes dy vendeve", tha Tahiri, në një paraqitje direkte nga Brukseli, për televizionin publik. /Insajderi.com

The post Kociançiq: Ende nuk ka marrëveshje për tabelat e veturave appeared first on INSAJDERI.

Gjykata Speciale flet për herë të parë javën tjetër

Posted: 09 Sep 2016 04:10 AM PDT

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar  do të mbajnë konferencat e para të shtypit më 15 shtator në Hagë të Holandës.

Në dy konferenca të ndara shtypi, gazetarëve do t'iu drejtohen David Schwendiman, i emëruar së fundi si Prokuror i Specializuar në Gjykatën Speciale, si dhe administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon.

Lajmi për mbajtjen e konferencave është dhënë nga Zyra për Informim e Dhomave të Specializuara.

Në komunikatën për media sqarohet se në konferencën e parë, Fidelma Donlon "do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet", ndërsa në konferencën e dytë, kryeprokurori Schwendiman "do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar."/Insajderi.com

The post Gjykata Speciale flet për herë të parë javën tjetër appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Do të lirohen të gjitha pronat e uzurpuara

Posted: 09 Sep 2016 03:36 AM PDT

I shoqëruar nga përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Veseli ka vizituar sot dy prona të liruara nga uzurpatorët.

Gjatë vizitës së një lokali të liruar në qendër të Prishtinës, kryeparlamentari Veseli e uroi pronarin e ligjshëm, Naser Januzi për pronën e liruar.

Ndërsa, Januzi e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për iniciativën dhe vendosmërinë për lirimin e të gjitha pronave të uzurpuara.

Pastaj, kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësuesit e AKP-së vizituan pronën prej 1 hektar e 50 ari, e cila i është kthyer pronarit të ligjshëm, kompanisë “Emona”.

Kryeparlamentari Veseli tha me këtë rast se procesi i lirimit të pronave do të vazhdojë deri në lirimin e çdo prone të uzurpuar.

“Prona private është e shenjtë dhe pa kthimin e pronave tek pronarët e ligjshëm nuk mund të presim zhvillim dhe investitorë të huaj. Unë inkurajoj gjitha institucionet e rendit dhe ligjit që të vazhdojnë lirimin e gjitha pronave të uzurpuara”, tha Veseli.

Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e ligjshëm të pronës së liruar në Vushtrri, kryeparlamentari Veseli u njoftua se ata së shpejti do të investojnë në pronën e tyre 4 milionë euro, ku pritet të punësojnë rreth 150 punëtorë.

“E falënderojmë shumë kryetarin e Kuvendit për iniciativën dhe insistimin për lirimin e pronave të uzurpuara. Ne e kemi blerë këtë pronë në privatizim dhe tani që na është liruar kemi projekt 4 milionë euro për investime”, tha Ylber Kuraja, përfaqësues i kompanisë “Emona”.

Edhe drejtori i AKP-së, Petrit Gashi, tha se institucion që ai drejton, është duke punuar për lirimin e gjitha pronave të uzurpuara dhe kthimin e tyre tek pronarët e ligjshëm.

 

The post Veseli: Do të lirohen të gjitha pronat e uzurpuara appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :