Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Zbulohet kostumi i ri i Batmanit” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Zbulohet kostumi i ri i Batmanit” plus 19 more


Zbulohet kostumi i ri i Batmanit

Posted: 15 Sep 2016 09:43 AM PDT

Fansat e Batmanit po e presin me padurim premierën e "Justice League" në vitin 2017 dhe regjisori Zack Snyder shpërndau në Twitter një foto të Ben Affleck me kostumin e ri të superheroit më të famshëm në botë.

Kostumi i Batmanit duket më solid se herët e tjera, madje ka edhe syze mbrojtëse.

Kjo foto vjen pasi stafi shijoi ditën e fundit të xhirimeve të këtij filmi.

Në filmin e radhës së Batmanit do të jenë edhe superheronj të tjerë si Superman (Henry Cavill), Wonder Woman (Gal Gadot), Flash (Ezra Miller), Cyborg (Ray Fisher) dhe Aquaman (Jason Momoa).

The post Zbulohet kostumi i ri i Batmanit appeared first on INSAJDERI.

Pezullohen dhjetëra fluturime në Francë për shkak të grevës

Posted: 15 Sep 2016 09:40 AM PDT

Kontrolloret e trafikut ajror në Francë nisën grevën e tyre të 14 këtë vit, duke detyruar anulimin e një numri të madh fluturimesh.

"Ryanair" pezulloi 22 fluturime mbrëmjen e së mërkurës dhe 72 të tjera gjatë ditës së sotme. "Air Lingus" ka lënë gjithashtu në tokë disa prej avionëve të vet. Prej grevës janë prekur, sipas BBC-së, fluturime që ndjekin një itinerar të zakonshëm në hapësirën ajrore franceze.

Pasagjerët janë këshilluar të kontrollojnë paraprakisht situatën e avionëve që duhet të marrin. Gjërat ndryshojnë kaq shpejt, sa "British Airëays" nuk e ka bërë publik numrin e fluturimeve të saj të prekura nga ky veprim.

Për të ndihmuar klientët e prekur nga kjo situatë, kompania shprehet e gatshme të fusë në përdorim avionë më të mëdhenj. "Ryanair" paralajmëron edhe ai për vonesa. Kjo grevë e francezëve do të prekë me mijëra klientë europianë, ndërsa kërcënon t'i zhysë sërish në kaos përpjekjet e tyre për të udhëtuar me avionë.

Arsyeja e grevës është pakënaqësia me ndryshimet e propozuara në ligjin e punës, që lehtësojnë marrjen në punë, por edhe pezullimin e punonjësve.

The post Pezullohen dhjetëra fluturime në Francë për shkak të grevës appeared first on INSAJDERI.

Nuk ka marrëveshje për ndërprerjen e punimeve në Kishën Ortodokse

Posted: 15 Sep 2016 08:53 AM PDT

Komuna e Prishtinës thotë se punimet në Kishën Ortodokse në Prishtinë nuk do të vazhdojnë derisa vullnetarët e Manastirit të Graçanicës që po kryejnë këto punime të mos marrin dokumente valide nga Komuna e Prishtinës për lejimin e aktivitetit.

Zyrtarë të Komunës u takuan me përfaqësues serbë që po kryejnë punimet, por sipas Drejtorit të Inspeksionit, Sali Zyba, në takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

"Në takim nuk është arrit ndonjë marrëveshje, derisa ata të prezantojnë dokument përkatëse për të vazhduar punimet. Aktualisht është ndërpre çdo punim në këtë objekt përderisa nuk ka prezantim të dokumenteve legale. Ata kanë insistuar që përmes një dokumenti i cili nuk është valid dhe është i vjetër, të dëshmojnë se është pronë e tyre", ka thënë  Zyba.

Para dy ditëve, priftërinj ortodoks, zyrtarë të Listes Serbe dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, filluan pastrimin e kishës.  Por, sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se "është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa murreve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme."/Insajderi.com

The post Nuk ka marrëveshje për ndërprerjen e punimeve në Kishën Ortodokse appeared first on INSAJDERI.

Fuad Ramiqi: Aktakuza ndaj meje është e motivuar politikisht

Posted: 15 Sep 2016 08:27 AM PDT

Fuad Ramiqi, udhëheqës i Lëvizjes Islamike Bashkohu – LISBA, i cili është njëri nga pesë personat e akuzuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm, ka thënë për Insajderin se aktakuza ndaj tij është e motivuar politikisht.

"Nuk ka asgjë të bazuar në këtë çështje, që është kryekëput politike," ka thënë Ramiqi, duke shtuar se nuk ka pranuar ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve: Bedri Robaj, imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani të Prishtinës; Idriz Bilbani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com; Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë; Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e "Jeni Mahallës"; dhe Fuad Ramiqi, ryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

Sipas aktakuzës të pandehurit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë.

Fuad Ramiqi, në vitin 2014, ishte akuzuar për shkak të disa deklaratave që kishte pas arrestimeve të një numri të hoxhallërëve dhe personave të tjerë të dyshuar për terrorizëm.  Atë kohë, Ramiqi në "paraqitjet e tij publike ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ka deklaruar se… "nuk do të rrinë duarkryq përballë terrorit" sipas tij që "po shtrojnë institucionet kundër myslimanëve në Kosovë" pretendon prokuroria./Insajderi.com

The post Fuad Ramiqi: Aktakuza ndaj meje është e motivuar politikisht appeared first on INSAJDERI.

Shqipëri, dënohet me burg një ish-ministër

Posted: 15 Sep 2016 08:07 AM PDT

Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të enjte me 1.8 vjet burg ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera. Ish-ministri në qeverisjen e PD është shpallur në seancë fajtor për akuzën e "shpërdorimit të detyrës", njofton Top Channel.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorët e tij Artevis Mene dhe Elisabeta Dodbiba janë dhënë 10 muaj burg, ndërkohë që shtetases Alda Kozaj i njëjti dënim i është konvertuar në shërbim prove.

Gjykata e Tiranës ka vendosur gjithashtu t'u heqë ish-zyrtarëve të drejtën për të mbajtur poste të tilla për të paktën 5 vjet./Insajderi.com

The post Shqipëri, dënohet me burg një ish-ministër appeared first on INSAJDERI.

Këta janë pesë të akuzuarit për terrorizëm

Posted: 15 Sep 2016 07:42 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës, nëpërmjet një komunikate  ka lajmëruar se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprave terroriste, prej të cilëve disa janë hoxhallarë dhe imamë.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë, janë:

bedri-robajBedri Robaj, imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardania të Prishtinës.

idriz-bilibaniIdriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com,

enes-gogaEnes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë,

mazllam-mazllami Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e "Jeni Mahallës"

dhe

fuad-ramiqiFuad Ramiqi, i lindur më 26 mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

Sipas aktakuzës të pandehurit,  Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë./Insajderi.com

The post Këta janë pesë të akuzuarit për terrorizëm appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i postës lajmëron policinë për bombë, i del dhuratë

Posted: 15 Sep 2016 07:38 AM PDT

Alarmi se para shtëpisë së Drejtorit të Postës Sejdi Hoxha gjendej një pako e dyshimt, ka dal të jetë i panevojshëm.

Vetë Hoxha përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë bomb por se ka pranuar një dhuratë për lindjen e djalit të tij.

"Kishim nje shqetesim per nje pako e cila u gjend para deres se baneses ku un jetoj me gruan dhe femijet , kjo pako doli te ishte nje dhurat nga kojshit tan te cilet kan sjell per lindjen e djalit", shkruan Hoxha.

The post Drejtori i postës lajmëron policinë për bombë, i del dhuratë appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj disa hoxhallarëve dhe imamëve

Posted: 15 Sep 2016 07:09 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër pesë të pandehurve:  B. R. ish imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, I. B. hoxhë nga Prizreni, E. G. kryeimam nga Peja, M. M. imam nga Prizreni dhe të pandehurit F. R.

Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit E. G. dhe M. M. poashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

"Ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Insajderi.com

The post Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj disa hoxhallarëve dhe imamëve appeared first on INSAJDERI.

Kosova ia mësyn Oscar-it me “Home Sweet Home”

Posted: 15 Sep 2016 06:53 AM PDT

Filmi debutues i Faton Bajraktarit – 'Home Sweet Home' me skenar nga Zymber Kelmendi ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

'Home Sweet Home' është prodhim i kompanisë filmike 'Cineproduction' dhe ‘Arnel Production’ me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Ky është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars. Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin 'Babai' të Visar Morinës ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi 'Tri Dritare dhe një Varje' nga Isa Qosja. Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër 'Shok' ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar./Insajderi.com

 

 

The post Kosova ia mësyn Oscar-it me "Home Sweet Home" appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Prishtinës dështon të ndalojë punimet në Kishën Ortodokse

Posted: 15 Sep 2016 06:36 AM PDT

Përkundër që Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se Drejtoria e Inspeksionit ka ndërprerë punimet që po zhvillohen në Kishën Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Punimet brenda kësaj kishe – të ndërtuar ilegalisht gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve 1990-ta – janë duke vazhduar, edhe pse në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Drejtori i Inspeksionit, Sali Zyba.

Ai ka thënë se "do të mundohen" t'i ndalin punimet sepse personat që po i kryejnë ato "nuk e kanë marrë pëlqimin e komunës".

Punimet janë duke u bërë nga vullnetarë të Manastirit të Gracanicës ndërsa aty është parë të mërkurën edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës,Branimir Stojanoviq./Insajderi.com

The post Komuna e Prishtinës dështon të ndalojë punimet në Kishën Ortodokse appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen pesë persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion

Posted: 15 Sep 2016 06:25 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, në dy operacione të ndara si të dyshuar për "trafikim me njerëz' dhe 'marrje me prostitucion'.

Në rastin e parë, në rajonin e Mitrovicës janë arrestuar tre persona, të dyshuar për 'trafikim me njerëz', 'shërbime seksuale të viktimës së trafikimit' dhe 'keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare'.

Sipas policisë, këta persona veprimtarinë e trafikimit e kryenin në bashkëpunim edhe me të dyshuarën femër shqiptare, e cila ende nuk është arrestuar, por identiteti i saj është i njohur.

Në këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e cila është trajtuar sipas procedurave për viktimat e trafikimit, ndërsa të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kurse rasti i dytë ka ndodhur në të Prishtinë, ku u arrestuan një femër dhe një mashkull nën dyshimin se  ushtronin veprimtarinë ilegale të prostitucionit.

Pas intervistimit të dyshuarit ve me urdhër të gjykatësit kujdestar për kundërvajtje janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë. /Insajderi.com

The post Arrestohen pesë persona për trafikim me njerëz dhe prostitucion appeared first on INSAJDERI.

Rektori Demaj telegram ngushëllimi për familjen e profesorit Cakolli

Posted: 15 Sep 2016 06:18 AM PDT

Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka shkruar një telegram ngushëllimi për profesorin Cakolli.

"Mbetem të trandur nga ndjenja e dhembjes dhe pikëllimit kur morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit tonë të respektuar Prof. Dr. Heset Cakolli", thuhet në telegramin e rektorit Dema.

'Padyshim, Prof. Cakolli për neve si staf i UP-së ka paraqitur shembullin më të mirë e më të kompletuar të një intelektuali brilant, të një pedagogu të vërtetë dhe të një punëtori të palodhur. Ai i tillë do mbetet edhe për vitet në vazhdim dhe i tillë do përkujtohet nga plejadë e gjeneratave me të cilët bashkëpunoj", thuhet më tej në letrën e rektorit.

Me këtë rast, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, nesër në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë, në shenjë nderimi për veprën e tij, ka paraparë mbledhje komemorative./Insajderi.com

 

 

 

The post Rektori Demaj telegram ngushëllimi për familjen e profesorit Cakolli appeared first on INSAJDERI.

Gjykata Speciale: Do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë mbrojtjes së dëshmitarëve

Posted: 15 Sep 2016 06:03 AM PDT

Gjatë konferencës së parë për shtyp të Dhomave të Specializuara të Kosovës që u mbajt sot në Hagë, Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, shpjegoi strukturën e institucionit të ri, progresin e konsiderueshëm gjatë krijimit të Dhomave të Specializuara dhe etapat e mëtejshme.

Donlon tha se vetë emërimi i saj si Administratore e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara në prill 2016 shënon jetësimin zyrtar të institucionit të Dhomave të Specializuara.

Ajo ka shpejguar se Zyra Administrative është përgjegjëse për administrimin dhe shërbimet për Dhomat e Specializuara si dhe për kryerjen e tё gjitha funksioneve të tjera tё nevojshme dhe të bashkëngjitura.

"Duke qenë e pavarur dhe e paanshme nga natyra, kjo zyrë u ofron shërbime të gjitha organeve dhe pjesëmarrësve në procedurat gjyqësore. Zyra Administrative përfshin, ndër të tjera, Njësinë për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, Njësinë e Mbrojtjes, Njësinë e Pjesëmarrjes së Viktimave, Njësinë e Administrimit Gjyqësor, Njësinë e Paraburgimit, Avokatin e Popullit dhe njësi të tjera për mbështetje administrative dhe gjyqësore", thuhet në një komunikatë për media dërguar nga Dhomat e Specializuara.

Duke folur për dëshmitarët e mbrojtur të përfshirë në procese gjyqësore, Donlon ka thënë se kjo gjykatë do t'i kushtojë rëndësi të madhe të ofrimit të sigurisë për ta.

"Ligji parashtron kuadrin për masa të forta për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve. Ne synojmë të zbatojmë standardet më të larta të mbrojtjes së individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedurat gjyqësore. Kësaj çështjeje ne i kushtojmë rëndësi shumë të madhe," theksoi  ajo.

Gjykata Speciale ka njoftuar po ashtue dhe për zhvillimet që po ndërmerren që për qëllim kanë funksionalizimin  e gjykatës.

"Procesi i përzgjedhjes së Kryetarit të Dhomave të Specializuara dhe gjykatësve në Listën e Gjykatësve Ndërkombëtarë sapo ka filluar dhe kryhet nga një komision përzgjedhës i pavarur, në përputhje me dispozitat e Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Pas emërimit të Kryetarit të Dhomave dhe gjykatësve, do të punohet për miratimin e një dokumenti ligjor thelbësor, Rregullores së Procedurës dhe Provave, e nevojshme për kryerjen e procedurave gjyqësore", thuhet në komunikatë.

"Një proces tjetër i rëndësishëm është rekrutimi i punonjësve të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i hapur për shtetas tё shteteve anëtare tё BE-sё dhe tё shteteve tё treta kontribuuese. Në dy Ftesat për Aplikime të kohëve të fundit u afishuan pothuajse 100 vende pune dhe është në vijim e sipër një proces i gjerë rekrutimi".

Në anën tjetër, kryeprokurori David Schwendiman ka lënë të nënkuptohet se së shpejti do të bëhet aktakuza e parë për pretendimet e Dick Marttyt për krime lufte./Insajderi.com

The post Gjykata Speciale: Do t'i kushtojmë rëndësi të veçantë mbrojtjes së dëshmitarëve appeared first on INSAJDERI.

Diego Simeone shkurton kontratën e tij me Atleticon

Posted: 15 Sep 2016 05:48 AM PDT

Diego Simeone dhe Atletico Madrid arritën një akord për reduktimin e kohëzgjatjes së kontratës mes tyre. Trajneri argjentinas kishte nënshkruar një marrëveshje me "Los Colchoneros" për qëndrimin në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2020, por me këtë akord të ri, kontrata e tij do të jetë e gjatë deri në vitin 2018.

Nuk është diçka e zakonshme në futboll që të reduktohet kohëzgjatja e një kontrate të firmosur. Por, ky vendim i përbashkët duket se është ndërmarrë për shkak të dyshimeve të teknikut në lidhje me vazhdimësinë e tij në drejtimin e Atleticos pas finales së Ligës së Kampioneve, edhe pse në publik ato janë mohuar nga të gjithë.

Në mars të vitit 2015, Simeone dhe drejtuesit e Atleticos arritën akordin për zgjatjen e kontratës që skadonte në vitin 2017, një kontratë që solli edhe rinovimin e futbollistëve aktualë të skuadrës. Por, humbja në finalen e Ligës së Kampioneve i ndryshoi gjërat. Goditja ishte shumë e rëndë për Simeonen dhe dyshimet u shtuan ndjeshëm, aq sa futbollistët gjatë pushimeve të verës e telefononin për të mësuar se çfarë do të bënte.

Ndërkohë, Natalia Simeone, motra e njëkohësisht agjentja e trajnerit, po studionte ofertat e ardhura për të, ku ai që e kërkoi më shumë ishte Paris Saint Germain, që ishte gati ta shndërronte atë në trajnerin më të paguar në botë. Në fund, Simeone vendosi të qëndrojë te Atletico pas një bisede me drejtuesit e klubit, por ndryshoi datën e skadencës së kontratës së re, shkruan tch. Kjo do të thotë se sezoni 2017/2018 do të jetë i pari për Atleticon në stadiumin e ri dhe i fundit me Simeonen në pankinë.

The post Diego Simeone shkurton kontratën e tij me Atleticon appeared first on INSAJDERI.

Kryeprokurori paralajmëron aktakuzë për pretendimet e Dick Marttyt

Posted: 15 Sep 2016 05:26 AM PDT

Kryeprokurori Schwendiman, tha se "kushdo që flet në publik dhe përmend informata të mundshme të prokurorisë, nuk e thotë të vërtetën. E vërteta është ajo që ai do të përgjigjet në të ardhmen dhe ajo që do të jetë pjesë e e aktakuzës që do të publikohet ndërkohë".

Schwendiman u zgjodh pak ditë më parë në krye të Zyrës së Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale, pasi kishte kryer detyrën e prokurorit kryesor të Task-Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian.

Megjithëse në konferencën e sotme në Hagë, as kryeprokurori e as administratorja nuk thanë se kur mund të priten paditë e para, besohet se kjo mund të ndodh në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Dhomat e specializuara do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, që u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës, e që "fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore", shkruan rel.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000, të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës.

The post Kryeprokurori paralajmëron aktakuzë për pretendimet e Dick Marttyt appeared first on INSAJDERI.

Bella Hadid rrëzohet gjatë sfilatës në New York

Posted: 15 Sep 2016 05:20 AM PDT

Pak ditë më parë u zgjodh modelja e vitit, por të mërkurën, gjatë sfilatës për Michael Kors në Nju Jork, Bella Hadid ka kaluar momentin më të keq në karrierën e saj si modele.

Bukuroshja 19 vjeçare duket se është "tradhtuar" nga takat e saj të larta dhe është rrëzuar gjatë sfilatës. Një moment aspak i këndshëm për të.

Gjithçka ndodhi përpara të gjithë spektatorëve dhe fotografëve, që përfituan nga rasti ta regjistronin këtë moment të pakëndshëm për Bella-n.

Por, si një profesioniste e vërtetë, arriti të ngrihet dhe të përfundojë shfaqjen duke e shoqëruar ngjarjen me një buzëqeshje.

The post Bella Hadid rrëzohet gjatë sfilatës në New York appeared first on INSAJDERI.

Një muaj paraburgim për personin që iu gjeten 16 kg marihuanë

Posted: 15 Sep 2016 05:16 AM PDT

"Me datë 13.09.2016 në automjetin e të pandehurit në fjalë, janë gjetur 16 paketime të mbështjella me foli plastike substancë narkotike të llojit marihuanë – me peshë 16 kilogramë e 615 gramë, të dedikuara për t'i transportuar në Beograd", thuhet në komunikatën e Gjykatës në Gjilan.

"Me këtë veprim të të pandehurit, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).", thuhet më tej në komunikatë./Insajderi.com

The post Një muaj paraburgim për personin që iu gjeten 16 kg marihuanë appeared first on INSAJDERI.

Kthehet Beerfest

Posted: 15 Sep 2016 05:01 AM PDT

Organizatorët e festivalit të birrës, Beerfest kanë njoftuar se do të rikthehet me 30 shtator për të vazhduar festivalin, kësaj radhe në një lokacion tjetër.

Me 29 korrik ishte ndërprerë Beerfest  për shkak të një sulmi me armë që kishte ndodhur. Lidhur me këtë incident ishte arrestuar një 15 vjeçar si i dyshuar, për shkaktim të panikut, me ç'rast u lënduan dhjetëra persona.

"Edicioni i gjashte i Beerfest Kosova vazhdon kësaj here me lokacion te ri, ne parkingun prapa Pallatit te Rinise duke filluar prej 30 shtator dhe duke vazhduar me 1 e 2 tetor", thuhet në postimin e Beerfest. /Insajderi.com

The post Kthehet Beerfest appeared first on INSAJDERI.

Haxhiu: Policia të trimërohet para Grabovcit, jo para aktivistëve paqësorë

Posted: 15 Sep 2016 04:55 AM PDT

Haxhiu ka sjellë në kujtesë rastin kur djemtë e Grabovcit kanë rrahur policin Avni Selaci, pasi ky i fundit i kishte ndaluar në komunikacion për shkelje të rregullave, e për të cilin rast ajo thotë se Ngadhnjim e Guxim Grabovci janë dënuar vetëm me të holla.

"Adem Grabovci shënoi edhe një rast në Policinë e Kosovës. Ai e dëshmoi se, jo vetëm se e ka dëmtuar imazhin, por edhe funksionimin e këtij institucioni. Pas skandalit të pashoq, ku djemtë e tij, në formën e kapadaive kishin rrahur policin Avni Selaci, vetëm pse i kishte ndaluar ata, tre policë të tjerë ia panë sherrin Grabovcit. Ata u suspenduan sepse nuk e ndalën shefin e shefave. Si mund ta ndalonin ata babën, kur djemtë për të njëjtin veprim i kishin rrahur policët?", deklaroi Haxhiu.

Ajo shtoi se veprimi i djeshëm i policëve është dëshmia më e mirë se si kapja e shtetit ka pasoja afatgjate.

"Edhe sa policë duhet të dëmtohen që të gjykohet Ademi, Ngadhnjim e Guxim dhe anëtarët e klanit Pronto? Edhe sa policë duhet të dënohen që të trimërohet Policia e Kosovës para klanit Pronto? Sa policë duhet të përbuzen që ta marrin guximin – njëjtë si tek shtëpia e Dardan Molliqajt – të pyesin për armët në shtëpinë e Grabovcit?", u shpreh deputetja Haxhiu.

Madje ajo rikujtoi edhe rastin e plagosjes së gruas së Grabovcit me armë, për çfarë nuk u bastis asnjëherë shtëpia e tij, siç ndodhi me shtëpitë e aktivistëve të Vetëvendosjes, siç ka thënë ajo, pa pasur asnjë provë.

Haxhiu gjithashtu ka përmendur rastin kur ishte gjuajtur me armë nga selia e PDK-së, dhe sipas saj, personi që e kishte bërë këtë, u dorëzua vetëm pas presionit publik, të cilin ajo e ka cilësuar si pjesë në vëllazërinë "Pronto".

"Tallja e Grabovcit me institucione duhet të mbarojë. Ky është shkatërrimi i vërtetë i institucioneve. Ironia e tij me gjykatësit, është arrogancë. Kjo është e patolerueshme", përfundoi fjalën e saj deputetja./Insajderi.com

The post Haxhiu: Policia të trimërohet para Grabovcit, jo para aktivistëve paqësorë appeared first on INSAJDERI.

Kosova me adoleshencë të shëndetshme – adoleshentët flasin ndryshe

Posted: 15 Sep 2016 04:43 AM PDT

Në hulumtim thuhet se shprehitë e këqija si, konsumimi i substancave narkotike, alkoolit dhe duhanpirja, janë më pak të theksuara tek adoleshentët kosovarë sesa tek ata në Evropë.

Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se mund të jetë bindja se adoleshentët në Kosovë kanë shprehi të këqija, por që hulumtimet flasin se Kosova ka një rini, më të shëndetshëm në Evropë.

“Mund të themi se kemi moshën adoleshente më të shëndoshë në Evropë. Mbi 20 për qind të popullatës e përbëjnë adoleshentët. Mund të them se bindja se është rritur konsumimi i drogës alkoolit, duhanit, por që raporti flet se adoleshentët tonë përdorin më se paku droga, sigurisht po flasim për raportime”, ka thënë Uka.

Fitim Uka, psikolog, ka thënë Radios Evropa e Lirë, se kjo mund të jetë edhe si rezultat i normave morale që i disponon akoma shoqëria jonë si dhe një kohezioni familjar dhe një lidhje e ngushtë që ekziston mes prindërve dhe fëmijëve, e që e bën të mundshme që fëmijët të jenë të lirshëm me prindërit e tyre, dhe ta kuptojnë se çfarë është e drejtë e çfarë jo.

Uka gjithashtu thotë se efektet për një adoleshencë të shëndoshë mund të jenë të llojllojshme, por institucioni familjar është si më e rëndësishmja në edukimin e fëmijëve.

“Ne kemi një adoleshencë të shëndetshme, por ne nuk duhet ndalim përpjekjet tona dhe të promovojmë këtë jetë të shëndetshme që kanë adoleshentët tonë, dhe të parandalojmë çdo lloj sjellje negative tek ta. Kjo mund të jetë edhe si rezultat i normave morale që i disponon akoma shoqëria jonë dhe i një kohezioni familjar dhe një lidhje e ngushtë që ekziston mes tyre dhe kjo e bën të mundshme që fëmijët të jenë të lirshëm me prindërit e tyre dh eta kuptojnë se çka është e drejtë e çka jo”, ka thënë Uka.

Por, për dallim nga zyrtarë institucionesh që kanë bërë hulumtime, të rinjtë flasin ndryshe. Ata thonë se në Kosovë e sidomos në kryeqytet, përdorimi i substancave narkotike, alkoolit dhe duhanit është shumë prezent.

Shpresa Lipovica, nga Prishtina, 17 vjeçare, thotë se ndonëse vetë nuk konsumon alkoolin, drogën apo edhe duhanin, rinia kosovare i përdorin mjaft shumë.

“Mendoj se adoleshencën e kisha ndarë në 50 me 50. Njëra pjesë mendoj se përdorë drogat, alkoolin, dhe kjo ndodhë sepse duhet me qenë'' IN''. Mendoj se marihuana nuk është drogë e rëndë, gjithashtu edhe alkooli, nëse konsumohen me masë të caktuar, ndonëse unë për vete nuk i përdori”.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Arta Mekuli, gjithashtu nga Prishtina, thotë se të rinjtë që jetojnë në qytete, ata edhe janë më afër shprehive të këqija, derisa të rinjtë që jetojnë në pjesë rurale, jetojnë jetë më të shëndetshme.

“Mendoj se është relativisht e shëndoshë rinia. Mendoj se ata që kanë informata largohen nga shprehitë e këqija si droga, alkooli, por mendoj se luan rol edhe vendi se ku jeton. Nëpër qytete janë më afër këtyre shprehive, derisa në vende rurale kanë më pak qasje dhe janë më të shëndoshë. Por, mendoj se mungon informacioni për efektet negative”, tha ajo.

Ndryshe Sami Uka i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e sheh si shqetësuese, e që ka dalë nga hulumtimi, dhunën në shkolla. (REL)

The post Kosova me adoleshencë të shëndetshme – adoleshentët flasin ndryshe appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :