Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë” plus 9 more Gazeta SHQIP


ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë

Posted: 13 Sep 2016 02:18 AM PDT

rashid"Ke thënë se sulmet tuaja kundër nesh do të intensifikohen. Nga ana jonë, operacionet tona kundër jush do të jenë më të rënda".

Është kjo sipas Rita Katz, drejtoreshë e "Site", kërcënimi i nisur për Fransua Hollande nga Rachid Kassim, 29 vjeç, i cili nga Siria ka drejtuar xhihadistët që kanë goditur Francën në muajt e fundit.

Ish-animator, reper (këndonte mes të tjerash "unë jam një terrorist"), Rachid Kassim, babai i tre fëmijëve, është në shënjestër të shërbimeve franceze, të cilat e kanë individualizuar si porositësin dhe motivuesin të pjesës më të madhe të atentateve të fundit, nga Nisja te prifti i Rouenit, nga vrasja e një çifti policësh në Magnaville në qershor deri në kapjen e komandos së grave që la bombolat e gazit në makinën e parkuar në Notre Dam.

Kassim është në kërkim pasi është nisur në vitin 2012 për Siri. Nga 2015-ta, përmes rrjeteve sociale, drejton xhihadistët në Francë për t'u hedhur në aksion, u jep instruksione dhe vendos kontakte me celulat terroriste. Dhe bën para së gjithash me Telegram, shërbimin e kodifikuar të postës në internet të parapëlqyer nga terroristët, sepse është më i sigurt.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ahmetaj: Rritja ekonomike më e madhja e këtyre në 5 viteve

Posted: 13 Sep 2016 02:12 AM PDT

Arben AhmetajMinistri i Financave Arben Ahmetaj, në një dalje për mediat tha se këtë vit Shqipëria ka pësuar një rritje ekonomike, që vlerësohet si më e madhe gjatë këtyre 5 viteve.

"Rritja ekonomike është  me mbi mesataren e rajonit.  Aktiviteti ekonomik pritet të ketë përmirësim. Tregu i punës është përmirësuar. Në këtë 8-mujor 17.2 miliardë lekë më shumë, është efektiviteti i mbledhjes së të ardhurave. Papunësia është në rinie dhe niveli i saj është 15.2%", tha Ahmetaj.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Posted: 13 Sep 2016 02:02 AM PDT

policiaNjë urdhër-arresti është ekzekutuar sot në mëngjes nga agjentët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanzas së Leçes kundrejt 19 anëtarëve të dyshuar të një organizate italo-shqiptare, që merreshin me trafikun e hroinës, kokainës dhe marijuanës.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar drogë, armë zjarri kallashnikov dhe municione. Arresimet e 19 personave janë ekzekutuar me urdhër të prokurorit të sektorit të antimafias së Prokurorisë së Leçes Guglielmo Cataldi.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se banda vepronte prej kohësh në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, nga ku fitoheshin miliona euro.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dija, gruaja ndryshe e Haki Stërmillit

Posted: 13 Sep 2016 01:44 AM PDT

Alda Bardhyli«Jeta ime për të tjerët, ndoshta nuk, nuk e vlen asnji dysh, por për mue ka rëndësi, se asht imja, se mund të përshkohet nëpër faza të ndryshme interesante dhe dikur, tue i këndue në këto fletë gëzimet ose hidhërimet e mia, do të kënaqem ose do të pezmatohem». Haki Stërmilli shkruan kështu në një prej librave më të njohur të letrave shqipe, ose thënë ndryshe një nga romanet që ka njohur më shumë ribotime gjatë periudhës së realizmit socialist «Sikur të isha djalë».

Përballja me të tjerët, një përballje që Stërmilli e njihte mirë dhe në jetën reale( ka qenë kryetar i shërbimit sekret shqiptar në kapërcyell të 1923-›24 ) në këtë vepër ravijëzohet qartë. Përballë të tjerëve, autori vendos Dijen, një vajzë e re që i duhet të vuajë ndjenjat e dashurisë për Shpendin. Në Shqipërinë e viteve kur është shkruar libri, dashuria e Dijes në një truall konservator, ku përcaktimi i fatit të femrës bëhej ende nga familja, ishte gati gati një shuplakë për personazhin. Me një vetëdije intelektuale, kaq kohë më pas ne mund të mendojmë se hyrja nën lëkurën e një personazhi femër ka qenë e vetëdijshme për nga e shkrimtarit. Asnjë karakter tjetër nuk do të pushtonte zemrat e lexuesve, që prej vitesh vazhdojnë ta blejnë këtë libër, se një grua, aq më tepër në vitet kur libri doli nga shtypi, ku bota e gruas ishte një mister jo vetëm për gjininë tjetër. Një prozë tërësisht sentimentale, përmes së cilës Stërmilli bëri ndoshta një nga komunikimet më të vështira me të tjerët, duke futur një personazh tërësisht të brishtë , përballë një mentaliteti përjashtues për femrat, e duke i kujtuar të tjerëve dashurinë.

Ishte viti 1936 kur kjo vepër u botua për herë të parë, për tu ribotuar më pas përgjatë viteve në Prishtinë e Shkup, duke qenë fokus i shumë analizave letrare. Vepra e fundit që Stërmilli do ti jepte lexuesit daton në vitin 1968,(pas vdekjes) ku duket se komunikimi i tij me tjetrin është kushtëzuar nga rregullat e socrealizmit që tashmë kishte pushtuar vëndin. Libri quhet «Kalorësi i Skëndërbeut», një vepër me një titull aspak të zakonshëm për një shkrimtar lirik, vjen si fundi i një komunikimi që ky shkrimtar e intelektual vendosi të kishte me të tjerët (nëse mund ta quajmë kështu përballjen e shkrimtarit me lexuesin), duke u tërhequr nga shkrimi pas hyrjes së komunizmit në vend. Stërmilli u nda nga jeta në vitet 50-të pas një sëmundje të gjatë.

Përtej kontributit të tij si një personazh i angazhuar në jetën social, politike të vendit para dhe pas luftës së dytë botërore, Stërmilli konsiderohet dhe si pararendës i letërsisë së realizmit socialist. Pavarësisht një naiviteti që ndjen teksa lexon letërsinë e shkruar prej tij, ku dominon tema e dashurisë (librat e tij janë si :»Dibranja e mjerueshme» (1923), «Dashuni e besnikri» (1923), «Agimi i lumnueshëm» (1924), «Burgu» (1935)) ajo që shihet lehtë në këtë udhëtim të vonë veprash, është përpjekja e tij për të shkuar tek tjetri, përmes temave që kishin të bënin me njerëzore, dhe sekretet e vogla që mund të kishte secili prej tyre, duke e parë tjetrin përmes vetes, dhe duke e dashur ndoshta më shumë…

Alda Bardhyli

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Peleshi: Fitorja në Dibër, shmangie nga presioni i opozitës

Posted: 13 Sep 2016 01:31 AM PDT

niko1Zv.kryeministri Niko Peleshi ka përshëndetur fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e pjeshme lokale në Dibër, ku u shpall fitues kandidati i ASHE-së, Muharem Rama.

"Vota në Dibër ishte shmangie nga presioni i opozitës. Zyrtarë të Partisë Demokratike ushtruan presion nga qytetarëve. Ne respektuam vullnetin e votuesve, – ka deklaruar Peleshi nga qyteti i Korçës. – Ne vinim pas një skandali në këto zgjedhje dhe në fund investuam për njeriun e Dibrës dhe jo për një kandidat që vinte nga Tirana".

Muharem Rama fitoi me mbi 4000 vota diferencë ndaj kundërshtarit të tij demokrat, Sherefedin Shehu.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sëmundja e Hillary Clinton: Nuk mendova se do ishte një problem

Posted: 13 Sep 2016 01:29 AM PDT

clinton1Nuk e mendoja se pneumonia ime "do të ishte një problem kaq i madh". Kështu është shprehur kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, duke shpjeguar për CNN arsyen pse nuk zbuloi menjëherë për publikun diagnozën e sëmundjes.

"Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, – ka shkruar pastaj ajo në "Twitter". – Ndihem mirë dhe do të jem gjithnjë mirë". Sipas burimeve, edhe disa anëtarë të stafit duket se kanë të njëjtin problem në javët e fundit.

Në të vërtetë, Clinton ka shtuar se ndihet mirë që kur ka pasur shqetësimet e para në ceremoninë e 15-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit dhe se nuk i ka rënë të fikët. "Kisha një ndienjë marramendjeje dhe humba ekuilibrin për një minutë. Por e kalova menjëherë atë moment. Sapo munda të ulem dhe piva pak ujë, nisa ta rimarr veten".

Më vonë, ish-Sekretarja e Shtetit, përmes "Facebook"-ut, ka siguruar mbështetësit e saj se "ndihet mirë dhe se ka përmirësim. Si çdo kush që ka qëndruar i sëmurë në shtëpi, mezi po pres të kthehem të punoj".

Ndërkohë, revista "People" ka denoncuar disa raste të sëmundjes me pneumoni të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Clinton-it dhe shkruan se bëhet fjalë për të paktën 6 raste që në fund të muajit gusht. Pra, dy javë para se të diagnostikohej sëmundja e kandidates demokrate. Mes tyre përflitet se është edhe menaxheri i fushatës, Robby Mook.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Testi nuklear i Koresë së Veriut, avionët amerikanë në gatishmëri

Posted: 13 Sep 2016 01:04 AM PDT

korea-jugutSHBA-të kanë ngritur në fluturim disa avionë bombardues supersonik në gjendje për të transportuar armë bërthamore në qiejt e aleatit koreanojugor për të paralajmëruar Korenë e Veriut pas testit të saj të pestë nuklear.

Avionët bombardues B-1, të shoqëruar nga avionë të tjerë amerikanë dhe koreanojugorë, janë vërejtur nga një fotograf i agjencisë "Associated Press", ndërsa kryenin manovra mbi bazën e Osanit, 120 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut.

Pas fluturimit, bombarduesit, janë rikthyer në bazën e tyre në ishullin Guam, territor amerikan në oqeanin Paqësor, pa zbritur në Korenë e Jugut. Aksione të këtij lloji, janë të vazhdueshme në periudhën e fundit të shënuar nga tensione mes dy koreve. Seuli nuk zotëron armë bërthamore dhe mbështetet tek "bomba atomike" e SHBA si një mjet parandalues ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Ndërkohë që Pheniani pohon se armiqësia e SHBA është arsyeja pse vendi ka nevojë për të pajisur veten me një program bërthamor.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, gruaja vetëhelmohet pas konfliktit me bashkëshortin

Posted: 13 Sep 2016 12:52 AM PDT

ambulanceNjë konflikt mes dy bashkëshortësh ka përfunduar keq në kryeqytet. Pas një sherri me të shoqin, gruaja është vetëhelmuar dhe tani ndodhet në spital në QSUT në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Hamdi Cenoimeri", në banesën e një çifti të ri. Pas konfliktit me bashkëshortin, gruaja 29-vjeçare me iniciale A.B., 29 vjeçe është vetëhelmuar, ndërkohë që burri i saj, Mikel.B., 36 vjeç është arrestuar nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 13 shtator 2016

Posted: 13 Sep 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Do të jeni mjaft aktivë  e të gatshëm  për gjithçka vetëm për të parë të realizuara dëshirat tuaja. Në aspektin privat do të merrni lajme që do ju lejojnë të shikoni të ardhmen me mjaft optimizëm.

DEMI

Më në fund mund ti lejoni vetes suaj të bëni një pushim. Në kohën tuaj të lirë do ti jepni më shumë hapësirë miqve e të njohurve tuaj.

BINJAKËT

Do të keni dëshirë të bëni gjithçka vetëm, por yjet ju këshillojnë të dëgjoni edhe mendimin e atyre që ju rrethojnë.  Në aspektin afektiv do të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj.

GAFORRJA

Impenjimet do të jenë të shumta por do të përfundoni gjithçka me sukses. Në dashuri do të jeni mjaft të sinqertë në lidhje me partnerin tuaj sot.

LUANI

Do të bëni hapa deçizivë të cilët do të përmirësojnë raportet me familjarët tuaj. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të kujdesshëm në mënyrë që të mos krijoni debate me partnerin.

VIRGJERËSHA

Yjet ju këshillojnë të tregoheni më diplomatë gjatë debateve me disa miq. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të qetë e harmonike.

PESHORJA

Sot do të keni mundësi të merrni një fitore të vogël në lidhje me dikë. Në aspektin personal do të keni mjaft energji falë mbështetjes së miqve dhe familjarëve tuaj.

 AKREPI

Do të filloni javën në mënyrë mjaft pozitive. Në aspektin privat do të përpiqeni të sqaroheni me një mikun tuaj.

SHIGJETARI

Sot do të merrni mjaft kënaqësi nga një familjar  i juaji, mund të jetë një gjë që e dëshironit prej kohësh. Në aspektin afektiv do të ndiheni të përkëdhelur sot nga partneri juaj.

BRICJAPI

Do të shfrytëzoni në maksimum të gjitha mundësitë që do ju prezantohen sot. Në ambientin e punës mos u kushtëzoni nga një koleg ziliqar.

UJORI

Do të thoni hapur atë çka mendoni. Në sektorin privat do të projektoni disa investime që kërkojnë shpenzime të mëdha. Në aspektin afektiv do të tregoheni mjaft tolerant.

PESHQIT

Do të ndjeni nevojën të pushoni e të kaloni kohën tuaj të lirë në mënyrë të këndshme. Në aspektin afektiv do ti besoni një sekret partnerit.

Fiks Fare: Skema e blerjes së votës në Dibër

Posted: 12 Sep 2016 02:33 PM PDT

fiksiFiks Fare i ka kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve në Dibër, ku mbrëmjen e së hënës zbuloi skemën e blerjes së votës në këtë bashki. Gazetarët e emisionit investigativ treguan sesi familjarë të kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm në zonat e kësaj bashkie.

Nga investigimi i Fiks Fare u zbulua se fillimisht qytetarët duhej të paraqiteshin në shtabin elektoral të PS-së. Bashkëpunëtori i emisionit u takua aty me dy vajza, të cilat i thanë që në ato momente nuk kishte persona për të folur me të. Në këto kushte, qytetari shkon te farmacia e vëllait të kandidatit të ASHE-së për Bashkinë e Dibrës, pasi kishte informacion se jepeshin lekë në këmbim të votës. Gjatë bisedës, vëllai i kandidatit Rama i kërkon qytetarit listën e votuesve që kishte me vete, ndërkohë që në ato momente, aty vjen dhe vëllai tjetër i kandidatit, Nehati. Pas një bisede të shkurtër me të dhe teksa shohin listën, Nehat Rama i kërkon qytetarit që të kthehej pas 15 minutash. "Shkoni tek radiologjia këtu, ose shkoni pini ndonjë kafe ku të doni e pastaj ecni, Të bëjmë një konsultë, kush do ua japë. A mirë? Dhjetë minuta a një çerek ore, mirë", i drejtohet vëllai i kandidatit qytetarit të interesuar për para.

Qytetari kthehet pas 15 minutash, ku takon sërish Nehat Ramën, i cili i cakton një takim për të nesërmen në mëngjes. "Do shkosh e takojsh Ilir Venecin, mirë atje do shkojsh, do i thuash të çoj Nehati, mirë. Më çoi Nehati i thuaj. Ai të mbaron punë mirë se ai e ka atë zonë”, shprehet vëllai i Muharrem Ramës.

Qytetari paraqitet një ditë më vonë dhe gjen një koleg të vëllait të kandidatit, i cili i kishte thënë që të takonte një koordinator të PS-së. Qytetari u takua me koordinatorin e PS-së në rrugë dhe i ka thënë që do e telefononte një person që ka zonën. Gjatë bisedës telefonike, koordinatori është shprehur se nuk japin para, por mund të bisedojnë për ndonjë vend pune pas zgjedhjeve.

Por, veç bisedave për blerjen e votës me shtabin elektoral dhe të afërmit e kandidatit, Fiks Fare bisedoi edhe me banorë në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër. Ata u treguan gazetarëve të emisionit investigativ se të dyja forcat politike kanë ofruar para në këmbim të votës. Ata shpjegojnë se shumat janë të ndryshme, ku e majta ofron euro, ndërsa e djathta lekë. “Familje shumë të varfra, ose pa nivel, shiten për 10-20 mijë lekë të vjetra, ose një torbë miell”, rrëfen një nga banorët e Sllovës. Një banor tjetër tregon se PS ka ofruar edhe 5 mijë lekë të reja për votë.

Nga ana tjetër, Fiks Fare solli edhe atmosferën e ditës së zgjedhjeve, kur në disa raste në fshatra të Dibrës nuk mungoi votimi kolektiv. Emisioni transmetoi disa raste në fshatrat Sllovë, Rrënxë dhe Muhur, ku 2-3 veta votojnë bashkë, ndërkohë që vëzhguesit thonë se gruaja bën çfarë i thotë burri, duke e cilësuar këtë veprim si diçka e zakonshme.

12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH

 

Related Posts :