Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Italia, një strehë për emigrantët nga Libia” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Italia, një strehë për emigrantët nga Libia” plus 9 more Gazeta SHQIP


Italia, një strehë për emigrantët nga Libia

Posted: 05 Sep 2016 03:00 AM PDT

_91010768_mediaitem91010766"Jeta imë ishte në rrezik, gruaja dhe vëllai im u vranë në të njëjtën ditë". Kështu e nis rrëfimin Lucky, një 20-vjeçar nga Nigeria. Ai është një prej 118 mijë personave që ka bëtë udhëtimin e rrezikshëm nga Libia drejt Italisë këtë vit.

Rreth 15 mijë persona janë shpëtuar në brigjet e Libisë që prej 28 gushtit. Vetëm këtë vit raportohet se 3 mijë persona janë zhdukur në det.

Ky fluks refugjatësh ka bërë që Italia të ndiejë presionin e tyre. Vetëm në një ditë në portin e Pozzalli në Siçili janë shpëtuar 700 persona, burra, gra dhe fëmijë.

Shumë prej emigrantëve kanë pësuar trauma nga përvoja e tyre në Libi dhe rruga e vështirë që kanë ndjekur për të ardhur në Europë. Një prej tyre është edhe 20-vjeçari Lucky. Ai rrëfen për BBC eksperiencën e tij në Libi.

_91009537_migrantship"Ishte një makth. Nëse shumë njerëz do ta dinin se çfarë ndodh atje, ata nuk do ta merrnin guximin të vinin. Atje po vriten çdo ditë. Unë pashë vrasje. Unë pashë se si një burrë vrau një djalë të pafajshëm dhe pa asnjë arsye", tregon Lucky.

Lucky kërkon vetëm mbrojtje dhe të jetojë i lirë. "Unë jam një njeri i pastrehë, nuk kam ndonjë zgjidhje tjetër. Dua vetëm mbrojtje, kam nevojë të jetoj i lirë", shprehet ai. Mirëpo, tani për tani shtëpia e re e 20-vjeçarit është një tendë në një qendër emigrantësh në Messine.

_91009676_migrantship2Ekziston frika se këta emigrantë që vijnë nga Libia mund të bien lehtë pre e kontrabandistëve. Një numër i madh personash në Libi janë ende në pritje për të ardhur në Europë, çka tregon në një farë mënyrë se kjo krizë nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë.

Nga Michelangelo te Van Gogh: 10 sekrete të artit të zbuluara nga shkenca

Posted: 05 Sep 2016 03:00 AM PDT

Artriti i Michelangelo, ‘selfie’-t e Rembrandt, figurat e fshehura të Goya dhe Picasso, sëmundjet në kryeveprat e Caravaggio dhe parashikimet shkencore të Van Gogh…misteret e artit ku kanë mundur të hedhin dritë shkencëtarët.

11. PASIONI (I FSHEHTË) POLITIK I GOYA. Në vitin 1823, artisti spanjoll, Francisco Goya pikturoi portretin e Don Ramon Satue, një gjykatës i Gjykatës së Lartë spanjolle. Por, poshtë këtij portreti fshihej një faqe e rëndësishme, por edhe famëkeqe e historisë spanjolle. Bëhet fjalë për portretin e një gjenerali francez, të realizuar mes 1809 dhe 1813, kur Napoleoni emëroi mbret të Spanjës të vëllanë. Goya e anuloi portretin për arsye politike, duke qenë se ndërkohë francezët ishin tërhequr nga Spanja dhe ishte e rrezikshme të kishte ende lidhje me regjimin e vjetër. Kështu, sekreti i tij qëndroi i fshehur për më shumë se dy shekuj.

2

2. BURRI NE DHOMËN BLU. Picasso e pikturoi 'Dhomën blu' në vitin 1901, gjatë periudhës së tij 'blu'. Piktura ka tërhequr gjithmonë vëmendjen dhe simpatinë e historianëve, mbi të gjitha për penelatat e çuditshme të përdorura. Dhe në fakt, duke e ekzaminuar pikturën me anë të teknologjisë së rrezeve infra të kuqe, u shfaq një burrë me një kravatë flutur. Në atë kohë Picasso nuk ishte shumë mirë nga gjendja ekonomike dhe i ripërdorte telajot e pikturave të tij pjesërisht ose plotësisht.

3

3. AUTOPORTRETI I FSHEHUR I CARAVAGGIO. Në 2009, një reflektografi mulitspektrale e realizuar mbi telajon e pikturës së njohur ‘Bacco’ të Caravaggio, që gjendet në Firence, ka nxjerrë në pah një portret njerëzor që reflektohet mbi kanën prej xhami poshtë, majtas. Është autoportreti i Merisi. Kjo gjë është pohuar, veç të tjerëve edhe nga Mina Gregori, një nga ekspertet më të mëdha të artistit; në të shihet autoportreti i Caravaggio teksa pikturon.

4

4. SHKENCA E VAN GOGH. Studiuesja Natalya St. Clair ka shpjeguar se si Van Gogh, i mbyllur në një çmendinë, ka arritur të perceptojë dhe të paraqesë një nga konceptet më të vështira në mënyrë absolute që natyra mund t'i ofrojë njeriut; konceptin e rrjedhës së trazuar në dinamikën e lëngjeve. Një koncept shumë i vështirë për t'u shpjeguar, të cilin fizikanti rus Andrey Kolmogorov arriti ta kodifikonte vetëm në 1940 përmes një ekuacioni, por që Van Gogh, më 1889 e kishte paraqitur në mënyrë perfekte në pikturën e tij "Natë me yje".

5

5. SEKRETI I PESHKATARIT. Tivadar Csontváry Kosztka (1853-1919) ishte një nga piktorët e parë hungarezë që u njoh dhe u vlerësua (p.sh, nga Picasso), në ambientin europian. Në këtë portet të një peshkatari të vjetër fshihet një sekret, i zbuluar vetëm pas vdekjes së piktorit. Duke vendosur një pasqyrë në mes të pikturës dhe duke reflektuar me radhë vetëm gjysmën e fytyrës, personazhi transformohet në dy portrete; një person që lutet është djalli. Nuk e besoni? Shihni foton tjetër.

6

Portreti i dyshfishtë në pikturën e Kosztka 

7

6. PASIONI I BOTTICELLI. Një nga kryeveprat e artit perëndimor, "Pranvera" e Sandro Botticelli ka një sekret të veçantë, por të dukshëm: kujdesin ekstrem të Botticelli-t për detajet, mbi të gjitha ato floreale. Botanistët, në fakt kanë mundur të identifikojnë në pikturën e tij 500 lloje të ndryshme bimësh dhe 190 lloje lulesh.

8

7. SELFIE-T E REMBRANDT. Rembrandt është i famshëm për autoportretet e tij. Ka pikturuar me qindra, të gjithë shumë të saktë dhe realistë. Si ja ka dalë mbanë? Sipas piktorit anglez, Francis O'Neill sekreti i Rembrandt ishte një sistem i sofistikuar pasqyrash që e lejonin të projektonte imazhin e tij mbi një sipërfaqe, ku mund të gjurmonte më pas konturet.

9

8. ARTRITI I MICHELANGELO. "Royal Society of Medicine", në Londër ka analizuar me hollësi autoportretet e artistit të madh, duke zbuluar shenja artriti në duart e tij, një sëmundje profesionale, me siguri për shkak të përdorimit të dendur të çekiçit dhe daltës.

Sekrete të tjera të artistit janë zbuluar nga dy studiues , M. Arshad e M. Fitzgerald të cilët kanë hipotetizuar se ai vuante nga një lloj i veçantë autizimi, të dëshmuara nga disa mënyrë sjelljeje, si puna rutinë me të njëjtin sens, stil i pazakontë jete, interesa shumë të pakta për sjellje sociale apo komunikim.

10

9. ARTI DHE ARTRITI TE CARAVAGGIO. Edhe Caravaggio duket se ka lënë gjurmët e artritit në pikturat e tij; sipas një studimi të publikuar në ‘Lancet’, mjafton të shikosh "Dashuria gjumashe". Në të portetizohet një kupid i vogël i përgjumur. Vogëlushi, sipas studiuesve, tregon shenjat e artritit rinor. Shumë studiues kanë parë shenjat e sëmundjeve të ndryshme në piktura të ndryshme të Caravaggio.

leo10. ADN E LEONARDO. Kemi rindërtuar ADN e mamuthëve dhe Neandertalit. Pse të mos provojmë të rikuperojmë atë të gjenive më të mëdhenj të të gjitha kohërave, si Leonardo da Vinçi. Ky është qëllimi i një studimi ndërkombëtar i cili synon të zbulojë gjurmë biologjike të prezencës së tij në veprat e tij të artit: shkenca moderne ka bërë hapa galopantë në vitet e fundit dhe mund të rindërtohet ADN e një presoni mbështetur në një pikë gjaku, flokë apo deri tek gjurmët e gishtave. Objektivi nuk është sigurisht, të klonohet Leonardo (e pamundur), por duke krahasuar ADN e tij me atë të pasardhësve të tij të mund të arrijmë të njohim ngjyrën e syve dhe flokëve të tij, të kuptojmë diçka më tepër mbi vizionin e tij, për ato që hante apo problemet e mundshme shëndetësore.

S.M

5 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Nis sot sesioni i ri parlamentar

Posted: 05 Sep 2016 12:37 AM PDT

Deputeti i PD, Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama dhe ministra te kabinetit te tij, gjate nje seance parlamentare ne perfundim te se ciles eshte votuar vetem me votat e mazhorances ligjin e "vettingut" per perzgjedhjen e prokuroreve dhe gjyqtareve, me 88 vota pro dhe 1 abstenim ndersa opozita e ka braktisur sallen pak momente para votimit./r/n/r/nDP lawmakers Sali Berisha, PM Edi Rama and ministers of his cabinet during a parliamentary session, where is voted only from the majority lawmakers the law of vetting for the selection of prosecutors and judges, with 88 votes in favor and 1 abstention while the opposition has abandoned the hall a few moments before the vote

Sot në orën 17.00 pritet të nisë punën sesioni i ri parlamentar. Do të diskutohet paketa e reformës në drejtësi, e cila pritet të ngjallë debate. Debate pritet të shkaktojë edhe fushata për zgjedhjet lokale në Dibër, të cilat do të mbahen të dielën e 11 shtatorit.

Rendi i ditës përbëhet nga 6 pika, ku mes të tjerave do të miratohet edhe procesverbali i seancës së 30 gushtit.

Gjatë seancës do të votohet edhe programi i punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor si edhe kalendari tre-javor i Parlamentit. Në fund, deputetët do të kenë një orë në dispozicion për diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

5 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 5 shtator 2016

Posted: 05 Sep 2016 12:21 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Jeni pak te ndjeshem dhe ndiheni keq kur dikush ju kap te papergatitur. Me njerez te rinj nuk ndiheni dhe aq shume ne humor.

DEMI

Edhe pse mendoni se jeni me te miret, beni mire te riktheheni me kembe ne toke, perpara se nje eprori juaj ta beje kete gje.

BINJAKET

Edhe pse sot do tju ofrohen disa alternative mos I merrni te gjitha te mireqena. Eshte mire ti vleresoni ne detaje ato qe vendosni.

GAFORRJA

Sot do tju ofrohen mundesi qe nuk duhet ti nenvleresoni aspak, sidomos persa I perket aspektit te karrieres.

LUANI

Nese deshironi qe personat qe keni prane te bejne dicka qe ju perfshin dhe ju ,beni mire qe te bashkepunoni me ta duke lene menjane paragjykimet.

VIRGJERESHA

Ndryshimet tuaja te humorit mund te bien ne sy sot pergjate dites. Dikush do tju kerkoje te jeni me racionale.

PESHORJA

Sot mund te mos merreni shume me detajet qe ju zene zakonisht gjysmen e dites. Ndonjehere gjerat jane shume me te thjeshta nga sa mendoni.

AKREPI

Nese sot doni te merreni me dicka, nuk ka gje me te mire se aktivitetet creative. Do te qetesoheni menjehere.

SHIGJETARI

Sot lerini menjane endrrat dhe mundohuni ti pershtateni sa me shume realitetit. Per te zgjidhur dilemat tuaja pyesni nje mik.

BRICJAPI

Nese dikush do tju beje pyetje sot eshte mire ti pergjigjeni. Sinqeriteti mund te ndihmoje shume marredhenien tuaj.

UJORI

Sot do te zgjidhni vetem ato gjera qe ju pelqen te beni. Per te tjerat nuk doni te interesoheni fare.

PESHQIT

Planet tuaja per sot mund te shkojne pertej asaj qe keni menduar. Qendroni te gatshem per gjithcka qe ju rezervon dita.

5 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

Posted: 05 Sep 2016 12:15 AM PDT

aksident shiritNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Berat, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit".

Mjeti tip ‘Toyota’, me targa AA 876 OF, që drejtohej nga shtetasi Bako Telhaj, 24 vjeç, banues në Skrapar, ka aksidentuar rëndë shtetasin me iniciale K.B, 65 vjeç, banues në fshatin Grecalli të Fierit. I aksidentuari gjeti vdekjen në spital.

Është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

5 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

“NËSE VËRTET DUAM TË DASHUROJMË, DUHET TË MËSOJMË SI TË FALIM!”

Posted: 04 Sep 2016 10:55 PM PDT

Lis Bukuroca

lis-bukurocaNënë Tereza nuk ka nevojë më për botën, por bota ka nevojë të madhe për mirësinë e saj. E dimë të gjithë se sa vështirë është të qëndrohet një gjysmë ore në spital pranë një të sëmuri, por asnjëri nuk dimë çfarë domethënë të kalohet tërë jeta pranë të sëmurëve të braktisur.

Historiani, shkrimtari dhe producenti i filmave, Tariq Ali (72 vjeç) pakistanez me pasaportë angleze, shenjtërimin e Nënës Terezë e quan herë budallallëk, herë qesharake. Duhet pasur inteligjencën mesatare pak më të madhe se të shimpanzës (ajo e ka 70, Taraku duhet ta ketë 72 ) për të kuptuar se në këtë planetin tonë, qesharake dhe budallallëqe konsiderohet çdo profet, që nuk beson njeriu dhe se asnjë njeri nuk ka pranim tek të gjithë popujt.

"Ky Papë Françesko, i cili normalisht është shumë inteligjent, duhet të njohë veprat e vërteta të kësaj motre shqiptare dhe se ai duhet ta shikojë filmin e tij "Engjujt e ferrit!" Të quhet ferr vendi ku mjekoheshin të sëmurët e braktisur, që mblidheshin rrugëve, nuk flet vetëm për ekuilibrin shpirtëror të një njeriu, por për patologjitë e tija të pamjekuara. Është shumë e lehtë dhe ndoshta edhe fitimprurëse të stigmatizohet dhe satanizohet një grua, një pjesëtare e një feje tjetër, por Anglia ka prodhuar iluminizim, ku shijon atë liri të fjalës Taraku, jo duke kritikuar shenjtorët e huaj, por të vetët. Anglia nuk ka më nevojë për iluminizmin e tij, por Pakistani ka nevojë për atë.

Nënë Tereza ishte shqiptare dhe të gjitha gazetat e botës këtyre ditëve citojnë fjalinë e saj: "me gjak jam shqiptare…", "Deutschlandfundk" e quajti "Ikonë botërore", por ka shqiptarë që pyesin "çfarë ka bërë ajo për kombin shqiptar?". Thua se detyrë e një gruaje shqiptare ishte ta bënte atë çfarë nuk e kanë bërë prindërit e atyre që shtrojnë pyetjen. Veprimtarisë së saj i gëzohen miliarda veta në botë, por nëse do të mendonim se krejt bota do ta çmonte, atëherë nuk kemi kuptuar njeriun. Njeriu nuk ka lënë profetë pa sharë dhe pa e konsideruar antizot.

Ne që jemi akoma të gjallë patëm fatin t’i përjetojmë tre shqiptarë të mëdhenj: Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe Ibrahim Rugovën. Ndoshta duhet pritur disa shekuj për të nxjerrë në dritë tre personalitete të tilla që pranohen nga qytetërimi modern. Shfaqja e tyre në një epokë ndikoi edhe në empatinë ndaj nesh dhe lindjen e shtetit të dytë. U pranuam si popull i vogël me zemër dhe dije të madhe.

Meriton të përkulej plot nderim çdo shqiptar që ndikon në ndërtimin e një imazhi pranues të shqiptarit në botë. Për ata që nuk kanë bindje fikse dhe ngule, pranojnë me respekt humanizmin e çdo kleriku shqiptar që ndriçon emrin e këtij kombi: qoftë hoxhë apo bektashi, qoftë prift katolik, ortodoks ose protestant. Nuk është me rëndësi cilat mësime mundësuan humanizmin, por rrezatimi i veprës dhe dobia universale.

Nënë Tereza është e vdekur.  Shenjtërimi saj nuk ndikon më në jetën e saj, por ajo është pasqyrë e kësaj bote, që i duhet kësaj toke. Jeta në luks derisa të tjerët vdesin nga uria, jo se është e papranueshme, por duhet luftuar atë! Jo mjete ushtarake, por me emancipim dhe me iluminizëm!

Nënë Tereza është imazhi i grave shqiptare: rrudhat në ballin e saj janë po ato rrudha që kanë gjyshet shqiptare. Janë ato rrudha, të cilat rrëfejnë për një jetë plot brenga, shumë shërbime, aspak mirënjohje dhe pa respekt ndaj dinjitetit dhe punës së saj. Ato janë mësuar vetëm të falin, por jo të marrin. Nënë Tereza ishte njëra prej atyre miliona nënave shqiptare që flijohen për dashuri.

Nënë Tereza nuk u fali njerëzve dhurata, por atyre u dhuroi jetën e vet. Lumturinë e vet ajo gjeti në sytë e fëmijëve në vdekje e sipër, në buzëqeshjen para grahmës të atyre grave dhe burrave. Ajo në prehrin e saj u dha ngrohtësinë në çastin e fundit. Atë çfarë duhej ta bënin prindërit.

Ajo mund të shahet dhe të shpallet djall. Kjo është liria themelore që ka njeriu: të mendojë, të dyshojë! Kjo, mirëpo nuk ndryshon asgjë në veprimtarinë dhe humanizmin e saj. Ai qëndrim mund të flasë vetëm për fushën e prapsme dhe moskuptimin e realitetit në botë. Me shenjtërimin e saj nuk nderohet vetëm ajo, por njëkohësisht ngrihet lapidar një grua shqiptare. Shenjtërimi saj na ngrit në një piedestal më të lartë se sa një fitore në sport dhe na bën të përbotshëm. Derisa të ekzistojë njerëzim, emri i saj do të ngrohë të sëmurët e braktisur dhe të varfrit, që presin t’u trokas dikush në derë.

Të kritikohet veprimtaria e dikujt, është puna më e lehtë që mund ta bëjë njeriu. Të prodhohet veprimtari humaniste është tepër e rëndë dhe kërkon përkushtim.

Ajo u gëzohej parave, jo pse i fuste në xhep të veten, por sepse kishte mundësi të falë më shumë. Sot kundërshtarët e saj më të mëdhenj janë ata që nuk falin asgjë, por marrin vetëm. Janë ata që nuk ngopen kurrë me para dhe krejt krenarinë e tyre e tregojnë me shtëpi të mëdha dhe pasuri të madhe. Njerëzve të tillë u shërben Zoti për të fituar pushtet, por jo për të falur dashuri dhe mirëkuptim në mes njerëzve.

Gonxhe Bojaxhiu ishte ajo që ishte. Ajo jetoi jetën e vet sipas bindjeve të veta, por çfarë kontributi dha për kombin shqiptar? Të atin e saj e vrau qeveria serbe për shkak të nacionalizmit shqiptar. Ky kontribut dëshmohet në biografinë e autorizuar të Kathryn Spink, "Mutter Teresa – Ein Leben für die Barmherzigkeit". Miliarda herë nëpër medie përmendet sot origjina saj. Është kjo pak? Atëherë sillni lidhjet, ku flitet për gjyshet tuaja!

Fustanet që i nxorën zbuluar modelet në tapetin e kuq

Posted: 04 Sep 2016 02:00 PM PDT

film-festival-extreme-dressesModelet italiane, Giulia Salemi dhe Dayane Mello kanë lënë një përshtypje jo të mirë në Festivalin e Filmit në Venecia, duke krijuar situata të sikletshme. Shkak për këtë janë bërë fustanet që bukuroshet kishin veshur.

Dyshja, që u shfaqën pa të brendshme, u komentuan negativisht në mediat e huaja dhe veshja e tyre u quajt e papërshtatshme.

Dayane kishte veshur një fustan rozë me shpatulla jashtë dhe një rrip të madh në mes. Ndërsa Gulia, një fustan portokalli. Mirëpo, pjesa e poshtme e fustanit ishin pothuajse e njëjtë te të dyja modelet.

Premiere-of-The-Young-Pope-during-the-73rd-Venice-Film-Festival Giulia-Salemi-and-Dayane-Mello-attend-the-premiere-of-The-Young-Pope-during-the-73rd-Venice-Film-FThe-Young-Pope-premiere-73rd-Venice-Film-Festival-Italy-03-Sep-2016 The-Young-Pope-Premiere-During-73rd-Venice-Film-Festival4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Johannes Hahn: Liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga vetë ajo

Posted: 04 Sep 2016 01:20 PM PDT

Johannes-HahnKomisioneri i BE-së Johannes Hahn, tha se është i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën, sepse ende varet nga vendimet e saj.

Hahn tha se kushti i Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se tani çdo gjë varet nga vetë Kosova.

Komisioneri Hahn theksoi se në krahasim me Kosovën, dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina, i kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe pritet që në vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Komisioneri Hahn ripërsëriti qëndrimin se Kosova duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara, mbi të gjitha ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, për të hapur rrugën për liberalizim të vizave.

"Kjo çështje tani varet nga vetë Kosova. Sepse, një nga standardet e rëndësishme është që të zgjidh këtë 'konflikt' të kufirit me Malin e Zi. Ka një marrëveshje me Malin e Zi që prej gushtit të vitit të kaluar. Mali i Zi e ka miratuar legjislacionin e nevojshëm nga ana e tij dhe ne ende po presim që të ketë hapa ligjorë edhe nga pala e Kosovës. Mendoj se do të duhej të ishte votuar (të enjten), por është pezulluar pa një datë të re të caktuar. Prandaj tani vërtetë ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë. Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu siç duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj I takon Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian të marrin vendime të nevojshme", tha komisioneri Hahn.

4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

De Biasi: Me Maqedoninë, si një finale Europiani

Posted: 04 Sep 2016 01:19 PM PDT

de-biasi-agolli-658x384Ndeshja me Maqedoninë është një nga ato sfida që mund të të krijojë probleme dhe Gianni De Biasit problemet nuk i pëlqejnë, ndaj trajneri kuqezi kërkon t'i paraprijë duke e bërë të qartë dhe nga salla e konferencave të "Loro Boriçit", ku kërkoi përkushtim maksimal nga të tijtë.

"Kemi bërë gjithcka ka qenë e mundur që ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje, pasi në jetë nuk ka asgjë të thjeshtë. Europiani tregoi që cdo ekip mund të ecë përpara nëse ka dëshirë dhe përqëndrim ndaj ne do ta konsiderojmë ndeshjen me Maqedoninë si finalen e një europiani. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin sepse do të gabonim. Duhet t'i kushtojmë rëndësi kësaj sfide pasi është e vështirë të luash ndaj ekipeve të tilla. Më e lehtë është të luash ndaj Spanjës apo Italisë pasi ekipi nuk ka nevojë për motivim. Nga lojtarët pres që të japin maksimumin në fushë", tha ai.

Gjatë konferencës për shtyp De Biasi nuk dha pika referimi sa i përket formacionit:

"Besoj se nuk do të ndryshojë shumë sa i përket formacionit, mendoj se skuadra do të jetë e njëjtë si në Europian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje. Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hykaj dhe Manaj", deklaroi De Biasi.

Rezultati që kërkohet nga skuadra dhe cështja e kapitenit kanë qenë disa prej temave më të diskutuara në media, por për Ansi Agollin shiriti ka pak rëndësi pasi të rëndësishme janë 3 pikët.

"Ndaj Maqedonisë e rëndësishmë është të marrim një rezultat pozitiv. Kapiteni? Nuk ka rëndësi se kush do të jetë. Përballë nuk kemi një emër të madh, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Javën e fundit kemi marrë shumë njohuri përsa i përket rivalit. Lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë janë shumë cilësorë, ashtu si edhe lojtarët e sulmit", theksoi trajneri.

31 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Beqaj: 600 mijë euro investim për poliklinikën e Peshkopisë

Posted: 04 Sep 2016 12:40 PM PDT

14202587_577118289142892_2117233345252424053_nNjë buxhet prej 600 mijë eurosh, i cili do investohet për rehabilitimin e poliklinikës së qytetit të Peshkopisë, pritet të sjellë një shërbim më cilësor për pacientët që do t'i drejtohen shërbimit parësor.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune që ka kryer në këtë qytet, ka folur mbi investimet që pritet të nisin përgjatë muajit të ardhshëm si në poliklinikën e qytetit, sistemin e urgjencës, ashtu edhe në qendrat shëndetësore të rrethinave.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se me fondin prej 600 mijë eurosh do të bëhet i mundur rikonstruksioni total i poliklinikës dhe më pas faza e dytë e pajisjes me aparatura.

"Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë që lidhet me kujdesin shëndetësor, në këtë rast është spitalor por është vijimi i sistemit të referimit nga ju tek mjeku i familjes në poliklinikë. Të hënën e ardhshme, është gara publike për rikonstruksionin e poliklinikës së spitalit të Dibrës. Janë 600 mijë euro ku parashikohet një rehabilitim me themel i Poliklinikës. Pastaj, do të shoqërohet me një tjetër mundësi, paratë janë të siguruara, me 400 mijë euro pajisje për Poliklinikën e spitalit të Dibrës", është shprehur Beqaj.

Sipas kreut të shëndetësisë, "kjo do të thotë që kemi një poliklinikë shumë më të mirë dhe pastaj, hapësira që zë sot poliklinika në spital do të krijojë mundësitë që të zgjerojmë dhe shërbimin e gjinekologjisë".

Por këtë javë, sipas ministrit Beqaj, do të nisë edhe riorganizimi i sistemit të organizimit dhe funksionimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në Bashkinë e Dibrës, ku të gjitha autoambulancat nuk do të jenë më të stacionuara vetëm pranë spitalit të qytetit, por edhe në shumë pika të tjera, në mënyrë që të shkurtohet koha e mbërritjes së urgjencës drejt spitalit. "Siç jeni njoftuar, nga java e ardhshme, edhe shërbimi i urgjencës, kalon në një nivel të ri në të gjithë Dibrën. Autoambulancat nuk do të jenë më të stacionuara vetëm në spital, por të paktën nga mëngjesi deri në darkë, do të vendosen në disa pika të territorit të bashkisë që të paktën të kursejmë kohën e vajtjes së një urgjence", pohoi Beqaj.

4 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :