Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Jolie kishte planifikuar gjithçka, ja ‘fortesa’ sekrete në Malibu” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Jolie kishte planifikuar gjithçka, ja ‘fortesa’ sekrete në Malibu” plus 9 more Gazeta SHQIP


Jolie kishte planifikuar gjithçka, ja ‘fortesa’ sekrete në Malibu

Posted: 24 Sep 2016 02:16 AM PDT

jolieTeksa divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt erdhi i papritur, duket se Angelina Jolie e kishe ndarë mendjen kohë më parë për këtë hap, madje edhe përpara zënkës së përfolur mes bashkëshortit të saj Brad Pitt dhe fëmijëve të tyre.

jolie1

'Daily Mail' ka zbuluar se aktorja ka marrë me qira një shtëpi të madhe në Malibu javë përpara se të bëhej publik divorci dhe përpara se Brad të akuzohej për dhunë ndaj fëmijëve të tij.

joli2

41-vjeçarja prej kohësh paguante qiranë prej 91 mijë dollarë në muaj në shtëpinë, ku me sa duket mendonte të jetonte bashkë me 6 fëmijët e saj pas divorcit.

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë

Posted: 24 Sep 2016 02:00 AM PDT

grateËshtë gjithnjë interesante të imagjinosh se si një burrë e përkufizon gruan ideale. A renditet gjithmonë inteligjenca e saj mes cilësive të dëshiruara? Epo, duhet! Ka diçka vërtetë shumë interesantë në trurin e femrave, që është gjithashtu e dobishme për meshkujt që u qëndrojnë pranë.

Nuk është sekret se intelekti është një cilësi shumë e vlerësuar. Studimet tregojnë se kur kjo cilësi është prezente tek femrat, ajo mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë së partnerit si dhe të parandalojë problemet me kujtesën. Në një testim ku u ekzaminua shëndeti i dy binjakëve, u zbulua se personat që i rrethonin kishin një impakt shumë të madh në aftësitë e tyre intelektuale.

Studiuesit përcaktuan se burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe gjithashtu vuajnë më rrallë nga sëmundje të trurit si Alzheimeri.

Dihet se lojërat inteligjente i parandalojnë këto sëmundje, sepse stimulojnë trurin. Kështu që është e logjikshme të supozohet se një partner që vazhdimisht nxit intelektin tuaj mund të ketë një efekt pozitiv në aftësitë tuaja njohëse. Çuditërisht, disa burra që ishin të martuar me gra shumë inteligjente, doli se kishin një tru më të 'dobët' fizikisht teksa u skanuan, por ata nuk vuanin nga asnjë simptomë e shëndetit të dobët mendor. Ata ishin plotësisht të bindur në aftësitë dhe kompetencat e tyre mendore.

14465

Lawrence Whalley, profesor i shëndetit mendor në Kolegjin e Mjekësisë dhe të Shkencave të Jetës në Universitetin e Aberdeen, thotë: “Gjëja që një mashkull duhet të bëjë në qoftë se ai dëshiron të jetojë një jetë më të gjatë, është të martohet me një grua inteligjente. Nuk ka 'tampon' më të mirë për problemet e shëndetit mendor, se sa inteligjenca".

Vajzat krenare për inteligjencën e tyre rriten duke u bërë më të përgjegjshme dhe të pavarura. Meshkujt që ndajnë këtë karakteristikë gjithashtu ndërtojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me gratë dhe krijojnë një atmosferë më të këndshme familjare për fëmijët e tyre.

Për fat të keq, ende mbizotëron ideja se bukuria e një gruaje vlen më shumë se sa intelekti i saj. Por, ky studim tregon se një burrë që 'zgjedh' inteligjencën te partnerja e tij, do ta ketë më të lehtë të kujdeset për shëndetin e tij fizik dhe psikologjik. Dhe, kjo mund të ketë një efekt pozitiv mbi shoqërinë në tërësi.

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kapen 130 kg marijuanë në Portin e Durrësit, në pranga një person

Posted: 24 Sep 2016 01:55 AM PDT

droga-ne-portin-e-durresitPolicia e Durrësit ka sekuestruar 130 kilogramë marijuanë në Portin e Durrësit, e cila ishte fshehur në një kamionçinë e ndarë në 100 pako, për t'u bërë gati të transpotohej drejt Italisë.

droga-ne-portSipas policisë në pranga ra Edmond Xhaja 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A.X. 50 vjeç, pronari i firmës së konfeksioneve.

"Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi: Më datë 23.09.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva"- njofton policia.

kamioni-2Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, shtetasin:

• A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Droga ishte fshehur mes një hapësire të dyfishtë në rimorkion e kamionçinës dhe policia u detyra të përdorë gur fresibël për të sekuestruar lëndën narkotike.

kamioni-3Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale"Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë.

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama në Vjenë, në samitin “Migrimi përballë rrugës ballkanike”

Posted: 24 Sep 2016 01:53 AM PDT

Prime Minister of Albania Edi Rama is interviewed by Reuters at the Kennedy School of Government at Harvard University in CambridgeKryeministri i vendit Edi Rama ka udhëtuar drejt Austrisë me ftesë të kancelarit austriak Christian Kern për të marrë pjesë në samitin e organizuar në Vjenë me temë "Migrimi përballë rrugës ballkanike".

Në samit marrin pjesë edhe drejtues të vendeve të tjera të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Europian, ku tematika kryesore është sfida e refugjatëve me të cilët po përballet Europa.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, kryeministri do të zhvillojë një sërë takimesh.

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Nishani dekoron personalitete shqiptaro-amerikane në SHBA

Posted: 24 Sep 2016 01:47 AM PDT

nishaniPresidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi dhe çmoi në një ceremoni mbresëlënëse dekorimi në SHBA, në prani të shumë bashkatdhetarëve, kontributin mjaft të rëndësishëm të disa personaliteteve shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.

Kryetari i Shtetit shqiptar, i mikëpritur ngrohtësisht së bashku me Zonjën e Parë Odeta Nishani në një atmosferë festive në Manhatan, shprehu kënaqësinë dhe emocionin e madh të shkaktuar nga takimi me bashkatdhetarët, duke vlerësuar në të njëjtën kohë atdhedashurinë dhe vullnetin e tyre për të ruajtur ndër breza identitetin dhe frymën kombëtare në shtetin më të fuqishëm e më demokratik në botë, në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

nishani-2Me këtë rast, Presidenti Nishani nënvizoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit strategjik dhe aleatit të pazëvendësueshëm të dhënë ndaj demokracisë dhe institucioneve shqiptare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të qeverive të saj në kohët më vendimtare të historisë së kombit shqiptar, ndaj shqiptarëve kudo ku janë: në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri.

"Kjo traditë do ta vazhdojë në ditët, muajt, vitet, dekadat dhe shekujt në vijim miqësinë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës" – theksoi Presidenti. Presidenti Nishani çmoi rolin thelbësor e të pamohueshëm të Diasporës shqiptare për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të vërteta njerëzore e traditave të mrekullueshme të shqiptarëve.

"Ky vlerësim është për ju që jeni sonte në këtë sallë, për qindra mijëra shqiptarët kudo në Shtetet e Bashkuara, për familjet tuaja, të cilat ju mësuan jo vetëm respektin për të parët tuaj, por ju lanë trashëgim edhe respektin dhe krenarinë e të qenit shqiptarë". – vuri në pah Presidenti Nishani.

nishani-3Në veçanti, Kreu i Shtetit vuri në pah kontributin e jashtëzakonshëm dhe atdhetar, nëpërmjet ceremonisë zyrtare të dekorimeve, ku, u vlerësuan me Dekoratën "Nderi i Kombit" zotin Stan Dragoti me motivacionin: "Në vlerësim të krijimtarisë së tij të pasur kinematografike, rolit e kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë ndaj forcimit të lidhjeve të gjithanshme amerikano-shqiptare, si dhe përfaqësimit dinjitoz si artist i rrallë, duke lartësuar emrin e kombit shqiptar kudo në botë"; me Titullin "Mjeshtër i Madh" zotin Gëzim Nika: "Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e tij të shquar artistike dhe kontributin e rëndësishëm shumëvjeçar në lartësimin dhe përçimin e vlerave të rralla e të vyera të muzikës popullore shqiptare" si dhe me Titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" zotin Musli Mulosmanaj: "Në vlerësim të qëndresës fisnike e të paepur ndaj përndjekjes së diktaturës, si dhe me mirënjohje për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare, kontributin e qenësishëm dhënë për mbrojtjen e përparimin e çështjes shqiptare"; zotin Vehbi Bajrami: "Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për veprimtarinë e tij të spikatur atdhetare si dhe për kontributin e rëndësishëm mediatik në mbajtjen gjallë, përhapjen dhe lartësimin e vlerave më të çmuara të kombit tonë në bashkësinë shqiptaro-amerikane"; zotin Sami Repishti me motivacionin: "Me mirënjohje për vuajtjet e sakrificat e parrëfyeshme, përpjekjet mbinjerëzore dhe qëndresën stoike ndaj diktaturës komuniste. Në nderim të veprimtarisë së palodhur atdhetare për çështjes kombëtare, si dhe në respekt të rolit e kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë si veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut; farkëtues i lidhjeve të gjithanshme shqiptaro-amerikane, duke u shndërruar në një simbol të rrallë e të vyer të shqiptarizmit"; zotin Frank Shkreli me motivacionin: "Në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit të vyer shumëvjeçar si gazetar, publicist e redaktor i Seksionit Shqip dhe drejtues i palodhur i Divizionit Euro-Aziatik të "Zërit të Amerikës", duke përhapur, mbrojtur me paanshmëri dhe lartësuar vlerat e parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë".

nishani-4Presidenti Nishani dekoroi gjithashtu zonjën Lisa Milicaj me Titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" me motivacionin: "Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e saj të shquar sipërmarrëse dhe politike, si dhe në vlerësim të arritjes së saj historike, duke qenë gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në Shtetin e Nju-Jorkut; kontribuese e devotshme publike në mbrojtje, përhapje dhe lartësim të vlerave e parimeve të shenjta të lirisë dhe demokracisë" dhe zotin Lui Fundo me Titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut": "Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare dhe sipërmarrëse, si dhe në vlerësim të kontributit të vyer dhënë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë".

nishani-5Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti Nishani u shpreh se: "është kënaqësi e veçantë të jem në mesin e bashkëkombësve të mi, të cilët kanë ardhur këtu për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten e tyre, por nuk kanë harruar asnjëherë nga kanë ardhur dhe kush janë. Çdo ditë të jetës dhe punës tuaj në Amerikë, ju e keni dëshmuar se çfarë do të thotë të jesh shqiptar dhe ta duash vendin tënd. Ju keni bërë që miqësia shqiptaro-amerikane të thellohet dhe keni qenë faktor i rëndësishëm që çështja shqiptarë të jetë në agjendën amerikane. Ju keni mbajtur gjallë ëndrrën e shqiptarëve për liri edhe atëherë kur ajo dhunohej nga vetë ne shqiptarët. Ju keni mbajtur të gjallë ëndrrën për liri edhe atëherë kur ajo na mohohej nga të tjerët".

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kufiri detar, Bushati ironizon ambasadoren greke: I falet, është e re në detyrë

Posted: 24 Sep 2016 01:34 AM PDT

bsuahtiMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cilësoi një gabim që lidhte me kohën e shkurtër në detyrës, deklaratën e ambasadores greke në vendin tonë lidhur me përcaktimin e kufirit detar me Greqinë.

Ambasadorja greke ishte shprehur se çështja e kufirit detar ishte zgjidhur me marrëveshjen e 2009, gjë që sipas Bushatit i duhet falur ambasadores e cila duke qenë se është e re në detyrë do ti duhet pak kohë sa të njihet me historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve

Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, në marrëdhëniet me një vend të Bashkimit Evropian, me Greqinë, mbetet e hapur çështja e përcaktimit të kufirit detar. Në deklaratat tuaja pas takimeve që keni pasur me homologun grek keni theksuar se do të angazhohen grupe pune për të parë rrugët e zgjidhjes së këtij problemi. Megjithatë në Tiranë ambasadorja e re greke në një intervistë është shprehur se kjo është një çështje e zgjidhur me marrëveshjen e 2009. Si e shpjegoni këtë qëndrim, a ka një rikthim të Athinës në pozicionet e saj fillestare dhe ku është procesi për zgjidhjen e këtij problemi?

Ditmir Bushati: Ka të paktën dy vjet e gjysmë që ne kemi hapur disa kantiere pune me Greqinë duke vendosur mbi tryezë të gjitha çështjet që mbeten të hapura dhe baza, apo origjina e të gjitha këtyre çështjeve buron nga ligji famëkeq i luftës, që është ende në fuqi nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë. Ne i kemi kategorizuar çështjet e hapura në 3 blloqe; 1. çështje të së shkuarës së largët apo të historisë, që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore 2. çështje të aktualitetit me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve si dhe 3. çështje që kërkojnë njëlloj parashikueshmërie, që kanë interes strategjik për Shqipërinë dhe Greqinë. Nuk është në natyrën e një ministri të jashtëm dhe as në natyrën time që të komentoj qëndrime të caktuara të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, por mbase është momenti për t’i bërë thirrje edhe kolegëve në media, që kanë shkruar për këtë temë, që të tregohemi paksa më dashamirës me një ambasadore të re në detyrë, që ndoshta do të kërkojë kohën e vet për t’u familjarizuar me dosjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Irak, sulm vetëvrasës në Baghdad, 11 policë të vrarë

Posted: 24 Sep 2016 01:29 AM PDT

irakiNjë sulm i trefishtë vetëvrasës në veri të Baghdadit, në Irak, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 agjentëve të forcave të sigurisë. Të plagosurit janë 34, bëri të ditur një zëdhënës i policisë vendase.

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mariah Carey pa të brendshme në udhëtimin romantik me të dashurin miliarder

Posted: 24 Sep 2016 01:21 AM PDT

mariajAjo po bëhet gati të shkojë në altar për herë të tretë për të shkëmbyer unazat me të dashurin e saj miliarder James Packer.

maria1

Dhe Mariah Carey, 46 vjeçe duket se po i vjen rrotull atmosferës së dasmës teksa është fotografuar e veshur me një fustan të bardhë gjatë udhëtimit romantik në Mykonos me të dashurin e saj.

maria

Fustani i gjatë dhe transparent tregonte më së miri se diva e muzikës kishte harruar të vishtë të brendshme.

maria3

maria4

maria5

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Koreja e Veriut në OKB: Armë bërthamore, për t’u mbrojtur nga armiqtë

Posted: 24 Sep 2016 01:16 AM PDT

kimiOpsioni bërthamor është e vetmja mundësi për Korenë e Veriut. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm koreanoverior, Ri Yong-ho, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Deri sa ekzistojnë vende që zotërojnë armë bërthamore dhe që kanë marrëdhënie jo të mira me Republikën Demokratike Popullore të Koresë, siguria jonë kombëtare dhe paqja në gadishullin korean, mund të garantohen vetëm me një mjete efikase bërthamore", – ka thënë Ri.

24 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mali i Zi tërheq nga tregu fjalorin me shprehje diskriminuese për shqiptarët

Posted: 24 Sep 2016 01:07 AM PDT

mal-i-ziKryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi ka tërhequr nga shitja një fjalor të diskutueshëm të gjuhës malazeze.

Fjalori, i cili ka dalë në treg në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi në muajin maj, ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa parti shqiptare dhe boshnjake për shkak të disa fjalëve "diskriminuese dhe fyese" për popullin shqiptar dhe boshnjak.

Niko Martinoviç, sekretar i Departamentit të Shkencave Humane në Mal të Zi, që funksionon në kuadër të Akademisë, tha për REL se "tërheqja është mënyra e duhur për të tejkaluar një gjendje irrituese për të dyja palët".

Përfaqësuesit e partive shqiptare patën thënë se me shpjegimin e disa nocioneve në fjalor, shqiptarët janë paraqitur si agresorë, dhe patën kërkuar tërheqjen e fjalorit.

Vendimi për tërheqje vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, që do të mbahen më 16 tetor.

24 shtator 2016 (gazeta-shqip.com)

Related Posts :