Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kështu duken mushkëritë pas konsumimit të 20 cigareve (Video)” plus 1 more Telegrafi Te Tjera

loading...

“Kështu duken mushkëritë pas konsumimit të 20 cigareve (Video)” plus 1 more Telegrafi Te Tjera


Kështu duken mushkëritë pas konsumimit të 20 cigareve (Video)

Posted: 22 Sep 2016 05:58 AM PDT

Shkencëtarët kanë kryer një eksperimentim rreth duhanit në një palë mushkëri të shëndetshme reale.

Mushkëritë i kishin mbyllur mirë në një kuti dhe me ndihmën e një pompe kishin futur tymin e 20 cigareve.

Pas konsumimit të 20 cigareve, shkencëtarët e shohin se si ndërtohet katrani në trake dhe se si katrani ia ndryshon ngjyrën mushkërive.

Në video shihet qartë se mushkëritë marrin ngjyrë krejtësisht tjetër kur konsumoni cigare dhe këtë efekt e shkakton vetëm një paketë cigare. /Telegrafi/

The post Kështu duken mushkëritë pas konsumimit të 20 cigareve (Video) appeared first on Telegrafi.

Linea nigra, a e parashikon gjininë e bebes?

Posted: 21 Sep 2016 11:43 PM PDT

A e keni vënë re se gjatë shtatzënisë në lëkurën e barkut prej kërthizës e deri te regjioni pubik ju është formuar një vijë me ngjyrë të mbylltë? Kjo është linea nigra. Kjo vijë bëhet akoma më e dukshme pas javës së 20 të shtatzënisë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Historikisht njerëzit janë përpjekur që ta parashikojnë gjininë e bebes. Ka besëtytni që lidhen edhe me linea nigra.

Ka gra që e parashikojnë gjininë e bebes nga forma e linea nigra: nëse kjo vijë shkon deri te kërthiza atëherë gjinia e bebes është vajzë, e nëse vazhdon mbi kërthizë deri te brinjët, gjinia e bebes është djalë.

Hormonet e shtatzënisë i shkaktojnë disa ndryshime në lëkurë.

week-12

Përveç linea nigra edhe areolat e gjinjve si dhe çdo vrragë që e keni në lëkurën e trupit marrin ngjyrë të errët.

Mos u shqetësoni, sepse kjo pas lindjes gradualisht zbehet dhe zhduket.

Ndërkohë, është mirë ta mbroni lëkurën e barkut me krem për rrezitje, sepse rrezitja e bën linea nigra akoma më të dukshme.

Poashtu, hani shëndetshëm, sepse mendohet se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës është pasojë e mungesës së vitaminave (në radhë të parë acidit folik). /Telegrafi/

The post Linea nigra, a e parashikon gjininë e bebes? appeared first on Telegrafi.

Related Posts :