Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Abdullahu: Në kuptimin e fakteve, Qeveria e palëkundur për Demarkacionin” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Abdullahu: Në kuptimin e fakteve, Qeveria e palëkundur për Demarkacionin” plus 24 more


Abdullahu: Në kuptimin e fakteve, Qeveria e palëkundur për Demarkacionin

Posted: 20 Sep 2016 03:08 PM PDT

Në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova i ftuar ishte këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu.

Ai ka folur lidhur me ofertën e Qeverisë për opozitën për të debatuar rreth Demarkacionit, duke thënë se kjo ofertë është vazhdimësi e përpjekjes së vazhdueshme të Qeverisë që të jetë bashkëpunese me të gjithë.

"Kjo ofertë është një ofertë për bisedë dhe dialog tutje, ku do të shkëmbejmë mendime dhe fakte mundësisht jo akuza".

"Është një mundësi e mirë duke pasur parasysh se është kauzë e rëndësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin e liberalizimit të vizave por është një përpjekje më gjithëpërfshirëse".

Abdullahu ka thënë se nuk mund të kërkohet nga Qeveria që të heqë dorë nga versioni aktual i Demarkacionit duket shtuar se për këtë version ka fakte.

Ai ka shtuar se opozita duhet të sjellë fakte dhe ato të përballen me faktet e ofruara deri tash nga Komisioni Shtetëror.

"Nuk mund të kërkohet nga Qeveria të lëshojë pe duke pasur paraysh punën e Qeverisë, çfarë bagazhi ka mbledhur, është bërë një punë e gjatë në aspektin kohor".

"Ne nuk mund të hyjmë të themi se po zmbrapsemi nga kjo, ne ofrojmë mundësinë për të sjellur fakte, nëse janë thënë , kjo është një mundësi që faktet edhe njëherë të shoshiten, nëse ka të reja, edhe Komisioni do të vijë me fakte të reja".

Këshilltari i kryeministrit ka thënë se beson dhe shpreson që opozita t'i përgjigjet kësaj ftese pozitivisht.

Ai ka shtuar se Qeveria është e palëkundur për Demarkacionin.

"Ne qëndrojmë të palëkundur në kuptimin e fakteve që janë sjellur për Demarkacionin, në gjetjet që janë bërë, që e bëjnë profesionalisht të qëndrueshme".

"Oferta e kryeministrit Mustafa është për ta mbrojtur opozitën nga vetja e saj".

Ai ka folur edhe për Kishën në oborrin e Universitetit të Prishtinës që ka nxitur shumë debat ditëve të fundit.

Sipas tij, kjo është një temë shumë e ndjeshme derisa ka shtuar se ashtu si ka deklaruar kryeministri Mustafa, kjo temë nuk duhet të politizohet.

Në fund, ai nuk ka dashur të komentojë lidhur me deklaratën e deputetit të pavarur Ramiz Kelmendi për ofrimin e postit të zëvendëskryeministrit nga ana e kryeministrit Mustafa.

"Nuk ka asgjë zyrtare, Mustafa është në New York, do të merr qëndrim kur të kthehet".

 

Gjobat në trafikun rrugor pësojnë rritje

Posted: 20 Sep 2016 02:53 PM PDT

Sonte në Kosova Direkt, për të disutuar rreth ndryshimeve në legjislacionin për komunikacionin rrugor, i ftuar është Majori i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi.

Sot, ka filluar implementimi i ndryshimeve në ligjet për komunikacion rrugor, që deri më tani nuk ka paraqitur ndonjë pengesë, dhe sipas Rexhepit do të vazhdoj monitorimi i implementimit të tij.

"Deri më tani nuk kemi pasë ndonjë pengesë dhe gjatë kësaj dite janë shqiptuar 500 gjoba për kundervajtje në trafikun rrugor"

"Gjoba më e lartë është 6,000 euro dhe është e paraparë kryesisht për kompanitë të cilat merren me mirëmbajtjen e rrugëve, sinjalistikën etj …" ka deklarur Rexhepi.

Ndërsa sa i përket ngasësit të makinës gjoba më e lartë duket të jetë deri në 600 euro, 3 pikë negative dhe heqje e të drejtes për të ngasur automjetin deri në një vit. Kjo në qoftë se tejkalohet shpejtësia.

Ndër të tjera rritje kanë pësuar edhe gjobat për vendosjen e rripit të sigurisë dhe përdorimit të telefonit gjatë vozitjes.

E diçka e re, e përfshirë në këtë legjislacion është Raporti Evropian i Aksidenteve.

"Raporti Evropian i Aksidenteve është obligative dhe të gjithë ngasësit duhet ta kenë me vete. Ky raport mund të merret tek kompanitë e sigurimeve" ka thënë Rexhepi.

Për fund, Major Rexhepi, është shprehur optimist që ndryshimet në ligj do të ndikojnë në parandalimin e aksidenteve.

Pak femra në punë që konsiderohen të vështira (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 02:12 PM PDT

Tema e Orës së Fundit sonte flet për punët që konsiderohen të vështira, e që kryhen vetëm nga burrat.

Megjithatë, janë disa gra që nuk hezitojnë të punojnë edhe si roje pylli, zjarrfikëse e profesione tjera.

Më poshtë ndiqeni një kronikë të zgjeruar nga gazetarja Arjeta Dragaj.

 

Ushtrime apo dietë?

Posted: 20 Sep 2016 02:00 PM PDT

Për shumë vite stërvitjet janë përkrahur si mjeti më efektiv për humbjen e peshës.

Një regjim i qëndrueshëm është sigurisht shumë i rëndësishëm për të rritur produktivitetin dhe lehtësimin e stresit, por në fakt dieta është shumë e rëndësishme për humbjen e peshës tuaj, transmeton Klan Kosova.

Nëse ju nuk janë të bindur, këtu janë arsyet kryesore pse dietë është më e rëndësishme se stërvitjet; vetëm ushtrimet nuk mund të largojnë peshën tuaj dhe ato shpesh e rrisin oreksin tuaj.

Çorapet mund t’i përdorni edhe kështu (FOTO)

Posted: 20 Sep 2016 02:00 PM PDT

Është një pyetje e zakonshme që na përcjellë shpesh të gjithëve. Si është e mundur që çorapet humbin dhe shpesh përfundojmë me vetëm një prej tyre?

Në vend se të përpiqemi që të gjejmë një përgjigje për këtë, ne do të ju japim disa ide se çfarë mund të krijoni ose si mund ta përdorni çorapen e mbetur në mënyrë kreative dhe praktike, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë keni disa shembuj:

Fabregas përmbys Leicester-in (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:51 PM PDT

Në fillim Chelsea ishte në disavantazh prej dy golave nga Leicester City. Por më pas ndryshuan gjërat.

Fillimisht londinezët barazuan rezultatin në 2:2. E më pas qe Cesc Fabregas që me dy gola të shpejt në minutat shtesë shënoi për 2:4 në favor të skuadrës në tij, transmeton Klan Kosova.

A tregoi rezultat mësimi tërë-ditor në Prishtinë? (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:42 PM PDT

Në Nd'rrimin e Natës, sonte është folur për mësimin tërë-ditor që ka filluar që një vit në disa shkolla të Prishtinës.

Pse u ndërmor një iniciativë si kjo, si po funksionon, cilat janë të metat më të mëdha dhe a i ka realizuar pritjet për sukses, janë disa nga çështjet përgjigjet rreth të cilave mund t'i dëgjoni nga të ftuarit në studio, Liridon Maliqi – drejtor i shkollës "Model" në Prishtinë, Rinor Qehaja nga instituti EdGuard dhe Ardiana Ismaili, zyrtare për arsim e Komunës së Prishtinës.

Ndiqeni emisionin NIN në linkun e mëposhtëm:

 

 

Chamberlain i jep goditjen e fundit Nottingham-it (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:42 PM PDT

Arsenal ka shënuar katër gola në portën e Nottingham Forest, transmeton Klan Kosova.

Është Chamberlain që ka realizuar në minutën e tretë të lojës shtesë.

Ky është goli i Chambo:

Si duket Cameron Diaz pa grim (FOTO)

Posted: 20 Sep 2016 01:40 PM PDT

Në saje të rrjetit social Instagram, i cili është bërë shumë i popullarizuar, ne tani kemi mundësi për të parë një pjesë të jetës së përditshme të personave të famshëm, duke përfshirë edhe pjesën se si duken ato pa grim, transmeton Klan Kosova.

Në këto raste ato na tregojnë të vërtetën pa u fshehur pas buzëkuqëve  dhe shtresave të trasha të lajnerëve apo filtrave të fotoshopit.

E njëra ndër to është edhe aktorja e famshme Cameron Diaz.

Shikoni më poshtë se si duket ajo pa grim.

 

Erdogan: Refugjatët që ikin nga lufta përballen në Evropë me një sjellje poshtëruese

Posted: 20 Sep 2016 01:35 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan është shprehur: “Qindra fëmijë, të rinj, gra dhe të moshuar vazhdojnë të vriten në Irak, Siri dhe vende të tjera të ngjashme të cilat janë nën kthetrat e terrorit dhe të luftës. Refugjatët të cilët ikin nga lufta, vdekja dhe padrejtësia, përballen në Evropë me një sjellje të pahijshme dhe poshtëruese.

Organizatat terroriste si DAESH, El Nusra dhe PYD/YPG vazhdojnë aktivitetin e tyre terrorist në rajon. Gjendja në Kaukaz përbën një rrezik të kthimit në një luftë të armatosur.

Shumë probleme na presin në Jemen, Ukrainë etj. Shumë njerëz në vende të tjera të botës janë përballë problemit të urisë, sëmundjeve të përhapshme dhe paditurisë.

Kjo tablo është turpëruese dhe vret ndërgjegjen e njeriut. Ajo që është edhe me e keqe është se në shumicën e rasteve mund të dilet nga kriza lehtësisht. E ardhmja e brezave, siguria dhe mirëqenia e tyre është në duart e vendimeve dhe masave që ne do të marrim sot.”

Detaje nga rrëzimi i 14 vjeçares në lagjen “Dardania” – 20.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 20 Sep 2016 01:33 PM PDT

Michael Jackson dekorohet me Medaljen Ushtarake për shërbimin në Kosovë – 20.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 20 Sep 2016 01:33 PM PDT

Thaçi vizitë në Kovragë të Istogut ku u mbajt festivali i mollës – 20.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 20 Sep 2016 01:32 PM PDT

Veseli priti përfaqësuesit e banorëve të Dardanisë – 20.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 20 Sep 2016 01:30 PM PDT

Historiku i gjeneralit Jackson në krye të KFOR-it në Kosovë – 20.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 20 Sep 2016 01:29 PM PDT

Hetohet dasma e të miturve – 20.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 20 Sep 2016 01:28 PM PDT

Perez shënon edhe golin e dytë (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:20 PM PDT

Lucas Perez ka shënuar edhe golin e dytë personal në ndeshjen kundër Nottingham.

Atij i janë dashur vetëm 11 minuta që pas golit të parë të shënojë këtë herë, për rezultatin 0-3 për Arsenalin/Klan Kosova/

Hetohet dasma e të miturve (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:13 PM PDT

Në prani të miqve dhe familjarëve F. Sh nga fshati Ngucat i komunës së Malishevës dhe Z. K. nga fshati Javor i Suharekës i dhanë fund beqarisë së tyre.

Megjithatë, edhe pse kjo tingëllon si një dasmë e rregullt me të ftuar, muzikë, hare e gëzim, nuk është aspak e tillë.

Kjo për faktin se të sapomartuarit janë vetëm fëmijë.

Që këta janë të mitur dhe kjo nënkupton vepër kundër ligjit nuk i pengoi prindërit e këtyre të rinjve të mos i shtyjnë drejt martesës.

Për ketë të martën Qendra për Punë Sociale në ketë komunë  ka filluar të merret me rastin, njëkohësisht edhe Prokuroria në Gjakovë.

I kontaktuar përmes telefonit, kryeprokurori Ali Selimaj ka thënë se tashmë është konfirmuar se të rinjtë i përkasin moshës 15 vjeçe dhe të nesërmen do të dalin me një raport mbi hapat që do ndërmarrën.

Kronikë nga Mejreme Gashi.

 

Lucas Perez shënon golin e parë për Arsenalin (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:10 PM PDT

Edhe një transferim i radhës i kësaj vere i Arsenalit ka shënuar golin e parë për skuadrën.

Është sulmuesi Lucas Perez që ka realizuar nga pika e bardhë në minutën e 60-të, transmeton Klan Kosova.

Origi shënon golin e tretë për Liverpool (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:07 PM PDT

Liverpool ka shënuar golin e tretë në portën e Derby County.

Pas Klavan dhe Coutinho është Divock Origi që ka realizuar golin tretë në minutën e 54-të të takimit, transmeton Klan Kosova.

Azpilicueta shënon golin e barazimit (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 01:02 PM PDT

Chelsea ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Leicester City.

Është Cesar Azpilicueta që ka shënuar në minutën e 50-të për rezultatin 2:2, transmeton Klan Kosova.

Përse femrat janë të prirura të tradhëtojnë?

Posted: 20 Sep 2016 01:00 PM PDT

Femrat janë të prirura gjenetikisht të tradhëtojnë, si "plan rezervë" nëse lidhja e tyre dështon. Deklarata vjen nga Dr. David Buss nga Universiteti i Teksasit.

Shkencëtarët në këtë universitet thonë se ato sfidojnë thënien se njerëzit evulojnë të kenë lidhje monogame.

Kërkimi i skuadrës u mbështetet "hipotezën e ndërrimit të partnerëve", që thotë se njerëzit i testojnë lidhjet e tyre dhe kërkojnë për lidhje më të mira e afatgjata.

"Të ndahesh me një partner dhe të lidhesh me një tjetër, mund të jetë ndoshta mënyra më e zakonshme dhe primare e stregjisë së "çiftëzimit" tek njerëzit", thotë eksperti Buss, shkruan Tv Klan.

Sipas tij, tradhëtitë shërbejnë si një mënyrë për të patur një plan 'B', duke mbajtur rezervë një partner, si një garanci për të ardhmen.

Tek femrat, shpjegojnë ekspertët, që në lashtësi, kjo do të thotë mbrojtje dhe burime.

Liverpool dyfishon epërsinë (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 12:58 PM PDT

Liverpool ka shënuar golin e dytë si mysafir i Derby County, transmeton Klan Kosova.

Është Philippe Coutinho që ka realizuar pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Golin e parë e ka realizuar Ragnar Klavan në minutën e 24-të.

Historiku i gjeneralit Jackson në krye të KFOR-it në Kosovë (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 12:49 PM PDT

Avionët e NATO-s kishin intensifikuar sulmet ajrore në ish-Jugosllavi.

Ndërkaq, në tokë në shenjë hakmarrjeje, strukturat serbe të sigurisë po vazhdonin vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në fillimin e verës së vitit 1999.

Bashkësia ndërkombëtare në përpjekje për të gjetur zgjidhje kishte caktuar takim me strukturat serbe në Kumanovë të Maqedonisë.

Bashkimi Evropian kishte deleguar diplomatin finlandez Martti Ahtisaarin, ndërkaq rusët ministrin e jashtëm Viktor Chernomirdin.

Pas disa ditë negociata, pala serbe pranoi që ti tërheq të gjithë ushtarët e policët nga Kosova, ndërkaq kontrollin ndaj këtij territori ta ketë misioni i NATO-s, i quajtur KFOR.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Zija Miftari

 

 

Leicester po fiton ndaj Chelsea (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 12:46 PM PDT

Kampioni në fuqi i Anglisë, Leicester City është duke fituar 2:1 ndaj Chelsea në ndeshjen e EFL Cup.

Ka qenë Okazaki që ka shënuar në minutat 17 dhe 34 për epërsinë 2:0 të skuadrës së Ranieri.

Kurse fare në fund ka qenë Gary Cahill që ka ngushtuar epërsinë në 2:1, rezultat ky që ka përmbyll pjesën e parë.


Related Posts :