Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Anulohet “Bridge Film Fest” pas hakimit” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Anulohet “Bridge Film Fest” pas hakimit” plus 24 more


Anulohet “Bridge Film Fest” pas hakimit

Posted: 08 Sep 2016 03:03 PM PDT

Festivali i filmit “Bridge Film Fest” i paraparë të organizohej në Mitrovicë është anuluar.

Për të diskutuar rreth shkaqeve të anulimit të tij, sonte në Kosova Direkt, e ftuar është drejtoresha e këtij festivali, Nerimane Ferizi.

Arsyeja e anulimit të festivalit sipas Ferizit është hakimi që i është bërë sistemit kompjuterik.
“Edicioni i tretë është ndalë për shkak të ndërhyrjes në sistemit kompjuterik. Janë hakuar e-mail zyrtarë, ueb faqja, rrjetet sociale etj” ka thënë Ferizi.

“Janë ndërruar edhe datat e festivalit, që ka shkaktuar konfuzion tek pjesëmarrësit.”
Edhe pse Ferizi deklaroi që ka njohuri se kush janë autorët e kësaj ndërhyrje ajo nuk bëri publik emrat e tyre përderisa ka thënë që ka ngritur aktakuzë në gjykatë.

“Kemi dërguar aktakuzë në gjykatë. Gjykata ka të gjitha dëshmitë dhe faktet që i duhen dhe besoj që do të gjinden fajtorët”.

Ndërsa për drejtoreshën e “Bridge Film Fest”, ky anulim shkaktoi humbje të mëdha.

“Përveç artit, Mitrovica po humb edhe një kinema që do ta kishte për një javë, duke pasur parasysh që qyteti nuk ka një të tillë. Është krijuar një imazh i keq për qytetin e njëkohësisht ka humbur edhe turistë.” përfundoi Ferizi.

Sadri Ferati: Serbia po mundohet të fitojë poena politikë

Posted: 08 Sep 2016 02:48 PM PDT

Sonte në Kosova Direkt, për të diskutuar rreth shkuarjes së Grupit Menaxhues në Bruksel, i ftuar është deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati.

Ferati këtë veprim të Grupit Menaxhues e ka konsideruar të ndikuar nga Serbia, njëkohësisht të befasishëm.

“Është diçka e befasishme dhe sipas informatave që kam ata nuk janë pritur në nivel zyrtar. Edhe njëherë shihet që në këto tema të mëdha një pjesë e institucioneve në Serbi dëshirojnë që çështjen e Kosovës dhe asociacionit ta paraqesin si diçka si jokosovare”.

“Mirëpo ata janë trup i emëruar nga institucionet e Kosovës dhe i përgjigjen institucioneve të Kosovës. Shpresoj që këto spektakle të mos përsëriten më” ka thënë Ferati.

Për më tepër sipas tij Serbia po përpiqet që të fitoj poen politik.

“Edhe njëherë dëshmohet që nga gjëra të vogla ata provojnë të bëjnë poena politikë brenda auditorit të vet në Serbi dhe Kosovë”.

Ferati vlerëson që asociacioni si një organizatë mund të lehtësoj punët e komunave mirëpo duke pasur parasysh tendencën e tyre ai beson që do të jenë në vëzhgim nga qeveria.

Ndërsa jetësimin e Asociacionit të Komunave Serbe e sheh si temë të nxehtë.

“Asociacioni do të jetë një temë e nxehtë sikurse demarkacioni, mirëpo opozita kërkon që të respektohen të gjeturat e kushtetueses”, përfundoi deputeti Ferati.

Një trik për të larguar aromën e keqe në kuzhinën tuaj

Posted: 08 Sep 2016 02:30 PM PDT

Limoni ka benefite të panumërta shëndetësore dhe po aq benefite të tjera. Shija dhe aroma specifike i japin një shije ushqimit dhe pijeve.

Poashtu, limoni përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon përmirësimin e lëkurës ashtu si edhe eliminon bakteriet dhe infeksionit.

Megjithatë, limoni ka edhe një aftësi dhe një trik që jo të gjithë e dijnë…limoni mund të eliminojë aromën e keqe në kuzhinën tuaj.

Instruksione si të realizoni këtë "trik":

Ndajeni limonin në katër pjesë, por mos e ndani atë krejtësisht. Vendosni pak kripë në pjesët e ndara dhe vendoseni limonin në kuzhinë. Limoni i vendosur kështu eliminon aromën e keqe dhe sjell aromë të mirë në kuzhinën tuaj. Gjithashtu eliminon bakteriet që mund të jenë prezente.

Ju poashtu mund të krijoni një dezinfektues të fortë duke kombinuar lëngun e tre limonëve, sapunin e lëngshëm dhe pak kripë në një shishe me ujë. Kjo do të dezinfektojë krejt hapësirën që ju e vendosni atë.

Mitrovicë: Policia mban ligjëratë në shkollë fillore (VIDEO)

Posted: 08 Sep 2016 02:29 PM PDT

Sot, në shkollën fillore “Shemsi Ahmeti” në Shupkovc të Mitrovicës, ligjëruan pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Qëllimi i këtyre ligjëratave, sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, është vetëdijesimi për të shmangur fatkeqësitë.

Ligjërata të këtilla në këtë shkollë ishin të nevojshme edhe për një arsye tjetër.

Kjo pasi shumica e nxënësve të saj, duhet të kalojnë rrugën magjistrale për të hyrë në objektin ku mësojnë, çka edhe paraqet rrezik për ta.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi

Shpronësimi nxitë ndërtimet afër KEK-ut (VIDEO)

Posted: 08 Sep 2016 02:14 PM PDT

Pak punë i mbeten familjes Mjeku në Shipitullë të Obiliqit që ta kompletoj ndërtimin e shtëpisë se re.

Por ende pa hyrë familja nuk e di se sa kohë do ta shfrytëzoj atë.

Kjo shtëpi e shumë të tjera rreth saj u ndërtuan së fundmi në Fushën e Mihjes së Re ku Korporata Energjetike e Kosovës planifikon të nxjerr thëngjill në të ardhmen e afërt, njofton Klan Kosova.

Në fakt Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mars të 2009 nxori vendim për  shpallje të kësaj zone interes të veçantë ekonomik për projektin "Fusha e Mihjes së Re" konform Kornizës së Politikave për Zhvendosje për këtë zone.

Por KEK-ut i doli telashe me shpronësimin e ndërtimeve ilegale.

Më poshtë me detajet tjera, e keni kronikën e përgatitur nga Avdyl Pajaziti.

 

 

Kështu duket Mila Kunis shtatzënë (FOTO)

Posted: 08 Sep 2016 02:00 PM PDT

Bashkëshortja e Ashton Kutcher, Mila Kunis është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Madje, Kunis ka treguar edhe shtatzënëinë e saj në publik derisa është parë në Los Anxhelos duke ecur e që qartazi shihej figura e saj prej shtatzënëje, me disa kilogramë më tepër.

Kunis është nënë e një vajze 21 muajshe.

Shtatzënia e saj vjen pak pas deklaratës së saj, që dëshironte të zgjeronte familjen e saj, transmeton Klan Kosova.

"Unë kam thënë se do ta kuptoj vetë kur familja ime është complete. Pasi ne kishim Wyatt, menjëherë pas lindjes, thashë se duhet të kemi edhe një foshnje tjetër", kishte thënë ajo.

Ajo kishte thënë se të qenit prindër, është një ndjenjë e mrekullueshme ndonëse nuk është një punë që mund ta bësh në mënyrë perfekte.

Ndjenjën e njejtë se prindërimi është një gjë e jashtëzakonshme e kishte thënë edhe bashkëshorti i Kunis, Ashton Kutcher.

"Ti e kupton se mund ta duash shumë një person, por kur e ke një fëmijë kjo dashuri thjesht bëhet e papërshkrueshme. Por mrekullia më e madhe qëndron në faktin se unë kam fëmijë me partneren time, Mila", kishtë thënë ai.

[undefined]

[undefined]

 

Stoke nuk mund të llogaris në Shaqirin

Posted: 08 Sep 2016 01:50 PM PDT

Xherdan Shaqiri nuk do të mund t'i ndihmojë Stoke Cityt në ndeshjen e xhiros së katërt në Premier League.

Stoke do të përballet me Tottenham Hotspur këtë javë, por që Shaqa për shkak të një lëndimi në muskuj nuk do të inkuadrohet.

Sipas informatave, shkruan Reuters, mbrojtësi Glen Johnson është kthyer në stërvitje të plota, transmeton Klan Kosova.

"Shaqiri për momentin është duke u përmirësuar, por që ngadalë."

"Kemi provuar diçka më ndryshe me të këtë javë vetëm për ta kthyer atë, por që prapë nuk do të jetë gati", ka thënë trajneri Hughes, transmeton Klan Kosova.

Dy aktorët të lumtur pas ndarjes

Posted: 08 Sep 2016 01:42 PM PDT

Janë bërë dy muaj që kur ata përfunduan martesën e tyre 10 vjeçare.

Por si duket aktorja Diane Kruger dhe aktori Joshua Jackson, po kënaqen me jetën pa njëri – tjetrin afër, transmeton Klan Kosova.

Ish çifti, janë fotografuar të ndarë këtë javë dhe dukeshin të dy shumë mirë.

Përderisa Joshua është parë në shoqërinë e një vajze të bukur zeshkane, Diane është parë duke e shijuar vikendin në New York.

Në korrik u bë e ditur se dy aktorët kanë vendosur t'i japin fund martesës së tyre, mirëpo ata janë shprehur se do vazhdonin të mbesin miq të mirë.

Who's that girl?: Meanwhile her ex Joshua Jackson was seen with a pretty brunette on Wednesday

Toasting the single life: Diane Kruger sipped wine on her fire escape in New York City over the weekend

Theret me thikë një polic në Francë

Posted: 08 Sep 2016 01:31 PM PDT

Një polic është therur me thikë në Francë gjatë një operacioni mbi arrestimin e tre grave në lidhje me gjetjen e një veture ku brenda kishte bombola gazi.

Njëra nga gratë është plagosur kur një polic tjetër shtiu me armëzjarri pasi kolegu i tij u plagos me thikë, tranmseton Klan Kosova.

Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Bernard Cazenueve, polici dhe gruaja e plagosur janë dërguar në spital.

Vetura Peugeot 607, është gjetur të mërkurën me dritat ndezur dhe pa targa.

Një nga bombolat në sedijen e pasme e pasagjerit përpara ishte bosh dhe brenda veturës nuk kishte mjete shpërthyese.

Zbulohet një përbërje e re që lufton malarien

Posted: 08 Sep 2016 01:30 PM PDT

Shkencëtarët kanë deklaruar që kanë zbuluar një përbërje të re që mund të ndaloj malarien, transmeton Klan Kosova.

Këto studime janë bërë tek kafshët si dhe mund të ndalojnë malarien me një dozë të vetme.

Testet tek minjtë kanë treguar që përmes një tretmani është parandaluar infeksioni për 30 ditët e studimit.

Kjo përzierje kimike ka luftuar herët infeksionin në mëlçi njëkohësisht edhe parazitët e malaries të cilët qarkullojnë nëpër gjak.

Studiuesit shpresojnë që ky studim mund të çoj në krijimin e ilaçeve të reja.

Malaria shpërndahet tek njerëzit përmes kafshimit të mushkonjave femra të infektuara, dhe rreth gjysma e popullatës së botës janë në rrezik të preken nga kjo sëmundje.

Artistja e grimit që transformohet në persona të famshëm (FOTO)

Posted: 08 Sep 2016 01:30 PM PDT

Cila është lidhja mes artistes italiane të grimit, Lucia Pittalis dhe Mbretëreshës Elizabeta e Dytë?

Në fakt, lidhja është se Lucia mund të transformojë veten në Mbretëreshë me anë të grimit.

Lucia mund të shndërrohet edhe në shumë persona të famshëm duke shfrytëzuar vetëm "fuqinë" e grimit.

Ajo është një artiste e talentuar e cila arrin që të konsiderojnë fytyrën e vet si penel arti, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë shihni disa nga punët e artistes italiane, janë vërtetë interesante!

Mbretëresha Elizabeta e Dytë

Al Pacino (Scarface)

Iggy Pop

Vito Corleone

 Blues Brother

Rambo

Rocky

Jessica Fletcher

Bette Davis

Hulk Hogan

Jack Sparrow (Captain Jack)

Zogaj: Debatet mbi tolerancën fetare, të shëndosha

Posted: 08 Sep 2016 01:24 PM PDT

Drejtuesi i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, duke folur për tolerancën fetare ka thënë se të gjitha debatet shoqërore që bëhen kohëve të fundit mbi fenë dhe tolerancën fetare, janë debate të shëndosha, veçse bëhen tani për arsye se shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të merren me këtë çështje më herët.

Në një debat në Zonën e Debatit, mbi Shën Terezën dhe tolerancën fetare, ai ka thënë se Kosova në vitet e nëntëdhjeta ishte e shqetësuar që të mbijetonte brenda sistemit të Jugosllavisë dhe pas lirisë kanë dal në pah çështje dhe probleme të tjera siç janë kulturore e fetare.

"Kjo është fazë e kalueshme sepse shoqëritë perëndimore këto debate i kanë kaluar shumë më parë".

"Tash këto debate që po bëhen e mediat sociale po i qesin më në pah, janë debate të shëndosha".

Oscar: Conte më ka rritur besimin

Posted: 08 Sep 2016 01:24 PM PDT

Oscar i Chelsea ka deklaruar se trajneri Antonio Conte ia ka rritur besimin, pasi sezonin e fundit kishte kaluar nëpër formë jo të mirë në Premier League.

Sivjet Chelsea e ka filluar kampanjën me tre fitore nën Conten, shkruan Goal.com.

"Conte është duke më dhënë shuam besim dhe mua më mbetet që të bëjë më të mirën."

"Shpresoj që do të vazhdojë me këtë formë."

"Në sezonet e fundit kam luajtur si një 10-sh apo një anësor, tash jam kthyer në pozitën time origjinale si numër 8, duke luajtur e sulmuar nga mesfusha", ka thënë Oscar, transmeton Klan Kosova.

Sofia Richie flet si është të jesh në lidhje me Justin Bieber

Posted: 08 Sep 2016 01:20 PM PDT

Ata nuk janë fare të turpshëm ta bëjnë publike romancën e tyre dhe tani Sofia Richie ka folur se si është të jesh në lidhje me Justin Bieber.

"Ne kemi një lidhje të veçantë. Me Justin është shumë lehtë të komunikosh dhe kjo gjë është shumë vështirë të gjendet në Los Anxhelos".

Çifti i ri janë fotografuar muajin e kaluar dukeu  puthur në Havai, transmeton Klan Kosova.

Ismail Kadare, i pesti ndër pretendentët për çmimin Nobel

Posted: 08 Sep 2016 01:20 PM PDT

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, edhe këtë vit renditet ndër pretendentët e çmimit për Nobel në Letërsi.

Në faqen britanike "Nicer Odds" ai renditet i pesti mes emrave kryesorë, që pretendojnë këtë çmim në letërsi.

Vendin e parë e kryeson shkrimtari japonez Haruki Murakami, i konsideruar prej vitesh si një nga kandidatët kryesorë për Nobel në Letërsi.

Novelisti amerikan Philip Roth renditet i dyti. Ndërsa, i treti në radhë është shkrimtari afrikan Ngugi wa Thiong’o, shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates renditet e katërta, për t'u pasuar më tej nga shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, veprat e të cilit janë botuar në 45 gjuhë në mbarë botën, duke u konsideruar kështu, shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe.

Nëpërmjet përkthimeve të veprave të tij, shumë të huaj kanë njohur për herë të parë Shqipërinë.

Profesor Bashkim Kuçuku, në 80­vjetorin e shkrimtarit u shpreh për të se: Ismail Kadare prej vitesh ka mbërritur te çmimi Nobel. "Emri i tij disa herë ka qenë deri në përzgjedhjen përfundimtare, shkruan Gazeta Shekulli.

Kritika franceze, gjermane, amerikane etj., e kanë quajtur të meritueshëm këtë çmim për të, madje disa e kanë kritikuar jurinë e Stokholmit për paragjykime, vonesa dhe mosnjohje të letërsisë".

Sipas profesor Kuçukut, nuk është i vetmi që votohet për vite me radhë dhe nuk kurorëzohet. "Gynter Grasit, njëri nga shkrimtarët e përbotshëm më të rëndësishëm, ia dhanë atë kurorë më 1999­n, pasi kandidoi njëzet e pesë vjet!

Radha njëmendësisht nuk është e gjatë, sepse shkrimtarët e shquar të kësaj shkallareje, që jetojnë, janë të paktë. Me sa duket, pritja zgjatet nga baraspeshimet dhe çbaraspeshimet, matanë tryezave të votimit dhe poshtë peshores së jurisë".

Ndërsa Akademia e Shkencave për vitin 2016 në i dërgoi një letër Komitetit të çmimeve Nobel, duke propozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e madh të letërsisë.

Floresha Dado kryetarja e seksionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike në Akademinë e Shkencave, është shprehur se vepra e Kadaresë është bërë pjesë e botës shpirtërore të popujve të ndryshëm, pas përkthimit të saj në 45 gjuhë të botës.

Ndër veprat kryesore të Ismail Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Kështjella", "Kronikë në gur", "Dimri i madh", "Ura me tri harqe", "Prilli i thyer", "Dosja H, Piramida", "Pallati i ëndrrave" etj.

Anëtarët e Akademisë Suedeze do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, për të vendosur se cili shkrimtar do të jetë fitues, në tetor, i çmimit Nobel për Letërsi 2016.

S’bëjnë seks që tetë vjet, ja si është martesa e tyre

Posted: 08 Sep 2016 01:18 PM PDT

Janë të martuar që 13-te vjet, por që tetë vjet nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Dawn White Prince është e martuar me Philip, dhe 49 vjeçarja thotë se që tetë vjet ajo dhe burri i saj nuk kanë bërë seks.

"Shumë njerëz mendojnë se është gruaja ajo që i thotë jo seksit, mirëpo kjo s'është situata jonë".

Ajo thotë se kishte pasur një abort dhe më pas ata kishin vendosur që kurrë më të mos përpiqeshin të bënin fëmijë. Çifti kishte pasur edhe shumë probleme financiare për shkak se kishin humbur pensionet dhe pasurinë, dhe kjo është arsyeja që seksi ka rënë në plan të dytë dhe më pas, s'ka ndodhur fare.

Një tjetër gjë interesante në këtë mes, është se çifti asnjëherë nuk ka pasur ndonjë aferë seksuale me dikë tjetër dhe ajo thotë se burri i saj është shumë romantik e se martesa e tyre funksionon perfekt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Dawn and Philip on their wedding day in 2003. Three years later, an unplanned pregnancy ended in a miscarriage. It was then that the couple decided that they didn't want children

Dawn and Philip now. Dawn says: 'We've been intimate in other ways. We'd run baths for one another and have romantic nights in with nice food and a bottle of wine'

Meta tregon përse u largua Haxhinasto nga Qeveria

Posted: 08 Sep 2016 01:09 PM PDT

Kryetari i LSI-së në Shqipëri, Ilir Meta ka treguar për arsyet që e larguan Edmond Haxhinaston nga Qeveria.

Kreu i Kuvendit mohoi zërat se bëhej fjalë për një shkarkim, por për një dorëheqje apo dhe një zëvendësim.

"Ministri ka pasur pozicion edhe në kabinetet e më pashme. Tani LSI është në një fushatë brenda saj dhe ai ka një rol të rëndësishëm për çështjet e programit" – tha Meta në një intervistë në Top Channel.

Ai këmbënguli se nuk bëhet fjalë për çështje performance që lidhet me mungesën e investimeve publike.

"Çdo investim publik është dukshëm më i ulët se më parë. Shumë investime nisën në kohën e qeverive Berisha. Por kjo mazhorancë u vu nën një regjim  të fortë për shkak të borxheve" – tha Meta.

Nëse largoi Naçon dhe Haxhinaston me dy besnikë si Manjani dhe Dervishi, kreu i LSI-së e mohon.

"Nuk bëhet fjalë për çështje besnikërie. Çdo ndryshim është pozitiv dhe unë e besoj këtë".

100 persona të ngecur në teleferikun mbi alpet e Francës

Posted: 08 Sep 2016 01:07 PM PDT

Më shumë se 100 persona kanë ngecur në kabinat e teleferikut mbi malet Mont Blanc në Alpet e Francës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet kanë planifikuar që të sjellin helikopterë në mënyrë që ti shpëtojnë këta persona.

Teleferiku gjendej në lartësi mbi 3,800 m në regjionin Haute-Savoie.

Qendra historike e Qeparosë shpallet zonë e mbrojtur

Posted: 08 Sep 2016 01:07 PM PDT

Këshilli i Ministrave kamiratuar dje një sërë vendimesh, ku mes të tjerash bie në sy vendimi për shpalljen e qendrës historike të fshatit Qeparo si zonë të trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu është parashikuar miratimi i një rregulloreje për administrimin dhe mbrojtjen e zonës përreth, shkruan Gazeta Shekulli.

“Shpalljen e qendrës historike të fshatit Qeparo, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi. Miratimin e rregullores për administrimin e qendrës historike të fshatit Qeparo e të Zonës së Mbrojtur përreth, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi".

"Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi", thuhet në vendimin e qeverisë".

Në muajin korrik Klan Kosova kishte përgatitur një reportazh për fshatin e Qeparosë.

Më në fund Usain Bolt u përgjigjet akuzave për tradhti

Posted: 08 Sep 2016 01:06 PM PDT

Më në fund, Usain Bolt foli.

U akuzua pafundësisht nga shumë media ndërkombëtare dhe fansa të tij, se po e tradhtonte të dashurën e tij, modelen Kasi Bennett, me të tjera femra.

Kjo pasi njeriu më i shpejtë në botë, në Rio de Janeiro pasi fitoi medaljen e tij të nëntë Olimpike, u fotografua në shtrat me një studente braziliane që quhej Jady Duarte. Me të tjera vajza ai u pa edhe në klubet e natës të këtij vendi, dhe shumë shpejtë akuzat për tradhti morën dhenë, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo Bolt ka një të dashur me të cilën është i lidhur që dy vjet.

Ndërsa, për t'iu përgjigjur të gjitha spekulimeve e akuzave për tradhti, ai ka publikuar në profilin e tij në instagram një fotografi me bukuroshen Bennett, me të cilën po i kalon pushimet në rivierën franceze, në Bora Bora.

"Nëse i besoni ato që i lexoni, atëherë nuk na njihni", ka shkruar ai në Instagram ku i ka 5.1 milionë ndjekës.

If you believe what you read, then you don't know us. 🤘🏿🤘🏿@Kasi.b

A photo posted by Usain St.Leo Bolt (@usainbolt) on

All that matters ⚡️

A photo posted by Kasi J. Bennett (@kasi.b) on

PD: Administratori i PS-së kapet duke shpërndarë para në Dibër

Posted: 08 Sep 2016 01:05 PM PDT

Partia Demokratike njoftoi se banorët kanë kapur duke shpërndarë para për blerje votash në bashkinë e Dibrës, administratorin e Tominit Nuri Meda.

Sipas të njëjtave burime ai së bashku ne Sadik Ademi ne makine X5 e zeze me targa AA909KH nën mbikqyrjen e furgonit të policisë se komisariatit me përgjegjës Robert Aga po jepte paratë në këmbim të votës për kandidatin e majtë në zgjedhjet e së dielës.

Nuri Meda dhe Robert Aga janë kallëzuar penalisht ne prokurori per blerje votash nga Partia Demokratike. /Lapsi

 

iPhone 7, kufjet zemërojnë fansat

Posted: 08 Sep 2016 12:57 PM PDT

Kufjet e reja pa fishë të iPhone 7 janë më të përfolurat 24 orë pas prezantimit zyrtar të pajisjes nga ana e Apple.

Në internet ka reagime të ndryshme, por ajo që vërejnë më shumë, të paktën forumet teknolgjike, është pakënaqësia.

Risinë e Apple për të sjellë kufje pa fishë, por me bateri dhe që komunikojnë me pajisjen e telefonit përmes valëve infrared, më pak kritikët e kanë quajtur të guximshme, të tjerë të parakohshme, ndërsa disa si "bllof", shkruan Top Channel.

Në disa forume, si në "MacRumours" këshillojnë të gjithë fansat e Apple që të mos e blejnë iPhone 7, por të presin pasardhësin e tij shtatorin e ardhshëm.

iPhone 7 u prezantua ditën e mërkurë në San Françisko nga kreu i Apple Tim Cook. Kompania krenohet duke deklaruar se ky telefon është telefoni më i mirë i prodhuar ndonjëherë prej saj.

Ka përmirësime të ndjeshme në çdo pjesë, që nga bateria, ekrani, kamerat, procesori dhe vjen në dy versione, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

Sekuestrohen 6 kilogramë ari në një argjendari në Prishtinë – 08.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 08 Sep 2016 12:49 PM PDT

Mustafa: Demarkacioni riprocedohet kur të krijohen kushtet – 08.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 08 Sep 2016 12:48 PM PDT

Amerika interesohet për progresin e termocentralit Kosova C – 08.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 08 Sep 2016 12:47 PM PDT

Related Posts :