Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Arifaj: Thaçi s’ka nevojë për leje që ta vizitojë Veriun, është President” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Arifaj: Thaçi s’ka nevojë për leje që ta vizitojë Veriun, është President” plus 24 more


Arifaj: Thaçi s’ka nevojë për leje që ta vizitojë Veriun, është President

Posted: 02 Sep 2016 02:51 PM PDT

Ardian Arifaj, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vizita e Presidentit në pikën kufitare në Jarinje ishte sikur të gjitha vizitat e tij në vende të tjera të Kosovës.

Madje Arifaj ka thënë se as nuk ka pasur nevojë për forca shtesë të policës dhe pa problem e kanë bërë udhëtimin për në pikën kufitare.

"Po flasim për Presidentin e vendit, s'ka nevojë të kërkojë leje nga askush për të shkuar në Veri", ka thënë Arifaj.

"Ka qenë një vizitë normale e Presidentit, kemi vizituar pikën  kufitare në Jarinje. S'ka asgjë të jashtëzakonshme. Në një kohë tjetër ka qenë më e vështirë, por tani ka qenë normale dhe rrugës kemi qarkulluar si në çdo pjesë të Kosovës".

"Kishte flamuj të Kosovës, dhe veturat ishin me targa të Kosovës. Është një natyrë shumë e bukur, por zonat janë më të shkreta. Është një imazh që ajo pjesë ka mbetur me dekada mbrapa dhe ai vend ka nevojë për zhvillim dhe ekonomi.

"Ekziston siguri dhe fakti që udhëton vet Presidenti në atë pjesë tregon më së miri. Nuk kishim kurrfarë problemesh", ka thënë Arifaj.

Arifaj: Demarkacioni është i sigurt

Posted: 02 Sep 2016 02:46 PM PDT

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Demarkacioni është i drejtë dhe është një proces i sigurt.

Ardian Arifaj në Ballë për Ballë ka thënë se Demarkacioni vetëm sa po vonohet dhe kjo mund të dëmtojë procese të tjera për Kosovën, sepse përndryshe është parë edhe nga të gjithë qytetarët se Demarkacioni është i drejtë.

"Është bërë e qartë nga shumë palë që marrëveshja është e drejtë dhe e saktë e në interes të Kosovës, e cila sa më shpejtë duhet të ratifikohet që të merremi me çështje të tjera të rëndësishme".

"Politika nuk është aq prapaskenës sa e mendojnë disa, thjeshtë kanë munguar disa deputetë dhe është shtyrë që të votohet sa më në gjithë-përfshirje. Nuk e dimë për kushtet e Listës Serbe, sepse nuk jemi të përfshirë".

Ndërsa "Demarkacioni është i sigurt", ka thënë Arifaj duke shtuar se "Presidenti Thaçi është në çdo rast i gatshëm të ndihmojë".

"Marrëveshja është e drejt, këtë e kemi parë të gjithë", ka ripërsëritur Arifaj.

klankosova.tv

Nisen haxhinjtë kosovarë

Posted: 02 Sep 2016 02:23 PM PDT

Haxhinjtë nga Kosova janë nisur nga Aeroporti “Adem Jashari” në drejtim të vendeve të shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medinë.

Njëri nga ta, Bekim Jupolli nga Podujeva ka thënë se e ka ëndërruar gjithmonë të shkojë në haxh, qyshkur ka parë që këtë gjë ta bëjnë gjyshi dhe babai i tij, njofton Klan Kosova.

“Së pari në Haxh ka qenë babai dhe gjyshi, ndaj kam pasur edhe unë dëshirë të shkoj. E kemi edhe borxh”.

Ndërsa Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë udhëtim, duke dhënë detatje lidhur me moshat dhe numrin e haxhinjve.

“Pasi që kryesia e BIK-ut i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, sonte përshëndetemi nga aeroporti i Prishtinës për t’i përcjellur haxhinjtë drejt kryerjes së obligimit fetar. Nuk ka ndonjë risi sivjet, dicka që do të duhej të theksohej. Në kuadër të grupit të haxhinjëve, 860, më i riu është i lindur më 2010, ndërsa më i vjetri është i lindur më 1929”.

“Cmimet kanë lëvizur, por për shkak të gjendjes ekonomike ne nuk e kemi bërë këtë gjë. Cmimi është aq sa ka qenë vitin e kaluar: 3400 euro për një haxhi, me aranzhman të plotë. Por këtë vit kemi bërë përpjekje që qëndrimin atje ta përmirësojmë sa më shumë”.

“Personi i cili i plotëson kushtet e caktuara, të parapara me Sheriat, e ka për obligim që në momentin kur i plotëson kushtet ta kryejë këtë obligim”. /klankosova.tv

14215572_10208978876062857_253604333_o 14247595_10208978875982855_1326197273_o

Muhaxhiri: Zgjedhje të reja dhe ridefinim të skenës politike

Posted: 02 Sep 2016 02:12 PM PDT

Artan Muhaxhiri, analist dhe sociolog konsideron se dallimet e thella politike mes partive për muaj të tërë e kanë futur Kosovën në një krizë dhe dallimet e mëdha ndërmjet pushtetit dhe opozitës e kanë bllokuar vendin.

“Këto çarje, këto kriza dhe këto dallime të jashtëzakonshme ndërmjet pozitës dhe opozitës e pamundësojnë funksionimin normal të spektrit politik kosovar dhe e pamundësojnë zhvillimin e punës normale në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Muhaxhiri për Radio Europa e Lirë.

Muhaxhiri thotë se asnjëra palë nuk ka vullnet dhe energji për të përmirësuar situatën dhe si rrjedhojë, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme.

“Prandaj gradualisht është duke u bërë e qartë se njëra ndër zgjidhjet më optimale do të ishte caktimi i zgjedhjeve të reja dhe ridefinimi i skenës politike”, pohoi Muhaxhiri.

klankosova.tv

 

Shenjtërimi i Nënës Terezë (Video)

Posted: 02 Sep 2016 02:11 PM PDT

Tërë jetën ia kushtoi humanizmit. Sa ishte gjallë Agnese Gongje Bojaxhiu, e njohur në tërë botën me emrin Nëna Terezë, mision të vetëm e kishte përhapjen e paqes dhe dashurisë nëpër botë, njofton Klan Kosova.

Këtë mision Nënë Tereza edhe e la trashëgimi.

Në qytetin e Kalkutas në Indi, ku kontribuoi më së shumti, Nëna Terezë themeloji atë që  njihet si rendi i Misionareve të Bamirësisë.

Të moshuarve, të sëmurëve dhe fëmijëve u jepen ushqime nga murgesha të shumta në qendrën Nirmal Hriday.

Gjithçka po bëhet duke ndjekur mësimet e nënës Terezë, e cila tërë jetën e kaloi në shërbim të të varfërve, duke u ofruar atyre dinjitet në jetë.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni kronikën e plotë, të përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

Përleshen lojtarët shqiptarë dhe ata grekë

Posted: 02 Sep 2016 02:06 PM PDT

Kombëtarja shqiptare U-21 ka luajtur sot kundër asaj greke në kuadër të eliminatoreve të evropianit 2017.

Ekipi i shpresës e humbi këtë ndeshje me rezultat 2-1.

Të parët shënuan kuqezinjtë e Redi Jupit me Liridon Latifin në minutën e 22-të, por në përfundim të fraksionit të parë tëlojës ka pasur një sherr të madh mes kuqezinjve dhe grekëve.

Kështu, dy minuta pasi Shkalla kishte dalë jashtë fushës së lojësme të kuq, arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh për Greqinë.

Ka qenë ky momenti ku ka plasur sherri mes futbollistëve të Kombëtares U-21 me përfaqësuesen U-21 të Greqisë.

Në fushë kanë hyrë edhe stafet e Kombëtareve për të ndarë futbollistët, ndërsa takimi është ndërprerë për disa minuta dhe ka rinisur vetëm kur është qetësuar gjendja.

Të hënën vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovën

Posted: 02 Sep 2016 02:04 PM PDT

Të hënën do të mblidhet Parlamenti Europian për të shqyrtuar raportet për tri shtete, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ku do të diskutohet nëse këto vende kanë plotësuar kushtet për të fituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian, njofton Klan Kosova.

Por, nga të tria shtetet, njoftohet se Kosova ka gjasat më të vogla, apo është pa gjasa fare.

Pas shkrimit të Reuteres disa ditë më parë se në BE s'ka interesim për t'i dhënë viza kosovarëve, tashmë edhe media të tjera kanë dhënë të njëjtin lajm.

"Shumica e vendeve të Bashkimit Europian nuk janë duke treguar interes për t'ia liberalizuar vizat Kosovës në një periudhë të shpejtë, madje edhe nëse vendi i vogël në Ballkanin Perëndimor do të plotësojë kushtet që kërkohen nga Brukseli", njofton DTT-Net.com, njofton Klan Kosova.

Madje thuhet se edhe nëse Kosova rritë "nivelin e luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar", do të jetë e kotë.

Ndërsa Ukraine Today shkruan se Ukraina do të ketë përgjigje pozitive dhe në muajin tetor ky shtet do të fitojë liberalizmin e vizave.

Edhe Ukraine Today shkruan se gjasa më të vogla ka Kosova, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

 

Kosova merr lajm të mirë nga FIFA

Posted: 02 Sep 2016 02:04 PM PDT

Federata e Futbollit Ndërkombëtar (FIFA) i ka dhënë leje Vedat Muriqit që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Muriqi, sulmues që luan për skuadrën e Genclerbirigi, tani ka të drejtën të luajë për Kosovënnë ndeshjen e parë kualifikuese në histori të vendit, pra më 5 shtator kundër Finlandës.

Muriqi ka kaluar nëpër grup-moshat e Kombëtares së Shqipërisë, por pas pranimit tëKosovës në UEFA dhe FIFA, ka vendosur ta përfaqësojë këtë të fundit, për të cilën edhe ka marrë aprovimin e FIFA's.

Kombinime të përsosura të kapelës me shall (Foto)

Posted: 02 Sep 2016 02:01 PM PDT

Dëshira për t'u dukur e veshur me stil nuk zhduket madje edhe në sezonet më të ftohta. Sidoqoftë, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për t'u gjetur ngjyrat e duhura për kombinime. Kjo veçanërisht është e vërtetë për aksesorë të vegjël, por të rëndësishëm, si kapelat dhe shallet.

Më poshtë Klan Kosova ju sjell disa fotografi, për t'ju dalë në ndihmë rreth këtij "problemi".

236605-650-1447230991a-01 236655-650-1447230990a-02 236705-650-1447230990a-03 236755-650-1447230990a-04 236805-650-1447230991a-05 236855-650-1447230991a-06 236905-650-1447230991a-07 236955-650-1447230991a-08 237005-650-1447230990a-09 237055-650-1447230991a-10 237105-650-1447230991a-11 237155-650-1447230990a-12 237205-650-1447230990a-13 237255-650-1447230990a-14 237305-650-1447230990a-15

Nick dhe Vanessa në pritje të edhe një fëmije (Foto)

Posted: 02 Sep 2016 01:52 PM PDT

Nick Lachey dhe bashkëshortja e tij Vanessa, përmes një postimi në Instagram e kanë konfirmuar se janë në pritje të edhe një fëmije.

"E kishim një shtrat fëmijësh. Tani kemi nevojë edhe për një tjetër të ri", shkruhet në postim.

Ky është fëmija i tretë për Nick-un dhe Vanessën.

Ata janë po ashtu prindër të Camden dhe Brooklyn, transmeton Klan Kosova.

Vetëvendosje: Isa Mustafa është injorant, servil, kriminel e antikombëtar

Posted: 02 Sep 2016 01:46 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate për media i është përgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e quajtur liderin e saj dhe kryeministrin e Kosovës, kriminel e injorant, pos tjerash, njofton Klan Kosova.

"Isa Mustafa është injorant, servil, kriminel e antikombëtar, dhe e ardhmja e tij patjetër që do të përfundojë prapa grilave, bashkë me miqtë nga klani Pronto", shkruan Vetëvendosje.  "Dhe vetëm atëherë hapen dyert për drejtësi, rend e ligj, dhe funksionim të Republikës. Fundi i tij dhe i mendësisë së tij është më afër se kurrë".

Sipas Vetëvendosjes LDK-ja ka nostalgji për vitet nën të cilat Kosova ishte në regjimin serb.

"E tunduar nga nostalgjia për regjimin komunist jugosllav, partia e udhëhequr nga shërbyesi i atij regjimi që e do kultivimin e tij edhe në Kosovën e sotme, e paska quajtur Vetëvendosjen kriminale e neokomuniste. LDK e Isa Mustafës, e cila më shumë po kontrollohet nga ai që Mustafa e quante kriminel, Kadri Veseli, duhet ta ketë të qartë se frika e tyre nga Vetëvendosje vjen si pasojë e luftimit të pakompromis të krimit nga ana jonë".

"Sikur viteve të 80-ta, edhe sot po montohen raste ndaj atyre që e duan Kosovën të lirë dhe pa krim e korrupsion. Kjo ngase kemi një kryeministër që ka nostalgji aq të madhe për atë kohë kur ishte në pushtet, sa që do që të na kthejë në atë kohë".

Sipas Vetëvendosjes, LDK-ja "ka gjetur rehatinë në djepin e krimit, pranë Hashim Thaçit e Kadri Veselit".

klankosova.tv

 

 

Suarez: Pa Messin, futbolli shumë i dobët

Posted: 02 Sep 2016 01:40 PM PDT

Luis Suarez ka thënë se pa Lionel Messi futbolli është shumë i dobët.

Argjentinasi hoqi dorë nga paraqitjet me përfaqësuesen argjentinase kohë më parë, për t’u kthyer në ndeshjen nga Uruguait me një gol.

Kjo ka bërë që Suarez të flasë në superlativ për bashkëlojtarin e tij tek Barcelona.

"Jam i lumtur për Messin sepse ai është miku im dhe sepse e di se çfarë do të thotë për të që të luajë për Argjentinën, por po ashtu jam i lumtur për futbollin”.

"Futbolli në Kupat e Botës dhe Kupat e Amerikës do të ishin më të dobëta pa Messin”.

The Independent: Starti i Kosovës për Kupën e Botës i zhytur në konfuzion

Posted: 02 Sep 2016 01:23 PM PDT

Gazeta britanike online, The Independent, ka shkruar një artikull për lojën e parë të përfaqësueses së Kosovës në futboll, kundër Finlandës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës Rusia2018, njofton Klan Kosova.

"Në shtëpinë e vogël të FC Inter Turku, pak kilometra larg Detit Baltik, një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë moderne të futbollit në Ballkan, do të luhet të hënën në mbrëmje. Kosova do të luajë kundër Finlandës në kualifikime për Kupën e Botës 2018, loja e parë zyrtare në gara kualifikuese në histori të Kosovës", shkruan The Independet.

Por, artikulli merret me problemin e Kosovës me lojtarët që deri më tani kanë luajtur për kombëtare të tjera e tani duan të luajnë për Kosovën.

"Një nga skoriet më të rëndësishme, po ashtu të futbollit europian këtë dekadë, ka qenë suksesi i kosovarëve në diasporë, dhe suksesi i tyre në ekipet për shtetet që familja e tyre kishte migruar dikur. Por, tani që Kosova është pjesë e federatës Europiane e Botërore të futbollit, shumë nga ta kanë dashur të kthehen dhe të veshin fanellën e kaltër për vendin prej nga kanë prejardhjen".

"Kjo i ka shkaktuar FIFA-s një problem të madh. Shtëpia e futbollit duhet të zgjedhë cilët lojtarë do t'i lejojë të kthehen e cilët jo për ndeshjen e së hënës. Ndërtimi i ekipit ka qenë komplet i varur nga ajo se kë e ka lënë FIFA e kë jo të luajë deri më tani", shkruan The Independent, njofton Klan Kosova.

Gazeta përmend edhe shqiptarët e famshëm të Zvicrës, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Valon Behramin, dhe historitë e tyre në raport me Kosovën e angazhimin e tyre ne Zvicër.

The Independent përmend edhe rastin e Amir Rrahmanit i cili i kishte shënuar gol Kosovës kur luante për Shqipërinë në një miqësore, por tani është pjesë e ekipit të Kosovës, duke pritur vendimin e FIFA-s nëse mund të luajë kundër Finlandës.

Kjo, shkruan Independent, është një çështje shumë e vështirë, e cila do të marrë kohë, "por deri atëherë, Kosova ka një lojë për të zhvilluar".

klankosova.tv

 

 

Fansat tallen me Rashford (VIDEO)

Posted: 02 Sep 2016 01:00 PM PDT

Marcus Rashford dëshmoi edhe një herë aftësinë e tij për të manovruar me top në stërvitjen e seleksionit U-21 të Anglisë të premten.

Sulmuesi, që është lënë jashtë skuadrës së parë të Tre Luanëve për ndeshjen kualifikuese për Rusia 2018 ndaj Sllovakisë, tregoi se ka mjaft talent.

Por kjo nuk mjaftoi për t’u lënë përshtypje fansave, që janë tallur me 18 vjecarin.

Çantat që do të ‘pushtojnë’ sezonin vjeshtë-dimër

Posted: 02 Sep 2016 01:00 PM PDT

E fiksuar pas çantave? Sapo ke blerë disa të reja por vazhdon të mendosh se nuk janë asnjëherë mjaftueshëm?!

Kemi lajme të këqija…sapo kanë dal çantat e sezonit të ri vjeshtë/dimër. Janë trendet më të reja të stinës që po nis të shfaqet së pari te aksesorët e te veshjet, e më pas te gjethet, shkruan Living. Asnjëra prej atyre që do të shihni nuk do t'ju lërë indiferentë!

Edhe nëse nuk blini asnjërën, të paktën shihni fotografitë!

0dcd5160cf93c6f124f484d2ec18561a 0f9fca155bef4c22c2e36cd02233ec4c 2b8e7a3baf02b9b6cbcc884c82f0b624 4a026a3329161931d010a621013ab77a 5ff7331f7edffd719554bcbecfe337e6 6b0a628a0b3937c36d9c436e0679475f 6cee073b8c020d9cad4d57bd989b92c6 7ef9e2b1d96cc9807849cca04dc1951c b02f1999833666a14071bca14e296a4f b9126196f5b36ea3799062eb775ebbb5 d260fdd0b604adf713706f1200e0eb31 de85de2304c4233c12991432ae53eb5f e15cd6088d4d6b0b453346cf28ce47c4 e669cb8e12ca6ca65d1c30d8fc6a4949 f6aec83f014ce176eee1a68a4d9d163b f8d23d13506848a0934c949fe77524a4 f4973aa294a85827fd253da07022620a fc91be4279df5638e49c773483faccf7

 

 

Australi: Legalizimi i marijuanës bëhet në nëntor

Posted: 02 Sep 2016 12:51 PM PDT

Marihuana medicinale do të legalizohet në të gjithë Australinë duke filluar nga Nëntori i këtij viti, nëpërmjet një vendimi që u mor këtë javë nga "Therapeutic Goods Administration"  .

Por kjo nuk do të thotë se do të përdoret lirshëm nga të gjithë si një bar jeshil sepse në fund të fundit është jo e ligjshme.

Kjo lloji droge, "marihuana", do të legalizohet vetëm për përdorim mjekësor dhe do të kontrollohet në mënyrë të rreptë pasi qeveria federale po punon për të krijuar një  rregullator kombëtar, shkruan tvklan. Siç u raportua në "The Canberra Times", vendimi u mor në saj të qeverisë federale e cila mbështeti ndryshimin e aktit të lëndëve narkotike, e cila lejoi marihuanën që të rritej dhe prodhohej në Australi për qëllime mjekësore.

Kjo lloji droge trajtohet nëpër laboratore klinike, e cila më pas mund të ndryshojë në mënyrë efektive jetën e atyre njerëzve të cilët kanë vuajtur nga dhimbjet kronike.

Ky trajtim gjithashtu do të zvogëlojë edhe mundësinë që pacientët t'i nënshtrohen kimioterapisë.

Sipas Daily Mail, nismëtarja për marihuanën medicinale, Lucy Haslam, tha se legalizimi i drogës ishte një vendim i duhur.

Haziri: Demarkacioni është punë e kryer

Posted: 02 Sep 2016 12:49 PM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka votat për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas Hazirit, Ratifikimi i Demarkacionit është punë e kryer.

Këto deklarata Haziri i ka bërë në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.

Kryetari i Gjilanit ka deklaruar se Demarkacioni është i lidhur me liberalizimin e vizave, porse është lajm i mirë që është thënë nga deputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, se do të procedojë me tutje drejt liberalizimit për kosovarët, përkundër se nuk u votua Demarkacioni në Parlament.

Intervistën e plotë të Lutfi Hazirit mund ta ndiqni në Rrokum.tv.

klankosova.tv

Khloe ka nisur një lidhje dashurie të re (Video)

Posted: 02 Sep 2016 12:31 PM PDT

Khloe Kardashian tashmë në jetën e saj e ka një atlet tjetër. Bëhet fjalë për basketbollistin e Cleveland Cavaliers – Tristan Thompson.

Kjo dyshe kohëve të fundit kanë qëbdruar shumë shpesh së bashku, ndërsa të enjten janë parë në një rezidencë në Beverly Hills, duke e vënë në pah fizikun e tyre tërheqës, transmeton Klan Kosova.

0902-khloe-kardashian-splash-main-b-3

Mangala në radarin e Tottenham

Posted: 02 Sep 2016 12:28 PM PDT

Tottenham është duke shqyrtuar blerjen e mbrojtësit të Manchester City, Eliaquim Mangala.

25 vjecari ende nuk ka regjistruar përballje nën urdhrat e Pep Guardiola dhe është lënë jashtë listës para ndeshjes me Steaua Bucharest.

Napoli po ashtu është i lidhur me një transferim të Mangala, të cilin City e bleu për 42 milionë funte nga Porto.

Prishet pllakata e serbëve të vrarë në Grackë (VIDEO)

Posted: 02 Sep 2016 12:19 PM PDT

Banorët e Grackës së Lipjanit, në mëngjesin e së premtes u befasuan kur dolën në mes të fshatit.

Pllakata ku përkujtoheshin 14 të vrarët serb 17 vjet më parë ishte e copëtuar, e simboli fetar kishte rënë në tokë.

Për ti vizituar banorët e këtij fshati, pas kësaj ngjarje doli ministri për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtic.

Ndërsa, pranë lapidarit ku të vrarët quhen si viktima të terrorit shqiptar dhe të agresionit të NATO-s, tani gjendet një fjalë shqip, Hakmarrja.

Këtu para më shumë se dy muaj kishte ardhur për herë të parë Presidenti Hashim Thaçi, për të nderuar serbët e vrarë.

E ministri për kthim dhe komunitete nuk dha përgjigje konkrete kur u pyet nëse vizita e presdientit ka mundur të ndikojë në këtë akt, mirëpo dha një arsye se pse mund të ketë ndodhur. 

Ndërsa, gjatë kohës që ministri bisedonte me banorët e Grackës erdhi edhe një mysafir i papritur.

Së bashku me një grup vullentarësh humanitar  që janë pjesë e tifozëve të ekipit futbollistik të Partizanit të Beogradit, erdhi edhe kapiteni i këtij ekipi, Sasha Iliq.

E teksa ky bëri fotografi e dha autografe për fëmijët, premtoi se do të angazhohet që ekipi i tij të vijë e të zhvillojë një miqësore, pasi sipas tij, kjo ka një domethënie të madhe për serbët e Kosovës.

Policia ka konfirmuar incidentin, dhe ka nisur hetimet për autorët e dëmtimit të pllakës.

Kronikë e Halil Berishës.

Selimi: Kur të tjerët digjeshin në plazh, Malisheva digjej në luftë (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 12:12 PM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi të tij, bashkë me disa bashkëluftëtarë, në kohën e luftës në Kosovë.

Selimi, siç kuptohet nga përshkrimi i fotos, asokohe gjendje në luftë në qytetin e Malishevës, e cila sipas tij po digjej.

"Kjo është Malisheva duke u djegur në luftë kur të tjerët digjeshin nga dielli në plazh", ka shkruar Selimi duke mos treguar se kush janë "të tjerët", njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

Turqi: Rreth 43,000 shërbyes civilë të dëbuar nga puna

Posted: 02 Sep 2016 12:05 PM PDT

Qeveria e Turqisë njoftoi të premten se afro 43,000 veta janë dëbuar nga puna në institucionet publike, për shkak të lidhjeve të dyshura me “organizatat terroriste që rrezikojnë sigurinë kombëtare”.

Lista e emrave dhe e pozitave, e publikuar nga gazeta zyrtare e qeverisë, tregon për spastrimin e gjerë që ka ndërmarrë Turqia që nga përpjekja për grushtshtet më 15 korrik.

Qeveria fajëson klerikun fetar, Fethullah Gulen, për komplotin. Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, mohon përfshirjen.

Numri më i madh i të shkarkuarve, përkatësisht 28,163, është në Ministrinë e Arsimit Kombëtar.

Që nga kaosi i 15 korrikut, i cili ka lënë mbi 270 veta të vrarë, autoritetet turke po ashtu kanë arrestuar mijëra njerëz, duke përfshirë ushtarë, policë, gjyqtarë dhe gazetarë.

Hysaj u fut në fushë me të birin, në ndeshjen ndaj Marokut (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 12:00 PM PDT

Një detaj tepër interesant na shpëtoi të gjithëve në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Marokut.
 
Elseid Hysaj, djaloshi shkodran i sapo bërë baba, u fut në fushën e lojës së bashku me të birin në krah para fillimit të ndeshjes.
 
Ishte një rikthim i Elsit në stadium e qytetit të tij të lindjes, stadiumin që kishte ëndërruar gjithnjë të luante si profesionist.
 
Ai shfrytëzoi këtë rast për të prezantuar edhe të birin e tij para popullit shkodran pasi Hysaj është idhulli i ri i shkodranëve.
 
Vërtet një gjest i vecantë të cilën e kemi parë tepër rrallë.

hysaj 1hysaj 2hysaj 3hysaj 4

Sonte në Ballë për Ballë: Ardian Arifaj

Posted: 02 Sep 2016 11:57 AM PDT

I ftuar sonte në Ballë për Ballë me Shkodran Gajrakun në Ora e Fundit është këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj.

Arifaj do të flasë për temat aktuale politike dhe agjendën e Presidentit.

Çfarë do të ndodhë me Demarkacionin me Malin e Zi dhe cili është pozicioni i Presidentit?

A do të ketë vizita të tjera Presidenti në Veri të vendit?

Cili është kontributi i Thaçit në Politikën e jashtme prejse është bërë President?

A priten njohje të reja për Kosovën?

Këto dhe shumë të tjera sonte në Ballë për Ballë në Ora e Fundit.

klankosova.tv

 

 

 

 

Si po ecin përgatitjet për shenjtërimin e Nënës Terezë? (Video)

Posted: 02 Sep 2016 11:45 AM PDT

Portreti i Nënës Terezë, që do të shfaqet të dielën në Vatikan, së pari u zbulua në Uashington.

Shenjtërorja e të varfërve – Nena Terezë, do të shenjtërohet në Vatikan vetëm 10 vjet pas vdekjes së saj, njofton Klan Kosova.

Agnese Gonxhe Bojaxhiu me prejardhje shqiptare, e lindur më 1910, ishte njëra nga gratë më me ndikim në historinë 2000-vjeçare të kishës, më shumë e njohur për veprat e bamirësisë në Indi.

Për më shuë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur  nga gazetarja Merita Neziri.

Related Posts :