Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Çfarë i ndodh trupit tonë kur hamë pas orës 7 të darkës?” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Çfarë i ndodh trupit tonë kur hamë pas orës 7 të darkës?” plus 24 more


Çfarë i ndodh trupit tonë kur hamë pas orës 7 të darkës?

Posted: 27 Sep 2016 03:10 PM PDT

Ndodh shpesh që për një arsye a për një tjetër, vakti i darkës të konsumohet në orë të vona.

Por, sipas shkencëtarëve ne duhet të hamë vaktin e fundit të ditës para orës 7 të mbrëmjes. Kjo, sipas tyre ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Gjetjet e studimit u bazuan në 700 njerëz dhe ky raport u paraqit si një paralajmërim kundër të ngrënit në orët e vona.

Duhet të jeni realistë në lidhje me orarin tuaj të të ngrënit, sepse përveç se ka një ndikim negativ në shëndet, ndikon edhe në jetën familjare. Kjo, pasi darka është ndër të paktat vakte ku tryeza mbledh gjithë familjen rreth saj.

Është e këshillueshme që të konsumohen të tre vaktet e ekuilibruara të ditës, t'i kombinoni ato me aktivitet të rregullt fizik dhe më e rëndësishmja, pas orës 19:00 t'i rezistoni tundimit  të çokollatës apo ëmbëlsirës tuaj të preferuar./revistashije

Ja cili është më i miri i Premierligës sipas Klopp

Posted: 27 Sep 2016 02:55 PM PDT

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se futbollisti i Manchester Cityt, David Silva është lojtari më i mirë i Premierligës.

Ai deklaroi se Silva gjendet në çdo pjesë të fushës dhe e pëlqen shumë mënyrën e tij të lojës.

"Më pëlqen David Silva. Është lojtar i jashtëzakonshëm, ai është gjithkund. Ai është shumë i talentuar dhe ka aftësi të jashtëzakonshme. Më pëlqen mënyra e tij e të luajturit".

Fotografitë më mbresëlënëse nga National Geographic 2015

Posted: 27 Sep 2016 02:50 PM PDT

Çdo vit, me mijëra fotografë i dërgojnë punët e tyre më të mira redaktorëve të National Geographic.

Të gjithë ata e kanë të njëjtin qëllim – ta fitojnë garën prestigjioze për fotografi të këtij kanali televiziv.

Më poshtë Klan Kosova ju sjell fituesit dhe finalistët e vitit të kaluar.

Çmimi i parë

Çmimi i dytë

Çmimi i tretë

286405-R3L8T8D-1000-10 286455-R3L8T8D-1000-101 286505-R3L8T8D-1000-11 286655-R3L8T8D-1000-13 286705-R3L8T8D-1000-14 286905-R3L8T8D-1000-2 286955-R3L8T8D-1000-20 287005-R3L8T8D-1000-20 287055-R3L8T8D-1000-21-1 287105-R3L8T8D-1000-28 287155-R3L8T8D-1000-3 287205-R3L8T8D-1000-4 287255-R3L8T8D-1000-4_21 287305-R3L8T8D-1000-5 287405-R3L8T8D-1000-6 287455-R3L8T8D-1000-6148452_1600x1200 287505-R3L8T8D-1000-7 287555-R3L8T8D-1000-8 287605-R3L8T8D-1000-9 287755-R3L8T8D-1000-bf9779d9734353ba95e8dcd98e602501 287855-R3L8T8D-1000-Electric-Sunset-Marcio-Cabral 288355-R3L8T8D-1000-tumblr_nqi7hqEUN21riijaro1_1280

Tërmkolli e quan ‘ahmak’ Albin Kurtin (VIDEO)

Posted: 27 Sep 2016 02:46 PM PDT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, Melihate Tërmkolli në Ballër për Ballë të Klan Kosovës e ka quajtur deputetin Albin Kurti “ahmak”.

Kjo për shkak të deklaratës së Kurtit se situata në Ballkan mund të tensionohet duke cuar kështu në konflikte të reja, njofton Klan Kosova.

“Deklarimi i Albin Kurtit për mundësinë që të ketë luftë në të ardhmen është kërcënim që mund ta bëjnë vetëm "ahmakët" ose azginët. Por pozicionimi me qenë ahmak ose me qenë azgin është edhe më i rëndë se edhe të jesh kriminel”.

“Njerëzit e tillë janë të rrezikshëm për shtetin. Kam frikë se disa veprime të Vetëvendosjes po shkojnë në favor të Serbisë dhe interesave të Rusisë”. /klankosova.tv

 

Ferizaj shënon Ditën e Dëshmorëve – Komuna me shumë aktivitete

Posted: 27 Sep 2016 02:41 PM PDT

28 shtatori shënon Ditën e Dëshmorëve në Komunën e Ferizajt, e për të cilën datë kaq të rëndësishme ky qytet ka organizuar mjaft aktivitete të ndryshme.

Drejtori i Kulturës së Ferizajt,  Naim Ferati, në emisionin Ora e Fundit, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që kjo ditë të shënohet ashtu siç edhe ishte planifikuar.

''Dita e 28 shtatorit është një nga datat më të rëndësishme për  Komunën e Ferizaji''

''Ne si komunë si institucion kemi përgatitur aktivitete të cilat fillojnë nga ora 9:00 e mëngjesit e që starton me seancën solemne ku mbahen fjalimet e përfaqësuesve të lartë''

''Pas përfundimit të kësaj seance, fillon ecja e qytetarëve të Ferizajit, deri tek varrezat e dëshmorëve për të bërë homazhe''

Ferati madje dha një detaj tjetër ku ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen për të nderuar viktimat në Ditën e Dëshmorëve, pasi pikërisht nesër si pjesë e agjendës do të jetë edhe shpalosja e shtatores së dëshmorit Sadik Bega.

''Pasi të kenë përfunduar homazhet, do të nisemi drejt sheshit ''Sadik Bega'' për të shpalosur edhe shtatoren e dëshmorit Sadik Bega''

''Së bashku me shoqatat e dala nga lufta u kemi bërë ftesë të gjitha institucioneve të jenë pjesë e kësaj ceremonie.''

''Bashkëpunimi me shoqatat e dala nga lufta është i suksesshëm, ato janë kategori shumë të rëndësishme dhe meritojnë respektin jo vetëm të komunës por të të gjitha institucioneve të Kosovës në përgjithësi.''

''Kërkesat nga familjet e kategorive të dala nga lufta i trajtojmë me shumë konsideratë dhe mundohemi të jemi sa më korrekt ndaj këtyre kategorive të tilla'', ka përfundaur Bega, njofton Klan Kosova.

“Koalicioni qeverisës dëmtoi vendin”

Posted: 27 Sep 2016 02:39 PM PDT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, Melihate Tërmkolli në Ballër për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se partia që përfaqëson nuk ndjehet nën presion të sondazhit të fundit të fuqisë së partive politike.

Ajo ka deklaruar se ai sondazh mund të jetë pak i besueshëm sepse është porositur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se në fakt të gjitha partitë politike kanë arsye për të qenë të shqetësuar për gjendjen brenda tyre, por LDK nuk ka arsye për të besuar që ka krizë të theksuar, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di pse sondazhet bëhen në këtë kohë, kur nuk kemi paralajmëri zyrtar për mbajtje të zgjedhjeve. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka ndonjë ndjenjë paniku, sepse të gjitha argumentet cojnë në atë se është sponsorizuar nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Ne si vend jemi duke u përballur me dy cështje të mëdha që po na e marrin të gjithë kohën. Këto sondazhe nuk janë brengosëse vetëm për LDK-në. Mendoj që të gjitha partitë politike duhet të jenë të brengosura për gjendjen brenda tyre. Krizë të theksuar nuk ka, por pakënaqësi ka në të gjithë Kosovën, ndaj ka edhe në LDK”.

“Nuk janë vetëm partitë politike në pushtet që janë të thirrura për të kryer gjithçka. Të gjithë duhet ta bëjnë punën e tyre. Fatkeqësisht mesa po shoh, nuk po bëhet punë sic duhet. Nga ajo që kam njohuri, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë një sondazh të këtij lloji”.

Sipas Tërmkollit problemet më të mëdha i ka Partia Demokratike e Kosovës, pasi sic ka thënë shumë zyrtarë të kësaj partie gjenden nën hetime.

“Partia Demokratike e Kosoës për shembull është duke u përballur me probleme të mëdha. Ndaj nuk e di si mund të thuhet për një parti të tillë që është e para”.

Ajo ka deklaruar se disa veprime të Vetëvendosjes kanë shkuar në dëm të interesave të vendit, por që edhe koalcioni qeverisës PDK-LDK e ka dëmtuar vendin në shumë fusha.

“Veprimet e Vetëvendosjes, disa veprime të tyre, që nga fillimi kanë shkuar në dëm të interesave të vendit. Veprimet e tyre të dhunshme kanë dhënë imazh të keq për Kosovën. Elektorati i LDK-së nuk ka asnjë arsye për të kaluar tek Vetëvendosja”.

“Unë nuk jam e kënaqur me dinamikën e punëve qeverisëse, por edhe të punëve në përgjithësi në vend. Jo vetëm me të, por as me substancën e realizimit të shumë projekteve. Koalicioni me PDK-në nuk ka qenë i dëshirueshëm, nga asnjëra palë. Këtu qëndron problemi kryesor, pse në njëfarë mënyrë ka pasur shtytje nga faktori ndërkombëtar që të bëhet një koalicion i madh. Kosova është dëmtuar shumë nga ky koalicion. Anëtarësia e LDK-së është brum politik krejtësisht tjetër nga partitë tjera politike. Ky dëm që i është bërë vendit mund të kompensohet me politika të reja. Ligji për Investime të Huaja nuk ka kaluar sepse vet pozita nuk e ka votuar”.

“Për cështjen e demarkacionit na duhet një konsensus i brendshëm. Unë mendoj që duhet definitivisht dhe përfundimisht të ulen të gjithë krerët e institucioneve dhe krerëve të partive politike në parlament. Unë do ta deklaroj votën time ditën kur vjen demarkacioni në parlament”.

“Mënyra se si është paraqitur Vetëvendosja ta krijon përshtypjen sikur Visar Ymeri është kryeministër i Kosovës. Qëndrimet skajshmërisht të ndryshme nuk cojnë askund. Duhet të ulemi, të gjejmë konsensus”. /klankosova.tv

Dortmund – Real, vlerësimet e futbollistëve

Posted: 27 Sep 2016 02:29 PM PDT

Borussia Dormtund ia doli që të marrë një barazim në përballjen e Ligës së Kampionëve me Real Madrid.

Gjermanët u gjendën dy herë në disavantazh, por ia dolën që të barazojnë dhe kështu të marrin një pikë të vlefshme nga xhiroja e dytë e garës.

Ronaldo në anën e Realit dhe Aubameyang te Dortmundi, ishin lojtarët më të dalluar, ndërsa vlerësimet tjera janë si më poshtë.

vleresimet

Bashkëshortja më e saktë në botë (Video)

Posted: 27 Sep 2016 02:15 PM PDT

Në videon e mëposhtme, mund të shihni se si gruaja e hedh drekën nga ballkoni direkt e në veturën e bashkëshortit të saj.

Pensionistët, nostalgji për vendet e punës (Video)

Posted: 27 Sep 2016 02:09 PM PDT

Tema e Orës – në kuadër të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, sonte i është kushtuar pensionistëve, të cilët edhe tani pasi nuk punojnë më në vendet ku kanë kaluar dekada të jetës, ende kanë nostalgji për ish profesionet e tyre.

Madje, dikush vazhdimisht i bën vizitë ish kolegëve.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

 

 

Rrëfimi i djalit të ish-deputetit Kola – Si u përplasa me furgonin?

Posted: 27 Sep 2016 02:05 PM PDT

"Isha në Shkodër, ku piva nja dy gota me një mik" , kështu e ka nisur rrëfimin e tij përpara hetuesve Arnold Kola, djali i ish-deputetit socialist Ndue Kola, i cili mbrëmjen e së dielës goditi me makinë një furgon policie.

Nga ky aksident, mbeti i vdekur një efektiv policie dhe u plagosën dy të tjerë.

Para prokurorëve ai ka treguar versionin e tij për aksidentin tragjik, që i mori jetën policit Ervin Haxhia.

arnold-kola

”Pasi u ndava nga miqtë e mi në Shkodër, u nisa për në Tiranë dhe kam ecur shpejt. Në Kamëz tentova të parakaloj një automjet duke dalë në krahun e djathtë dhe aty godita në cep furgonin e policisë. Makina ime u përmbys dhe furgoni u përplas me një veturë tjetër", ka thënë ai.

Kola ka pranuar se ishte faji i tij për aksidentin.

Megjithatë "Panorama" shkruan se ka dyshime të forta se Kola nuk tregon të vërtetën, në lidhje me parakalimin. Edhe vendi i aksidentit nuk përputhet me ato që thotë ai, përcjellë Klan Kosova.

 

 

S’paguan energjinë, e rilidh pas ndërprerjes. Në burg 4 herë

Posted: 27 Sep 2016 02:01 PM PDT

Për herë të katërt brenda dy viteve, policia ka arrestuar një 60-vjeçar, i cili në pamundësi për të paguar faturën e energjisë elektrike e ka rilidhur atë.

Llazar Ristani, i dënuar së fundmi me 18 muaj lirim me kusht, pret sërish të dalë para gjykatës. Megjithëse  invalid, ai nuk ka rreshtur së kërkuari punë, megjithë bashkëshorten, por pa shpresë. Margarita tregon përpjekjet e familjes së saj për t'ia dalë.

"Nuk është vjedhje pasi unë e deklaroj konsumin e energjisë, jam e ndërgjegjshme që e marr këtë energji. Thjesht, jam borxh ndaj shtetit. 8900 lekë janë të ardhurat tona burrë e grua. Kush jeton dot me kaq lekë? Energjia më vjen 6900 lekë, aq sa pensioni i tim shoqi. Me çfarë të jetoj unë?", thotë gruaja, shkruan TCh. Ajo shikon si shpresë të fundit vetëm burgun: "Hipa në furgon dhe i thashë të më marrin edhe mua, pasi në burg jemi më mirë. Të paktën bukë, ujë dhe drita i kemi të siguruara atje".

I dënuar së fundmi në 26 maj, Llazari e paralajmëroi gjykatën se çfarëdo dënimi të japë drejtësia, ai do të ribëjë të njëjtën gjë. Të gjitha herët që është arrestuar, i moshuari është përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga shteti, ndërkohë që detyrimi që kjo familje i ka OSHEE-së është 800 mijë lekë.

Fotografi tepër të rralla të cilat nuk do të harrohen kurrë (FOTO)

Posted: 27 Sep 2016 02:00 PM PDT

Pas çdo fotografie të vjetër fshihet një histori, apo edhe e tërë jeta e dikujt, me ulje dhe ngritje, pikëllim dhe lumturi.

Këto imazhe kanë mbetur si dëshmi e heshtur të ngjarjeve të një epoke që ka kaluar tashmë në histori, por që kurrë nuk do të përsëritet, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi më të pazakonta historike që i keni parë ndonjëherë. Çdo njëra prej tyre kap një moment të mahnitshëm në historinë tonë kolektive.

483055-c765f2f8-650-eb52d0ba26-1474531036 483105-Bv8J-CxCYAAs4JT-650-10bf622e85-1474531036 483255-d8ecbc12-650-f108cf46b4-1474531036 483405-e24f412570-650-515328869d-1474531036 483505-Anas-650-f19793a5ba-1474531036 483555-45345_original-650-4c861b9aa7-1474531036 483605-4c85a82f-650-515328869d-1474531036 483755-ade17f02-650-1bf7cbdebe-1474531036 483805-American-Gothic-650-3ff9d9d434-1474531036 483855-alfred-hitchcock-beatles--650-8210f6e7f0-1474531036 483905-017-650-32df4b2174-1474531036 484005-munroe_joe_1241_2005-650-7590037e2f-1474531036 484055-1543_dfff_960-650-8a89b67222-1474531036 484105-2504391041_949261906c_o-650-fd9ef22277-1474531036 484155-61032bf6c36ee6722c118c90b8ae2b99-650-de113902b8-1474531036 484255-13061809-650-515328869d-1474531036 484305-0_f73f7_8b837208_XL-650-c4a4667fa5-1474531036 484355-Picasso-as-Popeye-650-02ff0d9cac-1474531036

Iu deshën 5 vite për këngën dedikuar babait

Posted: 27 Sep 2016 01:56 PM PDT

BimBimma zbuloi në NIN të Klan Kosovës se albumi i tij më të ri do të publikohet verën e ardhshme. Në këtë album bën pjesë një këngë që i dedikohet babait të tij i cili nuk është më në këtë jetë tash e 11 vite.

Ai tha se kësaj kënge do t'i bashkëngjitet edhe klipi, i cili do të jetë shumë i veçantë.

Reperi po ashtu zbuloi se teksti i këngës dedikuar babait i ka marrë kohë pesë vite, për t'i hedhur në 14 faqe të gjitha ndjenjat për të.

Bimma tha se albumi nuk do të lansohet pa u publikuar kënga dhe klipi kushtuar babait.

Juventus dërrmon Dinamon

Posted: 27 Sep 2016 01:54 PM PDT

Juventus ka mposhtur skuadrën kroate Dinamo Zagreb, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Miralem Pjaniq shënoi golin e parë në minutën e 24-të të takimit, gol që u pasua nga ai i Gonzalo Higuain pas vetëm shtatë minutash.

Paulo Dybala ishte golashënuesi i tretë i Zonjës së Vjetër, ndërsa katër minuta para fundit serinë e golave e përmbylli Dani Alves.

Kroatët ishin të pafuqishëm për të shënuar qoftë edhe golin e nderit në përballjen me kampionin e Italisë.

 

Cilat tekste të këngëtarëve shqiptarë i shkroi Bim Bimma?

Posted: 27 Sep 2016 01:49 PM PDT

Në pjesën e dytë të emisionit NIN në Klan Kosova mysafir është reperi i njohur Bim Bimma.

Ai foli për projektin e tij më të ri "Shqipet Nalt" të cilin e publikoi disa ditë më parë, e për të cilin tha se është mirëpritur shumë mirë nga publiku, sidomos nga ata që kanë dërguar video të tyre personale për të qenë pjesë e këtij projekti muzikor.

Po ashtu, reperi zbuloi se montazhin e klipit e ka bërë vet – një punë që e bën tash e disa vite.

Bimma ndër të tjerash tha se shkruan tekste të ndryshme, duke kujtuar atë të Erës me Ledrin – Shumë Pis, Mimoza Shkodrës – Zjarr, e tri këngë të  Kidës.

 

George dhe Amal Clooney kanë festë!

Posted: 27 Sep 2016 01:40 PM PDT

George dhe Amal Clooney sigurisht që kanë shumë për të festuar pasi ata kanë përvjetorin e dytë të dasmës, të martën, më 27 shtator.

Çifti është më i lumtur se kurrë dhe duket se sekreti i martesës së tyre është një ekuilibër i përsosur mes punës dhe kohës së cilësisë së bashku.

"Në mesin e të gjitha punëve që kanë të dy, ata gjithmonë qëndrojnë të fokusuar në mbajtjen e martesës së tyre të lumtur dhe të shëndetshme", ka thënë një burim për People, transmeton Klan Kosova.

Kujt ia ka frikën Majk? (Video)

Posted: 27 Sep 2016 01:39 PM PDT

Në rubrikën "Kutia" të emisionit NIN në Klan Kosova, për herë të dytë me radhë sonte i ftuar ishte këngëtari Majk.

Ndër tjerash, ai ka treguar se si ka ndikuar fama për të keq te ai, sa para i ka fituar këtë verë dhe se kujt ia ka frikën.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

Dortmund e ndal në barazim Realin

Posted: 27 Sep 2016 01:30 PM PDT

Borussia Dortmund ia ka dalë që të marrë një pikë nga takimi i Ligës së Kampionëve me Real Madrid.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave, duke i dhënë epërsinë Los Blancos në fillim të pjesë së parë.

Më pas nga topi i devijuar nga një goditje dënimi, Pierre-Emerick Aubameyang barazoi rezultatin, pak para fundit të 45 minutave të para.

Raphael Varane i dha epërsinë gjigantit spanjoll në minutën e 68-të të takimit.

Por fitoren mbretërve ua mohoi Andre Schurrle, që shënoi gol të bukur në këndin e majtë të epërm të Keylor Navas.

 

Kujdes të shtuar nga përdorimi i produkteve të pastrimit

Posted: 27 Sep 2016 01:30 PM PDT

Një studim norvegjez ka dalë në përfundimin se njerëzit që përdorin produktet shtëpiake të pastrimit janë më të rrezikuar të preken nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike, që përfshin sëmundje kronike si bronkitin dhe emfizemën.

Gjatë studimit u analizuan të dhënat e 5 mijë femrave për një periudhë 20 vjeçare. Nga analizimi i të dhënave u arrit në konkluzionin se pastrueset kishin 17% më shumë rënie të funksionit të mushkërive krahasuar me të tjerët.

Ndërsa ato që merren vetëm me pastrimin e shtëpisë së tyre kishin 14% rënie të funksionit të mushkërive. Kjo mendohet se ndodh pasi pastrimi i ekspozon njerëzit ndaj agjentëve kimikë si amoniaku, që irriton rrugët e frymëmarrjes, dhe substanca të tjera që mund të shkaktojnë alergji.

Oistein Svanes, autori kryesor i studimit nga Universiteti Bergen, thotë se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm në lidhje me produktet që përdorin për pastrimin e ambienteve.

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike dëmton muret e qeskave të vogla të ajrit në mushkëri (emfizema) ose shkakton bronkit kronik.

Ekspertët bëjnë thirrje që t'i kontrolloni me kujdes udhëzimet e përdorimit tek produktet e pastrimit dhe të shmangni ato që vënë në rrezik shëndetin tuaj, shkruan albeu, transmeton Klan Kosova. Është mirë gjithashtu që të mos përdorni produkte me spërkatje dhe t'i hapni dyert dhe dritaret gjatë pastrimit, për të ajrosur ambientin.

Shënon Varane (VIDEO)

Posted: 27 Sep 2016 01:16 PM PDT

Raphael Varane ka shënuar gol për t’i dhënë epërsinë Real Madridit në përballjen me Borussia Dortmund.

Aktorja Watts, e vetmuar pas ndarjes nga burri

Posted: 27 Sep 2016 01:00 PM PDT

Naomi Watts, është fotografuar e vetme edhe një herë që nga vendimi i saj për ndarjen nga bashkëshorti i saj Liev Schreiber.

Aktorja 47 vjeçare, është parë të paktën nën shoqërimin e një qeni të vogël, në rrugët e Neë York-ut, njofton Klan Kosova.

Watts, u pa e tillë në mëngjesin e së martës, derisa mbante të veshur një palë rroba të kombinuara ngjyrë të gjelbër, njofton Klan Kosova.

38D782AA00000578-3809945-image-a-30_1474985445449

38D784D900000578-3809945-image-a-29_1474985439574

38D7847300000578-0-image-a-28_1474984402895

 

Pinguini viziton njeriun që i shpëtoi jetën pesë vjet më parë

Posted: 27 Sep 2016 01:00 PM PDT

Në vitin 2011, një murator pensionist 71 vjeçar gjeti rastësisht një pinguin në Amerikën e Jugut.

Joao Pereira, e gjeti atë të shtrirë në shkëmbinj derisa ishte në gjendje shumë të rëndë,  në plazhin e tij jasht Rio de Janiero, njofton Klan Kosova.

71 vjeçari e pastroi pinguinin pasi ai po vdiste nga nafta që i ishte ngjitur në puplat e tij.  Pensionisti poashtu e ushqeu atë me një dietë të përditshme peshku që të arrinte forcën e tij.

Veç këtij kujdesi, Pereira, e vuri edhe emrin Dindim pinguinit që e gjeti buzë vdekjes, njofton Klan Kosova.

Por pas një jave, ai vendosi që ta lironte pinguinin përsëri në det, por ky i fundit refuzonte një gjë të tillë.

Joao e mori atë në barkën e tij dhe e dërgoi në ishullin ku edhe e kishte gjetur. Por vonë  në një nga ditët, pinguini ishte kthyer në oborrin e shtëpisë së kujdestarit të tij në Proveta.

Në fund, Dindim qëndroi me Joao-n për 11 muaj por më pas ai kishte ndryshuar pamjen e tij me pupla të reja,  madje dhe u zhduk, ka sqaruar pensionisti.

Por ajo nuk do ishte hera e fundit që Joao, do e takonte pinguinin e tij të dashur, Dindim. Kjo pasi pinguini kthehet në plazh të vogël gjatë verës për çdo vit.

E kjo është tejet befasuese pasi nuk është parë ndonjëherë që një pinguin të vizitojë  njeri të moshuar madje nga një distancë e largët, përcjellë Klan Kosova.

ILHA GRANDE, BRAZIL - SEPTEMBER 05: Penguin Dindim is petted by retired bricklayer Joao Pereira de Souza in the village of Proveta on September 05, 2016 on Ilha Grande island, Brazil. According to former mason Pereira de Souza and local residents, Penguin Dindim has been swimming thousands of kilometers each year from Patagonia to the Ilha Grande in order to meet Pereira de Souza, who saved him from death in 2011.  PHOTOGRAPH BY Picture-Alliance / Barcroft Images London-T:+44 207 033 1031 E:hello@barcroftmedia.com - New York-T:+1 212 796 2458 E:hello@barcroftusa.com - New Delhi-T:+91 11 4053 2429 E:hello@barcroftindia.com www.barcroftmedia.com

ILHA GRANDE, BRAZIL - SEPTEMBER 05: Penguin Dindim stands in the courtyard of retired bricklayer Joao Pereira de Souza in the village of Proveta on September 05, 2016 on Ilha Grande island, Brazil.  According to former mason Pereira de Souza and local residents, Penguin Dindim has been swimming thousands of kilometers each year from Patagonia to the Ilha Grande in order to meet Pereira de Souza, who saved him from death in 2011.  PHOTOGRAPH BY Picture-Alliance / Barcroft Images London-T:+44 207 033 1031 E:hello@barcroftmedia.com - New York-T:+1 212 796 2458 E:hello@barcroftusa.com - New Delhi-T:+91 11 4053 2429 E:hello@barcroftindia.com www.barcroftmedia.com

ILHA GRANDE, BRAZIL - SEPTEMBER 05: Penguin Dindim is petted by retired bricklayer Joao Pereira de Souza in the village of Proveta on September 05, 2016 on Ilha Grande island, Brazil.  According to former mason Pereira de Souza and local residents, Penguin Dindim has been swimming thousands of kilometers each year from Patagonia to the Ilha Grande in order to meet Pereira de Souza, who saved him from death in 2011.  PHOTOGRAPH BY Picture-Alliance / Barcroft Images London-T:+44 207 033 1031 E:hello@barcroftmedia.com - New York-T:+1 212 796 2458 E:hello@barcroftusa.com - New Delhi-T:+91 11 4053 2429 E:hello@barcroftindia.com www.barcroftmedia.com

ILHA GRANDE, BRAZIL - SEPTEMBER 05: Penguin Dindim stands in the courtyard of retired bricklayer Joao Pereira de Souza in the village of Proveta on September 05, 2016 on Ilha Grande island, Brazil.  According to former mason Pereira de Souza and local residents, Penguin Dindim has been swimming thousands of kilometers each year from Patagonia to the Ilha Grande in order to meet Pereira de Souza, who saved him from death in 2011.  PHOTOGRAPH BY Picture-Alliance / Barcroft Images London-T:+44 207 033 1031 E:hello@barcroftmedia.com - New York-T:+1 212 796 2458 E:hello@barcroftusa.com - New Delhi-T:+91 11 4053 2429 E:hello@barcroftindia.com www.barcroftmedia.com

Rrihte dhe përdhunonte gruan, arrestohet shqiptari

Posted: 27 Sep 2016 12:54 PM PDT

Një dhunë që zgjati për vite me radhë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare rumune, e cila rrihej barbarisht dhe dhunohej seksualisht nga burri i saj.

Autori është një 32-vjeçar shqiptar, që është arrestuar nga policia italiane në Giugliano.

Sipas mediave italiane çifti kishte dhe dy fëmijë. Shqiptari është arrestuar në momentet që pasi e kishte dhunuar gruan e kishte ndjekur jashtë banesës me një kaçavidë për ta vrarë.

Kapiteni Antonio De Lise, duke folur për mediat, ka thënë se gruaja ishte në skllavërim prej vitesh./tvklan

Cila ngjyrë e dominosë është më e shpejtë? (Video)

Posted: 27 Sep 2016 12:52 PM PDT

"The Amazing Domino Race" (Gara e mahnitshme e dominosë) është një video-kuiz i lezetshëm, ku duhet t'ia qëlloni se cila ngjyrë do të jetë e para që do ta prekë vijën e finishit.

E verdhë, rozë, e gjelbër, portokalli, apo e kaltër?

Provojeni!

Gashi: Qeverisja e Mustafës joefektive si ajo e Bajram Kosumit

Posted: 27 Sep 2016 12:47 PM PDT

Analisti Astrit Gashi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se qeverisja e kryeministrit Isa Mustafa i ngjason me atë të ish kryeministrit Bajram Kosumi, për nga mungesa e rezultateve.

Ai ka deklaruar se kjo është qeverisje pasive, që nuk krijon zhvillim ekonomik, por përkundrazi ka bërë që Kosova të shënojë hapa prapa në këtë sferë, njofton Klan Kosova.

“Sot i patëm dy diskutime me miq, i krahasuam se cila qeveri ishte e ngjashme me atë të Isa Mustafës, dhe na doli që ishte ajo e Bajram Kosumit. Në anën tjetër as ajo qeveri nuk kishte shumë skandale, përveç një me avion. Por kjo qeveri nuk bën asgjë dhe nuk ka skandale kur nuk ka punë”.

“Pra kemi një qeverisje të tillë që është pasive, e cila nuk kryen asnjë punë dhe nuk gjeneron zhvillim ekonomik, gjë e cila ka qenë pritja ime më e madhe. Përveç kësaj kemi edhe rënie të investimeve të huaja. Unë di që të gjithë mund të thonë që më ka penguar ky apo ai, pra opozita, por ky nuk është argument. Nuk është se po kënaqem që qeveria nuk po funksionon, por më vjen keq. Unë personalisht pritje më të mëdha ndaj Isa Mustafës kisha në fushën e ekonomisë, por, a i ka realizuar? Jo.”

Gashi ka thënë se edhe nëse shkohet në zgjedhje, politikanët nuk kanë tendencë që këtë ta bëjnë për hir të vendit.

“Nuk besoj që këto parti, shkojnë në zgjedhje me tendencën që t’i sjellin Kosovës dicka të mirë. Sipas kërkesave që ka Kadri Veseli, atij më shumë i konvenon të shkohet në zgjedhje. Kjo na kthen në një pikë që është një mësim për të ardhmen. Nuk ka më me qenë kryeministër, një kryetar i një partie. Vitet po shkojnë dhe ne s’po shohim lëvizje. Përpjekjes për të ndërruar ministrat, i duhet shumë kohë. Mesa kam kuptuar kryetari i PDK- nuk kërkonte ndërrim të ministrave, por do ndërrim të mendësisë qeverisëse”. /klankosova.tv

Related Posts :