Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Isufi për kthimin në Kuvend: Punët do të kryhen brenda, marrëveshjet nuk kalojnë” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Isufi për kthimin në Kuvend: Punët do të kryhen brenda, marrëveshjet nuk kalojnë” plus 24 more


Isufi për kthimin në Kuvend: Punët do të kryhen brenda, marrëveshjet nuk kalojnë

Posted: 09 Sep 2016 02:58 PM PDT

Sonte në Ballë për Ballë i ftuar ishte nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.

Isufi ka treguar për kthimin e partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

"Kemi pas qëndrim në rastet kur janë temat e rëndësishme për vendin kemi thënë se do të kthehemi në Kuvend, siç ka qenë Demarkacioni, Asociacioni, ose edhe për ndonjë vizitë të rëndësishme".

"Është vullnet i deputetëve, megjithatë është kohë të kryhen punë në Kuvendin e Kosovës".

"Ne misionin tonë e kemi kryer, kur është hequr Demarkacioni nga Kuvendi".

"Ata thonë se ky projektligj do të kthehet, por e dinë se nuk i kanë votat".

"Është detyrë e Qeverisë ta shkarkoj komisionin aktual të Demarkacionit dhe të bëj një marrëveshje me të gjitha ata që e kanë kundërshtuar këtë komision dhe të sjellin një marrëveshje të re".

Ahmeti ka treguar edhe për atë se a do të shkonin në një takim të ftuar nga kryeministri Isa Mustafa për të diskutuar rreth çështjes së Demarkacionit.

"Do të shkojmë sikurse kryeministri të tërhiqet, ai po thotë hajde të bisedojmë, por unë e kam qëndrimin tim".

Ndërsa më tutje ai ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

"Ata mund të formojnë edhe 10 ekipe për Asociacionin, por ata e kanë parë se asgjë që e dëmton Kosovën nuk do të kalojë".

"Ka kaluar koha, kur ata e kanë manipuluar popullin".

"Kjo qeveri po tregon se nuk meriton të ekzistojë. Në këtë moment më e mira kish qenë të jap dorëheqje kryeministri. Kjo qeveri ka treguar se është e papërgjegjshme".

klankosova.tv

 

Sëmundja e lopëve, a duhet konsumuar mishi?

Posted: 09 Sep 2016 02:33 PM PDT

Në Lidhje Direkte në emisionin  Ballë për Ballë u diskutua lidhur me sëmundjen e lopëve dhe konsumimit të mishit.

Meqë festa e Kurban Bajramit është javën e ardhshme dhe qytetarët therin kurban, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci tregoi se nëse therja bëhet nëpër vende të autorizuara atëherë nuk ka fare rrezik.

Ai gjithashtu tha se kjo sëmundje e gjedheve nuk prek njerëzit.

"Sëmundja e tillë nuk është e rrezikshme për njerëzit, por për kafshët. Ajo prek vetëm kafshët nuk prek llojet e tjera, vetëm bartet nga kafshët tek kafshët".

"Për të gjitha ato therje të cilat realizohen në thertore të autorizuara nuk ka vend për shqetësim dhe ato produkte mund të përdoren".

"Në thertoret e autorizuara do të jenë të pranishëm inspektorët. Në këtë drejtim në koordinim edhe me inspektorët e komunave do të jemi prezent në thertoret e autorizuara".

Gjinovci u shpreh se e gjithë vendi është prekur nga kjo sëmundje e gjedheve, mirëpo tregoi se nga cilat vende pati më shumë ngordhje të kafshëve.

"Qysh nga fillimi e kemi paraqitur situatën, nuk është gjendja alarmante, por ka përhapje të sëmundjes në pjesën më të madhe të vendit. Tani si më e përfshirë është Komuna e Kaçanikut, por edhe rrafshi i Dukagjinit  si Istogu dhe Deçani që kanë edhe numrin më të madh të kafshëve të ngordhura".

Ai ka treguar se numri i kafshëve të ngordhura po rritet dita – ditës.

"Statistikat ndryshojnë nga dita në ditë, deri më tani janë mbi 150 kafshë që janë të ngordhura në nivel vendi, statistikat ndryshojnë dhe mund të sillet edhe më shumë pas festës mund të kalojë në 200".

Por ai ka treguar se kur do të fillojë vaksinimi masiv i gjedheve.

"Vaksinimi masiv do të fillojë javën e ardhshme, do të jemi të përgatitur për vitin në vijim. Do të jemi të kujdesshëm në sigurimin e vaksinave dhe do të veprojmë me kohë", ka thënë Gjinovci.

Pse dieta është më e rëndësishme se ushtrimet?

Posted: 09 Sep 2016 02:30 PM PDT

Për shumë vite stërvitjet janë përkrahur si mjeti më efektiv për humbjen e peshës.

Një regjim i qëndrueshëm është sigurisht shumë i rëndësishëm për të rritur produktivitetin dhe lehtësimin e stresit, por në fakt dieta është shumë e rëndësishme për humbjen e peshës tuaj, transmeton Klan Kosova.

Nëse ju nuk janë të bindur, këtu janë arsyet kryesore pse dietë është më e rëndësishme se stërvitjet; vetëm ushtrimet nuk mund të largojnë peshën tuaj dhe ato shpesh e rrisin oreksin tuaj.

5-së vjeçari bie nga ballkoni, në gjendje kritike

Posted: 09 Sep 2016 02:25 PM PDT

Një fëmijë 5 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të tretë i banesës së tij në Tiranë, duke marrë dëmtime serioze.

Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re të kryeqytetit dhe vogëlushi është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje kritike.

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia./Albeu.com

Specat e Rahovecit shijohen edhe në Europë (VIDEO)

Posted: 09 Sep 2016 02:13 PM PDT

Në pranverë disa kosovarë që kanë ara vendosin që për të mbjellin speca.

Kështu, gra e burra e ndonjëherë edhe fëmijë angazhohen që gjatë muajve të pranverës e verës që rendimenti të jetë sa më i  lartë, njofton Klan Kosova.

Ndonëse specat kultivohen në gjithë Kosovë, qoftë për nevoja familjare e qoftë për treg, tokën më të begatë e ka Krusha e Madhe.

Halli i bujqve që kultivojnë specin është sigurimi i tregut.

Në fakt regjistrimet e fundit të bëra më 2013 për këtë kulturë bujqësore, tregojnë se Kosova ka prodhim prej 72 mijë e 928 tonë, ndërkaq për të përmbushur kërkesat vendore u importuan 9.890 ton spec të freskët dhe 503 ton të tjerë.

Kërkesa për specat e Krushës së Madhe në Rahovec ka edhe nga vendet e BE-së.

Aktualisht një kilogram në Krushë shitet nga 20 cent në tregjet e hapura.

Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Arejta Dragaj.

Itali: Sekuestrohen rreth 4 ton marijuanë, në pranga 9 shqiptarë

Posted: 09 Sep 2016 02:11 PM PDT

Tre tonelata e 800 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga ushtarakët e Guardia di Finanza të Leçes, në Itali, të cilat kanë vënë në pranga 11 persona, 9 prej të cilëve shqiptarë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave arrestimet janë kryer në dy operacione të ndryshme, të realizuara pak orë njëra nga tjetra, në fshatrat e Leçes dhe në lokalitetin Çerano të Brindizit.

Në rastin e parë, në një shtëpi të braktisur në Xhorxhilorio, ushtarakët kanë sekuestruar sasinë prej 2 tonelata e 720 kg marijuanë dhe kanë vënë në pranga 6 persona, 4 shqiptarë e 2 italianë, shkruan Top Channel.

Mediat e vendit fqinj, që citojnë burime zyrtare nga GDF, shtojnë se shtëpia e braktisur ishte pajisur me telekamera.

Pak më vonë, në një rrugë përgjatë vijës bregdetare në Çerano është ndaluar një makinë tip "Fiat Iveco", në bordin e të cilës janë gjetur 1 ton e 200 kg lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë dy personat që ishin në bord dhe tre të tjerë që i shoqëronin me një makinë tjetër tip "Toyota Yaris". Të 5 të arrestuarit janë shtetas shqiptarë.

Miqësia me ish-at tregon shumë për personalitetin

Posted: 09 Sep 2016 02:04 PM PDT

Sipas hulumtimit të Univresitetit Oaakland, njerëzit të cilët kanë tipare të personalitetit më manipulues dhe shfrytëzues – kanë tendencë të mbesin miq me ish të dashur/at e tyre për arsye qoftë praktike por edhe seksuale.

Ata pytën 350 persona se cila mund të ishte arsyeja për të qëndruar miq me ish-at. Përgjigjet e tyre ishin nga më të ndryshme si për shembull: "Ai/ajo ishte dëgjues i mirë", "Dëshiroja t'i merrja para", "Ne bëjmë seks ndonjëherë".

Më pas hulumtuesit pyetën një grup tjetër prej 500 personave për t'i listuar sipas rëndësisë të gjithë përgjigjet e këtyre 350 personave të parë, se cila do të ishte arsyeja më e fuqishme që ata të vazhdonin të mbesnin miq me ish-at e tyre.

Në fund, grupi prej 500 personave iu nënshtruan testit të personalitetit që të matet kështu ana e errët e karakterit si dhe sinqeriteti i tyre.

Rezultatet treguan se ata pjesëmarrës të cilët kishin tipare të karakterit më të errët, kishin më shumë tendencë që për arsye pragmatike të qëndronin miq me ish-at e tyre. Por personat të cilët kishin rezultate më të ulëta sa i përket sinqeritetit, kishin më shumë tendencë që arsyeja pse duhet të qëndronin miq me ish-at e tyre është për shkaqe seksuale.

Por sipas hulumtueseve nëse dy persona të cilët ishin në lidhje vazhdojnë të jenë miq, nuk do të thotë që duhet me patjetër të ndërpresin miqësinë e tyre. Ata sugjerojnë se nëse miqësia e tyre funksionon si duhet dhe i bënë të lumtur, atëherë ata duhet të vazhdojnë të jenë të tillë.

Mirëpo sipas tyre, nëse e keni vënë re që ish-i juaj vjen tek ju vetëm kur ka dëshirë ai ose ajo, ose kur pranë jush është një person tjetër atëherë ju duhet t'i thirrni mendjes. Kjo sipas hulumtueseve mund të jetë një shenjë që personi me të cilin keni qenë në lidhje nuk është fare stabil dhe ju duhet të ndërprisni çfarëdo lidhje që keni me të.

Bebe Rexha shkund Tiranën

Posted: 09 Sep 2016 02:00 PM PDT

Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj "live", mbajtur në sheshin "Nënë Tereza" të premten në mbrëmje.

Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura.

Bebe Rexha performoi "Take me home" e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.

"Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s'e di si i thoni në gjuhën letrare", tha ajo, shkruan Top Channel.

"I can't stop drinking about you" dhe "Hey mamma" ndezën edhe më shumë atmosferën në sheshin "Nënë Tereza".


Krahas Bebe Rexhës, i ftuar special i mbrëmjes ishte edhe DJ me famë ndërkombëtare Fatboy Slim, i cili miksoi disa nga hitet e tij më të njohura.

Raporti i UEFA-s, reagon Bode: Shpifje të ulëta e denigruese

Posted: 09 Sep 2016 02:00 PM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka reaguar pas publikimit në media të raportit të UEFA-s, ku përmendet edhe emri i tij si i përfshirë në trukimet e ndeshjeve nga ana e Skënderbeut, që çoi në pezullimin për 1 vit të skuadrës korçare nga kompeticionet europiane, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Bode mohon të ketë lidhje me trukime ndeshjesh apo privatizimin e skuadrës së Skënderbeut, ndërsa e cilëson të turpshme përmendjen e emrit të tij në këtë raport.

Reagimi i plotë i deputetit Ridvan Bode

I habitur dhe i indinjuar, mësova nga mediat se është përmendur emri im, Ridvan Bode, në justifikimin e një vendimi për dënimin e klubit të futbollit “Skënderbeu” me pezullim nga pjesëmarrja në kompeticionet e ligës europiane të futbollit.

Për opinionin publik dua të sqaroj se:

1- Nuk kam qenë asnjëherë financues, donator apo anëtar bordi në asnjë organizim shoqëror, kulturor apo sportiv në Shqipëri apo jashtë saj.

2 – Si fans futbolli dhe veçanërisht i klubit të futbollit Skënderbeu, kam dhënë mbështetjen time nga shkallët e stadiumit siç bëjnë mijëra sportdashës. Asnjëherë nuk kam kontaktuar për të influencuar në ecurinë e futbollit e as drejtuesit e klubit, as trajnerin apo lojtarë. Kurrë nuk jam takuar apo biseduar për ndeshje apo rezultate me presidentë, trajnerë apo lojtarë të asnjë ekipi futbolli.

3 – Nuk kam lidhje me privatizimin e klubit të futbollit Skënderbeu (me sa di ai nuk është i privatizuar). Klubi ka qenë në pronësi të bashkisë ku kryetar ka qenë zv.kryeministri aktual dhe çdo procedurë transformimi apo privatizimi kryhet nga Bashkia Korçë.

4- Nuk kam privatizuar ndonjë lotari sportive shtetërore, pasi nuk ka patur të tilla. Është dhënë me ligj licenca e Lotarisë Kombëtare që nuk ka të bëjë me baste sportive.

5 – Shpreh indinjatën time për përfshirje në një material të tillë, të prezumuar jo politik, të akuzave dhe konsideratave politike të eksponentëve të qeverisë aktuale të bëra ndaj meje. Për sa më sipër do të ndjek ligjërisht shpifjet e ulëta e denigruese ndaj meje në të gjitha instancat kompetente.

P.S. Nuk jam njohur me asnjë material zyrtar. Reagimi im bazohet në sa është shkruar në media.

Ridvan Bode

Koreja Veriore testoi armë nukleare, paralajmërohen sanksionet

Posted: 09 Sep 2016 02:00 PM PDT

Barack Obama, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dënuar testimet nukleare të Koresë së Veriut të Premten, duke thënë se këto veprime, përbëjnë kërcënim për sigurinë regjionale dhe për paqen ndërkombëtare, dhe ka thënë se do të angazhohet për sanksione të reja kundrejt Koresë Veriore.

"Që të jemi të qartë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e pranojnë dhe s'do ta pranojnë kurrë Korenë e Veriut si një shtet nuklear", ka thënë Obama në një deklaratë, ku po ashtu thuhet se Korea Veriore, është i vetmi vend që i ka testuar armët nukleare në këtë shekull.

Koreja Veriore, që të premten ka testuar armët nukleare, po ashtu ka marrë vërejtje edhe nga aleati i saj kryesor Kina.

Presidenti amerikan, ka thënë se ka folur në telefon me liderët e Koresë Jugore dhe të Japonisë, me të cilët ka rënë dakord që të bashkëpunojë në hapa të mëtutjeshëm.

"Ne do të ndërmarrim hapa të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe sanksione të reja, për t'i treguar Koresë së Veriut se ka konsekuenca në veprimet e jashtëligjshme dhe të rrezikshme", ka thënë Obama, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

 

Deputetja e LSI-së: Tre arsyet e kaosit në universitete

Posted: 09 Sep 2016 01:45 PM PDT

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, deklaroi në studion e Ora News, se kleçka e ligjit të ri për arsimin e lartë do të ishte zbatimi i tij.

Ajo tha se kishte zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila kishte premtuar zgjidhje të problemit. Ajo deklaroi se mbase ishte i parakohshëm zbatimi i ligjit në fjalë.

"Shqetësimi ka qenë i madh dhe totalisht i justifikuar. Ndoshta ishte i parakohshëm zbatimi i këtij ligji. Nuk është e drejtë që gjimnazistëve t'i ndryshon rregullat gjatë një procesi. Në fakt kjo duhet të ndodhte për ata që filluan vitin e parë dhe mund t'u jepje informacion.

E dyta mos nxjerrja në kohë e akteve nënligjore që do ta bënte të zbatueshëm ligjin në mënyrë të drejtë. Pati vonesa shumë të mëdha në këtë drejtim. Ka pasur vështirësi për shkak se ligji ka ndryshuar çdo gjë, por mbase duhet të sillte reflektimin se ky nuk ishte momenti i duhur për zbatimin e këtij ligji.

 E treta ka të bëjë me faktin se ne ndryshuam në total ligjin për arsimin e lartë, ndërkohë që ligjin për arsimin parauniversitar e lamë të paprekur në pikën më kyçe të saj që lidhet me arsimin e lartë që ka të bëjë me provimet e maturës shtetërore. E gjithë kjo solli këtë kaos" – tha ajo, shkruan lapsi.al

Burra, mbajtja e telefonit celular në xhep e shkatërron spermën

Posted: 09 Sep 2016 01:42 PM PDT

Pavarësisht se ekziston frika nga radioaktiviteti që përçojnë telefonat celularë, shumica prej nesh ende i mbajmë këto pajisje në xhepat e xhinseve.

Mirëpo një studim i ri paralajmëron se mbajtja e telefonit celular në xhep, posaçërisht nga ana e burrave, ka pasoja të parikuperueshme.

Nga analizimi sistematik i 21 studimeve mbi radioaktivitetin e telefonave celular afër organeve gjenitaleve të meshkujve, nëse pajisja mbahet për një kohë të gjatë në xhep, shkatërrohet cilësua e spermatozoideve, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Sulmohen dy gra, kishin veshur pantallona të shkurtra

Posted: 09 Sep 2016 01:38 PM PDT

Dy familje në Francë, janë bërë viktima të një sulmi teksa po shëtisnin me biçikleta. Arsye për sulmin, ka qenë fakti që gratë e familjes kishin veshur pantallona të shkurtra, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Sulmi që ka ndodhur në portin e qytetit Toulon, derisa dy çifte bashkë me fëmijët e tyre po vozisnin biçikleta, është kryer nga një grup tinegjerësh.

Ata gjatë sulmit kanë bërtitur duke i thënë fjalët: "Kurvë e ndyrë, zhvishu krejt më mirë".

Në këtë incident janë përfshirë burrat e grave që janë ngacmuar, duke u rrahur me tinegjerët.

Dy anëtarë të këtij grupi, një 17 vjeçar dhe një tjetër 19-të, janë arrestuar.

Kjo ngjarje, ka ndodhur menjëherë pasi qytetet bregdetare të Francës, e ndaluan veshjen e burkinive për gratë myslimane në plazh, gjë që nxiti shumë debate dhe kritika brenda dhe jashtë Francës.

 

Nxënësit vjedhin artefakte nga kampi Auschwitz

Posted: 09 Sep 2016 01:36 PM PDT

Dy adoleshentë britanikë kanë vjedhur disa butona dhe një qethës flokësh të ndryshkur nga kampi Auschwitz.

Nxënësit, janë shprehur se ata i kanë marrë ato artefakte për t'ua treguar udhëzuesit të tyre, transmeton Klan Kosova.

Ata kanë mohuar akuzat se kanë vjedhur këto objekte me rëndësi të veçantë gjatë vizitës shkollore që i kanë bërë këtij kampi famëkeq në qershor të vitit 2015.

Items allegedly taken from the Auschwitz death camp

Kur aktiviteti në rrjetet sociale “shfaqet” në fytyrë (FOTO)

Posted: 09 Sep 2016 01:30 PM PDT

Rrjetet sociale çdo ditë e më shumë po kanë ndikim në jetën reale.

Madje tani pothuajse është duke u zhdukur vija në mes të realitetit virtual dhe atij të jetës së përditshme. Njerëzit postojnë pothuajse për çdo detaj të jetës së tyre në këto rrjete duke e bërë jetën private çdo herë e më shumë publike, transmeton Klan Kosova.

Por çfarë do të ndodhte nëse aktivitetin që keni në rrjete sociale ta shpërfaqni në fytyrë?

Artisti John Vuvi i ka bërë vizatuar modelet e tij në fytyrë, ato çfarë ato kanë në rrjete sociale.

Pra numrin e postimeve, pëlqimet, komentet dhe aktivitet e tjera që bëjnë në rrjete sociale.

Më poshtë mund t'i shikoni fotografitë se si do dukeshit sikur aktiviteti në rrjete sociale të ju shfaqej si tatuazh në fytyrë.

 

Aktorja e “Grey’s Anatomy” rrihet nga i dashuri

Posted: 09 Sep 2016 01:30 PM PDT

Aktorja australiane nga seriali Grey's Anatomy, Melissa George,  është pranuar në spital të mërkurën në mëngjes pasi është sulmuar nga i dashuri i saj, Jean David Blanc.

Të premten aktorja është parë duke dal nga stacioni i policisë në Paris, transmeton Klan Kosova.

Aktorja e cila ka edhe dy djem me të dashurin e saj, Jean David, të mërkurën ka shkuar në spital dhe kishte dhimbje në fytyrë.

"Në bazë të deklaratave të aktores ajo ishte sulmuar nga i dashuri i saj", shkruar M6info.

Çifti për herë të parë u takuan në vitin 2011 në BAFTA dhe një vit më vonë filluan lidhjen.

Ata u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, Raphael në shkurt të vitit 2014 dhe pritën fëmijën e dytë, Solal, në nëntor të vitit të kaluar.

Shocking:  Melissa was taken to Cochin hospital in Paris after turning up at the police station at around 3am on Wednesday morning and was seen back at the police station on Friday 

 Reports M6info the next day: ' According to statements by the actress ... she was assaulted by her companion.

 

Qeriqi kritikon Qeverinë për pensionet e veteranëve

Posted: 09 Sep 2016 01:14 PM PDT

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së ka kritikuar Qeverinë për pensionet e veteranëve të UÇK-së.

Ai ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se "Qeveria le të diskutoj me drejtor bordesh e agjencish të ndryshme të cilët marrin deri në katër mijë, pesë mijë euro dhe të merr vendime për uljen e pagave të tyre".

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë.

Paralajmërimet e fundit të qeverisë republikës të Kosovës, se duhet të diskutohet për ndryshimet rreth pensioneve të veteranëve të UÇK-së do të sjellin situata të pakëndshme, sepse në këtë drejtim nuk do të diskutojmë fare me ta,dhe nuk do të pranojmë asnjë diskutim që dëmton interesat dhe të drejtat e veteranëve.

Qeveria le të diskutoj me drejtor bordesh e agjencish të ndryshme të cilët marrin deri në katër mijë, pesëmijë euro dhe të merr vendime për uljen e pagave të tyre. Poashtu le të diskutoj me përfaqësuesit e institucioneve që tu a ulë mëditjet dhe të bëj shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme.

Në vend të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për këtë kategori ata planifikojnë uljen e pensioneve se po ju duken që u bënë çirak veteranët me 170 euro.

Ne jemi të vendosur dhe të paluhatshëm në qëndrimet tona dhe me asnjë çmim nuk do të tërhiqemi.

Sergi Roberto zëvendësimi perfekt për Alvesin

Posted: 09 Sep 2016 01:12 PM PDT

Shumë fansa të Barcelonës e kanë shtruar pyetjen, se pse ekipi i tyre i preferuar nuk po e shet Sergi Roberton.

Mirëpo është trajneri Luis Enrique ai që gjithmonë ka pasur besim në katalanasin e ri, dhe nuk e ka larguar kurrë nga ekipi.

Talenti ishte gjithmonë pjesë ekipit, që kur Pep Guardiola në vitin 2011 pati thënë: "Sergi Roberto është një lojtar për të cilin Barcelona do të ketë nevojë në vitet e ardhshme. Kur ai të eksplodojë, do të ngeleni të befasuar".

Tani ai po shihet si zëvendësimi ideal për Dani Alves, që u largua nga Barcelona për t'iu bashkuar Juventusit, pas tetë sezoneve të suksesshme në Camp Nou, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

"Sergi Roberto është një lojtar i shkëlqyer. Ai është më shumë se futbollist, për shkak se luan perfekt sa herë që ia kërkoj", ka thënë trajneri Luis Enrique.

Filterat e Snapchat tani edhe në jetën reale (FOTO)

Posted: 09 Sep 2016 01:04 PM PDT

Shumica nga modelet të cilat u paraqitën në sfilatën e modës së Desigual në javën e modës në New York, kishin dukje tërësisht natyrale.

Ato kanë sfiluar në pistë pa grim fare. E vetmja gjë që ishte vendosur në fytyrat e tyre ishte kremi i fytyrës.

Tërë kjo ishte inspiruar nga hashtag-u në rrjetet sociale #NoFilter.

Megjithatë, ajo çka ishte edhe më interesante ishin pesë nga modelet tek të cilat ishin vendosur filterët e rrjetit social Snapchat.

Këto sfiluan në pistën e Desigual të grimuara dhe të rregulluar sipas filtrave që ofron Snapchat.

Për më shumë shikoni fotot më poshtë.

 

 

Haliti i sigurt se Demarkacioni shkon në arbitrazh

Posted: 09 Sep 2016 01:03 PM PDT

Xhavit Haliti, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike, ka thënë se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, do të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

"Meqë kjo çështje është shtyrë shumë, po besoj që do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Në arbitrazh, nuk do të ketë shumë ndryshime". Ka thënë Haliti për Radiotelevizionin Publik të Kosovës.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh sepse do ta kalojnë në Kuvendin e Kosovës, pasi vija e kufirit është në rregull.

Mënyra si të grimoheni pa gabime (FOTO)

Posted: 09 Sep 2016 01:01 PM PDT

Shumë grave iu pëlqen të grimohen, kurse disa prej tyre mendojnë që grimi është thjesht humbje kohe.

Por ka të tilla të cilat grimin e vendosin në mënyrë të gabuar, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund t'i shikoni se cila është mënyra e duhur e cila e gabuar për të vendosur grim.

Urdhëroni një dozë dashurie nga Alban Skenderaj

Posted: 09 Sep 2016 01:00 PM PDT

Një dashuri të madhe ai nuk ka vetëm për muzikën, por edhe për më të vegjlit e kësaj botë.

Këngëtari Alban Skenderaj, që kur është bërë baba vetë, duket të jetë më i ndjeshëm edhe ndaj fëmijëve të tjerë.

Këtë e ka dëshmuar me publikimin e një videoje në profilin e tij në Instagram, ku paraqiten disa fëmijë nga përditshmëria e tyre, transmeton Klan Kosova.

Urdhero nje doze dashurie 😄😍

A video posted by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Ai dhe gruaja e tij Miriam Cani, kanë një vajzë të vogël të cilën e pagëzuan me emrin Ameli.

Ajo tani është rritur mjaftueshëm që të lahet me babin në pishinë, dhe këtë e kemi parë në fotografitë që Albani e Miriami publikuan në rrjetet sociale gjatë kësaj vere.

"Gjithmonë e sigurt në duart e babit", shkruan Albani në një postim në instagram.

Gjithmone e sigurte ne duart e babit 😊👼

A photo posted by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Mirmengjes nga une se Ameli eshte pak e zene duke lexuar lajmet 😊😇

A photo posted by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

 

 

Pesë shenjat e çrregullimeve hormonale

Posted: 09 Sep 2016 01:00 PM PDT

Problemet hormonale janë të zakonshme. Statistikat tregojnë se 80% e grave vuajnë nga çrregullimet hormonale për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit dhe progresteronit (hormone seksuale femërore). Meshkujt preken gjithashtu nga ky problem për shkak të niveleve të ulëta të testosteronit ose niveleve të larta të estrogjenit.

Këto janë 5 shenjat e çrregullimit hormonal që nuk duhet t'i injoroni:

Problemet me gjumin

Mungesa e gjumit, ose insomnia, është një efekt anësor i çrregullimit hormonal. Tek meshkujt ajo mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të testosteronit. Nivelet e testosteronit janë më të larta gjatë gjumit dhe kërkojnë të paktën 3 orë gjumë në ditë për të arritur kulmin. Por, mungesa e gjumit, mosha dhe problemet fizike mund të çojnë në ulje të niveleve të këtyre hormoneve.

Tek femrat, nivelet e ulëta të progesteronit mund të shkaktojnë probleme me gjumin. Ata shkaktohen sidomos para se të vijnë menstruacionet, prandaj femrat kanë probleme me gjumin gjatë ciklit menstrual.

Djersitje gjatë natës

Çrregullimi hormonal mund të çojë në mungesë të gjumit dhe djersitje gjatë natës. Nivelet e ulëta të progesteronit tek femrat bëjnë që trupi të përjetojë dominancë të estrogjenit, si vapë, djersitje gjatë natës dhe shtim në peshë.

Djersitjet gjatë natës tek meshkujt, nga ana tjetër, lidhen me nivelet e ulëta të testosteronit. Me kalimin e viteve, meshkujt fillojnë të humbasin 1% të testosteronit në vit pas 40 vitesh.

Lodhje

Gjumi i keq dhe djersitja gjatë natës mund të na çojnë në lodhje. Nëse ndiheni të lodhur edhe pasi keni bërë gjashtë orë gjumë, mund të jetë shenjë e çrregullimit hormonal.

Nuk keni dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale

Mungesa e dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale mund të jetë një shenjë e niveleve të ulëta të estrogjenit tek femrat dhe të testosteronit tek meshkujt. Nivelet e estrogjenit fillojnë të bien kur femrat hyjnë në fazën e menopauzës.

Shfaqje të akneve në fytyrë

Para ciklit menstrual dalin gjithmonë akne në fytyrë dhe kjo është diçka normale, por nëse aknet nuk hiqen për shumë kohë, atëherë mund të jetë ndonjë shenjë e problemeve hormonale./shendeti/

Policia prezanton sasinë e konfiskuar të arit dhe argjendit – 09.09.2016 -Klan Kosova

Posted: 09 Sep 2016 12:58 PM PDT

Fëmijët e fshatrave të Vushtrrisë, problem transportin në shkolla – 09.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 09 Sep 2016 12:58 PM PDT

Related Posts :