Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Ja sa kushton një bluzë që e veshë Rita Ora” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Ja sa kushton një bluzë që e veshë Rita Ora” plus 24 more


Ja sa kushton një bluzë që e veshë Rita Ora

Posted: 10 Sep 2016 01:50 PM PDT

Rita Orën, e njohim për një stil të veçantë.

Shpesh shfaqet elegante sikurse u paraqit në ndejën e Tom Ford në fillim të kësaj jave, e shpesh edhe me atlete sportive, disa prej të cilave i dizajnon edhe vetë për markën Adisas.

Të premten Rita Ora kishte zgjedhur pikërisht një pamje të tillë komode e sportive derisa aderoi nga Londra në New York.

Ajo kishte vënë një kapele të bardhë bejsbolli dhe kishte veshur një palë xhinse të bardha e një bluzë po ashtu të bardhë.

Bluza sportive që ajo ka veshur shkruan Daily Mail, kushton 168 dollarë dhe është e markës Supreme, e në pjesën e përparme ka një vizatim të "Shaolin Temple".

The white stuff: It was business as usual for the 25-year-old singer who headed straight into the recording studio after landing at Heathrow

Bright addition: A slick of bright pink lipstick and tinted sunglasses added an edge to the look

A i dëmton duart kërcitja e gishtërinjve? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Posted: 10 Sep 2016 01:50 PM PDT

Zakoni i famshëm që e kanë disa njerëz, kërcitja e gishtave, është menduar e thënë se është shumë i dëmshëm për duart, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Madje thuhej se nëse i kërcisni duart gjatë tërë kohës, ato do t'ju dridhen kur të plakeni.

Mirëpo sipas një studimi që është realizuar së fundmi, ka dalë të jetë e kundërta.

Pasi shkencëtarët kanë bërë disa studime, ka rezultuar e kundërta. Pasi janë vëzhguar personat që i kërcasin duart dhe ata që nuk i kërcasin, ka dalë se grupi i parë nuk kishte në fakt asnjë problem me duart.

Është konstatuar se në fakt ata që e kishin shprehi t'i kërcisnin gishtat, kishin lëvizshmëri më të mirë se sa ata që nuk i kërcisnin duart.

Kthimi i Ronaldos e gëzon Zidane

Posted: 10 Sep 2016 01:50 PM PDT

Zinedine Zidane e ka përshëndetur rikthimin e Christiano Ronaldo's në Real Madrid, pasi ai u kthye me një paraqitje të mrekullueshme duke shënuar edhe gol kundër Osasuna's, në ndeshjen që përfundoi me epërsi 5-1 për Real'in.

Ronaldo nuk ka luajtur për ekipin pasi kishte pësuar një lëndim serioz në gju në finalen e Kampionatit Europian në Francë.

"Shpresoj që ai të shënojë shumë gola. Ai po i thyen të gjitha rekordet një nga një dhe jam i sigurt se do ta arrijë golin e 100-të në Ligën e Kampionëve", ka thënë Zidane.

"Ai e ka atë prekjen magjike në rastet e mëdha. Gjithmonë krijon situata të rrezikshme dhe është mirë që e shënoi golin".

"Gjithmonë e dua Ronaldon me mua në ndeshje", ka thënë Zidane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Francë: Policia gjen një veturë të mbushur me gaz

Posted: 10 Sep 2016 01:46 PM PDT

Një veturë e mbushur me cilindra gazi është gjetur e parkuar jashtë një sinagoge në jug të Francës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Vetura e dyshimtë ishte zbuluar nga oficerët e policisë, në afërsi të sinagogës Bar Yohaye në Marsejë.

Në sinagogë kishte me dhjetëra vizitorë, për shkak se po merrnin pjesë në një ceremoni fetare të shtunën në mëngjes.

Kjo veturë e dyshimtë në Marsejë, është gjetur vetëm një javë pas një rasti të ngjashëm kur jashtë Katedrales së famshme Notre Dame në Paris, ishte gjetur një veturë po ashtu e mbushur me cilindra gazi.

Një grua xhihadiste ishte pronarja e veturës dhe po planifikonte një sulm terrorist në Notre Dame së bashku me të dashurin e saj 34 vjeçar.

Vetura e saj Peugeot 607, ishte gjetur në një zonë ku ndalohet parkingu në afërsi të Notre Dame, matanë lumit Sena.

Shpend Ahmeti: Të punojmë me ndalu këtë qeverisje

Posted: 10 Sep 2016 01:39 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar një status në profilin e tij ku ka thënë se të gjithë duhet të punojnë me ndalu sipas tij këtë qeverisje në Kosovë, njofton Klan Kosova.

"Mund të mos pajtohemi për rrugën përpara por besoj që shumica pajtohemi se kjo çka kemi sot është e dëmshme, është regresive dhe nuk mjafton".

"Të bashkohemi në kundërshtimin e së keqes e jo të ndahemi në formën e së mirës".

Evakuohet parku në SHBA, paralajmërohen të shtëna e kërcënime me bombë

Posted: 10 Sep 2016 01:28 PM PDT

Një park në Marlyland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është evakuuar për shkak se janë dëgjuar të shtëna armësh dhe ka pasur kërcënime se aty është vendosur një bombë.

Policia e shtetit ka marrë një telefonatë të shtunën pasdite, me paralajmërimin se ka një bombë brenda parkut, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Personi që ka njoftuar policinë në telefon, ka thënë po ashtu se do të ketë edhe të shtëna në njerëz.

Autoritetet kanë shkuar në parkun "Six Flags America", dhe u kanë kërkuar vizitorëve të largohen nga aty. Ky kërcënim ka ardhur në vigjilje të përvjetorit të 9-të shtatorit, ditës kur terroristët sulmuan Kullat Binjake në SHBA në vitin 2001.

Alaves shokon Barcelonën (VIDEO)

Posted: 10 Sep 2016 01:27 PM PDT

Ekipi Alaves e ka shokuar Barcelonën duke e mposhtur 2:1 në Camp Nou.

Deyverson ia dha epërsinë Alaves në  minutën 39, Jeremy Mathieu barazoi në minutën 47, ndërsa fitoren historike mysafirëve ua siguroi Ibai Gomez në minutën 64, transmeton Klan Kosova.

 

Kosova humb, Veseli ngrihet në këmbë

Posted: 10 Sep 2016 01:05 PM PDT

Kosova ka humbur sërish nga Sllovenia në garat kualifikuese për "Eurobasket 2017". Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 81-91.

Përkundër kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se gjithmonë duhet të mbështetën sportistët që e përfaqësojnë shtetin.

Ky është statusi i plotë i Veslit në profilin e tij në Facebook.

"Në Mitrovicë sonte bashkë me mijëra simpatizues bëra tifo për përfaqësuesen tonë në basketboll, e cila luajti shumë mirë ndaj Sllovenisë në sallën e sporteve në Mitrovicë".

"Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë. Forca Kosova".


Në këto situata vëllezërit dhe motrat e gjejnë vetën

Posted: 10 Sep 2016 01:00 PM PDT

Kush ka vëllezër dhe motra është me të vërtetë me fat.

Janë më të afërmit tuaj, vëllezërit dhe motrat e mbushin jetën tuaj me argëtim. Jeta juaj janë ata, transmeton Klan Kosova.

Përpos dashurisë së pakufishme, me ta gjithmonë krijohen edhe situata komike.














Aktori amerikan ndryshon pamje, mezi njihet

Posted: 10 Sep 2016 12:56 PM PDT

Aktori amerikan Vince Vaughn e ka rruar kokën dhe njerëzit s'po e njohin me këtë pamje të re prej qerosi.

Vince i cili zakonisht e ka kokën plot me flokë, po duket tejet ndryshe pa to, transmeton Klan Kosova.

Nuk ka shumë kohë që ai është parë me shumë flokë, mirëpo po thuhet se i ka prerë para pak ditësh.

Ai e ka rruar kokën për rolin e tij në filmin thriller Brawl in in Cell Block 99.

Kosova mundet nga Sllovenia, rezultati 81-91

Posted: 10 Sep 2016 12:53 PM PDT

Kosova ka humbur sërish nga Sllovenia në garat kualifikuese për "Eurobasket 2017".

Sllovenët ishin më me fat dhe ne fund arritën të kenë 10 pikë më shumë se kosovarët. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 81-91, ndonëse Kosova disa herë ishte në avantazh, njofton Klan Kosova.

Kosova ditë më parë ka humbur si vendas në ndeshjen kundër Ukrainës me rezultat 63:70 në Palestrën e Sporteve "Minatori" në Mitrovicë.

 

 

 

Walker: Sistemi politik në Kosovë nuk funksionon (VIDEO)

Posted: 10 Sep 2016 12:41 PM PDT

William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, ka thënë  se kriza aktuale në Kosovë dhe gjithë problemet që e shqetësojnë vendin, tregojnë se sistemi politik nuk po funksionon.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Walker ia atribuon përgjegjësinë jo vetëm politikanëve të vendit, sidomos qeverisë, por edhe problemeve të trashëguara nga ato që ai i quan gabime të organizatave dhe faktorëve ndërkombëtarë që kanë vepruar në vend që pas çlirimit. N

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Walker foli edhe për planin e tij për të organizuar diasporën shqiptare nga të gjitha vendet e Ballkanit, për të rritur ndikimin e tyre.

 

 

Më në fund vendoset për armëpushim në Siri

Posted: 10 Sep 2016 12:36 PM PDT

Qeveria siriane e ka aprovuar marrëveshjen për paqe ë u arrit të shtunën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, raporton agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, transmeton Klan Kosova.

Një armëpushim mbarëkombëtar po planifikohet të fillojë në mbrëmjen e së hënës, pas bisedimeve të gjata që u mbajtën në mes fuqive botërore në Gjenevë.

Ky medium shtetëror, ka bërë me dije se ndërprerja e luftimeve do të fillojë në Aleppo për arsye humanitare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur një marrëveshjes për Sirinë duke filluar me një armëpushim nga e hëna.

Sipas këtij plani, qeveria e Sirisë do të ndalojë luftërat në rajone të ndryshme që mbahen nga opozita.

Rusia dhe ShBA-të do të bashkohen për ta luftuar të ashtuquajturin Shtetin Islamik dhe luftëtarët e al-Nusras.

Njoftimi për marrëveshjen ka ardhur pas takimeve në mes në Sekretarit të Shtetit Amerikan, John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov.

Plani kërkon nga të gjitha palët e marrëveshjes që të "kryejnë obligimet e tyre", ka thënë Kerry.

Ndërsa Lavrov ka thënë se Rusia e ka informuar qeverinë e Sirisë rreth marrëveshjes dhe se ata "janë gati t'i plotësojnë detyrat e tyre"

Ministri rus po ashtu ka deklaruar se tani do të bëhet e mundur që "të ndahen terroristët nga forcat e moderuara opozitare".

 

 

Koha e lajthive – konsumoni ato për shumë dobi në trupin tuaj

Posted: 10 Sep 2016 12:30 PM PDT

Është koha e lajthive. Konsumoni ato sa të mundeni në këto kohë pasi kanë shumë dobi në trupin tuaj.

Jo vetëm thelbi, por edhe gjethet e trupi i saj mund të kurojnë trupin tuaj.

Image result for hazelnut

Përpos që është e mbushur me vitamina, thelbi i lajthisë preferohet edhe për organizma të dobësuar dhe për rata që janë anemikë si dhe për gratë shtatzëna, transmeton Klan Kosova.

Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë, ndërsa nga gjethet mund të qetësohen infeksionet e zorrëve dhe diarrea.

Image result for hazelnut

Gjethet e thara të lajthisë përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre.

Kështu mund ta ndihmoni 3 vjeçarin nga Podujeva që ka nevojë për transplant të veshkave

Posted: 10 Sep 2016 12:29 PM PDT

Besim Kurtollin djalin nga Podujeva i cili ka probleme te mëdha shëndetësore dhe ka nevoje për transplant te veshkave mund ta ndihmoni duke iu referuar të dhënave në fotografinë e mëposhtme.

14102457_854717517996129_3365481806868105381_n 14225554_854717457996135_2317241309726645174_n (1)

Ndërsa më poshtë njëri nga numrat e telefonit të Familjes Kurtolli.

044285259

 

PDK e LDK thonë se s’do ketë zgjedhje së shpejti

Posted: 10 Sep 2016 12:15 PM PDT

Problemet e brendshme të koalicionit qeverisës për ta votuar demarkacionin kanë vënë në pah edhe mundësinë që nëse kjo çështje nuk kalon, atëherë të mendohet shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Madje zërat për këtë temë janë shtuar pas 1 shtatorit, ani pse qëndrimet janë të ndryshme brenda partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës.

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti, thotë se Kosova në asnjë variant nuk është e gatshme për zgjedhje. Ndërsa kategorik kundër zgjedhjeve shprehet partneri i PDK-së në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përderisa vazhdojnë të këmbëngulin se dështimi i votimit të demarkacionit nuk do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shtuar shumë deklarimet e tyre rreth asaj nëse duhet të ketë zgjedhje. Ndonëse deklarimet e tyre janë të ndryshme, ata po i përmendin zgjedhjet goxha shpesh. I fundit është anëtari i kryesisë së kësaj partie Xhavit Haliti, i cili për dallim nga disa bashkëpartiakë të tij, ka thënë se Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje.

“Nuk shoh rrezik. Nëse ka zgjedhje, ka zgjedhje, por nuk e besoj se jemi të përgatitur as pozita e as opozita për zgjedhje. Unë mendoj se nuk është koha për zgjedhje dhe demarkacioni nuk është shkas përmes të cilit duhet të shkohet në zgjedhje”, ka theksuar Haliti.

Se koalicioni është i qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e zgjedhjeve vazhdon të këmbëngul partneri i PDK-së në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës. Arban Abrashi nga kjo parti thotë se demarkacioni nuk do ta çojë vendin në zgjedhje.

“Nuk mendoj se ka ndonjë çarje në koalicion. Koalicioni është më të vërtetë stabil. Demarkacioni është për çështje tjera, ashtu siç i ka përmend edhe kryeministri. Nuk besoj se do të ndodhin zgjedhjet dhe nuk ka kurrfarë indikacioni se për shkak të demarkacionit do të shkohet në zgjedhje”, ka theksuar Arban Abrashi.

Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme është aktualizuar shumë sidomos pas dështimit të votimit të demarkacionit më 1 shtator. Janë zyrtarët e lartë të PDK-së ata që ndonëse kanë qëndrime të ndryshme nuk e lënë pa e përmendur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve. /RTK

Nga përplasja e makinave në Lezhë, humb jetën 49 vjeçari

Posted: 10 Sep 2016 12:15 PM PDT

Një aksident rrugor është verifikuar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Kallmet, ku janë përplasur 2 makina dhe për rrjedhojë ka humbur jetën 1 person.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, aksidenti ka ndodhur në fshatin Rraboshtë, ku 49-vjeçari Shyqyri Balaj ka marrë lëndime të rënda, shkruan Top Channel.

Sipas burimeve, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që u përfshi në aksident, shtetasin A. Gjonoca.

Liverpooli shkatërron Leicesterin

Posted: 10 Sep 2016 12:01 PM PDT

Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion, pasi mposhti 4:1 Leicester Cityn në xhiron e katërt të Premierligës

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi mirë takimin ndaj Leicester Cityt, duke kaluar në epërsi pas 13 minutave lojë.

Rezultatin e kësaj ndeshje e zhbllokoi sulmuesi Roberto Firmino. Për 2:0 shënoi Sadio Mane në minutën e 31'të. Para se skuadrat të shkonin në pushim, Lucas Leiva bëri një gabim, duka ia mundësuar Jamie Vardyt të ngushtojë epërsinë në 2:1, shkruan albeu.com

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Liverpooli sërish tregoi se ishte më i mirë se kampioni i Premierligës, duke shënuar për 3:1 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfidoje.

Realizues ishte mesfushori, Adam Lallana, i cili në minutën e 56'të të ndeshjes shënoi golin përfundimtar të këtij takimi, pasi deri në fund, rrjetat nuk u tundën nga asnjëra anë.

Vdes gruaja e puthjes historike (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 12:01 PM PDT

Greta Zimmer Friedman, të cilën e puthi marinari në Times Square në New York të SHBA-ve në njërën nga fotografitë më ikonike të shekullit 20,  ka vdekur të enjten në Virgjinia.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj Joshua Friedman për Daily News, duke thënë se ajo ishte 92 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Friedman (c.), surrounded by family.

Friedman kishte qenë e sëmurë për një kohë të gjatë, por kohëve të fundit kishte marrë edhe pneumoni.

Roli i saj në fotografinë historike ishte shumë aksidental.

Në mëngjesin e 14 gushtit të vitit 1945, 21 vjeçarja Greta Zimmer thuhet se punonte si asistentë në një klinikë dentare. Tërë mëngjesin ajo kishte dëgjuar thashetheme se Japonia ishte dorëzuar, menjëherë pasi SHBA-të hodhën bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Në pasditen e asaj dite, ajo kishte shkuar në perëndim të qytetit për të kuptuar vetë se çfarë po ndodhte.

Sapo ajo kishte hyrë në Times Square, marinari George Mendonsa e kishte kapur dhe e kishte puthur, sepse ishte shumë i lumtur për përfundimin e luftës.

Fotografi Alfred Eisenstaedt e kishte kapur krejt rastësisht këtë moment dhe e kishte publikuar disa javë më vonë. Edhe Friedman edhe Mensonsa për dekada të tëra nuk e kishin ditur për imazhin.

Ishte autori e librit "The Kissing Sailor: : The Mystery Behind the Photo that Ended World War II", Lawrence Verria, që e vërtetoi se protagonistët e fotografisë ishin Friedman dhe Mendonsa.

An autographed copy of the now-iconic photo in which Greta Zimmer Friedman's smooch was immortalized.

Tre vjeçari nga Podujeva në nevojë për transplant të veshkave – 09.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 10 Sep 2016 11:57 AM PDT

Vetëvendosje: Po të ratifikohej Demarkacioni, do të bëhej luftë – 10.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 10 Sep 2016 11:55 AM PDT

Selmanaj: Mustafa me qasje të re rreth Demarkacionit – 10.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 10 Sep 2016 11:54 AM PDT

Serbi fillon ndërtimin e fermës, fqinjët shqiptarë kundërshtojnë – 10.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 10 Sep 2016 11:54 AM PDT

Hoti shijoi specat e Rahovecit, iu dukën djegës – 10.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 10 Sep 2016 11:53 AM PDT

Katedralja e Prishtinës meshë për Shën Terezën, shkojnë Mustafa e Abrashi – 10.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 10 Sep 2016 11:53 AM PDT

Related Posts :