Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Lipjan – Tre të vdekur në aksident (VIDEO)” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Lipjan – Tre të vdekur në aksident (VIDEO)” plus 24 more


Lipjan – Tre të vdekur në aksident (VIDEO)

Posted: 03 Sep 2016 02:32 PM PDT

Tre persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik, njofton Klan Kosova.

Aksidenti ndodhi në Lipjan këtë të shtunë.

Personi që dyshohet se e shkaktoi këtë aksident është arrestuar, njofton Klan Kosova.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

klankosova.tv

Përgatitjet për shenjtërimin e Nënës Terezë (VIDEO)

Posted: 03 Sep 2016 02:17 PM PDT

Kreu i Kishës katolike, Papa Françesku, doli edhe personalisht të shtunën për të vëzhguar se si po ecin përgatitjet e fundit për ceremoninë e shenjtërimit te humanistes Nënë Tereza.

Ndërsa fotografitë e kësaj të fundit nuk mungojnë në ballinën e katedrales më të shenjtë në botë për katolikët.

Nga afër edhe plotë qytetarë shohin se si organizimi brenda oborrit të katedrales po finalizohet.

Ndërkohë qe edhe sheshi i "Shën Pjetrit" është mbushur me turma pelegrinësh, njofton Klan Kosova.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.

 

klankosova.tv

Artistja që dëshmon se secila grua mund të bëhet mbretëreshë bukurie

Posted: 03 Sep 2016 02:04 PM PDT

Ju prezantojmë me Goar Avetisyan, një artiste grimi dhe stiliste flokësh nga Moska. Pavarësisht mshës së saj të re, 23-vjeçare, ajo tashmë karritur sukses të madh dhe është shndërruar në një yll të Instagramit më mbi dy milionë ndjekës.

Me ndihmën e grimit profesional dhe stilimit të flokëve, ajo i transformon klientët e saj në yje të vërtetë Hollivudi, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë ju sjellim fotografi të klientëve të saj para dhe pas, të cilat ajo i poston rregullisht në Instagram.

2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

 

Sherifi: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”

Posted: 03 Sep 2016 01:49 PM PDT

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shpenzimet financiare për koncertin e Nënës Terezë në Vatikan, një ditë para shenjtërimit të saj, do t'i pengonin edhe vet humanistes po të ishte gjallë.

Sipas Sherifit, ata që kanë bërë këtë organizim "nuk janë në mend", njofton Klan Kosova.

Ai madje ka shkruar se "Në shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë 'djajtë'".

Dihet së në koncertin për Nënë Terezën në Vatikan ishin figurat kryesore politike të Kosovës e Shqipërisë.

 

Shkrimi i plotë i Sherifit në Facebook:

Po të mund ta ngjallnim Nënën Terezë e me i tregua se sa paraja është harxhuar sonte për ta organizuar këtë koncert për nder të saj, besoj që bash horë e rezil do t'i kishte bërë!

Po a jeni në mend more? Po kush ju këshilloi të veproni kaq djallëzisht?

A mendoni se me spektakle të tilla vërtetë do ta nderoni Nënë Terezën, simbolin e humanizmit dhe solidaritetit me të varfrit?

Jo, o të mjerë! Kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë.

Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë.

Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t'i kishit mbledhur dhe t’ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo!

Spektakli i sotëm e vërtetoi edhe një herë se fatkeqësisht kauzat e të varfërve përvetësohen për shoë nga ata të cilët në vendet e tyre janë shkaktarë kryesorë pse miliona njerëz jetojnë në mjerim të skajshëm.

Nëse do të më duhej ta përmbyll këtë shoë me një fjali, do të thosha shkurt e shqip: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë "djajtë"!

klankosova.tv

 

Ilir Latifi mposhtet nga Ryan Bader (VIDEO)

Posted: 03 Sep 2016 01:13 PM PDT

Shqiptari i vetëm që është pjesë e platformës më të madhe në botë të luftëtarëve të arteve marciale UFC, Ilir Latifi, është mposhtur nga Ryan Bader, njofton Klan Kosova.

Bader, që u tregua më i përgatitur teknikisht se Latifi, arriti që me një "gju fluturues" ta vë në gjumë Latifin duke e nokautuar.

Latifi ishte përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe vinte nga dy fitore radhazi, ndërsa në anën tjetër Bader kishte humbur në dy ndeshjet e kaluara.

Por, nuk i ka ecur fare shqiptarit dhe në raundin e parë, derisa kishte kohë edhe 2:30 minuta deri në përfundim të tij, Latifi humbi meçin.

Një moment më herët Latifi kishte mundës ta kryente meçin dhe e nokautoi Bader, por amerikani arriti të këndellet dhe në fund edhe fitoi.

klankosova.tv

 

Koncerti i shenjtërimit të Nënë Terezës përmbyllet me himnin e saj (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 01:01 PM PDT

Koncerti në Vatikan për nder të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, u përmbyll me interpretimin e himnit të saj nga këngëtarja Inva Mula.

Kujtojmë se vargjet e kësaj vepre artistike të titulluar "Lamtumirë", ishin shkruar nga vetë Nënë Tereza në vitin 1928, gjatë rrugës që e kishte bërë nga Irlanda për në Kalkutë, njofton Klan Kosova.

Artistët shqiptarë në fund u duartrokitën fuqishëm nga të pranishmit në sallë, ku në mesin e tyre ishin edhe personalitete të njohura politike nga Kosova dhe Shqipëria, si Edi Rama, Sali Berisha, Kadri Veseli, Pal Lekaj, Jakup Krasniqi, etj.

inva 3 vatik vatxdfhxfdj

Kosova humb edhe ndeshjen e dytë, mposhtet nga Ukraina

Posted: 03 Sep 2016 12:54 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka humbur si vendas në ndeshjen kundër Ukrainës me rezultat 63:70, njofton Klan Kosova.

Kështu Kosova ka pësuar humbjen e dytë, në dy ndeshjet e para zyrtare për kualifikimet e Europianit të viti të ardhshëm.

Pas humbjes së thellë para disa ditësh nga Sllovenia si mysafir, tani janë mposhtu edhe në Palestrën e Sporteve "Minatori" në Mitrovicë.

Ndeshja ishte deri në momente e fundit e ngushtë dhe në çerekun e katërt ekipet shkuan me rezultat të barabartë në pushim, por më pas ukrainasit arritën që 10 minutëshin e fundit ta mbyllin 18:11 në favor dhe arritën fitore.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Bullgarisë, e cila po ashtu ka dy humbje, ndërsa Sllovenia favorite luan kundër Ukrainës, për kreun e grupit E, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

Durrës: Mbytet një 4 vjeçare në det, zhduket kushërira e saj

Posted: 03 Sep 2016 12:47 PM PDT

Një vajzë katër vjeçare është mbytur gjatë orëve të pasdites së të shtunës në plazhin e Durrësit, ndërsa ishte duke u larë së bashku me kushërirën e saj 18 vjeçare, e cila rezulton e zhdukur që prej orës 19:00, njofton Top Channel.

Mësohet se policia është njoftuar nga shtetasi M.H. 56 vjeç, pasi nuk po gjente mbesat e tij katër dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për t'u larë.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.

Policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeçe.

klankosova.tv

Loriku reciton poezinë e Nënës Terezë

Posted: 03 Sep 2016 12:44 PM PDT

Lorik Cana para të pranishmëve në Vatikan e ka recituar poezinë "Dua te kthehem në Shqipëri", poezi kjo që sipas tij është shkruar nga vetë Nënë Tereza vetëm tre javë para se të ndërronte jetë, transmeton Klan Kosova.

 

Portreti i Shakespeare po e humb mjekrën (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 12:32 PM PDT

Ta heqësh apo jo mjekrën, kjo është çështja.

Portreti i vetëm i William Shakespeare do t'i nënshtrohet një procesi rigoroz pastrimi, që mund të ndërhyjë në detajet më dalluese.

Galeria Kombëtare e Portreteve në Britani do të restaurojë pikturën për herë të parë që kur u krijua para 400 vitesh, dhe kjo mund t'i kushtojë mjekrën Shakespeare-it.

Sa ishte gjallë poeti, portreti është ndryshuar disa herë, duke i rritur flokët dhe duke i shtuar mjekrën, shkruan The Times, raporton anabel. "Mund të kemi një ndryshim dramatik", ka zbuluar drejtori teknik i kompanisë së restaurimit të arteve të bukura, Chris Bill.

Portreti besohet të jetë realizuar nga John Taylor, i cili është i vetmi i pikturuar duke parë Shakespeare-in nga afër që ka mbërritur në ditët tona. Ishte e para pikturë në Galerinë Kombëtare të Portreteve kur ajo u hap në vitin 1848.

sh2

Kosovë vs Ukrainë, rezultat i ngushtë kur ka mbetur edhe një çerek lojë

Posted: 03 Sep 2016 12:18 PM PDT

Derisa çerekut të tretë po vije fundit ndeshja e parë e Kosovës në gara zyrtare si vendëse kundër Ukrainës është bërë edhe më e ngushtë se në minutat e parë ta takimit.

Gjatë tërë ndeshjes është ndërruar epërsia, por diferenca në pikë ka qenë tërë kohën shumë e vogël, njofton Klan Kosova.

Kosovarët që ndeshjen po e zhvillojnë në palestrën Minatori në Mitrovicë kanë një përkrahje të madhe nga tifozët që kanë mbushur sallën.

Kosova ndeshjen e parë zyrtare, që e zhvilloi kundër Sllovenisë, e humbi, ndaj këtu me Ukrainën si vendëse po kërkon fitoren e parë në garat kualifikuese të FIBA-s për Kampionatin Europian.

Ka mbetur edhe çereku i katrat për t'u vendosur gjërat, ndërsa basketbollistët kosovarë po luftojnë me të gjitha forcat për arritjen e fitores.

klankosova.tv

 

Rita Ora shkëlqen me “What Child Is This” në Vatikan

Posted: 03 Sep 2016 11:57 AM PDT

Performancës së shumë artistëve shqiptarë në Vatikan, për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore – Rita Ora, njofton Klan Kosova.

E veshur me një fustan elegant me ngjyrë të zezë, i punuar nga dizajnerja kosovare Blerina Kllokoqi – Rugova, Rita shkëlqeu me këngën "What Child is This" në skenën brenda Bazilikës së Shën Palit në Vatikan, e shoqëruar nga Shkelzen Doli me violinë.

rita 2 ritaaaa

Daçiq: Shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në

Posted: 03 Sep 2016 11:51 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shumë ekstremistë që vinë nga Kosova e tani luftojnë në Lindjen të Mesme, janë të njëjtit që dikur luftonin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

"Serbia ka paralajmëruar për vite me radhë, shpesh pa sukses, rritjen e ekstremizmit islamik dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor. Shumë ekstremistë, të cilët tani janë duke luftuar në fushëbetejat e Lindjes së Mesme, janë të njëjtit që i ishin bashkuar të ashtuquajturës UÇK gjatë konfliktit në Kosovë", ka thënë Daçiq, derisa po merr pjesë në një takim joformal të ministrave të jashtëm të disa shteteve të BE-së dhe shteteve kandidate në Bratislavë të Sllovakisë, njofton Klan Kosova.

Daçiq ka shtuar se janë më shumë se 300 luftëtarë nga Kosova pjesëtarë të grupeve ekstremiste dhe sipas tij, "shumë njerëz kanë vënë në dukje brutalitetin e jashtëzakonshëm dhe përfshirjen e tyre në sulme vetëvrasëse".

klankosova.tv

Artistët shqiptarë që nderuan Nënë Terezën në Vatikan (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 11:40 AM PDT

Në vigjiljen e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan, në Bazilikën e Shën Palit në Romë po mbahet koncert 90 minutësh për nder të humanistes së njohur shqiptare.

Në mesin e artistëve shqiptarë që deri më tani i kanë performuar pikët e tyre artistike, janë: Inva Mula, Shkelzen Doli, Andi Bajgora, Elbenita Kajtazi, Ramë Lahaj, Lum Veseli, Ermonela Jaho dhe Genc Tukiçi, njofton KlanKosova.

ermonela lum rame lahaj violine

Lekaj: Veprat dhe porositë e Nënë Terezës, testament i çmueshëm për njerëzimin

Posted: 03 Sep 2016 11:24 AM PDT

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, po merr pjesë në koncertin për hirë të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, njofton Klan Kosova.

Lekaj, përmes Facebook-ut, ka dhënë vlerësimin e tij për këtë ngjarje dhe për Nënë Terezën.

"Veprat dhe porositë e Nënë Terezës – testament i çmueshëm për mbarë njerëzimin", ka shkruar Lekaj.

"Shpallja e shenjtë e humanistes shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për paqe, është një ngjarje e madhe për popullin shqiptar dhe për mbarë botën, e cila pa dallim race, gjinie e feje, e ka përjetuar dorën e ndihmës së saj në vendet e varfra".

"Pas shumë arritjeve të gjeneratave të reja, që e bënë të njohur Kosovën e popullin shqiptar në mbarë botën edhe kjo ngjarje me Nënë Terezën, e nxjerrë në pah edhe humanitetin e madh të popullit tonë".

"Veprat humane të Nënë Terezës i kanë treguar botës së ne si popull jo shumë i madh në numër, bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç edhe e ka thënë edhe vetë e ajo", ka shkruar Lekaj në Facebook.

klankosova.tv

 

Rita Ora e hap koncertin për Nënë Terezën në gjuhën shqipe

Posted: 03 Sep 2016 11:10 AM PDT

Në mesin e shumë personaliteteve të njohura shqiptare që në këto momente ndodhen në Romë, përkatësisht në Bazilikën e Shën Palit, ku po mbahet koncerti për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës, mbajtën fjalim edhe Rita Ora së bashku me Lorik Canën.

"Zonja e zotërinj, motra e vëllezër, mirëmbrëma", ishin fjalët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Pas kësaj ajo e vazhdoi fjalimin në gjuhën angleze, duke ia lënë Lorikut që t'i përsëriste në gjuhën shqipe dhe italiane.

Futbollisti shqiptar po ashtu i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke thënë se ky koncert është një falënderim dashurie me muzikë për Nënën Terezë, dhe duke e cituar fjalinë e saj të famshme se "vetëm dashuria do ta shpëtojë botën", transmeton Klan Kosova.

Keniani nuk mund të bëjë seks – E ka organin gjenital 10 herë mbi madhësinë mesatare (FOTO)

Posted: 03 Sep 2016 11:03 AM PDT

Për shumicën e meshkujve të kesh një penis të madh konsiderohet si bekim, por për një kenian 20 vjeçar "bekimi" është kthyer në makth dhe ai pikërisht për shkak të madhësisë nuk po mundet të bëjë seks.

Sorence Owiti Opiyo e ka organin gjenital 10 herë më të madh sesa madhësia normale sipas standardeve botërore.

20 vjeçari po jetojnë një jetë tragjike, i cili qysh nga mosha pesë vjeçare jeton me gjyshen, sepse prindërit i kishin vdekur kur ishte vetëm pesë vjeç.

His family are now trying to fund another medical procedure in a bid try to end his nightmare once and for all

Ai ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjikale në moshën 10 vjeçare, kur e kishte parë se madhësia është jashtë normales, dhe përkohësisht e kishte zgjidhur problemin, por më vonë penisi vazhdoi t'i rritej dhe tani puna është më keq se asnjëherë.

Opiyo nuk është se vetëm e ka të madh, por edhe forma e penisit të tij nuk është e rregullt.

Kjo ia pamundësona atij të bëjë seks dhe rrjedhimisht të krijojë familje, diçka që i riu gjithmonë e ka ëndërruar, shkruan Buzz Kenya, njofton Klan Kosova.

Sorence Owiti Opiyo's member is ten times that of the average male's, equating to roughly the same size as a baby

Ai po ashtu nuk mund të punojë dhe i është dashur ta lë shkollën për shkak të ngacmimeve nga fëmijët e tjerë.

Familja e tij tani janë duke u mundura t'ia gjejnë një shërim dhe t'i japin fund makthit njëherë e mirë.

Gjendja e Opiyos, që ende si sëmundje nuk ka një emër, është rasti i vetëm i tillë i dokumentuar në Afrikë.

He also cannot work out and had to drop out of school because other kids were teasing him about it

Si t’i mbroni flokët nga dielli?

Posted: 03 Sep 2016 10:51 AM PDT

Edhe pse shpesh e harrojmë, duhet të kuptojmë se mbrojtja në verë nuk nënkupton vetëm lëkurën, por edhe flokët. Dielli, kripa, rëra, janë disa nga faktorët që ndikojnë në dëmtimin e tyre. Living vjen te ju me disa këshilla të vlefshme:

– Mbrojini flokët nga dielli. Për t'i mbrojtur flokët nga dielli, është e rëndësishme që, para se të dilni në diell, të aplikoni një produkt me faktor mbrojtës të përshtatshëm për llojin e flokëve tuaj.

Rekomandojmë: Vaj me faktor mbrojtës GOSH Macadamia oil

– Lajini flokët. Që flokët tuaj të jenë sa më të shëndetshëm, lajini dy herë në javë, duke përdorur një shampo ushqyese dhe pa kimikate. Ajo do të largojë klorin dhe kripërat e dëmshme dhe do t'i rigjenerojë flokët që nga rrënja deri te majat. Mos harroni që pas shampos të përdorni edhe balsamin. Për rezultate më të mira, lëreni atë të veprojë për 3-5 minuta në flokë.

– Përdorni balsam. Për këtë, rekomandojmë Gosh Macadamia Oil. Është një balsam që i transformon flokët tuaj. Ai pastron, zbut, i ushqen dhe u jep shkëlqim flokëve. Mjafton që ta aplikoni dhe do të keni flokë të mrekullueshëm e të kuruar.

Beyonce e kalon fundjavën me familjen Obama (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 10:30 AM PDT

Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy janë fotografuar teksa kanë arritur në Maryland, me gjasë për ta kaluar fundjavën e Ditës së Punës me familjen Obama në Camp David.

Por duke e pasur parasysh se Barack ka fluturuar për në Kinë për samitin G20, duket se kjo fundjave do të jetë vetëm "mes vajzash".

Këngëtarja në Maryland kishin shkuar me një aeroplan privat të premten mbrëma, transmeton Klan Kosova.

37D8435100000578-0-image-a-11_1472853841331

 

Automobilizëm: Përparim Dushi akisdentohet gjatë provave në garën e Sllovenisë

Posted: 03 Sep 2016 10:16 AM PDT

Garuesi kosovar, Përparim Dushi, që ka udhëtuar për në Slloveni për ta përfaqësuar Kosovën ne garat e ngjitjes malore ne automobilizëm ne Ilirska Bistrica, është aksidentuar të shtunën gjatë provave, njofton Klan Kosova.

Ai ka dalë nga rruga në njërën nga kthesat e shtegut ku si pasojë makina e tij u shkatërrua plotësisht, por fatmirësisht Dushi nuk është lënduar.

Përparimi i njohur ndryshe si "Zhuqa" mbajtës i disa rekordeve në kategoritë ku garon pritet që shtigjeve t'iu kthehet në garën e Krujës.

Pos Dushit në Slloveni po marrin pjesë edhe tetë garues nga Kosova.

2yshi

klankosova.tv

Shteti s’tutet

Posted: 03 Sep 2016 10:05 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë me dije kundërshtarëve të tij politikë se ai dhe institucionet e Kosovës nuk do të lëkundën në rrugën shtetërore.

Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nuk e kanë ndërmend të ndalen as pas "kërcënimeve, presioneve dhe ultimatumeve", njofton Klan Kosova.

"Nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë", shkruan kryeministri.

"As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit".

"Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti".

Mustafa ka edhe një porosi.

"Demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera".

Gjithsesi, kryeministri thotë se "do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin".

klankosova.tv

 

15 lavamanë me dizajne më kreative (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 09:49 AM PDT

Dizajnerët mund t'i shndërrojnë madje edhe objektet më të mërzitshme në vepra të artit. Për shembull, merreni lavamanin e kuzhinës ose të banjës suaj. Çfarë mund të jetë më e vogël dhe jofrymëzuese? Dhe sërish kur bie në duart e profesionistëve të aftë, ato gjëra marrin jetë të re dhe krijuese, duke i mbajtur të gjitha cilësitë e tyre praktike.

Klan Kosova e ka bërë bashkë një koleksion të shembujve më krijuese. Hidhini një vështrim dhe ndoshta do të gjeni ndonjë ide të përkryer për ta përdorur në renovimin e ardhshëm të shtëpisë suaj.

398955-650-1451995813-6 399255-650-1451995813-homeEST_1404296140_4653 399455-650-1451995813-eb0862b4029687172367c2254b5a81c0 399555-650-1451995813-cjdKC 399605-650-1451995813-cup-basin-on-shelf 399705-650-1451995813-4-1 399755-650-1451995813-6dd29500c92917c6f9a4e8680119731a 399855-650-1451995813-1-Glass-bottomed-sink 399905-650-1451995813-144564_1280 399955-650-1451995813-2e86d89873cb4087f30f953d3ecc3477 400005-650-1451995813-13807 400055-650-1451995813-20140206160716_0 400105-650-1451995813-19-Transparent-bottomed-sink-min 400155-650-1451995813-033200391-big

Ancelotti tregon cili është qëllimi kryesor i tij me Bayern-in

Posted: 03 Sep 2016 09:35 AM PDT

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka thënë se në këtë sezon duhet ta fitojnë Ligën e Kampionëve, pasi që nuk ia arritën ta bëjnë këtë duke u ndaluar në gjysmëfinale në tri sezonale  kaluara, njofton Klan Kosova.

"Objektivi I Bayernit është fa fitojë Ligën e Kampionëve", ka thënë ai për Marca.

"Ata sezonet e kaluara e kanë humbur për shkak të detajeve të vogla dhe do të provojmë ta arrimë atë pikë kthese në mënyrën më të mirë të mundshme".

"Është e qartë se qëllimi jonë është fitorja në Ligën e Kampionëve".

klankosova.tv

 

Nick Jonas i kënaqur me suksesin e tij dhe të vëllait Joe

Posted: 03 Sep 2016 09:30 AM PDT

Artisti 27-vjeçar Joe Jonas, dhe grupi i tij muzikor DNCE, dolën fitues të çmimit "Best New Artist" (Artisti i ri më i mirë) në MTV Video Music Awards 2016, ndërsa vëllai i tij Nick, i cili performoi gjatë asaj mbrëmjeje kishte diçka për të thënë rreth sukseseve veç e veç të vëllezërve.

"Mendoj se është me të vërtetë e rrallë që dy njerëz të së njëjtit grup janë në gjendje të ndahen, të merren me gjërat e tyre dhe të kenë suksese në drejtimet e tyre. Kështu që ndihem me të vërtetë me fat", ka thënë Nick gjatë një interviste për E! News, transmeton Klan Kosova.

Hahn: Liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni

Posted: 03 Sep 2016 09:18 AM PDT

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë të shtunën se më vonë gjatë këtij viti, Parlamenti Europian dhe anëtarët e BE-së do të marrin vendim për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, Hahn nuk kishte shumë besim se kjo gjë mund të ndodhë duke thënë se "koha është e paqartë" , duke shtuar se lëvizja e lirë varet nga gjetja e zgjidhjes lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, për takimin e ministrave të jashtëm në Bratislav, Hahn tha se për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ka pasur indikacione tek shumica e anëtarëve që "se të dyja shtetet duhet ta marrin liberalizimin e vizave".

Edhe Parlamenti Evropian por edhe Këshilli, duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe një burim i ka thënë REL-it se kjo ka gjasa të ndodhë në muajin tetor ose nëntor, ndërkaq shtetasit e Ukrainës dhe Gjeorgjisë mund të udhëtojnë pa viza gjatë dimrit.

klankosova.tv

 

Related Posts :