Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Megalyn Echikunwoke nuk është fejuar” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Megalyn Echikunwoke nuk është fejuar” plus 24 more


Megalyn Echikunwoke nuk është fejuar

Posted: 18 Sep 2016 05:00 PM PDT

Chris Rock dhe Megalyn Echikunwoke nuk janë fejuar dhe akoma nuk do të martohen.

Echikunwoke ka folur për People në lidhje me marrëdhënien e saj me të dashurin komedian në një intervistë në natën e shtunë, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse ajo është parë me një unazë në gisht, aktorja 33 vjeçare tha se nuk është ashtu siç të gjithë mendojnë.

"Definitivisht jo", tha ajo kur u pyet në lidhje me thashethemet se ajo është një unazë martese.

"Kjo unazë është një margaritar nuk është një diamant".

Ajo më tutje është hapur përfundimisht për romancën e saj.

"Çfarë mund të them? Unë kam një të dashur. Ai është një komedia. Ai është qesharak. Ai është me të vërtetë i mrekullueshëm. Është një djalë shumë i ëmbël dhe unë jam një vajzë me fat".

Të martoheni një ditë?

" Unë nuk jam në të vërtetë një besimtare e madhe në martesë", tha ajo.

"Unë vetëm mund të them se kam një të dashur që e dua dhe se kjo është e gjitha që unë kam nevojë".

Rock dhe Echikunwoke e kanë bërë publike lidhjen e tyre kur ata janë parë për herë të parë së bashku në muajin shkurt.

Mandatory Credit: Photo by Rob Latour/Variety/REX/Shutterstock (5898995r) Megalyn Echikunwoke Showtime Emmy Eve Party, Arrivals, Los Angeles, USA - 17 Sep 2016

Të famshmit që ndërruan jetë gjatë këtij viti (FOTO)

Posted: 18 Sep 2016 04:20 PM PDT

 

Ende pa mbaruar viti 2016-të, shumë të famshëm, të dashur nga publiku, janë ndarë nga kjo jetë.

Nga aktorë dhe komedianë e deri tek muzikantë, ne duam të kujtojmë emra të njohur të cilët nuk janë më në mesin e botës së showbizit ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.

Duke filluar me lajmin e trishtuar të vdekjes së David Bowie në janar, ka edhe një rrymë të emrave të cilët kanë vdekur duke përfshirë edhe legjenda të muzikës, si Prince, ylli i Harry Potter – Alan Rickman, Terry Wogan, Denise Robertson dhe Kenny Baker.

Më poshtë i keni disa prej të famshmëve që kanë ndërruar jetë – ata që kanë frymëzuar shumë breza!

Alexis Arquette ka vdekur më 11 shtator në moshën 47 vjeçare.

Alexis-arquette-in-The-Wedding-Singer

Ylli i shumë filmave të njohur Gene Wilder vdiq më 29 gusht në moshën 83 vjeçare.

American-actor-Gene-Wilder-as-Willy-Wonka-in-Willy-Wonka-The-Chocolate-Factory-1971

Më 13 gusht, aktori Kenny Baker vdiq në moshën 81 vjeçare.

Kenny-Baker

Aktorja Caroline Aherne vdiq më 2 korrik në moshën 52 vjeçare.

Caroline-Aherne

Aktori Anton Yelchin vdiq pas një aksidenti me makinë në moshën 27 vjeçare.

Anton-Yelchin-as-Chekov-in-Star-Trek

Ish-kampioni i boksit, Muhammad Ali, vdiq në moshën 74 vjeçare.

American-heavyweight-champion-Cassius-Clay-later-Muhammad-Ali-ducks-a-left-hand-jab

Ylli Prince ndërroi jetë në studiot e tij të regjistrimit në Minneapolis në moshën 57 vjeçare.

Prince

Prodhuesi i muzikës, David Gest u gjet i vdekur në një hotel në Londër, në moshës 62 vjeçare.

David-Gest-MAIN

Sir Terry Wogan ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare pas një beteje me kancerin.

Terry-Wogan

Aktori Alan Rickman vdiq në fillim të këtij viti, në moshën 69 vjeçare.

Alan-Rickman

2016-ta ka filluar keq për shumë njerëz, me shpalljen tronditëse të vdekjes së yllit të rokut, David Bowie në moshës vetëm 69 vjeçare.

David-Bowie

 

 

Billie Faiers sërish shtatzënë (FOTO)

Posted: 18 Sep 2016 03:40 PM PDT

Personazhi televiziv dhe modelja Billie, ka ndarë një fotografi të ëmbël të vajzës Nelly në Instagramin e saj, ku shihet duke prekur barkun e saj, transmeton Klan Kosova.

"Dhe pastaj u bënë katër", ka shkruar ajo nën fotografi me të cilën zbuloi se është në pritje të edhe një fëmije.

Billie Faiers shtoi një zemër në mesazhin e saj.

Ajo poashtu etiketoi edhe të fejuarin e saj Greg Shepherd në imazhin e mrekullueshëm.

…. And then there were four 👶🏼❤️ @gregory_shep

A photo posted by Billie Faiers (@billiefaiersofficial) on

Paris Jackson nderon John Lennon me tatuazh të ri (FOTO)

Posted: 18 Sep 2016 02:55 PM PDT

Paris Jackson ka bërë një tatuazh të ri për nder të John Lennon.

18 vjeçarja – e bija e të ndjerit mbretit të popit Michael Jackson, ka bërë imazhin e yllit të Beatles në krahun e saj, transmeton Klan Kosova.

Ajo e zbuloi atë përmes fotografisë së postuar në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

"Fytyra e një legjende, e përhershme në lëkurën time", shkroi ajo nën fotografi.

Paris ka tatuazhe të tjera, duke përfshirë një që nderon babanë e saj. Ajo ishte vetëm 11 vjeçare kur i ati i saj i famshëm vdiq në vitin 2009.

the yeti permanently stamped my skin with the face of a legend today. thank you @connorcade

A photo posted by Paris-Michael K. Jackson (@parisjackson) on

 

Këto imazhe frymojnë jetë (FOTO)

Posted: 18 Sep 2016 02:30 PM PDT

Abigail Diaz nga Filipinet është një artist i ri dhe shumë i talentuar.

Ajo çfarë e bën më të veçantë, janë imazhet e gjalla të princeshave të bukura dhe personazheve të përrallave – madje në të cilat shihet edhe shkëndija e jetës në sytë e tyre, transmeton Klan Kosova.

Klan Kosova ju sjell disa fotografi me të vërtetë të bukura të punuara nga Diaz.

Ky po që është një talent i vërtetë!

No matter how your heart is grieving, if you keep on believing. The dream that you wish will come true 🎶 My continuation of Disney Princesses series. I mixed the design of old and new version of Cinderella, so don't expect her wearing a choker ☺️ I hope you like it! ✨ I'm planning on drawing Cinderella with her dress because I really love the design of the 2015 version! ❤️ Mulan will be next! PSDs, Step-by-step, brushes available on my patreon! http://patreon.com/serafleur Link is in my bio ❤️ ——————– #fanart #cinderella #cinderellaart #art #artph #disney #disneyprincess #drawing #digitalpainting #portrait #digitaldrawing #photoshop #princess #illustration #artoftheday #instaart #instagood #instadaily #cartoon #digitalartwork #instaartwork #artwork #serafleur

A photo posted by Abigail Diaz (@serafleur.art) on

Reposting my art 💕

A photo posted by Abigail Diaz (@serafleur.art) on

Mikasa fan art finally done! I made her into an adult. I've also recorded the process video, so those who haven't subscribed in my youtube channel yet please do! Video process is now available on my channel ☺️ I got terribly sick and was hospitalized yesterday. I had nausea, stomach ache, my body feels heavy and I felt throwing up the whole day. I actually have a phobia of vomiting, it really scares the hell out of me 😞😞 But when I got the courage to vomit, it really felt so bad that I was all teary eyed while doing so. So today I slept half of the day and in the evening I continued painting this fan art since I feel better now. I shouldn't have eaten too many fast foods per week and I ate too much sashimi the other night that led me so sick yesterday 😫

A photo posted by Abigail Diaz (@serafleur.art) on

 

Partia e Putin-it fiton përsëri zgjedhjet, bindshëm

Posted: 18 Sep 2016 02:30 PM PDT

Partia e Vladimir Putin-it duket se do të shënojë edhe një tjetër fitore në zgjedhje parlamentare pasi rezultatet e para tregojnë një përparësi të madhe karshi partive të tjera, shkruan Sky News, përcjellë Klan Kosova.

Rusia e Bashkuar ka marrë 44.5 për qind të votave, bazuar në "Exit poll".

Gjthsesi, ka rënie nga zgjedhjet e kaluara ku kishte fituar 49 për qind të votave.

Partitë liberale opozitare, grupi i vetëm që janë hapur kundër Presidentit Putin, kanë dështuar të marrin pesë për qind për ta kaluar pragun.

Ndërsa nacionalistët e LDPR-së thuhet se kanë zënë vendin e dytë me 15.3 për qind, përcjellur nga Partia Komuniste me 14.9 për qind dhe Partia e Drejt e Rusisë me 8.1 për qind.

Rusia e Bashkuar është themeluar si parti 15 vjet më parë nga Vladimir Putin dhe tani udhëhiqet nga kryeministri Dmitri Medvedev, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

 

Arrestohet reperi Coolio

Posted: 18 Sep 2016 02:20 PM PDT

Coolio dhe truproja e tij u arrestuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles të shtunën, më 17 shtator, pasi thuhet se autoritetet i zbuluan një armë të vjedhur të mbushur në çantën e muzikantit, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova.

Reperi 35 vjeçar dhe roja i tij i sigurisë, janë marrë në paraburgim për posedim të një arme të ngarkuar.

Pas hetimeve të mëtejshme, policia zbuloi se çanta përmbante sende personale që i përkisnin Coolio.

Zayn Malik i kthehet punës në studio

Posted: 18 Sep 2016 01:52 PM PDT

Zayn Malik është kthyer përsëri në studio regjistrimi pas një ndërprerje të vogël në natën e shtunë në Londër, Angli, transmeton Klan Kosova.

Muzikanti 23 vjeçar ka shoqëruar të dashurën e tij modele, Gigi Hadid, në shfaqjen e Versus / Versace, ku motra e saj Bella ishte pjesë e saj.

Lady Gaga pjesë e Super Bowl 2017!

Posted: 18 Sep 2016 01:40 PM PDT

Bëhuni gati!

Lady Gaga do të performojë në pjesën e parë të Super Bowl 2017, këtë lajm e konfirmoi një burim për Us Weekly, transmeton Klan Kosova.

Pas shumë spekulimeve, këngëtarja 30 vjeçare ka nënshkruar zyrtarisht për të performuar në ngjarjen vjetore të 51-të të kampionatit të futbollit në stadiumin NRG në Hjuston, Teksas më 5 shkurt të vitit 2017.

Lajmi emocionues vjen vetëm pak ditë pasi Us Weekly raportoi se Gaga ishte në bisedime për të qenë pjesë e kësaj ngjarje sportive.

Ndër të tjerash, albumi i pestë i Gaga-së, Joanne, është vendosur të dalë të premten, më 21 tetor.

Ende nuk dihet arsyeja e bombardimeve në New York

Posted: 18 Sep 2016 01:35 PM PDT

Sulmi me bombë në New York ishte akt terrorist, thonë zyrtarët, mirëpo motivi ende mbetet i paqartë, transmeton Klan Kosova.

“Ishte një motivim politik? A motivim personal? Ne nuk e dimë”, tha kryetari Bill de Blasio.

Shpërthimi që ndodhi natën e së shtunës në Manhatan la të plagosur 29 persona. Ata të gjithë tashmë janë liruar nga spitali.

Guvernatori Andrew Cuomo tha se :kushdo që ka vendosur këto bomba ne do ta gjejmë dhe do ta sjellim para drejtësisë”.

Duke iu drejtuar gazetarëve de Blasio tha se: “Gjithçka që ne dimë është ka pasur një bombardimi cili konsiderohet si një incident shumë seioz. Por ne kemi shumë punë për të bërë në mënyrë që t’i gjejmë shkaqet e këtij incidenti”.

Kryetari premtoi se do të mbajë publikun të informuar në çdo hap.

 

Legia shkarkon Besnik Hasin

Posted: 18 Sep 2016 01:32 PM PDT

Trajneri kosovar, Besnik Hasi, është shkarkuar nga detyra si trajner i Legias të Varshavës.

Në vend të tij është emëruar asistenti Aleksandar Vukovic.

Lajmin për shkarkimin e Hasit e ka dhënë vet klubi në faqen zyrtare.

Shkarkimi i Hasit erdhi vetëm pas 107 ditësh në krye të Legias.

Shkak i shkarkimit duket të jetë edhe turpërimi që pësoi ekipi polak nga Borussia Dortmundi në Ligën e Kampionëve.

klankosova.tv

Zgjedhjet në Rusi: Triumfon partia e Putinit

Posted: 18 Sep 2016 01:26 PM PDT

Rusët kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të dielën dhe ka pasur një pjesëmarrje të ulët sidomos në qytetet e mëdha, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet nuk pritet të çojnë në ndryshime dramatike; partitë politike të krijuara shumica e mbështetesin presidentit e vendit, Vladimir Putin.

Në sondazhin e fundit thuhet se kryeministri rus Dimitri Medvedev, lider i partisë në pushtet në Rusi ka fituar në zgjedhje, për deputetë të dhomës së Ultë të Parlamentit rus.

Në Moskë vetëm 28% e votuesve kanë hedhur votat e tyre , ndërsa në zgjedhjet e mëparshme pesë vjet më parë 50% prej tyre kanë votuar.

 

Basha: Rama në veri të vendit, jo për të dëgjuar njerëzit me halle

Posted: 18 Sep 2016 01:10 PM PDT

Vizita e kryeministrit së Shqipërisë, Edi Rama në veri të vendit nuk ka mbetur pa u komentuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Basha tha se kryeministri të cilit po i sosin ditët e mandatit, nuk ka shkuar në Tamarë, Malësi të Madhe , Vaun e Dejës, Pukë etj për t'i dëgjuar njerëzit me halle, pasi sipas Bashës, zgjedhja e tij janë trafikantët dhe banditët.

Por kreu i PD  theksoi se Kryeministri ka shkuar atje për shfaqje.

"Tani që ditët e mandatit po i sosin Edi Rama u nis për Vermosh, Tamare, Malësi të Madhe, Vaun e Dejës, Pukë etj.
Nuk është aty për të dëgjuar, është për shfaqje. Nuk është aty për qytetarët, njerëzit me halle, se zgjedhja e tij janë trafikantët, banditët. Me ta është rreshtuar qëkur erdhi në pushtet, me ta po e mbyll mandatin.
Nuk është aty për bilanc. Asnjë investim publik, asnjë metër rrugë, asnjë shkolle e re, asnjë vend pune në 3 vjet. Asnjë bilanc nuk tregon para qytetarëve të cilët ia plasën në fytyrë këtë realitet të dhimbshëm.
Kush ngre zërin për faturat e kripura, për varfërinë, për papunësinë, për arsimin apo shëndetësinë, i ndërpritet fjala: "pusho se jemi në televizion".
Harbutëria e tij nuk ka kufi. U thotë të papunëve, të skamurve, "merrni kredi". Po për çfarë, që të blejnë farë kanabisi, të mbjellin drogë, të bëhen bujqit e kooperativës së tij të madhe narkotike.
Prandaj ka shkuar, për të vetmen gjë që ka bërë, kultivimin e kanabisit, kthimin e kodrave, arave dhe maleve të Shqipërise në hambar hashashi.
Bujtës i Mark dhe Arben Frrokut u shfaq dhe sot, duke sfiduar hapur çdo punonjës policie që përballet me krimin dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Asnjë kumbar nuk e ka nënshtruar dot një shoqëri të tërë. Dhe shqiptarët nuk do ta lejojnë, por do bashkohen nën thirrjen për ta shpëtuar vendin nga karteli i drogës. Ne kemi zgjedhur qytetarët, punën e ndershme, sigurinë dhe të ardhmen pa kanabis."

Mosha kur njerëzit janë më të lumtur

Posted: 18 Sep 2016 01:06 PM PDT

Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar ka më shumë mundësi të jenë të lumtur në marrëdhënien e tyre kur mbushin 40 vjeç.

Sipas një sondazhi britanik, suksesi në jetë dhe lumturia në marrëdhënie vijnë pasi keni mbushur 30 dhe 40 vjeç. Në këtë sondazh u pyetën 2000 persona dhe u nxor përfundimi se femrat e shijonin rininë dhe beqarinë kur ishin 23 vjeç, ndërsa meshkujt kur ishin 25.

Përsa i përket shëndetit, mosha 30-vjeçare është më e mira, pasi njerëzit e lënë pas stilin e shfrenuar të jetesës dhe nisin të kujdesen më shumë për veten.

Mosha kur njerëzit janë më të lumtur me marrëdhënien e tyre është ajo 40-vjeçare. Mes kësaj moshe, 38 vjeç dhe 42 vjeç, arrijnë sukseset profesionale në përgjithësi.

Kushëriri i mbretëreshës Elizabetë deklaron publikisht se është homoseksual

Posted: 18 Sep 2016 01:03 PM PDT

Emri i familjes Lord Ivar Mountbatten është vulosur në historinë britanike, transmeton Klan Kosova.

Lord Aivar Mountbatten , kushëriri i Mbretëreshës Elizabetë , u bë anëtari i parë i familjes mbretërore që publikisht deklaroi se është homoseksual.

Mountbatten tha se ai i kishte treguar familjes dhe miqve që ishte homoseksual duke i njoftuar me partnerin e tij James Koil.

Ky vendim i tij është përkrahur edhe nga fëmijët dhe ish- gruaja e tij Penelope Tomson.

 

Relaxed: Lord Ivar Mountbatten (left), 53, with boyfriend James Coyle outside Bridwell Park last week 

Fotografi interesante të çifteve që pritet të bëhen prindër (FOTO)

Posted: 18 Sep 2016 01:00 PM PDT

Jana Romanova, një fotografe e re ruse, kohën e fundit ka krijuar një seri të mahnitshme të fotografive duke i quajtur "Waiting", që nënkupton se u ka bërë fotografi atyre që do të bëhen së shpejti prindër, transmeton Klan Kosova.

Ajo filloi t'i fotografoj çiftet në pritje në vendin më personal dhe intim – dhomat e gjumit të tyre, shumë herët në mëngjes, derisa ata ishin duke fjetur ose të përgjumur.

Kjo është një kohë kur fotografia mund të kuptojë më mirë ndjenjat dhe disponimin e çiftit të cilët po përgatiten për një ngjarje të rëndësishme dhe emocionuese në jetën e tyre.

Klankosova.tv më poshtë ju sjell fotografitë:

1900955-900-1463468761-longform-original-23061-1428658070-3 1901005-900-1463468761-longform-original-26292-1428658282-10 1901105-900-1463468761-09 1901205-900-1463468761-longform-original-14843-1428657310-22 1901255-900-1463468761-longform-original-15270-1428668461-8 1901305-900-1463468761-longform-original-28086-1428668507-9 1901355-900-1463468761-longform-original-28156-1428668592-3 1901405-900-1463468761-longform-original-5497-1428668368-13 1901455-900-1463468761-longform-original-8581-1428668643-16 1901505-900-1463468761-tumblr_mtbq6zoHkZ1qbfcfvo8_1280 1901655-900-1463468761-longform-original-30970-1428668405-8 1901555-900-1463468761-longform-original-31538-1428668736-4 1901705-900-1463468761-longform-original-31036-1428668434-5 1901755-900-1463468761-1e0ff013e3b078f541dfea8d10420a56-original 1901805-900-1463468761-longform-original-18724-1428668844-4 1901855-900-1463468761-10

Kelsey Grammer pritet të bëhet baba për të shtatën herë

Posted: 18 Sep 2016 01:00 PM PDT

Përgëzime për Kelsey Grammer dhe bashkëshorten e tij Kayte, të cilët janë duke pritur fëmijën e tyre të tretë së bashku.

Ylli i "The Fraiser", i cili gjithashtu ka katër fëmijë nga lidhjet e mëparshme, thuhet se është i emocionuar për të mirëpritur fëmijën e shtatë, transmeton Klan Kosova.

Vajza 24 vjeçare e Kelsey, Greer zbuloi lajmin emocionues për revistën People në premierën e Storks të shtunën.

Duke biseduar në lidhje me të ardhmen e saj me gjysmë-motër apo vëlla, ajo tha: "Unë jam e emocionuar sepse mendoj se babai im dhe Kayte janë prindër të mirë dhe ata duan të kenë fëmijë të vegjël dhe të kenë një familje të madhe, kështu që unë mendoj se është vërtetë emocionuese që po bëhem prapë motër".

Çifti aktualisht ndajnë bijën katërvjeçare Faith Evangeline Elisa dhe birin dyvjeçar Kelsey Gabriel Elias.

 

Banorët e një lagje në Bajskë të Vushtrrisë, telashe me përçuesit e energjisë elektrike (VIDEO)

Posted: 18 Sep 2016 12:54 PM PDT

Banorët e një lagje në Bajskë të Vushtrrisë kanë telashe me përçuesit e energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e rrëzimit të shtyllave, ata janë bërë të rrezikshëm për banorët.

KEDS-i premton zgjidhje javën e ardhshme.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi

Selimi: Kisha serbe nuk meriton të respektohet

Posted: 18 Sep 2016 12:48 PM PDT

Rexhep Selimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar për kishën serbe e cila ndodhet në Kampusin Universitar duke thënë se kjo kishë nuk është kurrëfarë objekti i kultit fetar dhe nuk meriton të respektohet.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Selimit:

“KISHA” SERBE E KOHËS SË MOHIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE

“Kjo nuk është kishë as kurrëfarë objekti i kultit fetar. Prandaj as nuk meriton të respektohet as të ruhet si e till.
Kjo është thjeshtë një ngrehinë si përmendore e pushtuesit që padrejtësisht ende qëndron në tokën e çliruar të Universitetit.
Kisha serbe ortodokse ka mjaftë (madje tepër) hapësira për për të predikuar antishqiptarizmin e vet”.

 

 

 

Pingpong: Fillon sezoni vjeshtor me pajise të reja

Posted: 18 Sep 2016 12:48 PM PDT

Të shtunën dhe të dielën, 17 dhe 18 shtator, janw zhvilluan ndeshjet e javës së pestë të kampionatit ekipor të Kosovës në pingpong për vitin 2016, njofton Klan Kosova.

Tash e tutje lojtarët do të luajnë garat ekipore në pajisjet e reja nga prodhuesi STAG, sponsori zyrtar i pajisjeve të FPPK-së.

Të shtunën u zhvilluan ndeshjet e xhiros 12, 13 dhe 14 të Ligës së Juniorëve. Të gjitha ekipet patën paraqitje të mirë, duke treguar kështu se janë përgatitur mirë për sezonin vjeshtor.

Ndeshja më interesante ishte ajo ndërmjet Lidhjes së Prizrenit II (j) dhe Hasan Prishtinës (j), ku djelmoshat e rinj nga Prizreni i bënë rezistencë ekipit nga Vushtrria që konsiderohej favorit, fituesi u bë i ditur pas 2 orë e gjysmë lojë.

klankosova.tv

 

Pacolli: Vetëm rinia mund ta shpëtojë Kosovën

Posted: 18 Sep 2016 12:40 PM PDT

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë në Lipjan, në një organizim të të rinjve të partisë së tij, se vetëm rinia mund të shpëtojë Kosovën nga keqqeverisja, njofton Klan Kosova.

"Ne do ecim përpara bashkë, pa limite për një jetë me të mirë për të gjithë dhe ne jemi ata që do t'ia kthejmë dinjitetin kësaj rinie" deklaroi Pacolli, para një numri të madh të të rinjve.

Të pranishëm në këtë organizmi ishin edhe kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror, Vesel Makolli, koordinatori i AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, koordinatori i AKR-së në Lipjan Sabit Pacolli dhe shumë të tjerë thuhet në njoftimin e AKR-së.

Displaying DSC_0464.JPG

 

klankosova.tv

Në Tunizi zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

Posted: 18 Sep 2016 12:36 PM PDT

Tunizia sot për një muaj ka vendosur për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar pas sulmit në të cilin humbën jetën 12 pjesëtarë të gardës presidenciale tuniziane, njoftoi Presidenca e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin theksohet se presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, pas konsultimit me kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit popullor për çështje të sigurisë nacionale, mori vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme duke filluar nga 19 shtatori.

 

Obama takim me kryeministrin e Irakut

Posted: 18 Sep 2016 12:27 PM PDT

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, do të takohet me kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi i 19 shtatorit pikërisht në kohën kur po bëhen përgatitje për të marrë nën kontroll qytetin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

"Dy liderët do të kenë rastin që të flasin për fushatën kundër IS-it. Gjithashtu do të flasin për fushatën për ta çliruar qytetin e Mosulit", ka thënë zëvëndëskëshilltari për siguri kombëtare, Ben Rhodes.

Më herët gjatë këtij muaji, SHBA ka dërguar 400 trupa shtesë në Irak, me qëllim që forcat lokale të përgatiten për sulmin në Mosul, i cili është qyteti i dytë më i madh në Irak.

Xhihadistët e morën nën kontroll Mosulin në vitin 2014 dhe tash është qyteti më i madh që kanë nën kontroll.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin kinez, Li Keqiang.

Të dashuruar edhe në jetën reale?

Posted: 18 Sep 2016 12:20 PM PDT

Është raportuar se Jenna Coleman dhe Tom Hughes, të cilët aktualisht luajnë çiftin e famshëm Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert në Victoria ITV, në të vërtetë janë në lidhje edhe në jetën reale, transmeton Klan Kosova.

Sipas The Mail on Sunday, çifti filloi lidhjen verën e kaluar para se ata filluan xhirimet për dramën historike.

Një burim tha: "Ata kanë qenë së bashku për muaj, që nga vera e kaluar. Ajo që filloi si një lidhje dashurie u bë një romancë shumë serioze".

"Ata janë shumë të dashur me njëri-tjetrin".

Jenna së fundmi ka qenë në lidhje me aktorin e "Game of Thrones" Richard Madden dhe u përfol së fundmi për të qenë në një marrëdhënie me Princin Harry. Megjithatë, 30 vjeçarja ka mohuar thashethemet pasi u pyet në lidhje me romancën e tyre, duke thënë: "Jo ai është mik i imi".

58e53aab93adb3570971998e6e75a3cc

Thaçi: Kolegji i Iowas do t’i japë 10 bursa për studentë kosovarë

Posted: 18 Sep 2016 12:04 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Kolegji i Iowas do t'i japë 10 bursa falas për studentë kosovarë, njofton Klan Kosova.

"Sapo mora lajmin që, nga ky vit, Kolegji i Iowas për Shkollim Profesional DMACC do t'i japë 10 bursa falas për studentë kosovarë, sidomos në inxhinieri, bujqësi dhe prodhimtari", njoftuar Thaçi.

"Muaj më parë hapa konsullatën tonë në Iowa dhe gëzohem që tani dalin rezultate konkrete nga ky shtet shumë miqësor për Kosovën".

klankosova.tv

 

Related Posts :