Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Mustafa: Unë jam i varfër, Prokuroria gaboi adresën këtë herë” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Mustafa: Unë jam i varfër, Prokuroria gaboi adresën këtë herë” plus 24 more


Mustafa: Unë jam i varfër, Prokuroria gaboi adresën këtë herë

Posted: 16 Sep 2016 03:00 PM PDT

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar dhe korrupsion ka thënë se Prokuroria "e ka huq adresën", sepse, sipas tij, ai është plotësisht i pafajshëm, njofton Klan Kosova.

"Për fat te keq, gjykimi i mundshëm (dhe koha) do të dëshmojë qe prokuroria (me ose pa qellim), e ka huq plotësisht adresën", shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Madje, Mustafa e quan vetën të varfër dhe thotë se dallimi mes tij dhe kriminelëve të pasur është shumë i madh.

"Shkalla e së keqes në këtë vend nuk do të ulet hiç, bash hiç me këtë rast, sepse mes meje dhe kriminelëve e hajnave të vërtetë ekziston një mal i madh i të varfërve (ku bëj pjesë edhe unë me familjen time të ngushtë e të gjerë) dhe të pasurve skajshmërisht (ku bien ne shumicë kriminelët e vërtetë të këtij vendi)".

Ai deklaron se dhe do të jepë dorëheqje nga vendpunimi i tanishëm.

"Pavarësisht nevojës së skajshme për financa në familje, punëdhënësit tim, Kuvendit të Kosovës, qysh sonte publikisht, e te hënën e ardhshme edhe zyrtarisht e me shkrim, ia ofroj dorëheqjen time".

 

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Rreth lajmit për ngritje të aktakuzës nga prokuroria e shtetit për mua si ish kryetar dhe shumë zyrtarë të tjerë të komunës

Miqë të nderuar,

E dij që ky lajm do t’ju zvoglojë (në numër) juve miqtë e mi. Një numër i juaji do të zhgënjeheni dhe do ta ktheni shpindën në heshtje ose edhe me fyerje e shfryerje ndaj meje dhe do ta merrni këtë pretendim të prokurorisë (të cilën unë ende nuk e kam pa) si akt të kryer dhe të vërtetë. Disa nga ju do të qëndroni edhe më tej me mua por nën peshën e dyshimit se tashmë nuk jam ai që isha në mendjet dhe në sytë tuaj. Pak prej jush që vërtetë më njihni mirē, nuk do tē ikni kurrē sepse e dini sjelljen dhe qëllimin tim, e njihni gjendjen time materiale dhe te kaluaren e te tashmen time. E njihni angazhimin e pakursyer timin e te struktures komunale ne ato gjashte vite te gjata e te mundimshme te ndertimit te komunes.

Një numër i juaji keshtu e ka kthyer shpinden edhe pas humbjes se zgjedhjeve lokale ne Gjilan. Per mua eshte e natyrshme. Njerezit, ne shumice, jane te prirur te sillen verdalle rreth pushtetit por edhe shpejte bien ne karremin e manipulimeve e te dezinformimeve.

Bashkeshortja ime dhe dy djemte tane sot kane kalue çaste teper zhgenjyese sepse vetem sot ata e kane kuptue thelle se ku jetojme dhe nen meshiren e kujte jemi. Ata, si asnje prej ju miqe te nderuar, e dijne dhe e njohin gjendjen e keqe financiare deri ne absurditet ne familhen tone, te shkaktuar pikerisht nga vitet e qeverisjes me komunen dhe me partine. Kete gjendje po kaq sa femijet e mi dhe bashkeshortja ime do te duhej me e njofte prokuroria dhe hetuesit e nderuar sepse eshte detyre ligjore e shteterore e tyre, qe ta njohin deri ne detaje para se te ngritet nje akuze.

Kjo eshte se paku NO SENS nga ana e tyre.

Sidoqofte, e kam thene dhe po e perseris:

ËSHTË E MIRË PËR KOSOVËN DHE SHQIPTARËT QË ORGANI I AKUZËS PO NGRITË DYSHIME E AKTAKUZA SEPSE KJO ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TA PAÇTUE KËTË VEND NGA KRIMI DHE KRIMINELËT.

Do te sqarohemi deri ne fund dhe mire patjeter. Anipse kjo po ua humbe kot se koti muajte dhe vitet e vlefshme te jetes edhe njerezve qe plotesisht e tradicionalisht ishin dhe jane patriote, skane lidhje me hajnine as me kurdisjet e me zhvatjen. Po ua humbe krejte ate qe eshte pasuria me e madhe ne jeten e nje njeriu – imazhin e mire dhe respektin ne shoqeri. Duke mos dhene llogari kurre per akte te tilla vrastare qe shteti vet i ben me vite ndaj disave prej qytetareve te tij. .

Do te doja sinqerisht qe akuza ndaj meje dhe ish zyrtareve te mi te kontribuonte qofte edhe per nje te milionten pjese ne uljen e shkalles se krimit e te korrupsionit ne Kosove. Per fat te keq, gjykimi i mundshem (dhe koha) do te deshmoje qe prokuroria (me ose pa qellim), e ka huqur plotesisht adresen.

Shkalla e se keqes ne kete vend nuk do te ulet hiç, bash hiç me kete rast sepse mes meje dhe krimineleve e hajnave te vertete ekziston nje mal i madh i te varferve (ku bej pjese edhe une me familjen time te ngushte e te gjere) dhe te te pasurve skajshmerisht (ku bien ne shumice kriminelet e vertete te ketij vendi).

Kjo puna e kesaj akuze me ngjet shume ne ate humorin e Cimes e Lecit kur Leci e kerkone unazen jo ku i kishte humbur atje diku ne terr por e kerkonte diky tjeter ne oborr, ku kishte drite.

Qesharake eshte kjo por edhe e dhimbshme dhe goditese per kete popull i cili, ne fakt, vet ka lejue me ardhe ne kete deregje.

Me kete rast, u drejtohem zyrtreve ne akuze (e qe nuk e dij per shumicen cilet jane) se asnjeri nuk do ta pesoje nga puna qe ka bere me mua per ato gjashte vite. Dhe i lus qe te mos shqetesohen sepse per asnje sekonde nuk eshte menduar dhe vepruar per ato vite per ta demtuar komunen dhe bugjetin e saj. Ne fund te fundit qytetaret e kane pa progresin dhe te mirat qe i kane ndodhe komunes per ato vite dhe per vitet qe pasuan pas udheheqjes time.

Keto akte perndyshe, jane te njohura nga librat dhe praktikat e shoqerive qe kane rreshqitur ne sisteme autoritare çfare eshte instalue edhe ne Kosove. Duhet “shpikur” viktimen ku eshte e ku nuk eshte, per te shpetuar sistemin.

Edhe kjo sqarohet. Don edhe shume muaj e ndoshta efhe ndonje vit por sqarohet perfundimisht, njehere e mire.

Pavaredisht nevojes se skajshme per financa ne fsmilje, punedhenesit tim, kuvendit te Kosoves, qysh sonte publikisht, e te henen e ardheshme efhe zyrtarisht e me shkrim, ia ofroj doreheqjen time. Nuk jam une njeriu qe rrin ne nje bord te nje agjensioni te rendesishem e te pavarur dhe mer vendime te rendesishme nen skuzen per kurdisje tenderesh e per hajni.

Kjo nuk ka qene dhe nuk do te jete asnjehere ne moralin tim publik. Fjales dhe premtimit tim publik i kam dale zot perhere. Keshtu do te jete edhe kesaj here.

Ju uroj te gjitheve mbremje e gjume te mire. Me shpresen qe Kosova e shqiptaret ta kene me mire ne ditet qe po vien.

klankosova.tv

 

Ilazi: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit përshpejton liberalizimin

Posted: 16 Sep 2016 02:48 PM PDT

Zëvendësministri i Integrimit Europian, Ramadan Ilazi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se kjo ministri është duek punuar në një strategji e cila do të ofrojë informata të detajuara për qytetarët lidhur me procesin e integrimit europian të vendit, njofton Klan Kosova.

“Si ministri kemi qenë vazhdimisht të angazhuar për të dizajnuar fushata informimi për qytetarët që ata të jenë të informuar drejt për procesin e integrimit evropian. Vitin e kaluar kemi ndërmarrë disa fushata që kanë synuar të përcojnë mesazhin që integrimi është proces i reformave të brendshme. Ky proces nënkupton përgjegjësi nga të gjitha institucionet e Kosovës. Synimi ynë është që të kemi një strategji në këtë drejtim, për të përcaktuar mënyrën se si qeveria e komunikon tek qytetarët procesin e integrimit”.

“Deri tani nuk kemi pasur një strategji gjithpërfshirësë të komunikimit. Por tash përmes saj do të lehtësohet edhe komunikimi. Kemi pasur situata kur situatat e ndryshme politike kanë përcaktuar edhe mesazhin nga ana e qeverisë. Por tani kjo do të ndryshojë”.

Ai ka deklaruar se kushtet e përcaktuara nga institucionet europiane për Kosovën në mënnyrë që të marrë liberalizimin duhet përmbushur, sidomos demarkimi i kufirit me Malin e Zi, por edhe lufta e vazhdueshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjatë procesit të liberalizimit të vizave kemi pasur arritjen kryesore në maj, kur edhe është dhënë rekomandimi. Në këtë kohë janë përcaktuar edhe dy kushte, të cilat duhen përmbushur, para se të merret vendimi final për liberalizimin e vizave. Një nga këto kushte është luftimi i krimit dhe korrupsionit, që do të na përcjellë në rrugëtimin tonë. Ne kemi ndërmarrë vendime të koordinuara për të forcuar rezultatet në fushën e sundimit të ligjit. Cilado aktakuzë që ka të bëjë me krim dhe korrupsion i ndihmon procesit të Kosovës. Por duhet insistuar që të mos ketë vetëm aktakuza, por edhe vendime. Por ky nuk është kusht që nëse BE-ja ka vullnet të na i liberalizojë vizat që do të na pengonte. Ndryshe është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Ne kur kemi thënë që kosovarët do të lëvizin pa viza, nuk kemi menduar që në rrugë do të dalin agjenda politiko-partiake”.

“Nëse nuk ka vullnet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, kushtet mund të përdoren për ta arsyetuar atë vendim. Por po ashtu mund të shohim që kemi një situatë të vështirë në shtetet e BE-së”.

“Gjatë vjeshtës pritet që Kosova dhe BE-ja të dalin me një agjendë të përbashkët të reformave, në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë”.

Ilazi nuk ka komentuar për pasardhësin e mundshëm të Bekim Collakut në krye të ministrisë, por ka konfirmuar se nuk do të jetë vet ai, pasi ka agjendë tjetër personale.

“I takon kryetarit të Partisë Demokratike të vendosë cili do të jetë ministri i Integrimit Europian. Por më lejoni të sqaroj që unë nuk do të jem ai. Unë kam pasur fatin që t'i shërbej vendit në këto faza. Nga muaji nëntor do të vazhdoj të angazhohem në projekte personale”.  /klankosova.tv

Milan fiton në minutat e fundit

Posted: 16 Sep 2016 02:48 PM PDT

Milani ka marrë tre pikë në xhiron e katërt në Serinë A. Shtatë herë kampionët e Evropës kanë marrë tri pikë të rëndësishme si mysafirë të Sampdorian, ku triumfuan me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Carlos Bacca, në minutën e 85-të. Pas kësaj fitoreje, Milan ka gjashtë pikë pas katër xhirove në Serie A.

Liverpool më i fortë se Chelsea

Posted: 16 Sep 2016 02:47 PM PDT

Liverpooli i Jurgen Klopp ishte më mire se Chelsea i Antonio Contes. Reds triumfuan me rezultat 2:1 në derbin që u zhvillua në Stamford Bridge.

Skuadra nga Anfield e nisi fuqishem ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 17-të. Mbrojtësi Lovren shënoi për 1:0. Epërsinë e dyfishoi Jordan Henderson me një gol të bukur në minutën e 36-të.

Nderkohe Chelsea shënoi gol përmes sulmuesit Diego Costa në minutën e 61'të, për t'i dhënë shpresa ekipit të Contes që të marrin ndonjë rezultat pozitiv nga ky takim.

Por, minutat kaluan dhe ekipi i italianit nuk arriti që të gjejë sërish rrugën drejt portës, duke mbetur kështu rezultati 2:1.

Kjo ishte humbja e parë për Chelsean këtë edicion, ndërsa Liverpooli mori fitoren e tretë.

Gjinovci: Të shtunën fillon vaksinimi i lopëve, pa pagesë

Posted: 16 Sep 2016 02:41 PM PDT

Valdet Gjinovci, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka bërë të ditur në një intervistë për Ora e Fundit në Klan Kosova se nga nesër do të fillojë vaksinimi i lopëve nëpër të gjithë territorin e Kosovës, për shkak të sëmundjes gungore.

"Me mbështetjen e Qeverisë dhe dikastereve qeveritare është mundësuar vaksinimi i të gjitha gjedhëve në tërë territorin e Kosovës", ka thënë Gjinovci.

"Vaksinimi do të bëhet pa pagesë. Aksioni do të fillojë nesër dhe do të realizohet në tërë Kosovën, prandaj fermerët mos të kenë merak, sepse të gjitha gjedhët do të vaksinohen vend për vend e fshat për fshat".

"Plani është dinamik dhe do të shkojë gjithçka mbarë e mirë. Janë angazhuar edhe ekspertët e fushës dhe do të bashkëpunojnë me fermerë".

Gjinovci ka treguar se sëmundja gungore e lopëve nuk ka prekur vetëm Kosovën, por edhe vendet e rajonit dhe se është një sëmundje e re, por që "situata është menaxhuar në mënyrë profesionale dhe kemi arritur të sigurojmë vaksinimin".

Kryeshefi ekzekutiv i AUV-it pohoi se në tërë territorin e Kosovës janë 200 lopë të prekura nga sëmundja dhe rreth 1000 që kanë treguar disa nga simptomat fillestare të sëmundjes.

Image result for Valdet Gjinovci,

 klankosova.tv

 

Pa kredi, zor të jetohet në Kosovë (Video)

Posted: 16 Sep 2016 02:36 PM PDT

Kosovarët kanë filluar që më shumë t'u drejtohen bankave për të marrë kredi.

Disa prej tyre marrin para me kamatë edhe për telefona e gjera tjera më të imëta, njofton Klan Kosova.

Për të kuptuar më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

Rihanna del të kënaqet pa Drake

Posted: 16 Sep 2016 02:19 PM PDT

Që nga bërja publike e lidhjes së saj me reperin Drake, Rihanna më pothuajse asnjëherë nuk është parë pa të në publik.

Por të enjten duket se kishte vendosur ta kalonte kohën vetëm me veten e saj, meqë është parë në Hollywood-in Perëndimor.

Pasi doli nga restoranti i famshëm i fytyrave publike "Nice Guy", këngëtarja 28-vjeçare u drejtuar për tek klubi i natës "10AK" me një veshje interesante me ngjyrë të bardhë, transmeton Klan Kosova.

386E1AAC00000578-3792601-image-a-54_1474022138773 386E15BE00000578-0-image-a-32_1474020901692 386E15E300000578-0-image-a-33_1474020918119 386E168200000578-3792601-image-a-48_1474022073501 386E168800000578-3792601-image-m-65_1474022285428 386E169400000578-3792601-image-a-66_1474022293096 386E174900000578-3792601-image-a-34_1474021830866

 

Studimi tregon për çfarë vuajnë burrat në Shqipëri

Posted: 16 Sep 2016 02:14 PM PDT

Një studim serioz ka gjetur se burrat në Shqipëri vuajnë jo vetëm sa gratë, por edhe nga të njëjtat sindroma.

"Duke qenë se papunësia është në nivele shumë të larta, edhe niveli i stresit është shumë i lartë. Dhe kur niveli i stresit është shumë i lartë është vërtetuar shkencërisht se mënyrat për ta ulur janë alkooli, abuzimi, demoralizimi dhe burrat shqiptarë janë në këtë fazë", deklaron Alfred Matoshi, menaxher i projektit "Sfidat dhe perspektivat e burrave në shoqërinë shqiptare", shkruan Top Channel.

Ndërkohë që për të sheshuar problematikat në familje energjitë dhe fondet janë përqendruar më shumë tek gratë dhe te fëmijët, askush nuk është kujtuar për vuajtjet e burrave.

Ndërsa i imagjinojmë me mustaqe, të fortë dhe dominantë, meshkujt shqiptarë vuajnë edhe ata nga plagë sociale, si trafikimi, alkoolizmi apo bixhozi. Këto rezultate u nxorën në pah nga një studim me 1.086 të intervistuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.

"Të lënë pas mijëra vite trashëgimi të familjes patriarkale, ku burri është shtylla e familjes dhe duhet të njihet si i tillë", sugjeron Matoshi.

Përfundimet e këtij studimi përqendrohen në përmirësimin e nivelit të arsimimit, pasi të rinjtë meshkuj po zgjedhin në masë dërrmuese studimet universitare në vend të atyre profesionale. Po ashtu, të intervistuarit kanë pohuar se e ndiejnë shumë pak rolin e qeverisë.

Por një befasi e këtij studimi është që meshkujt në fshatra shfaqin pikë më të larta në barazinë gjinore se sa ata në qytete. Dhe ndoshta së paku në betejën për barazi gjinore, femrat nuk duhet të mërziten që ajo duhet të fillojë nga burrat.

klankosova.tv

PSG dërrmon Caen

Posted: 16 Sep 2016 02:00 PM PDT

Paris Saint Germaini e ka shkatërruar Caenin në xhiron e pestë të Ligue 1. Ekipi i Emery regjistroi fitore prej 6:0 ndaj Caen, ku shkëlqeu Cavani me katër gola.

Uruguaiani realizoi në minutat12, 23, 38 dhe 45 për rezultatin e pjesës së parë 4:0.

Derisa në pjesën e dytë, shënuan edhe Lucas Moura (67') e Jean-Kevin Augustin (79') për rezultatin përfundimtar 6:0.

Kerry paralajmëron Rusinë: S’ka marrëveshje pa arritur ndihmat në Alepo

Posted: 16 Sep 2016 01:51 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka porositi homologun e tij rus, Sergei Lavrov, se Uashingtoni nuk do të nisë fushatë të përbashkët të sulmeve kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, derisa të mos arrijnë ndihmat për banorët e rrethuar.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha se Kerry ka biseduar me Lavrovin përmes telefonit dhe ka thënë se SHBA pret që Moska të ushtrojë ndikimin e saj mbi presidentin sirian, Bashar al-Assad, "për të lejuar kamionët e OKB-së me ndihma humanitare që të arrijnë në Alepo dhe zona të tjera ku ka nevojë".

Departamenti i Shtetit tha se vonesat e ndihmave janë "përsëritur" dhe janë "të papranueshme".

Një armëpushim në Siri ka hyrë në fuqi më 12 shtator dhe është duke u respektuar në masë të madhe.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, mbi 400,000 veta kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

klankosova.tv

 

Cavani shënon katër gola në 45 minuta

Posted: 16 Sep 2016 01:46 PM PDT

Edison Cavani ka shënuar katër gola në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Caen.

Uruguaiani realizoi në minutat 12, 23, 38 dhe 45 për rezultatin e pjesës së parë 4:0.

në pjesën e dytë, shënuan edhe Lucas Moura (67') e Jean-Kevin Augustin (79') për rezultatin përfundimtar 6:0.

Costa ngushton epërsinë (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 01:26 PM PDT

Diego Costa ka shënuar gol në minutën e 62-të të takimit, për të ngushtuar epërsinë e Liverpool në një gol.

Kelmendi thotë se për 6 vjet i punëson mbi 1 milion veta

Posted: 16 Sep 2016 01:24 PM PDT

Deputeti i pavarur dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, ka prezantuar një program ekonomik të tij për gjashtë vjetët e ardhshme dhe ka thënë se përmes këtij plani do t'i punësojë një milion e 25 mijë persona.

Kelmendi në Rrokum TV ka deklaruar se ekonomia në Kosovës vazhdimisht ka mbetur peng e politikës.

Sipas Kelmendit, në Qeveri nuk ka njerëz që dinë të menaxhojnë mjaftueshëm.

Deputeti nga Peja ka thënë se plan i tij mund të realizohet nëse Kosova bënë investime 14 deri në 22 miliardë euro.

Detajet e planit të Kelmendit mund t'i shkoni në emsionin Rrokum Roll.

klankosova.tv

 

 

Erdës 18 muajshe i duhet ndihma për shërim (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 01:10 PM PDT

Erda, vajza 18 muajshe e familjes Abazi nga Godanci i Shtimjes, vuan nga një sëmundje që prek dhe dëmton zorrët.

Ajo nuk mund të shërohet në Kosovë, ndaj i duhet tretman jashtë vendit, por familja e saj nuk ka mundësi t'ia paguajë shërimin, njofton Klan Kosova.

Prandaj nëna e saj kërkon ndihmën e të gjithëve për shërimin e vajzës.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shërimin e Erdës 18 muajshe mund të lajmërohen në numrin e telefonit 044 600 005.

Kronikë e Rejhane Selimit.

klankosova.tv

Shifra rekorde të pasurisë së sekuestruar (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 12:53 PM PDT

Prokurorët kosovarë nuk janë duke e zbatuar ligjin për kompetencat e zgjeruara ani pse ka kohë që është miratuar, njofton Klan Kosova.

Kritik për këtë çështje është edhe Shqipdon Fazliu, që këtë të premte raportoi para këshillit prokurorial.

Në total Prokuroria është duke mbajtur nën sekuestrim asetet në vlerë prej 110 milionë eurosh.

Pavarësisht kësaj shifre, prej tyre deri me tani asnjë një cent nuk është derdhur në arkën e shteti.

Kjo pasi që Gjykatat për këto raste ende nuk kanë nxjerrë as një aktgjykim përfundimtar.

E në këtë mbledhje të KPK-së, u prezantua për herë të parë edhe raporti i Komisionit për Mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike.

Lulzim Sylejmani, udhëheqës i këtij organi tha se u bë punë e mirë.

Ky njësit nga 104 kallëzimet penale ka bërë vetëm 34 aktakuza.

Ndërkohë në këtë mbledhje të KPK-së, Reshat Millaku është emëruar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, ndërsa Haxhi Dërguti kryeprokuror i Apelit.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

klankosova.tv

Henderson shënon golin e dytë për Reds (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 12:51 PM PDT

Jordan Henderson në minutën e 36-të ka shënuar golin e dytë për Liverpool, në përballje me Chelsea.

Shenjat e para të katastrofës

Posted: 16 Sep 2016 12:43 PM PDT

Miliona vite më parë se dinosaurët të zhdukeshin me sa duket nga përplasja e një asteroidi me planetin tonë, Toka ka jetuar një zhdukje tjetër masive, shumë më tepër shkatërrimtare. Shkaku i një katastrofe të tillë, shpjegon paleontologu Peter Ward, qe absolutisht endogjene: sulfuri i hidrogjenit i pranishëm në oqeane dhe në atmosferë e bëri të gjelbër qiellin dhe e privoi nga oksigjeni i nevojshëm për mbijetesën e bimëve.

Ward, i cili jep mësim në University of Washington dhe në ditët e kaluara ka marrë pjesë në një takimin Technology, Entertainment and Design (TED), thekson se ngrohja globale e prodhuar nga njeriu mund të arrijë të riprodhojë koncentrimet e sulfurit të hidrogjenit të gaztë, që gjatë periudhës së Permianit, kur është provuar vala e zhdukjes, kanë asgjësuar 80 përqind të jetës në planet. Jo vetëm kaq: vetë me duart tona rrezikojmë që të shkatërrohemi me më shumë ngut nga sa nuk ka bërë natyra në të kaluarën. Aktualisht Ward, i cili vitin e kaluar ka botuar një libër lidhur me zhdukjet të titulluar Under a Green Sky, është impenjuar në një projekt bashkëpunimi me Arizona State University për krijimin e një dhome atmosferike prej 60 milion dollarësh në gjendje të riprodhojë kushtet atmosferike tokësore të periudhës së Permianit – ashtu si të çdo periudhe tjetër – për ta replikuar atë që ndodhi me ndihmën e bimëve të rritura në atë kontekst artificial. www.bota.al

 

Objektivi është ai që të kuptohet se çfarë lloj sinjalesh një eveniment i kësaj përmase bart me vete me qëllim që të shkojë e t'i kërkojë në ekosistemet aktuale, por edhe që të kuptojë se çfarë mund të na thonë sinjalet lidhur me evolucionin. Pavarësisht se sulfuri i hidrogjenit është potencialisht asgjësues, kohët e fundit disa kërkues kanë zbuluar një zbatim të mundshëm në aspektin mjekësor të këtij gazi vdekjeprurës që, për ironi të fatit, mund të shpëtojë kështu miliona jetë. Deri më tani janë kryer testime vetëm mbi minjtë, por është demonstruar se duke injektuar sulfur hidrogjeni drejtpërsëdrejti në zemër kavieve të goditura nga një infarkt kinse i shkaktuar, gazi provokon një gjendje paralize të përkohshme që i bën qelizat e muskulit kardiak të pësojnë dëme më të pakta se ato të zemrës së minjve të cilëve nuk u është bërë injeksion. Revista Wired e ka intervistuar Ward lidhur me rreziqet dhe përfitimet e mundshme e sulfurit të hidrogjenit dhe të pamjeve që maskat antigaz do të kenë në të ardhmen.

Na shpjegoni sesi ka ndodhur zhdukja masive e Permianit.

Faza e parë është përbërë nga një çlirim i madh bazalti të shkrirë nga brenditë e Tokës, me një dalje të konsiderueshme magme. Gjëja ka vazhduar kështu për miliona vjet, me prodhimin e vëllimeve mbresëlënëse të llavës, që mund të kenë mbuluar një zonë të madhe sa Amerika kontinentale. Tani, llava nuk vret askënd, me përjashtim të atyre kafshëve të mjera dhe budallaçka mjaft të shkujdesur sa t'i qëndronin në afërsi, por kur del llava, bashkë me të dalin flluska anhidridi karbonik dhe pjesë e madhe e këtij gazi shkon të përfundojë në atmosferë, me rezultatin që në këtë rast, duke ju qëndruar vlerësimeve, nivelet e dioksidit të karbonit të arrinin 3000 pjesë për 1 milion (përballë 380 pjesëve për 1 milion të niveleve aktuale). Kështu, oqeanet dhe i gjithë planeti janë ngrohur dhe, me të ndodhur një gjë e tillë, korrentet janë ndaluar. Me korrentet e palëvizshme, ka rënë koncentrimi i oksigjenit në oqeane, pasi është qarkullimi i korrenteve ai që i oksigjenon ujërat. Kjo ka mundësuar proliferimin e një bakteri që prodhon sulfur hidrogjeni. Fauna peshkore nuk mund të mbijetojë në ujëra që kanë një përqindje të lartë sulfuri hidrogjeni. Në prani koncentrimesh më të mëdha se 80 pjesë për 1 milion, ndoshta duke arritur në 220 pjesë për 1 milion, (që shpejt është bërë), çdo peshk i oqeanit është dënuar me vdekje. Hapi i mëtejshëm ka qenë që sulfuri i hidrogjenit ka bërë rrugë edhe në atmosferë, në pikën që të asgjësojë kafshë dhe bimë.

Sa specie të Tokës qenë në atë epokë dhe sa prej tyre kanë vdekur?

Në tokën kontinentale kishte qindra reptilë të ngjashëm me mamiferët, stadi i parë i evolucionit që ka çuar tek ne. Ndodhi një zhdukje e më shumë se 90 përqind të specieve, jo vetëm të specieve tokësore, por edhe të bimëve dhe kafshëve që jetonin në oqeane. Me përplasjen e asteroidit bë epokën e zhdukjes së dinosaurëve u zhduk vetëm 50 përqind e specieve. Kështu, kjo ngjarje e parë qe shumë, shumë herë më i keq.

Sa kohë u desh që të ndodhte e gjitha kjo?

Ka ndodhur pak e nga pak, në harkun e mijëvjeçarëve. Akoma nuk e dimë me saktësi sesa kohë është dashur.

Mendohet se sulfuri i hidrogjenit ka qenë shkaku i të paktën dy zhdukjeve të tjera masive, apo jo?

Në të vërtetë besoj se ka provokuar deri në 12 të tilla. Të gjitha zhdukjet masive, me përjashtim të asaj që ka përfshirë dinosaurët, duket se janë shkaktuar nga ky gaz. Është gjithçka një problem se kur Toka vendosi t'i lëshojë në sipërfaqe këto shpërthime të mëdha magme, por është prej 100 milion vjetësh që nuk ndodh një zhdukje masive duke filluar nga një fenomen ngrohjeje globale, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova.

E kemi zakon që t'ia veshim fajin e ngrohjes globale aktuale shtimit të niveleve të anhidridit karbonik të prodhuar nga njeriu, por rastet e mëparshme të ngrohjes globale me shtojcë zhdukjen masive janë shkaktuar ekskluzivisht nga vetë natyra. Përshtypja është se mund të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të reduktuar emisionet e gazit karbonik në atmosferë, por prapëseprap të na duhet të përballojmë ngrohjen globale dhe zhdukjen masive për faj të natyrës dhe të askujt tjetër, është e mjaftueshme një dalje bazaltesh e njëjtë me atë të verifikuar gjatë periudhës së Permianit.

Nuk është aspak e vërtetë. Shpërthime të kësaj natyre kanë qenë të rralla. Mund të mos verifikohet kurrë asnjë tjetër, nga momenti që Toka duke plakur të ftohet. Por aspekti më i rëndësishëm është se kemi pasur zhdukje masive(nga sulfuri i hidrogjenit) kur anhidridi karbonik ka arritur 1000 pjesët për 1 milion. Janë 100 milion vjet që nuk e prekim këtë prag. Aktualisht jemi në 380 pjesë për 1 milion – me një rritje shumë të shpejtë, me 2 pjesë në 1 milion në vit që mbi të gjitha është në përshpejtim të vazhdueshëm – dhe besoj se bëhet fjalë për koncentrimin më të lartë të anhidridit karbonik prej dyzet vjetësh e këtej. Është e vërtetë se në të kaluarën zhdukje të tilla janë verifikuar vetëm në shoqërim me daljet e bazaltit, por sot jemi duke i percipituar gjërat shumë më me shpejtësi nga sa ka arritur të bëjnë kurrë shpërthimet. Është një situatë që nuk precedent në historinë e planetit.

Sikur oksigjeni tokësor të zëvendësohej me ngadalësi nga sulfuri i hidrogjenit, si do të ishte jeta dhe sa do të na duhej për të arritur në limit?

Do të na duhej shumë. Është një fat që për t'u kryer ka nevojë për mijëra vjet. Oqeanet duan shumë kohë që të transformohen nga ujëra të oksigjenuara në një vend në të cilin nuk ekziston oksigjen, por, sapo procesi të fillojë, nuk ka asnjë mënyrë për ta frenuar. Sipas mendimit tim, ngritja e nivelit të deteve është një rrezik shumë më i afërt. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kërkojmë të shpëtojmë kallotat akullnajore, pasi nëse akujt do të zhdukeshin, skenari i sulfurit të hidrogjenit është hapi i radhës i pashmangshëm. 1000 pjesë për 1 milion anhidridi karbonik janë aq sa duhet për t'i asgjësuar të gjithë akujt e planetit. Për të arritur deri atje do të na duhen 200 vjet pse edhe më pak, gjë që do të thotë lamtumirë akuj të Tokës, nivel i detit në mbi 7000 metra, lamtumirë San Francisco, Seattle, New York e kështu me radhë. Në qoftë se nuk ju pëlqen të mendoni që të hiqni dorë nga akujt (nëpërmjet ngritjes së nivelit të deteve që na bën të ndjehemi të frikësuar), sulfuri i hidrogjenit rrezikon që të na fshijë nga faqja e Tokës. Pas 500 vjetësh, imagjinoj një botë në të cilën do të mbajmë të gjithë maska antigaz. Kush do ta veshë do të jetojë; të tjerët do të vdesin. Rruga që presim ne njerëzorët është akoma e gjatë dhe, në qoftë se nuk pushojmë së ngrohuri atmosferën tonë, do të ndeshemi me një fat vërtet tragjik.

A ka zona të planetit në të cilat është e mundur të hasen shenjat e para të një katastrofe të kësaj natyre?

Aktualisht në afërsi të brigjeve të Namibisë haset një rrjedhje e sulfurit të hidrogjenit. Fabrikat konservuese kanë çuar në asgjësimin e të gjitha sardeleve dhe açugave. Planktoni vjen në sipërfaqe dhe nuk ekzistojnë peshqit që t'i hanë, kështu që kthehet në thellësi dhe gjeneron sekrecione që prodhojnë sulfur hidrogjeni. Gazi rishfaqet dhe krijon probleme të çdo lloji. Kur jetoja në shtetin Washington kishte pika të nxehta sulfuri hidrogjeni derivues nga mbeturinat e prerjes së druve të hedhura gjatë dy po tri shekujve të fundit. Kush punon në ato zona duhet të mbajë një maskë antigaz, pasi rrezikon në çdo moment që të ndeshet me një frymëmarrje që mund ta vrasë.

Kohët e fundit disa kërkues kanë lëshuar hipotezën se ekzistojnë edhe zbatime mjekësore potencialisht të dobishme të lidhura me përdorimin e kontrolluar të sulfurit të hidrogjenit. Ju e keni quajtur kthesën e re të mjekësisë. Cilat janë zbatimet praktike të këtij gazi?

Me ndihmën e sulfurit të hidrogjenit, një mamifer mund të transformohet funksionalisht në një kafshë me gjak të ftohtë me qëllimin e ngadalësimit të avancimit të disa dëmeve fizike. Kjo mund të shpëtojë shumë jetë në gjendje emergjence. Lojtari i Buffalo Bills, Kevin Everett, i cili ka pësuar një incident, i është nënshtruar një ndërhyrje shumë delikate neurologjike pikërisht pse mjekët kanë pasur mundësinë ta "mbajnë në të ftohtë" deri kur nuk kanë mundur ta operojnë. Në një situatë të kësaj natyre fitohet kohë. Për të njëjtin diskutim tashmë është ri-mësuar se në rast infarkti është themelore që pacienti të arrijë në spital me mjaft ngut për të shpëtuar. Ose le të supozojmë se ndodheni në Irak dhe një bombë sapo ju ka bërë të humbisni një këmbë, po humbisni gjak, praktikisht jeni i vdekur. Por ja ku injektojnë sulfur hidrogjeni dhe keni një çikë kohë më shumë për të arritur spitalin dhe bërë një transfuzion gjaku. Në natyrë të gjitha qelizat prodhojnë një sasi minimale sulfuri hidrogjeni, i cili është shkaku i reduktimit të aktivitetit. Kur kalonte në krizë, ishte sikur organizmi të arrinte në konkluzionin se nuk mund të shpenzohen shumë energji dhe të vihej në modalitetin rezervë. Kështu, duke i dhënë sulfur hidrogjeni një individi në vend të oksigjenit, teorikisht mungesa e oksigjenit nuk e vret dhe metabolizmi i tij ngadalësohet, duke e reduktuar në mënyrë të ndjeshme nevojën për oksigjen. Po flasim për situata në të cilat është më mirë që zemra të rrahë jo më shumë se një herë në minutë. Po flasim për kuazivdekje të shkaktuar në nivel mjekësor. Pastaj ringjallja. Synimi është ai që të vriten artificialisht njerëzit për të fituar kohë dhe më pas për t'i risjellë në jetë.

Sa mund të qëndrohet në këtë gjendje?

Minjtë rezistojnë nga 4 deri në 6 orë dhe pastaj kthehen saktësisht si më parë. Problemi është se nuk dimë se çfarë u ndodh neuroneve dhe kjo është çështja themelore. Sa vdekje celebrale verifikohet? Sigurisht që një përgjigje e caktuar është e pashmangshme dhe këtu futet dilema etike: në qoftë se pësoj një incident me makinë, gruaja ime që më do sa nuk thuhet do të preferonte të më kishte gjysmë vegjetal boll që të jetoja? Çfarë ndodh në qoftë se kthehem dhe nuk e kuptoj? Po sikur të mos di të shkruaj? Është më mirë të më ketë në krah kështu apo të më lërë të vdes? Kur hyn në lojë, nuk është e thënë të dish se çfarë do të dalë në fund.

Atëherë pse thoni se është kthesa e re e mjekësisë?

Sepse për disa do të funksionojë. Jill Bolte, një grua që ka pasur aneurizëm dhe që ka folur edhe ajo në TED, ka arritur të rindërtojë gjithçka. Truri i është rigjeneruar. Pavarësisht dëmit, ka arritur të rindërtohet, për t'u kthyer saktësisht në pikën në të cilën ishte përpara asaj që i ndodhi. Mund të jemi në gjendje të shpëtojmë një numër mbresëlënës jetësh./bota.al

Justin Timberlake si roje plazhi (Foto)

Posted: 16 Sep 2016 12:30 PM PDT

Justin Timberlake është fotografuar i ulur në karrigen e kujdestarit të plazhit gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm të Woody Allen, në zonën Rockaways të New York-ut.

Artisti 35-vjeçar duket tërheqës i veshur me rroba banje në skenën e filmit që zhvillohet për vitet e 1950-ta.

Po ashtu në këtë film, i cili sapo ka filluar të xhirohet, luajnë edhe Kate Winslet dhe Jim Belushi, transmeton Klan Kosova.

justin-timberlake-plays-a-sexy-lifeguard-for-woody-allen-02

justin-timberlake-plays-a-sexy-lifeguard-for-woody-allen-01

 

Çka thotë për Kosovën gazetarja e arrestuar ruse?

Posted: 16 Sep 2016 12:27 PM PDT

Njëra nga dy personat rusë, të prononcuar si gazetarë, të cilët ishin ndaluar të enjten në Rahovec nga Policia e Kosovës, përmes një  postimi në Facebook ka treguar se është shëndoshë e mirë.

Oksana Sazonova, ka kritikuar shtetin tonë për atë se si arrestojnë gazetarët dhe ka falënderuar shtetin e saj për përkrahje, njofton Klan Kosova.

"Ne jemi mirë dhe po shkojmë drejt Serbisë Qendrore. Faleminderit miqve të dashur për përkrahje!!!

Faleminderit qeverisë ruse që është përfshirë me kohë, dhe më pas ata poshtë kanë qenë korrekt ndaj nesh.

Imagjinojeni, arrestojnë gazetarët në vendin që duket se po e mbron e gjithë bota (UN, NATO, Euleks, dhe çdo gjë),  dhe asgjë nuk po i intereson.

Por, do të bëhet më mirë! Krimea është Rusi – Kosova është Serbi!", ka shkruar ajo."

Kujtojmë se Sazanova dhe kolegu i saj nuk kanë pasur vizë të RKS-së, si dhe nuk e kishin të vendosur as vulën hyrëse, e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare.

 

Lovren i jep epërsinë Liverpool (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 12:20 PM PDT

Dejan Lovren ka shënuar gol në minutën e 17-të të takimit për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit në takim me Chelsea.

Sadiku e gatshme për kampionatin evropian për juniore (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 12:17 PM PDT

Në kampionatin evropian të boksit për junior që do të zhvillohet në Turqi do të përfaqësohet edhe Kosova.

Është boksieria Donjeta Sadiku që i ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë garë. Madje e ka për qëllim që në vendëlindje të kthehet me medalje.

Kronikë nga Jon Ajeti.

Stojanoviq “i vërsulet” Komunës së Prishtinës për Kishën (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 12:05 PM PDT

Të enjten Inspektorët e Komunës së Prishtinës ndalën punën në kishën ortodokse në Kampusin e Universitetit, njofton Klan Kosova.

Ky veprim i Komunës në krye me Shpend Ahmetin, u bë temë edhe në mbledhjen e Qeverisë, kur Stojanoviq reagoi nga ulësja e tij qeveritare.

"Pas 3-4 ditësh aksion të pastrimit, jo ndonjë aksioni tjetër, dje Inspekcioni i Prishtinës, erdhi dhe kundërligjshëm ka bërë kërcënime se do t'ua ndalojë qasjen aty klerikëve me arsyetimin se po bëheshin punë ndërtimore që absolutisht nuk është e saktë", ka thënë Stojanoviq.

Zëvendësi i Isa Mustafës, nga lista Serbe thotë se toka ku është kisha, e cila konsiderohet si ndërtim ilegal, është e Kishës Ortodokse Serbe, dhe aty nuk ka dyshime.

Ai kërkoi reagim ndaj Komunës së Prishtinës, nga Ministria e Pushtetit Lokal, dhe ajo e Planifikimit Hapësinor.

I vetmi që mori fjalën pas këtij deklarimi të Stojanoviqit ishte shefi i tij, Isa Mustafa, i cili bëri thirrje për përmbajtje.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

klankosova.tv

 

Mitrovicë, rruga e shkollës me gropa (Video)

Posted: 16 Sep 2016 12:00 PM PDT

Ndaj ujësjellësit rajonal në Mitrovicë ka ankesa. Sipas komunës, për ta riparuar atë, ata nuk po mund t'i evitojnë rrjedhjet e ujit në rrugën e Vaganicës, njofton Klan Kosova.

Kjo rrugë që çon tek shkolla e lagjes, është e gjitha me gropa dhe paraqet rrezik për nxënësit.

Për më shumë ndiqeni k onikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Merita Neziri:

Aktorja vdes pas “seancave me kupa”

Posted: 16 Sep 2016 12:00 PM PDT

26-vjeçarja Xu Ting, nga Beijingu, ishte diagnostikuar me kancer limfatik në korrik dhe vdiq javën e shkuar.

Ajo kishte vendosur të mos i nënshtrohej kimioterapisë sepse kishte parë të tjerët të "torturoheshin" dhe përsëri kishin vdekur.

Në vend të saj, ajo zgjodhi hedhjen e kupave dhe futjen e gjilpërave, gjë që çoi në debat nëse këto terapi, ishin bërë shkak për vdekjen e saj ose jo, shkruan tvklan. Xu e kishte postuar sëmundjen e saj në rrjetet sociale me 9 korrik.

"E di se kimioterapia është shumë e dhimbshme dhe mund të vdes më shpejt për shkak të saj. Pra, nuk ka rëndësi sa gjatë mund të jetoj, dua t'i shijoj ditët e mbetura të jetës time të lumtura", shkruante ajo.

Ajo postoi disa foto gjatë kurimit me terapi kineze dhe një të tillë dukej se gota të shumta ishin vendosur në shpinën e saj. Në një foto tjetër dukeshin të çarat e lëkurës për të nxjerrë gjakun jashtë.

Reuters shkruan për targat prej letre në Kosovë – Një tjetër pengesë udhëtimi

Posted: 16 Sep 2016 11:59 AM PDT

Vozitësit kosovarë janë në telashe të mëdha me targat e veturave, pasi me një vendim administrativ, në mungesë të targave të vërteta po shpërndahen targa prej letre të cilat janë jo valide për udhëtime jashtë vendit.

Për këtë problem ka shkruar edhe agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, njofton Klan Kosova.

Tabelat prej letre, rreth 10.000 të lëshuara deri më tani, mundësojnë udhëtim vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri.

Këto problem me udhëtimin jashtë Kosovës, paraqesin një telashe më shumë dhe izolim të mëtejmë të kosovarëve e bizneseve të Kosovës.

"Sot kam pasur të udhëtoj për në Beograd për të aplikuar për një vizë indiane, por nuk mund të shkoj me veturën time", thotë për Reuters, Tefik Maliqi, biznesmeni 60 vjeçar.

Qytetarët aktivë në Kosovë, shkruan Retuers, fajësojnë institucionet për dështimin që të sigurojnë pllakat metalike.

Po ashtu ofertuesit që kanë konkurruar për të fituar tenderin për targat ankohen se procesi ka qenë i errët dhe jo i rregullt.

"Paguaj 15 euro për targat prej letre dhe nuk mund të shkojë askund me to.

“Dikush në qeveri duhet të japë dorëheqje për këtë", thotë Samir Fejziu, 38 vjeçar, duke bërë me gisht drejt targave të çaraveshura të veturës së tij, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

Related Posts :