Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Pamje nga mbetjet e avionit që u rrëzua në Shkup (VIDEO)” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Pamje nga mbetjet e avionit që u rrëzua në Shkup (VIDEO)” plus 24 more


Pamje nga mbetjet e avionit që u rrëzua në Shkup (VIDEO)

Posted: 06 Sep 2016 03:16 PM PDT

Aeroplani që sot në orët e pasdites u shfaq i humbur nga radari dhe që duhej të ateronte në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar me karburante, u rrëzua disa kilometra larg kryeqytetit në afërsi të një fshati të qytetit të Velesit.

Aeroplani me gjashtë pasagjerë, katër italian dhe dy kosovarë kishte destinacion Prishtinën derisa udhëtonte nga Trevizo e Italisë.

Dëshmitarët e rastit kishin thënë se kanë dëgjuar aromë të trupave të djegur pas rrëzimit të aeroplanit si dhe shpërthime të fuqishme, shkruan Zhurnal.

Mediat në Maqedoni kanë publikuar pamjet e fundit nga mbetjet e aeroplanit të rrëzuar.

Kosova së shpejti me fabrikë ricikluese

Posted: 06 Sep 2016 03:12 PM PDT

Në Kosova Direkt për të diskutuar rreth një investimi për një fabrikë ricikluese e ftuar është Viktoria Rikede, investitore nga Suedia.

Arsyeja pse Rikede ka vendosur që të investoj në Kosovë është mundësia për të ndihmuar në zhvillimin e shtetit.

Investimi në fjalë pritet që të jetë i madh dhe do të krijoj mijëra vende pune.

"Eshte një fabrikë ricikluese përmes së cilës do të prodhohet energji dhe ngrohje nga mbeturinat, shtë investim i madh dhe do të krijoj mijëra vende pune" ka thënë Rikede.

Për më tepër Rikede është shprehur mjaft e kënaqur me mbështetjen e qeverisë si dhe ka theksuar që Kosova ofron perspektivë dhe se është e vendosur të përfundoj projektin në fjalë.

Kosovarët e vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Veles janë nga Malisheva

Posted: 06 Sep 2016 03:06 PM PDT

Dy kosovarët që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Kozle të Katlanovës në Maqedoni janë nga Malisheva.

Mediat kanë raportuar se viktimat janë vëllezërit F. Begaj dhe V. Begaj, të cilët pritej që nesër të hapnin Qendrën Aeronautike në Istog.

Dy vëllezërit nga Kosova dhe katër italianë kanë mbetur të vdekur nga kjo tragjedi që ka ndodhur pak më herët afër Shkupit, shkruan TetovaSot.

Aeroplani i rrëzuar, destinacion të fundit kishte Prishtinën.

 

 

Zëvendësdrejtori i i Policisë: Nuk ndikohemi nga askush, zbatojmë Ligjin

Posted: 06 Sep 2016 03:03 PM PDT

Policia e Kosovës ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit të saj.

Për të biseduar lidhur me këtë ngjarje, sfidat, arritjet e detyrat e Policisë së Kosovës, i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit ishte zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka pasur shumë arritje.

"Në përgjithësi, pjesëtarët e Policisë qysh prej themelimit kur kanë qenë të shtytur nga vullneti i madh për punë e deri më sot, kemi arritur një plotësim të kapaciteteve të nevojshmë për luftimin e krimit të të gjitha formave dhe shërbimit ndaj qytetarëve".

Rexha ka shtuar se në ngjarjen e sotme të Policisë së Kosovës janë spikatur nevojat e avansimit të mëtejmë, kryesisht me vazhdimin e angazhimit të terrorizimit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai ka treguar se Policia e Kosovës numëron 7500 policë duke thënë se me këtë numër përmbushet edhe kuota gjinore dhe ajo e përfshirjes së minoriteteve.

"Kemi 7500 policë, efektivë që janë mirë të trajnuar dhe certifikuar e sistemuar në atë mënyrë që garantojnë mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike".

"Në përgjithësi, qysh prej themelimit t Policisë së Kosovës, është synim në fushën e personelit që 15 % të përbërjes së përgjithshme janë të gjinisë femërore dhe 15 %  minoriteteve".

Rexha ka pohuar se Policia është krejtësisht e pavarur nga politika dhe nuk ka asnjë ndikim, por bazohet vetëm në ligj.

"Policia e Kosovës përpos aspektit të zhvillimit operativ, i ka institucionet e mirëfillta autonome që realizojnë mbikqyrjen e individëve dhe njësiteve".

"Në menaxhimin e çfarëdo situate, në raport me zbatimin e Ligjit të Policisë dhe ligjeve të tjera, çdo gjë shkon nën mbikqyrje, kontrollë dhe shqyrtim të Prokurorit dhe gjyqësorit".

"Nuk kontrollohemi nga asnjë individ, grup jo formal dhe jo ligjor".

"Ne, strikt në angazhimet tona mbështetemi në kompetencën tonë dhe paisjet tona të sofistikuara për zbatim të detyrave tona dhe në ruajtje, mbrojtje e avansim të të drejtave të njeriut".

Ai ka folur edhe për vjedhjet që kanë ndodhur në dhomën e dëshmive, duke thënë se këtë nuk e konsiderojnë si një rast të mbyllur duke shtuar se ata do të vazhdojnë të hetojnë këtë rast.

Bashkim Kastrati: Ngritje e nivelit të ujit në lumenj, gjendja stabile

Posted: 06 Sep 2016 02:55 PM PDT

Në Kosova Direkt për të diskutuar rreth motit që po mbretëron gjatë këtyre ditëve në Kosovë, i ftuar është Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kastrati gjatë kësaj interviste ka paralajmëruar për reshje të vazhdueshme  dhe mundësive për vërshime në disa zona nëpër Kosovë.

"Në orën 07:00 në mëngjes kemi marrë një informacioni nga Agjensioni Evropian që në Kosovë do të ketë reshje të shiut dhe pritet që në disa zona do të ketë vërshime".

"Gjatë viteve të kaluara kemi ngritur sitemet monitoruese dhe në bazë të informacioneve që kemi marrë dhe përpunuar, kemi dhënë dhe paralajmërimin për mundësinë e vërshimeve"

Përveç reshjeve të shiut Kastrati ka treguar edhe për ngritjen e nivelit të ujit tek disa lumenj nëpër Kosovë, megjithatë tashmë janë stabil.

"Më së shumti ka pasur reshje në rrafshin e Dukagjinit dhe në Pejë duke vazhduar me Prizrenin dhe në fund Prishinën" ka thënë Bashkim Kastrati.

"Duke u bazuar në sasinë dhe intensitetin e reshjeve, tek Drini i Bardhë kemi një ngritje të lehtë të nivelit të ujit, Bistricën e Pejës, Lepenci tek Hani i Elezit, Morava e Binqës, lumi i Ibrit në Leposaviq dhe Sitnica afër Vushtrisë"

"Vlenë të theksohet që të gjithë lumenjt janë stabil, disa prej tyre edhe në rënie e siper" ka perfunduar Kastrati.

A po i humbet flokët Kim Kardashian? (FOTO)

Posted: 06 Sep 2016 02:20 PM PDT

Kim Kardashian duket se po humbet flokët.

Kjo, të paktën sipas disa fotografive që janë postuar në rrjetet sociale derisa Kardashian është fotografuar duke u kthyer në shtëpi pas sesioneve të fitnesit.

Derisa kohëve të fundit ka rënë në sy një stil më i thjeshtë i Kardashian, janë vetë fansat që kanë vënë në pah edhe faktin se ajo po humbet shumë flokë, transmeton Klan Kosova.

Sipas revistës The Sun, duket se arsyeja pse Kim po humbet shumë flokë është lindja e djalit të saj, Saint që ka lindur në muajin dhjetor që njihet si një simptomë që prek gratë dy deri katër muaj pas lindjes.

Kim Kardashian Returning Home After Hitting the Gym

Kim Kardashian Returning Home After Hitting the Gym

Kim Kardashian Returning Home After Hitting the Gym

 

Komentimet e sharjet për politikanët në Facebook (VIDEO)

Posted: 06 Sep 2016 02:10 PM PDT

Dy ndeshjet kryesore për shqiptarët u kryen. Por, pas vetes ato lanë shumë për të komentuar.

Bile, u përfshinë edhe politikanët. Kështu, urata e liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri për Shqipërinë, pa e përmendur Kosovën, nxiti mijëra komente në adresë të tij.

Prandaj edhe storia e Orës së Fundit i është kushtuar fyerjeve e kritikave që mori Ymeri, por edhe të atyre që shkojnë në drejtim të politikanëve kosovarë nëpërmjet Facebook-ut.

Më poshtë ndiqeni një kronikë më të zgjeruar nga Agan Hajdarhoxha.

Zbulohet testi që parashikon rrezikun për kancer

Posted: 06 Sep 2016 02:00 PM PDT

Një test i thjeshtë gjaku mund ta detektojë kancerin, shumë përparëse simptomat të fillojnë të shfaqen, dhe kjo pritet t'i shpëtojë mijëra jetë njerëzish.

Testi i ri i gjakut, funksionon duke i detektuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut. Këto ndryshime paraqiten sa herë ka potencial për zhvillim të kancerit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ky test i gjakut për të zbuluar kancerin, mund ta testojë se sa një person është i rrezikuar që të sëmuret me kancer.

Zbulimi i kancerit në faza të hershme, mund t'i rrisë shanset për të mbijetuar dhe mund të trajtohet para metastazimit.

Shkencëtarët mendojnë se nga ky zbulim, mund të shpëtohen qindra mijëra jetë për çdo vit.

Thumbon autori i mrekullisë: Goli nuk vjen nga pankina

Posted: 06 Sep 2016 01:53 PM PDT

Bekim Balaj ka qenë autori i mrekullisë të kuqezinjve në Shkodër, duke i siguruar tri pikë të arta në vijimin e çuditshëm të ndeshjes me Maqedoninë. Sulmuesi, në prononcimin e tij për "SuperSport", nuk ka ngurruar të lëshojë një thumbin ndaj trajnerit De Biazi rreth aktivizimit të tij.

"Të them të drejtën ishte emocion, jo vetëm se shënova një gol të rëndësishëm, por edhe arrita të shënoja në 'Loro Boriçi', ku kam hedhur hapat e parë si futbollit. Jam i gëzuar që u dhashë emocion të gjithë shqiptarëve", tha sulmuesi.

"Dëshira është të luajmë e shënojmë sa më shumë, por është trajneri që vendos, unë sa herë kam hyrë në fushë, kam dhënë maksimumin", tha ai. "Por golat nga sulmuesit vijnë po të jesh në fushë, pasi nga pankina nuk ke si shënon. Shpresoj të luaj dhe shënoj sa më shumë, por është trajneri që vendos", vijoi ai.

Me humor, Balaj komentoi edhe golin e shënuar dhe atë çfarë kishte ndodhur një natë më parë. "Me kokë apo me sup? Pak rëndësi ka me çfarë e shtyva topin, përfundoi në rrjetë. Një natë më parë, unë Sadiku dhe Roshi përfunduam në një dhomë bashkë. Kaloi aty pranë presidenti Duka dhe na pyeti se pse po qëndronim të tre në një dhomë se do rrinim gjithë natën duke biseduar. I thamë 'pa problem se po përgatitim skemën e golit'", ishin fjalët e sulmuesit.

Duke iu kthyer ndeshjes, Balaj theksoi se një ditë më parë, Shqipëria kishte pasur mundësinë që të realizonte një gol, por i kishte ikur takimi nga duart. "Po ta shohim ndeshjen nga fillimi, e nisëm mirë pjesën e parë, pastaj sikur u qetësua. Maqedonia nuk na rrezikoi aq shumë. Por pas shënimit të golit të Maqedonisë na mungoi forca reaguese", ishte analiza e tij.

Balaj foli përsëri për konkurrencën e madhe në kombëtare. "Në sulm konkurrenca ka qenë e lartë, në shumë ndeshje u alternuam me Çikalleshin, kemi bërë ndeshje të mira. Por pastaj Sadiku bëri ndeshje të mira dhe arriti të shënojë në Europian. Ka konkurrencë të lartë mes shumë sulmuesve dhe është trajneri që vendos se cili është më efikas.

Goli i fitores në Portugali dhe një tjetër për fitoren në Shkodër? Ndoshta është një rastësi, por shpresoj të mos jetë, me këtë fillim të mbarë të kualifikohemi për në Rusi", tha ai.

Kosovarët e vdekur në Shkup, janë vëllezër

Posted: 06 Sep 2016 01:50 PM PDT

Dy vëllezër me mbiemrin Begaj, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Shkupit, shkruan Alsat.

Vëllezërit kanë humbur jetën së bashku me katër shtetas italianë. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, njëri prej vëllezërve quhet Visar Begaj, dhe të dy janë investitorë.

Qëllimi i udhëtimit, ka qenë iniciativa e dy vëllezërve investitorë kosovarë, të cilët kanë dashur të hapnin një klub për fluturime në Istog.

Mediat italiane raportojnë se aeroplani ishte destinuar të ulej në Shkup, për të bërë një kontroll teknik.

E pazakontë: Dy të dashuruar të vetmit pasagjerë në aeroplan

Posted: 06 Sep 2016 01:47 PM PDT

Një çift nga Britania e Madhe, kanë qenë fatlumë në fluturimin e tyre për në Malajzi.

Ata ishin të vetmit pasagjerë në një aeroplan që po fluturonte nga Tajlanda për në Malajzi kur e kuptuan se do të jenë vetëm gjatë tërë udhëtimit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Carrie Fisher dhe partneri i saj Kyle McNicol, e kanë shfrytëzuar rastin për tu sjellë në aeroplan nga ua ka dashur qejfi e kanë bërë edhe shumë fotografi nëpër aeroplan.

Që të dy 28 vjeçarët, janë habitur me këtë rast e po ashtu të çuditur i kanë lënë zyrtarët që ua kanë kontrolluar pasaportat, të cilëve iu është dukur qesharak fakti që aeroplani nga Malajzia Firefly, po bartte vetëm dy njerëz.

Carrie Fisher and her partner Kyle McNicol, both from York, were travelling from Krabi, Thailand, to Penang in Malaysia

They turned out to be the only ones boarding the Firefly operated flight on September 2 

They decided to take advantage of their situation and try out all the seats on the plane

Gjenden pjesët e aeroplanit të rrëzuar dhe një trup i djegur

Posted: 06 Sep 2016 01:41 PM PDT

Drejtori i byrosë për siguri publike Mitko Cavkov deklaroi se pjesë të aeroplanit të rrëzuar janë gjetur dy kilometra nga fshati Kozhle dhe se policia për momentin e ka siguruar vendin, njofton Zhurnal.

Policia ka bllokuar hyrjen drejt fshatit Kozhle dhe Vetersko ku janë gjetur pjesë të aeroplanit që udhëtonte nga Trevizo derisa aeroplani udhëtonte drejt Prishtinës ndërsa në Shkup është dashur të bëj mbushje me karburante.

Ekipet e prokurorisë janë në vendngjarje dhe po bëjnë hetimet për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit.

Në aeroplan kanë qenë gjashtë udhëtarë, katër italian dhe dy kosovar, e sipas informacioneve të fundit është gjetur një trup i djegur.

Ratajkowski ngritë zërin kundër seksizmit

Posted: 06 Sep 2016 01:40 PM PDT

Modelja Emily Ratajkowski, ka folur shumë për seksizmin që kur mbështeti miken e saj, Kim Kardashian pasi ajo u zhvesh.

Pikërisht për sekzimin ka folur sërish bukuroshja në një intervistë për revistën Glamour, transmeton Klan Kosova.

"Mick Jagger është 73 vjeçar dhe ai ende vesh bluzë të hapur përpara. Ne e kuptojmë që kjo është pjesë e performancës së tij. Por në të njëjtën kohë kur Madonna që është 58 vjeçe vesh një fustan të dukshëm në Met Gala, shumë persona e kanë quajtur atë të shkujdesur dhe të dëshpëruar".

She stands out: Emily Ratajkowski looked every inch a Hollywood siren in a long coat and shorts for Glamour's October issue

Red hot for fall: The 25-year-old model and actress wore a tight dress with an exposed bra 

Zvicra mposht kampionin e Evropës

Posted: 06 Sep 2016 01:40 PM PDT

Zvicra ka fituar me rezultat 2:0 ndeshjen e Grupit I të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.

Kanë mjaftuar golat e Embolo dhe Mehmedit që helvetikët të marrin tre pikët e para në këto kualifikime, transmeton Klan Kosova.

Granit Xhaka përjashtohet me të kuq (VIDEO)

Posted: 06 Sep 2016 01:40 PM PDT

Ylli i Zvicrës dhe Arsenal, Granit Xhaka është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen kundër Portugalisë, transmeton Klan Kosova.

Xhaka fillimisht është ndëshkuar me të verdhë në minutën e 40, kurse në minutën e fundit të ndeshjes pas nj ndërhyrje të ashpër, ka detyruar gjyqtarin që ta nxjerr edhe kartonin e dytë dhe të kuqin më pas.

Basha: Çfarë ndodhi mes meje dhe ambasadorit Lu

Posted: 06 Sep 2016 01:39 PM PDT

Për herë të parë kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur për marrëdhëniet e tij me ambasadorin amerikan Donald Lu. Mes tyre pati një moment të vështirë gjatë negociatave për reformën në drejtësiu por tani kreu i PD-së thotë se tashmë çdo gjë është kaluar.

"Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Ai është një diplomat i shkëlqyer, unë një politikan karriere. Nuk kam pse të amnistohem unë. Jam rivendikuar. Më është dhënë të drejtë. PD dhe Lulzim Bashës, dhe gjithë qëndrimeve që kemi mbajtur. Ndaj në kolazhin tuaj mungon deklarata e PPE-së. PD dhe roli i PD, në përcaktimin e amendamenteve kushtetuese ka qenë përcaktues. Kemi marrë vlerësime për këtë. Ndaj, rëndësi ka rezultati" –tha Basha duke shtuar: "Altoporanti i qeverisës është altoparlanti i qeverisë. Merkel është Merkel. Kukan është Kukan, Zv.sekretarja Nuland është Nuland…"

Basha pranoi se gjatë negociatave ka pasur momente tensioni.

"Ka pasur shumë momente të tensionuara. Por marrëdhëniet me ambasadorin amerikan janë të shkëlqyera. Nuk pranova asgjë që nuk do ta pranonit amerikanët. Kjo çoi në një produkt me 140 vota. Atëherë nuk ka vlerë të merresh si arritëm këtu" –tha ai.

Në studion e gazetares Eni Vasili në News 24 Basha u pyet edhe për grupin parlamentar dhe zërat kundër.

"Përkundrazi, kam mirënjohje për grupin parlamentar. Situata ka qenë jashtëzakonisht dinamike për shkak të planit të Ramës për të sabotuar konsensusin. Ne përballeshim çdo orë me ndryshime qëndrimesh dhe me truke. Sfida ishte të mbanim të informuar grupin parlamentar. Shpreh mirënjohjen për grupin parlamentar. Kemi pasur debate shumë të nxehta por në fund të çdo debati vendimet kanë qenë unanime.

Kam thënë n.q.s blihet një votë e vetme ky është fundi i parlamentit. Askush nuk është shprehur për votimin sepse paketa ka mbaruar në 22:30. Askush nuk ka dalë kundër vendimit të kryetarit të PD. Grupi ka pasur debate dhe kjo është shenjë e një kulture të re që po forcohet në PD. S'mund të jemi një parti e gojëve të mbyllura" –tha Basha.

Sa herë në javë bëjnë seks çiftet e lumtura?

Posted: 06 Sep 2016 01:30 PM PDT

Sipas një studimi të ri, çiftet janë më të lumtura kur ata kanë marrëdhënie seksuale një herë në javë,studim që  hedhë poshtë teorinë se sa më shumë seks të keni, aq më mirë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos-Misisauga në Kanada kanë analizuar të dhënat e mbledhura në tre pikë kohore mbi 14 vjet nga më shumë se 2400 çifte të martuara.

Çiftet kanë raportuar rritje të kënaqësisë me marrëdhëniet e tyre derisa frekuenca seksuale është rritur deri në një herë në javë, transmeton Klan Kosova.

Por, duke pasur marrëdhënie seksuale më shpesh se një herë në javë tregoi nuk tregoi ndonjë rritje të vlerësimit të marrëdhënies ose lumturisë në çift.

"Edhe pse seksi më i shpeshtë në një marrëdhënie është i lidhur me lumturinë më të madhe, kjo lidhje nuk ishte më e rëndësishme në një frekuencë prej më shumë se një herë në javë," shpjegoi studiuesja që e priu këtë studim, Dr Amy Muise.

Ajo shtoi se gjetjet sugjerojnë se është e rëndësishme për të mbajtur një lidhje intime me partnerin tuaj, por ju nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale çdo ditë për aq kohë sa ju e mbani lidhjen edhe me detaje dhe momente të tjera.

"Gjetjet tona kanë qenë konsistente për burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të moshuar, si dhe çiftet që kishin qenë të martuar për disa vjet apo dekada", ka përfunduar ajo.

Ndahen Taylor Swift dhe Tom Hiddleston

Posted: 06 Sep 2016 01:24 PM PDT

Këngëtarja Taylor Swift dhe aktori Tom Hiddleston janë ndarë pas më pak se tre muajve së bashku.

Ndarja e tyre erdhi vetëm një ditë pasi një burim i kishte thënë DailyMail që këngëtarja nuk po ndihet rehat që aktori dëshiron që lidhja e tyre të bëhet shumë publike, transmeton Klan Kosova.

Tom i kishte kërkuar Taylor që të shkonte me të në Emmy Awards, mirëpo ajo e kishte kundërshtuar.

Gjuriq në Paris, hap ekspozitën “Kosova dhe Metohia – 10 hapa”

Posted: 06 Sep 2016 01:24 PM PDT

Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka hapur të martën në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, ekspozitën "Kosova dhe Metohia – 10 hapa".

Gjuriq ka thënë se kjo ekspozitë më së miri e tregon natyrën dhe vlerën e trashëgimisë serbe në Kosovë.

Zyrtari serb u ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve në UNESCO që të vazhdojnë të veprojnë në përputhje me parimet universale, duke e mbrojtur trashëgiminë serbe nga sulmet.

Ai ka shtuar se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, gjatë dekadave të fundit ka qenë cak i sulmeve të shumta, duke përmendur edhe marsin e vitit 2004.

“Kisha Ortodokse, shteti dhe miqtë në komunitetin ndërkombëtar duhet të vazhdojnë me mbrojtjen e monumenteve tona. UNESCO është e vetmja garanci që kjo trashëgimi, universale, të mbrohet dhe të ruhet për brezat e së ardhmes”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Klan Kosova.

Bill Cosby do gjykohet për ngacmim seksual

Posted: 06 Sep 2016 01:17 PM PDT

Një gjykatës në Pensilvani ka caktuar një datë gjykimi për Bill Cosby, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në vitin 2004.

Andrea Constand, pretendon se aktori 79 vjeçar e kishte droguar dhe më pas e kishte ngacmuar seksualisht në shtëpinë e tij në Filadelfia.

Gjyqi pritet të fillojë me 5 qershor të vitit 2017 pranë shtëpisë së Cosby, transmeton Klan Kosova.

Të paktën 50 gra e kanë akuzuar Cosby për ngacmim seksual dhe prokurorët ua kanë kërkuar 13 prej tyre që të dëshmojnë.

Aktori mund të dënohet me dhjetë vjet burgim në rast që shpallet fajtor.

Fotografitë e para profesionale të Madonna Louise Ciccone

Posted: 06 Sep 2016 01:06 PM PDT

Emri i plotë i legjendës së popit, Madonna, është Madonna Louise Ciccone.

Ajo ka lindur më 16 gusht të vitit 1958 në Bay City në Michigan, transmeton Klan Kosova.

Si një adoleshente, ajo ishte e njohur për rebelizmin dhe performancën e shkëlqyeshme në shkollë.

Si adoleshente asaj i kishte lindur një dëshirë e fshehur për tu bërë e famshme. Në atë kohë ajo u bë cheerleader dhe kishte interes për baletin dhe vallëzimin në përgjithësi.

Pasi u diplomua më herët në shkollën e mesme, ajo e fitoi një bursë për vallëzim në Universitetin Michigan. Pasi fitoi edhe një bursë ajo vendosi që ta lë vallëzimin në vitin 1978 dhe u drejtua për në Neë York City.

Atje ajo kishte performuar me disa trupa të vallëtarëve por kishte punuar edhe si kameriere dhe modele nudiste për klasat e artit.

E për herë të parë atëbotë 20 vjeçarja pozoi për fotografin Michael McDonnell në pranverën e vitit 1979.

Madonna për vetën thotë: "Jam e fortë, ambicioze dhe e di sakt se çfarë dua. E nëse kjo gjë më bënë kurvë, atëherë në rregull".

Më poshtë mund t'i shikoni fotografitë e para profesionale të mbretëreshës së popit.

Kim Kardashian me dukje të çuditshme

Posted: 06 Sep 2016 01:00 PM PDT

Kim Kardashian gjithmonë ndërmerr rreziqe të mëdha sa i përket modës.

Megjithatë përpjekja e saj e fundit duket mjaft e çuditshme.

Përderisa ishte nisur për në New York , të martën në mëngjes, 25 vjeçarja është parë me një model të pazakontë të çizmeve tërësisht transparente.

Materiali i përdorur për këto çizme "Perspex" bënin që këto çizme të dukeshin aspak të rehatshme.

Për më shumë vlerësojeni vetë këtë dukje përmes fotove më poshtë.

A new look: Kim Kardashian modeled a pair of plastic kinky boots as she stepped out in New York City on Tuesday morning

Great for the rain: The 35-year-old's unusual footwear had a Lucite heel and Perspex material on the legs. Perspex is a material made out of acrylic      Great for the rain: The 35-year-old's unusual footwear had a Lucite heel and Perspex material on the legs. Perspex is a material made out of acrylic

So 1980s: The mother-of-two covered up most of her body with West's oversized light denim jacket that had an acid wash that was popular three decades ago

Fans! Kim drew a crowd that included autograph seekers; on her left is her driver

Wonder Woman would be jealous: The siren's shoes had a nude zipper up the back

 Hiding her outfit: Underneath, the E! queen had on a tight and sheer light blue top and a pair of cut off light denim shorts

Does it purr? in her hand the daughter of Kris Jenner, 60, carried what looked to be a dead white cat, but it must have been a clutch purse or one of daughter North's toys

 

Flokë më me volum me lëngun e qepës së kuqe

Posted: 06 Sep 2016 01:00 PM PDT

A dëshironi të keni flokë të gjata, me volum dhe të shndërritshme?

Është një recetë ideale për këtë.

Lëngu nga qepa e kuqe e ndalon thirjen e flokëve, rënien e flokëve dhe përmirëson kualitetin e tyre.

Rritja e flokëve ka të bëjë shume me gjenet trashëguese por varet edhe nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Shumë fytyra të njohura nga Hollywoodi janë duke e përdorur metodën e qepës së kuqe për shkak efektit të saj, transmeton Klan Kosova.

Dermatologët kanë zbuluar se përdorimi i lëngut të qepës së kuqe redukton rënien e flokëve deri në 87 % ndërsa nuk ka asnjë efekte negative anësore për flokët dhe lëkurën e kokës.

Qepa e kuqe është e pasur me sulfur,i cili krijon kolagjenin që është faktor kryesor i rritjes së flokëve.

Receta:

Shtrydhni lëngun e katër qepëve të kuqe. Mund ta përdorni mikserin për të përfituar lëngun. Shtojani një lugë mjaltë dhe përzieni mirë.

Pastaj masazhoni kokën me këtë lëng dhe lëreni të qëndroj rreth gjysmë ore. Nëse nuk ju pengon aroma, mund ta mbani rreth një orë.

Pastroni pastaj flokët normalisht. Këtë tretman përdoreni dy deri në tre herë në javë për rezultate sa më të mira.

Nga rrëzimi i aeroplanit në Shkup, vdesin katër italianë dhe dy shtetas nga Kosova

Posted: 06 Sep 2016 12:59 PM PDT

Aeroplani i tipit Piper Senka 2 i cili pasdite u shfaq si i humbur, pronë e kompanisë avioklub Trevizo i regjistruar në Gjermani me kapacitet për 6 udhëtarë është zhdukur nga radari në teritorin e Maqedonisë dhe është gjetur diku në afërsi të Velesit, njofton Zhurnal.

Marrja me qira e këtij aeroplani kushton 500 euro për orë fluturimi. Nga MPB e kanë vërtetuar lajmin se në orën 17.40 minuta në jug të aeroportit ka humbur nga radari një aeroplan që udhëtonte nga Italia i cili kishte kërkuar leje për aterim në Shkup për t’u furnizuar me derivate, ka rënë në afërsi të një fshati të Velesit.

Në këtë tragjedi sipas informacioneve të fundit jetën e kanë humbur katër shtetas italian dhe dy nga Kosova.

Zbulohen shenja dinozauri në Australi (FOTO)

Posted: 06 Sep 2016 12:57 PM PDT

Shenja të dinosaurëve janë gjetur në një plazh të Australisë, nga një grua e cila po mblidhte guaska kur hasi në këto gjurmë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

37 vjeçarja Bindi Lee Porth, ishte duke shëtitur në plazhin Cable, një vend i njohur për turistët në perëndim të qytetit australian Broome.

Brome njihet si vend ku shpesh janë gjetur gjurmë të vjetra dinosaurësh.

Mirëpo fosile si këto shenja të dinosaurëve, nuk dihej se ekzistonin në zonën kryesor turistike të Cable.

Porth ka thënë se fillimisht nuk kishte besuar se ato shenja ishin të vërteta.

Shenjat të cilat janë gjetur nga ajo, sipas paleontologjistëve, besohet se u takojnë dy llojeve të dinosaurëve.

Ms Porth measuring the prints

Bindi Lee Porth

 

Related Posts :