Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Pas plagosjes, Noizy shan Babastars në koncertin në Ferizaj (VIDEO)” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Pas plagosjes, Noizy shan Babastars në koncertin në Ferizaj (VIDEO)” plus 24 more


Pas plagosjes, Noizy shan Babastars në koncertin në Ferizaj (VIDEO)

Posted: 13 Sep 2016 06:22 PM PDT

Pas plagosjes me armë zjarri nga anëtarët e Babastars, Noizy ka mbajtur fjalën duke mbajtur koncertin e paralajmëruar në Ferizaj, edhe pse atë në Mitrovicë jo, për shkak të procedurave në polici, njofton Klan Kosova.

Koncerti ishte i stërmbushur me fansa të reperit nga Shqipëria.

Në një video që e ka siguruar klankosova.tv, Noizy edhe pas plagosjes dëgjohet duke kënduar këngën "Jena Mbretër", këngë kjo e cila ishte bërë disa vite më parë kundër anëtarëve të Babastars.

Pjesën  F*** Babarecords, Noizy e rikthen mbi katër herë, kështu duke marrë mbështetje edhe nga publiku, njofton Klan Kosova.

Reperit i është hequr një plumb nga trupi në klinikën e Ortopedisë, por në skenë Noizy dukej shumë energjik.

Enrique: Messi është futbolli

Posted: 13 Sep 2016 03:07 PM PDT

Luis Enrique ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Barcelona mposhti Celtic në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampioënve me rezultat të thellë 7:0.

Asi argjentinas shkëlqeu duke shënuar tregolësh dhe ndihmuar skuadrën edhe në golat e tjerë.

"Ishim në nivel të lartë. Ishte një nate e madhe për tifozët e Barcelonës. Messi është futbolli. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave", ka deklaruar Enrique pas ndeshjes.

Klinaku: Të hollat për veteranë janë, Qeveria s’guxon t’i ndalojë pensionet

Posted: 13 Sep 2016 03:06 PM PDT

Qeveri thotë se nuk ka më para për të mbuluar të gjitha shpenzimet për pensionet e veteranëve të luftës për shkak të numrit të madh të tyre, por Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Kliniku, ka deklaruar në Ora e Fundit në Klan Kosova se ekzekutivi i ka paratë dhe se nuk guxon t'ua ndalojë pensionet veteranëve të luftës.

"Të hollat janë, por këto janë propaganda politike, për ta tërhequr vëmendjen nga ngjarjet aktuale politike", ka thënë Klinaku.

"Qeveria në shumë raste e ka shkelur ligjin për veteranë. Dhe ligji e detyron Qeverinë që të bëjë pagesat. Askush nuk guxon të ndalojë pensionet, dhe e kanë obligim t'i sigurojnë të hollat".

"Edhe sipas ligjit pagesat dhe benificionet nuk mund të reduktohen me vendime qeveritare".

Klinaku megjithatë e ka pranuar se janë fryrë listat për veteranë, porse, siç thotë ai, kjo ka ndodhur me ndërhyrjen e politikës dhe të vetë partive që janë për momentin në koalicionin qeveritare.

"Ja për shembull kanë bërë veteranë aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë jetuar në mërgim. Ka fryrje të listave, por me ndërhyrje politike", ka thënë Klinaku.

klankosova.tv

 

“S’ka para për veteranët”

Posted: 13 Sep 2016 02:55 PM PDT

Sekretari i Ministrisë së Punës e Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se qeveria nuk ka para për të mbuluar të gjitha shpenzimet për pensionet e veteranëve të luftës, njofton Klan Kosova.

“Nuk kemi mjete të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për veteranët. Do të ulemi bashkë me shoqatat e tyre dhe do të gjejmë zgjidhje”.

Ai ka deklaruar se duhet gjetur zgjidhje, pasi numri i madh i veteranëve dhe shuma që duhet paguar rrezikon marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Si ministri mund të them që nuk kemi të holla. Presim udhëzimet e ardhshme që do të vijnë nga qeveria. Kemi pasur shumë takime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ata janë shumë insistues që të gjendet një zgjidhje, pasi shuma e madhe që duhet paguar rrezikon marrëveshjen Stand By që kemi me të. Duhet të gjejmë forma të ndryshme, si punësimin e disave e të ngjashme”.

“Vendet të punës nuk kemi identifikuar. Në sektorin publik ato nuk mund të krijohen, sepse është i mbingarkuar. Por duhet shikuar në programe të ndryshme”./klankosova.tv

Zëvendëskryeministri kërkon që ta funksionalizojë Kishën e palegalizuar Ortodokse

Posted: 13 Sep 2016 02:47 PM PDT

Politikanë e qytetarë iu bashkuan klerikëve në pastrimin e kishës së pambaruar ortodokse në hapësirën e Kampusit Universitar në Prishtinë.

Por, ky aksion i nisur të shtunën, pasi dikush ndezi zjarr brenda objektit, po del të ketë synim edhe hapjen e faltores së ndërtuar nga kohën e Slobodan Millosheviqit.

Këtë po e kërkon hiq më pak se vetë zëvendëskryeministri kosovar, Branimir Stojanoviq, njofton Klan Kosova.

"Nuk shoh gjë më legjitime sesa në qendër të Prishtinës të ekzistojë kisha e madhe që do u shërbente gjithë serbëve në Kosovë", ka thënë Stojanoviq.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

klankosova.tv

 

Mustafa: Një kusht na ka mbetur për vizat; Apostolova: Keni dy kushte

Posted: 13 Sep 2016 02:40 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u tregua mirëseardhës për Natalia Apostolovën, e cila sapo e ka marrë drejtimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Mustafa edhe një herë përmendi se Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një kusht për liberalizimin e vizave dhe se ai është Demarkacioni me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Porse, zyrtarja e BE-së pohoi se nuk është vetëm edhe një kusht, por ka më shumë.

Pos Demarkacionit, Apostolova, deklaroi se është edhe korrupsioni kusht tepër i rëndësishëm për vizat.

Kronikë e përgatitur nga Besnik Tahiri.

klankosova.tv

 

Noizy në Facebook: “Ça m’vyn alltia kur kam 2 bomba në dorë”

Posted: 13 Sep 2016 02:38 PM PDT

Noizy, reperi që u plagos sot në Prishtinë nga anëtarë të BabaStars, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se nuk ka nevojë për pistoletë, pas ka duart sikur bomba.

"Ça m’vyn alltia kur kam 2 bomba në dorë", ka shkruar Noizy, në Facebook-un e tij që e mbanë me emrin e vërtetë, Rigels Rajku, njofton Klan Kosova.

Dedaj: Ligjet për komunikacionin, me probleme të mëdha

Posted: 13 Sep 2016 02:32 PM PDT

Nol Dedaj, ekspert komunikacioni, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se ligjet për komunikacionin rrugor janë me probleme të mëdha.

Ai ka deklaruar se ato kanë shumë mangësi, paqartësi dhe keqstrukturime, duke shkaktuar huti në shumë raste, njofton Klan Kosova.

“Mangësitë e ligjeve janë se janë përkufizuar në rregulla të njëjta. Për fat të keq ligji është përkthyer nga ligji i Maqedonisë dhe nuk plotëson kriteret teknike”.

Dedaj ka marrë shembull gjobën në rast të mungesës së patentshoferit, dhe dënimit që merret për mospagesë të saj, si tregues të “absurditetit” të ligjit, sic ka thënë ai.

“Gjobat kanë ndryshuar. Mungesa e patentshoferit tani do të gjobitet në vlerë monetare prej 500 deri 1500 euro. Por absurdi është se nëse nuk paguhet gjoba, atëherë personi dënohet me 40 euro”.

“Ligji nuk përshtatet me infrastrukturë. Po ashtu ai nuk ka ministri adekuate të cilit i atribuohet. Në ligjin e kaluar ka qenë i përfshirë një aneks, që ka rregulluar cështjen e trajnimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat”. /klankosova.tv

Këshilla që të dukeni si një modele!

Posted: 13 Sep 2016 02:30 PM PDT

Vijat vertikale, ngjyra e zezë janë truke që i dimë prej kohës për një siluetë të hollë. Por a do ta imagjinonit se këpucët, bizhuteritë dhe disa lloje veshjesh ju bëjnë të dukeni më elegante? Ja disa lëvizje që të ndihmojnë për të krijuar iluzionin optik

Pasqyra e madhe në shtëpinë tonë thuajse gjithmonë na mërzit. Do ketë një gjë që nuk shkon. Shpesh kjo gjë qëndron pikërisht te trupi ynë, i cili sidomos në këtë stinë, rrumbullakoset. Por, në vend që të rropatemi vetëm me dieta e mendime, na intereson të mësojmë ca sekrete, që na bëjnë të dukemi më elegante. Përdorni veshjet, këpucët, bizhuteritë e duhura. Do ta shihni se te pasqyra juaj e mërzitshme dhe sidomos në sytë e njerëzve do ngjani si modele.

1. Këshilla e parë për t'u dukur më elegante me rrobat që vesh është të shmangësh ato që kanë kokë e këmbë një model, sidomos ato që janë të ndara, pra kostumet. Ato ju bëjnë të dukeni më të shkurtra dhe katrore.

2. Këshilluesit e veshjeve porosisin se gjoksi asnjëherë nuk duhet lënë të bjerë poshtë krahëve. Përdorni reçipeta që e afrojnë gjoksin në qendër.

3. Veshjet njëngjyrëshe bëjnë që të bini në sy dhe të dukeni më elegante. Por mundohuni ta thyeni një veshje monotone duke përdorur një element (jelek mbi këmishë apo rrip) që e përmban ngjyrën e veshjes, por ndërfut dhe disa ngjyra të tjera.

4. Po të keni krahë të mbushur, gjëja më e keqe që mund të bëni është të vishni një bluzë me mëngë të ngushta elastike dhe aq më keq kur ato përmbajnë gjatë gjatësisë pjesë të ngushta me llastik. Krahët do dukeshin si vargu i salsiçeve.

5. Mbani mend se femrat, cilatdo qofshin përmasat e saj, pjesën më të ngushtë e kanë poshtë gjoksit. Sigurohuni që ta nxirrni në pah duke veshur fustane që priten në atë pjesë.

6. Edhe këpucët luajnë rol në dukjen tuaj duke ju bërë më elegante. Po të mos zgjedhësh të duhurat, jo vetëm që do ishte një tmerr për kaviljet, por gjithashtu do të shkatërrohej tërë veshja. Po të kesh pulpa të bëshme, mos vish çizme që mbarojnë te pjesa më trashë e pulpës. Sigurohu që çizmet të shkojnë afër gjurit (poshtë tij) dhe të duken pak të lira lart. Pulpa do të duket më e hollë.

7. Kur të visheni sportive dhe të mbani këpucë të sheshta. Kini parasysh se atletet e zakonshme e bëjnë kyçin e këmbës dhe pulpën të duken të trasha. Ato atletet e hapura nga pas e bëjnë kaviljen të duket më e hollë, sepse linjat e këmbës nuk ndërpriten deri në fund të thembrës, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

Llojet më të përhapura të kancerit tek femrat

Posted: 13 Sep 2016 02:30 PM PDT

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, rreth 1,685,210 raste të reja me kancer diagnostikohen çdo ditë në SHBA. Ndërkohë që të gjithë jemi të rrezikuar të prekemi nga kanceri gjatë jetës sonë, ka lloje të caktuara kanceri që prekin më shumë femrat.

Kanceri i gjirit
Siç mund ta dini, kanceri i gjirit është ai që godet më shumë femrat. Sipas Everyday Health, kanceri i gjirit zë 26% të gjithë llojeve të kancerit që prekin femrat çdo vit. Gjasat për kancer të gjirit janë më të larta tek shtetet në zhvillim, për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe konsumimit të alkoolit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbi 240 mijë raste të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit dhe 40 mijë prej tyre vdesin nga sëmundja, suke u bërë kështu shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri tek femrat.

Kanceri i mushkërisë
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i mushkërisë është lloji i dytë më i përhapur i kancerit dhe shkaktari kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Kjo sëmundje vret më shumë se 100 mijë femra çdo vit.

Pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri. Ky lloj kanceri prek më shumë të moshuarit dhe është më i përhapur tek gratë në ngjyrë të bardhë se ato të racave të tjera.

Kanceri kolorektal
Kanceri kolorektal, i njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë, është lloji i tretë i kancerit më i përhapur tek femrat dhe prek më shumë ato mbi 50 vjeç. Ai ndodh kur rriten në mënyrë të pakontrolluar qeliza në zorrën e trashë, që çojnë në zhvillimin e tumoreve të vegjël, të njohur si polipe.

Ky lloj kanceri mund të trajtohet nëse zbulohet në fazat e hershme, por nëse lihet pa trajtuar për një kohë të gjatë, ai mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit, si mëlçi ose mushkëri.

Kanceri i mitrës
Kanceri endometrial ose kanceri i sistemit femëror të riprodhimit, prek pa dyshim vetëm femrat. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 60 mijë raste të reja janë diagnostikuar me këtë lloj kanceri vetëm gjatë vitit 2016.

Ky lloj kanceri prek organet riprodhuese të femrës dhe është më i përhapur tek femrat që e kanë kaluar periudhën e menopauzë, shkruan albeu. Simptoma më e zakonshme e tij është gjakderdhje e pazakontë vaginale. Për fat të mirë, ai mund të trajtohet shumë lehtë nëse kapet në faza të hershme.

Telashe me nominimet për çmimin “Nobel” (Video)

Posted: 13 Sep 2016 02:29 PM PDT

Njerëzit që kanë propozuar veprimtarin Adem Demaçi dhe shkrimtarin Rexhep Qosja për çmimin Nobel, po ankohen se nuk po përkrahen nga institucionet, njofton Klan Kosova.

Ata po pretendojnë se i dinë arsyet e këtij bojkoti.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Kosovë Gjoci.

 

Erion Veliaj viziton Prishtinën (Video)

Posted: 13 Sep 2016 02:27 PM PDT

Në Prishtinë erdhi sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njofton Klan Kosova.

Ai u prit nga Kryetari i Prishtinës – Shpend Ahmeti, i cili u zotua se ky takim ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit.

Për më shumë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Iliri Pireva.

Kërkohet shkarkimi i avokatit të shtetit, Heset Mazrekaj (Video)

Posted: 13 Sep 2016 02:25 PM PDT

Ndaj avokatit të shtetit, Heset Mazrekaj, ka akuza. Pesë vartës të tij kanë kërkuar shkarkimin për shkak të pretendimeve për ofendim ndaj tyre, njofton Klan Kosova.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetari Dibran Istrefi.

 

Noizy nuk ka shkuar në Mitrovicë, ashtu siç tha

Posted: 13 Sep 2016 02:24 PM PDT

Reperi nga Shqipëria, Noizy, që u plagos sot, e martë, rreth orës 17:00 nga anëtarë të rep-grupit BabaStars, deklaroi se nuk do të anulojë koncertin  tij në Mitrovicë dhe se do të shfaqet atje, mirëpo, gazetari i Klan Kosovës, Vlorijan Halili, që gjendet në Mitrovicë, ka thënë se ende nuk ka shenja të Noizy-it, apo të anëtarëve të grupit të tij OTR.

"Deri në këto momente nuk ka shenja të Noizy-it në Mitrovicë", ka raportuar Halil, për Ora e Fundit.

Noizy sonte ka thënë se ka koncert edhe në Ferizaj dhe sipas disa informacioneve ai është nisur për atje, por raportohet se reperi ende nuk është shfaqur as në Ferizaj.

klankosova.tv

 

Bayern tregon forcën ndaj Rostov

Posted: 13 Sep 2016 02:15 PM PDT

Bayerni Munich në përballje me ekipin rus Rostov, ka shënuar sonte fitore me rezultat të thellë 5-0.

Dy golat e parë janë shënuar në gjysmë lojën e parë të ndeshjes, dhe tre tjera janë shënuar në gjysmën e dytë të këtij takimi.

I pari për Bavarezët ka shënuar Lewandovski në minutën e 28, derisa në minutat shtesë topin në rrjetën e Rostov e ka futur Muller.

Pjesa e dytë ka filluar furishëm nga ekipi më i madh gjerman, ku mesfushori Kimmich tundi rrjetën e ekipit rus dy herë radhazi, në minutën e 53 respektivisht në minutën e 60. Bayern shënoi golin e pestë me Bernat.

“Higuain sulmuesi më i mirë në botë”

Posted: 13 Sep 2016 02:00 PM PDT

Franco Vazquez ka deklaruar se Gonzalo Higuain është sulmuesi më i mirë në botë

Mesfushori i Sevillas, Franco Vazquez ka thënë se Gonzalo Higuain është numri nëntë më i mirë në botë.

Gjithashtu ai pranoi se Juventus kishte të drejtë kur pagoi 90 milionë euro për të.

"Juventus kishte të drejtë kur pagoi 90 milionë euro për Higuain. Ai është numri nëntë më i mirë në botë. Atij ishte duke i munguar Evropa dhe bëri mirë që u largua nga Napoli", tha Vazquez gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se nesër Juventus dhe Sevilla të takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Douglas Booth dhe Bel Powley janë në lidhje

Posted: 13 Sep 2016 02:00 PM PDT

Douglas Booth dhe Bel Powley janë fotografuar duke ecur dorë për dorë derisa kanë arritur në një klub privat në Toronto, Kanada, transmeton Klan Kosova.

Dyshja kanë konfirmuar lidhjen e tyre me sa duket, pasi që thashethemet për lidhje e tyre kanë qenë të shumta gjatë tërë verës.

Të dy, Douglas dhe Bel janë në qytet për Festivalin e Filmit në Toronto.

Barcelona deklason Celtic (VIDEO)

Posted: 13 Sep 2016 01:47 PM PDT

Barcelona ka mposhtur Celtic-un me rezultat të thellë 7:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Leo Messi ka qenë lojtari kryesor në fitoren e parë të Barcelonës në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve kundër Celticut, të cilën katalunasit e fituan 7:0.

Argjentinasi shënoi tre gola në këtë takim, nga një gol tjetër e realizuan edhe Neymar, Iniesta, ndërsa Luis Suarez shënoi edhe dy tjerë.

Barcelona xhiron tjetër luan me Borussia Monchengladbach, ndërsa Celticu me Manchester Cityn.

Qeni tremb lezetshëm macet që po e ndiqnin zogun (Video)

Posted: 13 Sep 2016 01:34 PM PDT

Ashtu siç e dinë të gjithë pronarët e maceve, këto kafshë thjesht pëlqejnë të ulen afër dritares dhe t'i ndjekin kafshët e vegjël. Veçanërisht zogjtë. Është thjeshtë punë e instiktit.

Ky pronar i kafshëve shtëpiake e ka kapur me kamerë një video shumë të lezetshme, se si një qen i tremb tre mace, derisa ata po e përcillnin në qetësi një zog, transmeton Klan Kosova.

15 fotografi të të famshmeve para dhe pas fotoshopimit

Posted: 13 Sep 2016 01:30 PM PDT

Jemi mësuar që nëpër revista të njohura të modës t'i shohim fytyrat publike dhe sidomos artistet e njohura botërore, të cilat duken pothuajse perfekte.

Por, as ato nuk janë pa të meta. Tërheqëse dhe jashtëzakonisht të bukura duken përmes programeve të ndryshme dhe efekteve që përdorin fotografët profesionistë.

Klan Kosova ju sjell disa prej tyre.

before-after-photoshop-celebrities-7-57d010fbdb898__700

before-after-photoshop-celebrities-13-57d011097010d__700 before-after-photoshop-celebrities-14-57d0110bc733d__700 before-after-photoshop-celebrities-15-57d0110dd4fce__700 before-after-photoshop-celebrities-20-57d01119e8386__700 before-after-photoshop-celebrities-28-57d02ba7790fa__700 before-after-photoshop-celebrities-31-57d11abd7c4d2__700 before-after-photoshop-celebrities-34-57d123714d018__700 before-after-photoshop-celebrities-35-57d127c78cf10__700 before-after-photoshop-celebrities-37-57d133c27a66d__700 before-after-photoshop-celebrities-38-57d1347c1b9c5__700 before-after-photoshop-celebrities-40-57d14e5dd8274__700 before-after-photoshop-celebrities-44-57d15fd604e74__700 before-after-photoshop-celebrities-51-57d150ed6e5b6__700

Barazon Arsenal (VIDEO)

Posted: 13 Sep 2016 01:25 PM PDT

Alexis Sanchez ka shënuar gol në minutën e 78-të të takimit, për të barazuar rezultatin në përballjen me Paris Saint-Germain.

Konfirmon mjeku i QKUK-së: Noizy u operua, iu hoq një plumb

Posted: 13 Sep 2016 01:25 PM PDT

Mjeku që e ka operuar reperin Noizy ka treguar për KALLXO.com se atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për KALLXO.com për lëndimet të cilat i ka reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas incidentit në qendër të Prishtinës.

Ortopedi Xhafa e ka operuar Noizyn pasi ai ishte qëlluar nga një plumb, i cili i është hequr pas një ndërhyrjeje kirurgjike.

"Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare", ka thënë për KALLXO.com mjeku Avni Xhafa.

Sipas tij, pacienti ka refuzuar hospitalizimin e mëtejmë.

Noizy është parë në korridorin e Emergjencës pas operimit.

 

Në brendësinë e ”Harmony of the Seas” e cila u aksidentua

Posted: 13 Sep 2016 01:22 PM PDT

''Harmony of the Seas'' është anija më e madhe në botë për të cilën u raportua se u aksidentua gjatë mesditës, ku humbi jetën edhe një anëtar i ekuipazhit.

Por si qëndron kapaciteti i anijes më të madhe në botë mund ta mësoni në pikat në vazhdim:

''Harmony of the Seas'' u aksidentua gjatë një ndalese që bëri në portin francez Marsejë.

Kjo anije është gjigante e cila ka 362 metra gjatësi dhe 66metra gjerësi, njofton Klan Kosova.

''Harmony of the Seas'' është e lartë sa një ndërtesë 25 katëshe më e lartë se sa kulla Eifel madje.

Ky mjet lundrues, hyri në shërbim në maj të këtij viti, derisa në mesin e objekteve të saj luksoze janë 20 restorante, 23 pishina, një teatër dhe një kazino.

Anija më e madhe në botë, ''Harmony of the Seas'' ka kapacitet të mbajë më shumë se 8 mijë pasagjerë duke mos përfshirë këtu ekuipazhin, njofton Klan Kosova.

''Harmony of the Seas'' është e gjatë sa plotë katër fusha futbolli.

_89715679_harmony_ship_size_624

 

Noizy: T’i tregojmë fansave se jena mirë (VIDEO)

Posted: 13 Sep 2016 01:21 PM PDT

Noizy edhe më tej vazhdon të postoi video në llogarinë e tij në Snapchat, njofton Klan Kosova.

Kësaj radhe ai shihet së bashku me grupin e tij OTR të gjithë të buzëqeshur, duke thënë: "t'i tregojmë fansave që jena mirë dhe shnosh".

Reperi ka mbetur i plagosur pas përleshjes me armë zjarri mes grupit të tij dhe Babastars.

Ai u trajtua në klinikën e Ortopedisë, nga ku tashmë është liruar dhe më pas ka konfirmuar se do të jetë prezent në koncertet e tij në Mitrovicë e Ferizaj.

Tyler Hilton poston fotografi krejtësisht lakuriq (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 01:20 PM PDT

Lëviz dhe bëj pak vend Ashley Parker Angel – meqë ka ardhur një tjetër Instagram-er.

Ylli i One Tree Hill, Tyler Hilton, i ka tronditur fansat të hënën pasi e postoi në Instagram një fotografi ku shihet krejtësisht i zhveshur, transmeton Klan Kosova.

Nuk jemi mësuar ta shohim këtë anë të muzikantit, i cili zakonisht poston fotografi të performancave të tij ose selfie me miqtë.

Edhe pse nuk na pëlqen të jemi bartës të lajmeve të këqija, na duhet t'ju tregojmë se Tyler është i zënë. Ai u martua në vitin 2015 me aktoren e Secret Life of the American Teenager – Megan Park.

Related Posts :