Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Përfundon debati presidencial Clinton vs. Trump” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Përfundon debati presidencial Clinton vs. Trump” plus 24 more


Përfundon debati presidencial Clinton vs. Trump

Posted: 26 Sep 2016 08:04 PM PDT

Sapo ka përfunduar debati presidencial në mes Clinton dhe Trump, i cili ishte një nga debatet më të shikuara televizive deri më sot.

Të pyetur nëse të dy kandidatët do të mbështesin rezultatin e zgjedhjeve për të cilat Clinton inkurajonte shikuesit për të dal për të votuar, Trump në fund e pohon një gjë të tillë.

''Nëse ajo fiton, unë absolutisht do ta mbështes atë'' ka përfunduar Trump, debatin presidencial, njofton Klan Kosova.

Kandidatët shtrënguan duart njëri-tjetrit derisa Trump pasoi zonjën Clinton për të shkuar në drejtim të turmës për të falënderuar mbështetësit.

Clinton: Trump mbështeti pushtimin e Irakut

Posted: 26 Sep 2016 07:47 PM PDT

Debati i parë presidencial amerikan, në mes candidates demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit republican Donald Trump, përcillet nga miliona shikues në mbarë globin.

Hillary Clinton ka thënë se Donald Trump ka mbështetur pushtimin e Irakut, që është vërtetuar vazhdimisht.
''Donald Trump, mbështeti pushtimin e Irakut, që është vërtetuar cdo herë pa pushim. Ai në të vërtetë mbrojti veprimet që ndodhën në Libi'', ka përfunduar Clinton.

Por Trump në pamundësi për t'u përmbajtur ka reaguar menjeherë:

''Jeni gabim, gabim, gabim'' ka përfunduar Trump, njofton Klan Kosova.

Acarohet Trump, thumbon kandidaten Clinton

Posted: 26 Sep 2016 07:25 PM PDT

Debati i parë presidencial amerikan, në mes kandidates demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit republican Donald Trump, përcillet nga miliona shikues në mbarë globin.

Hillary Clinton dhe Donald Trump, do të jenë për ballë njëri tjetrit në këtë debat për rreth 90 minuta, njofton Klan Kosova.

Fillimisht, kandidatët u pyetën rreth cështjes së arritjes së një gjendje të lartë ekonomike duke u bazuar në premtimet e tyre se do të ofrojnë vende të reja të punës.

Por me të filluar Trump, thumbon Hillary Clinton, duke u vënë në dyshime nëse ajo ka qenë më të vërtetë ''sekretare'' apo jo.

Donald Trump, shfaqi akuza tek politikanët e tjerë si dhe kandidates Clinton, duke e fajësuar për gjendje të rëndë ekonomike në Shtetet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.

''Vendi është në një gjendje shumë të rëndë ekonomike madje duke pasur probleme. Cfarë duhet të bëjmë është që ne duhet të negociojmë dhe të sjellim vende të reja të punës.''

''Sekretarja Clinton, (Sekretare apo jo, nese nuk gaboi) do duhej ta kishte bërë këtë më parë së bashku me politikanët e tjerë. E jo tani me këto premtime''

''Unë mund të rikthejë punën, mund të dhuroi profesione të ndryshme për të tjerët'', ka përfunduar Trump, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq menjëherë ka pasuar edhe përgjigjia e kandidates Clinton, madje ajo në mënyrë shumë të qetë duke buzëqeshur, i quan të pa vërteta deklarimet që Trump dha në drejtim të saj.

''Donald, ti ishe ai që rrënjose gjendjen vështirë ekonomike.''

'' 9 milionë njerëz humbën profesionet e tyre dhe 5 milionë të tjerë humbën shtëpitë e tyre'', ka përfunduar Clinton duke premtuar përsëri se ajo mund të ofrojë me miliona vende pune të reja, njofton Klan Kosova.

Këtu mund të ndiqni debatin presidencial të Clinton dhe Trump (VIDEO)

Posted: 26 Sep 2016 06:54 PM PDT

Debati i parë presidencial amerikan, në mes candidates demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit republican Donald Trump, përcillet nga miliona shikues në mbarë globin.

Hillary Clinton dhe Donald Trump, do të jenë për ballë njëri tjetrit në këtë debat për rreth 90 minuta, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq për të parë drejtpërdrejt cdo gjë që zhvillohet gjatë këtij debati, mund të klikoni në linkun e vendosur KËTU.

Ka filluar debati i shumëpritur Clinton – Trump

Posted: 26 Sep 2016 06:35 PM PDT

Ka filluar debati i parë presidencial amerikan në mes kandidates demokrate Hillary Clinton dhe atij republikan Donald Trump.

Debatin pritet që ta përcjellin miliona shikues, njofton Klan Kosova.

Në paraqitjet e para në sallën e Universitetit Hofsotra në New York, është parë edhe ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, tejet i përkushtuar rreth asaj se cfarë do të ndodhë më tutje, njofton Klan Kosova.

Hillary Clinton dhe Donald Trump, do të jenë për ballë njëri tjetrit në këtë debat për rreth 90 minuta.

Ndonëse debati ka filluar, Donald Trump, ka shfaqur menjëherë akuzat rreth kandidates demokrate Clinton duke e fajësuar për gjendje shumë të rëndë ekonomike në Shtetet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.

Jusuf Buxhovi mbi Referendumin për Pavarësinë e Kosovës, LDK-në dhe Demarkacionin

Posted: 26 Sep 2016 03:29 PM PDT

Historiani Jusuf Buxhovi ishte mysafir  në emisionin Ora e Fundit, në Klan Kosova, ku ka rrëfyer mendimet e tij mbi Referendumin e vitit 1991 për Pavarësinë e Kosovës.

Në 25 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, Buxhovi ka thënë se është një nga ngjarjet më madhore në historinë e Kosovës, pasi e ka ndihmuar vendin në të gjitha etapat.

“Referendumi për Pavarësi është më se i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës”.

“Është një ndër ngjarjet më madhore historike. Referendumi për Pavarësi e ndihmoi Kosovën t’i hapë binarët e shtetit të vet pasi obligonte që Kushtetuta e Kosovës të ndryshonte”.

“Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai ishte ide e përgjithshme e gjithë liderëve që punuan në të gjitha strukturat e shtetndërtimit të Kosovës. Pa Referendum nuk mund të shkohej më tutje”.

“Që nga Kushtetuta e deri tek Referendumi është një periudhë që është përcjellë me përplot ngjarje historike”.

''Faktori ndërkombëtar asokohe ishte shumë i interesuar që të ndërhynte pasi gjithë Jugosllavisë i hyri flaka në atë periudhë”.

“Ishte një afat kohor kur duhej të gjitha pjesët konstituive duhej të deklaroheshin për vete. Qëndrimi ynë i përbashkët ka qenë që të shkohet në këtë infrastrukturë të shtet-ndërtimit”.

“Serbia në atë kohë mundohej të përdorte një metodologji që ai referendum, sipas tyre, ishte i paligjshëm dhe i pavlefshëm”.

“Gjithë Kosova ka qenë e përcaktuar për Referendum. E prisnin me entuziazëm të madh një veprim të tillë. Shumica e mediumeve botërore kanë qenë këtu dhe të gjitha ato punë janë transmetuar si të suksesshme”.

“Është meritë e gjithë Kosovës. LDK ishte bartëse e këtij procesi dhe ka një meritë shumë të madhe për këtë ide. SHBA edhe në atë kohë na përkrahu me një mbështetje të plotfuqishme, kishim dhe juristë amerikanë të cilët na kanë ndihmuar”.

Buxhovi e ka analizuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“LDK ka dy pamje. Ka pamjen historike nga themelimi e deri më 24 mars të vitit 1999. Ishte lëvizje kombëtare, popullore, me vizion historik. Nga 24 marsi 1999, LDK nuk është ashtu siç ishte më parë. Ka filluar konkurrenca politike në pluralizimin partiak”.

“Aktualisht, LDK nuk dallon shumë nga partitë tjera politike, pasi të gjitha kanë ngapak lidhje edhe me kriminalitet. Unë merrem me gjendjen e përgjithshme të klasës politike në Kosovë, e cila është për keqardhje”.

“LDK ka qenë shtëpi e intelektualëve, tashmë nuk është më. Shumë faktorë të ndryshëm e kanë sjellë në këtë nivel. Të gjithë janë pjesë e një amalgami ku politika po shikohet si interes përfitimi”.

''Partive të tjera mund t’iu lejohet cfarëdolloj eksperimenti, por LDK-së nuk i lejohet. Sepse LDK po të ishte e fuqishme në Parlament, nuk do lejohej që të dështonin shumë çështje siç është luftimi i korrupsionit. Më shumë kemi bomba tymi, sesa projekte të reja për shtetndërtimin e Kosovës”.

“Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë, jo vetëm pozita por edhe opozita, ngase kjo skenë politike është shumë e ngatërruar. Ajo nuk e ka qëllim ardhmërinë më të mirë të qytetarëve, por plaçkitjen”.

Kurse sa i përket deklaratave politike të ditëve të fundit për mundësinë e një lufte të re në Kosovë, Buxhovi ka thënë se ato janë “axhamillëk”.

“NATO cakton se a guxohen të lëvizen kufijtë në Ballkan apo jo. Deklaratat tjera janë komike, ato vetëm sa i bëjnë dëm proceseve”.

''Çdo demarkacion i Kosovës duhet të shikohet si ngjarje historike. Sepse po shënohen vija kufitare të një shteti. Ajo cfarë kam parë është thjesht një tallje me ato gjëra serioze”.

“Gjithë ky cirk që është bërë në Parlament, tërë Kosovës i ka dhënë pamje të keqe, që tregon se këtu shumëkush nuk e dëshiron shtetin e Kosovës për të cilin mendojnë se është i përkohshëm”.

“Shumë nga politikanët kosovarë që bëjnë  zhurmë dhe krijojnë mjegull janë kandidatë potencialë për t’u ndjekur prej Gjykatës Speciale. Cirkun që e kanë bërë e kanë bërë jo për hallin e Kosovës, por për hallin e tyre”.

“Edhe problemi i Kishës Ortodokse në kampusin e UP-së është pjesë e marketingut dhe e lojërave që po bëhen tash”.

“Askush nuk e ka ndalur politikën kosovare që ta zgjidh më herët ceshtjen e kësaj kishe”, ka përfunduar Buxhovi, njofton Klan Kosova. 

Konflikti sirian: Obama thellësisht i shqetësuar për gjendjen në Aleppo

Posted: 26 Sep 2016 03:24 PM PDT

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur shqetësim të thellë për situatën e krijuar në pjesët e kapura nga rebelët e Aleppos.

Mjekët në qytet janë duke luftuar për të përballuar numrin e madh të viktimave të shkaktuara nga bombardimet më të shumta dhe intensive ajrore ndër vite, njofton Klan Kosova.

Një predhë e ajrit, në një stacion pompimi ka lënë edhe shumë zona pa ujë madje sipas kryetares së këshillit të qytetit rebel Brita Hagi Hassan thuhet se jeta në qytet është paralizuar.

''Cdo njeri është mbyllur si në kafaz, në shtëpitë e tyre. Qëndrojnë të ulur në bodrume. Këto raketa kanë qëllim shkatërrimin e bodrumeve dhe strehimoreve që ne kemi ngritur për të mbrojtur njerëzit'' është shprehur Brita, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Raportohet se tashmë janë mbyllur edhe disa kuzhina bamirësie për shkak të dhunës së shkaktuar.

Banorët në Aleppo, kanë të pamundur të blejnë ushqime, ngase çmimet e tyre janë rritur në mënyrë të konsiderueshme,

Ndërkaq ndaj këtyre sulmeve, brengë ka shprehur edhe Presidenti Obama, ku zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha për gazetarët se ai është thellësisht i prekur nga kjo gjendje.

‘'Presidenti Obama, është thellësisht i shqetësuar nga gjakderdhja e pështirë në Aleppo dhe në gjithë Sirinë''.

Sulm me armë në Paris

Posted: 26 Sep 2016 03:24 PM PDT

Një njeri ka hapur zjarr në afërsi të një supermarketi në perëndim të Parisit, në mënyrë kritike duke plagosur dy persona.

Një zëdhënëse për zyrën e prokurorit publik tha se njeriu, që besohet të jetë rreth moshës 60 vjeçare, u kthye në shtëpi dhe policia tashmë e ka rrethuar shtëpinë e tij, ku edhe u fsheh pas ngjarjes, transmeton Klan Kosova.

Zëdhënësja shtoi se ata nuk besojnë se incidenti është i lidhur me terrorizmin.

Suharekë: Filloi festivali tradicional “Festari”

Posted: 26 Sep 2016 03:17 PM PDT

I ftuar sonte në Kosova Direkt në Ora e Fundit, ishte Zëdhënësi i Komunës së Suharekës Reshat Reshitaj me të cilin është diskutuar në lidhje me hapjen e festivalit tradicional "Festar" në këtë komunë.

Ndër të tjerash, Reshitaj tha se e veçanta e këtij festivali është prezenca e të huajve.

"Festivali "Festar" do të zgjasë për disa ditë, me shumë aktivitete të ndryshme, arsimore, edukative, kulturore, artistike, ekologjike, sportive, humanitare, shoqërore e zbavitëse. Është një festival që mbledh me mijëra të rinj".

"Sot është bërë hapja solemne e festivalit. Gjatë javës do të jenë katër aktivitete, ai i veshjeve dhe ushqimit, traditës dhe humanitar".

"Si pikë tjetër e veçantë ka qenë hapja e ekspozitës këtu në qendrën rinore në Suharekë, ekspozita prej druri e Nesmi Gjokaj që ka zgjuar interesim të madh".

Reshitaj më tutje tha se këtë festival e vizitojnë edhe artistë të artit dhe pikturës nga Gjermania, Turqia, Bullgaria e Shqipëria.

Edhe pse interesimi në ditën e parë të këtij festivali nuk ishte i madh, Reshitaj tha se beson se gjatë ditëve në vijim do të ketë më shumë të rinj.

"Ka ditë të tjera, për shembull dita e katërt ose pestë, pasi që e pesta është dita e traditës. Pastaj edhe festari i ekspozites së rrushit dhe verës që mbledh prodhimet vendore".

Në fund Reshitaj tregoi se përveç Komunës dhe Ministrisë së Kulturës që e kanë ndihmuar financiarisht këtë festival, kanë qenë edhe kompanitë brenda Suharekës që kanë ndihmuar si dhe "Festari" ka pasur vazhdimisht donacione, përfshirë edhe të rinj që kanë punuar vullnetarisht.

"Festari" organizohet çdo herë në javën e fundit të muajit shtator.

Djersitja gjatë natës nuk është normale

Posted: 26 Sep 2016 02:45 PM PDT

Nëse moti nuk është i nxehtë, dhe në dhomën tuaj mbretërojnë temperatura konstante, dhe ju zgjoheni me rroba të bëra qull nga djersitja, kjo do të thotë se nuk keni gjendje të mirë shëndetësore.

Nëse djersini gjatë natës, këto mund të jenë disa nga arsyet:

Temperaturë e lartë trupore

Rënia e temperaturës trupore

Çrregullime të gjumit

 Apnea e gjumit

 Skuqje e ngrohtë

Ndikimi i alkoolit

Çrregullimi i gjumit i shkaktuar nga ankthi

Nëse djersiteni në mënyrë jonormale gjatë natës, sidomos nëse dhoma juaj nuk është fare e ngrohtë,  konsultohuni me mjekun tuaj për të zbuluar shkaqet./10minuta

Të verbërit në Kosovë, me shumë telashe (VIDEO)

Posted: 26 Sep 2016 02:19 PM PDT

Tema e Orës në Klan Kosova, iu kushtohet personave të verbër dhe telasheve që ata kanë në jetën e tyre.

Mungesa e sinjalistikës me zë, kur ata dalin në komunikacion, pastaj edhe e rrugëve të posaçme, janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat ata përballen, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Arjeta Dragaj.

 

 

 

 

Dhëndri gati sa nuk vdes nga shakaja tradicionale e dasmës (VIDEO)

Posted: 26 Sep 2016 02:16 PM PDT

Duhet të jetë shakaja më mizore që gati sa i shkaktoi vdekjen në dhëndri.

Nusja u largua me shpejtësi, ndërsa burri u sulmua me bombola për fikjen e zjarrit.

Aq shumë rrëmujë u krijua sa që ishte e vështirë të kuptoje se kush ishte dhëndri. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe tradita vendase e njohur si "nao dongfang", krijon një shaka për çiftin në ditën e dasmës.

Rreth 80% e çifteve të intervistuara thanë se u ishte bërë një shaka gjatë ditës së dasmës. Vitin e kaluar, një dhëndër në tentativë për fshehur nga miqtë, ra nga kati i gjashtë duke gjetur vdekjen.

Më shumë se gjysma e tyre nuk i pëlqejnë rrengjet gjatë ditës së dasmës.

Videoja e fundit e shpërndarë është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale duke u shoqëruar me një valë kritikash, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

 

Stadiumi i Prishtinës me ndryshime (VIDEO)

Posted: 26 Sep 2016 02:04 PM PDT

Punimet në stadiumin e Prishtinës janë duke vazhduar megjithatë jo sipas planit fillestar të paraparë.

Kjo pasi zyrtarët kosovarë kanë marrë sygjerimet për ndryshime në stadium në mënyrë që ai t’i plotësoj kriteret për nivelin e katërt të UEFA-së.

Kronikë nga Naim Selmani.

Kivi përmirëson zorrët tuaja

Posted: 26 Sep 2016 02:00 PM PDT

Kivi është një frut që është i pasur me vitamin C, konsumimi i tij ndihmon në metabolizmin dhe tretjen në trupin tuaj.

Kivi ka qenë diskutimi e specialistëve në Simposiumin Ndërkombëtar të Kivit dhe Qendrës Shëndetësore që zhvillohet në Tauranga, Zelandë e Re, të promovuar nga Instituti Riddet në bashkëpunim me Zespri.

Për herë të parë, 200 ekspertë të ushqimit nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar rolin e kivit në dietën e përditshme, duke prezantuar studimet më të fundit dhe përmendur vlerat e përfitimet e këtij fruti në shëndetin e njëriut.

Rezultatet e seancave konfirmuan aftësinë e kivit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, përmirësimin e funksionit të zorrëve (falë prezencës së enzimës aktidinina), për të ndihmuar tretjen (përmban fibra dhe elementë të tjerë), rritjen e sistemit imunitar (falë vitaminës C).

"Ne jemi shumë të emocionuar për rezultatet e këtij simposiumi i cili konfirmoi studimet rigoroze shkencore që tregojnë se është rritur numri i personave të cilët konsumojnë kivi," tha Juliet Ansell, drejtuese e Nutrition Zespri.

Rreth 30% e popullsisë në botë është e prekur nga çregullimet gastrointestinale si sindroma dispesia dhe irritimi i zorrës, shkruan albeu. Në veçanti kapsllëku kronik është çrregullimi më i përhapur. Këto probleme kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e jetës së tyre. Prandaj konsumimi i kivit ndihmon në përmirësimin e stilit të jetesës.

Majki flet për lidhjen me Majlindën

Posted: 26 Sep 2016 01:53 PM PDT

Në pjesën e dytë të emisionit NIN në Klan Kosova, i ftuar është njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer, Majki.

Ndër të tjerash, këngëtari e konfirmoi lidhjen e tij me vajzën nga Prishtina e quajtur Majlinda.

Po ashtu ai foli edhe për projekte të reja për të cilat është duke punuar vazhdimisht.

Majki tha se deri në fund të vitit të ri do të ketë edhe një këngë për të cilën tha se mund të jetë një bashkëpunim me Onatin.

Deri atëherë, shijoheni këngën më të re “Kcen” të publikuar pak javë më parë.

 

Bella Hadid shfaqet pa sutjena

Posted: 26 Sep 2016 01:40 PM PDT

Ajo ka qenë stuhi e fuqishme në javët e modës në mbarë globin.

Bëhet fjalë për Bella Hadid, e cila edhe njëherë tjetër u bë qendër e vëmendjes, për paraqitjet e saj të mahnitshme në pasarela, njofton Klan Kosova.

Kësaj radhe modelja Bella, u pa në marshim përkrah modeleve në markën e Di Lorenzo Serafini në Milano Fashion Week.

19 vjeçarja, u pa tejet e përkryer, derisa u shumë sensacionale në fustanin e saj valëzues, të cilin e kishte veshur pa sutjena, njofton Klan Kosova.

38CF22CD00000578-3807970-image-a-65_1474901066484

38CF22F100000578-3807970-image-a-68_1474901097510

 

Shkup: Mbaron protesta e sontme, sulmohet me ngjyrë Gjykata Penale

Posted: 26 Sep 2016 01:40 PM PDT

Qindra protestues para Paralamentit kanë ndezur pishtarët për t'i dhënë fund protestës në mbështetje Katica Janevës dhe Prokurorisë Speciale Publike.

Protestuesit kërkuan nga qeveria që të ndalojnë pengimin e punës së Prokurorisë Speciale dhe t'i japin mbështetje të plotë në zbardhjen e krimeve dhe korrupsionit nga ana e qeveritarëve.

Madje, në një aksion që kanë ndërmarr gjatë mbrëmjes së djeshme aktivistët e "Revolucionit shumëngjyrësh" kanë ngjyrosur ndërtesën e Gjykatës Penale Shkupi 1.

Ndryshe, nga kjo lëvizjes vlerësojnë se pikërisht kjo Gjykatë është pengesa më e madhe me të cilën po ballafaqohet Prokuroria Speciale, shkruan Zhurnal, përcjellë Klan Kosova.

Fustanet më të bukur për pranverë-verë 2017

Posted: 26 Sep 2016 01:10 PM PDT

Romantikë dhe femërorë fustanet elegantë, të prezantuar në pasarelat e Milanos për pranverë-verë 2017 janë një triumf i stampimeve me lule, figurave gjeometrike dhe kontrasteve të stileve.

Na mahnisin me aplikimet, me dekoltetë e zbuluara dhe transparente, me prerejet e shkurtra dhe me shumë fantazi.

Nga fustanet e shkurtër të Emilio Pucci, të gjallëruara nga stampimet me ngjyra të ndezura, deri tek fustanet romantikë dhe provokues të Fendit, duke kaluar tek Luisa Beccaria, që duket sikur ka dalë nga një përrallë.

Shumë i bukur fustani me stampime gjeometrike i Pradës. Më delikat është fustani i Giamba, i pushtuar nga thekët dhe qëndismat me lule./ATA/

Vjehrra e Liam heq dyshimet për shtatzëninë e vajzës!

Posted: 26 Sep 2016 01:00 PM PDT

Vjehrra e Liam Payne, është parë të ketë arritur në një nga apotekat e qytetit, për të blerë disa produkte për trajtim të shtatzënave.

Joan Callaghan, është nëna e Cheryl, të dashurës së yllit Liam, e cila menjëherë reagoi për të plotësuar dyshimet rreth asaj se vajza e saj mban fëmijën e Liam Payne, njofton Klan Kosova.

57 vjeçarja është parë në mënyrë të shkëlqyeshme e përafërt me vajzën e saj, derisa ka blerë dy jastekë të bardhë, të dizajnuara special për nënat e reja.

Javën e kaluar, arritën spekulime se këngëtari i hitit ''Fight for this love'', do të bëhet baba duke pritur fëmijë me bukuroshen Cheryl, njofton Klan Kosova.

38CD8E8B00000578-3807413-image-a-52_1474879195988

38CD8E8F00000578-3807413-image-a-48_1474879069486

 

Kuptojeni efektin pozitiv të bananes për shëndetin tuaj

Posted: 26 Sep 2016 01:00 PM PDT

Frutat gjithnjë zënë vend tek të gjithë si pjesë esenciale e një diete për shëndet të mirë.

Megjithatë,  bananet janë ato të cilat konsiderohen të kenë fuqi të jashtëzakonshme në luftimin e disa problemeve shëndetësore.

Të hani një banana në ditë ju mund të reduktoni dhimbjet e kokës, njofton Klan Kosova.

Gjithësesi këto të fundit janë të njohura për përmbajtje të lartë të kaliumit, e që kaliumi sipas studimeve të shumta shëndetësore është thelbësire oër të mbajtur zemrën e shëndoshë si dhe presionin e gjakut nën kontrollë.

Hulumtimet e fundit gjithashtu tregojnë se kaliumi në përditshmëri plotëson 14% të nevojave tuaja  e që duke ngrënë të paktën një banane e cila ka përmbajtje kaliumi juve mbroni trupin tuaj për shëndet më të mirë, njofton Klan Kosova.

10-vjeçari denoncon nënën në polici: “Më ndihmoni, ajo do të më vrasë me thikë”

Posted: 26 Sep 2016 12:57 PM PDT

"Më ndihmoni, nëna do të më vrasë me thikë", ka qenë kjo dëshmia e një djali 10-vjeçar para efektivëve.

Teksa është paraqitur në komisariatin e policisë, në zonën e Modica në Itali, djali duke qarë ka rrëfyer se nëna e tij shqiptare ka tentuar të vrasë atë dhe veten.

Pas kësaj, janë vënë menjëherë në dijeni punonjësit e shërbimit social, të cilët kanë ndërhyrë duke e marrë nën përkujdesje.

Punonjësit e shërbimit social ishin në dijeni të situatës së familjes, por me sa duket gjithçka ishte përkeqësuar akoma më shumë.

Policia ka kontaktuar edhe me babain italian të 10-vjeçarit.

Në pritje të masës nga gjykata, vogëlushi është marrë në përkujdesje nga shërbimi social.

Mediat italiane shkruajnë se pas hetimeve të policisë, kishte rezultuar se nëna shqiptare kishte tentuar disa herë të kryente veprime të tilla./tvklan

Taulant Xhaka në formacionin ideal

Posted: 26 Sep 2016 12:55 PM PDT

Muaji i ardhshëm do të jetë tepër i rëndësishëm për Kombëtaren, që do të zhvillojë ndeshjet kualifikueset të botërorit me Lihtenshtejnin dhe Spanjën.

Kuqezinjtë, pjesë e Superligës së Zvicrës patën paraqitje të ndryshme në fundjavë. Taulant Xhaka është bërë pjesë e formacionit të javës nga gazeta "Blick", mesfushori i Basel u tregua i besueshëm si gjithmonë, shkruan tvklan.

Në fitoren 3 – 1 me St Gallen mungoi vetëm pasimi për gol, i zakonshëm për Xhakën në këtë sezon. Në formacionin më të dobët është Jahmir Hyka. Sipas gazettes zvicerane nuk dha asgjë në humbjen 3 – 1 të Luzern me Laussane. Si Taulant Xhaka dhe Jahmir Hyka u aktivizuan në fitoren 2 – 1 të Shqipërisë me Maqedoninë këtë muaj në Shkodër.

Referendumi në Bosnje në syrin e analistëve

Posted: 26 Sep 2016 12:50 PM PDT

Në Zona B të Baton Haxhiut, të ftuar për të diskutuar rreth çështjes së Referendumit në Bosnje, ishin analistët Ilir Mirena si dhe Dardan Gashi.

Mirena ka thënë se referendumi në Bosnje është pasojë e mos ndëshkimit të politikave serbe të viteve më parë por që referendumi i tillë mund të jetë shembull për vendet e rajonit.

''Më mirë është që Lëvizja Vetëvendosje ta sqarojë vet pse dolën me një deklaratë të tillë për referendumin.''

''Referendumi është pasojë e mos ndëshkimit të politikave serbe në ato vite. Sot Presidentin e Serbisë, e gjen në Youtube duke bërë betime në radhët e gardave çetnike. Referendumi është pasojë e mos ndëshkimit të politikave të Serbisë.''

''Prej vitit 99 serbët paraqiten si viktima, nga paraqitja e tyre dikur në agresorë sot janë viktima. Shembulli i Bosnjës, duhet të jetë një tentim shembull për të tjerat rajone. ''

''Si psh. Maqedoni, Kosovë, por është një shembull i shkëlqyer që shteti nuk mund të krijojë kombe në territoret e ish-Jugosllavisë. Në Kosovë do të ketë ripërtirje brenda partive ekzistuese, por nuk shoh ndonjë ndryshime esencial. Shpresat për një gjeneratë të re politike në Kosovë, për mua janë absurde.''

Ndërkaq analisti Dardan Gashi, tha se në vend Vetëvendosje kërkon bashkimin e trojeve shqiptare, që del të ketë një referendum, por që është kundër një çështjeje të tillë siç është rasti i Bosnjës.

Gashi tha se Bosnja është një shtet pa të ardhme, Amerika i ka kryer detyrat e saj, sikurse në Kosovë, sikurse në Bosnje, por gjithnjë pjesën e dytë ja ka lënë në dorë Europës për të cilat çështje janë diskutuar edhe më poshtë, njofton Klan Kosova.

''Në vend kemi dy Vetëvendosje. Dy Albin Kurta, një për lavdërat, që merret me çështje serioze dhe tjetra jo.''

''Nëse analizojmë deklaratat e Vetëvendosjes dhe qëndrimet e tyre për bashkimin e trojeve shqiptare, atëherë në një mënyrë kërkon referendum. Ndërsa kur është çështja për referendumin në Bosnjë, Vetëvendosje është kundër saj.''

''Republika Srpska është një lloj i shtetit. Dallimi i zhvillimeve në Bosnje është i vogël, prej viteve '99 e deri tani struktura politike është e njëjtë pak a shumë ngase shteti si Bosnje e Hercegovinë nuk ka funksionuar asnjëherë.''

''Bosnja e Hercegovina, ka mbikëqyrje ndërkombëtare që tregon se nuk ka ndryshime segmentare. Ajo është e pazhvilluar politikisht.''

''Por tani do të shohim se çfarë efekti do të ketë referendumi. Bosnja ka tregu se është problem të kontrollohet. Kjo ka rikujtuar që problemet e tilla janë ato që qëndrojnë në një shtet. Siç na është dëshmuar për problemet në Maqedoni.''

''Bosnja shihet si një shtet pa të ardhme. Bosnja e Hercegovina është me të vërtetë një shtet multienik në substancë. Amerika i ka kryer detyrat e saj, sikurse në Kosovë, sikurse në Bosnje, por gjithnjë pjesën e dytë ja ka lënë në dorë Europës – zhvillimin ekonomik e atë të demokracisë''.

”Maqedonia mund të ketë një ndryshim pak më të madh nga zgjedhjet po mbetet të shihet. Kemi liderë të ri, por ka kohë që do të na mundojnë ende liderët e moshuar.”, ka përfunduar Gashi, në Zona B, njofton Klan Kosova.

Mali i Zi: Vritet me snajper në burg bosi i krimit

Posted: 26 Sep 2016 12:45 PM PDT

Një bos me emër i krimit në Malin e Zi është vrarë pasi është qëlluar për vdekje nga një snajper në ambientet e brendshme të një burgu të sigurisë së lartë.

Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur ditët e fundit, duke rënduar edhe më tej një luftë të përgjakshme mes bandave që ka përfshirë vendin e vogël ballkanas.

Dalibor Djuriç, një eksponent i rëndësishëm i klanit Skaralji, aktiv në qytetin turistik të Kotorit, u qëllua në gjoks gjatë orarit të ajrimit në burgun Spuz, të Podgoricës.

Policia bllokoi rrugët përreth dhe kreu kërkime për autorin, por gjeti vetëm një makinë të djegur që dyshohet të jetë përdorur nga atentatori.

Djuriç po shlyente një dënim 2-vjeçar për gjobëvënie dhe më parë kishte qenë dy herë shenjestër e atentateve. Në vitin 2006 ai u plagos nga një sulm me armë në Kotor, ndërsa në shtator 2011 u plagos sërish nga një bombë në lagjen Beogradi i Ri, në Serbi.

Vdekja e Djuriç është më e fundit e një serie vrasjesh që kanë përgjakur Kotorin, mes klaneve Skaralji dhe Kavaç, të cilat u kanë marrë jetë të paktën 5 personave të tjerë.

Në Shtator, një autobombë vrau dy anëtarë të dyshuar të bandës. Përshkallëzimi i dhunës bëri që në Qershor Ministria e Brendshme të dërgonte në qytet një njësi speciale anti-terror./tvklan

Gratë e banesave të uzurpuara protestojnë para shtëpisë së Shpend Ahmetit

Posted: 26 Sep 2016 12:42 PM PDT

Gratë e banuesve të banesave në Dardani po protestojnë para shtëpisë së Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton Klan Kosova.

Ato po kërkojnë strehim për fëmijët e tyre.

Ahmeti ka dalë jashtë shtëpisë për t'i dëgjuar por ai tha se kjo çështje nuk i takon atij dhe se nuk ka në dorë asgjë në lidhje me këto prona.

Related Posts :