Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Salihaj: Vazhdoj të jem kundër koalicionit me PDK-në” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Salihaj: Vazhdoj të jem kundër koalicionit me PDK-në” plus 24 more


Salihaj: Vazhdoj të jem kundër koalicionit me PDK-në

Posted: 23 Sep 2016 02:55 PM PDT

I ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit, ishte deputeti nga LDK-ja, Adem Salihaj me të cilin përveç të tjerash u diskutua në lidhje me qeverisjen e Isa Mustafës.

Ai ka thënë se vazhdon të jetë prapa mendimit që koalicioni me PDK, nuk është dashur të ndodhte.

"Unë kam qenë kundër koalicionit, gjithmonë e kam pohuar nuk e kam ndryshuar këtë qëndrim, ne kemi fituar vota duke thënë se nuk do bëjmë koalicion me PDK-në".

"Unë nuk kam simpati për këtë koalicion dhe qeverisje, sado që mund të themi të jemi real se korrupsioni nuk është sikur ka qenë në qeverisjen e Thaçit. Mustafa disa e ka ndaluar atë trend negativ, por aspekti negativ i gjithë kësaj është se ne ja kemi mundësuar një vazhdim të qeverisjes një strukture që sipas mendimi tim nuk i bënë mirë Kosovës dhe nuk është dashur të jetë në pushtet".

Salihaj ka thënë se është i bindur se LDK-ja ka pësuar në elektorat pasi ka bërë koalicion me PDK-në.

Ai gjithashtu ka thënë se premtimet e fushatës natyrisht që nuk janë arritur, pasi për një mandat nuk mund të realizohen të gjithë ato premtime.

"Premtimet e fushatës nuk mund të bëhen asnjëherë në tërësi, nëse është premtuar të punësohen 200 mijë nuk është mundur në katër vite".

Duke folur për vrasjet e pasluftës, Salihaj ka thënë se nuk beson se do zbardhen.

"Natyrisht që deri më tani nuk janë zbardhur dhe unë nuk pres që të zbardhen".

"Asnjë hap nuk ka mundur të bëhet sepse ato struktura që janë të involvuara në ato raste janë aty, e natyrisht që nuk do e zbulojnë vetveten".

"Këto raste mund të zbulohen kur në Kosovë qeverisë një forcë që nuk ka lidhje me krimin".

AFA i kërkon falje Barcelonës

Posted: 23 Sep 2016 02:47 PM PDT

Barcelona ka pranua një kërkim falje nga Asociacionit i Futbollit të Argjentinës pasi që trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka kritikuar ekipin spanjoll se po e mundojnë tej mase Lionel Messin, njofton Klan Kosova.

Superylli u inkuadrua në lojë edhe në barazimin e fundit të Barcelonës 1:1 kundër Atletico Madrid-it në Camp Nou.

Më vonë Barcelona njoftoi se 29 vjeçari do të mungojë për tre javë dhe ka një lëndim më serioz.

Bauza tha se Barcelona kërkonte që në angazhime me kombëtaren Messi të kursehet, ndërsa vet Luis Enrique nuk po bënë diçka të tillë.

Dhe tani federata e futbollit të Argjentinës po kërkon t'i ulin tensionet duke dërguar edhe kërkim falje.

"Federata ka kontaktuar me Barcelonën për të kërkuar falje për komentet e menaxherit rreth lëndimit të Leo Messit", ka shkruar zëdhënësi i Federatës, Josep Vives.

klankosova.tv

 

Salihaj: Nuk do e votoj këtë variant të Demarkacionit

Posted: 23 Sep 2016 02:39 PM PDT

I ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit, ishte deputeti nga LDK-ja, Adem Salihaj me të cilin u diskutua në lidhje me qëndrimin e tij për marrëveshjen e Demarkacionit.

"Tani për tani është një lloj qetësie, nuk e di kur do të jetë seanca e ardhshme por deri më tani nuk ka asnjë ndryshim në çështjen e Demarkacionit, tani për tani qëndrimet mbesin ato që i kemi pasur, unë vazhdoj ta kem qëndrimin që Demarkacioni nuk është në rregull dhe duhet të rishikohet si proces në mënyrë që të bëhet përpjekje së bashku me Malin e Zi".

"Në këtë variant nuk do e votoj".

Salihaj, ka thënë se për çështjen e Demarkacionit ka biseduar me anëtarët e partisë së tij, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur presion që ta votojë këtë formë të kësaj marrëveshje.

"Kemi pasur shumë biseda me strukturat e partisë në shumë nivele, bisedat kanë qenë korrekte, dashamirëse, nuk ka pasur shantazhe, ka pasur përpjekje që të na bindin që Demarkacioni është në rregull dhe faktet që janë marrë parasysh janë ato që janë të kadastrit".

Ai ka thënë se asnjëra prej opsioneve, pra as miratimi e as mosmiratimi i kësaj marrëveshje nuk i bëjnë mirë Kosovës.

"Të dy variantet nuk janë të mira, edhe miratimi edhe mosmiratimi i sjellin dëme Kosovës".

"E keqja më e vogël është nëse nuk miratohet, se sa të miratohet".

Banorët e Dardanisë: Shpend Ahmeti na i la fëmijët pa shkollë

Posted: 23 Sep 2016 02:34 PM PDT

Gazmend Muçolli, përfaqësuesi i banorëve të dëbuar nga ndërtesa në lagjen Dardania në Prishtinë, ka thënë se përgjegjësinë për dëbimin e tyre e ka kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një lidhje direkte gjatë emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, Muçolli ka thënë se për shkak të Ahmetit, fëmijët e kësaj ndërtese nuk po shkojnë në shkollë.

Shpend Ahmeti na i la fëmijët pa shkollë. Për shkak të tij fëmijët s'po shkojnë në shkollë. Kjo është turp.

Ata në orët e vona të së premtes, kanë qëndruar pranë banesave të tyre në këtë lagje, duke kërkuar që vendimi i Gjykatës për t'i larguar nga aty të anulohet.

"Jemi dalë këtu që t'i kërkojmë shpend Ahmetit dhe Nexhat Kryeziut që ta ndërpresin urdhrin për dëbimin tonë nga shtëpitë tona. Kërkojmë nga ai që të dalë me një deklaratë dhe të prononcohet. S'do të ndalemi derisa të kthehemi", ka thënë Muçolli.

Ndërtesat ku ata po qëndrojnë që nga koha e pas luftës, i takojnë një ndërmarrjeje publike dhe nuk janë pronë e banorëve që po jetonin aty.

Shqiptarët që u dënuan për sulme terroriste ndaj amerikanëve (VIDEO)

Posted: 23 Sep 2016 02:24 PM PDT

Hakeri kosovar Ardit Ferizi është dënuar me 20 vjet burgim nga një gjykatë amerikane për sulm terrorist kibernetik ndaj 1000 punonjësve amerikanë, njofton Klan Kosova.

Pos Ferizit ka edhe shqiptarë të tjerë që ose kanë tentuar, ose kanë vrarë shtetas amerikanë, përfshirë edhe dy ushtarakë.

Klan Kosova iu sjellë disa nga rastet kur shqiptarët kanë provuar për shkak të bindjeve ekstreme të vrasin – apo kanë vrarë – amerikanë.

Kronikë nga Lirim Mehmetaj.

klankosova.tv

 

7-të vjedhje në 2 ditë, a po i kërcënohet siguria Gjilanit?

Posted: 23 Sep 2016 02:19 PM PDT

Shtatë vjedhje të rënda kanë ndodhur në rajonin e Gjilanit vetëm në 48-të orët e fundit.

Mirëpo sipas Ismet Hashanit, zëdhënësit të policisë për Rajonin e Gjilanit, kjo nuk përbën kërcënim për këtë komunë për shkak se rastet janë të izoluara.

Ai po ashtu ka deklaruar se policia po punon vazhdimisht për t'i zbardhur rastet.

"Duhet ta kemi parasysh se Rajoni i Gjilanit është rajon që numëron shtatë komuna. Në asnjë mënyrë s'mund të thuhet se kjo paraqet rrezik për sigurinë. Nëse Policia me intensitet të madh vazhdon hetimet, do të zbulohen edhe dorasit. Policia po kontrollon edhe makinat nëpër rrugë dhe po punohet që autorët e këtyre veprave të sillen para drejtësisë. Ne i trajtojmë me seriozitetin më të madh të gjitha rastet", ka thënë Hashani, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Shkencëtarët e zbulojnë: Ky është gabimi që po bëjnë burrat pas seksit

Posted: 23 Sep 2016 02:00 PM PDT

Si duket burrat po bëjnë një gabim të madh në dhomën e gjumit, që mundet edhe t'ua shkatërrojë lidhjen.

Më shumë se gjysma e burrave nuk i përkëdhelin partneret e tyre pas seksit, ose e bëjnë për më pak se pesë minuta.

Përveç se është diçka e vrazhdë, po ashtu mund ta dëmtojë vetëbesimin e një gruaje e po ashtu edhe lidhjen e tyre.

Në këtë konkludim ka ardhur një studim i ri i kryer nga Këshilli i Edukimit Seksual në Kanada dhe po ashtu kompania e kondomëve Trojan, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Në studim, 175 e burrave kanë thënë se kurrë s'i përkëdhelin partneret e tyre pas seksit. Mirëpo një gjë e tillë, është po aq e rëndësishme sa edhe paraloja.

Autori i studimit Robin Milhausen, ka thënë se përkëdheljet pas seksit janë një mënyrë shumë e thjeshtë që burrat mund ta përdorin për t'i qetësuar gratë.

Shkencëtarët kanë thënë se përkëdheljet pas seksit, e rrisin kënaqësinë seksuale të gratë për 30% dhe i bëjnë edhe burrat më të lumtur.

 

Disa gjëra që s’i keni ditur për furçën e dhëmbëve

Posted: 23 Sep 2016 02:00 PM PDT

Të gjithë e kemi dëgjuar nga doktori se sa e rëndësishme është t'i pastrojmë dhëmbët. Dhe kjo sipas dentistëve, duhet të bëhet dy deri në tri herë në ditë me brushë e pastë dhëmbësh.

Pastrimi i dhëmbëve është bërë i natyrshëm dhe në botën moderne furça e dhëmbëve është një mjet esencial higjienik.

Por pavarësisht se i pastrojmë dhëmbët për çdo ditë, ka pak gjëra që dimë rreth furçës së dhëmbëve.

Më poshtë mund t'i mësoni disa nga gjërat që s'i keni ditur:

Njerëzit në antikitet, i përdornin shkopinjtë e drurit për t'i pastruar dhëmbët, kurse në kohët më moderne brushat bëheshin me flokët e derrit.

Brusha e parë elektrike ishte prodhuar nga Squibb, një kompani evropiane që vepronte rreth vitit 1956.

Furçën e dhëmbëve s'duhet ta mbani në tualet dhe nëse vendosni një kapak në të, shkaktoni grumbullimin e baktereve.

 

Pharrell sërish baba

Posted: 23 Sep 2016 02:00 PM PDT

Është raportuar se reperi amerikan Pharrell Williams, është në pritje të fëmijës së tij të dytë me bashkëshorten Helen Lasichanh.

Çifti kishin sjellë në jetë djalin e tyre të parë Rocket Man Williams në vitin 2008, dhe gruaja e reperit të famshëm është sërish shtatzënë.

Sipas E! News, dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe ky fakt i ka gëzuar ata të dy, për shkak se ka kohë që po presin që të bëhen sërish prindër, transmeton Klan Kosova.

Profesori që parashikoi suksesshëm me dekada zgjedhjen e presidentit, thotë se do fitojë Trump

Posted: 23 Sep 2016 01:52 PM PDT

Profesori Allan Lichtman, i cili me vite të tëra i ka parashikuar me saktësi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë ka thënë se zgjedhjet presidenciale të këtij viti, janë më të vështirat për tu parashikuar.

Por ai ka ardhur në një përfundim se kush ka më shumë gjasë që të fitojë duke e cilësuar kështu kandidatin republikan për president, Donald Trump, si fituesin e zgjedhjeve të nëntorit, transmeton Klan Kosova.

Lichtman, e ka shkruar një libër të quajtur "Parashikimi i Presidentit të ardhshëm: Çelësat drejtë Shtëpisë së Bardhë".

Çfarë mund të ndiqni sonte në Ora e Fundit?

Posted: 23 Sep 2016 01:49 PM PDT

Pas pak në Klan Kosova në emisionin Ora e Fundit, flet deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

A ka ndryshuar qëndrim Salihaj për Demarkacionin? Cila është e mira e Mustafës në këtë Qeveri? Çfarë po bëhet me hetimet e vrasjet e pasluftës ndaj anëtarëve të LDK-së? Përgjigjen e këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera mund t'i mësoni vetëm në Orën e Fundit.

“Twitter” nis tratativat për shitjen

Posted: 23 Sep 2016 01:43 PM PDT

Kompania "Twitter Inc." ka nisur bisedimet me disa kompani teknologjike për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së saj. Lajmi është bërë i ditur nga një person me njohuri mbi këtë zhvillim këtë të premte, teksa rrjeti social është përballur me rritjet e saj më të ulëta që kur doli për herë të parë në treg në vitin 2013.

"Twitter"-i ka hasur vështirësi në përkthimin e profilit të lartë publik në një rritje të përdoruesve, siç ka ndodhur me "Facebook"-un, një tjetë rrjet social që tashmë numëron rreth 1.71 miliardë përdorues. Kompania në fjalë ka hasur vështirësi edhe në menaxhimin e thashethemeve që prej ditëve të para të saj.

"CNBC" raportoi mëngjesin e së premtes, duke cituar burime anonime, se "Twitter" ka hyrë në tratativa me kompani të tilla si "Google" i rrjetit "Alphabet" dhe "Salesforce.com", e së shpejti mund të marrë edhe ndonjë ofertë zyrtare, shkruan Top Channel.

"Twitter" and "Alphabet" nuk janë prononcuar pas kontakteve të mediave të huaja, ndërkohë që "Salesforce" ka refuzuar të komentojë mbi këtë raportim.

Aksionet e "Twitter"-it janë rritur me mbi 20 për qind, duke kapur vlerën e 22.46 dollarëve për aksion gjatë kësaj të premteje, pikërisht pas njoftimit të bisedimeve për shitjen e tij, duke e bërë këtë ditë më të rëndësishmen për rritjen e vlerës së aksioneve që prej hedhjes në tregjet e bursave në vitin 2013.

"Twitter", i cili tashmë ka një vlerë tregu prej afro 16 miliardë dollarësh, ka qenë në fokusin e vazhdueshëm të spekulimeve për shitje, për shkak të zhgënjimit nga shitjet dhe angazhimin e përdoruesve.

Analisti i "Morningstar", Ali Mogharabi thotë se "Alphabet" mund të jetë edhe blerësi më i përshtatshëm i "Twitter"-it, duke qenë se vet ai nuk ka mundur të krijojë një media sociale të tijën, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme. Sipas "Morningstar", "Twitter" mund të blihet për vlerën e 22 dollarëve për aksion.

Shpenzoi 20,000 funte për tu dukur si David Beckham

Posted: 23 Sep 2016 01:30 PM PDT

Një tinegjer i papunë në Britani të Madhe që merr rreth 15,000 funte ndihmë në vit nga qeveria britanike, ka deklaruar se ka shpenzuar 20,000 dollarë për tu dukur si idoli i tij David Beckham.

Jack Johnson 19 vjeçar nga Nottingham'i, është aq i fascinuar me pamjen e futbollistit, sa ka shpenzuar me mijëra dollarë në tretmane kozmetike për të arritur pamjen e Beckham.

Ai ka bërë botox e ka mbushur buzët e po ashtu ka rregulluar edhe dhëmbët.

Ndonëse ka thënë se nuk është tifoz futbolli, Jack ka thënë se paratë e taksapaguesve që i ka shfrytëzuar në këto ndërhyrje, ia kanë vlejtur totalisht.

"Gjithmonë kam dashur të dukem si ai, sepse s'ka njeri në botë që do të thoshte se ai është i shëmtuar. E adhuroj se si ai duket e po ashtu edhe personalitetin e tij", ka thënë Jack, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.  

Jack says: 'I've always wanted to look like (David Beckham) because there isn't a person on this planet who can say he is ugly. I love the way he looks and his personality'

Jack JohnsonJack's idol, David Beckham

Këshilla dashurie nga libra të njohur

Posted: 23 Sep 2016 01:30 PM PDT

Libra pa fund janë shkruar mbi dashurinë dhe jetën në çift. Kur vjen puna te çështjet e zemrës gjithmonë mund të gjeni një libër me këshillën e duhur.

“Dashuria nuk ka nevojë për arsye. Njerëzit thjesht dashurojnë” – “Alkimisti”, Paolo Coelho.

"Gratë janë të fshehta nga natyra dhe ato e duan fshehtësinë e tyre” – “Aventurat e Sherlok Holms”, Arthur Conan Doyle.

"Ndonjëherë mendoj se zemrat e njerëzve janë si puse të thellë. Askush nuk e di se çfarë ka në fund. E vetmja gjë që mund të bësh është të presësh se çfarë shfaqet në sipërfaqe herë pas here” – “Sleeping Women”, Haruki Murakami.

"Burrat duan të jenë dashuria e parë e grave të tyre, gratë duan të jenë romanca e fundit e burrave të tyre”, Oscar Wilde.

“Qeniet njerëzore mund të jenë mizore ndaj njëra-tjetres” – “Aventurat e Hakëlbërri Fin”, Mark Twain.

“Është e thjeshtë të duash kujtimin e njerëzve pasi kanë ikur nga kjo botë; gjëja më e vështirë është t’i duash ndërsa janë përballë nesh”- “Lotët e babait tim”, John Updike./botimeshqip/

ISIS humb edhe një zonë lufte

Posted: 23 Sep 2016 01:30 PM PDT

Ushtria irakiane, ka deklaruar se forcat e saja kanë marrë nën kontroll Shirqat'in, qytetin strategjik në veri të vendit, që deri më tash ishte i okupuar nga militantët e shtetit Islamik.

Forcat e sigurisë së Irakut, e kanë filluar operacionin kundër ISIS'it të mbështetur edhe nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë irakiane, e kanë çliruar tërësisht Shirqatin dhe e kanë ngritur flamurin e Irakut në ndërtesat e qeverisë që ndodhen në qytet, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

 

 

Banorët e larguar nga banesat në “Dardani”, mblidhen para ndërtesës

Posted: 23 Sep 2016 01:29 PM PDT

Banorët të cilët u larguan në fillim të javës nga banesat e uzurpuara pas luftës në lagjen "Dardania" në kryeqytet, janë mbledhur para ndërtesës.

Ata i kanë thënë Klan Kosovës, se do të mblidhen çdo natë derisa të gjendet një zgjidhje për ta.

Këto janë shprehitë që ju plakin më shpejtë

Posted: 23 Sep 2016 01:14 PM PDT

Përveç gjeneve, ka edhe shumë faktorë të tjerë që i kontribuojnë plakjes.

Portali amerikan brigat side, ka listuar disa shprehi që ju bëjnë të dukeni më të vjetër pavarësisht moshës që keni.

Dietë me pak yndyrë

Të fjeturit në njërën anë

Përdorimi i kremit kundër diellit vetëm në pushime (duehet ta përdorni pothuajse çdo ditë)

Mbipërdorimi i sistemit të ngrohjes

Moskonsumimi i sheqerit

Mungesa e gjumit

Stresi si pasojë e mosorganizimit 

Reagimi i mësuesit kur pranon dhuratë atletet e preferuara (VIDEO)

Posted: 23 Sep 2016 01:02 PM PDT

Shumë shpesh mësimdhënësit befasohen me nga një letër falënderimi nga nxënësit e tyre.

Por, nxënësi Hector Montez nga Teksas e befasoi mësuesin e tij tej mase. Ai i bleu atij atletet e preferuara dhe reagimi i mësuesit kur sheh ato është i mahnitshëm.

"Oh, unë i kam dashur këto atlete që nga klasa e gjashtë por asnjëherë nuk kam pasur mundësi t'i blej", shprehet mësuesi pasi pranon dhuratën e atleteve Nike Jordans.

Mariah Carey fotografohet pa të brendshme (FOTO)

Posted: 23 Sep 2016 01:00 PM PDT

Këngëtarja Mariah Carey do të ecë drejtë altarit për herë të tretë, pasi tani ajo do të martohet me të fejuarin e saj miliarder, James Packer.

Ajo është fotografuar të premten së bashku me të fejuarin e saj në pushime romantike, transmeton Klan Kosova.

Por ajo që është vënë re më shumë tek ajo është se kishte të veshur një fustan të bardhë, por pa të brendshme.

46 vjeçarja i kishte lënë shumë pak vend imagjinatës, pasi në dritë mund të shihej pa asnjë problem që ajo nuk kishte të veshur brekë.

Mariah dhe James po qëndrojnë për pushime në Greqi së bashku me binjakët e këngëtares, Monroe dhe Moroccan.

Ata kishin plan që të martohen gjatë verës por kjo gjë nuk ndodhi dhe menjëherë lindën thashethemet që ata mund të jenë ndarë.

Por këngëtarja ka thënë se arsyeja pse dasma e tyre është shtyrë, është se përgatitja për ceremoni po zgjaste më shumë se sa e kishin planifikuar.

Eye-popping!: The dress wasn't quite as bridal as the one she'll sport on the big day, however, as it proved to be sheer under the light, revealing she'd stepped out with no underwear on

Sheer delight! The star put on a playful display as she spun her skirt around

Sheer delight! The star put on a playful display as she spun her skirt around

Contes i duhet kohë ta përmirësojë Chelsea’n

Posted: 23 Sep 2016 01:00 PM PDT

Trajneri i Chelsea's, Antonio Conte, ka thënë i duhet kohë që ta bëjë ekipin të luajë sipas mënyrës që do ai, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Trajneri i të kaltërve ka humbur ndeshjen me Liverpoolin dhe Swansean për garën e Premier Ligës.

"Është normale që kur të fillosh të punosh me një ekip të ri dhe të sjellësh ide e metoda të reja të lojës, të duhet kohë", ka thënë 47 vjeçari italian.

"Kam shumë besim në punën. Mund të përmirësohemi shumë".

Chelsea do të takohet me rivalin Arsenal të shtunën dhe Conte do të jetë trajneri i 12-të me të cilin ndeshet Arsene Wenger me 20 vjet karrierë në Arsenal.

"Është fantastike kur dikush ia arrin të jetë për 20 vjet në të njëjtin ekip", ka thënë Conte.

 

Klos, shmanget vrasja e paralajmëruar

Posted: 23 Sep 2016 12:58 PM PDT

Policia e Klosit ka parandaluar një vrasje duke ndaluar në kohë personin që e kishte paralajmëruar publikisht atë.

Burime policore bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00 të ditës së sotme kanë ndaluar shtetasin Besnik Marsela, 32 vjeç, i cili më herët gjatë ditës kishte kërcënuar me jetë personin që bashkëjeton me motrën e tij, i identifikuar me inicialet E.H, shkruan Top Channel.

I ndaluari pretendon se personi në fjalë, 27 vjeç, ka bashkjetuar me motrën e tij për katër muaj dhe pak kohë më parë i ka dhënë fund marrëdhënies pa i dhënë asaj asnjë sqarim.

Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Marsela i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Matit, nën akuzën e "kanosjes".

Ted Cruz do e përkrahë Donald Trump

Posted: 23 Sep 2016 12:53 PM PDT

Ted Cruz, kandidati republikan që u mund në garë nga Donlad Trump, më në fund e ka përkrahur atë në garën për president të SHBA-së.

Cruz e Trump, sa ishin në garë për të fituar kandidaturën e partisë kishin kundërshti të mëdha, transmeton Klan Kosova.

Selimi: Thaçi, Veseli, Jabllanoviqi e Gjuriqi kanë problem me Kurtin

Posted: 23 Sep 2016 12:52 PM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryekuvendari Kadri Veseli dhe dy politikanët serbë, Aleksandar Jabllanoviq dhe Marko Gjuriq, kanë një të përbashkët.

Sipas tij e përbashkëta e tyre është problemi që kanë me Albin Kurtin.

Selimi shkruan në profilin e tij në Facebook se Veseli e Thaçi e quajnë Kurtin malazez, kurse dy politikanët serbë e duan ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në burg.

Ai shkruan se sa më shumë që të dështojnë përpjekjet për kthimin e Serbisë në Kosovë, aq më shumë do të sulmohet lëvizja Vetëvendosje.

Trepça 89 në vendin e parë në Superligë – 23.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 23 Sep 2016 12:51 PM PDT

Kosova e Prishtinës shumë ndryshe sivjet – 23.09.2016 – Klan Kosova

Posted: 23 Sep 2016 12:51 PM PDT

Related Posts :