Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Vrasja në Malishevë: Viktima kishte 30.000 euro me vete, familjarët dyshojnë për plaçkitje” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Vrasja në Malishevë: Viktima kishte 30.000 euro me vete, familjarët dyshojnë për plaçkitje” plus 24 more


Vrasja në Malishevë: Viktima kishte 30.000 euro me vete, familjarët dyshojnë për plaçkitje

Posted: 12 Sep 2016 03:05 PM PDT

Xhavit Kelmendi, vëllai i Enver Kelmendit, personit nga Malisheva që u gjet i vdekur pasi fillimisht ishte shpallur i zhdukur, beson se vëllanë e tij, Enverin, e ka mbytur dikush për t'ia marrë paratë që i kishte me vete.

Xhavit Kelmendi ka treguar se, tashmë i ndjeri, Enveri ishte një person që merrej me këmbimin e parave dhe se në momentin kur është zhdukur kishte rreth 30.000 euro vlerë të parave me vete, para këto jo vetëm monedha euro, por edhe franga dhe të tjera.

Megjithatë, Xhaviti thotë se vëllai i tij nuk kishte probleme me askënd ndaj edhe nuk ka se në kë të dyshojë.

Xhaviti ka treguar për Ora e Fundit në Klan Kosova se njeriu i fundit që kishte pasur kontakt me të ka qenë një koleg i tij, i cili e kishte thirrur në telefon rreth orës 11:00 të dielën. Ai ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë që vinte nga telefoni i Enverit.

Pas kësaj, tashmë i ndjeri, nuk është përgjigjur në telefon edhe pse qasje ka pasur deri rreth orës 16:00.

Ndërsa policia në Malishevë kanë treguar për Orën e Fundit se ende nuk kanë të dyshuar, porse ajo që dihet është se në viktimën është përdorur forcë nga një mjet i fortë.

"Viktima është gjetur në makinë pa shenja jete. Trupi është dërguar për obduksion në Prishtinë. Dyshohet për vdekje të dhunshme, është përdorur forcë me mjet të fortë dhe rasti cilësohet si vrasje e dyshimtë", ka thënë Halil Morina, komandat I Policisë në Malishevë.

Morina nuk ka mundur të tregojë nëse janë gjetur para në veturën e viktimës, apo jo, sepse "tashmë vetuar gjendet në stacionin e policisë në Gjakovë".

Komandanti i policisë së Malishevës, që thotë se e ka njohur viktimën, ka deklaruar se ia ishte një njeri i respektuar në Malishevë dhe se nuk ka pasur precedent penal në polici.

klankosova.tv

 

 

Mustafa: Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë Istogu, Peja dhe Prizreni

Posted: 12 Sep 2016 02:42 PM PDT

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, ka treguar për Ora e Fundit në Klan Kosova se kosovarët nuk duhet të kenë panik, sepse vendi jonë në përgjithësi nuk është i rrezikuar nga tërmetet, por megjithatë, sipas Mustafës qytetet që janë në zona më të rrezikshme janë Istogu, Peja dhe Prizreni.

"Harta e rrezikut sizmik na mundëson të dimë se ku mund të ketë termet dhe në cilat pjesë është rreziku më i madh. Zonat më të rrezikuara në Kosovë janë Istog, Pejë, Prizren, por edhe Vitia, Gjilan dhe pjesë veriore të Kosovës. Gjithsesi Istogu, Peja dhe Prizren janë më të prekura", ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Instituti Sizmologjik ka bërë studime dhe ka përcaktuar zonat e rrezikut. Sipas Mustafës nëse punohet dhe ndërtohet në bazë të këtyre hartave, atëherë nuk ka vend për rrezik nga tërmete me shkallë të vogla të riterit.

"Ne duhet të përgatitemi të parandalojmë rreziqet duke i realizuar parametrat dhe kriteret që dalin nga hartat e rrezikut sizmik. Kur bëhen ndërtimet duhet të kihet kujdes dhe të ketë mbështetje në këto harta dhe të ndërtohet me kritere të caktuara".

"Ndërsa për ndërtimet që veç më janë bërë, sipas studimi të bërë që e kemi dorëzuar në Komunën e Prishtinës, tregon se në cilat pjesë ndërtesat duhet të rrënohen tërësisht dhe në të ardhmen ku të ndërtohet dhe me çfarë kriteresh të ndërtohet".

klankosova.tv

 

Blac duket shpërthyese në ditët e shtatzënisë

Posted: 12 Sep 2016 02:40 PM PDT

Blac Chyna, ka zbuluar sekretin e ëmësisë, duke treguar se ajo dhe Rob Kardashian, po sjellin në jetë një vajzë.

Por asnjëherë më e gatshme se sa kësaj radhe nuk është parë vet Blac, derisa u largua nga një bar nate në Hollyëood, mbrëmjen e kaluar, njofton Klan Kosova.

Modelja 28 vjeçare, u shfaq shpërthyese, me një fustanë të ngjitur për trupi, që i vinte në pah përmasat e saja prej një shtatzëne.

Për më shumë detaje shikoni fotografitë:

383C3DC600000578-0-image-a-1_1473668337854

383C3E3700000578-3784976-image-m-5_1473669093289

383C3E4200000578-3784976-image-m-3_1473669066951

xxx

Gjërat që nuk i dini për misrin

Posted: 12 Sep 2016 02:30 PM PDT

Misri është përbërësi kryesor i shumë ushqimeve të cilat njerëzit e përdorin kudo në botë. Cilësitë e tij të shkëlqyera ndihmojnë në parandalimin e defekteve nervore gjatë lindjes, uljen e tensionit të lartë, problemeve të zemrës si dhe kontrollimin e diabetit. 

Ndër cilësitë e mëdha shëndetësore që ka misri janë edhe vitaminat A, B, E dhe shumë mineraleve tjera. Misri është burim i mirë edhe i acidit pantotenik, një vitaminë esenciale për metabolizmin e lipideve, karbohidratet dhe proteinat në trup.

Përdorimi i misrit mbron zemrën tuaj, vaji i misrit ka efekt anti-aterogjenik ndaj niveleve të kolesterolit që domethënë ul rreziqet e sëmundjeve kardio-vaskulare, shkruan 10minuta. Vaji i misrit është i ngjashëm me acidet yndyrore që "qërojnë" kolesterolin e keq. Dhe mbi të gjitha, vaji i misrit përmban vitaminë B12 dhe acid folik që parandalon aneminë.

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin (VIDEO)

Posted: 12 Sep 2016 02:06 PM PDT

Besimtarë myslimanë nga e gjithë Kosova të hënën falen Kurban Bajramin nëpër xhamitë në të gjitha qytetet e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Falja filloi me ilahi e lutje.

Dhe më pas imamët mbajtën fjalimet, apo hytbet festive.

Ndiqeni këtë kronikë të zgjeruar të Rilind Matoshit, për të parë si u festua festa e Bajramit në Kosovë.

klankosova.tv

 

 

Si të ndiheni të relaksuar dhe më i zgjuar

Posted: 12 Sep 2016 02:05 PM PDT

Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të stërvisim trupin tonë.Por jo të gjithë e dinë se dhe truri ka gjithashtu nevojë të stërvitet rregullisht. Mënyra më e mirë për të zhvilluar memorien, aftësitë e përqëndrimit dhe vullnetin është të nisim të mësojmë diçka të re.

Por sigurisht të gjesh kohë çdo ditë nuk është gjithmonë e lehtë.Ja se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja mendore e të relaksoheni në të njëjtën kohë:

1-Në vend të shihni televizor, lexoni një libër (Zhvilloni imagjinatën)

2-Luani lojëra në kompjuter (Përmirësoni mendimin taktik dhe strategjik)

3-Niseni ditën me një gotë me ujë (Përmirëson shpejtësinë e punës)

4-Shihni filma në gjuhën e tyre origjinale (Përmirësoni fleksibitetin mendor dhe njohurinë mbi gjuhët e huaja)

5-Pushoni dhe pini një filxhan me çaj jeshil (Zhvillon përqëndrimin)

6-Bëni një gjumë të shkurtër gjatë ditës (Përmirëson përqëndrimin dhe vëmendjen)

7-Kaloni kohë me njerëz që janë më të zgjuar se ju (Zgjeroni këndvështrimin e botës)

8-Përfshihuni në debate e diskutime me të tjerët (Zhvillon mendimin logjik dhe aftësinë për të dhënë argumente racionale)

9-Bëni një shëtitje në ajër të pastër (Përmirëson produktivitetin tuaj)

10-Shkruajini mendimet dhe idetë tuaja në një ditar (Zhvilloni kreativitetin tuaj)/ Oranews.tv

Gaga flet për betejën e saj me depresionin

Posted: 12 Sep 2016 02:00 PM PDT

Këngëtarja 30 vjeçare, Lady Gaga, kohën e fundit ka folur në lidhje me betejën e saj me depresionin në një intervistë me "The Mirror", transmeton Klan Kosova.

"Kisha nevojë për një moment për t'u stabilizuar", tha Gaga në lidhje me pushimin e saj pas publikimit të albumit të fundit.

"Kur karriera ime pushoj, unë nuk mbaj mend asgjë. Ishte sikur isha e traumatizuar. Kisha nevojë për qetësi në shpirtin tim".

"Unë morra ilaçe. Unë nuk po them se ndihem mirë për shkak të ilaçeve. Nuk inkurajoj të rinjtë për të përdorin anti-depresantë ose ilaçe që rregullojnë humorin", shtoi ajo.

"Unë haptazi pranoj se jam ndeshur me depresionin dhe ankthin dhe mendoj se shumë njerëz e përjetojnë këtë gjë. Mendoj se është mirë kur të gjithë e thonë".

Digjet një xhami në Florida

Posted: 12 Sep 2016 01:56 PM PDT

Është vërshuar nga zjarri xhamia në Florida, e cila ishte vizituar shpesh nga Omar Mateen, vrasës i 49 personave në barin e homoseksualëve.

Kamera të sigurisë, kanë paraqitur një person derisa i afrohet xhamisë në Fort Pierce, ku edhe fillojnë flakët, thanë zyrtarët e Floridas, njofton Klan Kosova.

Omar Mateen, kishte kryer vrasjet në masë në qershor të këtij viti, derisa kishte hyrë në barin e homoseksualëve ''Pulse''.

Ai u vra nga policia pas marrjes peng duke deklaruar besnikërinë  e tij ndaj të ashtuquajturve Shtet Islamik.

Zjarri në xhaminë e Fort Pierce, mund të ketë lidhje me festën e Kurban Bajramit si dhe në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit të 2001 në SHBA, njofton Klan Kosova.

Përveç Omar Mateen, xhamia u vizitua edhe nga Moner Mohammad Abu Salha, i cili u bë amerikani i parë që kreu sulm vetëvrasës në Siri.

Nitaj: Nisma e Mustafës për t’u takuar me Opozitën duhet ta ketë një emër

Posted: 12 Sep 2016 01:48 PM PDT

Anëtari i Kryesisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se pasi që situata për Demarkacionin është kështu si është për shkak të Qeverisë, atëherë çdo nisëm tjetër e tyre, si kjo e fundit për t'u takuar me opozitën, duhet të bëhet bazuar në një emër, njofton Klan Kosova.

"Sponsorët kryesorë të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, Presidenti dhe Kryeministri, kanë dështuar ta ratifikojnë projektligjin për Demarkacionin në Kuvend. Çdo kush që i ka dy fije mend në kokë, e di që Kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi, nga se nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara, siç tha ai", shkruan Nitaj në llogarinë e tij në Facebook.

"Prandaj kjo është situata e fundit rreth demarkacionit dhe çdo nismë e Kryeministrit për tu takuar me Opozitën për këtë çështje, duhet ta këtë një emër".

"Trajtimi i pandershëm dhe i papërgjegjshëm i kësaj teme, e ka rrokullisur vendin për një vit rresht dhe nuk ka mbetur më hapësirë, as edhe për një gabim të vetëm".

klankosova.tv

 

“Messi i Shqipërisë”

Posted: 12 Sep 2016 01:25 PM PDT

Pas dënimit me 8 vite e 5 muaj nga drejtësia italiane, në korrik të këtij viti të narkotrafikantit shqiptar, Bledar Pejana, Guardia di Finanza e Breshias konfiskoi pasuritë e paluajtshme dhe shuma parash në emër të tij që arrinin vlerën e 1 milion eurove.
Pejana, i pagëzuar në mediat italiane me nofkën "Messi i Shqipërisë", prej ngjashmërisë së tij me yllin argjentinas të futbollit, u kishte shpëtuar prangave disa herë, por u arrestua në Holandë në vitin 2014 dhe më pas u ekstradua në Itali.
messi-shqiptar
Përpara se ta kapte, policia sekuestroi edhe një automjet luksoz, Range Roves, me vlerë 100 mijë euro, në pronësi të shqiptarit, ndërsa ky i fundit u arratis për herë të fundit për në veri të Europës.
Sipas hetuesve në vendin fqinj, ai ishte në krye të një organizate të trafikut të drogës që importonte nga Amerika e Jugut në Itali, më shumë se 200 kg kokainë në muaj.
Shqiptari shfrytëzonte lidhjet e tij në Lisbonë dhe Madrid për të futur drogën në Europë./TvKlan

“Nuk do të paraqitem më kurrë në qilim të kuq”

Posted: 12 Sep 2016 01:20 PM PDT

Miley Cyrus pëlqen të pozojë përballë kamerave, të kontrollojë selfiet e saj në Instagram, por ajo përfundimisht është lodhur nga pozimi para fotografëve profesional të ceremonive në Hollywood.

"Nuk do të paraqitem më kurrë në qilim të kuq", ka thënë këngëtarja për numrin e ri të Elle, e cila publikohet më 20 shtator, transmeton Klan Kosova.

Nëse keni dëshirë t'i shikoni fotografitë e Miley, ndiqeni atë në Instagram. Por nuk do ta gjeni në Snapchat – ende jo. "Nuk e di se si duhet punuar me të", ka thënë 23 vjeçarja.

"Ndjehem sikur jam një grua e vjetër, sepse me të vërtetë nuk di".

A po përdorë Hillary Clinton sozi?

Posted: 12 Sep 2016 01:18 PM PDT

Pas sëmundjes për shkak të pneumonisë, kundër Hillari Klinton është ngritur një furtunë, e mbushur me ironi dhe aludime.

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë u detyrua dje të largohej nga ceremonia në kujtim të viktimave të 11 shtatorit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe humbjes së ekuilibrit.

Por sot, veçanërisht në "Twitter", ka shpërthyer ironia dhe aludimet. Sipas komplotistëve, Hillari Klinton ka një sëmundje më të rëndë, ndërsa të tjerë kanë hedhur hipotezën se ajo po përdor një sozi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Nuk kanë as fotot krahasuese.

E vendos gruan në shitje sikur të ishte veturë (FOTO)

Posted: 12 Sep 2016 01:14 PM PDT

Një baba i dy fëmijëve nga Wakefield, ka vënë gruan e tij në shtije, në gjigantin eBay.

Ai bëri dicka të tillë shumë thjeshtë, sikur të ishte një makinë e përdorur, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.

Por kjo del të jetë vetëm një shaka e Simon O'Kane, derisa mbeti pa fjalë kur arritën shifra marramendëse, që i referoheshin gruas së tij.

345246

Ngjashëm sikurse mallrat e tjera të shitjes, edhe O'Kane, publikoi një fotografi në eBay, duke sqaruar kështu edhe disa detaje rreth arsyeve se pse donte ta shiste bashkëshorten.

Në përshkrim thuhej si vijon: ''Shes një grua! E përdorur, nuk është e re, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes është se kam mbaruar punë me të kështu mendoj se dikush tjetër e meriton atë më shumë se unë''.

Bëhej fjalë për një grua 33 vjeçare të quajtur Leandra, e që e cila ishte bërë objekt talljeje edhe në vendin se ku punonte.

Veç tjerash bashkëshorti që e vendosi gruan e tij në shitje, vendosi edhe disa referenca:

Pikë e fortë: Trup i mirë, e aftë për kuzhinë.

Pikë e dobët: Bën zhurmë dhe nuk ndalet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.

E kjo nuk del të jetë e gjitha, Simon kishte shkruajtur edhe një tjetër detaj.

''Pasi ta keni blerë…, nuk mund ta ktheni dot më. Kurrë madje!''

Leandra, e cila ishte bërë objekt shitjeje nga burri i saj, vetëm për dy ditë arriti të kaloi shifrën në më shumë se 78219.31 Euro, shkruan Daily Mail njofton Klan Kosova.

383C850500000578-3785011-image-a-32_1473670055989

383C842600000578-3785011-image-a-17_1473669844195

 

 

 

Liga e Kampionëve kthehet me ndeshjet e grupeve

Posted: 12 Sep 2016 01:07 PM PDT

Të martën në mbrëmje luhen tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League dhe Barcelona klubi më i suksesshëm i sezoneve të fundit në këtë aktivitet e nis edicionin e ri me përballjen ndaj Celtic-ut, ekipit të parë britanik që shënoi emrin në Kupën e Kampioneve.

Radhën do ta kenë skuadrat që bëjnë pjesë në Grupet A, B, C dhe D, megjithatë Barcës këtë herë goglat i kanë servirur një short të vështirë duke patur parasysh faktin që në Grupin C klubi katalanas do të përballet gjithashtu edhe me skuadra të tilla si Manchester City e Borussia Monchengladbach, njofton SuperSport.

Pas eksperimenteve të Luis Enrique-s në kampionat ku ekipi blaugrana u mund brenda në Katalonjë nga një skuadër si Deportivo Alaves trajneri asturian nuk ka rrugë tjetër përvecse të rreshtojë nga minuta e parë treshen e mrekullive Messi – Suarez – Neymar, ndaj një klubi që gjithsesi ka pësuar plot 6 gola në vizitën e fundit në Camp Nou.

Po për këtë grup në orën 20:45 pas triumfit në Premiership në derbin e Manchesterit City i Guardiolës do të përpiqet të sigurojë 3 pikët e para ndaj klubit gjerman Borussia Monchengladbach, ekip që sezonin e kaluar po në të njëjtin kompeticion kryesonte 2-1 brenda në Etihad, ndeshje të cilën "qytetarët" sidoqoftë e përmbysën në 10′ e fundit, duke fituar 4-2.

Grup shumë i fortë konsiderohet gjithashtu edhe Grupi D, ku shorti ka bërë bashkë skuadra të tilla si Bayern, Rostov, PSV Eindhoven dhe Atletico Madrid. 5 herë kampionët e Evropës do të presin në Allianz Arena ekipin e Rostovit që shfaqet kërcënues, pasi për të mbërritur deri këtu nënkampionët e Rusisë eliminuan njëri pas tjetrit Anderlecht-in dhe Ajax-in.

Nën drejtimin e një trajneri ekspert të këtij aktiviteti si Carlo Ancelotti skuadra bavareze padyshim shndërrohet në një prej pretendenteve kryesore dhe në fakt veterani italian pritet të rreshtojë që në fillim një formacion tepër sulmues, ndërkaq në Philips Stadion të Eindhovenit kampionët e Holandës do të kërkojnë të marrin hak ndaj Atleticos së Diego Simeones për atë eliminim të dhimbshëm dhe ndoshta të pamerituar, ku nënkampionët e 2 prej 3 edicioneve të fundit u kualifikuan vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Grupi A ofron një tjetër duel tepër të fortë teksa përball në kryqytetin francez dy skuadrat favorite për të kaluar këtë fazë Paris Sg dhe Arsenal, ndërkaq grupi ofron gjithashtu edhe takimin e St. Jakob Park Basel – Ludogorets. Ndeshjet e të martës kompletohen me takimet e Grupit B: Benfica – Besiktas dhe Dynamo Kyiv – Napoli.

 

 

 

 

 

Abby Wambach po divorcohet

Posted: 12 Sep 2016 01:01 PM PDT

Abby Wambach thotë se ajo është duke u divorcuar nga gruaja e saj Sarah Huffman – gruan të cilën e ka puthur pas fitores së Kupës së Botës 2015-të.

Wambach dhe Huffman u martuan në vitin 2013. Huffman është një ish-lojtare e futbollit e cila ka luajtur në një ekip me Wambach, transmeton Klan Kosova.

Abby thotë se martesa e tyre ka pasur probleme që nga muaji prill, kur Abby u arrestua për ngasje në gjendje të dehur.

0912-abby-wambach-wife-kiss-2015-getty-4

Me apo pa lëkurë – Si duhet t’i hamë frutat?

Posted: 12 Sep 2016 01:00 PM PDT

Frutat janë një burim i rëndësishëm vitaminash, antioksidantësh, kripërash minerale dhe fibrash.

Pjesa më e madhe e vlerave ushqyese janë pikërisht në lëkurë, ndaj kush e heq atë nga fruti duhet të mendohet dy herë.

Shpjegimi është shumë i thjeshtë, vetë fruti nëpërmjet antioksidantëve mbrohet nga roli agresiv i agjentëve atmosferik dhe nga baktere të ndryshme.

Kështu që ngrënia e frutave me lëkurë, është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kripëra minerale dhe veti ushqimore me cilësi të mirë.

Megjithatë në të njëjtën kohë mund të jetë e rrezikshme, për shkak të kontaminimit me pesticide, në rastet e spërkatjes, dhe molekulat kimike të ardhura nga ndotja atmosferike, shkruan noa.al. Ndaj kujdesuni që të keni bërë një pastrim të mirë të frutit para se ta hani me lëkurë, në mënyrë që të mos rrezikoni.

Rama falënderon qytetarët e Dibrës për besimin

Posted: 12 Sep 2016 12:53 PM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar qytetarët e Dibrës që kanë votuar Muharrem Ramën për kryebashkiak të ri, njofton Klan Kosova.

"Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës. I falënderoj me gjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama", ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

"Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve".

"Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot".

klankosova.tv

 

 

Bien akuzat kundër Desiigner për narkotikë të paligjshëm

Posted: 12 Sep 2016 12:40 PM PDT

Autoritetet në Nju Jork kanë zbuluar se droga e gjetur në SUV e Desiigner nuk ishin narkotikë të paligjshëm por steroide që thuhet se i përkisnin shoferit të tij, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova, transmeton Klan Kosova.

Tashmë E! News ka mësuar se akuzat kundër reperit, janë hedhur poshtë. Akuza mbi posedim penal të një arme të ngarkuar, ka rënë. Megjithatë, ai ende përballet me akuza mbi posedim kriminal të një substance të kontrolluar.

Desiigner thotë se ai nuk kishte asnjë ide se ka pasur ndonjë lloj droge në makinën e tij.

Nick Cannon nuk do të martohet më kurrë

Posted: 12 Sep 2016 12:00 PM PDT

Nick Cannon iu ka thënë gazetarëve në eventin e "Harper's Bazzar" se nuk do të martohet më kurrë.

Kur ai u pyet nëse do të martohet edhe njëherë, ai tha: "Kjo ngatërron çdo gjë, Kjo edhe përrallen e ndryshon. Hirushja nuk u martua, por ka jetuar e lumtur".

Cannon ishte i martuar me Mariah Carey, por çifti ka paraqitur kërkesë për divorc në janarin e kaluar pas gjashtë vitesh martesë, transmeton Klan Kosova.

Ata kanë dy fëmijë së bashku, binjakët 5 vjeçar, Monroe dhe Moroccan. Ai gjithmonë ka thënë se fëmijët e tij janë pjesa më e mirë e jetës së tij.

Këngëtarja tani është e fejuar me miliarderin australian, James Packer.

 

Ylli i NBA Goran Dragic flet ekskluzivisht për “Minuta e Fundit”

Posted: 12 Sep 2016 11:55 AM PDT

Është njëri nga basketbollistët më të mirë europian që luan në NBA.

Fjala është për lojtarin e Miami Heat, Goran Dragic,  i cili këtë vikend ishte në Kosovë bashkë me përfaqësuesen e Sllovenisë.

Edhe pse nuk luajti asnjë sekondë, në intervistën ekskluzive për “Minuta e Fundit” tregoj përshtypjet e tij për Kosovën.

Ndiqeni intervistën e Dragic për Klan Kosova realizuar nga Jon Ajeti.

Adhurues të ”Fifty Shades Darker”, ja sekuencat e para të filmit (VIDEO)

Posted: 12 Sep 2016 11:53 AM PDT

Më në fund është publikuar për ju.

I pari dhe i vetmi vetëm në 19 sekonda shikim, Fifty Shades Darker, vazhdimi i Fifty Shades of Grey.

Ndërkaq trajleri i plotë i filimit, publikohet nesër, njofton Klan Kosova.

Jo shumë komplote të mençura që hyjnë në lojë të këtij filmi. Anastasia Steele, Christian Grey dhe shumë shumë fytyra të tjera në momente provokuese.

Siri: Marrëveshja e paqes ka hyrë në fuqi

Posted: 12 Sep 2016 11:42 AM PDT

Marrëveshja për ndaljen e armiqësive në Siri zyrtarisht ka hyrë sot në fuqi me perëndimin e diellit.

Kjo marrëveshje e ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, është përpjekja e dytë këtë vit nga Uashingtoni dhe Moska, për ta përfunduar luftën civile pesëvjeçare.

Nëse armëpushimi respektohet për një javë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të ndërmarrin sulme ajrore të koordinuara kundër grupeve ekstremiste.

Ushtria e Sirisë tha se do të zbatoj një "regjim të qetë" shtatë ditësh në gjithë Sirinë, por e ka rezervuar të drejtën për përgjigjet ndaj çfarëdo shkeljeje.

Grupet kryengritëse, që luftojnë kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë indikuar se do ta respektojnë armëpushimin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë konfliktit në Siri janë vrarë më se 250 mijë njerëz, ndërsa më tepër se 11 milionë vetë janë zhvendosur.

 

Edhe një tërmet tjetër në Shkup

Posted: 12 Sep 2016 11:40 AM PDT

Në orën 19:53 një tërmet sërish u ndje në Shkup.

Së shpejti priten edhe informacione në lidhje me epiqendrën e tërmetit dhe fuqinë e goditjes, përcjellë Klan Kosova.

Jevtiq e Nikoliq vizitojnë familjen shqiptare për Bajram (VIDEO)

Posted: 12 Sep 2016 11:34 AM PDT

Ministri i Kthimit, Dalibor Jevtiq, dhe kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, që të dy serbë, kanë vizituar familjen e Ramë Imerit për festën e Kurban Bajramit në fshatin Izancë, njofton Klan Kosova.

Mysafirët sollën edhe dhurata për fëmijët e Imerit.

Por, kryefamiljari po kërkon nga ministria e komuna që të ndihmojnë në përfundimin e shtëpisë që i ka mbetur në gjysmë.

Veteranit të luftës së fundit në Kosovë, shtëpia e vjetër iu dogj para tri viteve si pasojë një defekti të energjisë elektrike.

Shpresë kësaj familje i dha Ministri për Kthim, Dalibor Jevtiq, i cili premtoi ndihmë në ndërtimin e shtëpisë. Por, ky nuk e la pa e lavdëruar pushtetin lokal për atmosferën e tolerancës këtu.

Në fakt, kjo vizitë është ndër të rrallat, nëse jo edhe e para kur ministra serbë të Kosovës e vizitojnë një familja shqiptare.

Kronikë nga Valon Rashiti.

klankosova.tv

 

Ja pse janë të shëndetshme dardhat

Posted: 12 Sep 2016 11:30 AM PDT

Dardha është një frut që është e lidhur ngushtë me peshën e ulët të trupit. Sipas një studimi të ri është gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Ndër të tjera konsumimi i tepërt i dardhës është i lidhur me kualitet të lartë të dietës. Dardhat janë "burim i përkryer" me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C.

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore kurse ka vetëm 100 kalori. Dardha është një frut që nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium. /albeu.com/

Related Posts :