Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Kombet e Bashkuara kanë marrë fund Telegrafi Opinione

loading...

Kombet e Bashkuara kanë marrë fund Telegrafi Opinione


Kombet e Bashkuara kanë marrë fund

Posted: 25 Sep 2016 12:44 PM PDT

Grindja për sulmin ndaj një autokolone me ndihma humanitare tregon se OKB nuk gjen strategji për të ndihmuar njerëzit në rajonin e krizës. Ndaj, Kombet e Bashkuara kanë marrë fund. Strukturat e kësaj organizate janë jashtë kohe. Ato nuk funksionojnë më në një botë, ku konfliktet nuk zhvillohen më përgjatë kufirit të shteteve; në një botë ku luftohet për sundimin e ideologjive dhe jo për fitim territori.

Me sulmin verbal të Sekretarit të Departamentit të Shtetit, John Kerry, kundër homologut të tij rus Sergej Lavrov, bota ka më në fund edhe një provë në video: Institucioni i fuqishëm burokratik nuk di më si të veprojë për të ndihmuar sirianet dhe sirianët. Bombardimi i ndihmave humanitare që do të lehtësonin jetën e mijëra vetëve, është prova më e tmerrshme që, në fund, asnjë lloj tentative nuk dha efekt. Njerëzit ndërrojnë jetë, përditë, përnatë. Edhe në këtë moment kur lexohen këto rreshta.

Ishte një botë tjetër kur u krijuan Kombet e Bashkuara në vitin 1945. Përvoja nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte ende e freskët. Për të ndalur një gjë të tillë në të ardhmen, u krijuan strukturat përkatëse. E, me qëllim që të mos forcoheshin superfuqi të veçanta, të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit u pajisën me të drejtën e vetos.

Sot nuk kanë vend në këtë tryezë fuqia ekonomike si Brazili apo India. Gjermania e pasluftës u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara vetëm në vitin 1973. Shumë pak ka ndryshuar në thelb kjo strukturë. Ende një vend si Kina, Rusia apo Shtetet e Bashkuara mund ta bllokojnë me veto një vendim të shumicës. Kjo prek edhe zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Një strukturë që edhe këtu pengon që në krye të jetë një personalitet burrë apo grua me vizion të qartë e të guximshëm. Në fund del gjithmonë një kandidat që duhet t’i kënaqë të gjithë dhe që nuk pozicionohet qartë për tema delikate.

Ky institucion më i rëndësishëm se kurrë në një botë të terrorit, të shpërbërjes së shteteve dhe strukturave, nuk gjen as guximin dhe as fuqinë e duhur për t’u rigjeneruar. Kjo edhe sepse shtetet fituese të Luftës së Dytë Botërore nuk duan të pranojnë që ato të vetme nuk mund të gjejnë zgjidhje për konflikte si ai i Sirisë, që ato duhet të dorëzojnë pushtet, në mënyrë që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të kthehet vërtet në një instrument të fuqishëm të mirëkuptimit mes popujve.

Me epokën e re të akullt në marrëdhëniet Rusi-SHBA është shtyrë në një të ardhme të pacaktuar një reformë e tillë e OKB-së. E gjitha ndodh para syve të presidentit Barack Obama, që e ka dalluar që herët se superfuqitë e deritanishme nuk mund ta fitojnë këtë luftë për sundim ideologjish, pa përfshirë edhe botën e re.

Në mesin e një situate të tillë të pashpresë, Gjermania shtron kërkesën që të jetë nga viti 2019 sërish për dy vjet anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit. Shanset për këtë janë të mira. Së paku në konfliktin e Ukrainës, Berlini ka treguar se është në gjendje të ndërmjetësojë mes palëve. Zëra optimistë nga brenda thonë se Gjermania si vendi i katërt në renditje për kontributet më të larta të pagesës në OKB, madje mund të avancojë edhe si anëtare e përhershme e KS.

A do të ndihmonte kjo? Në fund nuk mbetet gjë tjetër, vetëm të kujtosh, se është më mirë që politikanët t’i bërtasin njëri-tjetrit, se sa të mos komunikojnë më dhe të lënë armët të flasin. Edhe kjo mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme tregon se Gjermania edhe për vetë interesat e saj duhet të jetë një aktor veprues në teatrin e madh botëror.

Konflikti i Sirisë është një nga provat brutale, se në ditët e sotme, konfliktet e largëta një ditë mund të vijnë tek pragu i shtëpisë.

The post Kombet e Bashkuara kanë marrë fund appeared first on Telegrafi.

Related Posts :